Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Çmenduria me tatuazhet te të miturit

    Ç'NDODH NE DYQANET E KRYEQYTETIT

    --------------------------------------------------------------------------------

    re.de

    Ministria e Shëndetësisë nuk ka nxjerrë asnjë rregullore për përcaktimin e moshës që duhet të bëhen tatuazhet dhe pearcing. Në Tiranë edhe fëmijët 14 vjeç bëjnë tatuazhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.

    LAJMI

    TIRANE

    Ne lekurën e njomë, mbi gjoks i shfaqet tatuazhi me shumë ngjyra. Nuk kuptohet mirë forma e tij, por duket sikur është një nga ato shpendët gjigant të legjendave. Ela, 17 vjeçe, edhe vetë e ngatërron figurën e pikturuar për jetë në trupin e saj. Tatunë e ka bërë kur ka qenë 14 vjeçe dhe me rritjen e saj ka ndryshuar edhe forma e pikturës që dikur ka qenë dragua. Ela është rikthyer në dyqanin ku bëhen tatuazhet për ta ribërë atë. Në të gjitha dyqanet e shumta që bëjnë tatuazhe, na thonë se nuk ekziston asnjë rregullore nga Ministria e Shëndetësisë për përcaktimin e moshës që duhet të lejohet kryerja e një tatuazhi. Rregullorja në të gjitha shtetet e Europës parashikon që mosha mesatare e kryerjes së një tatuazhi është 18 vjeç, ndërsa për të bërë pearcing është 17-18 vjeç. Në vendin tonë është ndryshe. Të gjithë fëmijët, sado vjeç që të jenë, mund të bëjnë pearcing (vath metalik që vendoset në pjesë të ndryshme të trupit) dhe tatuazhe kur t'i shkrepet në kokë. "Mandi" është një prej dyqaneve të tatusë më të njohur në të gjithë Tiranën, emër të cilin e ka marrë nga mjeshtri që pikturon tatu në lëkurë. "Nuk kemi asnjë rregullore nga Ministria e Shëndetësisë, por nga ana tjetër unë personalisht nuk mund t'i bëj dhe nuk i kam bërë tatuazh asnjë fëmije 14 vjeç. Ne punojmë me rregulloren e vendeve të tjera pasi jemi të përgjegjshëm, por rregullore që të na ndalojë nuk ka", thotë Mandi, pronari i dyqanit të njohur. Edhe te "Axle" ndodh e njëjta gjë. Dona, pronarja e dyqanit, nxiton të na tregojë rregulloren që kanë përkthyer nga anglishtja. "Ministria duhet të ndërhyjë pasi është e palejueshme që fëmijëve të vegjël që nuk janë rritur ende t'u bëhen tatuazhe të cilat pas disa vitesh i tjetërsohen. Ne në dyqanin tonë kemi një rregullore të fortë dhe nuk është problemi te dy apo tre dyqane, por janë shumë të tjerë që u bëjnë pearcing e tatuazhe të gjithëve, pa dallim moshe. Ja unë e respektoj rigorozisht një rregullore morale, po tjetri a e respekton?", sqaron Dona. Pearcing lejohet të bëhet në moshën 17 vjeç, ndërsa në organet gjenitale në moshën 18 vjeç. Po kështu njerëzit që duan të bëjnë tatuazhe më parë duhet të paraqesin një rekomandim që nuk kanë sëmundje gjaku, të cilat nga bërja e tatusë mund të rëndojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë që është përgjegjëse për gjithçka "fle" para këtij fenomeni të përhapur shumë së fundmi, ndërsa vrullin e të rinjve që pritet në dy-tre dyqane tatushë e realizojnë të tjerë që nuk u intereson shëndeti, por marrja e disa parave më shumë.


    Rast i rrallë

    Vdekje nga tatuazhi në kohën e Enverit
    Në Pashaliman pikërisht në periudhën e prishjes me rusët ndodhi një tragjedi. Ka qenë viti 1960 kur një marinar nga jugu i vendosur të kryente shërbimin ushtarak në portin e Pashalimanit, si gjithë shokët e tij vendosi të bëjë një tatuazh në trup. I riu 20 vjeçar vendosi që të bënte tatuazh bluzën e marinarit në të gjithë bustin. Ky ishte modeli i preferuar i të riut i cili atë vit mbaronte shërbin e detyruar ushtarak. Në atë kohë tatuazhet bëheshin me age dhe me bojë, ndërsa piktor i trupit të të riut ishte pikërisht ndihmësmjeku i repartit. Pasi pikturoi trupin me vizat e bluzës së marinarit, i riu pati probleme dhe vetëm pak minuta më vonë vdiq me helmim në gjak. Në Pashaliman kjo histori u përhap shumë shpejt dhe u tha me zë të lartë nga komanda shkaku i vdekjes së marinarit, që ishte pikërisht helmimi i gjakut nga tatuazhi i bërë. Që prej asaj kohe që koeçidoi edhe me prishjen e shqipërisë me rusët, tatuazhet nuk lejoheshin, edhe pse për shumë kohë ato vazhduan të bëheshin fshehurazi.

    Cfare mendoni ju?Shrehni mendimet tuaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 28-10-2003 më 14:18
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Veteran Maska e stiljano
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    Ne Hënë
    Postime
    53
    SIPAS MEJE NUK DUHET TE BESH TATUAZH DERI NE ATE MOSHE. UNE KAM VETE TATUAZH DHE NUK ME VJEN MIRE ME VETEN QE E BERA

    ______________________________
    KJO DORE QE PO SHKRUAN NJE DITE DO TE TRETET
    POR KUJTIMI IM GJITHMONE DO TE MBETET
    ___________________________
    Me Duaj Kur Me Ke MOS ME KERKO KUR TE DUHEM

  3. #3
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Rruga e shnderrimit nga njeriu ne kafshe,se tatuazhi eshte simbol jevgjitesh dhe pirsing degradimi i njeriut nga normal ne apstrakt.


    kristali

  4. #4
    WhAtEvEr Maska e SR4Life
    Anëtarësuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    Myrtle Beach S. Carolina
    Postime
    33
    jetoj ne amerike edhe une si gjithe te tjeret ketu bere nje tatuazh para 2 vjetesh nuk jam penduar akoma, ketu ne amerike duhet te jesh 18 vjec te besh tatuazh edhe shume shtete nuk e lejojne fare edhe vendet qe lejojne jane te kontrolluara nga shteti , shumica qe bejne tatu i bejne per te dukur nuk mendojne qe do ta ken ne trupin e tyre gjithe jeten eshte pjese e trupit per mua eshte nje dicka nga jeta ime qe nuk dua ta harroje eshte nje gje simbol kjo gje qe kam bere, nje ngjarje nga jeta ime , shumica e shqiptarve ketu te them mbi 50% kane per shqiponjen shqiptare nejse keto ishin mendimet e mija
    flmd
    toni
    Smiling Faces, Beautiful Places

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e trancemelody
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    7
    atehere po nderhy pak une tek kjo pike. Edhe une e kam bere nje tatuazh dhe jap paksa i penduar. E di qe ekziston mundesia qe mund te hiqet tatuazhi me njefare lazeri por pervecse kushton shtrenjte prapeseprape lekura ne pjesen e tatuazhit nuk do dali me ngjyre normale. Dhe une po mendoj qe ndoshta nje dite do e heq kete tattoo, ose ndoshta jo. kjo eshte paksa forma e tatuazhit tim
    knocking on heaven's door

  6. #6
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Une nuk jam kundra as pro 1-2 tatuazheve...secili ka deshiren e vet. Por gjithnje duhet menduar se ate tatuazh do ta kesh gjithe jeten dhe jo per ca kohe. Gje e shpifur me duket kur njerezit jane te mbulura nga ato. Qefe -qefe kjo pune.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xengjell
    Anëtarësuar
    30-01-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    36
    Eshte e vertet qe tatoo-t nuk duhen bere ne nje moshe te tille, pasi nuk e ke akoma idene se cfare po ben apo e deshiron vertet apo jo... Une per vete e kam bere ne moshen 18-vjec dhe nuk jam bere pishman qe e kam bere por nuk ka arsye qe te ndjehem as krenar per kete gje. Varet shume edhe nga tipi i njeriut.
    Por smund te besh nje tatoo per tu ndjer snop apo per ta demostruar ate ne vere. JO nuk eshte kjo eshte nje llogjok tjeter e pikturave te trupi ne qofte se nje dite do te deshironit te benit nje te tille do benit mire te lexoni me shume per to para se te vendoseni sepse sic e dini edhe vete nuk mund te hiqet. te pakten ketu ne shqiperi. ja kalofshi mire te gjithe Tung
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kethe kupa dhe puth cupa.:^smooches

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Vdekje nga tatuazhi në kohën e Enverit
    Në Pashaliman pikërisht në periudhën e prishjes me rusët ndodhi një tragjedi. Ka qenë viti 1960 kur një marinar nga jugu i vendosur të kryente shërbimin ushtarak në portin e Pashalimanit, si gjithë shokët e tij vendosi të bëjë një tatuazh në trup....etj etj etj.


    Tatuazhet gjate diktatures beheshin vetem me boje tushi (gjithmone ne ngjyre jeshile). E cila pebehet nga:
    Chromium Oxide (Cr2O3),i njohur si Casalis Green ose Anadomis Green

    Malachite [Cu2(CO3)(OH)2]

    Ferrocyanides dhe Ferricyanides

    Krom i metalizuar

    pigment Monoazo

    Cu/Al phthalocyanine

    Cu phthalocyanine


    Asnje prej ketyre kemikateve nuk perben rrezik per trupin e njeriut. Vdekja e ketij ushtaraku mund te kete qene per arsye natyrale dhe me pas eshte shfrytezuar nga diktatura per vlera propagandistike kunder tatuazheve. Eshte absurde te besosh perralla te tilla, kur dihet boterisht qe tatuazhi eshte fatal per jeten vetem ne rastet kur mjetet qe u perdoren nuk kane qene te sterilizuara.

    Si cdo industri dhe ajo e tatuazheve dhe piercing ka nevoje per rregullat e veta. Per mendimin tim njeriu duhet te kete te drejte te beje tatuazh ne 16 vjec. Megjithate Shqiperia ka probleme akome dhe me themelore per te diskutuar tatuazhet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Une kam nje vath ne vesh, hihi, dmth nuk e kam me se e hoqa sepse mu infektua veshi
    do e ve prape, nje vath nuk eshte azgje!
    sa per tatuazh, kam nja 2 vjet qe dua te bej nje, por nuk me eshte dhene rasti, do e bej nje, e di qe do pendohem, por deri sa ta shikoj ne trup tatuazhin nuk i ndahem.
    sa per moshen, minimumi 18 do ishte OK
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    O lal tattoo me mire ta besh nga ato qe rrine per pak kohe se gjithmone behesh pishman mbrapa
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cmënduria e programeve televizive!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-12-2011, 21:53
  2. TURP! Çmenduria e Rufi Osmanit
    Nga Top-Channel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 07:50
  3. Ç'mënduria më e madhe që keni bërë për dashurinë?
    Nga DuPI_I_KeQ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 18:39
  4. deri ku arrin cmenduria juaj?
    Nga maty në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 08:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •