Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Depersonalizimi i diplomateve nga Allish Verishi ne Tirane

    E thene pa diplomaci per diplomacine shqiptare:

    Zoti Allish Verish, shefi ynė real

    Shkruan : Kiēo BLUSHI

    (c) Koha Ditore

    Nje i njohuri im i vjeter, i sapokthyer nga sherbimi diplomatik ne nje vend europian, po i thoshte bashkeshortes sime ne perkujtimoren e shtruar per kujtim te Teodor Kekos keto fjale:

    -Si mund te jesh ambasador i mire sot, kur filan zyrtar i larte i Tiranes e merr ne telefon shoferin e ambasadorit dhe e pyet:

    -He mo, si punon ai ambasadori yt? Sepse mua, per shembull, -vijoi rrefimin e trishte ish-ambasadori, i rikthyer ne profesionin e vet, ne Tirane,- me sollen per shofer nje person qe e mesoi makinen kur erdhi aty, ne ambasade, dhe ky gjynahqar ish aq injorant e njekohesisht edhe aq harbut sa, kur kalonte semaforin e kuq, shante vence policet, duke thirrur: - Varjau hejbet atyre!...

    Kur nisen leksionet e njepasnjeshme te presidentit, te kryeministrit e te disa ministrave qe u dhane keto dite per diplomatet shqiptare, nuk e di perse m'u kujtua kjo bisede e hidhte e e cilter e ende nuk e kuptoj se c'lidhje direkte, apo edhe indirekte, kane rrefimet-thagma te ish-ambasadorit me leksionet mbreselenese e historike te personaliteteve tona te larta, te transmetuara e te komentuara gjere e gjate nga i tere rrjeti yne pjellor i tele-gazetave.

    -Asnje ambasador shqiptar nuk e di e nuk e meson dot kurre,- vazhdoi ish-ambasadori,-se ku i ka lidhjet e nga kush varen realisht vartesit e tij, duke nisur qe nga shoferi e deri te sekretari. Keta kane ne cdo ambasade fuqi me te madhe edhe se ambasadori, per shkak te "lidhjeve te forta me Tiranen". Fale kesaj fuqie te nendheshme e brutalisht te demonstrueshme, ata nuk dine te bejne asnje pune tjeter me mire se te spiunojne shefin, per te deshmuar jo vetem besnikeri ndaj atij qe e ka derguar aty, po edhe per te dhene prova "aftesie" e partishmerie. Keshtu qe ambasadori punon mbi nje fushe me mina e mbi thashetheme te paprera, detonatori i te cilave gjendet gjithmone diku, ne nje zyre te rendesishme te Tiranes. Pas nje shoferi me e pakta eshte nje deputet i rendesishem, me e shumta ministri. Ka shume raste qe jo ambasadori ka shkarkuar shoferin, kur ky i fundit ka vjedhur, ose ka abuzuar, po shoferi e ka hequr e larguar ambasadorin! A mund te flitet per pune normale, le me pastaj per diplomaci normale, ne kushte te tilla? Pu, pu, pu, nuk ka veprimtari me te kollajshme e njekohesisht edhe me veteposhteruese se te jesh sot per sot ambasador!

    Vura re se ime shoqe pak e besonte ish-ambasdorin. Ndoshta nuk kishte faj. Per shume shqiptare qe marrin rruget e paparashikueshme e kahere njelloj te rrezikshme te kurbetit, me viza e pa viza, me gjuhe e pa gjuhe te huaja, me para e fare pa para, nga toka e nga deti, gjithnje duke e justifikuar veten me moton:-sakrificen e bejme per femijet, se ne e hengrem cairin!-puna ne nje ambasade ngjan dhe, pse jo, edhe eshte me shume se nje enderr.

    Ankesa standarde e diplomateve ne Tirane

    Pavaresisht nga keto "veshtiresi" e nga vesi i pandryshuar,-ne te dy sistemet,- i te gjithe punonjesve te amabasadave tona, (te cilet, sapo i takon, nga frika se mos detyrohen te te qerasin me ndonje kafe, a mos transmetojne padashje ndonje zili rreziksjellese ne Tirane) menjehere zene e te ankohen per pagat e per kushtet e keqia e mezi te perballueshme, te cilat, gjithsesi, asnjehere nuk i kane detyruar te dorehiqen nga puna "me sakrifica" neper ambasada, pra asnjehere nuk largohen me vullnet vetiak, perkundrazi, ashtu si nuk i kane penguar keta "refugjate" me pasaporta diplomatike te rregullojne femijet e tyre, ne mos neper kolegje e neper shkolla te huaja teper te shtrenjta, e ne pune e sherbime deridiku te mira. Ndonje syresh, madje, nuk ka pasur as turp e as droje qe, "per arsye ekonomike", te "sakrifices" per te studiuar femijet, ta fuse edhe gruan pastruese a bebisiter ne ndonje familje te pasur, edhe pse vete eshte sekretar a ambasador, domethene perfaqesues i nje vendi e i nje shteti te huaj qe gjithsesi, e kushtezon minimumin e respektit e dinjitetit zyrtar!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Depersonalizimi i diplomateve nga Allish Verishi ne Tirane

    Te punosh ne nje ambasade duhet te pranosh qe te vetendjehesh disafish e ne cdo rast i depersonalizuar.

    I depersonalizuar nga vartesit, per shkaqet qe na i shtjelloi edhe ish-ambasadori me siper. Keshtu, sa per te sjelle shembuj edhe me te fresket, gruaja e nje prej ambasadoreve tane ne SHBA me ka pas rrefyer para ca vitesh se kur i kerkoi shoferit qe t'i hapte deren e makines, kur vinin ne pritje zyrtare, se keshtu e donte rregulli, ky i uleriu: - Une te dal e te te hap deren? Une s'ia hap deren plakes sime e jo te ta hap ty! E c'kujton ti se je? Apo mos ke ndonje gje me shume se une?

    I depersonalizuar duhet te ndjehet ambasadori e perfaqesuesi diplomatik edhe nga zoti Allish Verish i Tiranes, i cili, ne cdo rast e fare pa shkak, mund te firmose largimin dhe kthimin fishek te tij per ne Tirane, ku zor se mund te gjeje dot pune. Sepse zoti Allish Verish i Tiranes qe e ka nxjerre nga Hici dhe e ka degdisur ne filan kryeqytetet te botes, duhet mbajtur gjalle jo vetem me llafe e falenderime pa buke, po edhe me vepra!

    I depersonalizuar ndjehet nje ambasador, sidomos mes kolegeve te huaj, jo dhe aq per shkak te fukarallekut ekonomik qe nuk e lejon te shtroje pritje e percjellje luksoze, por me teper per shkak se diplomatet shqiptare jane pak, ose aspak te kulturuar, pak ose aspak te afte te perballojne lojen me te zakonte diplomatike, edhe pse shumica e tyre nuk jane profesioniste, po edhe pse, jo per faj te tyre, nuk zoterojne as edhe nje platforme te qarte per politiken kombetare, te cilen duhet ta ndjekin e ta mbrojne, pa pasur frike se mos gabojne. Sepse ka jo pak raste qe njeri shef i Tiranes, per te njejten ceshtje i bie gozhdes, e tjetri patkoit.

    Po ata nuk mund te mbrojne dot as imazhin e Shqiperise, imazh qe, edhe me kontributin e tyre, me shume po rrenohet dita-dites, se po restaurohet.

    Le te kujtojme vetem ngjarjet e luftes se Kosoves. Shqiperia asokohe u vu ne qender te opinionit publik boteror dhe ne ketu pame se si, ne disa media e televizione prestigjoze boterore, ambasadoret jugosllave te Miloshevicit, ne ballafaqimet direkt televizive u paraqiten me dinjitoze se disa nga tanet, edhe pse ne mbronim nje ceshtje te drejte e ata mbronin satrapin e Ballkanit. Por fajin, ne te vertete, nuk e kane ata, po zoti Allish Verish i Tiranes, i cili asnjehere nuk mban pergjegjesi e nuk ndjehet fajtor!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Misioni i mbijeteses se diplomateve larg Tiranes

    Per keto arsye, ne thelb vulgare, duket se dy jane drejtimet kryesore te punes se perditshme te perfaqesuesve tane: -si te mbahen gjalle lidhjet me shefat e medhenj ne Tirane dhe:- si te futesh ne zemren e ndnje funksionari te huaj, i cili, ne mos qofte nje Doris Pack, te pakten te jete dikush me influence qe ne nje dite te zeze te te jape doren per te rregulluar veten, femijet, gruan. Asnje interes kombetar dhe, domosdo, edhe asnje sekret diplomatik nuk mund t'u rezistoje tundimeve te tilla. Nepunes te tille nuk kane asnje lloj cipe, dinjiteti e skrupulle.

    Kur erdhen ne pushtet socialistet, shumica e perfaqesuesve te larte te Shqiperise nuk u kthyen ne atdhe as per te dorezuar detyren, po kerkuan azil politik ne vendet ku kishin pas punuar si diplomate, duke i vene nje njolle te pashlyeshme turpi jo vetem vetes e diplomacise shqiptare, po duke e shperbere e perdhosur edhe me teper imazhin e shfytyruar te shtetit e te shoqerise shqiptare, pas ngjarjeve cmendurake te 97-98-tes!Ø

    Diplomatet azilkerkues

    Ashtu si zyrtaret e larte te ShIK-ut, edhe keta mbeten neper ekzile, duke falsifikuar emrat, biografine, sureterit per t'u shtirur gjoja si te persekutuar e te rrezikuar nga "komunistet qe erdhen ne pushtet", natyrisht, edhe per te deshmuar, vec te tjerash, se sa pa rregulla, pa dinjitet, pa moral, pa principe e pa personalitet ishte dhe ndoshta ende eshte nje pjese e elites administrative, zyrtare e diplomatike shqiptare.

    Me siguri qe per nga numri, perfaqesuesit e ShIK-ut e te sherbimit tone diplomatik qe kerkuan strehim politik jashte vendit pas 97-tes jane me te shumte se perfaqesuesit analoge te Irakut, pas permbysjes se regjimit te Sadamit.

    Fakti qe nuk u kerkua ekstradimi i tyre, po u lejua qe nepermjet falsifikimeve e genjeshtrave, shume syresh te marrin statusin e refugjatit politik, i komprometon edhe drejtuesit e sotem te larte qe mbajne fjalime e leksione moralizuese e te herepashershme per publikun, per respektimin e ligjit e per ndertimin e nje shteti te se Drejtes, si dhe per nje diplomaci te pergjegjshme, te moralshme, ne sherbim te interesave kombetare e profesionale.

    Nuk mund te mohohet se, si ne shume fusha te tjera, ku vendos emerimi nga lart poshte, zoti Allish Verish gjendet aktualisht jo vetem ne cdo administrate e ne jo pak struktura partie te ketushme, po edhe ne cdo institucion e ky personazh, tashme klasik, me portret arnauto-ballkanik, eshte instaluar e eshte bere i plotefuqishem e i pazevendesueshem, sepse prej vitesh mban ofiqet kyce te ndonje kryetari partie ne qender a ne periferi, postin e ndonje kryetari bashkie, graden e ambasadorit a te gjeneralit, ate te sekretarit a te shoferit, apo edhe te ndonje drejtori te larte policie.

    Nuk e teproj aspak po te them qe zor se mund te gjendet qofte edhe nje ambasde shqiptare neper bote ku te mos kete ndikim e te mos e beje ligjin zoti Allish Verish, person ky i kudokallur e i kudoemeruar, ne mos me ndihmen e farefisit, ate te militantizmit (kupto: sherbeses ndaj nje shefi te larte), te kriterit partiak, e sidomos me ndihmen e kriterit te trasheguar e te konsoliduar ne fjalet turqisht qe aq bukur tingellojne ne shqip: allish verish,- qe ne gjuhen e sotme perkthehet: pagese nen dore, kesh, mundesisht me valute.

    Askush nuk e mohon dot se shume poste te tilla jane blere e vazhdohet te shiten e te blihen nepermjet diktatit e vullnetit te zotit Allish Verish e posacerisht, me te lakmuarat kane qene e kane mbetur postet neper ambasadat tona jashte vendit, ndoshta shume me teper se vendet neper dogana, atime e komisariate policie.

    Ndonese keto vitet e fundit nuk kemi degjuar per zyrtare te ketij rangu qe te kerkojne azil neper bote, kemi degjuar e po degjojme per diplomate qe merren kryesisht me biznes vetiak,- me mallra importi, se sa per eksport, jane vetem pasaportat e vizat e njerezit e gjalle.

    Nuk eshte aspak e veshtire te verifikohet se cilet perfaqesues tane neper ambasada kryejne biznese te tilla te dyshimta e te pista e nuk eshte aspak e veshtire te ndalohet nje gje e tille, e cila jo vetem e shfytyron portretin e perfaqesuesit tone neper bote, por, duke qene hapur ne konflikt interesash, diplomati shqiptar eshte i detyruar te behet nepunesi i bindur i zotit Allish Verish e aspak i Ligjit dhe i interesit kombetar. Mjafton te vesh ne cilendo ambasade e te hapesh nje bisede intime me cilindo punonjes e kupton se ata, hapur e jo fshehur, veprimtarine diplomatike e shfrytezojne ne dobi te bizneseve te tyre legale e ilegale.

    Si funksionon mekanizmi i zgjedhjes se diplomateve?!

    Kjo eshte me e pakta. Ajo qe duhet te kujtojme eshte se ne qe veshtrojme e gjykojme nga Shqiperia, ne nuk kemi pasur mundesi e rast te shohim e te ndiejme se diplomacia shqiptare, pikerisht ne nje kohe kur ne aspirojme te hyjme ne Europe, te integrohemi e te asociohemi, po ben perpjekje sadopak te frutshme ne kete drejtim.
    ----------------------------------------------------------------------------------


    Pas ketij arsyetimi vjen e lind padashje kjo pyetje e pafajshme: -Kush i zgjedh dhe si perzgjidhen keta "perfaqesues" qe nuk paskan te sosur, e nuk kane as din e as iman?

    Cilet jane kriteret qe i vendosin dhe i lene gjithnje ne maje te shoqerise?

    Si shpjegohet qe ne cdo kohe e ne cdo sistem, ne cdo lloj qeverie e ne cdo lloj administrate, vetem zoti Allish Verish nuk ndryshon, nuk leviz, po mbetet ne pushtet e me fuqi, duke na bindur se modeli i tij eshte i vetmi model i suksesshem?

    Kjo eshte ceshtja me themelore, e cila duket se shume pak ka ndryshuar pergjate me se nje shekulli.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •