Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2009
    Postime
    131

    Pjese nga fjalimi i Pater Anton Harapit mbajtur ne Asemblene kombetare 1944

    Edhe komunisteve due t’ua them nje fjale,por qarte e shkurt.Une jam i bindur se pak jane ata shqiptar te cilet me te vertete e kuptojne doktrinen komuniste.Por tashma te gjithe po e shohim dhe po njohim organizaten dhe vepren komuniste ne Shqipni .
    Kjo asht e vertet ,e kjo don me thane se gati te gjithe komunistet shqiptar veprojne me kry ne thes,pa e dit se shka bajne dhe per shka veprojne.Por po na thone se e kane per Shqipni,dhe vetem per Shqipni.Une do te kisha dashte t’u besoj,por ky dallim midis doktrines komuniste internacionaliste dhe vepreskomuniste ne formen kombetare,-ashtu sic i kam ndigjue une vete tujdishmue organizatoretkomuniste,-mueme ban me dyshue shume ne sinceritetin e kesaj rryme”Shqiptere”.Perse valle komunistet veshen e ngjeshenme zellen atdhetar kur atyne u interreson mbi te gjitha doktrina dhe jo atdheu?Gjithe keto masa terrori qe po bajne ,vellavrasja e mbi te gjitha lidhja e ngushte deri ne mvaresi te plote ndaj dores se huej,tuj perdore cdo mjet per t’ia arritur qellimit,te gjitha keto me lane me dyshue .Mero me kobure ne gjoks nuk bahet kush as vella e as shoq ,por do te mbetesh ndaj te huejit ose si mizor ,ose si nji hipokrit i vellait tand.Gjithmone tuj rrenue ,nuk Ndertohet.
    Une gjej shka te admiroj edhe nder kundershtar: Vendimin e prere ,sakrificen dhe qendresen.Nuk jam me te as ne parim as ne metode,as per shka bajne e si bajne ;po atyne disi mund tu bahet hallall ,mbasi luftojne per dishka.
    Por shka tu bajme gjysmakeve ,abstenuesve ,indiferenteve,shqiptareve te vdekun ne Shpirt,te cilet ,ose prej frike ,ose prej egoizmit vetjak per mos me i qite trazim vetes ,ku edhe per tu majt si elite ose “esnafe”ne sferen e tyne qe nuk dun te perzihen ,e kane vendose per ndere e per vlere qe te mos deklarohen ne asnje menyre ,as per qeveri ,e as per anarki.
    Keta jane parazitet e Shqipnise .Per ta pasiviteti dhe negativiteti jane ideal ,nuk duen te vihen ne rrezik as sa te zit e thonit ,por duen te rrojne e te gezojne ne Shpine te tjereve .Dobesi mendore ,dobesi morale ,dobesi shoqnore!Po qe kush per plumb ,patjeter keta do te kishin me qene te paret
    Ne luften e Waterloo-se i qe paraqitun Napoleonit nje kryetar komuneje i cili ,tuj e deklarue veten asnjanes ,mendoi te justifikohej.”vrajeni “tha Napoleoni .Venje ne plumb menjehere,sepse armiku qe te del perballe ,qofte fale .Por ky qe rri i fshehun ne apatine e vet ,ashte ma i rrezikshem ,sepse jo vetem asht armik por asht edhe spekulator i dobet.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Pater Anton Harapi

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ēfarė i mungon mendjes!

    At Anton Harapi

    Zotėrinj! Jemi idealista, por a e dijmė me tė vėrtetė se shka kėrkojmė? Jemi intelektualė, por, ku do tė pėrfundojmė mė nė fund? Duam tė jemi dhe tė mbahemi njerėz tė lartėr, po mė nė fund, nuk duam tė dijmė as ne vetė se ēfarė jemi!

    Kjo ėshtė gjendja mendore e njeriut modern, dhe kėtu gremis njerėzimi, pse skepticizmi vuri dorė nė jetėn mendore, egoizmi nė jetėn morale, afetarizmi nė jetėn besimtare, dhe, si rrjedhje e natyrshme, varfėria dhe pakėnaqėsia nė jetėn financiare ekonomike.

    E vėrteta ėsht nė rrezik tė bėjė bankėrrotė, dashuris’ i hyri vemja (mikrobi), religjioni u zbua.

    Kriza mendore nėpėr skepticizėm, kriza morale-shoqnore nėpėr egoizėm. Dhe krizi i rrojtjes e i gjallėrimit nėpėr atė dhe neper kėtė, janė plagėt qė po e dergjin, dhe po e prishin jetėn moderne.

    Kriza u pėrhap nė tėrė botėn. Koha e jonė, nė histori, do tė cilėsohet si periudha e krizave.

    Ajo qė tė ēudit edhe mė tepėr ėsht, se afetarizmi n’emėr tė sė vėrtetės ē’kėput besimin nga jeta; skepticizmi n’emėr t’arsyes dhe tė filozofisė do t’a mbajė tė varur mendjen mbi problemat e para tė jetės dhe tė verė dyshimin si sistem: progresisttat, n’emėr tė kulturės sė vėrtetė, vunė Zotin dhe shpirtin, moralin dhe idealin nė shėrbim tė pėrparimit; sociologėt dhe statistat n’emėr tė kombėsisė sė vėrtetė duan tė shkelin dhe tė shuajnė tė drejtat e idealet e njeriut si njeri, dhe mbi ēdo gjė tė hyjnojnė e tė venė egoizmin kolektiv.

    Kėshtu pra e vėrteta na mundon me gjithė se fjala e ditės nė botė ėsht; e vėrteta tė ngadhnjejė!

    Me parimin e relativizmit, pastaj, mori rėndėsi tė parė ideali i kohės, i ēastit, i rastit, i rrethanave,; aqė sa ngjarja, fakti, dobija, ēfrytėzimi quhet dhe mbahet si i vetmi realitet.

    Kemi lėnė gurrėn ( burimin) dhe duam tė mbledhim pikat.Mohojmė tė vėrtetėn nėr parime, dhe pėrpiqemi t’a kėrkojmė nėr dukje tė veēanta.

    Kėshtu, duke u tronditur parimet e jetės, u trondit dhe jeta; nga mungesa e parimeve tė qėndruarshme, jeta moderne u bė njė anije pa timon dhe pa kapiten nė mes dallgavet.

    Ēudi! As kafshėn nuk e mbajmė nė shtėpi pa e ditur se ē’farė ėsht, pėr ē’gjė mbahet e ē’do tė bėjė; s’ka fenomen, tė cilit nuk ia kėrkojmė shkaket, ligjėt e rrjedhimet; pėrkundrazi, njeriu pėr vehte nuk dėshėron tė dijė as se nga vjen, as se ē’ėshtė, as se ēdo tė bėjė dhe ku do tė dalė!!!

    Kėrkimi i shkakut tė parė tė botės, hetimi se njeriun e bėn njeri shpirti, qė ėsht i pavdekshėm, tė folurit ose veprimi pėr ēėshtjen e mbrame, pėr jetėn e ardhshme, tė gjitha kėto kėrkesa sot quhen antimoderne, antishkencore.

    E pra, fiziku nis nga parimi: ka fuqi nėr trupa;kimiku nis nga parimi: ka atom e afėrsi kimike; matematiku nis nga parimi: ka sasi, ka njėsi, ka numur; zoologu nis nga parimi: ka jetė nėr ogrnizme; mekaniku nis nga parimi: ka ligj graviteti dhe atrakcjoni; historiani nis nga parimi: e shkuara me tė vėrtetė nuk ėsht por qe me tė vėrtetė.

    Vetėm nė besim dhe nė moral duam tė rrijmė tė varur, nuk pranojmė parime, tė vėrteta tė paluajtshme. Dhe ja si cungohen dhe cenohen idealet njerėzore.

    Skeptiku nuk asht i denjė pėr jetėn. Ay s’ka tė drejtė tė rrojė. Systemi i tij ėsht ligshti dhe dobėsi shpirtėrore; po sa qė s’ėsht leal me veten, nuk ka si tė jetė as me tė tjerėt; po sa qė nuk ia mban t’a vendosė parimin dhe pozicionin e vet nė jetė, ay ėsht si gjymturė jashtė vendit nė jetėn shoqėrore; atij s’i mbeten tjetėr veēse dy ekstrema: Ngjitu, ngjitu gjer ku tė mundėsh; ku mos t’arrish, vraje veten. Pezullimi i skeptikut ėsht njė turp pėr ndėrgjegjen e tij, ėsht njė dėm pėr jetėn njerėzore.

    Njeriu modern e kuptoi kėtė mėnyrė.

    Provoi t’a vendosė veten nė jetė, tė nisė prej njė parimi tė paluajshėm. U mejtua dhe tha: Materja qe gjithmonė dhe ėsht ēdo gjė: njeriu s’ėsht gjė tjetėr pėrveēse njė grumbull fuqish lėndore, njė rrjedhje fatale e fuqive kimike, fizike e fiziologjike, qė, posa vdes njeriu, bėhen tė paqena dhe me ‘to bashkė edhe njeriu. Vijmė nga kaosi, do mbarojmė nė kaos. Qemė asgjė, do tė kethemi n’asgjė!

    Mund tė jetė kėshtu puna? Tė tėra dija dhe kultura njerėozre do tė pėrfundojė nė nji zero, n’asgjė?!

    Ndigjoni, zotėrinj! Unė me gjithė ju, nė themel tė kėtij parimi, jemi kafshė- le tė themi, po tė duam, tė ēvilluara e tė pėrmirėsuara- por gjithmonė kafshė, dhe jo si kafshėt e tjera, por kafshė tė mjera, mė tė mjera akoma se ēdo lloj tjetėr, pse kurrėn e kurrės nuk do t’arrijmė te ato gjėra pėr tė cilat rrojmė: te e vėrteta dhe te mirėsia.

    Duam tė dijmė dhe gėnjehemi se dijmė gjė; kurse do tė mbarojmė n’asgjė, dija e jonė nuk ka si pėrfundon nė njė dishka;kur aftėsit t’ona nuk mund t’a kapėrcejnė rrethin lėndor- ėsht pun’ e kotė- se idealet dhe vlerat shpirtėrore, s’kemi se ku t’i vendosim.

    Duam tė dashurojmė, por s’mund tė duam, as s’kemi se ē’farė tė duam qė tė ngopemi me dashuri.

    Idealet njerėzore janė pėr ne vetėm njė tym: na nxitin, por nuk na mbushin; na martirizojnė por nuk mund tė na bėjnė tė lumtur.

    Jemi lindur pa qėllim. E filluam jetėn n’errėsirė, do t’a vijojmė fatalist nė njė dyluftim dhe puna e jonė do tė mbarojė pastaj si fituam si nuk fituam- duke u mbuluar me dhe tė zi ne me gjitha pėrpjekjet t’ona.

    Pasi tė kemi vėnė kėto parime, urdhėroni tani, zotėrinj, dhe t’i shoshitim problemet e mėdha tė jetės njerėzore.

    Ka autoritet apo jo? Ku themelohet autoriteti njerėzor, kurse njeriu ėsht njė maqin’ e rregulluar me fuqi fatale? E pastaj: porsa qė jemi tė gjithė njerėz, ose tė gjithė kafshė, pse tė nėnshtrohemi? Pse nuk do tė leshohemi me tė gjitha fuqitė njė kundėr tjetrit? Kemi parime dhe pėrpjekje njerėzore apo jo? Cilat janė? Qė nga e marrin vlerėn e fuqinė? Njeriu a ka detyra? Ē’ėsht detyra? Ku themelohet? Ekziston nderi, drejtėsia, mirėsia, virtyti? Do t’u bindemi mė kėtyre idealeve? Dhe pse? Do t’a mbajmė fjalėn e dhėnė, nderin t’onė dhe tė familjes? E pse? Cila ėshtė arsyeja e funtme? Ku t’a mbėshtetė? Si t’u pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve?

    Njeriu i kohės nuk e ka iden-ēelės, pėr tė ēvilluar kėto problema, as nuk do t’a ketė gjersa tė jetė i betuar qė tė mos dalė nga rrethi i lėndės, i dukjes, i interesės dhe i andjes.

    Do t’u apė, po, nji ēvillim provizor, do tė shkojė duke bėrė prova, por njė pėrfundim tė ngulur as nuk e ka dhėnė as nuk do tė mund t’a japė kurrė pa tė vėrtetėn e paluejshme.

    Dhe ja, sa mė tepėr qė tė duam tė humbasim nėr hypotheza dhe nėr theori, duke mos u mbėshtetur nėr parime dhe nė siguri, qė mė tepėr do tė duam t’a lėmė jetėn dhe problemat e saja si njė iks i panjohur duke mos ditur se ē’jemi e ē’farė duam. Kriza mendore ėsht shuplaka mė e madhe nė botė.

    A ka mė hall se tė mos dijė njeriu nga t’ia mbajė? A ka si vihet mė keq njerėzimi nė botė, kur njerėzit janė si kuaj tė vendosur nė nji grazhd dhe mjer ay tė cilit t’i mbarohet tagjia mė parė?!

    Mehr Licht, dua tė shoh mė qartė, thesh Goethe-ja, e ky ėsht rėnkimi i shpirtit tėkohės: duam t’i kuptojmė mė mirė problemat e jetės; dhe ja, nonse kemi dituri dhe kulturė, prapė jemi duke i kėrkuar.

    E dini pse, zotėrinj? Dituria ka me tė vėrtetė fuqi tė mrekulluarshme po gjer mė njė pikė; fuqin’ e dashurisė ajo nuk mund t’a krijojė.

    Zotėrinj!

    Nga shkaku se mendjes i mungoi drita e mjaftueshme dhe sigurimi i nevojshėm nėr parime e ideale, edhe zemra e njeriut pėsoi ndryshime duke u dobėsuar pa masė.

    Idet’ e larta, ndjenjat bujare, veprat mė tė vėrtetė fisnike, nuk e prekin mė shpirtin e njeriut si mė pėrpara; vėrehen, studjohen, po, por vetėm si gjėra tė vjetruara, tė cilave u ka shkuar koha, tamam sikur tė mos vlerin ato mė pėr ne, as ne pėr ato.

    Korrupcjoni e prishi dashurinė aqe sa tė vete mendja se nderi dhe dashuria nuk mund tė bashkohen mė njėri me tjetrin.

    Dua t’u bėj t’a prekni me dorė se sa e vėrtetė ėsht kjo punė. Ka gjė mė tė shenjtė se familja? Mė fisnike se karakteri moral? Me tė pėrzemėrt se atdheu? Njeriu modern, nga njėra anė, si i mekanizuar nė ndjenja, nga ana tjetėr, i mpirė nė mendje dhe n’ideale njerėzore, nuk po i ndjen sa duhet rreziket e familjes, qė dita me ditėn po shtohen, as dobėsite morale qė tani janė bėrė modė edhe nė jetėn publike, as sulmet, qė egoizmi po u a drejton lidhjes dhe bashkimit nė dėmin e atdheut.

    Nė kinema e gazeta, nėr pėrpjekje shoqėrore dhe nėr raste tė jetės sė pėrditshme flitet pa bėrė as mė tė voglėn pėrshtypje, mbi rrezike dhe dobėsi familjesh, mbi vepra imorale, dhe mbi tradhti qė i bėhen jetės sė pėrbashkėt: kėto tani u bėnė punė tė zakonshme, me tė cilat kudo qė ushqehet jeta morale, shoqėrore dhe kombėtare.

    Po dashurin’ e vėrtetė, kalorin’ e jetės ku do t’a gjejmė? T’a kėrkojmė ndofta nė gruan moderne, qė ėsht bėrė perperuge (pilivesė), qe krehur e stolisur si njė Etera e dikurshme, do tė derdhė pudėr dhe hijeshi? Qė e ndezur nga dėshira tė duket e bukur dhe tė pėlqehet, nuk bėn gjė tjetėr veēse provon dashurira dhe ėsht gati t’i a falė zemrėn mė tė parit njeri tė poshtėr, qė t’ia kėrkojė? Do t’a gjejmė dashurin’ e pastėr dhe vigane nė burrin e prishur nga interesa, nga feminizma, nga delikatesa? Kulture me tė vėrtetė do tė thotė ēvillim, mprehje, zbutje fuqish dhe ndjenjash, por do tė thotė edhe naltėsim shpirtėror dhe fisnikėri: dhe as kurr nuk do tė thotė dobėsi. Tė mos gėnjehet aspak njeriu modern; me komplimenta dhe mėnyra tėbukura tė tė foluri ndofta mund tė paraqitet si i mirė, po pa kulturėn me tė vėrtetė shpirtėrore kurrė nuk do tė jetė ay qė dėshėron tė paraqitet: njeri me tė vėrtetė i pėrsosur.

    Gazeta "Standard"

    28/01/2010

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    E lexova tekstin e shkruajtur per at Anton Harapin nga Ullmar Qvick i cili ka shfrytezuar edhe literature nga autore te tjere shqiptare dhe e vleresoj kohen dhe mundin qe zoti Ullmari rezervoi per te botuar ketu ne forum. Meqe jam shqiptar katolik dhe me koincidon qe zoti Qvick eshte suedez dua te shtoj se ne konferencen e Londres Suedise ju dha mundesia qe ta kishte Shqiperine si protektorat dhe shteti suedez nuk pranoi, kjo per arsye qe nuk i di.
    Vete jetoj ne Suedi dhe kam respekt per gjithshka ne ate vend pasi neqoftese ne Shqiperi dhe Greqi isha shume i dobet ose zero per te kuptuar realitete historike dhe aktuale, Suedia me dha shansin te njoh veten por edhe historine e vendit tim edhe pse pafajesisht kam shkelur disa here ne kallo miresine e ketij vendi(Suedise)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 01-02-2010 mė 16:08 Arsyeja: ndryshim

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    At Anton Harapi Gėzimi nėr dhimbje, ja mysteri i jetės!

    Gėzimi nėr dhimbje, ja mysteri i jetės!

    At Anton Harapi 10/08/2010 12:02:00

    Retro/Lideri politik dhe shpirtėror, At Anton Harapi

    Ē’m’i thua ti tani, kush do qė tė jesh, fetar a po afetar, ē’m’i thua kėsaj golle (grope) qė, sjell jeta me vehte? Si m’i pėrgjigjesh kėsaj ushtime, qė duke dalur nga zemra e njeriut, fishk dhe than njomėsin e jetės, kėput dhe dėrmon koncertin e lumtėrisė, dhe shenon nė ballin e njeriut ato rrulla, qė nuk janė tjeter, veēse dėshmitaret e dhėmbjes dhe tė mundimit? Pandeh se i shpėton kėti ligji duke u munduar qė t'a largosh sa mė tutje nga mėndja, dhe me atė fjalėn e Nastradinit: «bėje, o Perėndi, qė tė jem n'ėndėr», (Bane Zo' anderr!) mund t'i a arrish qėllimit qė t'a bėsh dhėmbjen tė paqėnė? Ėndėro si tė duash, nuk mund tė ēqitesh nga lėkura e jote dhe dhėmbja do tė tė njekė si hieja trupin.

