Jam duker pergatitur nje projekt mesimor ndergjegjesimi rreth diabetit.Mund te me ndihmoni me disa statistika ne lidhje me diabetin ne Shqiperi,nese keni mundesi?
Jam duker pergatitur nje projekt mesimor ndergjegjesimi rreth diabetit.Mund te me ndihmoni me disa statistika ne lidhje me diabetin ne Shqiperi,nese keni mundesi?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jozefina12345 : 20-12-2015 mė 12:15 Arsyeja: autocorrection
Jam duke pergatitur nje projekt mesimor ne lidhje me diabetin.Mund te me ndihmoni me statistika ne lidhje me kte semundje ne territoret shqiptare?
Ju faleminderit!
Nuk e di nese mund te te hyj ne pune ky informacion
Kurimi i diabetit
Kurimi i diabetit
Diabeti i sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozėn) qė ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qėndron nė pamundėsinė e insulinės, njė hormon i prodhuar nga pankreasi, pėr tė mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak nė vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmėri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet pėr tė futur sheqerin brenda nė qelizat e indeve tė organizmit (pamjaftueshmėri e insulinės). Pėr rrjedhojė, sheqeri ėshtė me tepricė nė gjak dhe jep shenja tė ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi nė peshė, nevoja pėr urinim tė shpeshtė, lodhja e shpejtė, ulja e vėmendjes dhe pėrqendrimit dhe nė pėrgjithėsi njė dobėsi e pėrgjithshme.
Kėto simptoma nuk ėshtė e thėnė tė jenė tė gjitha tė pranishme tek njė pacient me diabet. Ato mund tė jenė tė veēuara dhe nė shkallė tė ndryshme tė intensitetit tė tyre. Ėshtė pikėrisht ky intensitet qė bėn nė shumicėn e rasteve qė diagnoza tė pėrcaktohet me vonesė ose ai tė zbulohet rastėsisht pas njė kalimi tė njė krize tė zemrės apo infarktit tė saj. Po kėshtu, shkalla e shprehjes sė shenjave tė sėmundjes varet shumė nga mėnyra e korrigjimit tė sėmundjes, pra terapia me ilaēe, mėnyra e tė ushqyerit (dieta) dhe mėnyra e jetesės.
Format e shfaqjes
Diabeti ndahet nė dy tipa nė varėsi tė moshės sė pacientit ku shfaqet sėmundja. Nė tipin I, ai shfaqet nė moshat midis 0-40 vjeē dhe tipi II, kur shfaqet mbi moshėn 40 vjeē. Tipi I ėshtė pothuaj gjithmonė i trashėgueshėm dhe mjekohet me injektim tė insulinės nėn lėkurė njė ose disa herė nė ditė, ndėrkohė qė tipi i dytė ėshtė fifty-fifty, pra njė pjesė e tė sėmurėve e kanė tė trashėgueshme dhe njė pjesė tjetėr jo. Ky tip, i cili ėshtė mė i shpeshtė dhe me incidente qė rritet me rritjen e moshės, mjekohet me medikamente. Nė rastet e vėshtira tė kontrollit tė sheqerit mjeku ėshtė i detyruar qė edhe nė ketė tip tė fillojė mjekimin me insulinė. Me rritjen e moshės dhe nė prani tė mbipeshės e aktivitetit tė ulėt fizik, mundėsia pėr tu shfaqur sėmundja ėshtė e lartė. Nė kėtė kuadėr si ēdo sėmundje metabolike, sėmundje qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn e pėrpunimit tė lėndėve tė ndryshme organike qė ne marrim me anė tė ushqimit, edhe diabeti i sheqeri ėshtė i lidhur ngushtė me dietėn dhe mėnyrėn e jetesės, pėr shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon nė njė funksionim normal tė organeve tė ndryshme dhe organizmit nė tėrėsi, nė ruajtjen e peshės normale nė lidhje me seksin dhe moshėn dhe nė parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe dhjamosja), qė ėshtė miku mė i ngushtė i diabetit.
Mėnyra e jetesės
Stili i jetės ėshtė i padiskutueshėm nė rolin e tij pėr korrigjimin e shpejtė tė vlerave tė sheqerit nė gjak dhe ndihmesėn ndaj terapisė medikamentoze. Nuk duhet harruar kėtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat kėshillohen mollėt majhoshe me pėrdorim tė kufizuar. Largim nga dieta i ėmbėlsirave, yndyrave me origjinė shtazore (dhjamėrat, gjalpi, qumėshti i paskremuar), kufizim tė kripės dhe brumėrave. Paraqite njė skemė nė formė piramide, me anė tė cilės kuptohen ushqimet mė parėsore qė duhet tė pėrdorė i sėmuri me diabet dhe ato qė duhet tė pėrdorė mė pak. Maja e piramidės tregon ato dieta qė i sėmuri duhet t'i pėrdorė sa mė pak ose t'i eliminoje, ndėrsa baza e saj tregon ato qė duhet tė pėrdorė mė shumė. Si pėrfundim, pėr njė ndjekje korrekte tė sėmundjes dhe pėr njė cilėsi tė mirė tė jetesės ėshtė tepėr e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist qė quhet endokrinolog.
Ai ėshtė i detyruar tė informojė ēdo pacient rreth sėmundjes nė pėrgjithėsi, gjendjes sė individit (pacientit) nė veēanti, komplikacioneve tė vetė sėmundjes, mjekimit dhe mėnyrės se jetesės. Fillimi i medikamenteve (ilaēeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bėrė patjetėr nga endokrinologu. Do tė ishte gabim fillimi i mjekimit nga njė mjek jo specialist. Ndėrsa nga mjekėsia popullore, pėr tė sėmurėt me diabet kėshillohet: qepa, hudhra, kanella. Tė gjitha kėto ulin sheqerin nė gjak nė pėrgjithėsi, prandaj kėshillohet pėrdorimi i tyre sa mė shumė nga tė sėmurėt me diabet.
Mjekėsia popullore nė ndihmė tė shkencėtarėve
Shkencėtarėt do tė studiojnė tani strukturėn kimike tė bimėve
Njė grup shkencėtarėsh nė Britani kanė zbuluar se disa bimė tė pėrdorura si barna popullore nė disa vende tė botės mund tė ndihmojnė nė kurimin e sėmundjeve si kanceri dhe diabeti.
Studiuesit nga Kolegji Kings i Londrės zhvilluan teste me njė shumėllojshmėri bimėsh mjekėsore nga India, Gana, Tajlanda dhe Kina. Shkencėtarėt morėn mostra nga erėza orientale, qė pėrdoren nė mjekėsinė popullore indiane pėr kurimin e sėmundjeve si diabeti dhe i testuan ato nė qelizat e pacientėve tė sėmurė. Disa pacientė me diabet nuk prodhuan sa duhet insulinė pėr tė pėrballuar nivelin e lartė tė glukozės nė gjak. Pjesa tjetėr e pacientėve vėrtetuan se kura popullore ndihmon pėr tė kontrolluar lėvizjen e sheqerit nė gjak. Shkencėtarėt pėrdorėn edhe mostra tė marra nga bimė mjekėsore qė pėrdoren nė kulturat tajlandeze dhe kineze pėr kurimin e kancerit dhe i testuan ato tek pacientėt me kancer nė mushkėri. Ata zbuluan se bimėt ndalonin zhvillimin e qelizave kanceroze. Ekspertėt thanė se kjo ėshtė hera e parė qė provohet shkencėrisht efekti kurues i barnave popullore pėr shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme. Tani ata po pėrpiqen tė zbulojnė strukturėn kimike tė bimėve me shpresė qė ta pėrdorin atė pėr kurimin e pacientėve nė tė ardhmen
burimi: www.mjekesiapopullore.com
Te them te drejten me duheshin statistika ,por ky information me hyn gjithashtu ne pune.Shume faleminderit !
Nuk besoj se do gjesh statistika per ne trojet tona,pos sipas IDF(International Diabetes Federation) jane si shifra ne bote ne Milion.
Afrika-12.089.
Lindja e Mesme-26.646
Europa-55.388
Amerika Veriore-37.362
Amerika Qendrore dhe Jugore-17.958
Azia Jugore-58.662
Ne pacifikun perendimor-76.709
Pra 285 Milion te prekur nga kjo semundje nga mosha 20-79 vjec ose 6.6% e popullsise boterore sipas IDF.
Per ne 2030 po sipas kesaj organizate do rritet ne 438 Milion qe i bie 7.8% te popullsise boterore.
Ne Gjermani po sipas kesaj 1 ne 13 banore eshte me diabet ose 6 Milion banore.
Me 2030 parashikohen 8 Milion ose 10% e popullsise.
Statistika te vitit 2011.
Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!
Diabeti, kujdesi ndaj matjes sė glicemisė / Si duhet tė ushqehet i sėmuri me diabet?
Bisedė me Dr. Prof. Florian Toti, Endokrinolog.
IN TV Albania - Nėntor 2018
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-10-2021 mė 11:39
Mos i neglizhoni, kėto janė shenjat e para tė diabetit
Paradiabeti ėshtė faza e parė e diabetit. Mjekėt e konsiderojnė atė si njė shenjė paralajmėruese.
Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozės nė gjak ose niveli i sheqerit nė gjak ėshtė mė i lartė se normalja, por nuk ėshtė aq i lartė sa tė konsiderohet diabet.
Njė nga faktorėt e shfaqjes sė paradiabetit ėshtė trashėgimia gjenetike.
Nėse dikush nė familjen tuaj tė afėrt vuan ose ka vuajtur prej kėsaj sėmundje, ju keni mė shumė gjasa tė rezultoni me diabet.
Paradiabeti ėshtė njė tregues se mund tė zhvilloni diabetin e tipit 2 nėse nuk bėni disa ndryshime tė jetesės.
Shenjat e Paradiabetit
Diabeti zhvillohet shumė gradualisht, kėshtu qė kur jeni nė fazėn e paradiabetit, mund tė mos keni fare simptoma mjekėsore.
Megjithatė, mund tė vėreni se:
• Ndjeni uri mė tepėr se zakonisht
• Jeni duke humbur peshė, pavarėsisht se hani mė shumė
• Jeni mė tė etur se zakonisht
• Ju duhet tė shkoni mė shpesh nė banjė
• Ndjeheni mė tė lodhur se zakonisht
Tė gjitha kėto janė shenja tipike tė lidhura me diabetin, prandaj nėse jeni nė fazat e hershme tė diabetit, mund t’i vini re ato.
Por lajmi i mirė ėshtė qė paradiabeti ėshtė i kthyeshėm nėse merren masat e duhura.
Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dėmshėm, tensioni i lartė janė ēka duhet tė pėrmirėsoni.
Zgjidhje natyrale pėr Paradiabetin
Njerėzit qė konsumojnė mė shumė bishtajore pėrballen me njė rrezik mė minimal pėr shfaqjen e paradiabetit, ose nivelit nė rritje tė glukozės nė gjak.
Bishtajoret pėrfshijnė fasulet, bizelet, thjerrėzat e shumė tė tjera, tė cilat rekomandohen si ushqime shumė tė shėndetshme pėr organizmin.
Tė dhėnat e njė studimi tė publikuar median mjekėsore tregojnė se njerėzit qė konsumojnė tre ose mė shumė racione fasulesh nė javė pėrballen me njė rrezik 25% mė tė ulėt tė shfaqjes sė paradiabetit.
Njerėzit qė konsumojnė vetėm njė racion ose mė pak nė javė, janė shumė herė mė tė rrezikuar.
Ekspertėt e AgroWeb.org besojnė se konsumi i bishtajoreve ndihmon nė rėnien nė peshė, lufton obezitetin dhe ul tensionin e gjakut.
Njė studim i publikuar nė British Journal of Nutrition analizoi lidhjen e bishtajoreve me paradiabetin.
Shkencėtarėt u shprehėn se ulja e masės dhjamore nė organizėm ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė trajtuar paradiabetin dhe parandaluar transformimin e tij nė diabet.
Hani mė mirė, jo hani mė pak
Kufizimet kalorike janė nė epiqendrėn e tė gjitha strategjive pėr rėnien nė peshė.
Por shkenca thotė se shumica e njerėzve qė bien nė peshė duke hequr kalori, i marrin sėrish kilogramėt e humbur nė muajt apo vitet nė vijim.
Pėr herė tė parė studiuesit analizuan suksesin e dy hapave tė rėndėsishėm nė ushqyerje, ngrėnia e fasuleve dhe kufizimi i kalorive.
Pjesėmarrėsit nė studim u ndanė dy grupe. Grupit tė parė iu dha detyra e ngrėnies sė pesė pjatave me thjerėza, qiqrra, bizele dhe fasule nė javė.
Grupit tė dytė iu kėrkua vetėm tė kufizonte numrin e kalorive, pra sasinė e ushqimit.
Me fjalė tė tjera, grupit tė parė iu kėrkua tė konsumonin mė shumė bishtajore, dhe grupit tė dytė iu kėrkua tė hante mė pak.
Shkencėtarėt dolėn nė konkluzionin se ngrėnia e pesė racioneve me fasule, thjerėza, qiqrra dhe bizele nė javė pa bėrė ndryshime madhore nė stilin e ushqyerjes, pakėsonte faktorėt e rrezikut tė shfaqjes sė paradiabetit.
Konsumi i bishtajoreve ishte mė efikas se marrja e 500 kalorive mė pak nė ditė.
Kėto konkluzione janė shumė inkurajuese pėr njerėzit qė vuajnė ose janė tė rrezikuar nga diabeti i tipit 2.
Ato tregojnė se ndryshimet e thjeshta nė regjimin ushqimor, siē ėshtė pėrfshirja e bishtajoreve sjellin ndikim pozitiv nė nivelin e sheqerit nė gjak.
/AgroWeb.org
https://sot.com.al/shendeti/mos-i-ne...abetit-i480580
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-12-2021 mė 22:16
Tri mėnyra tė thjeshta pėr tė shmangur diabetin
Mbajtja e sheqerit nė gjak tė qėndrueshėm ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme tani, sepse zvogėlon rrezikun e diabetit tė tipit 2 – njė gjendje qė ėshtė e lidhur me ndėrlikimet e COVID-19.
Ju keni dėgjuar sa e rėndėsishme ėshtė tė ulni rrezikun e zhvillimit tė diabetit tė tipit 2 pasi qė ju bėnė mė tė prekshėm ndaj goditjes nė tru, sėmundjeve tė zemrės dhe problemeve tė tjera.
Tani mjekėt po paralajmėrojnė qė COVID-19 e bėn atė mė tė rėndėsishėm se kurrė, sepse njerėzit me diabet tė tipit 2 dhe ata me kontroll tė dobėt tė sheqerit nė gjak kanė njė rrezik 20 pėr qind mė tė madh pėr tė zhvilluar komplikime tė rėnda nga virusi.
Lajmi i mirė? Studiuesit kanė zbuluar ndryshime tė thjeshta qė mbajnė nivelin e sheqerit nė gjak dhe insulinės tė kontrolluar nė mėnyrė qė rrezikun tuaj.
Hapni dritaret
Diēka aq e lehtė sa hapja e dritareve dhe lejimi i ajrit tė freskėt nė shtėpinė tuaj pėrmirėson ekuilibrin e sheqerit nė gjak. Si? “Ekspozimi ndaj tė ftohtit aktivizon indin yndyror ngjyrė kafe”, shpjegon Dr. Celi. Kjo “yndyrė e mirė” djeg sheqerin nė gjak pėr t’ju ngrohur – dhe kjo djegie mban sheqerin nė gjak tė rregullt.
Zbehni dritat gjatė natės
Ulja e dritave tre orė para gjumit mund tė ndihmojė sheqerin nė gjak tė jetė nė nivele tė qėndrueshme, raportojnė shkencėtarėt nė Universitetin Northwestern.
Nė studimin e tyre tė fundit, tė rriturit duke ndjekur kėtė kėshillė tė lehtė digjnin sheqerin nė gjak 30 pėr qind nė mėnyrė mė efektive sesa ata qė ishin tė ekspozuar ndaj dritave tė ndritshme para gjumit – dhe efektet u kapėn pas vetėm njė nate!
Konsumoni ujė
Nėse keni konsumuar njė gotė ujė sot, keni ulur rrezikun e diabetit! Kėshtu thonė studiuesit nė revistėn Diabetes Care. Nė studimin e tyre, njerėzit qė pinė tė paktėn 500 mililira ēdo ditė kishin 28 pėr qind mė pak tė ngjarė tė zhvillonin sheqer tė lartė nė gjak sesa ata qė pinin mė pak.
Gazeta Express
https://www.gazetaexpress.com/tri-me...ngur-diabetin/
Diabeti (ose e njohur ndryshe ne popull si semundja e sheqerit)
Simptomat apo shenjat komplesive te diabetit jane : deshire e vazhdueshme per te urinuar,ndjenje djegese ne aparatin urinar,etje e pashuar per te pire uje,dhe shije embelsie ne goje,dhimbje koke,marrje mendsh,lekure e thate,aspekt i vjeter ne moshe te re,ndjenje jo e rehatshme te trupit,etj,shpesh personat e semure me diabet vuajne kataratte (ose perdja e syrit ne shqip)
Shkaqet
Jo gjithmone ne urinen e diabetikeve eshte prezent sheqeri, ka diabetike me sheqerin prezent ne urine dhe gjithashtu ka edhe diabetike te tjere te cilet nuk kane sheqer ne urinen e tyre
Shkaku kryesor qe shkaktohet diabeti eshte dobesimi i manipura chakra (ose i plexusis solar ne latinisht) ne lengjet e pankreasit nje sekrecion ndihmon ne tretjen e ushqimit dhe nje tjeter ndan permbajtjen e sheqerit nga ushqimet jo vegjetariane dhe aminoacide , sheqeri keshtu eshte i magazinuar ne nje zone te vecante te melcise dhe shkrihet apo tretet ne baze te kerkesave te trupit per te gjeneruar ngohtesi dhe energjine e nevojshme per te bere te mundur funksionimin e mekanizmit trupor, mostretja kronike,kapslleku,sforcimi mendor pa aktivitek fizik,perdorimi alkolit,dhe humbja ose harxhimi i lengjeve seminale,te gjitha keto dobesojne vitalitetin e melcise, kur arrihet ne nje gjendje te tille dobesie perberesit e sheqerit ne ushqim duke mos pasur mundesine per te gjetur nje vend grumbullimi ne melci atehere thithen ne gjak ku gradualisht grumbullohen aty, ne gjak, si pasoje gjaku alterohet dhe keshtu humbet pjesen me te madhe te cilesive te tij imunitare ,ne kete situate reaksioni natyral i trupit eshte qe te kerkoje te pastroje gjakun duke ndare perberjen e tij te sheqerit dhe ta eleminoje nepermjet urines ,per te shkrire sheqerin trupi njeriut (diabetik) ka nevoje per shume uje,per kete arsye diabetiket vuajne nje etje te perhershme per uje , sheqeri i tepert ne trup nxirret jashte duke u eleminuar nepermjet urines dhe kjo gje zvogelon gradualisht energjine vitale te personave te semure me diabet
Sherimi i diabetit
Ne mengjes – utksepa mudra,karmasana,agnisara mudra,upavista uddayana mudra,janushirasana,dhe agneyii mudra ose agneyii pranayama - (te gjitha keto jane ushtrime yoga te njohura ndryshe me termin asanas ,duhet te konsultoheni me nje mesues yoga per te gjitha keto ushtrime)
Ne mbremje – yogamudra diirgha pranama, bhujaungasana,pashcimottanasana,bhastrikasana, dhe agnisara mudra - (te gjitha keto jane ushtrime yoga te njohura ndryshe me termin asanas ,duhet te konsultoheni me nje mesues yoga per te gjitha keto ushtrime)
Dieta
Duke qene se diabeti eshte kryesisht nje semundje e melcise dhe pankreasit eshte e domosdoshme qe te mbash te shendetshme keto dy organe ,per te arritur kete gje te semuret me diabet duhet ta zgjedhin ushqimin e tyre dhe pervec kesaj duhet edhe te mbajne te paster zorret e tyre te barkut, dhe ushqimi duhet te jete me vlera ushqimore dhe te jete i tretshem lehtesisht , per kete arsye per kete semundje jane te keshillueshme te gjitha llojet e frutave, ne menyre te vecante bananet e pjekura mire, ushqimet jo vegjetariane nuk duhet te konsumohen kurre ,edhe proteinat vegjetale jane jane acide per kete arsye duhet te konsumohen me moderacion dmth pak , eshte e keshillueshme te konsumosh pak oriz,dhe te rrisesh konsumin e ushqimeve alkaline,sic jane psh supa me perime dhe zarzavate,pra shkurt kush deshiron te arrije permisime te dukshme duhet te konsultohet me nje dietolog me qellim te marri guidat e duhura per ushqime alkaline
Gjerat qe duhen bere dhe qe nuk duhen bere
Diabeti eshte semundje intelektualesh (kryesisht) shpesh kush nuk ben aktivitet fizik vuan nga kjo semundje ,shkaqet per kete semundje jane : sforcimi I vazhdueshem mendor, qendrimi I gjate ne shtepi,dembelizmi fizik, kapslleku, mospėrmbajtja,etj,pra sic e kemi thene me siper diabeti eshte i lidhur kryesisht me melcine dhe pankreasin,keshtu qe duhen konsumuar vetem ato ushqime te cilat nuk i sforcojne shume keto dy organe vitale, ne te njejten kohe, paralelisht duhet bere aktivitet fizik,dhe ushtrime fizike qe ndihmojne keto dy organe te rimarin veten,apo qe ndihmojne qe te behen te shendetshme,per ate qe eshte pak i disponueshem per aktivitek fizik eshte e pamundur te sherohet nga diabeti
Trupi njeriut ka nevoje edhe per ushqime aminoacide dhe jo vegjetariane: per ti bere balle kesaj kerkese duhet te konsumohen ushqime jo acide por alkaline qe permbajne keto elemente ushqyese brenda tyre, dhe ketu hyjne arrat e kokosit,kikirikat,kosi,bananet,etj,per kete semundje nje pije me baze kikirikash dhe uje pa sheqer ose me pak ose aspak mjalte eshte ideale
Mos harroni kurre qe insulina mund te rrisi perkohesisht vitalitetin e te semurit me diabet por nuk e sheron kurre ate , zakonisht diabetiket jane llupes dhe grykesa dhe shpesh hane shume ushqime te embla qe provokojne kete semundje , per kete arsye duhet te kontrollojne kete tentacion duke praktikuar agjerimin (jo agerimin islamik) me intervale duke u bazuar ne kalendarin lunar Shiko faqen me poshte:
https://hks.amps.org/fasting-chart/
ne nje faze te renduar te semundjes se diabetit nje agjerim i zgjatur prej dy ose tre ditesh duke pire vetem uje me leng limoni apo ndonje leng me nje frut tjeter do te zvogeloje ne menyre drastike permbajtjen e sheqerit ne gjak
Nganjehere te diabetiket sheqeri eshte jo prezent ne gjak pra mungon totalisht ne urine ,ne kete pike duhet rikujtuar se sheqeri eshte perkohesisht prezent ne urine nese fshikeza e urines,veshkat,apo ndonje organ tjeter i brendshem eshte subjekt i nje sulmi,nese ne rrethana te tilla nese i jepet insuline te semurit atehere demtohet shume, ne te tilla raste gjeja me e mire qe duhet bere eshte qe te sherohet ne menyren e duhur organi i semure keshtu qe urina e te semurit te lirohet automatikisht nga sheqeri
SHRI SHRI ANANDA MURTIJI
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 08-02-2022 mė 12:16
Diabeti/ Dieta vegjetariane qė redukton rrezikun – Ēfarė pėrfshin
Frutat, perimet, arrat, bishtajoret dhe kafeja, shtyllat e njė diete me bazė bimore, kanė gjithashtu efekte antidiabetike, pasi konsumimi i tyre lidhet me njė rrezik mė tė ulėt tė zhvillimit tė diabetit tė tipit 2.
Kėto janė gjetjet e njė studimi tė ri tė publikuar nė Diabetologia nga Departamenti i tė ushqyerit nė Universitetin e Harvardit. Qėllimi ishte tė hetohej mė tej profili i metabolitėve tė lidhur me dieta tė ndryshme vegjetariane dhe tė studiohej korrelacioni i tyre i mundshėm me rrezikun e zhvillimit tė diabetit tė tipit 2.
Diabeti i tipit 2 pėrhapet me shpejtėsinė e njė pandemie dhe shkaktohet kryesisht nga zgjedhje tė pashėndetshme diete, obeziteti dhe faktorė tė tjerė tė stilit tė jetesės si mungesa e stėrvitjes. Por nga ana tjetėr, mund tė shkaktojė probleme tė ndryshme shėndetėsore si sėmundje kardiovaskulare. Dietat vegjetariane, nga ana tjetėr, kur ato pėrbėhen nga ushqimet e duhura, duket se mund tė kompensojnė rrezikun.
Procesi i studimit
Ekipi kreu njė analizė tė mostrave tė plazmės sė gjakut (tė marra nė fund tė viteve 1980 dhe 1990) dhe marrjes dietike tė 10,684 pjesėmarrėsve nga tre studime nė vazhdim (Studimi i Infermierėve Shėndetėsor, Studimi i Infermierėve Shėndetėsor II dhe Studimi i Monitorimit tė Profesionit Shėndetėsor). Pjesėmarrėsit kishin njė moshė mesatare 54 vjeē dhe njė indeks mesatar tė masės trupore (BMI) prej 25.6 kg/m2.
Nė tė njėjtėn kohė, ata plotėsuan pyetėsorėt pėr frekuencėn e ushqimeve tė konsumuara dhe u vlerėsuan sipas pėrputhshmėrisė sė tyre me tre dieta me bazė bimore: njė dietė e plotė vegjetariane, njė dietė e shėndetshme vegjetariane dhe njė dietė vegjetariane jo tė shėndetshme. 18 ishin grupet ushqimore tė konsumuara nga pjesėmarrėsit:
ushqime tė shėndetshme bimore (drithėra integrale, fruta, perime, arra, bishtajore, vajra bimore dhe ēaj/kafe).
ushqime bimore jo tė shėndetshme (drithėra tė pėrpunuara, lėngje frutash, patate, pije me sheqer dhe ėmbėlsira/ėmbėlsirė)
ushqime shtazore (yndyrna shtazore, bulmet, vez, peshk/prodhime deti, mish dhe ushqime t ndryshme me baze shtazore).
Studiuesit ndanė ushqimet bimore tė shėndetshme dhe jo tė shėndetshme bazuar nė lidhjen e tyre me diabetin e tipit 2, sėmundjet kardiovaskulare, disa lloje kanceri dhe kushte tė tjera si mbipesha dhe hipertensioni.
Kėto lėndė ushqyese, bazuar nė tė dhėnat nga mostrat e gjakut, i lejuan studiuesit tė identifikonin ēdo korrelacion midis dietės dhe rrezikut tė zhvillimit tė diabetit tė tipit 2.
Rezultatet
Studimi zbuloi se profili i atyre qė u diagnostikuan me diabet tė tipit 2 ishin:
kishte njė konsum mė tė ulėt tė ushqimeve bimore tė shėndetshme
Indeksi mesatar i masės trupore mė i lartė
presionin e lartė tė gjakut dhe kolesterolin pėrkatėsisht
merrnin rregullatorė tė presionit tė gjakut
historia mjekėsore e diabetit tė tipit 2
sasi e vogėl e ushtrimeve fizike
Pėr sa i pėrket tė dhėnave tė metabolitėve, studiuesit arritėn nė pėrfundimin se dietat vegjetariane shoqėroheshin me profile unike tė shumė metabolitėve dhe se kėto modele ndryshonin ndjeshėm midis dietave tė shėndetshme dhe jo tė shėndetshme.
Sė fundi, studiuesit arrijnė nė pėrfundimin se gjetjet e tyre theksojnė rolin e dobishėm tė njė diete tė shėndetshme me bazė bimore nė parandalimin e diabetit tė tipit 2, por nevojiten studime tė mėtejshme pėr tė konfirmuar lidhjen shkakėsore.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt