Ne gjithashtu kemi njė mesazh pėr baronėt e krimit: Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė evropianė ju janė vėnė pas ". Kjo ėshtė njė pjesė nga deklarata e papritur e ambasadorit amerikan nė Tiranė e shqipėruar nė rastin mė tė parė qė atij i'u dha pas njė ngjarjeje tė bujshme siē ėshtė vlerėsuar vrasja e shoferit tė kryeprokurorit shqiptar. Por kush janė nė tė vėrtetė baronėt e krimit nė Shqipėri apo mė saktė bandat mė tė njohura tė pasviteve '90?
"Hakmarrja Shqiptare pėr Drejtėsi"
E bėrė publike pėr herė tė parė nė vitin 1996 u konsiderua si njė organizatė kriminale me karakter politik. Madje u tha se ajo u godit pak kohė para se tė realizonte njė atentat kundėr presidentit tė vendit nė atė kohė. Kėtij grupimi i'u atribuan njė sėrė grabitje bankash, vrasja e ish-drejtorit tė burgjeve Bujar Kaloshi dhe hedhja nė erė e supermarketit tė VEFA. U arrestuan pothuaj tė gjithė anėtarėt e akuzuar. Tė cilėt fituan lirinė pas hapjes sė burgjeve nė vitin 1997 nė njė kohė kur gjykata ende nuk kishte shkuar te dhėnia e vendimeve. Grupi vazhdon tė mbetet ilegal edhe pas vitit 1997. Vetėm nė vitin 2002 gjykata e faktit nė Tiranė pezullon urdhėr-arrestet pėr anėtarėt e tij. Porse pak muaj mė vonė gjykata e Apelit e rikthen grupin nė ilegalitet. Nuk ka shumė tė dhėna pėr linjėn e veprimeve tė saj dhe fuqinė reale. Kundėrveprimi i shtetit ndaj bandės kohėt e fundit ėshtė dukur inekzistent.
"Banda e rrugės sė Durrėsit"
E bėrė e njohur pas ekzekutimit me antitank tė Denis Ginės nė vitin 1999. Tashmė mendohet tė ketė njė krah dominues tė bandės. Pra njė krah qė ka triumfuar mbi kundėrshtarėt e vet tė tė njėjtit grup nė njė luftė tė egėr hakmarrėse. Konsiderohet njė grupim me njė fuqi tė madhe ekonomie dhe mbėshtetje politike tė tė dy krahėve. Policia deri diku ėshtė munduar tė mos lejojė tė krijohet miti i paprekshėmrisė sė kėsaj bande. Pothuaj i ka pastruar tė gjitha paratė nė biznese tė ligjshme dhe ėshtė lidhur me politikėn.
"Bandat e Durrėsit"
Ato mendohet tė jenė disa dhe nė veprim. Mendohet se ka gati njė vit qė tė gjitha palėt kanė vendosur njė farė arėmpushimi solid midis tyre tė kushtėzuar nga fuqia ekonomike e siguruar me anė tė veprimtarive kriminale. Pėr bandat mund tė thuhet tashmė se kanė ndarė qytetin nė zona influence pėrfshirė edhe Shijakun. Konsiderohet se janė shumė tė lidhura me politikėn e tė dy krahėve. Nuk janė shquar pėr egėrsi ekzekutimesh. Gjenden nė periudhėn e pastrimit tė parave nė veprimtari tė ligjshme dhe katapultimit nė politikė.
"Banda e Fierit"
Mendohet tė jetė njė bandė ku kapėrthehen njė pjesė e mirė e linjave tė drogės sė llojit heroinė tė ardhur nga Turqia. Nė krye tė saj ėshtė njė personazh i njohur nga tė gjitha strukturat e antidrogės nė Shqipėri. Nuk dihet suporti i tij politik, veēse deri tani ka qenė i paprekshėm. Ėshtė duke pastruar paratė e pista.
"Bandat e Vlorės"
Konsiderohen pothu-aj tė palexueshme, pasi tė gjithė krerėt e policisė tė dėrguar nė Vlorė kanė qenė pėrzgjedhje tė gabuara tė politikės dhe jo profesionistė. Mendohet se vrasja e njė eksponenti tė njohur nė Greqi para pak kohe e ka bėrė akoma mė tė palexueshme pamjen. Gjithsesi mbeten njė rrezik potent qė pjell vrasje tė dhunshme tė cilat mbeten mister, tė ngjashme me vrasjet e fundit nė Tiranė.
"Banda e Beratit"
Ėshtė njė grupim i fortė, ish-pjesė e Bandės sė famshme tė Beratit tė vitit 1996. Mė saktė njė grupim qė ka mbijetuar nė sajė tė lidhjeve me politikėn dhe me struktura tė policisė. Aktualisht nuk dihet shumė pėr aktivitetin. Mendohet se banda ėshtė nė periudhėn e pastrimit tė parave tė pista.
Mesazhi i Xhefrit sipas ...
SABRI GODO
President nderi i Partisė Republikane
"Deklarata paralajmėrim pėr qeverinė" "Deklarata e ambasadorit amerikan nė Tiranė, Xhemjs Xhefri, ėshtė njė deklaratė serioze. Eshtė njė paralajmėrim i vėrtetė dhe i qartė ndaj qeverisė shqiptare. E nėse do tė lexojmė mes rreshtash, ashtu si duhet tė bėjnė diplomatėt, do tė shohim se gishti ėshtė drejtuar drejt pushtetit, ku dhe ėshtė duke gjetur strehė krimi i organizuar. Krimi ka pasur terren nė Shqipėri dhe nuk ka lėshuar ende asnjė pozicion, ashtu si me keqardhje ka vėrejtur dhe ambasadori Xhefri. Ne duhet tė dėgjojmė dhe tė bazohemi nė ato qė thotė Xhefri sepse kėto deklarata, janė nė njė farė mėnyre konkluzione tė nxjerra nė bazė tė studimve dhe tė tė dhėnave tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara nė bashėkpunim me qeveritė e vendeve evropiane. Ndaj duhet vepruar sa mė shpejt pasi durimi i shqiptarėve ėshtė sosur".
BLENDI KLOSI
Ministėr i Shtetit pranė Kryeministrit
"Duhet kontributi i tė gjithė faktorėve"."Qeveria Shqiptare edhe nė tė ardhmen garanton partnerėt ndėrkombėtarė qė ashtu siē ka bėrė nė 18 muaj duke goditur trafikun e qėnieve njerėzore, nuk do tė rreshtė pėrpjekjet pėr tė goditur pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet e ēdo lloji. Ne vlerėsojmė inkurajimin nė kėtė drejtim dhe kėrkojmė qė pėrpjekjeve tona t'u bashkohen edhe faktorė tė tjerė institucionale dhe shoqėrorė pėr tė realizuar goditjen e krimit tė organizuar me drejtėsi tė organizuar. Ne mendojmė se kontributi i tė gjithė faktorėve ėshtė shumė i vlefshėm pėr tė arritur progres nė kėtė drejtim".
SHABAN MEMIA
Anėtar i komisionit parlamentar pėr rendin dhe SHISH-in
"Krimi bashkėpunon mesegmente tė shtetit""Prej kohėsh kemi folur se krimi nė Shqipėri ėshtė duke sfiduar shtetin. Vetėm gjatė kėtij viti kemi patur tė paktėn 10 vrasje tė tipit mafioz tė biznesmenėve deri tek shoferi i kryeprokurorit. Por probleme shumė shqetėsuese mbeten trafiku i narkotikėve dhe qėnieve njerėzore. Njė problem ku nuk ėshtė vėnė dorė mbetet regjimi i shkatėrruar kufitar. Pothuaj 99% e drogave kapen nga shėrbimet e shteteve fqinje. Nga ana tjetėr strukturat e antikrimit janė inefiēente. Ndėrkohė vihet re se krimi bashkėpunon me segmente tė shtetit dhe politikanė e deputetė tė majtė. Por edhe prokuroria e gjykata nuk veprojnė nė bazė tė ligjit pėr tė goditur strukturat kriminale. Qėndrimet e opozitės kanė qenė gjithmonė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me ato tė opinionit ndėrkombėtar. Mendoj se do tė ketė njė pamje krejt tjetėr nėse do tė ndahet krimi nga politika".
THOMA JANO
Zv/mininstėr i Rendit
"Mungojnė mjetet nė luftėn ndaj krimit""Bashkėveprimi me amerikanėt ka qenė i vazhdueshėm. Task Force ėshtė struktura e re e krijuar pėr tė luftuar krimin e organizuar. Nė kuadėr tė formimit tė kėsaj strukture ėshtė nė pėrfundim njė program pilot pėr pesė qytetet kryesore tė vendit. Janė pėrzgjedhur prokurorėt dhe oficerėt e policisė gjyqsore nga mė tė mirėt, tė cilėt do tė trajtojnė rastet e krimit tė organizuar dhe krimet e rėnda. Krimi nė vendin tonė po humbet gjithnjė e mė tepėr terren. Strukturat qė e luftojnė atė janė tė motivuara, por kjo nuk do tė thotė qė lufta tė bėhet me fushata. Ka probleme pėrsa i pėrket mjeteve pėr tė bėrė sa mė efikase kėtė luftė, duke filluar kėtu me aparaturėn e bėrjes sė ADN-sė".
BAJRAM IBRAJ
Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė
"Falenderojmė ambasadėn pėr mesazhin""Gjejmė me vend tė falenderojmė Ambasadėn USA nė Tiranė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin stimulues qė i ka dhėnė institucioneve shqiptare tė zbatimit tė ligjit pėrfshi edhe policinė. Ne vlerėsojmė maksimalisht vlerėsimin dhe suportin qė kanė dhėnė dhe po i japin partnerėt amerikanė policisė shqiptare. Drejtoria e pėrgjithshme e policisė dėshiron tė garantojė ambasadėn USA se mesazhe tė tilla shprese dhe inkurajimi na angazhojnė edhe mė tepėr nė pėrpjekjet pėr realizimin e obligimeve tona institucionale nė luftėn ndaj krimit tė tė gjitha llojeve dhe formave".
PJERIN NDREU
Drejtor i Policisė sė Tiranės
"Krimi jo vetėm punė e policisė"."Mendoj se ambasadori amerikan nuk e kishte fjalėn vetėm pėr vrasjet. Prononcimi ishte njė shqetėsim pėrgjithėsues pėr krimin, ku pėrfshihen edhe trafiku i drogės, i qėnieve njerėzore etj. Kėshtu qė mesazhi nuk ėshtė vetėm pėr policinė. I mbetem mendimit se qė tė ketė njė zhvillim tė dukshėm pozitiv nė luftė kundėr krimit, duhet tė ketė bashkėpunim tė tė gjitha institucioneve tė shtetit".
Krijoni Kontakt