    Ti dėshron qė tė mos ekzistojė ajo gjė qe tė mėrzit, ti ėndėron qė tė mos mplakesh, vuan pa masė qė t'i shpėtosh vdekjes, dhė ėndėra del e vėrtetė (zhgjanderr) kur tė t'arrijė sėmundja, kur tė tė zerė pleqėria dhe kur tė tė vijė vdekja. Dhe ja e para arsye e dhembjes: pse ėndrėn e mbajmė realitet, pse presim prej saj atė qė nuk mund tė na sjellė; punėt t'ona janė dhėmbje, dėshirat t'ona janė dhėmbje, e edhe tė mirat e andjet t'ona janė ato qė e shtojnė dhėmbjen mė tepėr. Shkaktarėt e parė t'e dhėmbjevet jemi ne, pse e mbajmė jetėn njė ėndėr kurse ajo ėsht njė realitet.

    Edhe kėtu duhen fakte. I bije botės dhe shekujvet an' e mb'anė, dhe piqem nė dy veta, qė si ata dhe kerkush tjetėr, kan mundun tė gėzojnė dhe t'i thonė jetės a je mė e gjatė akoma: Leka i Math e Napoleoni.

    Si zotėroi botėn, Lekėn e gjejmė nė Hind, nė breg tė lumit Gange. Shihe: i bijėn lotėt pa pushim, qan si fėmia. Po ē'ka ky njeri? ē'i mungon kėti qė nuk i a kėthen dot fjalėn kush dhe qė e ka botėn nė dorė? E pyesni dhe me dėshprim do t'u pėrgjigjet: Tepėr e vogėl ėsht bota pėr mua; qė tė pėrmbushet dėshira e ime, duhet njė botė e tėrė pa fund dhe pa kufi.

    Napoleoni, zotėronjėsi i Europės, pushtonjėsi i Asisė, ja atje nėr bjeshkėt e Rusisė, duke u dridhur nga e ftohta me tė tėrė ushtrin' e vet. Po qėndro, more i gjorė, a nuk sheh se u shojte? Kėthehu, sundo dhe gėzohu, se tėrė Europa tė mjafton dhe tė tepron! «Pėrpara» i thotė vehtes, «pėrpara» i thotė ushtrisė, «pėrpara» pėr tė fituar prapė kurora dhe toka tė rea. Dhe duke shkuar pėrpara mbeti prapa; mbaroi.

    Brėnda nesh ėsht njė prirje, njė inklinacjon drejt njė gjėje tė pamatur, tė pakufi, t'amshuar; nga do qė tė sillemi, piqemi nė kohė, nė hapėsirė, nėr kafshė, nėr tė mira tė kufizuara, dhe kjo pjekje ėsht dhėmbje, ėsht mundim. Ja se si n'ė natyrėn e njeriut shohim njė dyluftim tė pandarė: njė zė, njė kushtrim na ngjit drejt idealeve tė ngaherėshme, na thotė pa pushim nė vesh: njeri, ti nuk je lindur per tė vajtur nė greminė; ngjitu pra lart; njeriu i shkretė mundohet tė ngjitet, por ja se pesha e trupit, koha i a ve priten (ndalimin) amshimit, gjėrat e botės e mbajnė pėr kėmbe si zogun, e pengojnė qė tė mos ngjitet do te ajo qė nuk vdes, nuk mbaron, te ajo qė ėsht e pėrjetėshme. Kjo dhėmb, dhe ja si heqim dhe vuajmė ne.

    Por ėsht dhe njė arsye tjetėr pėr tė cilėn dhėmbjet dhe vuajtjet janė njė nevojė e natyrės s'onė, njė ligj nga i cili nuk pėrjashtohet njeri.

    Marr nė dorė mė tė vjetrin libėr tė njerėzimit, ku hetoj se dhėmbja trashegohet nga natyra, ėsht prova e rėzimit nga lumturia, ndėshkimi i njėfaji.

    Njeriu dolli i lumtur nga duarėt e Pėrėndisė, por deshi t'arrinte mė lart se sa i pėrkitte, u rėzua; dhe pėr 'tė fillojnė dhėmbet e vdekja, qė nuk do t'i ndahen kurr, brez pas brezi. Njeriu i parė bėri faj, dhe faji i tij solli mbi botė dhembjet dhe vdekjen.

    Prralla (gjepura) tė vjetra, thonė afetarėt, nuk ėsht gjė e drejtė qė ne tė vuajmė nga faji i tė tjerėve. Pastaj, si mundi mėkati dhe e keqja e Adamit tė na ngjitet me natyrė? ... Po mė tregoni ju, si njeriu i parė mundi na japė jetėn, dhe une jam gati t'u tregoj si muarmė prej tij trashėgimin, mėkatin dhe mjerimin.

    Mua mė mjafton dituria dhe besimi: dituria mė thotė se omne simile generat sibi simile qė shqip e themi me frazėn: ē'del nga macja gjuan mij; besimi mė thotė, se Adami na humbi dhe Krishti nga ngjalli. Arrsyeja dhe besimi, pra, na thonė se dhėmbjet dhe vdekja janė tė domosdoshme pėr njeriun aqe sa ėsht edhe natyra e tij.

    Zotėrinj!

    Ashtu si nuk mund t'i ikim vdekjes ashtu nuk mund t'u ikim as dhėmbjes dhe vuajtjevet. Ashtu siē ėsht peshku pėr not dhe pėr ujė, ashtu ėsht edhe njeriu pėr punė, pėr mundim dhe pėr vdekje.

    Tepėr pesimist, Pater, dėgjoj duke mė thėnė shumė nga ju nė zemrėn e vet, tepėr me "sy tė zi" e shėkon botėn: njeriut i duhet dhėnė zemėr (kurajo) dhe jo t'a rekllesh nė mjerimin e vet! Dhe me tė vertetė pamja e kristjanizmit nė botė ėsht pesimiste, qė kurse nk shėkojmė gjė tjetėr veēse mėkate, tė fyeme (ofendime), aqe sa botėn e mbajmė si shkretėtirė dhe njeriut tė shkretė nuk i a ndajmė poshtėrimin, por gjithmonė duam t'a shohim «me lote nė sy»:

    Kėtu tė dua ty afetar, kėtu aj ti, qė ēkėput pėrpjekjet me Zotin dhe me botėn e mbinatyrėshme, i mbyllur si nė njė kėshtjell vetėm nė rrethin e vogėl tė kėsaj bote, ku ti vetėm pėr tė mos i u dorėzuar Zotit, nė kėtė luftim qė ėsht jeta, do qė t'i dorėzohesh fatit, exhelit, fuqivet tė verbėra tė lėndės. Ty, qė posa tė tė mbulojė dheu i zi, do tė mbarojė pėr ty ēdo gjė, ty po tė pyes ē'vėshtrim (kuptim) ka dhėmbja, ē'vėshtrim ka vdeka? Ē'vlerė ka jeta? Ku t'a mvar? Nga ti, filozof raqonalist, secjolog i pa Perėndi, humanist, naturalist, n'emėr tė tė gjithė kėtyre njerėzvet, kam tė drejt tė marr pėrgjigje,

    Ti je pesimist, qė ku tė mė lerė forca, ku tė mė lėrė shėndeti, ku tė mė lėrė miku, kur

    tė heqin dorė mjekėt, kur tė mos mundin mė ē'tė mė bėjnė, kur mos tė jetė mė njeri pėr mua, mė fundos dhe mė gremis nė mjerimin t'im, duke mė thėnė: nuk ka Pėrėndi pėr ty, digju dhe pėrvėlohu nė mjerimin t'ėnd, se s'ka ngushllim pėr ty, vdis i dėshpėruar, pse nuk ka shpėtim tjetėr, por do tė mbulojė dheu i zi ty me tė gjitha aspiracjonet dhe idealet t'ua! ...

    Ti t'i a thajmė lotėt shqiptarit, i cili nuk di tė kėndojė, edhe, kur kėndon, mė tepėr tė duket qė po qan se po kėndon, kaq' e kanė prekun nė shpirt vuajtjet e 400 vjetėve, kaqe janė dobėsuar shpresat e tija pėr kohėn e arthme!? ...

    Si m'a ngushullon, dhe me ē'gjė m'i ep zemėr ati baba, tė cilit nuk i mjafton mundimi i krahve as djersa e ballit pėr t'i ushqyer foshnjat e njoma qė kėrkojnė bukė dhe ngrihen nė mėngjes me bark thatė dhe me gojė tė rreshkur!? ...

    Por, aj kėtu se je njeri dhe jo bishė: n'emėr tė zemrės dhe tė ndjenjave t'uaja, aj kėtu, afrohu dhe dėgjoj lotėt dhe rėnkimet e asaj nėne, qė mbeti pa thalbin e zemrės, pa

    dritėn e syvet, pa shpresėn e jetės, pa djalin e vetun. A e sheh se po ēkallon nga dhėmbja, si pėrplaset nga mjerimi sa i dhėmbset edhe gurit e drurit? Kujt i bėn zemra qė t'i a shtojė mjerimin? Kush ėsht aqe zemėrgur sa tė mos e ngushllojė? Dhe ja t'i thua: lotėt t'uaj janė tė kotė, dhėmbja e jote ėsht marrėzi, djali i yt nuk ka vdekur, po ka ngordhur, nuk ėsht as mė shumė as mė pak se njė ngordhėsirė (coftinė). Mos pandeh se rron akoma nė njė jetė tė re, ēire (hiqe) pėrgjithmonė kujtimin e tij, as mos mendo se ka Perėndi as pėr 'tė as pėr ty!!!

    Nė themel tė parimevet t'ua ti ke njė zemėr bishe dhe jo njeriu.

    Ti njeriut tė dėshpėruar m'i ep helmin (farmaqin) ose revolverin, un' i ap lutjen dhe shpresen; to shqiptarin m'a bėn bishė (egėrsirė), me atė Uebermensch tė Nietzsche-s duke i thėnė: i lumtur i forti dhe i mjerė i dobėti, i lumtur ay qi mund, dhe i mjerė ay qė nuk di,

    dhe m'a ēkėput nga nderi, nga morali, nga sjellja njerėzore dhe nga detyra. Ti, duke mos i a gjetur boshtin jetės, mė ve parimin shkel dhe shko perpara, qė ėsht pėrbuzje, poshtėrim

    pėr vehten dhe ēkatėrim pėr kolektivitetin.

    Pėr ty mjerimi dhe vdekja janė njė nevojė, qė fatalisht na ve pėr fundi, as kanė vlerė as kuptim pėr ne. Kurse ne kristjant, ne pesimistat, themi se vuajtjet dhe vdekja janė po njė nevojė, por janė edhe njė dobi, dhe dobi e madhe.

    Vėshtirėsit' e jetės nė kuptimin e krishterė janė plot vlerė dhe kuptim; asnjėra nuk bije pėr dhe, nuk vete mė kot; ato nuk janė pėr njeriun njė poshtėrim por njė lartėsim; ato nuk janė errėsira tė pa arsyeshme, por janė mėsime qė ndritin dhe sjellin mbarėvajtje ato nuk janė tė kota, por na rrethojnė me merita; ato, kur i marrim nga dora e Perėndisė, janė fitime dhe jo humbje.

    Zotėrinj! Ja se ē'gjė nuk mund t'a bluaj me asnjė mėnyrė mėndja e disave: Si mund tė jetė Zoti i mirė dhe mund t'i durojė tė kėqiat? Si mund tė jetė mbi ne njė dorė rregullonjėse, mirėbėrėse, atnore, e gjithpushtetėshme dhe tė na fundosė nė mjerime dhe nė pikėllime? Ironi dhe sarkazėm i pashok? Dhėmbjet, vuajtjet, mjerimet janė provė dashurije!? ...

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Fishta
    Nga Kallmeti nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 06-08-2022, 03:45
  2. At Anton Harapi OFM
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 02:32
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2007, 14:14
  4. Kėnga e Gjergj Elez Alisė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  5. Kontributi Katolik per tolerance eshte i paarritshem
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •