Sarina eshte nje leng kaf, qe s'mban ere dhe avullon po aq shpejt sa gazolina. Eshte nje substance toksike gjate prekjes, edhe ne forme gazi edhe ne forme lengu.
U perpunua dhe u shpik ne Gjermani se bashku me Tabun dhe Soman ne 1936, jo shume kohe para LIIB nga gjermani Dr. Gerhard Schrader. Gjate zhvillimit te insekticideve ai rastesisht zbuloi agjentet e pare te gazeve nervore, pra ne klasen e organofosfateve.
Gjermanet mbushen depot me arme te tilla gjate LIIB por nuk u perdoren shume pasi thuhet se Hitleri kishte qene viktime e sulmeve te gazrave ne Flanders gjate LIB dhe kishte nje mospelqim personal ndaj tyre. Megjithate thashetheme qarkullojne se keto u perdoren ne momente te caktuara nga gjermanet.
Keta ju leshuan forcave aleate kete lloj organofosfati te gjelber, i cili vepron ne sinapset (vendet ku nervat bashkohen me nj.-tj.), dhe bllokon enzimen Acetilkolinesteraze, e cila eshte e pergjegjshme per te metabolizuar (shkaterruar) Acetylkolinen (neurotransmiter) qe te mos mblidhet ne sasi toksike ne trupin tone. Pra nqs. enzima qe metabolizon Acetylkolinen bllokohet me gazin e nervave, atehere Acetylkolina nuk do te hiqet prej sinapseve por do te akumulohet atje ne sasi toksike. Kjo sjell ne fillim simptoma si p.sh. konvulsione e te dridhura te trupit, pastaj bebet e syrit zvogelohen dhe shikimi turbullohet, probleme frymemarrjeje dhe shtrengim ne gjoks, etj. Me vone vijne te vjellat dhe dhimbjet e kokes. Diarrea, prodhim i madh i peshtymes, lotim i syve, urinimi jane gjithashtu te mundshme. Ne fund zemra dhe mushkerite ndalojne dhe trupi kalon ne konvulsione derisa vdes. Vdekja eshte e ngadalshme dhe e tmerrshme. Wilfred Owen i ka kushtuar edhe nje poezi vdekjes me gaz nervor gjate nje beteje, poezi qe do ta sjell me poshte.
Tani gjermanet paten nje rrjedhje informacioni, dhe forcat aleate e morren vesh se per cfare gazi behej fjale dhe si vepronte ai. Keshtu qe forcat aleate prodhuan nje antidot te quajtur atropine (qe prodhohet nga bima Atropa belladonna, substance e famshme edhe per shume gjera te tjera ne ate kohe, por qe duhet perdorur me shume kujdes, pasi nqs. nuk perdoret sipas instruksioneve edhe kjo shume kollaj mund te kthehet ne substance vdekjeprurese. Atropina eshte nje anti-muskarinik, qe bllokon receptoret e nervave qe prodhojne Acetylkoline. Keshtu pra atropina zvogelon sasite e medha te Acetylkolines qe nuk metabolizohen nqs. enzima Acetylkolinesteraze bllokohet nga gazet nervore.
Ushtaret e aleateve u pajisen keshtu me shiringa te mbushura me atropine, dhe keshtu ata sapo shikonin qe larg se gjermanet leshonin nje gaz jeshil, ata injektonin veten e tyre me atropine dhe nese futeshin ne gaz ata nuk i gjente gje e keqe. Atropina dhe gazi nervor balanconin efektet e njera tjetres dhe sillnin nivelin e Acetylkolines ne ekuiliber ne trup.
Mirepo gjermanet e moren vesh qe aleatet kishin gjetur atropinen si antidot... me pune spiunlleqesh sigurisht. Tani c'te bejne keta? Prodhojne nje gaz placebo, te pademshem (nitrogjen per shembull), qe e ngjyrosen dhe ai duket i gjelber, tamam si organofosfati i tyre i meparshem.
Aleatet shikojne kete qe larg dhe injektohen me atropine. Mirepo atropina nqs. s'takohet dhe s'balancohet me nje substance tjeter anti-kolinesteraze, si puna e gazit nervor, atehere edhe kjo ka efekte fatale ne trupin e njeriut. Zvogelon ne permasa te demshme nivelin e Acetylkolines ne trup dhe sjell vdekje. Keshtu keta kujtuan se gazi i gjelber ishte gazi fatal nervor, u injektuan me atropine dhe vdiqen.
Mirepo me vone edhe aleatet e moren vesh qe gjermanet kishin bere kete gazin e pademshem placebo. Tani ata s'dinin si te vepronin ne rastet e atakut me gaz nervor, te injektonin atropine se mos valle ishte gazi nervor i veretete, apo mos injektonin atropine se mos ishte thjesht placeboja.
Shyqyr per aleatet thuaj, qe Hitleri cuditerisht edhe pse ishte sadist i cmendur per te gjitha llojet e tjera te torturave, nuk e perdori shume kete metoden me gaze nervore, se ndryshe vaj hallit.
E si perfundim, shpresoj ta kini pelqyer tregimin te pakten te pakten sa gjysma e sasise qe e pelqeva une...Me aq, e lumtur do isha, se mua me pelqeu shume kur na i tha ai Profi i farmakologjise.
Hajt shendet.
Krijoni Kontakt