Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Xhefri ne Prove

    Koha Jone shkruan:


    ----------

    DUAM LUFTE KONKRETE NDAJ KRIMIT

    Eglantina Nasi

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne nga qeveria shqiptare nje organizim konkret te luftes ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve te ndryshme. Nje fakt te tille ia beri dje te ditur ambasadori amerikan ne Tirane Xhejms Xhefri kryeministrit Nano gjate nje takimi te perbashket. Burime te aferta te takimit bejne te ditur se diplomati amerikan ne Tirane ka qene konkret ne kerkesat e tij ndaj kreut te qeverise shqiptare.
    Sipas te dhenave, ne fillim te takimit Xhefri ka shprehur ngushellimet per tragjedine e 9 janarit ne detin Jon. Kjo ngjarje sipas tij perben nje prove tjeter per domosdoshmerine e forcimit te luftes kunder krimit te organizuar, goditja e te cilit nga qeveria shqiptare ka patur rezultate te vleresueshme dhe qe duhen cuar me tej.
    I mberritur vetem pak dite me pare nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes me direktiva te reja per punen ne Tirane dhe keshillat qe duhet t'i jape qeverise shqiptare, ambasadori Xhefri nga ana e tij ka nenvizuar nder te tjera edhe rendesine e formimit permes ndyshimeve te kabinetit te ri qeveritar.
    Ai ka shprehur besimin se stabiliteti i saj do te mundesoje thellimin e reformave integruese te Shqiperise ne strukturat euro-atlantike. Por duket se kabineti i ri qeveritar i drejtuar nga kryeministri Nano qe ne fillim tregoi mangesi ne drejtimin e situatave te vecanta.
    Per kete arsye, ambasadori Xhefri vuri theksin ne permiresimin e punes se qeverise dhe mbi te gjitha te rezultateve ndaj luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve.

    Vini ne pune Qendren anti Trafik ne Vlore

    Nje nga kerkesat konkrete qe ambasadori amerikan i drejtoi kryeministrit shqiptar ishte edhe ajo rritjes se efikasitetit te
    qendres antitrafik ne Vlore.
    Nder te tjera, ai nenvizoi edhe faktin se shume shpejt do te jete gati rregullorja per menyren e bashkepunimit te perfaqesuesve te vendeve qe operojne ne kete qender, gje qe do te sjelle rezultate ne veprimtarine e kesaj qendre.
    Te njejten kerkese, ambasadori amerikan ia ka drejtuar edhe ministrit te Rendit Igli Toska gjate takimit qe zhvilluan gjate paradites se djeshme. Duke vene ne dukje mangesite e punes se policise qe vihen ende re, diplomati amerikan vuri ne dukje para ministrit te ri se paraqitet mese e nevojshme qe forca e policise dhe te rendit shqiptar te shtojne efikasitetin e puens se tyre.
    Nga ana e tij, ministri Toska shprehu gadishmerine e tij per te permiresuar treguesit e gjetur ne dikasterin qe realisht ai drejton. Nga ana tjeter, Toska i ka permendur ambasadorit amerikan Xhefri edhe faktin se qeveria dhe strukturat perkatese te saj jane te vendosura per te goditur pa asnje kompromis trafikantet dhe lidhjet e tyre kushdo qofshin ato.
    "Ne po identifikojme nderhyrjet ligjore per te mundesuar jo vetem ndeshkimin maksimal te trafikanteve por dhe sekuestrimin e pasurive te tyre" tha per te njejtin fakt kryeministri Nano gjate takimit qe pati me ambasadorin Xhefri.

    ----------------------------



    Ja si i kendon kti takimi rapsodi ndue llesh doda prej Kabashit te pukes..




    Xhefri me Nanon kish nji fjale
    e po i thot aj dal kadal
    Neve tymi na ka dal
    se vec llafe e pun pall
    E na doli krejt horrliku
    se kurgje s,bam o lum miku
    boll perkrahje un ju dhash
    derrit daj sa her i thash

    po qesh Nano me lezet
    hiq ti xhefro mos ki dert
    Le te myten pisat n,det
    un e ti jena ktu pshtet
    nder kalltuqe te qeverise
    kah ja dredhim punt njerzis


    qashtu mir ti je ka thue
    Po thot xhefri lezetue
    pi uiski e pakove trasha
    qe dhurat po ja nep pasha
    pasha i kuq i Tiranes
    bi-th e brek me edin e Rames

    qashtu Xhefer llafe shumi
    shum lezet te ka kostumi
    tall hallatet me kte milet shqipnije
    e lenia ne zverk ket m-ut qeverie
    Se njashtu e bani tita
    maoce duni e Nikita


    rrnosh e kjosh oj ci aj ee
    per kto kopuka qi na i le
    Me na rrujt e me na pshurr
    xhefer ti paske ken burr.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Lot "Avropa" me "Evropin"
    njera-tjetres i hedh topin
    edhe Evropa ben sehir.

    nje te shtene "Avropa" topit
    neper dore i shkon "Evropit"
    dhe EVROPA ben sehir.

    pyet "Avropa"'u be topi?
    - e ke ti i thota "Evropi"
    dhe Evropa ben sehir.

    hop "Avropa' me "Evropin"
    zihen goditen per topin
    dhe Evropa ben sehir.

    Bam "Avropa",bam "Evropi"
    ulerijne ku ishte topi?
    Evropa s'ben sehir.

    Pmbledh dhe ne xhep ve topin
    dhe pastaj na rremben shkopin,
    dhe as qesh,as do sehir !!!!!


  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne filmin Dinastia ..i thote nje here Bllejk Kerringtoni..te dashures tije Lindes.. e moj qike..une me nje xerr telefoni rrezoj nje qeveri ne Amerik Latine..etj etj..

    Dhe ashtu eshte..
    E pame kete ne 1997 se si Lino Mariza me ndonje xerr celulari ne vesh te Gjinush Zabito sorrollopeve rrezoi presidentin Berisha..dhe dogji Shqiperine si te ish nje mullar kashte..
    Arsyet pse e qysh kurre sdo na i thone Mariz lino Tenet Limprehtet por ndoshta ndonje dite do na thote ndonji gje frikacaku Sali Berisha...

    Keto dite Xhefri sikur po levrin.. ndoshta nga "dushet" qe po ja japin me lezet.. se ska si te jete ndryshe vec se ndonji xerr i Xhefrit qe Nano po i shkund mullaqet prej SHEIKU e po luan rolin e "Burrin te Shtetit".

    Ja psh .. PS filloi dje te luftoje me "nentoken e saje" te pasur me "minerala" pra me Mafien qe e ka pjelle te saje dhe mbeshtetese te saje..
    Kushedi si perdridhet edvini i cili thatohet qe disa nga bandat e tije po cohen ne biruc.

    Ja c,thone gazetat..

    Rd
    --------

    Qeveria, shou me pronat e "Hakmarrjes"


    Qeveria nuk ndėrmori asnjė hap pėr t’i shkatėrruar pronat e organizatės terroriste "Hakmarrja pėr Drejtėsi", por pėrkundrazi u dha leje anėtarėve tė kėsaj organizate terroriste qė tė ndėrtojė pallate mu nė qendėr tė Tiranės


    TIRANĖ - Policia deklaroi dje se ka nisur njė operacion tė titulluar "Rrjeta e hekurt" pėr sekuestrimin e pronave tė trafikantėve. Policia deklaroi se do tė sekuestronte edhe pronat e organizatės terroriste "Hakmarrja pėr Drejtėsi", por nė fakt ky deklarim nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shou i policisė dhe qeverisė. "Hakmarrja pėr Drejtėsi" po i shton pronat e saj nė Tiranė dhe qeveria nuk ndėrmori asnjė hap pėr t’i shkatėrruar ato, por pėrkundrazi u dha leje anėtarėve tė kėsaj organizate terroriste qė tė ndėrtojė pallate mu nė qendėr tė Tiranės.

    Operacioni mė i fundit antitrafik, pason njė sėrė operacionesh tė tillė nė muajt e kaluar, tė cilėt veē propagandės, nuk kanė pasur asnjė rezultat tė dėshirueshėm. Megjithė zhurmėn e bėrė dje pėr dy gomone tė bllokuara e njė disko, ende nga ky operacion nuk ka emra personash tė akuzuar pėr trafiqe tė paligjshme, apo shkaktarė tė tragjedisė mė tė fundit, veē dy skafistėve.

    Operacioni "Rrjeta e hekurt" e ka zanafillėn e tij pas ngritjes sė njė grupi kontrolli tė kryesuar nga kryekomisari Sokol Bizhga, drejtori i Policisė Kriminale dhe i pėrbėrė nga 8 drejtues tė lartė tė policisė. Pikėrisht ky grup, me pjesėmarrjen e drejtuesve tė lartė tė policisė lokale qė mbulojnė gjithė bregdetin shqiptar, ka zhvilluar mbledhjen e tij tė parė rreth orės 11.00 tė ditės sė djeshme nė ambjentet e Qendrės Antitrafik nė Vlorė. Nė pėrfundim tė kėsaj mbledhje, pas vendimit tė marrė, rreth orės 14.00 ka nisur edhe operacioni i koduar "Rrjeta e hekurt"nė Vlorė. Preh e kėtij operacioni kanė rėnė dy gomone, pėrkatėsisht 5 dhe 11 metra, tė cilat janė bllokuar. Burime tė policisė lokale tė Vlorės, kanė bėrė tė ditur gjithashtu se ėshtė sekuestruar edhe njė disko nė Orikum, e cila njihej si pronė e vėllezėrve Shyti, anėtarėve tė bandės "Hakmarrja pėr Drejtėsi". Operacioni i nisur nė Vlorė, ka ndeshur dje me rezistencėn e pronarėve tė gomoneve. Sipas pretendimeve tė tyre, gomonet e bllokuara pėrdoreshin pėr turizėm dhe se pėr tė vėrtetuar kėtė ata kishin dokumenta tė rregullta.

    Nė listėn e gjatė tė emrave tė objekteve tė identifikuara si pronė e trafikantėve, janė njė sėrė lokalesh e hotelesh kryesisht nė bregdetin e Sarandės, Vlorės, por edhe Durrėsit, ndėrsa nuk mungojnė edhe objekte nė Tiranė. Burime brenda grupit tė kontrollit, bėjnė tė ditur se ndėr objektet nė Tiranė, nė pritje tė sekuestrimit, janė pastiēeri "Venezia" e njohur si pronė Altin Lames, si edhe njė lokal nė afėrsi tė Urės sė Farkės, e njohur si pronė e njė prokurori. Tė njėjtat burime saktėsojnė se sekuestrimi i objekteve mund tė realizohet vetėm pas urdhėrave tė sekuestros tė nxjerrė nga organi i akuzės. Operacioni "Rrjeta e hekurt", pason njė operacion tė pėrmasave tė tilla e me tė njėjtat objektiva, i koduar me emrin "Mirazh 2003" u zhvillua gjatė muajve shtator–tetor tė vitit qė shkoi.

    Nė pėrfundim tė kėtij operacioni tė dhėnat zyrtare zbuluan se, ndėrsa u vu re njė dyndje e policisė nėpėr ambjente tė dyshuara pėr veprimtari kriminale tė trafikut tė qenieve njerėzore ose shfrytėzimit pėr prostitucion si edhe shoqėrime tė mėdha personash nė polici, kėto shifra u sfumuan, kur erdhi radha e identifikimit tė ambjenteve qė pėrdoreshin si baza tė trafikut, apo edhe vetė trafikantė. Nė pėrfundim tė kėtij operacioni tė vitit qė shkoi, u mėsua gjithashtu se numri i viktimave tė trafiqeve tė identifikuara nga policia, ishte mė i madh nga numri i trafikantėvė tė arrestuar. Por ditėt, javėt e muajt qė pasuan pėrfundimin e operacionit "Mirazh 2003", zbuluan se asnjė dosje trafikantėsh nuk mbėrriti nė gjykatė, ndėrsa tė arrestuarit u lanė tė lirė.


    Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė Kriminale nis sekuestrot e koduara "Rrjeta e Hekurt"


    Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė Kriminale deklaroi sot (e Mėrkurė), nė Vlorė, nisjen e sekuestrimeve tė objekteve private nėn operacionin e ri policor, tė koduar "Rrjeta e Hekurt". Kėtė e konfirmoi Drejtori i Policisė Kriminale nė Ministrinė e Rendit Publik, Sokol Bizhga,

    Bizhga shpalli se, "kanė filluar procedurat e bllokimit tė tė pastiēeri "Venecia" nė Tiranė me pronar Altin Lame, i cili ėshtė protagonist i bandės sė rrugės sė Durrėsit dhe i dyshuar si autor i disa vrasjeve nė Tiranė; tė njė lokali nė Durrės, pronė e katėr djemve nga Shijaku’ njė hotel-restoranti nė Kavajė dhe tė njė tjetri nė Durrės, qė ėshtė identifikuar si pikė e shpėrndarjes sė drogės, njė diskoje nė bregdetin e Orikumit, qė ėshtė pronė anėtarėve tė organizatės terroriste "Hakmarrja pėr Drejtėsi".

    Sipas Bizhgės, "nėse pronarėt e kėtyre objekteve nuk arrijnė tė argumentojnė burimin e tė ardhurave pėr ngritjen e bizneseve tė tyre, atėherė veprimtaritė e tyre do tė sekuestrohen".

    "Nėpėrmjet kėtij operacioni synojmė bllokimin e plotė tė tė gjithė hapėsirės detare shqiptare nga Saranda nė Shkodėr tė ndėrthurur me veprimet konkrete nė tokė, qė synojnė sekuestrimin e tė gjitha pasurive tė personave tė caktuara tė vėna nėpėrmjet veprimtarive kriminale", theksoi Bizhga.

    Bizhga akuzoi edhe njė prokuror tė Tiranės si tė lidhur me rrjetet kriminale. Duke mos bėrė tė ditur emrin e tij. z.Bizhga detajoi megjithatė se "njė prokuror i Tiranės ka njė pronė tė tij pranė Urės sė Farkės, tė cilėn do ta kishte zili ēdo biznesmen i pasur shqiptar. Ky prokuror, gjatė hetimeve pėr vrasjen e disa kohėve mė parė pranė shkollės "Vasil Shanto" ka pyetur autorėt e vrasjes nė cilėsinė e dėshmitarėve", theksoi Bizhga. Sipas tij, tė dhėnat e mėsipėrme pėr kėtė person, por edhe fakte tė reja, do t’i relatohen Prokurorisė sė Tiranės.

    "Tė gjitha tė ardhurat e trafikantėve qė do tė sekuestrohen do tė vihen nė dispozicion tė drejtėsisė pėr hetime tė mėtejshme, duke bashkėpunuar mė ngushtė me gjykatat, prokuroritė dhe policinė tatimore", shtoi Bizhga.

    "Operacioni qė nisi sot, do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen deri nė goditjen pėrfundimtare tė rrjeteve tė ndryshme tė trafikut. Ky operacion nuk ėshtė njė rutinė, por ėshtė pjesė e strategjisė pėr goditjen e ashpėr tė trafikut tė qėnieve njerėzore dhe lėndėve narkotike", theksoi drejtori i Policisė Kriminale, Sokol Bizhga.

    --------

    KJ
    ------

    PROKURORI FUSHA, VILE ME PARA TE MAFIAS

    Objektet per sekuestro

    Vila "EDEN" e Petrit Fushes

    Pasticeri "Venecia"

    "Miami Beach" ne Golem

    "Kidi" lokal ne plazh, ne Durres

    U bllokuan

    Gomone me pronar Malko Tahiri

    Gomone me pronar Yzedin Mece

    Gomone me pronar Nikolin Nevruzi, anetar i "Hakmarrjes..."

    Gomone, i pa identifikuar pronari.

    Bar -restorant- disko ne Orikum me pronare Irena Shyti, bashkeshorte e Leonard Shytit

    Anila Prifti

    Tirane- Vila e Prokurorit te Tiranes, Petrit Fusha, ne dalje te Tiranes, prane ures se Farkes, fokusohet nga "rrjeta e hekurt". Bar-restorant-hotel "Eden" eshte vene ne dyshim nga autoritetet e antikrimit shqiptar. Prona e njohur publikisht e njeriut te akuzes, Petrit Fusha, do te verifikohet dhe hetohet se me c'para eshte bere dhe origjina e tyre. Lakimi i Fushes u be dje zyrtarisht nga kreu i antikrimit ne Ministrine e Rendit Publik, i cili aludoi per pasurine e nje prokurori qe u mor me vrasjen te "Vasil Shanto". Pati tri viktima dhe nje person sot i akuzuar per pjesemarrje ne ate krim, atekohe u pyet si deshmitar dhe u la i lire. Nderkaq vete Fusha mohon te jete akuzuar nga njerezit e Ministrise se Rendit Publik dhe aq me teper akuzen e ngritur nga ta. Sidoqofte, ai do te vihet ne dispozicion te strukturave te shtetit per t'u ballafaquar.

    Pervec EDEN-it, operacioni i ri i koduar me terminologji te "hekurt", ne kye te te cilit ndodhet numri nje i policise kriminale shqiptare, Sokol Bizhga, do te godase nje sere ndertesash te tjera te cilat kane qe ne themele "dyshimet" e autoresise se parave te derdhura per to. Operacioni i nisur ne te gjitha rrethet e medha, startoi diten e djeshme, ku ne Tirane, ekspertet e sekuestrimeve nisen oreve te para te pasdites.

    Ndertesat e perfolura...

    E, ndersa pasuria Fushes tashme rezulton e identifikuar, te tjera pasuri te tilla vazhdojne te jene objektivi i kontrollit te imtesishem te personave qe marrin pjese ne grupin e punes. Burimet nga Policia e Tiranes bejne te ditur zyrtarisht se shume shpejt kjo pasuri do t'i kaloje shtetit, ndersa do te pritet shkarkimi i Fushes nga funksioni i tij.

    Saktesohet se emri i ketij funksionari te akuzes nisi te diskutohet pas vrasjes se tre personave tek "Vasil Shanto" ne vitin 2001. Sipas kreut te antikrimit, Sokol Bizhga, prokurori u mor me ceshtjen e lartpermendur. Ketu qendron edhe e perbashketa tjeter midis te ndeshkuarve. Burimet tregojne se ne te njejten linje ndodhet edhe bar-pasticeri "Venecia", ndertesa proverbiale, e cila "tradhtoi" te zotin e saj, Altin Lame. Prokuroria gjate pergatitjes per t'u hedhur ne operacion bashke me policine behet e ditur se leshoi urdhrin per sekustro. Sot forca te policise do te vendosin kontrollin mbi kete prone, e cila njihet publikisht e shtetasit Altin Lame, prangosur dy muaj me pare per armembajtje pa leje. Me pas prokuroria leshoi dhe akuzen e dyte per pjesemarrje ne dy vrasje ne Tirane me kater viktima.

    Godina te tjera....

    "Miami Beach" ne Golem eshte prona e piketuar per te kaluar neper siten e grupit te vene ne operacionin qe pretendohet te jete i hekurt. Burimet policore saktesojne se dyshimet nisen prej kohesh, ndersa mungonte urdhri i duhur per te kryer sekuestron e lokalit. Prone e tre vellezerve nga Shijaku ne Kavaje, "Miami Beach" njihet dhe mbahet si nje nga ambjentet me luksoze, ku vetem tani policia kujtohet per ekzistencen e saj. Policia e Tiranes dhe e Durresit mesohet se prej kohesh nen shenjester kane edhe nje prej ndertesave, qe kohe me pare arriti te behet i njohur ne te gjithe vendin. Ishte arrestimi i trafikanteve te droges, nder ta edhe Di Tano - italian, i cili e beri ndertesen e emertuar "Kidi" te mbahet gjate mend si lokali ku qarkullohet droga dhe se lidhjet e tij ishin direkte me Sacra Corona Unita-n.



    ------------
    "RJETA E HEKURT" BLLOKON DISKON E LEONARD SHYTIT

    Ne Vlore nis operacioni "Rrjeta e hekurt" ne krye te te cilit vihet kryepolici antikrim Sokol Bizhga. Policia e Shtetit ka nisur dje operacionin duke njoftuar per rezultatet e para ne oret e mbremjes. Jane bllokuar 4 mjete lundruese, si dhe nje bar-restorant ne Orikum. Policia nis evidentimin e pronave te trafikanteve qe kane pasur proces penal, ndersa organi i akuzes do te vere sekuestron mbi to. Ne qendren antitrafik, shpallet operacioni. Paraditen e te merkures, ne ambjentet e qendres antitrafik ne Vlore, eshte shpallur operacioni "Rrjeta e hekurt". Kane marre pjese drejtore te policive te qarqeve qe lagen nga deti, policite portuale dhe struktura te tjera te shtetit te ngarkuara me goditjen e trafikut. Ka qene i pranishem edhe kryeprokurori i Vlores, Petrit Cano, qe eshte ne krye te grupit te prokuroreve qe hetojne tragjedine e 9 janarit ne Karaburun.

    Mjetet bllokuara dhe pronaret e tyre...

    Gomone me pronar Malko Tahiri. Gomone me pronar Yzedin Mece. Gomone me pronar Nikolin Nevruzi, anetar i bandes se hakmarrjes. Gomone, i paidentifikuar pronari. Bar-restorant-disko ne Orikum me pronare Irena Shyti, bashkeshorte e Leonard Shytit. Mjetet jane derguar ne portin e Rradhimes nen ruajtjen e Delta Force. Operacioni do te vazhdoje per 30 dite ne baze te nje strategjie te percaktuar duke goditur rrepte trafikun, ndeshkuar penalisht trafikantet, ndersa do te nisin evidentimet e te gjitha pasurive te trafikanteve, qe jane proceduar penalisht. Qytetaret vlonjate e kane pergezuar kete operacion te hekurt, por nuk besojne se do te vendoset sekuestro mbi pronat e tyre qe jane hotele dhe ndertime deri ne 10 kate, qe i njeh i gjithe komuniteti. Deri tani eshte sekuestruar vetem nje hotel 4-katesh ne Ujin e Ftohte per llogari te Prokurorise se Zvicres, pasi rezulton prone e nje vlonjati qe eshte arrestuar per trafik droge atje. Operacioni "Rrjeta e Hekurt", i pari ne keto parametra dhe me kete force goditese ne Shqiperi, operon ne shume plane dhe hedh nje hap te rendesishem ne fizionomine e shtetit, pasi ka te beje edhe me sekuestrimin e pronave te trafikanteve te trafikut te qenieve njerezore dhe droges. Ndoshta ne ditet qe vijne shteti do te veproje per te vene sekuestro edhe ne pasurite e prokuroreve, gjyqtareve, pushtetareve, politikane. Kjo eshte premisa qe shfaqet, pavaresisht grades se seriozitetit qe do te veproje.




    ------------
    NJERIU I IBRES ME 1.5 KG HEROINE

    Emri i Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit i lakuar jo ne pak raste per pasterti te figures, se fundi, ka nisur te vihet ne pikepyetje. Pervec njoftimit te marre nga qytetaret, tri jave me pare, per gomonen e vdekjes drejt nisjes, Ibraj lakohet me nje tjeter ngjarje qe perben skandal.

    Sipas burimeve te sigurta ne Policine e Elbasanit mesohet se emri i Ibres u lakua shume me rastin e kapjes se 1.5 kg heroine. Behet fjale qe ngjarja te kete ndodhur me date 20 dhjetor te vitit 2003. Dy inspektore te krimeve zbuluan ne pjesen e motorit te nje makine sasine e droges. Shtetasi Y.K u prezantua tek policia si kunati i kreut te policise, Bajram Ibraj. Jane nisur relatoret ne vendin e ngjarjes por ceshtja eshte mbyllur. Burime posedojne dokumente per nje ngjarje te tille, te ndodhur vetem dhjete dite para Vitit te Ri. Nga ky moment emri i Ibrajt eshte perfolur mjaft per lidhje te fshehta me njerez te implikuar ne trafiqe. Cila eshte shkalla e implikimit te tij, pak ose aspak, u takon strukturave perkatese per ta vertetuar. Sikurse duhet te dalin pergjegjesit e mbylljes se nje ngjarje te tille skandali, fshehja e 1.5 kg heroine.

    Bajram Ibraj, i ardhur ne karrigen e njeriut me te fuqishem ne Policine e Shtetit, nisi te firmose gjithcka i paraqitej nga eproret e tij. Per kete arsye, ai u be drejtuesi me pak i respektuar ne Policine e Shtetit. Edhe ne rastet e komunikimit te vartesve te tij per qellime sqarimi, justifikimi i Ibrajt mbetej terheqja. Ne asnje rast ai nuk ka treguar se respekton dhe zbaton ligjin per Policine e Shtetit, kur vihej ne rrezik profesioni dhe karriera e dikujt. Vartesit e tij jane mesuar te marrin pergjigjen "nuk di gje, e kane bere ata lart".

    Re.KRO



    ----------
    "SOT, FUNDI PER PRONAT E TRAFIKANTEVE"

    -Keni deklaruar per sekuestrim te disa pronave, si pasuri e trafikanteve. Do te na tregoni dicka me teper rreth ketij operacioni ne gjithe Shqiperine?

    -Jemi ne fazen e plotesimit te dokumentacionit dhe te hartimit te planit te masave. Sot do te fillojme punen per bllokimin e objekteve tashme te njohura si pasuri me origjine te dyshuar. Nuk mund te flas me teper se jemi ne pune e siper

    - A mundeni te na tregoni ndonje prej emrave te lokaleve, apo, sic e keni permendur edhe ju, emrat e vilave?

    -Jane pasuri te njohura ne publik dhe besoj se sot do te dalin edhe emrat nga Ministria e Rendit Publik. Per pasticerine ne Tirane eshte leshuar nje urdher nga prokuroria e Tiranes. Por nuk eshte vetem kjo. Sikurse eshte vene ne dyshim edhe nje vile e nje prokurori, i cili eshte marre me nje ngjarje te rende me pasoje vrasjen ne Tirane. Nje autor atekohe u pyet si deshmitar dhe u la i lire. Si ky prokuror arriti te ndertoje nje vile te atille???

    -Jeni i bindur se ka mundesi ligjore per te sekuestruar pasurite e kujdo qofshin, duke pasur parasysh edhe tentativat ne kohe te kaluar?

    -Po punohet nga te gjitha strukturat e shtetit. Nga sot nis operacioni ne gjithe Shqiperine. Mendoj se ka ardhur fundi i pronave te ndertuara me para te dyshimta.




    --------



    ..inshallah .. e kan seriozisht shoket xhefer nano me doris pak pollot..

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeprokurori Sollaku ka takuar zv.prokurorin e Pėrgjithshėm tė SHBA, i cili i ka dhėnė mbėshtetjen e tij

    SHBA: Dėnoni shkelėsve tė ligjit me mbėshtetje politike

    Ened Janina


    TIRANĖ- Krerėt e prokurorisė amerikane dhe tė FBI-sė i kanė dhėnė mbėshtetje kryeprokurorit Sollaku nė punėn e kryer, pėr tė mos u ndikuar nga politika. Nė njė takim me zv/ Asistenten e Sekretarit tė Shtetit Amerikan pėr Europėn dhe Azinė, Kathleen Stephens qė u zhvillua nė Departamentin e Shtetit, Sollaku siguroi mbėshtetje pėr tė zbatuar ligjin njėsoj pėr tė gjithė. “Lufta kundėr krimit nė pėrgjithėsi, veēanėrisht kundėr trafiqeve mbetet tregues i rėndėsishėm i mbėshtetjes amerikane pėr Shqipėrinė. Ne vlerėsojmė punėn tuaj, nė krijimin e fizionomisė sė njė prokurorie jashtė ndikimeve partiake”,-ka thėnė nė kėtė takim Stephens. Sipas zėdhėnėses sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme mėsohet se Stephens ka shtuar se veprimi i ligjit nė mėnyrė tė barabartė pėr cilindo shtetas, ėshtė i rėndėsishėm pėr funksionimin e shtetit ligjor nė Shqipėri. “Ne po ndjekim me vėmėndje mėnyrėn e veprimit tė institucioneve shqiptare ndaj shkelėsve tė ligjit, edhe kur ata kanė mbėshtetje politike. Mos hezitoni tė veproni ndaj kujtdo qė shkel ligjin dhe pėr kėtė keni mbėshtetjen tonė”,- vazhdoi mė tej zonja Stephens.
    Takimi
    Theodhori Sollaku ėshtė takuar ditėn e premte me zv.prokurorin e Pėrgjithshėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhejms Komi. Sipas zėdhėnėses Londo, ky ishte takimi i parė zyrtar i nivelit kaq tė lartė tė prokurorisė shqiptare me autoritetet amerikane. Nė kėtė takim u diskutuan marrėdhėniet dypalėshe midis institucioneve, ku u konstatuan me kėnaqėsi se ato janė nė njė nivel tė lartė bashkėpunimi. Zv.prokurori i Pėrgjithshėm i SHBA-sė i shprehu Sollakut mbėshtetjen e tij pėr luftėn qė Shqipėria po i bėn krimit tė organizuar dhe terrorizmit. “Jam i mirinformuar pėr ndihmėn qė institucionet shqiptare, pėrfshi edhe prokurorinė, i kanė dhėnė dhe po i japin vendit tim nė luftėn kundėr terrorizmit. Ju pėrgėzoj edhe pėr pėrpjekjet tuaja dinjitoze nė ngritjen e strukturave tė luftės kundėr krimit tė organizuar”. Mė tej, zv.prokurori i Pėrgjithshėm i SHBA-sė, Komi, e siguroi kryeprokurorin shqiptar se do tė kishte nė vazhdimėsi mbėshtetjen e tė gjitha strukturave tė Departamentit tė Drejtėsisė sė SHBA-sė.
    Ndihma
    Xhejms Komi e siguroi Sollakun se do tė vazhdonte ndihma nė trajnimin e prokurorėve dhe tė policisė gjyqėsore, ndihma me mjete logjistike si dhe me prezencė tė vazhdueshme amerikane nė Shqipėri.
    Nga ana e tij, kryeprokurori Sollaku i bėri njė ekspoze punės sė prokurorisė shqiptare nė luftėn kundėr krimit si dhe falenderoi zv.prokurorin e pėrgjithshėm amerikan pėr ndihmėn qė i kanė dhėnė drejtėsisė shqiptare. Nė takim u diskutua mundėsia e inicimit tė marrėveshjeve dypalėshe pėr ndihmė tė ndėrsjelltė juridike nė fushėn penale, me qėllim qė bashkėpunimi i nisur nė ēėshtje konkrete tė institucionalizohet. Kreu i akuzės shqiptare ka zhvilluar edhe disa takime tė tjera nė Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtėsisė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  4. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •