Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Vetem tre dite pas deklarates se tij lidhur me baronet e krimit, ambasadori amerikan zhvilloi nje takim me liderin e selise blu Sali Berisha. Ky i fundit beri dje te ditur se ne qender te takimit dypalesh ishte kriza qeveritare. "Eshte kryeministri Nano shkaktari per krizen e thelle qe po kalon vendi" deklaroi dje Berisha menjehere pas takimit me ambasadorin amerikan Xhejms Xhefri. Sipas tij, biseda mes te dyja paleve kishte ne qender edhe ceshtjen e mosmiratimit te dy ministrave te kabinetit qeveritar ne Kuvend. Berisha theksoi se edhe per kete ka qene fajti i kryeministrit Nano. Nga ana tjeter, ai shtoi se me ambasadorin Xhefri kishte diskutuar edhe ceshtjen e procesit zgjedhor. Lideri i opozites parashtroi para tij problemet e lindura me listat zgjedhore, vonesat e pafalshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per nxjerrjen e rezultatit etj. Te gjitha keto probleme, Berisha ka jave qe po i denoncon permes deklaratave te tij, ndersa dje ia komunikoi kreut te prezences amerikane ne Tirane. "Keto te gjitha jane probleme te papranueshme per shoqerine shiqptare. Une pohoj vetem nje gje, qe kriza sot ka vetem nje autor madhor, kryeministrin Nano" shtoi lideri i selise blu. Sipas Berishes, biseda e tij me ambasadorin Xhefri ishte mjaft e thelluar, por qe nuk mund te deklaronte gjithe cfare ishte diskutuar brenda tij.

    "Presidenti duhet ta heqe Nanon"

    I takon vetem Presidentit te Republikes qe te paraqese kerkesen e doreheqjes ndaj kryeministrit Nano. Kete mendim te tij, lideri i opozites ia shprehu dje edhe ambasadorit amerikan Xhefri. Ai i beri atij te ditur idene e parashtruar nga opozita se vetem presidenti mund ta zgjidhe kete moment te veshtire te krijuar ne qarqet e politikes dhe qeverise shqiptare. "Parlamenti nga ana e tij, nuk ka te drejte te interferoje ne probleme rrokadash ministrash dhe kryeministrash. I takon vetem presidentit ta ndermarre nje hap te tille. Sepse me kushtetute i takon presidentit dhe askujt tjeter nuk i jepet e drejta kushtetuese per nje hap te tille" pohoi Berisha. kryeministri mese tre here ka humbur besimin e tij ne parlament.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Krimi, si do ja arrijme te shkepusim zinxhirin e padukshem qe lidh politiken e te dy kraheve me krimin. Shkrimi me poshte

    TIRANE (30 Tetor) - Trafiku i drogės dhe i klandestinėve ka emra. Janė tė paktėn katėr grupe qė kanė sunduar nė Tiranė, prej tė cilėve dy kanė mbijetuar ende. Bledar Mane, 30 vjeē, lindur nė Pėrmet e banues nė Tiranė. Diplomuar pėr media dhe komunikim nė Londėr nė vitet 1994-97. Historia e implikimit nė rrjetet e trafikut tė qenieve njerėzore, pėr afro 9 vjet radhazi. Nga lindi dėshira pėr tė rrėfyer pėr trafikun? Eshtė njė mllef prej 9 vjetėsh, dhuna fizike, burgosja, poshtėrimet, kontrata te pashkruara me mafien, pushtetarė, politikanė, zyrtarė qė majmen e dhjamosen dita-ditės duke lejuar vetė trafikun. Detyrat e para? Mė dėrgonin qė tė udhėtoja me klandestinėt deri nė adresėn ku do tė shkonin, isha shoqėruesi i tyre, si nė Holandė, Francė, Danimarkė. Sa u merrnit personave pėr rrugė? Nė vitet e para ishte lirė, merrnim afėr 1500 dollarė pėr njeri pėr nė Europėn Perėndimore dhe nė Amerikė 5 mijė dollarė. Filluat tė bėheshit i besueshėm pėr trafikantėt? Po, fitimet u shtuan, rrugėt ishin mė tė shpeshta. Kalonit nga Rinasi? Pajiseshim me pasaporta tė huaja qysh nė Tiranė, unė bashkė me njerėzit qė do shoqėroja, tė cilėt nuk flisnin rrugės. Ndėrsa unė flisja frėngjisht dhe anglisht. Si funksiononte mekanizmi? Dokumentacioni bėhej i gjithi i falsifikuar te lokalet te Piaza. Paratė i merrnin eprorėt e trafikut, ose i mbante njė i tretė. Nė Rinas nė vitet 1992-93 kalimi ishte pa probleme, me njė pagesė modeste qė shkonte te 50 deri nė 100 dollarė. Pas Rinasit nė Romė ose nė Vienė, e nė Zyrih. Udhėtonim me kompani tė ndryshme "Suiser", "Alitalia", Austrien", Si i kalonit doganat jashtė? Atėherė ishte kollaj, kontrolli mė i pakėt. Kėshtu vazhdova deri nė korrik tė vitit 1994. Nxirrnim viza dhe nga ambasadat, duke pėrshirė dhe atė amerikane. Udhėtimi i fundit? Nė '94-ėn shkova nė Amerikė, shoqėrova dy djem nga Korēa deri nė destinacion, ku paguhesha me dyfishin e asaj qė merrja nė Europė. Nė aeroport nė Amerikė prisnin njerėzit e klandestinėve. Probleme nė aeroporte? Na kanė ndaluar dy herė nė Amsterdam dhe nė Bruksel. Po shoqėroja njė ēift nga Tirana. Tentuam tė kalonim me pasaporta greke. Por njė shtetasi grek i nevojitet njė vizė pėr tė hyrė nė SHBA. Na kthyen menjėherė nė Rinas pasi u tregova se jemi shqiptarė. Ku vajtėt nė '94-ėn? Shkova nga Amerika nė Londėr. Mė urdhėruan nga Tirana qė tė qėndroj nė Londėr sepse do shėrbeja si ndėrmjetės nė Angli drejt Amerikės. Nėse s'realizohej, atėherė klandestinėt do qėndronin nė Britani ku qveria e atjeshme i pranonte. U regjistrova si emigrant, mbaja lidhjet me Tiranėn dhe prisje dėrgesat qė vinin nga Shqipėria. Qėndrova 3 vjet e gjysmė pa ardhur, ku punoja pėr punėdhėnsin e trafikut. Ishte mė e lehtė. Pėrcillja mė tepėr pėr Amerikė, afėr tetė veta nė muaj me njė pagesė 7 mijė USD. Pas '97-ės? U ktheva nė Tiranė ku gjėrat ishin vėshtirėsuar. Me ardhjen nė pushtet tė PS-sė, grupi pėr tė cilin punoja pėr kaq vite mė kalun tė punoj te njė grup tjetėr, ishin njerėzit e njė funksionari tė lartė nė Ministrinė Rendit Publik. Lėvizėn ēmimet? Po, u rritėn shumė ēmimet dhe kėrkesat. Persona qė kishin bėrė krime, vrasje, ikur nga burgjet, biznesmenė qė donin tė iknin, pothuaj zinin radhėn pėr tė ikur nga Shqipėria. Procedura ndryshoi? Tani ikej ma pasaporta shqiptare. Kėtė herė nė veri tė Afrikės, nė Egjipt, Tunizi, Marok.Nga kėtu i pėrcillja nė tė gjitha vendet. Grupet ishin shumė mė tė mėdha deri nė 15 veta. Udhėtimet bėheshin gjoja turistike. Amerika kishte arritur nė 10 mijė dollarė pėr person, ndėrsa nė Europė 2500 dollarė. Kalimi nė aeroport? Titullarėt njoftoheshin se sa njerėz do kalonin dhe sa do tė paguheshin. Paratė herė ua dėrgoja unė, e herė ua ēonin eprorėt e mi. Lekėt ua jepnim kryekontrollorit ose shefit tė komisariatit, qė njoftonte se nė cilėn gabinė duhej tė futeshe pėr kontroll, vulosjen e pasaportave. Aty ishin marrė masat.Ishte njė organizim perfekt. Mund tė pėrmendni emra? Meqė kam kaluar rregullisht, tė paktėn njė herė nė javė, njihesha me tė gjithė kryekontrollorėt. Nga '97-ta deri nė vitin 2002 kryekontrollorė dhe shefa komisariatesh nė Rinas janė pjesė e lidhjeve tė trafikut. Ata merrnin pjesėn e tyre qė varionte 300 dollarė pėr ēdo person qė shkonte nė Europė dhe 900 dollarė atij qė udhėtontė pėr nė Amerikė. Bledari pohon se shumė herė ka tentuar tė largohet nga grupet e trafikut tė klandestinėve. Sė pari ka tentuar ta bėjė kur nė njėrėn nga rrugėt ka ikur nė Kanada. Por shefat e trafikut i vunė nėn presion tė vazhdueshėm familjet e prindėrve tė tij nė Pėrmet si dhe atė tė motrės nė Tiranė. Denoncime tė tėra janė bėrė nga familja dhe vetė Bledari nė policinė e kryeqytetit, por kurre nuk ėshtė marrė asnjė lloj ndihme qoftė edhe modeste. Gjykata shqiptare asnjehere nuk e ka dėnuar pėr trafikim tė qenieve njerzėzore megjithese ėshtė informuar nga ana e tij nėpėr tė gjitha, gjygjet pėr veprimtarinė qė ka kryer. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po postoj vazhdimin e artikullit mbi trafiqet.

    Gaz Shqiptare

    -------

    MANE: KAM DENONCUAR ME PARE EMRAT KONKRETE

    Cilėt janė baronėt, z.Xhefri?
    Letėr e hapur e njė trafikanti pėr ambasadorin e SHBA


    --------------------------------------------------------------------------------

    Basir Ēollaku

    Pas deklaratės sė bujshme tė ambasadorit amerikan nė Tiranė Xhejms Xhefri, njė letėr mbėrrin nė redaksinė e Gazetės Shqiptare. Eshtė Bledar Mane, pjesėtar i njė grupi tė mafies shqiptare tė trafikut tė njerėzve. Letra vjen si njė protestė, si njė reagim, ndaj ashpėrsisė mbase tė duhur tė funksionarit amerikan, ku lajmėronte se qeveritė, pėrfshirė dhe atė shqiptare, po ndjekin baronėt e drogės dhe tė trafiqeve. Ish-trafikanti shprehet me nota pesimiste ndaj deklaratave dhe nuk shpreson se qeveria shqiptare do tė vėrė dorė pėr tė shkatėrruar trafiqet e dėnuar bosėt e tyre, sepse kėshtu do i duhej tė vinte dorė mbi veten.. Nė po botojmė kėtė letėr tė hapur tė tij.
    "Me 15 qershor 2000, mėngjesin e asaj tė shtune duhej tė fluturoja pėrsėri nė misionin tim tė radhės. Njė ēift tė sapofejuarish nga Jugu i Shqipėrisė duhet tė largoheshin me doemos nga vendi dhe u kishin premtuar bosėve tė mi njė shumė marramendėse. Kėrkonin tė emigronin nė Irlandė, ndaj pėr mua ishte tepėr e lehtė, pasi Europa Perėndimore nuk pėrbėnte rrezik tė madh. Fluturuam me avionn e kompanisė "Albanin Airlines" deri nė Frankfurt e mė pas vazhduam pėr nė Dublin me "Aer Lingus". Ēdo gjė ishte nė rregull. Pasaportat, shpenzimet dhe biletat e udhėtimit i mbaja unė nė ēantėn time. Nė Rinas kishin "respekt" pėr mua. Sa herė shkoja aty, shefat ziheshin mes tyre se cili do tė merrte dollarėt e kalimit tė paligjshėm. Por unė, si njė specialist i regjur, e dija se kė do tė paguaja dhe punėdhėnėsit mė kishin prezantuar me shefin e madh. Pėr koincidencė, edhe vetė shefi nė komisariatin e Rinasit tė asaj kohe fluturonte tė njėjtėn ditė pėr nė Amerikė, pėr njė specializim disajavor, kėshtu qė 1200 dollarėt qė ia dhashė nė dorė i bėnė punė. Atė ditė nuk reshtja sė qeshuri me veten, kur mendoja se si qeveria amerikane shpenzonte kohė, para, dije dhe durim pėr specializimin e disa punonjėsve tė policisė shqiptare nė luftė kundėr trafiqeve. Por… ne mafia "domestike" (vendėse) e kishim fituar edhe kėtė betejė, kalaja ishte marrė dhe nga brenda. Surprizat s'kishin tė mbaruar. Nė bordin e avionit bėra shoqėri me ish-ambasadorin amerikan tė Tiranės, zotin Frouick. Kur i tregova historinė ai pėr njė moment shqeu sytė, nėnqeshi, mbajti pak frymėn dhe mė tha: Jeni vėrtet komb i ēuditshėm! Unė shkova nė Irlandė e u ktheva pas njė viti, sepse kėrcėnimet e shefave tė mi u rėnduan dhe familja ime vuante tmerrėsisht. Njė ditė rastėsisht mora vesh se ish-shefi i Rinasit, ai qė pėr tre muaj kishte fituar prej meje ilegalisht mijėra dollarė dhe marka, ai i specializuari nė Amerikė, na ishte emėruar nė njė detyrė tė re nė polici.Zoti Xhefri e njihni?

    Pse?
    Zoti ambasador tė mė falėsh qė po dal kaq hapur, kaq publikisht. Unė nuk mund tė duroj dot mė. Nėn presionin, trysninė, dhunėn fizike dhe mendore, karakteri dhe personaliteti im ka nisur tė ndryshojė. E nėn tutelėn e krimit, njeriu bėhet mė i fortė dhe falė aftėsive tė mia ajo protesta e brendshme qė mė ka brejtur pėr 9 vite radhazi, tani po del nė sipėrfaqe. Nuk marr emėr as nga deklaratat tuaja, as nga ligjet e kėtushme dhe as nga puna e policisė sonė. Eshtė ai udhėkryqi i dilemave qė mė bėn tė zgjedh me kurajo e tė flas hapur: PO, UNE SHQIPTARI BLEDAR MANE KAM PUNUAR PER MAFIEN SHQIPTARE. Kam zgjedhur prej dhunės dhe terrorit bashkėveprimin me ta sepse sa herė kėrkova ndihmė m'u mbyllėn dyert. As policia shqiptare, as prokuroria dhe gjykatat, as disa nga ambasadat e huaja nė Tiranė dhe as disa nga policitė europiane nuk mė dolėn krah dhe nuk dėgjuan zėrin tim. I dėnuar, ridėnuar, i burgosur, i marrė peng, i shkatėrruar, por asnjėherė i tjetėrsuar, sot publikisht drejtoj protestėn time ndaj policisė tuafe shqiptare, sistemit tė kalbur e tė ndyrė tė drejtėsisė, ndaj rolit tė vakėt tė shoqėrisė civile dhe ndaj atij mentaliteti naiv qė ekziston nė kokat tona. Asgjė ska pėr tė ndodhur pas deklaratave tuaja shabllone nėse ju nuk drejtoni gishtin mbi emra konkretė e nėse trysnia e qeverisė suaj nuk do rritet ndaj qeverisė shqiptare".

    -----------

    INTERVISTA/ DENONCON NE GAZETE

    Trafikanti: Ju tregoj mafien shqiptare
    Dėshmia e Bledar Manes, shoqėruesit tė klandestinėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Basir Ēollaku

    Trafiku i drogės dhe i klandestinėve ka emra. Janė tė paktėn katėr grupe qė kanė sunduar nė Tiranė, prej tė cilėve dy kanė mbijetuar ende. Bledar Mane, 30 vjeē, lindur nė Pėrmet e banues nė Tiranė. Diplomuar pėr media dhe komunikim nė Londėr nė vitet 1994-97. Historia e implikimit nė rrjetet e trafikut tė qenieve njerėzore, pėr afro 9 vjet radhazi.

    Nga lindi dėshira pėr tė rrėfyer pėr trafikun?
    Eshtė njė mllef prej 9 vjetėsh, dhuna fizike, burgosja, poshtėrimet, kontrata te pashkruara me mafien, pushtetarė, politikanė, zyrtarė qė majmen e dhjamosen dita-ditės duke lejua vetė trafikun.

    Detyrat e para?
    Mė dėrgonin qė tė udhėtoja me klandestinėt deri nė adresėn ku do tė shkonin, isha shoqėruesi i tyre, si nė Holandė, Francė, Danimarkė.

    Sa u merrnit personave pėr rrugė?
    Nė vitet e para ishte lirė, merrnim afėr 1500 dollarė pėr njeri pėr nė Europėn Perėndimore dhe nė Amerikė 5 mijė dollarė.

    Filluat tė bėheshit i besueshėm pėr trafikantėt?
    Po, fitimet u shtuan, rrugėt ishin mė tė shpeshta.

    Kalonit nga Rinasi?
    Pajiseshim me pasaporta tė huaja qysh nė Tiranė, unė bashkė me njerėzit qė do shoqėroja, tė cilėt nuk flisnin rrugės. Ndėrsa unė flisja frėngjisht dhe anglisht.

    Si funksiononte mekanizmi?
    Dokumentacioni bėhej i gjithi i falsifikuar te lokalet te Piaza. Paratė i merrnin eprorėt e trafikut, ose i mbante njė i tretė. Nė Rinas nė vitet 1992-93 kalimi ishte pa probleme, me njė pagesė modeste qė shkonte te 50 deri nė 100 dollarė. Pas Rinasit nė Romė ose nė Vienė, e nė Zyrih. Udhėtonim me kompani tė ndryshme "Suiser", "Alitalia", Austrien",

    Si i kalonit dogant jashtė?
    Atėherė ishte kollaj, kontrolli mė i pakėt. Kėshtu vazhdova deri nė korrik tė vitit 1994. Nxirrnim viza dhe nga ambasadat, duke pėrshirė dhe atė amerikane.

    Udhėtimi i fundit?
    Nė '94-ėn shkova nė Amerikė, shoqėrova dy djem nga Korēa deri nė destinacion, ku paguhesha me dyfishin e asaj qė merrja nė Europė. Nė aeroport nė Amerikė prisnin njerėzit e klandestinėve.

    Probleme nė aeroporte?
    Na kanė ndaluar dy herė nė Amsterdam dhe nė Bruksel. Po shoqėroja njė ēift nga Tirana. Tentuam tė kalonim me pasaporta greke. Por njė shtetasi grek i nevojitet njė vizė pėr tė hyrė nė SHBA. Na kthyen menjėherė nė Rinas pasi u tregova se jemi shqiptarė.

    Ku vajtėt nė '94-ėn?
    Shkova nga Amerika nė Londėr. Mė urdhėruan nga Tirana qė tė qėndroj nė Londėr sepse do shėrbeja si ndėrmjetės nė Angli drejt Amerikės. Nėse s'realizohej, atėherė klandestinėt do qėndronin nė Britani ku qveria e atjeshme i pranonte. U regjistrova si emigrant, mbaja lidhjet me Tiranėn dhe prisje dėrgesat qė vinin nga Shqipėria. Qėndrova 3 vjet e gjysmė pa ardhur, ku punoja pėr punėdhėnsin e trafikut. Ishte mė e lehtė. Pėrcillja mė tepėr pėr Amerikė, afėr tetė veta nė muaj me njė pagesė 7 mijė USD.

    Pas '97-ės?
    U ktheva nė Tiranė ku gjėrat ishin vėshtirėsuar. Me ardhjen nė pushtet tė PS-sė, grupi pėr tė cilin punoja pėr kaq vite mė kalun tė punoj te njė grup tjetėr, ishin njerėzit e njė funksionari tė lartė nė Ministrinė Rendit Publik.

    Lėvizėn ēmimet?
    Po, u rritėn shumė ēmimet dhe kėrkesat. Persona qė kishin bėrė krime, vrasje, ikur nga burgjet, biznesmenė qė donin tė iknin, pothuaj zinin radhėn pėr tė ikur nga Shqipėria.

    Procedura ndryshoi?
    Tani ikej ma pasaporta shqiptare. Kėtė herė nė veri tė Afrikės, nė Egjipt, Tunizi, Marok.Nga kėtu i pėrcillja nė tė gjitha vendet. Grupet ishin shumė mė tė mėdha deri nė 15 veta. Udhėtimet bėheshin gjoja turistike. Amerika kishte arritur nė 10 mijė dollarė pėr person, ndėrsa nė Europė 2500 dollarė.

    Kalimi nė aeroport?
    Titullarėt njoftoheshin se sa njerėz do kalonin dhe sa do tė paguheshin. Paratė herė ua dėrgoja unė, e herė ua ēonin eprorėt e mi. Lekėt ua jepnim kryekontrollorit ose shefit tė komisariatit, qė njoftonte se nė cilėn gabinė duhej tė futeshe pėr kontroll, vulosjen e pasaportave. Aty ishin marrė masat.Ishte njė organizim perfekt.

    Mund tė pėrmendni emra?
    Meqė kam kaluar rregullisht, tė paktėn njė herė nė javė, njihesha me tė gjithė kryekontrollorėt. Nga '97-ta deri nė vitin 2002 kryekontrollorė dhe shefa komisariatesh nė Rinas janė pjesė e lidhjeve tė trafikut. Ata merrnin pjesėn e tyre qė varionte 300 dollarė pėr ēdo person qė shkonte nė Europė dhe 900 dollarė atij qė udhėtontė pėr nė Amerikė.


    "Presionet dhe dhuna e bosėve s'mė lanė tė dilja nga rrjeti"

    Bledari pohon se shumė herė ka tentuar tė largohet nga grupet e trafikut tė klandestinėve. Sė pari ka tentuar ta bėjė kur nė njėrėn nga rrugėt ka ikur nė Kanada. Por shefat e trafikut i vunė nėn presion tė vazhdueshėm familjet e prindėrve tė tij nė Pėrmet si dhe atė tė motrės nė Tiranė. Denoncime tė tėra janė bėrė nga familja dhe vetė Bledari nė policinė e kryeqytetit, por kurre nuk ėshtė marrė asnjė lloj ndihme qoftė edhe modeste. Tjetėr rast ėshtė edhe largimi pėr njė vit nė Irlandė, por ndodhėn tė njėjtat histori. Mė pas vijnė rrahjet sistematike dhe burgimet. Pėr gati dy herė rresht ndalohet nga policia shqiptare dhe dėnohet nga Gjykata e Tiranės me akuza nga mė qesharaket. Radhėn e parė akuzohet dhe dėnohet pėr falsifikim tė pasaportave tė huaja dhe herėn e dytė pėr vėnie gjobe familjes me shumėn e 20.000 usd. Pėr keqtrajtime tė ndryshme ka njoftuar edhe Grupin Shqiptar tė tė Drejtave tė Njeriut. Madje edhe nė njė raport tė Departamentit amerikan tė Shtetit pėrmendet dhuna qė policia shqiptare ka ushtruar ndaj tij. Gjykata shqiptare asnjehere nuk e ka dėnuar pėr trafikim tė qenieve njerzėzore megjithese ėshtė informuar nga ana e tij nėpėr tė gjitha, gjygjet pėr veprimtarinė qė ka kryer.

    ---------

    ????

    Asnjehere nuk dolen EMRAT...

    As Bledari e as Xhef Ambasadari...nuk guxojne...
    Edhe polici thjeshte duhet ti kapi..
    Edhe ti shkoj koka si Gani Malushit...mir mir...kush e ha ate kokerr ulliri..

  4. #34
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga Brari

    "Presionet dhe dhuna e bosėve s'mė lanė tė dilja nga rrjeti"

    Bledari pohon se shumė herė ka tentuar tė largohet nga grupet e trafikut tė klandestinėve. Sė pari ka tentuar ta bėjė kur nė njėrėn nga rrugėt ka ikur nė Kanada. Por shefat e trafikut i vunė nėn presion tė vazhdueshėm familjet e prindėrve tė tij nė Pėrmet si dhe atė tė motrės nė Tiranė. Denoncime tė tėra janė bėrė nga familja dhe vetė Bledari nė policinė e kryeqytetit, por kurre nuk ėshtė marrė asnjė lloj ndihme qoftė edhe modeste. Tjetėr rast ėshtė edhe largimi pėr njė vit nė Irlandė, por ndodhėn tė njėjtat histori. Mė pas vijnė rrahjet sistematike dhe burgimet. Pėr gati dy herė rresht ndalohet nga policia shqiptare dhe dėnohet nga Gjykata e Tiranės me akuza nga mė qesharaket. Radhėn e parė akuzohet dhe dėnohet pėr falsifikim tė pasaportave tė huaja dhe herėn e dytė pėr vėnie gjobe familjes me shumėn e 20.000 usd. Pėr keqtrajtime tė ndryshme ka njoftuar edhe Grupin Shqiptar tė tė Drejtave tė Njeriut. Madje edhe nė njė raport tė Departamentit amerikan tė Shtetit pėrmendet dhuna qė policia shqiptare ka ushtruar ndaj tij. Gjykata shqiptare asnjehere nuk e ka dėnuar pėr trafikim tė qenieve njerzėzore megjithese ėshtė informuar nga ana e tij nėpėr tė gjitha, gjygjet pėr veprimtarinė qė ka kryer.


    Sa po mu dhimska ky cuni
    Boni pare ne kurriz te hallexhive, tashi i vjen inat qe nuk mund ti shijoje.
    Z Bledar, ke degjuar ndonjehre kur thone pare harrami?
    Gelltit diku nje luge corbe te prishur, dhe e meriton te vjellesh tere jeten, se i ke mor paret e bukes e te kalamojve njerezve, sot qahesh e ankohesh se je viktime.
    Do te tregosh se je i penduar, flit me emra sic thote Brari, mos dil aty dhe bo derr derr se nuk i vje keq njeriu per ty.
    Kush i le kto plehra te flasin o Braro?!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Bledar Manen une e njoh personalisht pasi eshte i lindur dhe rritur ne Permet dhe e njoh shume mire tipin e tij. Dy gjera mund te thuhen per Bledarin, qe i pelqen te eksploroje dhe beje eksperimente, ashtu sic i pelqen qe te nxjerri te palarat ne shesh bashkepuntoreve te tij dhe gjithe atyre njerezve qe per nje arsye apo tjeter ai nuk ka simpati. Gjithmone i ka pelqyer te flasi per "bemat" e tij, pavaresisht se nuk eshte gatuar me brum krimineli. Eshte teper inteligjent dhe zoteron disa gjuhe te huaja.

    Eshte hera e dyte qe ai po shperthen ne shtypin shqiptar, para ca kohes i ka nisur nje leter edhe presidentit pasi kishte dale nga burgu i Tiranes. Eshte shtetas britanik dhe me aq sa di une, jeton ne Londer.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Xhefri, Lipponen: kriza nė vend shqetėsuese

    Ditėn e djeshme ambasadori i Prezencės sė OSBE dhe ambasadori amerikan kanė takuar kryetarin demokrat Sali Berisha pėr tė diskutuar pėr krizėn e fundit dhe pėr problemet paszgjedhore. Ata kanė shprehur shqetėsim pėr kėto zhvillime negative

    Klima mė e fundit politike qė ėshtė krijuar nė vendin tonė pas rrėzimit tė ministrave nė Kuvend dhe situata paszgjedhore janė shqetėsimet kryesore tė diplomatėve tė huaj nė Tiranė. Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhejms Xhefri ka takuar kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha dhe kanė diskutuar pėr kėto probleme. Bėhet e ditur se ambasadori amerikan ka pėrkrahur qėndrimin e opozitės shqiptare dhe rolin e saj nė proceset politike aktuale. Kryetari Berisha tha se vlerėson kontributin e Xhefrit dhe tė gjithė komunitetit ndėrkombėtar pėr procesin zgjedhor. Gjithashtu ai u shpreh se raporti i bėrė publik nga ODIHR ishte mjaft i vlefshėm, pasi evidentoi disa probleme themelore siē janė manipulimi i qenėsishėm dhe kryesisht politik i listave tė zgjedhėsve nė Tiranė, Durrės dhe Shkodėr, dėmtimet e rėnda tė integritetit tė materialeve dhe kutive tė votimit nė Tiranė etj.. Drejtuesi demokrat tha se tė gjitha kėto bėjnė tė papranueshėm procesin zgjedhor nė Durrės dhe Tiranė. Ndėrkohė mėsohet se nė takim ėshtė diskutuar edhe pėr krizėn mė tė fundit qė ka pėrfshirė qeverisjen dhe mėnyrat pėr tė dalė nga ajo. Nuk bėhet e ditur mė konkretisht se ēfarė zgjidhjesh janė propozuar pėr kėtė krizė. Nė zyrėn e kryetari demokrat, ka qenė dhe ambasadori i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, Osmo Lipponen me tė cilėn ėshtė diskutuar gjerėsisht pėr dėmtimin me dashje qė i ėshtė bėrė procesit zgjedhor nė Tiranė. Berisha ėshtė shprehur se Partia Demokratike po punon qė tė plotėsojė dokumentimin e rasteve tė dėmtimit tė materialeve tė votimit. Gjithashtu ėshtė biseduar dhe pėr krizėn mė tė fundit nė vend. Mėsohet se nė bisedė ėshtė trajtuar gjerėsisht dhe manipulimi i listave zgjedhore nė zonėn Tiranė-Durrės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #37
    Shėrbyesi i buzėqeshjes Maska e Lancelot
    Anėtarėsuar
    20-10-2003
    Vendndodhja
    pranė valėve tė detit
    Postime
    30
    Krimi po u jap te rinjeve vizione te gabuara... Krimi duhet te denohet, duhet te luftohet.
    Poshte krimi...
    poshte korrupsioni...
    te lind prosperiti politik dhe ekonomik...
    mbi germadhet e te kaluares te lulezoj Shqiperia e shendosh ...
    ...buzėqesh se nuk do tė harroj...
    Lancelot

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1

    SHBA apo "Baronet"?

    Duket se qeveria amerikane (nepermjet ambasades) i ka shpallur lufte te hapur "Baroneve" te krimit. A mendoni se do t'ja dalin mbane ta fitojne kete beteje?

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ke hapur nje Teme very interesante.

    Drejtori anti-Mafies italiane mes tjerash ka thene keshtu ne intervisten e sotme:

    "Nuk mund tė harroj njė episod qė ka ndodhur pak vjet mė parė nė Tiranė ndėrsa diskutonim lidhur me mundėsinė pėr t'i dhėnė fund hetimit ndaj njė prej kėtyre familjeve kriminale shumė tė fuqishme. "Kjo ėshtė shumė e vėshtirė", mė kėshilluan kolegėt shqiptarė, ata kanė njė grup tė armatosur qė ėshtė shumė mė i fortė se policia dhe nėse i prekim rrezikojmė tė shpėrthejmė njė luftė civile"."

    Kjo eshte nje deklarat e Tmerrshme..


    Kurse gazeta duke cituar nje polic te ndjekjes shkruan:

    "Por skuadra e gjahut tė filluar, kėtė radhė ka nė pėrbėrje tė saj edhe njė tjetėr faktor tė rėndėsishėm. Nė njė llogore me policinė dhe prokurorinė apo shėrbimin sekret janė vendosur edhe shėrbime tė huaja diplomatike, sekrete e policore. "Madje janė tė inatosur mė shumė se ne", pohon njė burim i Gazetės. Njė mbėshteje maksimale qė dha rezultat nė arrestimin e vrasėsit tė shoferit tė Sollakut, e cila nuk u ishte ofruar herė tjetėr nė kėtė masė strukturave tė drejtėsisė shqiptare."

    Mendimi ime eshte ky:

    Ne se Amerika ka vendosur ta godas Krimin ne Shqiperi athere do te thote se ka vendosur dhe "gjera tjera".

    Cjane keto gjera tjera.. po..

    Banda Hakmarrja nuk eshte thjesht nje band hajdutesh.
    Ajo eshte pararoja e revolucionit te Vonuar te 1997-tes.
    Pra kjo bande ka pasur gjat gjith kohes mbeshtetjen totale te Nomenklatures qe "ra nga fiku" ne 1991-92 dhe te po asaj nomenklature qe ri-erdhi ne pushtet me 1997.
    Ne se Nano u ka premtuar Amerikanve qe ta shpartalloj kte bande athere ai automatikisht del se paska vendosur te distancohet nga trecereku i PS-se qe eshte e inkriminuar me revolucionin e vonuar.

    Te shpartallosh banden HakMarrja do te thote qe Nano te ndahet nje here e mire nga KLANI GJINUSHO-ZABITO-Klos-ist .. nga KLANI Gradeco-Pobrato-Braho-Bizhgo-Brace-ist...dhe gjithashtu nga Klani Edush-Ramush-Gonxhe-Dade e Sorrollopoist.. etj etj..

    Pra kesaj i thone te mbetet PS me ndoj katunar Mirdite e ndoj druvar Librazhdi...sepse klanet e vjetra qe thame me lart jane VET PS-ja..

    Ose ose...Ambasada amerikane ka vendosur me nderrue krejt Qeverisjen..

    Une jam i bindur se ne se CIA e kerkon Orik Shyt Arapin..jane gati ta strehojne ate gjysma e familjeve Te Tiranes.. pra gjith VOTUESIT e EDI RAMES.

    Kurse Lagja BLLOK eshte gati LUFT ti hapi dhe CIA-s per Banden Hakmarrja..

    Nuk i ka folur kot ai Polici shqiptar Prokurorit italian..



    Pra Xhefri qe te Shpartalloj Hakmarrjen duhet te coj ne Burg dhe Ed Ramen e plot e plot mafioz te tjere..

    Pra nuk besoj se ndodh kjo Cudi..

  10. #40
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Braro, CIA dhe sidomos FBI, kane eksperience ne luften me krimin e organizuar, dhe mbi te gjitha ne kete rast, ndryshe nga Kolumbia, kane mbeshtetjen e masave te gjera te popullit, te lodhur nga situata.
    Problemi eshte te dhenia e nje alternative.
    Per sa kohe nuk ka pune, nuk ecen ekonomia, krimi do lulezoje, sic lulezon ne gjithe boten, madje dhe ne Amerike ku ka varferi.
    Fukarallik maskarallik ka thene populli.
    Kur mileti te hyjne ne pune, te punojne 8 ore ne dite, te shkojne ne shkolle etj, atehere dhe kriminaliteti bie.
    Kto qe thone jo familje te forta, klane te armatosura, vetem hamendje jane o Braro, se nuk vdes me njeri per ta, dhe ktu faktori psikologjik merr rendesi te madhe, pra "mbeshtetja e Amerikes" ben te veten.
    Ti e di se ne Shqiperi, nuk pjerdh dot pa e marre vesh gjysma e lagjes, dhe ktu duhet te filloje lufta, tek mosidealizimi i krimit.
    Nga ana tjeter, ndihma e te huajve gjithashtu duhet te beje te veshtire largimin neper Kanadara e Amerikera e Italira e dreq e shejton.
    Se mire, e korruptove policin ktu ne Rinas, po kur ti zbresesh avionit nuk je me ne Tirane, je ne dore te Evropianeve, qe jane me keq se Enveri, kur vjen puna per te kontrolluar levizjen e njerezve neper Evrope.
    Prandaj neper Evrope kudo paraqet passaporten etj, dhe Interpoli e di se ku je ti, ne cdo moment te dites a nates, gje qe p.sh. ne amerike nuk ndodh.
    Nuk eshte aq e veshtire jo, po te kene guxim po dhe mos harro, ne kete rast, neese Nano i shpall vertete lufte krimit, ne se besojme se ai e ka seriozisht kete pune, se nje dite u zgjua u pa ne pasqyre dhe tha c'po bej, atehere atij i duhet mbeshtetja pa kufi e opozites dhe e cdo Shqiptari.
    A mendon se mund te ndodhe nje gje e tille?
    Per mendimin tim, po nuk u angazhuan te dyja forcat kryesore ne Shqiperi, qe jane dhe ato qe kane perfituar me shume nga krimi i organizuar, qe i dhane mundesi te fuqizohej, pra PD dhe PS, nuk do kete asnje lloj fryti, jo Amerika te vije, po dhe perenia.
    Gjithshka fillon dhe mbaron ne Shqiperi.

    Por kush e di...........?!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  4. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •