E hapa kete teme dhe uroj qe ndonje moderues i panjohur me probleme dhe diskutime te tilla, te mos nervozohet dhe te rrahe cekicin ose te perdore kompetencat e tij ne menyre naive per te mbyllur diskutimin ne forum.
Do te mundohemi ti permbahemi ne menyre objektive temes dhe deshiroj qe gjithshka te shkoje mire.
A jane shqipetaret Sllave?
Jo me kot e hapa kete teme.
Ne fakt objektiv per kete diskutim jane dyshimet e pafajshme ne librat e autoreve te ndryshem boterore njerin prej te cileve do ta theksoj edhe ketu ne kete diskutim.
Gjashte jane arsyet qe me detyruan te hap kete teme.
Se pari, pasi kam lexuar nje liber te George Castellan me titull "Historia e Ballkanit" kam vene re se iliret ose pasardhesit e ilireve, shqipetaret, permenden pakez ne kete histori.
Ne fund te shpjegimeve te ketij libri(te fjaleve te huaja) vura re se Ilirizem do te thote Sllavizem
Se dyti, pothuajse e gjithe Evropa lindore disa shekuj mbas ardhjes se Krishtit, ishte orthodokse dhe sllavizmi ka qene dominant dhe gjithperfshires si shpirterisht ashtu edhe fizikisht.
Se treti, flamuri yne kombetar ka pasur per simbol shqiponjen dykokeshe qe e kemi diskutuar te tema tjeter po te ky forum dhe eshte simboli i Bizantit orthodoks.
Se katerti, gjate shpartallimit te ngadalshem te padukshem te perandorise osmane, shqipetaret kane qene shume te dashuruar pas grekeve, gje te cilen e treguan me vepra duke shkeputur Greqine nga sundimi osman dhe duke i dhene pavaresine.(jo pak shqipetare kane luftuar dhe jane vrare per pavaresine e Greqise e cila e fitoi ate shume vite me pare se shqipetaret).
Se pesti, edhe rregjimi komunisto-diktatorial ka pasur mardhenie te mrekullueshme me sllavet serbe si dhe me ruset, gjithashtu ne vitet e mevonshme me greket te cilet me pare po ky rregjim i pat cilesuar nga veprat e demshme ne dem te shqipetareve, shoviniste.
Se gjashti, qeveria e sotshme dhe pozita e sotshme u ngrit mbi gjakun e mijera te vrareve, duke ngritur tre gishtat ne Vlore dhe duke treguar hapur mundesisht dashurine per "popullin mik grek"
Realisht, gjeografikisht, Shqiperia eshte ne anen lindore te Adriatikut pra ngelet pjese e Evropes Lindore dhe perfshihet ne harten e Sllaveve.
A jane shqipetaret sllave kur edhe historianet boterore(rasti i Kastelan) thone qe iliret jane sllave?
Shumica e shqipetareve e urrejne sllavizmin dhe shovinizmin per demet qe na kane shkaktuar historikisht por a duhen urryer sllavet dhe shovinistet kur ne mund te jemi pjese e tyre dhe mund te jemi gjaku i tyre?
"Shenim"
Do te falenderoja Toron si mikun tim te vecante virtual ne kete forum per shpjegimet dhe detajet e avancuara qe mund te me jape.
Krijoni Kontakt