Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Tirana, kryeqyteti i produkteve ushqimore tė falsifikuara

    Tė merr frika tė blesh nė treg, ose nė dyqan, ushqime e prodhime tė tjera tė ndryshme, "gjoja" tė firmave mė tė dėgjuara e mė tė suksesshme. Nė Shqipėri, tashmė kanė filluar tė hyjnė ambalazhet e produkteve ushqimore, tė ilaēeve pėr larjen e rrobave e tė asortimenteve tė ndryshme, tė cilat prodhohen nė Shqipėri dhe modifikohen, duke u vėnė ambalazhimin e firmave tė mėdha. Pra, njerėzit kur shkojnė nėpėr dyqane pėr tė blerė gjėrat e nevojshme, ato gėnjehen nga shitėsit, duke u thėnė se kėto janė mallra origjinale dhe vijnė nga jashtė. Por e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Kėto mallra prodhohen nė Shqipėri me njė kosto mė tė ulėt dhe shiten me tė njėjtin ēmim, qė shiten prodhimet origjinale tė firmave tė huaja. Kosi i frutave pėr fėmijėt, biskota e prodhime tė tjera, kanė vetėm etiketat e ambalazhimet qė janė produkte origjinale, italiane ose greke, e nė tė vėrtetė, pėrmbajtja e tyre prodhohet nė Shqipėri. Ka shumė ndėrmarrje, tė cilat merren me prodhime tė tilla. Pėr shembull, ilaēi pėr larjen e rrobave "Dash", ka filluar tė jetė i falsifikuar. "Dash" origjinal ka brenda ambalazhimit njė dhuratė, e cila mund tė jetė shampo flokėsh, disa stilolapsa e gjėra tė tjera tė ndryshme, kurse ai i cili ėshtė i falsifikuar, nuk ka nė brendėsi as atė gotėn plastike qė tė nevojitet pėr tė nxjerrė ilaēin e rrobave, si dhe po ta shikosh me vėmendje, ka dallim nė ngjyrė me atė, i cili ėshtė origjinal. Njerėzit kanė filluar tė ankohen se ilaēet e rrobave nuk lajnė mirė, dhe ky ėshtė dallimi tjetėr mjaft i rėndėsishėm. Pra, nė Shqipėri, nuk po e merr vesh i pari tė dytin. A kontrollohen mallrat qė hyjnė kėtu, apo gjithkush e ka mendjen tė vjedhė? Njerėzit mashtrohen, pa e ditur njė gjė tė tillė. Tė gjithė mundohen t'i blejnė ushqimet nga mė tė shtrenjtat, duke i parė nga etiketat, tė cilat tė mbushin mendjen se janė prodhime origjinale tė firmave tė mėdha, por shumica e tyre prodhohen nė vend dhe ndryshimi ėshtė qė ti e blen me tė njėjtin ēmim, ose dhe mė shtrenjtė se gjoja janė origjinale.
    ----------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Jam ne nje mendje me ty Alba.
    Shqipetaret po hane ushqime te modifikuara, te falsifikuara, te skaduara dhe nje zot e di se nga vine.
    Rendesi ka per te ata qe tregetojne te tilla mallra, Parate, aq te vyera sa edhe nenen e tyre e shesin per pak para.
    Shqipetaret do te keni probleme shume te thella shendetesore.
    Do te vdesin para kohe.
    Gjenetikisht probleme te tilla serioze do keni edhe brezi tjeter qe lind.
    Shqiperia dhe shqipetaret jane ne Rrezik Vdekje nga keto ushqime.
    Neqoftese qeveria dhe shteti shqipetar nuk merr masa, atehere qeveria shqipetare eshte antishqipetare dhe kerkon me doemos vdekjen e shqipetareve.

    Kete pershtypje me jep sepse nuk eshte hera e pare qe gazetat postojne te tilla lajme dhe ky lloj produkti ka ardhur ne rritje qe nga lindja e demokracise shqipetare.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Merkure, 29 Tetor 2003


    "NDAL, PRODUKTEVE TE MODIFIKUARA PER PESE VJET"

    Shoqatat ambjentaliste dhe Shoqata e Bujqesise Organike i kane kerkuar Kuvendit te Shqiperise te ndaloje futjen e Produkteve te Modifikuara Gjenetikisht "OMGJ" per nje afat 5-vjecar, duke miratuar sa me shpejt projektligjin per mbrojtjen e biodiversitetit. Reagimi i tyre vjen pas disa reagimeve te bera pas lajmit te publikuar ne mediat shqiptare disa dite me pare per futjen ne vend te nje ngarkese prej 10 mije ton miser dhe 6 mije ton soje, qe mendohet te jete e modifikuar gjenetikisht. Kjo sasi ushqimesh blegtorale, e dhuruar nga korporata amerikane e mallrave me kredi per sektorin e agroperpunimit ne vend dhe qe menaxhohet nga projekti amerikan IFDC, pritet te mberrije ne Portin e Durresit sot. Sic behet e ditur shoqatat ambjentaliste i kane kerkuar Kuvendit te Shqiperise miratimin e projektligjit "Per mbrojtjen e biodiversitetit", ku sanksionohet edhe ndalimi i futjes ne territorin e Shqiperise te OMGJ-ve per nje afat 5-vjear. Lavdosh Ferruni, perfaqesues i Shoqates se Bujqesise Organike, beri te ditur per mediat se "nese Kuvendi i Shqiperise nuk miraton kete projekligj i cili presupozon ndalimin e ketyre produkteve, atehere shoqatat ambjentaliste do te ndermarrin iniciativen kushtetuese, ne baze te nenit 150 te Kushtetutes per te kerkuar Referendum popullor per anullimin e ketij ligji".

    m.zeka

    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Kryeqyteti, Tirana nė kaos me trafikun rrugor
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •