KJ
---------
E Merkure, 21 Janar 2004
KOMISIONI DO TE DREJTOHET NGA PSD
Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist u miratua perberja e Komisionit Hetimor Parlamentar per ngjarjen e 9 janarit. Ndryshe nga ajo cfare pritej ne mbledhjen e pare te grupit per kete vit parlamentar, nuk eshte marre ne diskutim per asnje moment perjashtimi i deputeteve qe kane dale kunder vendimit te grupit, kryesisht ne votimin e ministrave te kabinetit Nano ne parlament. Ne te vertete Sekretari i Marredhenieve me Publikun, Bardhyl Agasi ishte shprehur dite me pare se kjo nuk do te jete teme e mbledhjes se grupitm, gje qe ne fakt nuk eshte diskutuar dje. Diskutimi i vetem ne grup ishte ngritja e komisionit parlamentar per ngajrjen e karaburunit. Pas propozimit te bere nga opozita per ngritjen e ketij komisoni, ishte nenkryetari i PSD-se, Gaqo Apostoli qe e beri konkrete ne parlament kete ide. Pas kesaj ishte vete kryeministri socialist, Fatos Nano qe e mbeshteti ngritjen e ketij komisioni, duke ngjallur ne kete menyre dhe reagimin egativte opozites. Lideri demokrat vetem nje dite pas seances se jashtezakonshme parlamentare u shpreh se nuk do te marrin pjese ne nje komision te drejtuar nga mazhoranca. Madje ne mbledhjen e byrose parlamentare pati debate te ashpra lidhur me perberjen e ketij komisioni. Por socialistet vendosen dje se komisioni do te drejtohej nga nenkryetari i PSD-se, Gaqo Apostoli, duke mos e mbajtur te gjithe perfaqesimin ne anen e tyre. Ministri i Shtetit, Marko Bello u shpreh dje pas mbledhjes se grupit se eshte normale ngritja e nje komisioni te tille dhe drejtimi i tij nga mazhoranca. Sipas tij nuk eshte aspak anti ligjore qe kryetari i komisionit t'i perkase mazhorances qeverisese. Ne mbledhjen e djeshme edhe pse nuk u diskutua mbi perjashtimet e deputeteve "rebele" ata perseri nuk ishin ne mbledhje. Keshtu grupi parlamentar socialist miratoi perberjen e anetareve te komisionit qe do te diskutohen ne seancen e neserme parlamentare. Mazhoranca do te kete ne perberjen e tij 5 deputete socialiste dhe 1 deputet i PSD, ndersa opozita do te kete ne kete komision 5 deputete te cilet nuk i kane percaktuar per shkak te qendrimit te tyre per te mos pranuar drejtimin e komisionit PS-ja.
Oli Xhilaga
Komisioneret e mazhorances:
Gaqo Apostoli PSD
Ardian Myslymaj PS
Durim Hushi PS
Stefan Cipa PS
Fatmir Xhindi PS
Gazmir Bizhga PS
----------------------------
Ksaj i thone...
u mblodhen kafshet e pyllit me zbulue kush e ka fajin per humbjen e ca lepurueshve e iriqave qe i hengri peshkaqeni dhe komisioni nuk ka asnje kaproll e lepur e ndoj ketrush por do kryesohet nga leopardi, cakalli, ujku e krokodili..te tere shok te Luanit..
e po ata i ka zgjedhur populli..
Kur mero Baze tha se "po i braktiz Zgjedhjet se po mi zhdem ne hu komisioneret Bizhga me bandat e tije.. Saliu nuk u ndje por e vazhdoi Teatrin dhe doli parlamenti Dushkut dhe te na rroje dhe 50 vjet tjera..
Krijoni Kontakt