Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e dhimitra pajcin
    Anëtarësuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    11

    Thumbs up xhelozia midis femijeve ne familje

    Kam dy femije.Njeri ne moshen 10 vjec[vajza] tjetri ne moshen 4 vjec[djali].megjithese duhen shume ka nje xhelozi shume te madhe midis tyre.Me shume xheloze eshte vajza per djalin,dhe nganjehere edhe djali.Perpiqem ta zbut situaten por vajza gjithnje ankohet se duam me shume djalin dhe do te ishte me mire qe ai te mos kishte lindur.Kjo gje me merzit shume dhe nuk di si te veproj.Kam degjuar mjaft psikologe por perseri nuk arrij dot ta bind vajzen time se qe te dy i dua njesoj,por kujdesem me shume per djalin se eshte me i vogel.Fjala'' me i vogel'' ne vend qe te shpjegoje disi situaten s'ka asnje efekt.Si t'ja bej o shoke me thoni???!!!!!!!!!!!
    qofshi te gezuar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Per veten time mendoj se nese nuk keni gjetur zgjidhje nga psikologet, neve nuk mund te ndihmojme me shume. Megjithate kjo nuk me pengon qe te jap edhe une mendimin tim.

    Ne rralle te pare do doja te theksoj se jam me i papershtatshmi per te ndihmuar pasi kam vetem nje femi, dhe keshtu nuk e kam perjetuar kete gjendje. Une besoj se kujdesja me e madhe qe i tregoni djalit nuk eshe per shkak te moshes se tij me te vogel, por nje dobesi qe keni ndaj djalit. Kjo sigurisht eshte e natyrshme me ne Shqiptaret pasi kemi me shume dobesi per djemte. Kjo nuk do te thote se doni djalin me shume se vajzen por keni nje dobesi me te madhe per te dhe e mbuloni (ndofta pa e kuptuar edhe ju vete) me pretekstin se eshte me i vogel.

    Une mendoj se situata nuk do ndryshoje shume ne te ardhmen, por ajo qe them eshte se nuk duhet te shqetesoheni aspak, pasi keto shprehje (me mire te mos kishte lindur etj.) jane te natyrshme. Nuk eshte vetem vajza jote qe ka kete sjellje, por pothuajse cdo femije kur nuk i plotesohen deshirat apo kur behen me nerva.

    Se fundi do doja te thoja se gjeja me e mire qe mund te beni eshte qe te flisni vazhdimisht me vajzen per kete ceshtje (ashtu sic edhe e keni bere me pare) si dhe te mundoheni te eleminoni sado pak kujdesin e tepruar (nese eshte i tille) ndjaj djalit te vogel. Problemi nuk eshte vetem se vajza do te behet xheloze, por edhe se do llastohet ne kete menyre djali.

    Uroj qe cdo gje te shkoje mire me femijet ne te ardhmen, si dhe te marrshe pergjigje me te mira se te mijat ne kete forum.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dhimitra pajcin
    Anëtarësuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    11

    pergjigje shokut nga athina

    Ne rradhe te pare faleminderit shume per vemendjen qe i kushtuat shkrimit tim.Te gjitha ato qe shkruani me pelqyen shume dhe jane shume te drejta.Por i dashur eshte shume e lehte te flasesh ne teori.Me sa shkruani keni vetem nje femije dhe akoma s'keni hyre ne ''valle''.Kur te beni femijen e dyte do te kuptoni me thelle shqetesimin tim.Une e kuptoj vajzen time sepse kur isha femije kam qene ne te njejtat pozita dhe kam bere te njejtat protesta ndaj prinderve te mi.Po ja qe kur ti''varin kemmboret ne qafe''atehere e kupton se sa e veshtire eshte per ti tundur.Sepse nqs une e kuptoj nje gje te tille se kupton burri im qe ka qene femije i vetem dhe i duket djali me cilesi me te rralla se vajza e cila ne natyre eshte me rebele dhe natyrat rebele pranohen me me veshtiresi.Sepse sic themi ne shqiptaret ''qengji i urte pi dy nena'' kurse ai i egri asnje.Dhe te gjithe mundohen te mbrojne me te voglin.me sa shoh une duhet shume shume durim dhe nerva te celikta.!!!!!!!!
    qofshi te gezuar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Re: pergjigje shokut nga athina

    Postuar më parë nga dhimitra pajcin
    Por i dashur eshte shume e lehte te flasesh ne teori.Me sa shkruani keni vetem nje femije dhe akoma s'keni hyre ne ''valle''.Kur te beni femijen e dyte do te kuptoni me thelle shqetesimin tim.
    I pranoj plotesisht fjalet tuaja, prandaj edhe une ne fillim thashe se jam njeriu me i papershtatshem per te dhene keshilla te tilla. Eshte tjeter gje t'i dish ne teori dhe tjeter t'i jetosh. Megjithate besoj se vete shqetesimet qe keni tregon se jeni nje nene e denje per te rritur femijet e tu dhe besoj se femijet e tu jane dhe do jene krenar per nje nene te tille.

    Me respekt,

    liveintwoplaces
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dhimitra pajcin
    Anëtarësuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    11
    Faleminderit per ''komplimentat''.Kur degjon fjale te tilla merr me shume kurajo ne punen e veshtire te prindit.Shume faleminderit.
    qofshi te gezuar

  6. #6
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Une nuk jam nene, por kam vetem nje vella qe eshte pak me i vogel se une. Qekur ka lindur ai dhe deri tani ai ka pasur vemendjen e plote te mamit. Me nje fjale ajo e adhuron vellain tim, sigurisht qe dhe mua do. Sa hyn ne shtepi dhe deri sa del perjashta gjithe diten e ka ne goje emrin e vellain, gjithe diten thote" djali, djali....djali, djali...". Kur isha e vogel e rrihja vellain dhe i thoja mamit pse e do ate me shume se mua, por ishte nje dicka tjeter se un kisha komplet vemendjen e babait, dhe ndodhte qe dhe vellai te behej xheloz per mua.
    Ishte shume e cuditshme dhe kurre rrinim, duke ngrene dhe gjithmone ne shtepine tone dhe tani, une rri prane babit kurse vellai prane mamit.
    Tani mami qe te me mbushte mendjen mua kur isha e vogel gjithmone me thote se si femija i pare nuk duhet asnje, dhe meqe vellai ka vuajtur pak i vogel eshte detyruar te mirret me shume me te.
    Pasi u rritem pastaj filluan te kuptonim me shume, kuptohet...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga dhimitra pajcin
    Kam dy femije.Njeri ne moshen 10 vjec[vajza] tjetri ne moshen 4 vjec[djali].megjithese duhen shume ka nje xhelozi shume te madhe midis tyre.Me shume xheloze eshte vajza per djalin,dhe nganjehere edhe djali.Perpiqem ta zbut situaten por vajza gjithnje ankohet se duam me shume djalin dhe do te ishte me mire qe ai te mos kishte lindur.Kjo gje me merzit shume dhe nuk di si te veproj.Kam degjuar mjaft psikologe por perseri nuk arrij dot ta bind vajzen time se qe te dy i dua njesoj,por kujdesem me shume per djalin se eshte me i vogel.Fjala'' me i vogel'' ne vend qe te shpjegoje disi situaten s'ka asnje efekt.Si t'ja bej o shoke me thoni???!!!!!!!!!!!
    Pershendetje dhimitra

    Besoj se cdo prinder kan kete problem me femijt e tyre. Sic tha Leandra, me vone kur te rriten do ta kuptojn, dhe nuk do vene shume re ose do behen xheloz ndaj njeri tjetrit. Une per vete kam tre motra te medhaja dhe nje moter te vogel. Kur lindi motra e vogel, spara behesha xheloze kur mami ore minute fliste per te, dhe e perkedhelte, por kur bente te njejten gje me nje nga motrat e mia te medhaja, atehere mendoja qe sme donte sepse ajo ishte me e madhe dhe mami e perkedhelte dhe shqetesohej me shume per te per arsyen se kishte ca probleme kur ishte e vogel. Me vone, kur isha me e madhe, dhe motra e madhe u sherua, prap mami kishte ate debolesen per te, por prape mundohej te na trajtonte te gjitha motrat njesoj. Besoj se vajza jote dhe djali jot, do kuptojn me shume kur te rriten, dhe mundohu te sillesh njesoj me te dy ne kete moshe, meqe jane te vegjel dhe skuptojn.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Kurse une mendoj se shenjat e vajzes tuaj nuk jane aspak shqetsuese, perkundrazi. Vajza juaj nuk eshte xheloze, xheloze ehste nje terme e gabuar per t'u perdorur, ajo thjesht ka shpirt konkurrues. Duhet te dish se shpirti konkurrues eshte celesi i c'do suksesi. Te isha ne vendi tend nuk do te shqetsohesha aspak. Ajo qe do te beja eshte te siguroja qe vajza nuk krijon urrejtje per te vllain. Mgjth ajo kerkon vemendje, e kjo eshte normale. Ate qe duhet te kesh parasysh eshte qe eshte tipike e moshes se djalit te behet agresiv kur nuk i kushtohet vemendje, por jo per moshen e vajzes. Vajza ne moshen e saj mundohet te kete vemendjen e te tjereve duke u sjellur mire e perkedhelur, duke te perqafuar e duke te thene se te do nderkohe qe ti je duke u kujdesur per djalin. Pra ne menyre pozitive. Nese ndodh keshtu atehere nje arsye tjeter qe s'ke pse shqetsohesh, pasi nuk besoj se vajza do te krijoj ndonje fare antagonizmi ndaj te vllait.

    Faktin qe kte tendence ajo po tregon qe ne kte moshe te vogel do e interpretoja si dicka pozitive. Ndoshta shenjat e suskesit vajza juaj i ka treguar qe tani (ne shkolle?).

    Per te siguruar qe kjo tendence konkuruese (e cila eshte teper natyrale, dhe sic thashe, pozitive) nuk kthehet ne urrejtje ose xhelozi kundrejt te vllait, lejo vajzen t'i afrohet te vllait me teper, ajo eshte ne moshe e kaluar moshes per t'u kujdesur per te vllain ne shume aspekte. Kjo gje jo vetem qe do te zbus kte ndjenje xhelozie qe ty te shqetson, por edhe do te bej vajzen te ndihet pergjgjese per kujdesimin e te vllait, e te kuptoj ne kte menyre qe nuk ka pse ndihet xheloze.

    Por sic thashe, personalisht nuk do te me shqetsonte, dhe c'fare eshte e sigurte eshte qe nuk do te mundohesha t'ja mposhtja kte tendence vajzes, pasi kjo mund te kete pasoja ne determinimin e ambicion ne jeten vajzes. Duhet te kuptosh qe nderhyrjet e jashtme (te prinderve) per te ndryshuar ose zhdukur tendenca te femive ne menyre te forcuar/diktuar e jo-sitematike kane pasoja te metejshme.

    All the best.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aragorn I : 30-06-2004 më 23:12
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dhimitra pajcin
    Anëtarësuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    11

    Thumbs up pergjigje diskutimit

    Jam dakort me mendimin tuaj ne vija te pergjithshme .Eshte e drejte ajo qe vini ne dukje dhe meqe kete diskutim e kam hapur kohe me pare , e kam shqyrtuar dhe vrojtuar me vemendje sjelljen e vajzes sime.eshte e verteteqe kerkon perkedhekjet e humbura me lindje e ''bebes''se vogel,duke pare qe e gjithe vemendja drejtohet atje.Eshte gabimi qe bejme ne te gjithe te ''medhenjte''me lindjen e femijes se vogel.Ne menyre drastike e konsiderojme femijen e pare te ''rritur ''tashme dhe harojme qe ka nevoje per perkedhelje dhe perkushtim.Shpesh perdorim shprehjeno ti u rrite tashi me, je goxha cupe,na ler rehat tashti se kemi pune.Neve na duket se puna ka rendesi mbi te gjitha.Dhe vjen nje cast kur jemi larguar aq shume nga femija sa nuk mund te kuptojme se c' ndihen.
    Duke i pare gjerat keshtu ne kompleks kam punuar mjaft me vajzen dhe gjendja ka nje ndryshim mjaft te dukshem.Jane lidhur shume me njeri tjetrin dhe ralle zihen.Por kam vene re gjithashtu qe behet shume nervoze dhe hakmeret ndaj tij .Po perpiqem qe edhe kete gje ta eleminoj.Por me sa shoh po bindem edhe njehere se ''fajtoret'' kryesore ne sjelljen e femijeve[dhe te vetmit besoj]jemi ne priderit.Indiferenca jone dhe sjellja jone ndikon plotesisht dhe eshte vendimtare.Nuk duhet rendur vetem pas parase duke siguruar te ardhmen e tyre.
    Sepse edhe interesimi per ta eshte nje investim i rendesishem ne lumturine e tyre,e cila nuk perbehet vetem nga parate.
    qofshi te gezuar

  10. #10
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Xhelozia midis fëmijeve në familje
    *********************
    ...stimulohet nga prindi! Edhe te puthurat duhet te jepen baraz midis femijeve sepse e keqja me e madhe qe mund t'i shkaktoje diferencimi eshte urrejtja midis tyre.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori Dashurie N.2
    Nga no name në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  2. Xhelozia
    Nga YaSmiN në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 11:40
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •