Edi Rama dhe pranimi i tij nė PS, padyshim qė ngjallėn frymėmarrje pėr shumė pesimistė tė sė ardhmes sė PS-sė, por dhe turbullim tė atyre qė lakmojnė postet drejtuese. Mėnyra dinamike e drejtimit nė bashki, pa dyshim qė reflekton edhe nė gjirin e PS-sė. Socialistė tė pozicionimeve tė ndryshme nė kampin rozė, duke e ndjerė kėtė dinamizėm, kanė filluar kontaktet e tyre me Ramėn pėr ta aderuar atė mė pranė tyre.
LAJMI
Pranimi i Edi Ramės nė strukturat e Partisė Socialiste dy ditė mė parė ka sjellė pėshtjellim nė radhėt e drejtuesve tė lartė tė kėsaj partie. Burimet thanė dje pėr Gazetėn se menjėherė pas hyrjes nė lojė tė Edi Ramės, dy rivalėt kryesorė qė kandidojnė pėr postin e kryetarit tė PS-sė, Fatos Nano e Rexhep Meidani, kanė kėrkuar kontakte tė menjėhershme me kryebashkiakun. Ideja se Rama mund tė pretendojė pėr tė hyrė nė garėn partiake, tė pėrfolur kaq shumė, duket se ka turbulluar ujėrat brenda PS-sė. "Hyrja e Ramės nė politikė, vetėm mund tė turbullojė ujėrat", tha dje nė njė prononcim publik njė ndėr mbėshtetėsit e Ilir Metės, Bashkim Fino. Dhe kėshtu ka ndodhur nė tė vėrtetė.Burime pranė Ramės thanė se ky i fundit ka marrė kontakte dje vetėm me ata qė i quan miqtė e tij politikė, por nuk ka menduar tė hedhė asnjė hap pėr momentin. I vetmi qė ka shprehur njė lloj indiferentizmi pėr hyrjen e Ramės nė politikėn socialiste ishte sekretari i pėrgjithshėm socialist Gramoz Ruēi. "Mirėserdhi zoti Rama!" uroi ftohtė Ruēi aderimin e kryebahshkiakut nė familjen socialiste. Indiferentizmin dhe ftohtėsinė e tij Ruēi e shprehu dhe nė analizėn qė i bėri kėtij aderimi, kur tha se "Rama ėshtė shumė i menēur, pasi fitoi me siglėn e PS-aė dy mandate pėr kryebashkiak, dhe ėshtė po kaq i menēur qė nė ditėn qė PS-ja u aderua nė Internacionalen Socialiste vendosi tė hyjė nė PS".
Sipas Ruēit, garancia e brendshme e Partisė Socialiste garanton pėrfaqėsimin e ēdo socialisti dhe kandidimin e tij pėr nė forumet drejtuese tė partisė. Mė ngrohtė u prit pranimi i Ramės nga pėrkrahėsit e Ilir Metės, ndoshta kjo dhe duke parė marrėdhėniet jo dhe aq pozitive tė kryebashkiakut me kreun socialist. Anastas Angjeli e vlerėsoi pranimin e Ramės nė PS si njė pasurim tė partisė me njė person qė ėshtė votėbesuar nė mėnyrė konstante. Angjeli ėshtė i mendimit se nga ky bashkim fitojnė qė tė dy si PS-ja ashtu dhe Rama. Ndėrsa Lekė Ēukaj e konsideron futjen e Ramės nė PS si tė vonuar, gjė qė duhet ta kishte bėrė me kohė. Brokaj e konsideron Ramėn njė potencial tė konsiderueshėm nė zhvillimet pėrparuese tė PS-sė. Sipas tij, PS-ja "ka mė shumė nevojė pėr trubullime se sa pėr kėneta, sepse ajo ėshtė e dėmshme duke sjellė epidemi".
Krijoni Kontakt