Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 86
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Ushqimet qė shpejtojnė diabetin

    Ushqimet e pėrpunuara mund tė jenė tė pėrballueshme dhe tė volitshme pėr shumė njerėz. Nga ana tjetėr, ato pėrmbajnė shumė yndyra, kripė dhe sheqer.


    Diabeti dhe ushqimet qė nuk duhen konsumuar

    Yndyra, kripa dhe sheqeri, tė tria janė armiqtė e organizmit dhe sidomos tė atyre qė vuajnė nga diabeti. Po cilat janė ushqimet e pėrpunuara tė rrezikshme pėr njerėzit qė vuajnė nga diabeti?

    Orizi i bardhė

    Orizi i bardhė ėshtė i lirė dhe gatuhet shpejt. Por siē ndodh rėndom me ushqimet e tjera tė pėrgatitura nga mielli i rafinuar (buka e bardhė dhe makaronat) edhe orizi i bardhė ėshtė i zhveshur nga ēdo ushqyes i rėndėsishėm. Pėr mė tepėr, ai rrit nivelin e sheqerit nė gjak. Sipas tė dhėnave rekomandohet orizi kaf, elbi, bullguri, kuinoa apo buka me drithėra tė plota. Mund tė kėrkojnė shumė kohė pėr t’u gatuar, por janė mė tė shėndetshėm dhe me vlera.

    Patatet e skuqura

    Patatet e skuqura minojnė pėrpjekjet tuaja pėr tė ruajtur peshėn optimale dhe mbajtur nėn kontroll diabetin. Ato nuk kanė asnjė vlerė shėndetėsore dhe vetėm rrisin nivelin e sheqerit nė gjak. Konsumoni mė shumė patate tė pjekura. Zgjidhni pataten e ėmbėl. Prijeni nė feta dhe piqini nė furrė. Mos blini patate tė ngrira nė supermarket sepse janė tė mbushura me pėrbėrės artificialė.

    Frutat Konservė

    Ngrėnia e frutave dhe perimeve tė freskėta u bėn shumė mirė njerėzve qė vuajnė nga diabeti i tipit 2. Frutat konservė bėjnė tė kundėrtėn. Ato janė tė mbushura me shurup tė ėmbėl tė pėrpunuar. Nėse kėto fruta ju pėlqejnė shumė, mė mirė shpėlajini me shumė ujė pėrpara se t’i hani.

    Patatinat

    Patatinat dhe produkte tė ngjashme mund tė minojnė pėrpjekjet tuaja pėr tė mirėmbajtur peshėn. Ato shtojnė kaloritė, kripėn dhe substancat kimike, por nuk ofrojnė as fibėr as ndonjė ushqyes tė rėndėsishėm.

    Pijet e gazuara

    Pijet e gazuara, madje edhe ato qė reklamohen si pa sheqer janė tė rrezikshme pėr peshėn dhe diabetin. Zėvendėsoni kėtė pije me ujė me gaz me pak lėng limoni ose limoni jeshil. Hidhni frutat nė ujė bashkė me borzilok e limon dhe kėshtu keni krijuar njė pije tė shėndetshme qė shuan etjen.

    Ushqimet me sheqerna tė shtuara

    Sheqernat e shtuara janė pėrbėrėsit bazė tė ēdo ushqimi tė konservuar siē janė biskotat, salcat e ndryshme, ėmbėlsirat, salcat e sallatave, drithėrat e tė tjerė. Mjekėt thonė se gratė nuk duhet tė konsumojnė mė shumė se 6 lugė ēaji me sheqerna nė ditė ndėrsa meshkujt nuk duhet tė konsumojnė mė shumė se 9 lugė ēaji.

    Mishrat e pėrpunuar

    Mishrat e pėrpunuar mund tė mos pėrmbajnė sheqer por ato kanė shumė yndyrė, kripė dhe substanca tė tjera shtesė qė rrisin rrezikun e diabetit tė tipit 2. Hiqni dorė nga sallamet, proshutat, salēicet, donerėt e tė tjerė dhe zgjidhni mish tė mirė nė gjendje natyrale tė papėrpunuar.

    Hamburgerėt

    Ushqimet e shpejta janė njė faktor rreziku Sipas ekspertėve, njerėzit qė hanė hamburgerė ose sufllaqe mė shumė se dy herė nė ditė kanė mė shumė gjasa tė preken nga diabet. Zgjidhni sanduiēėt me mish pule dhe perime mė mirė. Idealja ėshtė t’i pėrgatisni vetė ato nė shtėpi.

    Drithėrat e ėmbėl

    Drithėrat e mėngjesit me ngjyra e ēokollatė gjenden nė ēdo shtėpi. Ato janė tė mbushura me sheqer dhe nuk kanė fibėr. Zgjidhni drithėra qė pėrmbajnė 5 gramė ose mė shumė fibėr dhe mė pak se 7 gramė sheqer pėr racion.


    / AgroWeb / Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/ushqim...ojne-diabetin/

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Si tė ulni nivelin e sheqerit nė gjak nė shtėpi, ushqimet e duhura


    Kur dikush vuan nga diabeti, organizmi i tij ose nuk prodhon mjaftueshėm insulinė ose nuk mund ta pėrdorė atė siē duhet.

    Ky problem shkakton akumulimin e tepėrt tė glukozės nė gjak.

    Kjo gjė pasohet me njė sėrė simptomash siē janė drobitja fizike apo sėmundjet e zemrės.

    Sipas tė dhėnave tė AgroWeb.org, njė nga mėnyrat pėr tė mbajtur nėn kontroll nivelin e sheqerit nė gjak ėshtė ushqyerja e shėndetshme.

    Ushqimet dhe pijet tė cilat trupi i pėrthith ngadalė janė mė tė mirat sepse nuk shkaktojnė luhatje tė forta tė sheqerit nė gjak.

    Nė kėtė artikull do tė mėsoni mė shumė pėr ushqimet qė rekomandohen pėr uljen e nivelit tė sheqerit nė gjak.


    Drithėrat e plota ose buka e elbit
    Ndonėse shumica e bukėve duhen shmangur, buka prej elbi dhe ajo prej drithi tė plotė tė bluar nė gur kanė njė nivel tė ulėt glicemie.

    Ato janė tė pasur me fibėr e cila ngadalėson tretjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit nė gjak.

    Boronica, rrush, mollė
    Shumica e frutave kanė njė nivel tė ulėt tė glicemisė, sepse ato pėrmbajnė shumė ujė dhe fibėr.

    Por niveli i glicemisė mund tė ndryshojė nė varėsi tė pjekjes sė frutave.

    Lėngjet e frutave pėr shembull kanė njė nivel tė lartė glicemie, sepse shtrydhja largon fibrėn dhe nė lėng mbetet vetėm sheqeri.

    Studimet kanė konfirmuar se njerėzit qė konsumojnė mė shumė boronica, rrush dhe mollė kanė mė pak mundėsi tė preken nga diabeti i tipit 2.

    Patatet e ėmbla
    Patatet e zakonshme kanė njė nivel tė lartė glicemie.

    Ndėrsa patatet e ėmbla kanė njė nivel tė ulėt dhe pėr tepėr janė tė pasur me ushqyes.

    Kosi
    Kosi ėshtė i vetmi produkt bulmeti qė ul rrezikun e shfaqjes sė diabetit.

    Kosi i bėrė nė shtėpi ka njė nivel tė ulėt glicemie dhe mbi tė gjitha ėshtė i shėndetshėm.

    Tėrshėra
    Sipas tė dhėnave tė AgroWeb.org, tėrshėra ka njė nivel tė ulėt glicemie dhe ka pak gjasa tė shkaktojė luhatje nė nivelin e sheqerit nė gjak.

    Tėrshėra pėrmban edhe B-glukanė.

    Kjo substancė pėrmirėson ndjeshmėrinė ndaj insulinės, ndihmon nė mbajtjen nėn kontroll tė glicemisė dhe ul yndyrnat nė gjak.

    Megjithatė, diabetikėt duhet tė mos e teprojnė me tėrshėrėn sepse ajo pėrmban edhe karbohidrate.

    Shumica e arrorėve
    Arrorėt janė tė pasur me fibėr dhe kanė njė nivel tė ulėt glicemie prej nėn 55.

    Ato janė gjithashtu tė pasur me proteina me bazė bimore, acide yndyrore mono-tė-pangopura, antioksidantė, vitamina e minerale si magnezi dhe kaliumi.

    Arrorėt duhen konsumuar pa e tepruar dhe nė variantin e papėrpunuar tė tyre.

    Hudhra
    Hudhra ndihmon nė uljen e nivelit tė sheqerit nė gjak dhe pėrmirėson ndjeshmėrinė ndaj insulinės dhe sekretimin e saj.

    Hudhra rekomandohet tė hahet e freskėt sepse ushqyesit e saj janė mė tė dobishėm.

    Peshqit
    Peshqit nuk kanė nivel glicemie dhe ato janė tė shėndetshėm pėr diabetikėt.

    Merluci i rritur nė ujėra tė ftohta ėshtė veēanėrisht i rekomanduar pėr diabetikėt dhe pėr personat e rrezikuar prej tij.


    / AgroWeb / Koha Jonė

    https://kohajone.com/si-te-ulni-nive...imet-e-duhura/



    * Ky informacion ka pėr qėllim tė plotėsojė, tė mos zėvendėsojė kėshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shėndetėsor dhe nuk ka pėr qėllim tė mbulojė tė gjitha pėrdorimet e mundshme, masat paraprake, ndėrveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund tė mos i pėrshtatet rrethanave tuaja specifike shėndetėsore.
    Agro web
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-10-2022 mė 18:10

  3. #53
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Sa me shume aktivitet fizik do thoja,sigurisht qe dhe ushqimi luan nje role kryesor ne organizem,por aktiviteti fizik do u mbaj gjall e te shendetshem per tere jeten!
    Feel the pump √

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2023
    Postime
    17

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Nuk lejohen reklamat mbi faqe qe skane interes mbi forumin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Neteorm : 09-01-2023 mė 14:43

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Simptomat e pazakonta tė diabetit – Ēfarė duhet tė dini qė tė parandaloni sėmundjen

    Simptomat mė klasike tė diabetit janė lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar.

    Por ka edhe disa simptoma tė tjera qė mund tė jenė shenja paralajmėruese, qė janė mė pak tė dukshme. Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh me to mė poshtė.


    Periodontiti

    Periodontiti ėshtė njė sėmundje e mishrave tė dhėmbėve, qė mund tė shkaktojė lirimin ose rėnien e tyre.

    Kjo sėmundje ėshtė dy deri nė tre herė mė e zakonshme tek njerėzit me diabet sesa tek ata pa diabet.

    Po ashtu, sėmundja mund tė pėrparojė mė shpejt dhe tė jetė mė e rėndė tek ata me diabet.

    Marrėdhėnia mes periodontitit dhe diabetit duket tė jetė e dyanshme. Teksa diabeti mund tė pėrkeqėsojė periodontitin, periodontiti mund tė jetė njė faktor rreziku pėr rritjen e sheqerit nė gjak (hiperglicemia), njė faktor pėrcaktues i diabetit.

    Inflamacioni kronik ėshtė njė tjetėr tipar i personave me diabet qė vuajnė edhe nga kjo sėmundje serioze e mishrave tė dhėmbėve.

    Sepse inflamacioni mund tė jetė njė faktor kontribues nė shkatėrrimin e kockave qė mbėshtesin dhėmbėt. Megjithatė kjo ėshtė faza e fundit e sėmundjes sė periodontitit.

    Ndryshimet nė lėkurė

    Disa sėmundje tė lėkurės mund tė jenė shenja e parė qė ju keni diabet.

    Njė shembull ėshtė acanthosis nigricans, qė shfaqet si njė njollė errėt nė lėkurė. Shpesh njolla ėshtė e trashė, dhe zakonisht zhvillohet nė pjesėn e pasme tė qafės, sqetulla dhe ije.

    Kėto njolla mund tė shfaqen edhe nė duar, kėmbė, bėrryla dhe gjunjė, si pasojė e rritjes sė niveleve tė insulinės.

    Gjithashtu ekzistojnė edhe lloje tė tjera njollash, qė kanė njė teksturė tė trashė, apo flluska qė nuk shkaktojnė dhimbje, tė cilat paralojmėrojnė njė rrezik tė mundshėm pėr diabet.

    Infeksionet e shpeshta

    Infeksionet e shpeshta mund tė ndodhin pėr shkak tė njė kombinimi tė niveleve tė larta tė sheqerit nė gjak. Kjo krijon njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr rritjen e baktereve, duke dobėsuar edhe pėrgjigjen imune.

    Infeksionet mė tė zakonshme janė ato tė traktit urinar, infeksionet bakteriale dhe kėrpudhore.

    Ndryshime nė shikim

    Sheqeri i tepėrt mund tė dėmtojė enėt e vogla nė sy dhe tė shkaktojė ndryshime nė lėngjet e syrit, duke ndikuar nė qartėsinė e shikimit.

    Disa nga ndryshimet mė tė hershme tė shikimit mund tė pėrfshijnė shikim tė turbullt ose probleme me shikimin e objekteve tė largėta.

    Nėse ky problem nuk adresohet, shikimi mund tė pėrkeqėsohet.

    Ndryshimet nė dėgjim

    Diabeti dyfishon rrezikun e humbjes sė dėgjimit pėr shkak tė dėmtimit tė nervit nė veshė.

    Sheqeri i lartė i gjakut, pėr periudha afatgjata, mund tė dėmtojė enėt e vogla tė gjakut dhe nervat nė veshin e brendshėm.

    Sheqeri i ulėt periudha afatgjata, mund tė dėmtojė mėnyrėn se si sinjalet nervore dėrgohen nga veshi i brendshėm nė tru.

    Urinim i shpeshtė

    Rritja e urinimit zakonisht shoqėrohet me rritje tė etjes dhe urisė si dhe humbje peshe.

    Kjo shenjė mund tė dallohet edhe tek fėmijėt e vegjėl, tė cilėt gjithashtu mund tė preken tek diabeti.

    Urinimi i shpeshtė, sidomos ai i pavullnetshm gjatė natės, mund tė jetė njė shenjė treguese.

    Pėrfundimi

    Nėse jeni duke pėrjetuar ndonjė simptomė tė diabetit, veēanėrisht nėse jeni nė rrezik mė tė lartė pėr kėtė sėmundje, vizita tek njė mjek mund t’ju ndihmojė tė kuptoni se ēfarė po i shkakton simptomat tuaja.

    Zbulimi dhe trajtimi i hershėm ėshtė i rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės tuaj, reduktimin e rrezikut tė komplikacioneve dhe zgjatjen ose parandalimin e pėrparimit tė diabetit.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/simptoma...oni-semundjen/

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Jeni diabetik? Ja frutat qė duhet tė shmangni

    Ka spekulime sipas tė cilave diabetikėt nuk mund tė hanė fruta pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė sheqerit. Kėto spekulime nuk janė tė vėrteta pėr faktin se frutat nuk ofrojnė vetėm sheqer.

    Frutat dhe diabeti

    Frutat ofrojnė shumė vlera shėndetėsore dhe jo vetėm pėr diabetikėt. Ato janė shumė tė pasura me vitamina, minerale, fibėr dhe antioksidantė. Tė dhėnat thonė se frutat mund tu bėjnė mirė diabetikėve nėse kėta tė fundit kujdesen pėr racionet dhe nuk e teprojnė. Siē e thamė edhe mė lart, frutat pėrmbajnė fibėr. Fibra pengon rritjen e nivelit tė sheqerit qė ndodh rėndom pas ushqyerjes. Ajo rrit ndjesinė e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepėrt.

    Pėr mė tepėr, frutat janė njė burim i shkėlqyer vitaminash dhe mineralesh siē ėshtė kaliumi, i cili ndihmon nė uljen e tensionit tė gjakut.

    Karbohidratet pėr diabetikėt

    Njė aspekt negativ i frutave ėshtė se ato konsiderohen si karbohidrat dhe pėrmbajnė sheqerna natyralė tė quajtura fruktozė. Karbohidratet, edhe nėse pėrthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpėrbėhen dhe transformohen nė glukozė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse diabetikėt duhet tė jenė tė vėmendshėm ndaj sasisė sė karbohidrateve qė konsumojnė, pėrfshirė kėtu edhe frutat.

    Frutat me nivel tė ulėt glicemie janė tė pėrshtatshme pėr diabetikėt

    Niveli i glicemisė nė njė ushqim tė caktuar tregon shpejtėsinė e organizmit pėr tė pėrthithur glukozėn nga ky ushqim. Ky matės nuk ka tė bėjė me pėrmbajtjen specifike tė sheqerit nė njė ushqim por sasinė e glukozės qė do tė futet nė organizėm gjatė ngrėnies sė njė racioni. Glukoza pėrthithet mė shumė dhe mė shpejtė nga ushqimet me njė nivel tė lartė glicemie.

    - Frutat me nivel tė ulėt glicemie janė: mollėt, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli.
    - Frutat me nivel mesatar glicemie janė qershitė, mango dhe rrushi.
    - Frutat me nivel tė lartė glicemie janė shalqini dhe ananasi.

    Kombinoni frutat me proteinė

    Ekspertėt thonė se kombinimi i frutave me njė proteinė ngadalėson rritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak.

    Pėr shembull, ju mund tė hani njė filxhan mjedėr me njė filxhan tė vogėl ēaji me kos. Njė dardhė tė vogėl mund ta kombinoni ose me djathė ose me gjizė.

    Shmangni Frutat e Thata dhe Lėngjet e Frutave

    Frutat e thata pėrmbajnė shumė karbohidrate dhe janė tė dėmshme. Pėr shembull, dy lugė gjelle me rrush tė thatė ofrojnė 23 gramė karbohidrate dhe 18 gramė sheqer.

    Diabetikėt duhet tė shmangin gjithashtu edhe lėngjet e frutave tė cilat rrisin sheqerin nė gjak menjėherė pėr shkak tė mungesės sė fibrės.


    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/shendetesi/jeni-...t-te-shmangni/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-03-2023 mė 11:31

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Ėmbėlsuesit Alternativė – A mund tė Reduktojnė Peshėn dhe Rrezikun e Diabetit?

    Zėvendėsimi i pijeve tė ėmbla me sheqer me pije tė ėmbla me pak ose aspak sheqer shoqėrohet me ulje tė peshės dhe rreziqeve diabet.

    Nė pėrgjithėsi, dietologėt rekomandojnė uljen ose eleminimin e sheqerit nga regjimi ushqimor pėr reduktuar peshėn dhe faktorėt e rrezikut tė diabetit.

    Megjithatė studiuesit shpesh debatojnė pėr pėrfitimet e ėmbėlsuesve alternative kur pėrdoren nė vend tė sheqerit.

    AgroWeb.org ju njeh mė poshtė nėse kėto zėvendėsues janė apo jo tė dėmshme.

    A mund tė zėvendėsoni sheqerin me ėmbėlsues artificialė pėr tė korrur pėrfitime nė shėndet?

    Sheqeri nė pijet e tilla si lėngjet e frutave me gaz, pijet energjike, ēaji, kafeja, lėngjet dhe pijet sportive mund tė rrisin faktorėt e rrezikut, si obeziteti, shtim i yndyrės nė trup dhe tė lipideve nė gjak.

    Sipas studiuesve mėnyra ideale pėr tė zėvendėsuar pijet me sheqer ėshtė tė pini ujė sa mė shpesh tė jetė e mundur.

    Por nė ndihmė mund t’ju vijnė edhe ėmbėlsuesit alternativė si sakarina dhe sukraloza.

    Nė pėrgjithėsi, pėrdorimi i ėmbėlsuesve nė vend tė sheqerit ndikoni nė uljen e peshės trupore, tė yndyrės dhe lipideve nė gjak.

    Pijet e ėmbėlsuara me pak ose mė mirė akoma pa sheqer, janė njė alternativė e shkėlqyer pėr ata qė janė mbipeshė ose obezė.

    Megjithatė ende nevojiten mė shumė prova pėr tė kuptuar efektet e tyre nė periudhė afatgjatė.

    Sipas tė dhėnave tė AgroWeb.org konsumi i sheqerit ėshtė ēdo vit i lartė dhe pothuajse gjysma e kėtij konsumi nė masė vjen nga pijet.

    Shifrat janė edhe mė tė larta pėr fėmijėt, diēka qė ėshtė shqetėsuese pėr shėndetin e tyre.

    Ekspertėt e fushės rekomandojnė jo mė shumė se 9 lugė ēaji afėrsisht rreth 36 gram ose 150 kalori konsum tė sheqerit nė ditė pėr burrat.

    Ndėrsa pėr gratė jo mė shumė se 6 lugė ēaji, rreth 25 gram ose 100 kalori sheqer nė ditė.

    Gjithashtu studimet e mėparshme kanė treguar se edhe pijet e gazuara dietike mund tė jenė po aq tė dėmshme pėr zemrėn sa pijet e zakonshme.

    Megjithatė ėmbėlsuesit alternativė mund t’i ndihmojnė njerėzit tė reduktojnė ngadalė pijet me sheqer dhe tė shkojnė mė lehtė drejtė konsumit tė ujit, qė ėshtė edhe mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur shėndet tė plotė.


    Agroweb

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...un-e-diabetit/

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Kontrolloni sheqerin nė gjak duke ngrėnė nė kėtė formė

    Me pėrhapjen e sėmundjes sė diabetit gjithnjė e mė shumė vitet e fundit kujdesi i shtuar ėshtė gjithnjė njė ide e mirė.

    Rritja e nivelit tė sheqerit nė gjak dhe diabeti vjen nė shumė raste si pasojė e abuzimit me ushqimin dhe stilin e jetesės.

    Njė studim i ri hedh dritė pikėrisht mbi ushqimin si ēelėsin e balancimit tė sheqerit nė gjak. Studimi tė cili i referohet AgroWeb.org tregon se vaktet e ushqimeve duhet tė jenė shumė strikte.

    Kjo lidhet me distancėn kohore qė ato konsumohen. Mė poshtė janė disa nga rekomanidmet mė tė fundit tė mjekėve dhe ekspertėve lidhur me kėtė sheqtėsim.

    Studimi

    Nė studimin e Universitetit tė Adelaides nė Australi morėn pjesė persona nga mosha 30 deri nė 70 vjeē.

    Kėta persona mbi peshė konsumuan vakte nė njė hapėrsirė kohore prej 9 orėsh ēdo ditė. Tek tė gjithė u vu re se niveli i sheqerit nė gjak u ul bashkė mė peshėn trupore. Kjo metodė njihet ndryshe edhe si “fasting”.

    Ajo ndihmon trupin qė me anė tė njė ore bilogjike gjatė kohės kur ju nuk konsumoni ushqim tė djegė kaloritė e mbledhura mė parė.

    Hani nė orar

    Mėnyra mė e mirė pėr tė mbajtur nėn kontroll diabetin ėshtė edhe koha se kur i konsumoni kėto vakte.

    Studime tė tjera tė shumta kanė treguar se personat qė zgjedhin t’a konsumojnė ushqimin e tyre ēdo ditė nė tė njėjtin orar gėzojnė shėndet mė tė mirė.

    Ju mund tė zgjidhni tė konsumoni ushqimin tuaj tė pėrditėshėm nga ora 9:00 deri nė oren 18:00 ēdo ditė.

    Kėrkuesit nga Universiteti i Adelaides nė Australi e sugjerojnė kėtė metodė si njė formė shumė tė mirė tretje tė ushqimeve. Sigurohuni t’i konsumoni vaktet tuaja gjatė pjesės sė parė tė ditės. Duke respektuar vaktet nė mėnyrė tė shėndetshme njėra pas tjetrės.


    Infokus

    https://gazetainfokus.com/kontrollon...ne-kete-forme/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-04-2023 mė 12:04

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Diabeti, ose sėmundja e sheqerit, ėshtė njė sėmundje metabolike e karakterizuar nga niveli i lartė i sheqerit nė gjak. Nė kushte normale, pankreasi prodhon insulinė, njė hormon qė ndihmon trupin tė pėrdorė glukozėn si burim energjie. Nė rastet e diabetit, trupi nuk prodhon mjaft insulinė ose nuk e pėrdor nė mėnyrė efektive, duke shkaktuar njė rritje tė niveleve tė glukozės nė gjak.

    Ka dy lloje tė diabetit: diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2. Diabeti tip 1 zakonisht fillon nė fėmijėri ose adoleshencė dhe ėshtė i shkaktuar nga njė mungesė e plotė e insulinės nė trup. Diabeti tip 2 ėshtė mė i zakonshėm dhe zakonisht ndodh nė moshė tė rritur. Nė kėtė rast, trupi nuk prodhon mjaft insulinė ose nuk e pėrdor atė nė mėnyrė efektive. Faktorėt qė mund tė ndikojnė nė zhvillimin e diabetit tip 2 janė pėrfshirė nė trashėgimi, stilin e jetesės dhe faktorėt mjedisorė.

    Nė momentin aktual, nuk ka njė kurė pėr diabetin, por ka disa strategji qė mund tė ndihmojnė nė menaxhimin e tij. Njerėzit me diabet duhet tė ndjekin njė regjim ushqimor tė shėndetshėm dhe tė bėjnė ushtrime fizike tė rregullta pėr tė mbajtur nivelet e sheqerit tė gjakut nėn kontroll. Pėr mė tepėr, nė rastet e diabetit tip 1, insulina mund tė injektohet pėr tė ndihmuar nė kontrollin e glukozės nė gjak, ndėrsa nė rastet e diabetit tip 2, mund tė nevojitet pėrdorimi i medikamenteve pėr tė ndihmuar nė kontrollin e niveleve tė sheqerit nė gjak.

    Ėshtė e rėndėsishme tė vazhdoni tė ndiqni njė regjim tė rregullt dhe tė konsultoheni me mjekun tuaj pėr tė menaxhuar diabetin nė njė mėnyrė efektive dhe tė reduktoni rrezikun e komplikacioneve tė mundshme.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Diabeti, sėmundja e sheqerit

    Pesė ushqimet qė duhet shmangur nėse vuani nga diabeti

    Personat qė nuk vuajnė nga diabeti mund tė konsumojnė herė pas here patate tė skuqura apo ėmbėlsira. Edhe pse janė tė pashėndetshme dhe mund t’ju shtojnė nė peshė, konsumimi i tyre nuk ėshtė fundi i botės. Ndėrsa, pėr personat qė vuajnė nga diabeti, ngrėnia e kėtyre ushqimeve mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr jetėn, shkruan “shėndeti”.

    Ėshtė e vėshtirė tė thuhet ēfarė ėshtė mirė dhe ēfarė jo duke qenė se ēdo pacient me diabet ėshtė disi ndryshe nga tjetri, megjithatė, ata duhet tė kenė kujdes se ēfarė konsumojnė. Si nivelet e larta ashtu edhe tė ulėta tė sheqerit nė gjak – hiperglicemia dhe hipoglicemia – mund tė shkaktojnė simptoma tė tilla si tė vjella, dhimbje nė stomak, rrahje tė shpejta zemre, dridhje dhe marramendje.

    Nė raste mė ekstreme, nivelet e larta ose tė ulėta tė sheqerit nė gjak mund tė kenė pasoja tė rėnda, deri nė vdekje. Nėse vuani nga diabeti dhe po pėrjetoni kėto simptoma, duhet tė vizitoheni patjetėr tek mjeku specialist.

    Cilat ushqime shkaktojnė mė shumė probleme tek pacientėt qė vuajnė nga diabet?

    Pijet e gazuara

    Edhe pse ka pak tė dhėna qė i lidhin pijet e gazuara dietike me shtimin nė peshė dhe probleme tė tjera shėndetėsore, konsumimi i rregullt i kėtyre pijeve ėshtė i rrezikshėm pėr ata persona qė vuajnė nga diabeti. Njė kanaēe e vetme me coca-cola pėrmban 39 gramė sheqer. Shoqata Amerikane e Zemrės rekomandon qė tė rriturit tė marrin jo mė shumė se 36 gramė sheqer nė ditė.

    Lėngjet e frutave qė shiten nėpėr dyqane

    Lėngjet e frutave janė tė shėndetshme deri nė momentin qė ata nuk kanė sheqer tė shtuar. Pėr personat qė vuajnė nga diabeti – apo pėr tė gjithė ne- nuk ka ndonjė diferencė tė madhe mes konsumimit tė sheqerit nė formėn e pijeve tė gazuara ose lėngjet e frutave qė shiten nė dyqane. Tė dyja janė tė pashėndetshme. Ndėrsa lėngjet qė i pėrgatisni nga frutat e freskėta janė tė mira pėr shėndetin, edhe pse nuk duhet ta teproni me to nėse vuani nga diabeti.

    Petulla tė ėmbla

    Shumė persona me diabet e mendojnė sheqerin si ushqimi nr. 1 qė rrit sheqerin nė gjak, por nė fakt janė karbohidratet qė e shkaktojnė njė gjė tė tillė. Petullat e pėrgatitura me drithėra tė pėrpunuara janė ndėr burimet mė tė mėdha tė karbohidrateve qė shkaktojnė rritje tė sheqerit nė gjak.

    Patatet e skuqura

    Perimet me niseshte, si patatet dhe misri, janė ndėr burimet kryesore tė karbohidrateve, prandaj duhet tė kufizohen ose shmangen nga personat qė vuajnė nga diabeti. Nėse edhe i skuqni patatet, rreziku dyfishohet.

    Ėmbėlsirat qė shiten nėpėr dyqane

    Tortat, biskotat, karamelet, tė gjitha kėto lloje ėmbėlsirash kanė nė pėrmbajtje tė lartė sheqer dhe drithėra tė rafinuara. Edhe mė keq: Nėse i blini ato mė dyqane, shumė prej tyre pėrmbajnė yndyra tė pangopura, duke rritur kėshtu rrezikun nė shėndet. Njerėzit me diabet janė mė tė rrezikuar nga sėmundjet e zemrės, dhe yndyrat e ngopura rrisin nivelet e kolesterolit nė total.


    Gazeta Metro

    https://gazetametro.net/pese-ushqime...i-nga-diabeti/

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Sėmundja e quajtur frikė
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 18:29
  3. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05
  4. Malarja, sėmundja fantazėm e shekullit 21!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 22:27
  5. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •