Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Kaq afer ska rendesi sa larg

    Dikur prekeshim, sot vec shihemi e ndiejme ......as une se di sec ndiejme per njeri tjetrin. Dikur genjeheshim, betoheshim per gjera qe sna perkisnin, sot vec u bejme heshturazi tualet moraleve tona, e varemi mbi supe rastesish, duke shpresuar se justifikimet do te na mbartin pertej gjykimeve.

    Neser rastesite do te jene lodhur, a mbase nuk do te jene me rastesi, por stimulime gjendjesh, frike e ndergjegjshme qe i leh ndryshimit, e skermit dhembet moraleve tona.
    Tualetet jane kthyer ne llangosje historike.

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    DHe ne vazhdojme e presim,,,Presim por kete radhe pritja po me vret po me mundon...nuk e kuptoj dot me, cfar po pres. Koha ka filluar te vrenjtet dhe vesa ne mengjes me corienton. Mi ftoh kembet, qe dikur me pate thene se sdo e ndjeja kurre ate te ftohte. Eh i dashur pse behesh kaq naiv mendoj, ti e di , e di shume mire qe un nuk kam frike nga ai i ftohte, kam frike nga heshtja, nga ngjyra e saj. E ti hesht, hesht i dashur ne menyren tende qe di te heshtesh, ti hesht bukur kete e kam kuptuar me kohe...e ndoshta ishte kjo menyra tende e vecant e te theni, te beri gjerave, me siguri kjo me beri te te dashuroj. Po tani...a thua jam ende ne pritje?

    Eh sa here te kam prekur ne imagjinate, sa here te kam puthur e ndjere, pa djenin tende...Ti ndoshta me ke ndjere, ashtu heshtaz pa me thene asnje fjale, te pelqente ngrohtesia ime, por prap ngele larg. Dhe un ketu perseri , e lodhur, e dashuruar, e inatosur, cdo gje njesoj si dikur...si dikur kur pretendoje se me puthje, se me ndjeje deri ne palce, se me dashuroje . E pra ashtu , por vetem dicka nuk po arrij ta kuptoj, nuk e di a jam ende duke te pritur ty?
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    jeta ime e vdekshme , nuk e hap gojen e ankimit perpara e nen torturen tende. Me gjuan, me prish, me thyen, me terheq rreshqanthi, me perplas matane. Heshtja ime mbjell ze ne fjalen tende, ze te frikshem me shume se shurdhues.Dhe fjala jote eshte thatesisht emri im i perkthyer "urrjetje". Kjo urrejtje eshte e tanishme, rrenjet i ka ne nje ndjenje te bukur, kahere te bukur.Nje ndjenje qe nuk qe dashuri. Shumica nuk e vrasin mendjen shume , poqese u perzuhen sendet me sentet.Po ti nuk ishe(as nuk je)si te gjithe.Megjitheate kam vendosur te mos bezaj . Ndoshta po i shkojme ne fund kohes tone. Pak me andej fundkohes eshte vdekja. ti vete me ke thene se te gjitha jane te vdekshme si njerezit.Njeriu eshte padroni i kujtimeve, ndjenjave te cfaredollojishme, njohjeve. E perderisa njeriu ky padron i te gjitha ketyre vdes, nuk kane si te mos vdesin gjithe sa permenda.
    ...
    Keshtu mund te kem kohe qe kam filluar te vdes brenda teje, psh si nje kujtim , ose si nje ndjenje. Bashkerisht me kujtimin dhe ndjenjen.(ku ta dish sa te vdekur kemi brenda vetesdhe kushedi se kur do te mbushemi plot me te vdekur ,njesoj te vdekshme...diku.Mbasi mbushemi plot me te vdekurbrenda nesh ikim, dhe kete nuk e bejme nga bujaria, per te mos i shkuar vdekjes duar bosh, por se keshtu ndodh me te gjithe gjithehere.
    Jam marramendesisht e sigurt, se diku brendesisht jetoj si e vdekur.Pra mos me tund e shkund e terheq e perlas... per te provuar a e them dhimbjen. Kam vdekur!
    Aty brenda teje, nuk e di si hyra, me force, tinezisht, me prite dere e krah hapur, apo nga dritarja e vjeter xhamathyer nga era e ikjeve te atyre qe nuk vdiqen dot brenda teje.
    ...
    Kohet e fundit para pasqyres, kam vene re ca njolla ne sy.
    Po verbohem, ose po me vjen shikimi
    ...
    te shoh brenda vetes. Nuk me jep ndonje kenaqesi te thenshme te qenit ti aty brenda meje (si dikur me terbonte kenaqesisht Ti_ja aty ne mua)as te qenit brenda meje gjalle e riosh.As ndonje e papritur kaq e madhe nuk me duketqe te shoh per dore e per buze , me njeren nga miket e mija, me njeren nga miket e tua(sepse ti e di se i perbashkem edhe miqte e mikeshat)nuk u bekam as xheloze per buze buzet. Asaj mikes i qelloji rruga ketej nga unedhe hyri e mbeti ne mua, ashtu rastesisht.Ndera ti aty, jo rastesisht e puth...
    ...
    Kur fle brenda meje , e di c'te punoj?
    Te marr e te leshoj ne ishujt e virgjer.... e filloj mallohem serish prej se pari. Keshtu ti fiton perjetesi ne mua. Nuk te le te vdesesh brenda meje, sic ti bere.
    ...
    me ka marre malli tu marr ere flokeve !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Re: Kaq afer ska rendesi sa larg

    [QUOTE]Postuar mė parė nga nitROSHI
    [B]Dikur prekeshim, sot vec shihemi e ndiejme ......as une se di sec ndiejme per njeri tjetrin.
    i dashur Nit,
    nuk e di a te kam folur ndonjehere per te dashurin tim,por s'ka rendesi.sot me ka hypur te te them c'te mundem per te.
    mbi te gjitha, me ler te te them se kam arritur ne perfundimin se i dashuri im eshte patetik.shuuuume.
    po une, nuk e di sesi, po e dua prane.ai me keqtrajton.ishin ditet e para te njohjes dhe dashurise tone, kur ai me lendoi per here te pare.me fyejti sa mundi.une qendroja pa folur.ne shpirt kisha nje qetesi te palekundshme.fjalet e tij me godisnin keqas, po une nuk e di si arrija te mos thoja asgje.(miqte e mi cuditen kur une lejoj te dashurin tim te me fyeje: TI?!nuk flet asnje fjale???!!!)ne fillim s'dija si t'ia vija emrin as une.dhe as u mundova te gjej nje emer.as edhe kuptim.terhiqesha prej syve te tij plot energji dhe kaq.
    pak nga pak me beri krejt adoleshente.kur ishte ai i dashuruar edhe une isha ashtu. kur ai zemerohej ( qofte me idiotesira dhe une i kuptoja une revoltohesha me keq), kur ai donte te me perkedhelte, une shkrihesha nen duart e tij.dashuroja.
    nuk mund te them se tani nuk...ah, degjo, degjo.nje dite tjeter me rrahu. une prape nen kembet e tij.(?!)e desha.nuk i kundervihem kurre dashurive. i le te me bejne c'te duan.
    por, ai nuk mjaftohej me kaq.donte ne menyre sistematike qe une ta lus per cdo gje. per te ngrene, per te pire, per te...,per te dale,per te ikur, per te ardhur...etj, etj. e beja dhe isha e lumtur.nuk i mjaftonte. donte dhe me.hollesira te tilla do te te lodhnin.ne te vertete, nuk e di sesi po jam e bindur per dashurine e tij. ndaj nuk i them jo.nuk e di pse dhe si po e shoh shpesh te me kaloje para gjumit te mbremjes.e mendoj.pa ose me dashje.hem.ndersa, ai pret .... ku di une c'm... pret!
    mos jam gje mazohiste? si thua ti Nit???

  5. #5
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Nuk e di c'do te te thoje Niti ty po un po te them God Bless You girl...gjej te pakten nje arsye qe qendorn akoma me ate...mos vall u mbaruan meshkujt...
    LuM i RrEmByEr

  6. #6
    Buna, per ceshtje zemre une di te te them qe pyetet vec zemra.

    Ai shkrimi yt i mesiperm me shume se pyetje mua me duket (po dhe ti e di besoj) bisede me veten.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ne dashuri na pelqen te gjitheve te jemi nga pak mazohiste.

  8. #8
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Buna

    Misjon i veshtire pasha daden!
    Liridona

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Per Brunen.
    Eshte shume e cuditshme sesi shume prej nesh kane te njeten histori dhe sesa e fuqishme eshte dashuria per ne sa sakrifikojme moralin tone.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    heeeeeeeeeeej, buna sido e cfaredo qe te jesh.... duke qene "i dashuri yt vetem i keq" ti rri me te se je e bindur deri (deri ke une) se te do (te do them une, te adhuron mooooj)
    buna sa jam kthyer prej diku qe me ke keshilluar deri ne menyren urdherore te shkoj....(...) dhe me duhet te marr fryme fare pak... se do te te pergjigjem ne detaje.
    (sy energjik, ....syte jane te tij ndersa energjia eshte jotja. Po tia shohesh syte kur nuk eshte me ty, ose kur ka kohe pa te pare, ose kur nuk te ka ty ne to (gje qe nuk ndodh as ne gjume te mos te te kete ne to(syte)...) i ka si "pordh e te shterpe e te shemterisht gropa .... )
    Ti me siguri i ke pare syte ne ndonje foto te kahershme kur s'ishit pare ( se nuk kam si te them , kur s'ishit dashuruar...kahere keni qene ne dashuri me njeritjetrin...) si i kishte... thjesht syper te mos thyer kembet e per te mos e shkelur karroca me kuaj , ose kuajt pa karroce... ndersa kur u pa me ty, kur u takuat me ne fund, syve iu shtua ajo qe kishe ti, ajo qe ishe ti , energjia)
    C'me ke kenaqur.! oh si jam , ta them?
    E LUMTUR!!!!
    Sa te rralle i kam nejrezit qe me bejne te bertas ne kupe te qiellit..."jam e lumtur"
    (do te kthehem.... dhe deri atehere beso se nuk e do me shume se te do, ate te dashurin tend , ai i dahsuri yt, qe nje zot e di sa e lumtur jam qe e do ende, qe e duron ende, qe e pret ende, qe e beson ende, dhe qe ke ende nergji per syte e tij)
    le te jete i keq...as mos e ndrysho , se ku ta dish kjo e keqe e vogel (e domosdoshme te ben ta duash pikerisht keshtu si e do ti)
    bun'aaaaaaaaaaaaa ( e di se me kish marre malli te doja nje te dashur, ja psh , nuk me vjen turp te them pikerisht kete te dashurin tend)lol
    b'una..... uh si jam.... ta diiiiiiiiiiiiiish....muah'
    (macia jote)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sa rendesi kane institucionet fetare tek besimi juaj?
    Nga gurl nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 16:31
  2. Sa rėndėsi ka "virgjėria" e femrės,nė mentalitetin tonė?
    Nga BrianaS nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 170
    Postimi i Fundit: 02-05-2008, 10:46
  3. Vendet me rėndėsi historike
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 04:53
  4. A ka rendesi emri i universitetit
    Nga MEDEA nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 10:22
  5. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 14:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •