Berisha: Dėshmoj pėr lidhjet e Edi Ramės me krimin
Pasi ėshtė shprehur pak ditė mė pėrpara se Rama ėshtė njė nga strumbullarėt kryesorė tė krimit tė organizuar nė vendin tonė, kryetari demokrat tha se ėshtė i gatshėm qė tė dėshmojė pėr kėto lidhje. Berisha tha se ky person, qė tentoi tė eleminonte profesor Pangon, ėshtė njė nga personat e lidhur me grupin "Hakmarrja pėr drejtėsi"
Kryetari i Partisė Demokratike tha dje nė njė konferencė pėr shtyp se ėshtė i gatshėm qė tė dėshmojė para ēdo trupi gjykues pėr gjithēka qė di, pėrsa u pėrket lidhjeve tė Edi Ramės me krimin e organizuar. Ai tha se disponon provat e nevojshme pėr tė dėshmuar pėr lidhjet e tij me klanin Gina dhe grupin "Hakmarrja pėr drejtėsi". Sipas tij ishte pikėrisht Edi Rama ai qė organizoi atentatin ndaj Ylli Pangos, por dhe atentate tė tjera si ai ndaj Denis Ginės, pėr t'i marrė mė pas trashėgimitė. "Kurse lidhjet e krushqisė, nė rast se nuk i bėn publike, do t'ia bėjnė mediat publike," tha Berisha. Kryetari demokrat tha se Rama, sė bashku me bandat e tij, kanė dhunuar kutitė e votimit, procesverbalet zgjedhore, dhe i kanė dhėnė dėrrmėn procesit zgjedhor nė kryeqytet. "Edvini ėshtė strumbullari kryesor nė krim, njė nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė organizatės terroriste, por jo i vetėm. Nė tė janė ministra dhe ish-ministra, ka tė tjerė qė do tė dalin. Rikthejuni pak fjalėve tė mia nė parlament. Unė kam treguar me gisht deputetė dhe ministra bashkėpunėtorė tė kėsaj organizate," ėshtė shprehur Berisha. Drejtuesi i PD tha se pėr llogari tė kėsaj organizate, Rama ka shembur qendrėn historike tė Tiranės dhe i ka dhėnė asaj truallin. "Unė i kam thėnė atij se edhe pas 30 vjetėsh, shteti atė do ta ndjekė dhe shteti do tė bėhet shtet, unė kam besimin tim tė hekurt se shteti do u japė pėrgjigjen mė tė rreptė dhe mė tė fortė, pėrfaqėsuesve politikė tė krimit tė organizuar," deklaroi kryetari demokrat. Berisha u shpreh se ėshtė e nevojshme qė tė dėnohen ekzekutorėt, por duhen kėrkuar fillimisht ata qė japin urdhrat. "Kam deklaruar dhe deklaroj se prapa lustrės sė tyre qėndrojnė paratė e krimit. Prapa mirėqenies dhe vilave qėndrojnė pronat e krimit, tė cilat nuk preken. Por edhe ato do tė preken. Nė fushatė u shpreha se ėshtė njė betejė mes shoqėrisė shqiptare dhe krimit tė organizuar e korrupsionit. Betejėn e fitoi shoqėria, ndėrsa beteja tjetėr do tė ketė fitore me tė thellė," tha Berisha.
Krijoni Kontakt