Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Analiza e F. Balliut, postuar nga Veshtruesja, eshte me se realiste...
    E vetmja ''arritje'' e E. Rames ne Kongresin e PS, do te jete ''heqja'' e votave te R. Meidanit.

    Diferenca fizike e F. Nanos ndaj kundershtareve, mund ta beje ate te duket si liliputi para Gulliverit, por ne manovrat politike, Fatos Nano, eshte ''Gjigandi''...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dordi1 : 12-11-2003 mė 14:57

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mos u tregoni kaq te sigurt se Rama po luan lojen e Nanos. Rama po luan lojen e mbijeteses se kokes se vet ne menyre qe mos ti qullet tulla kur cadra me emrin PS te bier nga pushteti e te zbuloje kokat e socialisteve.

    Kryetarlleku i bashkise nuk te shpeton nga prokuroria e ligjit, karrigjia e deputetit ose e kryetarit te partise te jep "imunitet" nga ligji.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Rama eshte perfshire nga deliri i madheshtise .Dhe mendon qe me ato pallatet qe leu do genjeje dhe delegatet e PS qe ta zgjedhin kryetar.Nuk e di ai qe Meta &company ka 13 ne PS dhe prape % me e madhe eshte te rizgjidhet Nano.Kocke e forte socialistet nuk para ndryshojne kollaj(ha ha ...)
    Shpresoj qe Rama te mos dale fitues per bashkine e Tiranes.Atehere do isha kureshtare te degjoja ligjeratat e tij.
    :^lulja

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ku ta gjej shqiperia nje kryeminister si rama se te pakten rruget e shqiperise do i kishte bere si rruget e tiranes dhe fshateret qe kane vajt emigrante te mos ankoheshin kur te ktheheshin ne fshat nga kurbeti se i lihen kepucet me balte. Po sdoni ramen ju, doni salen me tosin qe ja u kan rras sakrahut se helbete, ne shqiperi ' ai qe te rref te do'. Kur te arrijne njerez si rama te zgjidhen kryeministra e te votohen ne popull, ateher mund te me mbushej mendja se mentaliteti baces ka ndryshu ne shqiperi po si duken bathet, majmunet e evropes do ngelemi gjithmone. Hajd ju qofshin per hajer tosi dhe i dashuri i tij i zemres, sala.

  5. #25
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kryetari i Bashkise se Tiranes nuk ploteson kerkesen per kandidim per postin e kryetarit te PS, duke mos arritur te grumbulloje 24 firmat e kerkuara nga anetaret e KPD-se: "Veprime proceduriale te caktuara krijojne pengesa anormale per nje gare"

    Edi Rama pranoi se po ndeshte veshtiresi ne zyrtarizimin e kandidatures se tij per postin e kreut te partise. Ndersa kane mbetur vetem dy dite nga fillimi i konferencave ne rrethe, qe do te zgjedhin delegatet e Kongresit, kryetari i Bashkise se Tiranes nuk eshte shfaqur dje me emtuziasmin e dites se pare te kandidimit. "Konstatoj me keqardhje, qe veprime proceduriale te caktuara krijojne pengesa anormale per nje gare, e cila normalisht do t'i sherbeje Partise Socialiste", tha Rama, teksa hynte ne seline e Bashkise. Ai tha se nuk kishte hyre ne lufte, por kishte hyre ne gare. "Nuk kam shpate ne brez, por kam thjesht dhe vetem nje sere mendimesh, te cilat dua t'i ndaj me socialistet per te bere te mundur kapercimin e kesaj krize, thellesine e te ciles e tregojne edhe detaje, sic eshte detaji i mbledhjes se firmave", u shpreh Edi Rama. Ai shtoi se eshte nje moment i veshtire i partise, eshte nje moment i veshtire i komunikimit mes njerezve. "Besoj qe ne kete do ta kapercejme, duke reflektuar te gjithe dhe duke bere te mundur qe kjo fushate parakongresuale te jete nje bashkebisedim i hapur, ndoshta edhe me nxehtesine e nevojshme per te bere qe hekuri te rrihet sa eshte i nxehte", tha kryetari i Bashkise se Tiranes, letra e kandidimit te te cilit ka mbetur e bardhe dhe pa firma.

    Prej dy ditesh, Rama nuk po arrin te grumbulloje firmat e te pakten 24 anetareve te Komitetit te Pergjithshem Drejtues, per t'u regjistruar si kandidat zyrtar ne garen per kreun e Partise Socialiste. Kandidatet e tjere nderkohe duket se jane bere gati te nisin betejen ne konferencat e rretheve. Ish-Presidenti Meidani dorezoi dy dite me pare 24 firmat e anetareve te KPD-se ne zyren e sekretarit te Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci. Gjithashtu, Kryeministri Nano ka mbledhur mbi 70 firma dhe pritet te zyrtarizoje kandidaturen e tij sot ose neser. Sidoqofte, mosmarrja e firmave nga anetaret e KPD-se nuk i heq mundesine e kandidimit Rames, pasi grumbullimi i firmave te 10 % te delegateve te Kongresit e shnderron ate ne kandidat. Keshtu Rames do t'i duhet te kete me vete te pakten 58 delegate.

  6. #26
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Pasuria e Ramės, kontroll nė 15 banka

    Kartodrom 200" ka ndjerė dje telashin e parė pas vrasjes sė 29 marsit 2003 ku mbeti i vrarė Fatmir Rama, i ashtuquajturi Miri i Xhikes. Endi djali i Mirit ka hyrė dje sė bashku me avokaten Arta Dano, duke qenė tė pranishėm nė njė sekuestro konservative tė vendosur nga gjykata e Tiranės dhe ekzekutuar nga zyra e Pėrmbarimit Gjyqsor, pėr kompleksin gjigand tė lojėrave. Ėshtė apo jo pronar djali i Fatmir Ramės, nipi i Luan dhe Besnik Ramės, qė sipas dokumetacionit qė kanė paraqitur janė pronarė tė kėsaj pasurie. Manjola Prifti ish-bashkėshortja e Fatmir Ramės dhe nėna e djalit tė tij, pretendon se Endi duhet tė jetė pjesėtar nė pasurinė e familjes. Pėrmbarimi ka vendosur njė sekuestro, njė sigurim padie, ditėn e djeshme jo vetėm mbi "Kartodrom 2000" por dhe mbi pasuri tė tjera tė Luan dhe Besnik Ramės, deri nė marrjen e njė vendimi nga ana e Gjykatės sė Shkallės sė Parė Tiranė. Nga pėrmbaruesit e kryeqytetit saktėsohet se dosja ka mbėrritur nė Ministinė e Drejtėsisė, ku do tė verifikohen saktėsia e dokumentacionit, si dhe veprimet e marra deri tani.

    Pėrmbaruesit
    Sekuestro tė gjitha pasuritė e familjes "Rama". Burime nga organi i hetimit kanė pohuar pas vrasjes sė Mirit tė Xhikes, me 29 mars 2003, se pasuria e tij e luajtshme dhe e paluajtshme mund tė jetė mbi 10 milionė dollarė. Kartodromi ėshtė i pari nė listė. Veprimet janė shoqėruar dhe me verifikime nė hipotekėn e Tiranės. Pastaj agjentėt e pėrmabrimit duke ekzekutuar listėn e pronave kanė vendosur sekurestro dhe mbi njė siparfaqe trualli prej 5000 metėr katror te liqeni artificial. Gjithashtu ekzekutuesit e vendimit tė gjykatės kanė kėrkuar qė tė verifikojnė nėse ka llogari bankare nė 15 banka tė shqipėrisė. Pėrmabrimi u ka kėrkuar tė gjithė bankave tė Shqipėrisė, bllokimin e llogarive nė emėr tė pretendentėve pėr pasurinė e vėllezėrve Luan dhe Besnik Rama. Kėsaj kėrkese i janė pėrgjigjur deri tani 5 banka mes tė cilave Credins Bank, Tirana Bank, Alfa Bank, USA Bank dhe U.B.A, tė cilat kanė deklaruar se Luan e Besnik Rama nuk janė nė listėn e klientėve tė tyre. Avokatja e Manjola Priftit ka konsideruar tė pavėrtetė kėtė deklarim. Sipas saj, vėllezėrit Rama i kanė kaluar paratė nė emėr tė personave tė tjerė, tė panjohur dhe ndoshta fantazmė. Sakaq, Drejtorisė Rajonale tė Qarkullimit i ėshtė kėrkuar bllokimi i tė gjithė automjeteve qė rezultojnė nė pronėsi tė Luan e Besnik Ramės. Deri mė tani nga kjo drejtori janė bllokuar 4 makina, por asnjėra prej tyre nuk ka targa. Gjithashtu janė vėmnė nėn sekuestro dhe tre apartamente qė janė aktualisht pronė e merave tė sipėrmpėrmendur. Nuk lejohet deri nė marrjen e vendimit tė gjykatės tjetėrsimi i kėtyre pasurive, si sshitja dhenia me qera etj.


    Avokati i vėllezėrve: Kartodromi nuk ėshtė trashėgimi e familjes

    Artur Gunbardhi, avokati i vėllezėrve Luan dhe Besnik Rama ka pohuar se dokumentacioni qė kanė pronarėt e ligjshėm tė "Kartodrom 2000" ėshtė i rregullt dhe nuk ka asnjė falsifikim. Sipas tij Luan dhe Besnik Rama e kanė kompleksin njė pasuri tė vėnė me kontributin e tyre dhe jo si pasuri e trashėguar nga familja. Nė kėtė mėnyrė sipas avokatit pretendimi i Manjola Priftit ėshtė i pavend dhe i paqėndrueshėm juridikisht. Ekzistojnė ka sqaruar juristi qė mbron Luan dhe Besnik Ramėn, tė gjitha dokumenatt e blersjes sė truallit ku ėshtė ndėrtuar "Kartodromi", leja e ndėrtimit, leja e sheshit tė ndėrtimit, tė gjitha sipas Gunbardhirt janė konform ligjit. Sipas avokatit kjo bėhet pėr njė zhurmė mediatike pasi dhe vendimi io gjykatės do tė provojė saktėsinė e dokumentacionit tė pronėsisė.


    Avokatja: Ndjehemi tė kėrcėnuar nga familja Rama

    Avokatja e Manjola Priftit, gruas sė bashkėshortit tė vrarė Fatmir Ramės, ka pohuar se ndjehet e kėrcėnuar. Ajo pretendon se vėllezėrit e Mirit e kanė kėrcėnuar qė tė heqė dorė nga pretendimet e shfaqura. Krahas kėtij fakti ajo ka pohuar se janė bėrė falsifikime nė dokumentacione, pėr tė ndryshuar emrat e pronarėve tė vėrtetė tė pasurive. Gruja e Mirit dhe juristja qė e mbron atė nė gjykatė kanė pohuar se kanė dokumentacion ligjor qė provon atė qė thonė. Gjithashtu ata kanė pretendime se zyra e pėrmbarimit nuk i ka kryer tė gjitha ekzekutimet sipas ligjeve dhe sipas vendimeve tė marra nga Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė.

  7. #27
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Edi Rama vendosi tė kandidojė pėr kryetar tė Partisė Socialiste. I pyetur dje nga Gazeta Shqiptare Rama tha: Po do kandidoj. Ende s'kam nisur tė mbledh firmat qė mė duhen por me anė tė njė letre do ti drejtohem njerėzve pėr tė treguar se pse do kandidoj". Kryebashkiaku Rama i cili ėshtė edhe anėtari mė i ri i PS dje menjėherė pas pėrfundimit tė mbledhjes sė djeshme tė KPD-sė, ku u pėrcaktua se secili nga kandidatėt duhet tė ketė firmat e 24 anėtarėve tė kėtij komiteti pėr tė kandiduar nė kongres, i ėshtė shtuar listės sė rivalėve ndaj kryetarit socialist Fatos Nano. Veē Edi Ramės ėshtė dhe Rexhep Meidani i cili nisi tė mbledhė firmat e anėtarėve tė KPD-sė. Dje kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama ka kontaktuar me shumė nga miqtė e tij politikanė ku ka marrė mendimin e tyre pėr tė kandiduar ose jo pėr postin e kryetarit tė Partisė. Menjėherė pasi ėshtė bindur, ai ėshtė shprehur nė ambjente se shumė shpejt do tė bėjė publike edhe deklaratėn e kandidimit tė tij nė postin e kryetarit tė Partisė Socialiste. Kjo do bėhet sot nė njė nga gazetat e pėrditshme nė tė cilėn Rama vendosi tė botojė letrėn e tij ku tregon kandidimin. "Kam dijeni pėr listėn, por nuk kam firmosur pėr Edi Ramėn". Kėshtu tha dje pėr gazetėn njė ndėr miqtė kryesorė tė Edi Ramės, anėtari i KPD-sė Ndre Legisi.Mėsohet se njė tjetėr mbėshtetės i Edi Ramės, ėshtė ministri i Pushtetit vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi. Gjatė konferencės sė PS-sė sė Korcės ku u mor nė analizė rezultati i zgjedhjeve lokale, Blushi ka shfaqur tė njėjtat koncepte ashtu sikurse dhe Rama. Pritet qė njė gjė e tillė tė shpallet edhe paraditen e sotme. Ndėrsa pėrpjekjet e tij pėr tė mbledhur firmat e anėtarėve tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues ka filluar qė dje.
    Ndėrkohė, tė njėjtėn gjė po bėn edhe kandidati tjetėr pėr kryetar Rexhep Meidani. Ende nuk ėshtė e qartė nėse Rama dhe Meidani do t'u marrin firmat njėri tjetrit, ndėrsa mendohet se firmat qė mbėshtesin kryetarin aktual Nano janė tė njėjta.
    Ndėrkaq, gjithė kėto ndryshime tė pasdites sė djeshme ndodhėn menjėherė sapo u bėnė edhe ndryshimet statutore nga komiteti i Pėrgjithshėmn drejtues paraditen e djeshme.
    Nė kėtė mbledhje u vendos qė kush do tė kandidonte nė postin e kryetarit tė partisė, do tė duhet tė kishte mbėshtetjen e 20 pėrqind tė anėtarėve tė KPD-sė sė PS-sė, pra rreth 24 anėtarė tė KPD. Dje Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues i Partisė Socialiste, me pak ndryshime miratoi propozimet e bėra nga kryesia e Partisė Socialiste pėr ndryshimet statutore. Sipas miratimit tė ndryshimeve tė reja statutore, cdo kandidat pėr kryetar do tė marrė pjesė nė konferencat socialiste tė rretheve pa ndonjė pengesė statutore. Gjithashtu, sipas ndryshimeve tė propozuara nė statut, edhe nė konferencat ku kandidatėt do tė marrin pjesė, do tė kenė tė drejtėn qė tė flasin pėr rreth 10-15 minuta, kohė kjo pėr tė shpalosur pėrpara simpatizantėve alternativat e tyre. Por kandidatėt pėr kryetar nė konferenca nuk do tė kenė mundėsi tė kenė pėrfaqėsuesit e tyre nė komisionet e votimit, sepse nė konferenca votohet pėr delegatėt e kongresit dhe jo pėr kryetarė partie.

  8. #28
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ne diten qe kishte vendosur te behet anetar i Partise Socialiste, kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama kete gjest e shpjegoi me nje shaka, se fillimisht ai po kontribuon ne ngritjen e lartesise mesatare te antaresise se PS. Aludonte ne shtatin e tij prej ish-basketbollisti. Kuptohet, te gjithe e dinin se aderimi i Rames ne PS nuk ishte i pasherr. Pas rizgjedhjes ne postin e kryebashkiakut te Tiranes, Rama imponohej, jo vetem si nje succes story, por edhe si nje faktor politik me vete i rendesishem sa per Tiranen si kryeqytet i Shqiperise, ashtu edhe per PS-ne dhe shtetin ne pergjithesi. Aderimi ne PS vetevetiu ishte sinjal i lartesimit te Rames, dhe jo edhe i lartesimit te PS-se, e cila ne te vertete keto dite po perjeton kulmin e krizes te shkaktuar nga plasaritjet e brendshme qe po e rrezikojne qendrimin e PS-se ne pushtet.

    Aderimi ne anijen e partise ne periudhen kur ajo po fundosej, disave u dukej si vendim i gabuar i Rames. Ata mendonin se Rama kishte arritur sukses te jashtezakonshem me drejtimin dhe rregullimin e Tiranes dhe se kjo nuk e obligon aspak ndaj PS-se. Pse ai duhej ta lidhte fatin e vet politik me PS-ne e percare? Nese ai nuk e kishte pare te udhes qe te lidhet me PS-ne me heret, kur kjo parti fitonte bindshem zgjedhjet dhe linte pershtypjen e nje force te pamposhtshme ne afatet me te gjata, pse i duhet sot Rames aventura me nje anije qe po fundoset?

    Disa dite me vone Edi Rama do te sqaroje aderimin e tij ne PS si nje gjest te menduar mire dhe te motivuar me ambicien e marrjes se drejtimit te PS-se. "Kandidoj qe te sjell nje alternative te re ne Partine Socialiste", tha Rama. Sfide jashtezakonisht e madhe per PS-ne, por edhe per vete Ramen. Sipas reagimeve te para te anetareve te kryesise se PS-se qe u transmetuan ne TV Klan, nuk mungonin qendrimet mosperfillese ndaj ambicies se Rames qe te behet kryetar i PS-se: Si, ore, u anetaresua dje, dhe sot burri i botes kerkon hic me pak se te behet kryetar i PS-se!?

    Nuk me besohet se Rama nuk ka qene i vetedijshem per pengesat e medha qe do te kete duke u futur ne anijen qe ka marre kursin vetefundoses. Si kryebashkiak i Tiranes ai eshte treguar si vizionar, por edhe lider pragmatik qe di t'i vleresoje sakte potencialet e veta dhe te mjedisit. Pragmatizmin e Rames une e shoh si nje gershetim te vizioneve dhe endrrave me sensin per realitet dhe ndermarrjen e hapave praktik ne realizmin e projekteve. Sekreti i suksesit te Rames qendron ne kete aftesi te gershetimit te vizioneve me prakticizmin, dhe, kuptohet, te sforcuara me perkushtimin dhe energjine e angazhimit vetanak dhe te bashkepunetoreve.

    Edhe ne krizen e tashme te PS-se, vendimi i tij per te aderuar dhe pastaj kandidimi per kryetar partie, duhet te jete nje amalgam i ketille i vizionit me percaktimin pragmatik per menyren e perkushimit dhe te realizimit te qellimit.

    Mirepo, disa me thone: kesaj here Rama e ka gabim? C'i duhet atij PS-ja? Pse rrezikon pavaresine, karrieren dhe suksesin e vet, duke u lidhur me nje parti thellesisht te neurotizuar dhe me prirje vetevrasese? Ky qendrim vleresues dhe njekohesisht kritik ndaj ambicies se Rames permblidhet ne konstatimin: Po, Rama eshte alternative per Tiranen dhe Shqiperine, por jo me PS-ne!

    Une, megjithate, jam i bindur se vendimi i Rames eshte edhe i guximshem, edhe i drejte. Kuptohet, eshte nje ndermarrje me rrezik, per te cilin Rama eshte dashur te mendoje shume dhe thelle. Sipas meje, vendimi nuk ka te beje me ambicien vetjake te Rames, qe ai te imponohet me cdo kusht si lider partie. Per rehatine dhe perfitimin me te lehte personal, ai do ta kapitalizonte suksesin e tij me Tiranen ndryshe, duke pritur qe te shpenzohen lideret e tjere me kotesirat dhe budallalleqet e tyre dhe pastaj te imponohet vetvetiu si model i politikanit te suksesshem. Sic dihet ai ka fituar mandatin e dyte te kryetarit te Bashkise se Tiranes. Pse do te rrezikonte postin dhe reputacion aktual me nje kandidim kaq te rezikshem, ku gjasat per fitore jane te ndoshta hicfare?

    Mirepo, ketu edhe fshihet rreziku dhe - dreqi! Llogaria e nje karrieristi kalkulant do te ishte e tille, e pritjes dhe kapitalizmit te suksesit me koston me te lehte. Rama eshte ndryshe, sepse nuhat se kjo strategji do te ishte e gabuar. Nuk ka sukses te njemende ne politike, sidomos ne vendet sic eshte Shqiperia, nese nuk i futesh rrezikut dhe nuk investon atehere kur duhet. Nuk jane te gjithe te lindur me fat, si Rugova e disa te tjere. Llogaria vizionare-pragamatiste e Rames eshte ndryshe. Ai nuk mjaftohet me postin e kryebashkiakut si nje garance te karrieres ne te ardhmen. Momenti i Shqiperise ne te vertete nuk jep aspak garanci per pune te rehatshme ne Bashkine e Tiranes. Shthurrja aktuale e PS-se nuk eshte vetem ceshtje partiake, por nje kercenim i pergjithshem per Shqiperine, dhe ketu edhe Tiranen dhe karieren e tij prej kryebashkiaku.

    Skenari negativ qe ka ne koke Rama eshte ky: nese kriza aktuale e PS-se con drejt percarjes perfundimtare mes klaneve Nano dhe Meta, me pasoje te shpalljes se zgjedhjeve te reja dhe fitores se parashikueshme te PD-se ne ato zgjedhje, atehere per nje kohe te papercaktuar Shqiperia nuk do te kishte politike alternative kendellese. Sepse Rama eshte i bindur, jo pa arsye, se kthimi i Sali Berishes ne pushtet nuk eshte alternative per Shqiperine.

    Si politikan krejtesisht i ndergjegjesuar, Rama e ka kuptuar se Shqiperia ne te vertete nuk ka alternative serioze nese konflikti ne PS ngushtohet ne dy alternativa: ne ate Nano-Meta (Meidani), ku pastaj konflikti do te riperseritej ne nivelin nacional si ndeshje Nano-Meta (Meidani) (fituesi i ketij dueli, ose nje PS e percare) me pretendentin e padurueshem Sali Berisha.

    Te gjitha keto alternativa jane te keqia, jane vendnumeruese ose cojne ne regresion. Rama ofron nje alternative tjeter, ku lideret qe kacafyten kot me kot do te dilnin te humbur, por do te fitonte Shqiperia. Rama merr persiper qe te perfaqesoje Shqiperine e re me modelin e udheheqesit qe ka vizion dhe realizon ate cka ka premtuar. Rama ofron nje shans historik qe te largohen alternativat e keqia (sa here eshte thene se duhet te largohen edhe Nano edhe Berisha, me gjithe hijet e tyre!, por nuk eshte thene asnjehere se kush do ta beje kete). Edi Rama tashme e merr guximin dhe thote: po, une po kandidohem qe te perfundoj me keta cirkusante te paepur per pushtet. Ta shpetoje keshtu, jo vetem PS-ne, por edhe PD-ne (me Salen nuk po arrijne te behet as parti e as opozite serioze!) dhe Shqiperine.

    Ketu misioni i Rames behet tentativisht historik. Por, a do ta njohin PS-ja, e pastaj edhe Shqiperia, alternativen Rama si nje shans historik per kendelljen e Shqiperise?

  9. #29
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Edi Rama, i shpallur publikisht, por ende jo zyrtarisht, kandidat per kreun e Partise Socialiste, thekson domosdoshmerine e ndryshimit te programit qeverises. "Gjithcka kemi premtuar dhe gjithcka pritet prej nesh, edhe prej meje ketu ne Tirane, nuk mund te behet realitet pa nje reformim te qenesishem te programit qeverises, pa nje emancipim te metejshem te partise", ka deklaruar ai. Sipas Rames, kandidatura e tij vjen si rezultat i nje domosdoshmerie te brendshme per te shtruar nje alternative, e cila kerkon te bej pjese te PS, mazhorances qeverisese, "shqetesimin e madh qe shihet perdite e me shume ne opinionin publik, nepermjet dhenies se disa ideve dhe propozimeve te disa zgjidhjeve". Ne nje interviste dhene dje per "TV Klan", kryebashkiaku i Tiranes nenvizon faktin se futja ne garen per postin e kryetarit te partise qeverisese, nuk eshte i shpejte, aspak i paarsyeshem, si dhe nuk eshte shprrhje e nje ambicjeje per me shume pushtet. "Detyra e kryetarit te partise do te ishte ne kete rast, thjesht dhe vetem misioni i perafrimit te te gjitheve rreth nje programi te rishikuar, rreth nje filozofie te rishikuar, rreth nje problematike qe ka te beje ne radhe te pare me interesat e qytetarit shqiptar", nenvizon Rama. "E shikoj kandidimin tim si hapjen e nje rruge te re ne PS, qe nuk eshte rruga e perjashtimit te askujt, qe nuk eshte rruga e fitores se njerit mbi tjetrin, qe nuk eshte rruga qe te mundurin e ben humbes dhe ai qe del i fituar e ben triumfator, por eshte rruga qe gjithcka kemi bere te mund ta rivlersojme ne nje vetdije kritike", theksoi ai.

  10. #30
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    PS sic duket e gjeti shpejt zevendesin e NANOS.
    Uroj dhe shpresoj te mos ndjeke rrugen e te parit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hekurudha shqiptare. Sot ėshtė jashtė loje. A ka tė ardhme?
    Nga DYDRINAS nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-02-2021, 01:54
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Klubi Milanistėve (#16)
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 08:11
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •