dua ta di njesine matse eshte mg?dl apo cfare.dhe si e bere esell apo 2 ore pas buke.por ne baze te asaj qe mendoj une nuk ke diabet .
dua ta di njesine matse eshte mg?dl apo cfare.dhe si e bere esell apo 2 ore pas buke.por ne baze te asaj qe mendoj une nuk ke diabet .
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Pershendetje te gjitheve.
Nje i njojturi i imi vuan nga semundja e diabetit dhe do te desha te me ndihmonit per ndonje keshille.Vecanerisht te ndonje specialisti ne kete fushe,te me tregonte dicka me teper per dieten(arsortimentet ushqimore)dhe regjimin qe duhet te mbajne personat qe vuajne nga diabeti(ose me saktesisht per regjimin ditor ushqimor qe duhet te ndjeke).
Faleminderit.
auiu,
personat qe kane diabet me siguri qe marrin keshillat mjekesore per regjimin e ngrenies dhe pijes, pasi qe u eshte diagnostifikuar semundja.
Une per vete di se ato qe kane semundjen e sheqerit (diabetin) pijne kafene pa sheqer, di qe pijne lengjet pa sheqer, hajne ngrena qe nuk permbajne sheqer, pra i largohen produkteve qe permbajne sheqer ne menyre qe te evitojne ngritjen e nivelit te sheqerit ne gjak.
Keshille te te them drejte nuk di te te jap, pasi qe nuk kam ne familje te afert persona qe kane diabetin. Te keshilloj qe ky miku yt te bej dy-tri fjale me mjekun per regjimin e hajes dhe pijes.
Nuk e di sakte, por me duket se edhe semundja e sheqerit ka shkallezimin e vet, pasi qe ka persona qe jane lehte te semure nga kjo dmth kane nivel me te ulet te sheqerit ne gjak dhe ato qe kane nivele me te larta.
P.S: Nqs shkrimi me larte permban ndonje gabim apo dicka te tille, ma falni, nuk jam doktor.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Alarmi, nė 2025-n mbi 300 milionė njerėz diabetikė nė botė
Diabeti, tė rejat nga shkenca
Diabeti i sheqerit ėshtė dy tipesh. Tipi i parė, i shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e shkatėrrimit tė ishujve tė Langerhansit nga sistemi imun. Kėta pacientė janė zakonisht fėmijė ose adoleshentė tė dobėt. Ndėrkohė qė diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e nevojave tė shtuara pėr insulinė. Pacientėt me diabet tip II janė zakonisht tė rritur dhe mbipeshė. Kjo sėmundje nė kuptimin e pėrgjithshėm ėshtė e tillė qė karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale tė sheqerit nė gjak dhe me daljen e tij nėpėrmjet urinės. Pėrveē ē'rregullimit tė sheqernave nė diabet ē'rregullohen yndyrnat, kripėrat dhe ē'rregullohet metabolizmi i lėndėve. Kjo sėmundje jep ndėrlikime akute tė menjėhershme dhe ndėrlikime kronike qė zgjasin gjithė jetėn. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme ndėrlikimet vijnė si pasojė e uljes apo e ngritjes sė sheqerit nė gjak, dhe kur kėto janė respektivisht tė menjėhershme tė sėmurėt bien nė gjendje kome ose nė gjumė tė thellė. Por sėmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrės, nga ku mund tė shfaqen edhe infarkte tė cilat janė sėmundje tepėr tė rrezikshme ose kur dėmtohen arteriet e kėmbės, shfaqet gangrena e kėmbės, kur dėmtohen arteriet e syrit shfaqet njė ndėrlikim nga i cili sėmuren tė dy sytė edhe i sėmuri mund tė humbė edhe shikimin, kur dėmtohen arteriet e veshkės shfaqet njė dėmtim qė nė popull njihet me termin azotemia. Pėr kėtė unė do tė rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaēe barna popullore qė sė fundmi kanė dalė nė treg nė vendin tonė.
Barnat antidiabetike
Insulina. Nė treg gjenden shumė lloje insulinash, por parė nga ana fiziologjike ka vetėm 4 lloje insulinash: Insulina ultra e shpejtė (Insulina lispro, humalog): Nėse merret para buke, injektimi bėhet 20 minuta para ngrėnies. Pas injektimit, niveli maksimal nė gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orė. Insulina e shpejtė (Regular humulin): Nėse merret para buke, injektimi bėhet 60 minuta para ngrėnies. Efekti zgjat 5-7 orė. Insulina e ndėrmjetme (NPH, lente): Efekti fillon rreth 2 orė pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orė pas injektimit, dhe zgjat mė pas se 24 orė. Zakonisht pacientėt marrin 2 doza nė ditė. Insulina afatgjatė (Ultralente humulin): Farmakokinetika ėshtė e ngjashme me insulinėn NPH: efekti fillon pak mė ngadalė dhe zgjat pak mė shumė. Insulina ultralente shpesh pėrdoret pėr tė krijuar njė nivel bazal tė insulinės nė trup, dhe pastaj jepet insulinė ultra e shpejtė para ngrėnies; kjo strategji pėrpiqet tė imitojė fiziologjinė normale.
Shkenca/Tė fundit
Dukuria "Dawn" (agimi i diellit) dhe efekti "Somogyi": Dukuria Dawn: rreth orės 5-8 tė mėngjesit niveli i glukozės nė gjak rritet. Mendohet se kjo ėshtė pasojė e sekretimit tė hormonit tė rritjes nė kėto orė. Dukuria "Dawn" ndodh nė njerėzit normalė, nė ata me diabet tip II, dhe nė 75% tė atyre me diabet tip I. Efekti Somogyi: Dozat e larta tė insulinės nė darkė mund tė shkaktojnė hipoglicemi gjatė natės; pėrgjigja hormonale kompensatore e trupit pastaj shkakton hiperglicemi rreth orės 7 tė mėngjesit.
(c) Si dukuria Dawn dhe efekti Somogyi shkaktojnė hiperglicemi nė mėngjes. Pėr tė dalluar njėrėn nga tjetra, bėhet matja e glukozės gjatė natės. Nėse niveli i glukozės gjatė natės ėshtė i lartė, shtohet doza e insulinės nė darkė. Nėse niveli i glukozės gjatė natės ėshtė i ulėt, duhet ulur doza e insulinės nė darkė. 3. Hipoglicemikėt oralė: Metformina i pėrket klasės tė biguanideve. Vepron me mekanizėm tė panjohur. Mendohet se ul rezistencėn periferike ndaj insulinės. Si efekte anėsore pėrmenden pėshtjellimi dhe tė vjellat, dhe acidoza laktike. Shpesh shkakton humbje nė peshė, dhe prandaj preferohet pėr trajtimin e diabetit tip II. Klasa e sulfanilureve (p.sh., glyburide, glypizide): kėto barna shkaktojnė rritje tė sekretimit tė insulinės nga pankreasi. E bėjnė kėtė duke bllokuar kanalet ATP-sensitivė tė kaliumit nė qelizat beta.
Ēfare eshte diabeti
Diabeti i sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozėn) qė ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qėndron nė pamundėsinė e insulinės, njė hormon i prodhuar nga pankreasi, pėr tė mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak nė vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmėri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet pėr tė futur sheqerin brenda nė qelizat e indeve tė organizmit (pamjaftueshmėri e insulinės). Pėr rrjedhojė sheqeri ėshtė me tepricė nė gjak dhe jep shenja tė ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi nė peshė, nevoja pėr urinim tė shpeshtė, lodhja e shpejtė, ulja e vėmendjes dhe pėrqendrimit dhe nė pėrgjithėsi njė dobėsi e pėrgjithshme. Kėto simptoma nuk ėshtė e thėnė tė jenė tė gjitha tė pranishme tek njė pacient me diabet.
Keshilla
1- Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn
2- Duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara
3- Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė
4- Yndyrnat duhet tė jenė vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5- Duhet t'i shtojnė dietės sė tyre arra
6- Efikase edhe bajamet
Shenjat
1- Dhimbje barku
2- Frymėmarrje tė ngadalta e tė thella
3- Prani e ketoneve nė gjak dhe nė urinė
Ilaēet
1- Tiazolidinedionet-veprimi ėshtė i menjėhershėm, por nė disa raste mendohet se ulin rezistencėn periferike ndaj insulinės.
2- Glinidet-ky lloj bari shkakton sekretim tė shpejtė tė insulinės. Merren para buke dhe ndihmojnė nė kontrollin e glukozės postprandiale (pas ngrėnies).
3- Akarboza- ėshtė frenues i alfa-glukozidazės intestinale qė ngadalėson ritmin e pėrthithjes tė glukozės nė gjak.
Diabeti
Shkenca, diabeti i patrashegueshem
Nė kuptimin e pėrgjithshėm mjekėsor nuk trashėgohet diabeti si sėmundje, por ekziston predispozicioni pėr t'u sėmurė. Trashėgohen genet qė mbartin vetitė e organizmit, qoftė ato tė sėmura. Qė ky predispozicion qė trashėgohet tė bėhet diabet sheqeri, duhet qė tek njerėzit tė ndikojnė disa faktorė mjedisorė. Gratė qė hanė ēdo ditė 30 gram arra, kanė 30 pėr qind mė pak gjasa pėr t'u prekur nga diabeti i tipit 2.
Nderlikimet 5 vjet pas shfaqjes se semundjes
Sipas specialistėve mosha ndikon shumė nė shfaqjen e diabetit tė sheqerit. Diabeti tip 1 zė rreth 10 pėr qind tė tė sėmurėve me diabet sheqeri, ndėrsa diabeti tip 2 zė njė pėrqindje mė tė vogėl se i pari dhe ėshtė mė i shpeshtė se ai. Diabetikėt me diabet tip 2 si rregull kanė ndėrlikime kronike (tė enėve tė gjakut, qysh nė kohėn kur vihet diagnoza e diabetit tė sheqerit.
Keshillat, ne 2025-n mbi 300 milione diabetike
Sipas tė dhėnave tė OBSH-sė, nė botė nė vitin 2025 do jenė rreth mbi 300 milionė diabetikė, ndėrkohė qė numėrohen rreth 170-180 milionė diabetikė. Aktualisht nė vendin tonė numri i diabetikėve ėshtė gjithmonė nė rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 pėr qind qė ka qenė nė shekullin e kaluar ka arritur rreth nė 2-3 pėr qind dhe kjo shifėr do jetė gjithmonė nė rritje.
Pėrgatiti: Blerina KACA
Si t'i pėrdorni medikamentet, nga ēfarė tė ruheni
22 pėrgjigje pėr diabetin
Keni vite qė vuani nga diabeti dhe ēdo ditė ju lindin pyetje tė reja rreth sėmundjes suaj? Ēdo ditė pėrballeni me dilemat rreth ushqimeve qė duhet tė hani? Ēfarė ndikon nė ngritjen e nivelit tė sheqerit? Si ta kontrolloni diabetin? Specialistėt e shėndetėsisė kanė dhėnė pėrgjigje pėr 22 pyetjet e pėrditshme tė pacientėve tė sheqerit.
Si ndikojnė emocionet nė ekuilibrin e diabetit?
Ekuilibri i diabetit ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj emocioneve dhe gjendjes shpirtėrore. Ekziston njė lidhje e ngushtė funksionale ndėrmjet sistemit endokrin dhe atij nervor. Qetėsia shpirtėrore dhe emocionale stabilizon gliceminė dhe lehtėson kontrollin e diabetit. Nė tė kundėrt, shqetėsimet, fatkeqėsitė, grindjet, ankthi dhe frika, nė pėrgjithėsi pasohen nga ēlirimi nė gjak i adrenalinės dhe kortizoilit, hormone qė bllokojnė veprimin e insulinės, duke u bėrė shkak pėr rritjen e glicemisė. Nė kėtė rast mund tė lindė nevoja pėr tė rritur dozėn e zakonshme tė mjekimit qė ju pėrdorni.
Ēfarė masash tė shpejta duhet tė marrė, kur glicemia ėshtė shumė e lartė?
Kur glicemia ėshtė shumė e lartė mund tė normalizohet nė kėtė mėnyrė:
-Pėr tė kompensuar humbjen e lėngjeve duhet tė shtoni sasinė e ujit. Edhe kur ndjeheni keq ose keni tė vjella, pėrpiquni tė merrni gllėnjka tė shpeshta uji. Kur tė vjellat zgjasin disa orė dhe bėhen tė pakontrollueshme, pėr zėvendėsimin e lėngjeve duhet tė shtroheni nė spital pėr tė marrė infuzion venoz.
-Injekto insulinė neutrale pėr tė ulur nivelin e glicemisė.
-Matni gliceminė dhe acetonin nė urinė, nė intervale tė rregullta. Nė pėrputhje me rezultatet vazhdoni injektimin e insulinės neutrale.
Si ruhet insulina?
Megjithėse prodhuesit rekomandojnė qė insulinėn ta mbani nė frigorifer, injektimi i insulinės sė ftohtė ėshtė mė i dhimbshėm. Prandaj rekomandohet mbajtja e insulinės nė temperaturė dhome. Nė kėtė temperaturė, ajo reziston afėrsisht njė muaj. Sidoqoftė insulina duhet tė mbahet larg ambienteve tė ngrohta, jo mbi 25-50 gradė. Sasia rezervė duhet tė mbahet nė frigorifer nė temperaturė 2-8 gradė. Evitoni ngritjen, sepse mund ta dėmtojė insulinėn.
A janė mė tė shpeshta sėmundjet e lėkurės tek diabetikėt?
Po, sėmundjet e lėkurės takohen mė shpesh tek diabetikėt. Njė e treta e tyre, gjatė jetės kanė dėmtime tė lėkurės nga diabeti. Mė tė shpeshta janė infeksionet nga bakteret, infeksionet mykotike dhe kruarjet. Kėto lidhen me kontrollin e keq tė diabetit. Infeksionet e lėkurės nga njėra anė prishin ekuilibrin e diabetit, nga ana tjetėr favorizojnė infeksionin. Nė kėtė rast ėshtė i domosdoshėm pėrdorimi i antibiotikėve. Pėr tė evituar infeksionet e lėkurės, diabeti duhet tė mbahet nė ekuilibėr, si dhe t'i kushtohet kujdes higjienės sė lėkurės. Kur ajo ėshtė e thatė, duhet tė zbutet me kremra hidratantė, si dhe duhen pėrdorur sapunė tė pėrshtatshėm.
Mund tė kryejnė ndėrhyrje kirurgjikale diabetikėt?
Falė kontrollit tė glicemisė qė realizohet sot, diabetikėt mund t'i nėnshtrohen ēdo ndėrhyrjeje kirurgjikale. Ėshtė e rėndėsishme parapėrgatitja e mirė, kujdesi gjatė anestezisė dhe monitorimi i kujdesshėm gjatė operacionit. Me kėto masa ēdo gjė shkon normalisht, si tek njerėzit e zakonshėm.
Pse shkaktohen komplikacionet kronike tė diabetit?
Komplikacionet kronike pėrbėjnė sėmundjen e vėrtetė tė diabetit. Hiperglicemia e zgjatur nė kohė ėshtė shkaktare e dekompensimit glukomatabolik. Sa mė tė dekompensuar tė jeni dhe sa mė gjatė nė kohė, aq mė i lartė ėshtė rreziku pėr komplikacione. Fillimisht ato mund tė jenė tė heshtura, por mbas disa vitesh shfaqen hapur duke dominuar sėmundjen. Komplikacionet mund tė prekin organe dhe sisteme tė ndryshme. Nė mėnyrėn klasike dėmtojnė enėt e mėdha tė gjakut duke goditur zemrėn, trurin dhe anėsitė e poshtme, si dhe enėt e vogla tė gjakut, duke prekur sytė dhe veshkat. Ekziston gjithashtu neuropatia diabetike, qė dėmton veshkat.
Nėse njė diabetik Tip 1, dentisti refuzon tė heqė dhėmballėn, sepse ka frikė nga ndonjė hemorragji apo infeksion, si duhet tė veprojė?
Diabetikėt duhet tė sigurojnė higjienė korrekte tė gojės dhe kontroll tė shpeshtė te dentisti, madje mė shpesh se njerėzit e tjerė, sepse hipoglicemia favorizon shumimin e baktereve nė gojė, sidomos kur dhėmbėt nuk lahen rregullisht. Ėshtė mirė qė diabeti tė jetė i ekuilibruar para mjekimit te dentisti, pėr tė evituar rrezikun e hiperglicemisė dhe hipoglicemisė. Por kurrsesi nuk ėshtė e justifikuar frika nga hemorragjia, apo kapaciteti i ulėt i anestezisė, si dhe frika nga infeksioni pas heqjes sė dhėmbėve. Dhėmbėt te diabetiku kurohen si te tė gjithė njerėzit e tjerė.
Si shmanget hipoglicemia gjatė dhe mbas raportit seksual?
Aktiviteti fizik gjatė raportit seksual mund tė shkaktojė rėnie tė sheqerit (hipoglicemi). Kjo nuk do tė thotė qė ju tė keni frikė dhe tė hiqni dorė nga jeta seksuale e qetė dhe e plotė. Pėr tė qenė tė sigurt ėshtė mirė tė matni gliceminė para raportit seksual dhe tė hani diēka, menjėherė mbas tij.
A bėjnė mirė zarzavatet e gjelbra pėr diabetin?
Po, veēanėrisht tė gjalla (tė papėrpunuara) duhet t'i pėrdorni ēdo ditė, nė drekė dhe darkė, nė sasi tė bollshme. Zarzavatet e gjelbra pėrmbajnė antioksidantė, vitamina, kripėra minerale dhe fibra. Tė gjitha perimet pėrmbajnė vitaminė C nė pėrqindje tė ndryshme, sipas llojit tė bimėve. Njėzet e katėr orė pas kėputjes, ato humbin 10-15% tė vitaminės C. Gjatė gatimit humbin jo vetėm gjithė vitaminėn C, por dhe shumicėn e mineraleve. Por uji nė tė cilin ato janė zier pėrmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zingu, prandaj dhe mund tė pėrdoret pėr tė gatuar supė. Nisur nga veēoritė e mėsipėrme, zarzavatet e gjelbra janė shumė tė dobishme pėr diabetikun.
Ēfarė pune mund tė bėjė diabetiku?
Kur diabetiku ėshtė i ekuilibruar mund tė kryejė ēdo punė, si gjithė njerėzit e shėndoshė. Megjithatė duhen evituar aktivitete me shumė stres dhe shumė sedentare. Gjithashtu duhen evituar punėt me turne dhe punėt qė sjellin rrezik pėr veten dhe tė tjerėt, nga njė hipoglicemi e mundshme, tek ata qė trajtohen me insulinė, siē mund tė jenė punė tė tilla si pilot avioni, makinist treni, shofer autobusi etj.
Ēfarė ėshtė diabeti i Tipit 1?
Diabeti i tipit 1, mė i riu, ėshtė njė sėmundje auto-agresive nė tė cilėn qelizat e pankreasit qė prodhojnė insulinė janė shkatėrruar; i dyti, ėshtė njė sindromė qė karakterizohet nga rezistenca e insulinės (hormoni qė transformon sheqerin nė energji) ose nga njė prodhim i tij i zvogėluar, dhe nga alterime tė ndryshme tė metabolizmit, si dhjami nė bark, hipertensioni, rritja e kolesterolit tė keq dhe zvogėlimit tė atij tė mirė, tepricė e triglicerideve.
Kush janė ndryshimet mes diabetit tė tipit 1 dhe 2?
Diabetik ėshtė kushdo qė e ka gliceminė (nivelin e glukozit) tė barabartė apo mbi 126 mlg pėr decilitėr tė gjakut, por qė nė nivelin e 110 mlg duhet tė bjerė kambana e alarmit.
Diabeti i tipit 1 (5-10 pėr qind tė rasteve)
Quhet ndryshe dhe diabeti i ri, pasi prek moshat e reja, por mund tė shfaqet deri nė 40 vjeē. Kjo ėshtė njė sėmundje autoimune: pankreasi ėshtė i paaftė tė prodhojė insulinė dhe prodhon shumė pak, dhe si pasojė rritet shumė glicemia. Mekanizmi ndoshta lidhet me antikorpet e drejtpėrdrejtė kundėr qelizave tė pankreasit.
Diabeti i tipit 2 (85-90 pėr qind tė rasteve)
Ky tip shfaqet nė moshėn e pjekur, zakonisht mbi 40 vjeē, por kohėt e fundit ėshtė vėnė re njė prekje mė e madhe nė moshat e reja, e lidhur mbi tė gjitha me obesitetin. Disa alterime metabolike dhe tė sjelljes tė shoqėruara me rritjen nė peshė, janė shkaqe tė kėsaj forme tė diabetit dhe obesiteti provokon alterime tė mėtejshme metabolike.
Keshilla
1- Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn
2- Duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara
3- Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė
4- Yndyrnat duhet tė jenė vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5- Duhet t'i shtojnė dietės sė tyre arra
6- Efikase edhe bajamet
Shenjat
1- Dhimbje barku
2- Frymėmarrje tė ngadalta e tė thella
3- Prani e ketoneve nė gjak dhe nė urinė
Ilaēet
1- Tiazolidinedionet, veprimi ėshtė i menjėhershėm, por nė disa raste mendohet se ulin rezistencėn periferike ndaj insulinės.
2- Glinidet, ky lloj bari shkakton sekretim tė shpejtė tė insulinės. Merren para buke dhe ndihmojnė nė kontrollin e glukozės postprandiale (pas ngrėnies).
3- Akarboza, ėshtė frenues i alfa-glukozidazės intestinale qė ngadalėson ritmin e pėrthithjes tė glukozės nė gjak.
Diabeti
Kur shfaqet diabeti i shtatzėnisė
Kjo ėshtė njė sėmundje e pėrkohshme qė manifestohet gjatė shtatzėnisė dhe sjell njė rrezik mė tė lartė tė diabetit nė vitet qė do tė vijnė. Gratė nė mbipeshė janė mė tė predispozuara dhe ato prindėrit e tė cilave vuajnė nga diabeti.
Si ta parandalojmė sėmundjen?
Nėse diabeti i ri nuk mund tė parandalohet, pėr atė madhorin ekzistojnė disa zakone tė shėndetshme: njė dietė e balancuar (mė pak yndyrė dhe sheqer, mė shumė fruta dhe perime), kontrolli i peshės, jo duhan, ushtrime fizike. Ecja gjysmė ore nė ditė nė gjashtė ditė tė javės, zvogėlon rritjen e diabetit dhe vdekjen nė 45 pėr qind.
Shkenca, diabeti i patrashėgueshėm
Nė kuptimin e pėrgjithshėm mjekėsor nuk trashėgohet diabeti si sėmundje, por ekziston predispozicioni pėr t'u sėmurė. Trashėgohen genet qė mbartin vetitė e organizmit, qoftė ato tė sėmura. Qė ky predispozicion qė trashėgohet tė bėhet diabet sheqeri, duhet qė tek njerėzit tė ndikojnė disa faktorė mjedisorė.
Kam nje shokun tim qe Mban djet per diabet. Kush me ndihmon se ēfare duhet te pije ky njeri, pasi eshte shume merakli dhe spin asgje.
Ta kesh diabetin nuk do te thote automatikisht qe te mos konsumosh sheqerna. Sa i perket lengjeve, ben te perdoret lengu i pemeve qe kane glycemic index me te ulte, si psh. grapefruit, por edhe disa nga ato qe jane te etiketuar si 'pa sheqer te shtuar - no added sugar', por gjithsesi as ato ne sasi te tepruara. Alkooli te mos perdoret ne asnje menyre.Postuar mė parė nga Leonso
Pastaj, nuk eshte ne pyetje vec konsumimi i sheqerit ne vecanti, por i karbohidrateve ne pergjithesi, e ketu bejne pjese shume prodhime ushqimore si: produktet nga dritherat, orizi, patatja, etj. Pra, nje diabetik duhet te kete kujdes jo nga ajo qe te mos konsumoje fare karbohidrate, por qe t'i dije vlerat kalorike te tyre dhe t'i balansoje gjate racioneve. Psh. nese ka nje racion me patate, te mos e shoqeroje me buke, etj.
Ushqimet qe fare nuk bejne dem jane te gjitha ato qe nuk permbajne ose permbajne fare pak karbohidrate si psh: prodhimet e mishit, prodhimet e qumeshtit, natyrisht ato me nivel te ulte te yndyres, si dhe perimet si lakra, speci, domatja, etj. Kete me se miri mund ta dije nje nutricionist, por sa per nje orientim mjafton te kerkoni ne google 'glycemic index food chart'.
E pershendes perzemersisht MIMI 1. Por une do te kerkosha nga ai dhe te tjeret te me tregojne se ku mund te gjenden tabletat e pershkruara per diabet ato te Garcinia kambogia (HCA) si dhe Cromiumi. Do te u falenderoje shume nese mundet dikush te me tregoi seku gjenden keto barera.
Jam diabetik tip.2. Jam i interesuar ta perdor ilaqin qe do te gjendej me emrin Acidi hidroksicirik ose shkurt AHC ose anglisht (HCA) si dhe Kromiumin. Shkrueht se jane te mire per kete grup diabetikesh. A mud te me thot dikush se a gjendet neper barnagoret tona apo gjetiu, me qfar emeri mund te i kerkoi. Gjithashtu e njejta gje vlen edhe per Kromiumin.
Krijoni Kontakt