Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Eduard Zaloshnja ne nje mendje me Namik Hotin

    Ne Korrieri analizon Eduard Zaloshnja

    ---------


    A mund te ndryshojne Nano dhe Berisha?

    Nje pyetje qe gjate kesaj dekade, ia kane bere vetes jo pak opininiste/analiste shqiptare

    Nga Eduard ZALOSHNJA

    Rreth 50 opinioniste/analiste shqiptare shkruajne ne gazeta ose komentojne ne televizon rregullisht per ngjarjet dhe zhvillimet me te rendesishme politiko-shoqerore-ekonomike qe percaktojne tranzicionin ne vazhdim te Shqiperise nga nje vend me regjim totalitar, ne nje vend me demokraci te konsoliduar.

    Ne pergjithesi, shkrimet dhe komentet televizive te opinionisteve/analisteve synojne te influencojne ndryshime qe do te ndihmonin perparimin e Shqiperise pergjate spirales se veshtire te ketij tranzicioni.
    Duke qene edhe une nje nder njerezit qe shkruaj rregullisht opinione/analiza ne gazetat shqiptare, ne emer te te gjithe opinionisteve/analisteve shqiptare, ka kohe qe i drejtohem zotit me lutjen "Zot, na jep qetesine te pranojme gjerat qe nuk mund t'i ndryshojme, kurajon qe te perpiqemi te ndryshojme ato qe mundemi, dhe mencurine per te kuptuar diferencen," autoresia e te ciles i atribuohet teologut Reinhold Niebuhr.

    Shkak per te rikujtuar kete lutje u be kriza e fundit qeveritare, e cila ve ne qender te vemendjes se mediave dy njerezit qe kane percaktuar ne nje mase te konsiderueshme zhvillimet politike te tranzicionit te veshtire shqiptar - Nanon dhe Berishen. I pari vihet ne qender te vemendjes si Kryeministri qe duhet te jape doreheqjen pas deshtimit te tij te fundit ne Parlament, dhe i dyti si njeriu qe ka shanse te marre pushtetin ne qofte se vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakoheshme.

    Nga shkrimet dhe komentet e koheve te fundit, duket se Zoti i eshte pergjigjur lutjes time per sa i perket Nanos - pothuajse te gjithe opinionistet/analistet kane arritur ne konkluzionin se Nano eshte nje politikan i pakorrigjueshem dhe se nuk ia vlen te besh perpjekje per ndryshimin e tij.
    Me levizjen per vetepastrimin e politikes ne vitin 2001, ai iu dha arsye opinionisteve/analisteve te shkruanin dhe benin komente qe synonin te inkurajonin transformimin e tij ne nje politikan te tipit europian. Por zhvillimet e mepastajme i shuan dalngadale shpresat e tyre per kete lloj transformimi.
    Tani, gati ne menyre unanime, ata i bejne te qarte publikut se Nano do te mbetet deri ne vdekje nje politikan qe per hir te pushtetit te tij personal eshte i predispozuar te perdore te gjitha mjetet ballkaniko-bizantine per ta ruajtur ose rimarre ate, pavaresisht se kjo mund te jete ne dem te Shqiperise.

    Ne lidhje me Berishen, Zoti nuk ka qene me opinionistet/analistet aq bujar sa me Nanon.
    Ata jane ndare ne dy grupe, qendrimet e te cileve perjashtojne njeri-tjetrin.
    Disa mendojne se nuk ka asnje shprese qe Berisha te ndryshoje per mire, dhe madje ndonjeri nuk do as emrin t'ia permende me, qofte edhe per ta demaskuar. Ndersa disa te tjere mendojne se ekziston probabiliteti per nje permiresim te Berishes dhe, per kete arsye, me shkrimet dhe komentet e tyre mundohen te ndikojne pozitivisht tek ai.
    Baza racionale e shpreses se tyre eshte ndryshimi qe ka pesuar Berisha, duke filluar nga viti 2001, i cili nuk mund te mos vihet re. Keshtu, deri ne fund te vitit 2000, pakkujt i shkonte ne mendje se Berisha vetem disa muaj me vone do te shpallte "Fillimin e ri". Pakkush mendonte se do te vinte dita qe Berisha nuk do te shfrytezonte krizen presidenciale per te shkaktuar zgjedhje te parakohshme. Pakkush mendonte se Berisha do te ulej ne tavolinen e negociatave me kundershtare qe i kishte anatemuar aq shume dekaden e kaluar, si Genc Pollo, Dashamir Shehi, Arben Imami, Prec Zogaj, Gramoz Pashko etj. Dhe se fundi, pakkujt i shkonte ne mendje se do te vinte dita kur Berisha do t'i ofronte Eduard Selamit kandidaturen per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.

    Tani, kur ky ndryshim pjesor i Berishes eshte bere realitet, dhe kur zhvillimet e fundit ne kampin socialist po afrojne daten e zgjedhjeve te parakohshme, eshte me se e natyrshme qe opinionistet/analistet qe mendojne se permiresimi i Berishes eshte i mundshem te perpiqen te ndikojne sa me shume per kete permiresim sepse, duan apo s'duan ata, Berisha ka nje probabilitet jo te vogel per te fituar zgjedhjet e parakohshme. Por ketyre kolegeve dua t'iu ofroj disa nga konkluzionet e analizes time rreth ndryshimit te Berishes, te cilat i kam arritur ndoshta me ndihmen e lutjes se cituar me siper.

    Kam pershtypjen se une jam nje nder opinionistet/analistet qe eshte perpjekur shume per te ndikuar qe Berisha te kuptoje se taktika e sharjeve qe ai perdor nuk mund t'i sherbeje as atij, as PD-se, dhe as Shqiperise.
    Pas shume perpjekjeve te kota, duket se zoti me ka dhene mencurine te kuptoj se Berisha, deri sa te vdese, ne vend qe te vere ne perdorim me finese te gjitha mjetet e mundshme te nje sistemi demokratik per te argumentuar me fakte te metat e kundershtareve dhe per te ofruar alternativen e tij, do te preferoje me mire te harxhoje energji pa fund per te krijuar dhe shperndare epitete fyese per ta.
    Per kete arsye, kam vendosur te mos harxhoj me kohe me shkrime rreth kesaj sindrome te Berishes.

    Si shume opinioniste/analiste te tjere, edhe une jam munduar qe direkt ose indirekt ta prek sedren e Berishes si politikan, duke cituar shembuj te udheheqesve te partive perendimore, te cilet kane dinjitetin te japin doreheqjen kur partia e tyre ka humbur pushtetin ose kur partia nuk ka arritur ne zgjedhje rezultatet e premtuara.
    Sot, me vonese, kam arritur ne konkluzionin qe te gjitha perpjekjet e mia dhe te kolegeve te mij ne kete drejtim kane qene dhe do te jene te kota, dhe se do te kishte qene mire qe te kishim degjuar me kohe keshillen proverbiale rreth Berishes qe Namik Hoti dha para 9 vjetesh.

    Se fundi, si shume opinioniste/analiste te tjere, edhe une jam entuziazmuar nga zgjedhja qe beri Berisha per te lene politiken e rruges dhe per te perqafuar ate institucionale.
    Dhe mendoj se ia vlen qe ta inkurajojme me tej ate qe ta vazhdoje kete rruge. Edhe afrimi me ish-kundershtare te anatemuar prej tij dhe intelektuale te pavarur eshte nje gje qe duhet pershendetur dhe inkurajuar sepse te jep shprese se neser, ne rastin e fitores se pushtetit, marredheniet me bashkepunetoret do t'i kete relativisht me kolegjiale se ne vitet 1994-97.
    Ndersa fakti qe Berisha nuk eshte perfolur asnjehere per korrupsion eshte nje ane pozitive e profilit te tij politik, e cila duhet vene sa me shume ne pah, per te ndikuar keshtu sadopak per mire ne rrethin e ngushte te bashkepunetoreve te tij, te cilet do te jene qeverisesit e neserm ne rast se ai fiton zgjedhjet.

    Nderkohe qe ne kete artikull u mora vetem me ndryshimin potencial te Nanos dhe Berishes, lutja qe une bej ne emer te te gjithe opinionisteve/analisteve mbulon te gjitha aspektet e jetes shqiptare.
    Dhe ne fakt, nuk do te ishte keq qe cdo shqiptar i thjeshte ta bente kete lutje. Keshtu, edhe ndryshimet e shumepritura ndoshta do te vinin me shpejt.

    marre nga Korrieri


    ------------------------





    Meqense Zaloshnja pret opinione nga te tjeret po them dhe une ca llafe.

    Kush jane vertet gabimet e Berishes..??

    Profesor Zaloshnja numeron Gabime por nuk tregon asnje gabim sepse tjerr llafe kot sikur Muco Nanua e kompani.

    Zaloshnja ka vite qe merret me Berishen dhe ne fund ka arritur ne Konkluzionet e Namik Hotit.

    Po cili ishte konkluzioni i Namik Hotit?

    Qe "maloku nuk zbret nga kali vec me pushke"..

    Kte konkluzion te Namik Hotit bere me 1995-96 e trumbetoi PS dhe jo vetem e trumbetoi por dhe e vuri ne zbatim.

    "Maloku" ishte Sali Berisha, kardiologu i mirenjohur qe i vuri shpatullat ndryshimeve ne Shqiperine e pas 1990-tes.
    Ai udhehoqi levizjen demokratike dhe u be president me shumicen e votave te Shqiptareve.

    "kali" ishte Pushteti qe vota e Popullit i dha Sali Berishes.

    "Pushka" eshte Revolucioni hajduto-asfalisto-socialist qe per te rrezuar pushtetin demokratik shkaterroi Shtetin, Ekonomine, Ushtrine dhe pergjaku gjithcka.
    Pasojat e asaj "pushke" i vuan dhe sot populli shqiptar sepse gati cdo dite kercet kallashi e tritoli me ose padashje e vret femije, gra e burra.

    Pra Eduard Zaloshnja e aprovon Namik Hotin dhe tani me 2003.. pra ky intelektual Tirano-Servilo-Bllokmeno-analist kerkon qe dhe si kryetar partie ne PD Berisha te rrezohet me Pushke.

    Ai e pranon se Berisha ska "llafe " per korrupsion athere per se o Eduardi i Zaloshnjes u dashka pushkatuar me recet te Namikut perseri ky Berish "maloku".

    Ti e di mir more m-ut i m-utit se Namik Hoti ish nje pleh i gjetur nga skutat e zeza te nomenklatures staliniste per tu paraqitur si Kontorno "Pluralizmi" dhe se kjo nomenklature e zeze staliniste me duar te pergjakura ja shtiu ne goje Namik Hotve thirrjen per revolucion kunder "malokut" e i cili revolucion shkaktoi mijra te vrare..

    E keqja e Shqiperise nuk eshte Berisha po jeni ju zagaret e Bllokut e rraca juaj e zhytur ne Krime e vjedhje.

    Hani njeri tjetrin me mire o cakej me Kollare e Benza.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-10-2003 mė 04:47

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    E keqja e Shqiperise eshte Berisha Braro.
    Sa kohe te jete simbol i opozites, se e djathte nuk quhet ajo levizje qe eshte me keq se socializmi i qemotit, e djathta e ka mrena.
    Ka shume nena qe qajne sot se nuk i ruante dot Berishe - leshi depot, se nuk mbante dot shtet.
    Pa provoje beji grusht shteti asfalisto - pucist Nanos?
    Ta tregon qe eshte shtet, ta ve kallashin ke suma.
    E Berisha e tregoi qe nuk e mbante dot pushtetin.
    Pse-te jane te shumta, po ne fund te dites fakti qendron, qe u humbi paret njerezve, dhe e ktheu Shqiperine ne shesh lufte si ne Somali.
    Ai ishte shteti Braro, ai e kishte ne dore, ai ishte komandant i pergjithshem, ai duhej te ishte ngritur e ti thoshte mjaft asaj pune, ai duhej ti kishte shtypur si morra ata qe u cuan me arme ne dore, ai duhet te kishte ekzekutuar si dezertore ata qe lane postet, qe e kthyen Shqiperine ne kohen e gurit.
    Brari, kam vene re, se Berishes, i jepni benefitin e dyshimit, se gjoja ja futen, po kete benefit nuk ja ofron Nanos?!
    Ndoshta dhe ktij po ja fusin Ruco-Gjinushat-e si i quan ti? (lol)
    Bersiha eshte karte e djegur, sa me shpejt ta kuptoje, aq me shpejt do hiqen Nanot qafe.
    Per mua jane njeri idiot, tjetri maskara, asnjeri nuk e meriton te jete ne krye te vendit tim!
    Pike!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 28-10-2003 mė 10:52
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Berisha provoi qe nuk ishte politikan kriminel, madje nuk eshte fare politikan. Me "te kuqte" dhe aq me teper atyre qe u ka dale ngjyra e jane bere "roze" flitet harbuterisht ashtu sic te flasin. Ndryshe nuk te marrin vesh. Eh Berisha nuk e beri dot kete gje. E pati rastin ne 1992 ti qeronte hespet urte e bute me gjyqe e me ligje. Nuk e beri. E pati rastin ta bente me dhune ne 1997. U tregua oportunist dhe e hengri sa krahu. E pati ne 1998 pasi u vra Azemi ( kur 14 vjecare me kalashnikove e pistoleta vune perpara qeverine " e forte" socialiste"....Ngurroi. Berisha u dogj si karte. Duhet qe per hir te se djathtes, te leri "fronin" e PD ( qe tradicionalisht perfaqeson te djathten) tek dikush tjeter. Tek dikush qe ka me teper iniciative, guxim. Sepse populli eshte lodhur nga k*rvat roze, por ama i druhet PD vetem e vetem se Berisha e ka treguar me fakte se kur duhej te ngulte kembe dhe te tregonte karakter te forte...eshte treguar zemerpule.
    Sa per ish- "opoziten" antiBerishe ne PD, qe doli me vone dhe krijoi ato derivatet e tjera te PD treguan me vepra qe jane vegla te "rozeve" te futur ne PD. Po te ishin megjithemend te djathte, do rrinin ne PD dhe do perpiqeshin te leviznin "doktorin" nga karrikja, jo te percanin te djathten ne 500 copa.
    PD i duhet nje politikan sot ne krye ku te sjelli ne nje parti te vetme te gjitha ngjyrat e te djathtes. Duke filluar qe nga Legaliteti, BK, ish te perndjekurit politike dhe bazen e PD aktuale ne nje organizate( madje do te shtoja dhe PBDNJ ne kete aleance). Vetem keshtu mund te levizen socialistet. Per sa kohe qe vota e te djathteve do ndahet ne 6-7 parti, ata kane per te ngel ne opozite gjithe kohes.
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese Zaloshnja deshiron mendimin tim, une do ti thosha qe shkrimet e tij nuk jane as analitike, as politike, jane flete ditaresh qe bejne mire te perfundojne ne nje liber dhe jo ne gazete. Prandaj askush nuk i komenton ato, pasi ato nuk thone asgje te re.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anėtarėsuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Postime
    57
    tani qe Berisha ka merdhif kete e dijme....sa per Namik Hotin se di ca ideshe ka...
    Smash The State

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Berisha e provoi qe nuk eshte politikan kriminel vertet.

    Por qytetaret e shoqerise qe nje lider qeveris mund te demtohen dhe vriten njesoj me shume menyra. Ata mund te demtohen nga nje diktature e drejtperdrejte dhe e hapur si ajo e Hoxhes, por mund te demtohen edhe nga nje diktaturee kamufluar si ajo e Berishes. Por mbi te gjitha demtimi me i madh pjestareve te nje shoqerie i vjen nga PAAFTESIA e liderve te vet, per te udhehequr nje komb drejt progresit shoqeror dhe social, per te ruajtur qetesine, rendin, paqen, solidaritetin, drejtesine dhe ekuilibret e brendshem etj etj. Keto e vrasin nje komb shume here me shpejt se falimentimi ekonomik qe mund te ndodhe si ne komunizem ashtu edhe ne kapitalizem. Berisha nuk ruajti asnje nga keto, pushteti i tij ne fakt i nxiti dhe i krijoi atyre kushte perfekte per zgjerim.

    Berisha u tregua nje lider medioker, i pavendosur dhe i mefshte; ai nuk i sherbeu asaj klase qe perfaqesonte perparimin, progresin, ajken intelektuale dhe suksesin e vertete ne shoqerine e re kapitaliste, klases pra qe kishte per ta cuar shqiperine perpara. Berisha ishte pjestari me i denje i kesaj klase ne shoqerine shqiptare, por ai mendoi dhe funksionoi si antar i asaj klase se ciles ai nuk i perkiste. Ai ishte luan, por u soll si dele, ai ishte master, por i soll si skllav. Kjo quhet PERVERSITET.

    Dhe cdo sistem jete ne kete rruzull ku qenies inferiore, me te pafuqishme dhe me te paket ne cdo vlere dhe kualitet, i jepet fuqi udheheqese artificialisht dhe jo ne baze te vlerave, eshte i destinuar te degradoje, te degjeneroje dhe korruptohet duke perfunduar ne vetshkaterim. Xhunglen e mbreteron luani, sado i eger qe ai te jete, dhe nqs kjo fuqi i jepet deles, ky sistem jete do degjeneroje ne kaos e anarki, sepse delja eshte e paafte te mbaje rregullin dhe qetesine, dhe te ruaj piramiden e autoritetit. Natyra e saj nuk eshte ajo e udheheqesit apo e nje lideri, por e nje viktime.

    Berisha ne 1992 erdhi ne pushtet si perfaqesues i te gjitha shtresave ne shqiperi. Tek ai e gjeten veten te perfaqesuar jo vetem ish-viktimat e Hoxhes por mbi te gjitha edhe ish-te privilegjuarit e Hoxhes, te cilet e vune ne krye te partise. Sala erdhi ne pushtet me thirjet kaq progresiste "Te gjithe bashkevuajtes dhe te gjithe bashkfajtore". Por ai shume shpejt iu nenshtrua pasioneve te peshtira dhe teper te pavlera te klases se viktimave ne shqiperi.

    Berisha nuk kishte kurre as kapacitetin dhe as potencialin te lante hesapet me askend. Normat e drejtesise moderne nuk i lejuan atij asnje hap ne kete aspekt. Kaq e qarte ishte kjo saqe, kur Haxhi Lleshin ne e denonim me vdekje per genocid gjete LDB, Amerika e dekoronte me medaljen Hero i LDB. Ne raportet e depratamentit te shtetit te atyre viteve kritikoheshin te gjitha gjyqet e bera ndaj ish- komunisteve. Berisha ne vend qe te ruante ekuilbret duke i sherbyer interesave te te dy paleve, dmth te tregohej lider i vertete, i vuri ata balle per balle me njeri tjetrin ne nje duel nga i cili jo vetem qe nuk kishte te fituar, por qe me pak se te gjithe i sherbente klases se persekutuar ne shqiperi. Berisha i shpalli lufte klases qe perfaqesohej nga Koco Kokedhima psh nje individ kopil e i sofistikuar qe ha buke dhe del fitimtar ne cdo sistem. Kocua sot nje multimilioner, dikur ishte sekretar partie per rinine e Fierit dhe komunisti me i flakte ne Fier. Si mund te kerkosh te lash hesapet me njerez te tille ne emer te bythegrisurve, qe Kocua i korruptonte dhe i kompromentonte si tia kishte qejfi. Ky ehste kulmi dhe eshte qellimi me pervert qe mund te kete nje shoqeri.

    Por une nuk di cti them Zaloshnjes, kaq vjet ne amerike ne mes te civilizimit dhe kultures demokratike, qe mallengjehet nga "ndryshimi" i Dr Rrumpalles.

    Zaloshnja anashkalon faktin se per te "ndryshuar" Berisha, shqiptaret kaluan nje lufte civile, 2500 te vdekur, shtet te shkaterruar me themel, ekuilibre te brendshme totalisht te rrenuara, konflikt dhe urrejtje pa mase.

    E paska cmimin disi te larte ky "ndryshimi" i Berishes o zoti Zaloshnja. Nqs ti je i predispozuar te lozesh kumar me jeten e familjes tende nqs e ke ne shqiperi, dhe ti besosh "ndryshimit" te Berishes, duke shpresuar se ai ndryshim eshte i qendrueshem ne qafe pac veten. Por cdo shqiptar me dy fije mend do jete hajvan te riskun ku shqiperia te kaloi nje 97 te dyte per tu bindur se Berisha eshte nje aventure me cmim vertet te papranueshem. sa here duhet te digjemi ne, dhe sa mijera jete me shume kerkoni ju te humbasin shqiptaret nga pushteti i Berishes per tu bindur se ai nuk eshte per ate pune?

    Si i thone ketu ne Amerike "First time shame on you, second time, shame on me".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 31-10-2003 mė 17:22

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli:

    ----------------

    Premtimi i avokat Ngjeles


    EDUARD ZALOSHNJA

    Lexues i dashur, duke shpresuar se do te me falesh per bezdine, do te lutem te besh durim qe, perpara se te te coj ne thelbin e ceshtjes qe analizon ky artikull, te bej parantezen qe vijon.
    Para ca kohesh, isha pjestar i nje grupi ekonomistesh qe kreu nje analize perfitim-kosto rreth efektivitetit te ndejtseve te posacme qe perdoren ne vetura per femijet 5-8 vjec*. Financimi per kryerjen e analizes erdhi nga nje shoqate qe perfaqson prodhuesit e ketyre ndejtseve. Shoqata shpresonte qe rezultatet e analizes do t'i demonstronin publikut nevojen e perdorimit te ndejtseve, duke shtuar keshtu presionin per aprovimin e nje ligji qe do ta bente te detyrueshem ate.
    Por, per fat te keq te shoqates, analiza jone konkludoi se perdorimi i ndejtseve sillte vetem nje ulje te paperfillshme te kostos se plagosjeve te kesaj grupmoshe ne aksidentet automobilistike. Dhe pavarsisht se shoqata kishte lene te kuptohej se do te finaconte nje studim tjeter disa vjecar per te analizuar ecurine e zbatimit te ligjit per ndejtset, dhe pavarsisht se ne na dukej nje ide e mire qe perdorimi i ndejtseve te posacme per femijet 5-8 vjec te behej i detyrueshem, rezultatet e analizes i publikuam thjesht ashtu sic dolen.
    E bera kete paranteze te gjate lexues i dashur, sepse desha te te siguroj qe analiza dhe opinionet e meposhtme rreth Avokat Ngjeles do te kene ne themel te njejtin objektivitet me te analizes se siperpermendur, pavarsisht nga preferencat e mia personale.
    Kur tre muaj me pare, Avokat Ngjela deklaroi kandidaturen e tij ne TV Klan, nder te tjera, beri dhe nje premtim qe me entuziazmoi pa mase – ai tha se do te terhiqej nga politika ne rast se nuk fitonte zgjedhjet. I shtyre nga ky entuziazem, botova shpejteshpejt nje artikull ne te cilin e falenderoja avokatin per precedentin qe po krijonte ne nje vend ku politikane si Berisha dhe Nano kane kohe qe mbajne peng zhvillimin normal te vendit, nderkohe qe kane patur me shume se nje rast te largohen nga politika e te mos kthehen me atje.
    Por zgjedhjet erdhen, rezultatet paraprake nuk ishin premtuese per Avokat Ngjelen, dhe ai nuk e pranoi humbjen. Pse valle? Ngaqe i vinte keq te largohej nga politika, ashtu sic kishte premtuar? Apo ngaqe nuk ishte i bindur se kishte humbur? Vetem Zoti dhe avokati mund ta dine pergjigjen e ketyre pyetjeve, por ne qofte e dyta, shpresoj qe paragafet e meposhtem ta ndihmojne avokatin te heqe dyshimet rreth humbjes se tij.
    Dy dite para zgjedhjeve te 12 tetorit, nje grup studentesh zhvilloi nje sondazh telefonik konfidencial per te testuar saktesine e nje modeli statistikor ne parashikimin e rezultateve zgjedhore. Sipas atij sondazhi, dilte se Rama do te fitonte 51.2% te votave, dhe Ngjela 46.6%. Nderkohe, marzhi i gabimit statistikor ishte plus/minus 4%. Por, fatkeqsisht, verifikimi i saktesise se modelit nuk u be dot sepse rezultati real i numerimit te votave nuk u shpall zyrtarisht brenda 48 oresh, sic parashikohej me ligj. Madje edhe po te ishte shpallur, ai nuk do te perfaqsonte realisht preferencat e votuesve sepse, ose per arsye teknike, ose per arsye politike, ose per nje kombinim te te dyjave, jo te gjithe ata qe donin te votonin e gjeten emrin ne listen zgjedhore te qendres se tyre te votimit.
    Nga kurioziteti per te ditur sa i sakte kishte qene modeli statistikor qe perdori grupi i studenteve – kuriozitet ky i natyrshem per nje njeri qe ka kohe qe analizon numra – i kerkova te afermve dhe miqve te mij te pyesnin sa me shume te njohur te tyre tiranas rreth votimit te 12 tetorit. Nder njerezit e pyetur, kishte edhe nga ata qe kane telefon, edhe nga ata qe nuk kane; kishte edhe nga ata qe jetojne ne periferi, edhe nga ata qe jetojne ne qender; dhe se fundi, kishte edhe nga ata qe e kishin gjetur emrin ne listen zgjedhore te qendres se tyre te votimit, edhe nga ata qe nuk e kishin gjetur.
    Katalogimi i pergjigjeve te mbledhura ne kete menyre, megjithese nuk perfaqson nje metode rigorozisht shkencore, me sherbeu per te vleresuar saktesine e parashikimit te studentave. Nga katalogimi, arrita ne perfundimin se ai parashikim i kishte nenvleftesuar preferencat e tiranasve per Edi Ramen. Jo 51%, por me teper tiranas ia kishin dhene ose donin t’ia jepnin voten Edi Rames. Dhe ajo qe binte vecanerisht ne sy ishte se kishin votuar per Edi Ramen edhe shume tiranas qe kurre me pare nuk e kishin cuar ne mendje se do te vinte dita te votonin per nje kandidat te PS-se.
    Duke u bazuar ne analizen e mesiperme, dhe duke qene njeriu i pare qe botoi ne shtypin e pavarur nje artikull pergezues per kandidaturen e Avokat Ngjeles, ndjej pergjegjsine morale t’i kerkoj atij publikisht te beje ate qe kolegu demokrat Besnik Musafaj beri para tre vjetesh – megjithese denoncoi shume parregullsi me listat (te cilat ishin ndoshta me te shumta se ne zgjedhjet e fundit), megjithese denoncoi komisionin e Tiranes (i cili atehere zoterohej nga Socialistet dhe jo si tani nga Demokratet), dhe megjithese denoncoi faktin qe policia dhe SHISH-i i kishin futur hundet ku te kishte qene e mundur (ndryshe nga zgjedhjet e fundit), pranoi denjesisht humbjen.
    Dhe pasi ta beje kete gje, Avokat Ngjela ben mire te mos harroje ate premtimin e tij.



    05/11/2003


    -----------------------------------



    Pra perseri Zaloshnja i qepet PD-se..

    Pse nuk iken thote ti o Spartak nga Politika..

    Pse te iki Spartaku nga Politika o ti Zaloshnja i "pamvarur"?

    Qe ne politiken Shqiptare te kete vec koco kokdhim e Gramoz Ruc e Orik Shyta e Ed Rama?

    Jo mor Zalo jo..

    Takun e do gjith TIRANA e mire.

    Cdo familje Tiranase me tradita e njerzillek ka votuar Spartakun, kte Orator te mrekullueshem qe neser nuk do jet cudi te jete Kryeministri i Shqiperise Demokratike.

    Intelektuale si Spartaku nuk ka Europa e Prod-Pakve te djallezuar.
    Ai eshte pasuri dhe shprese per kte popull qe po rripet e po masakrohet per dite.

    I pame haxhi Lleshet e Gramoz Rucet e Altin Arapet e Ed Ramet.

    Zaloshnja o lepires....te rrahu njedizaj Ardian Klosi ne gazet e nuk u ndjeve..frikacak.. se e di se mbas Ardianit eshte Ed Rama e mbas Ed Rames..Banda Hakmarrja..e nuk ta mban.. e me Takun eshte e lehte se nuk te thot gje..

    Je dhe Skraparlli gjoja..ik more zhapik i Bllokut..

  8. #8
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Pjese nga numri i fundit i Gazetes "Rimekembja".

    Eduard Zaloshnja u predikon tė rinjėve shqiptarė ”amerikanēe” me “ikonėn e Kadaresė”

    Me emrin e Kadaresė lidhet edhe shkrimi mė zbavitės i ditėve tė fundit qė mban titullin “Bob Dilan, Kadare dhe “MJAFT”, qė ka pėr autor njė shqiptaro-amerikan me emrin Eduard Zaloshnja dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Korrieri”.

    Ky shkrim pretebdon t’ii tregojė rinisė shqiptare dhe Shqipėrisė “rrugėn e shpėtimit” nga e keqja dhe nga tė kėqijat qė nuk po arrin t’i largojė as ndihma amerikane dhe europiane, as “konglomerati i klaneve tė PS-sė”,.as “piramida partiake e PD-sė” , as “klubet politike tė partiēkave” nė Shqipėri. E vetmja shpresė sipas Zaloshnjės tani qenkan lėvizja rinore “MJAFT” dhe Ismail Kadareja. Prandaj shkrimi pėrfundon me britmėn “ Forca Bob Kadare”. Shyqyr qė Perėndia na e ke lėnė Kadarenė si “njė tė mbetur normal midis ēmendurisė” ( kėto fjalė janė titull shkrimi pėr njė intervistė tė Kadaresė tė ribotuar nė “Koha Jonė” mė 22 tetor 2003)! Falė tė qofshim, o Perėndi, qė nuk na lė pa kėshilltarė tė urtė, tė zgjuar, tė menēuruar nė dhera huaja, larg Shqipėrisė, qė kujtohen herė pas here tė na mėsojnė rrugėn e mbarė me letra e artikujt nga largl. Si puna e kėtij Eduard Zaloshnjes.

    Me kėtė Eduardin na ka qėlluar tė kemi pasur ndonjė punė tė pėrbashkėt qysh nė fillimet e demokracisė nė Shqipėris dhe nuk na ka lėnė pėrshtypjen e njeriut fort tė ndershėm e serioz nė politikė. Na ka mbetur nė kujtesė si njė karrierist qysh nė vezė, pėrderisa propozoi motrėn e vet tė dilte menjėherė nė udhėheqje tė Partisė Demokrartike. Por, tė shkuara e tė harruara kėto. Sikur tė mos ishte artikulli pėr Kadarenė si Bob Dilan i Shqipėrisė mund tė besonim pak nė ato qė ka sajuar Eduardi nė kuadrin e njė replike me Ardian Klosin se pas njė qėndrimi disavjeēar nė SHBA Eduardi nuk qenka mė ai qė kemi njohur nė Shqipėri. Eduardi shkruan nė “Shekulli” mė 30 nėntor 2003 : “Nė fakt kur botoja artikuj tė shkruar nė Shqipėri ( bėhet fjalė pėr vitin e largėt 1991) kam pas pėrdorur mirė penėn e hidhur nė rast se e kėrkonte nevoja. Por tani pasi kam studiuar e punuar pėr 12 vjet nė institute prestigjioze amerikane nuk kam mė stomak pėr atė lloj pene”.

    Gabimi i parė i Eduardit ėshtė se edhe Ardian Klosi ka studiuar jashtė shtetit dhe madje ēmon mė shumė vlerat e huaja se ato shqiptare. Por duket Eduardi ia ka mbushur mendjen vetes se stomaku i tij qenka specializuar nė institutet prestigjizoe amerikane pėr tė pėrgatitur lėndė ushqyese gjysėm tė tretur qė ta nisė nėpėrmjet postės elektronike tė zbusė tė “egrit e Shqipėrisė”, ose mė saktė t’i bėjė tė vjellin ata qė nė Shqipėri e shijojnė ushqimin politik tė freskėt tė kuzhinės vendase, jo atė qė vjen nė nė kavanoza politikė nga jashtė. Tė bėn tė vjellėsh ai ushqim politik qė servir Zaloshnja nė kavanozin me mbishkrimin “Bob Dilan, Kadare dhe MJAFT”.

    Do t’ia parnonim me gjithė qejf Zaloshnjės “kavanozin me ushqim” gjysėm tė ripertypur sikur tė kishte shkruar “Mjaft, o Kadare, se tė tė ka kaluar koha pėr tė qenė Bob Dilan nė Shqipėri”. Po Eduardi pasi i bėn autopsinė ( qė e kanė bėrė shumė tė tjerė para tij dhe mė mirė se ai ) kufomės sė politikės sė dėshtuar shqiptare jep leksionin amerikan se ishte njė kėngėtar i ri si Bob Dilan qė frymėzoi rininė amerikane tė viteve 1960 tė ndryshonte vendin e shoqėrinė, qė pėrgatiti deri figura tė tila politike si Xhon Kenedi apo Bill Klinton. Eduardi nė Amerikė paska mbėrritur nė pėrfundimin se shenjat pėr njė rini tė tillė shqiptare qenkan tashmė tė dukshme nė lėvizjen “MJAFT:, por asaj i duhet njė Bob Dilan. Dhe meqenėse midis tė rinjėve shqiptarė nuk del dot nė jnė i tillė atėherė Eduardi ka menduar qė tė gjejė njė Bob Dilan shqiptar midis tė moshuarve. Ky qenka Ismail Kadareja qė paka “demonstruar hapur pavarėsinė, antikomunizmin dhe pakėnaqėsinė ndaj klasės politike aktuale shqiptare “ dhe “ai e ka tė drejtėn morale tė bėhet mbėshtetės publik i lėvizjess “MJAFT”, “ tė luajė rolin e Bob Dilanit shqiptar”. Kadareja e ka konsumuar aq shumė veten duke pretenduar dhe duke u pėrpjekur tė jetė kreu i letėrsisė shqiptare, kreu shoirtėror e praktik i politikės shqiptare, kreu i lavdisė shqiptare, kreu i mėsueve tė gjimnazistėve shqiptarė, midis tė ciėlve ėshtė shfaqur shpesh tė sigurojė admirim pėr romanet e tij, por pa ndonjė sukses spektakolar, sa qė nuk i ka mbetur mė asgjė pėr t’i ofruar as lėvizjės “MJAFT”. Prandaj Eduard Zaloshnja nuk ka asnjė tė drejtė morale ta ngrejė shumė bishtin pėrpjetė atje nė Amerikė pėr tė dėrguar gjithfarė kėshillash e analizash kėtu nė Shqipėri, sepse sado i mėsuar tė jetė bėrė nė isntitutet amerikane pėrsėri nuk e njeh dot Shqipėrinė nėpėrmjet Internetit ashtu siē e njohin shqiptarėt, tė rinj tė moshuar, qė punojnė e luftojnė pėr ditė nė Shqipėri. Panagjerizmat pėr Kadarenė janė kėngė tashmė e kėnduar me kohė dhe Zaloshnja stonon duke ia nisur kėtij avazi sikur ka bėrė njė zbulim tė rrallė. Nuk kanė lėnė gjė pa thėnė pėr Kadarenė panagjeristėt e tij kėtu nė Shqipėri. Kadareja mban pėrgjegjėsi po aq sa ata liderė partiakė e politikanė qė i kritikon Zaloshnja pėr gjithė mbrapshtitė e politikės shqiptare, sepse Kadareja ka qenė nė vorbullin e kėsaj politike qysh nga koha e Enver Hoxhės pa ndėprerje, edhe pasi u bė mėrgimtar shqiptar dhe kėshillatar nga larg ( nga Parisi) si puna e Eduard Zaloshnjės.

    Eduardit do t’i shėbenin mė mirė se mėsimet nė institutet amerikane fjalėt e letėrshkruesit J. Dushku nė “ Shekullit” tė datės 31 tetoir 2003 :” Mė bėn pėrshtytpje lehtėsia me tė cilėn z. Zaloshnja sheh me pėrēmin penėn shqiptare. Mė duket akoma mė ēudi qė ai vazhdon tė shkruajė nė shtypin shqiptar duke rrezikuar qė artikujt e tij tė mos treten nga stomakėt ndruyshe nga i tij”. Kurse zotėri Gėzim Ferra nė “Shekulli” tė datės 1 nėntor 2003 ka shkruar se i ka pėlqyer shkrimi “i hidhur , sarkastik, eksploziv dhe tmerrėsisht i kėndshėm me sensin e hollė tė humorit “ i botuar nga Ardian Klosi nė “Shekulli” mė 29 tetor nė ntitullin “Edhe njė herė pėr gėrr-mėrrin mediatik” kundėr tė cilit ka shpėthyer “mėria e kulturuar amerikane” e Eduard Zaloshnjės. Pastaj Gėzim Ferra thekson “Zoti Zaloshnja shkruna si nga maja e Olimpit”, kujton se kėta “katundarėt e Shqipėrisė” nuk kanė idenė e demokracisė, i mėson se cilėt tė pėrkrahin, mendon se fjala e tij ka peshė. Deri nė njėfarė kohe kishte nė axhendė tė fshehtė rikatapultimin e Eduard Selamit nė krye tė politikės shqiptare. Tani duket se ka hequr dorė nga kjo ide donkishoteske. Ai padyshim mendon se shqiptarėt hanė titujt qė servir nė fund tė shkrimeve. Nė fakt shqiptarėt e Shqipėrisė e kuptojnė shumė mė mirė demokracinė se ata qė jetojnė nė Amerikė. Po hajt mbushja mendjen Zaloshnjės”.

    Pėr kėtė tė metė tė madhe tė Zaloshnjės ka faj edhe Kadareja qė gjithmonė ka pranuar me kėnaqėsi tė bėhet ikonė e gjithfarė servilėsh dhe njerėzish qė kanė dashur tė bėhen diēka pa qenė kėrrkush nė artin e politikėn shqiptare. Aktvizimi me shkrime nga Amerika i njerėzve si Zaloshnja ėshtė shenjė se nė politikėn shqiptare ende ka shumė vend pėr batakēillėk, duke pėrfshirė edhe batakēillėkun nė formėn e “kėshillave e porosive nga larg”. Vetėm pėr tė kuptuar kėtė vlen rekomandimi i Zaloshnjės se Shqipėrisė dhe rinisė shqiptare iu dashka njė Bob Dilan i plakur. Kėtė e do dhe Kadareja, por duket ėshtė si rrushi pėr dhelprėn e pėrrallės tanimė.
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-01-2008, 06:53
  2. Vangjel Koēa
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 01:56
  3. Eduard Selami: Nė demokraci nuk ka tė humbur.
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25
  4. Eduard Zaloshnja dhe reflektime..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2004, 05:59
  5. Ed Zaloshnja per Ed ramushin e PS-se.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 12:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •