Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Xhefri: Krimi po shkaterron Shqiperine

    Ambasadori Jeffrey paralajmėron: Krimi po shkatėrron Shqipėrinė

    Armand Mero
    27 tetor 2003, 13:01


    Ambasadori amerikan nė Tiranė James Jeffrey pėrsėriti sot se krimi po shkatėrron Shqipėrinė. Ambasadori amerikan i bėri kėto komente nė hyrje tė njė trajnimi me prokurorė dhe gjyqtarė nė shkollėn e magjistraturės. Ambasadori Jeffrey deklaroi se mesazhi pėr baronėt e botės sė krimit ishte i qartė: ata njihen se kush janė dhe se pėrpjekjet pėr t’u dhėnė ndėshkimin e merituar nuk do tė rreshtnin.

    Njė vit mė parė, po nė shkollėn e magjistraturės nė Tiranė, ambasadori amerikan James Jeffrey kishte deklaruar se krimi po shkatėrronte Shqipėrinė. Sot, pėrpara njė grupi prokurorėsh dhe gjyqtarėsh, ambasadori Jeffrey u shpreh se ishte i detyruar tė pohonte se fatkeqėsisht kjo mbetej akoma e vėrtetė: Pėrsėri krimi po shkatėrron vendin tuaj dhe po sfidon aftėsinė qė duhet tė ketė vendi juaj pėr tu future nė institucionet perėndimore. Dhe shembull mė i fundit pėr kėtė gjė ėshtė njė seri vrasjesh, tė cilat ende nuk janė zgjidhur dhe qė kulmuan me sulmin e cartur mbi shoferin e prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kėto krime - tha ambasadori Jeffrey - ilustrojnė seriozitetin e problemit".

    Sipas tij bashkėpunimi me qeverinė shqiptare, prokurorėt, gjyqtarėt, policinė apo dhe partitė politike ėshtė shumė i mirė por megjithatė mbetet ende punė pėr t’u bėrė nė luftė kundėr krimit dhe korrupsionit. Ai shtoi se edhe publiku shqiptar duhet t’u dėrgojė udhėheqėsve tė vet politik mesazhin pėr mė shumė veprime kundėr krimit. "Suksesi i arritur nė luftėn kundėr trafikut tė qėnive njerėzore, tha ambasadori amerikan ėshtė tregues i faktit se cfarė mund tė realizohet dhe se i njėjti pėrparim duhet bėrė edhe nė fusha tė tjera".

    "Krimi dhe korrupsioni, nė shumė vende tė tjera - shpjegoi ambasadori Jeffrey - ndotin biznesin dhe procesin politik me para tė pista dhe se kjo nuk duhet tė lejohet tė ndodhė nė Shqipėri", duke shtuar se kishte njė mesazh tė qartė pėr baronėt e botės sė krimit: "Ne e dimė apo shumė shpejt do e zbulojmė se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt janė vėnė pas jush dhe ne nuk do tė rreshtim derisa ju tė shkoni atje ku ju takon dhe krimi tė mos kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon", deklaroi ambasadori amerikan Jeffrey.

    Zeri i Amerikes
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Xhefri: Baronė, ju jemi vėnė pas

    Shekulli

    TIRANE - Nė seminarin e djeshėm tė zhvilluar nė shkollėn e Magjistraturės, Tiranė, ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhejms Xhefri dha njė mesazh edhe pėr “baronėt e krimit: “Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt, ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė ndalemi derisa tė jeni ēuar aty ku keni vendin dhe derisa krimi tė mos kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon”, -tha ai. Gjatė kėtij viti, nė Shqipėri kanė ndodhur jo pak vrasje tė rėnda qė kanė prekur jo vetėm fushėn e biznesit por edhe tė drejtėsisė. Deri me tani nė asnjė prej vrasjeve tė bujshme nuk ėshtė gjetur autori i vrasjes duke pritur tashmė nė njė bashkėpunim akoma mė tė ngushtė me Shqipėrisė dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė pėr zbardhjen sa mė parė tė kėtyre ngjarjeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Xhefri:PD: Krimi, nė revansh tė plotė.

    Shqipėria ėshtė shndėrruar nė vendin me kriminalitetin mė tė lartė nė Europė dhe eksportues kryesor i krimit nė kontinent». Kjo ka qenė akuza e kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, ndaj qeverisė sė dėshtuar socialiste, e cila artikulohet thuajse nė tė njėjtėn kohė me ato tė institucioneve ndėrkombėtare qė monitorojnė zhvillimet nė Shqipėri.

    Shefi i opozitės shqiptare, Berisha, duke shprehur shqetėsimin e tij pėr faktin se, «krimi nė Shqipėri ėshtė nė revansh tė plotė», tha dje gjatė njė mbledhje tė Grupit parlamentar tė PD-sė se «situata nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht e rėndė, mbasi qartazi kėtu nė ēdo gjė vendos krimi me nė krye klanin e Zemunit. Ėshtė klani i Zemunit ai qė ngarkon dhe shkarkon ministrat, ėshtė ky klan i pėrfaqėsuar nga Fatos Nano dhe Agron Duka ata, tė cilėt emėrojnė dhe shkarkojnė anėtarėt e KQZ, ėshtė ky klan ai qė pėrcakton nėpėrmjet bandės Celibashi-Subashi se kush duhet tė votojė dhe kujt i duhet hequr e drejta e votės, ėshtė ky klan qė pėrjashton dhjetra mijėra qytetarė nga e drejta e votimit», theksoi ai.

    Lideri demokrat tha nė vazhdim se, «vendi me kriminalitetin mė tė lartė tė Europės, eksportues kryesor i krimit nė kontinent, ka sot nė krye tė rendit njė gjykatės tė shkarkuar pėr hajdut, i cili ka tė vetmen meritė se i pėrket klanit tė Nanos».

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Dėshiroj tė them, se pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė kthehem pėrsėri nė shkollėn tuaj pas pothuajse njė viti. Kjo shkollė ėshtė e njohur gjerėsisht pėr programet e nivelit tė lartė profesional dhe pėr profesionalizmin dhe efikasitetin qė po i sjell sistemit tė drejtėsisė penale nė Shqipėri. Ju jeni nė ballė tė frontit tė luftės sė vendit tuaj kundėr krimit dhe korrupsionit, dhe ne nderojmė pėrpjekjet dhe sakrificat tuaja.

    Kur unė isha kėtu para pothuajse njė viti, thashė: "Krimi po shkatėrron vendin tuaj". Sot, unė do tė dėshiroja tė mund tė thoja qė nuk ėshtė mė kėshtu, por fatkeqėsisht kjo mbetet e vėrtetė. Krimi vazhdon ta shkatėrrojė vendin tuaj dhe po sfidon aftėsinė e tij pėr tė hyrė nė institucionet perėndimore. Shembulli mė i fundit i kėsaj janė njė seri vrasjesh, tė gjitha tė pazgjidhura, tė cilat kulmuan nė sulmin e ēartur ndaj shoferit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kėto krime ilustrojnė seriozitetin e problemit.

    Nė vende tė tjera, ne kemi parė qė krimi ndot procesin politik dhe sektorin e biznesit pėrmes parave tė pista. Kjo nuk duhet tė ndodhė kėtu. Unė nuk e drejtoj gishtin ndaj askujt, pėrveē kriminelėve. Ne po punojmė shumė ngushtė dhe mirė me qeverinė, Prokurorinė, drejtėsinė, policinė, partitė politike dhe institucionet jo-qeveritare. Tė gjithė po pėrpiqen shumė pėr tė luftuar kundėr krimit dhe korrupsionit.

    Por akoma mė tepėr duhet bėrė. Dhe kjo fillon me publikun shqiptar dhe me mesazhin qė ky publik duhet t’u dėrgojė udhėheqėsve politikė pėr nevojėn pėr veprim, kundėr kriminelėve. Por gjithashtu varet edhe nga ju qė jeni tė ulur kėtu sot. Ne ju nxisim qė t’i merrni kėto gjėra qė do tė mėsoni nė kėtė trajnim mbi trafikimin e njerėzve dhe t’i aplikoni nė luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore. Ky trafikim mbetet njė ndėr plagėt mė tė rėnda tė tėrė rajonit.

    Por vetė suksesi qė jeni duke parė, me ndihmėn e qeverisė dhe policisė, nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, gjatė tetėmbėdhjetė muajve tė fundit, tregon se ēfarė mund tė arrihet. Pėrmirėsimet nė disa fusha tė caktuara kanė qenė dramatike dhe kjo tregon qė tė njėjtin pėrmirėsim mund ta shohim edhe nė fusha tė tjera. Mesazhi ynė pėr ju ėshtė ky: Ju keni mbėshtetjen dhe nxitjen tonė. Ne i njohim rreziqet dhe presionet me tė cilat ballafaqoheni. Jepni mė tė mirėn tuaj.

    Ne gjithashtu kemi njė mesazh pėr baronėt e krimit: Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarė, ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė ndalemi, derisa tė jeni ēuar aty ku keni vendin dhe derisa krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon.



    Fjala e mbajtur nga ambasadori i SHBA-ve nė njė seminar tė organizuar dje me gjyqtarė e prokurorė nė Shkollėn e Magjistraturės.

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Deklarata e zotit Xhefri ishte njė goditje e rėndė pėr kryeministrin Fatos Nano dhe pėr mbėshtetėsit e tij tė rralluar, qė po pėrpiqen tė fshehin faktin se vendi ndodhet nė njė krizė tė thellė politike dhe institucionale. Nė radhė tė parė, ajo i jep pėrgjigje mburrjeve tė papėrgjegjshme tė kryeministrit pėr njė qeverisje efiēente, sepse do tė thotė se gjatė kėtij viti, kabineti i Nanos, mė e pakta qė ka bėrė, nuk ka ekzistuar fare nė raportin e vet me krimin e organizuar. Nėse dikush ka mė shumė fantazi, mund edhe tė mendojė se kjo qeveri e ka inkurajuar rritjen dhe karshillėkun e krimit, qė nė kėto muajt e fundit ka goditur pa mėshirė, madje edhe mbi vetė shtetin. Dhe pėr kėtė ka me dhjetra shembuj dhe prova, tė servirua nga shtypi, por edhe nga faktorė tė tjerė, qė nuk fillojnė e mbarojnė tek kandidimi dhe "fitorja" nė Durrės e Ter Kokės, njė emblemė e lidhjeve tė krimit tė organizuar me politikėn nė Shqipėri, njė produkt ekskluziv i kryeministrit Nano.

    Pas pėrfundimeve tė qarta tė zotit Xhefri, kryeministri Nano dhe ndonjė ndihmės i tij, pa kulturėn e nevojshme tė komunikimit me tė huajt, si Gramoz Ruēi, mund ta kenė tė vėshtirė t'u mbahen sėrish atyre deklarimeve mburraveco-idiote pėr suksese tė policisė shqiptare dhe forcave tė rendit, nėn drejtimin e Luan Ramės. Tė paktėn tre ditė mė parė, vetė kryeministri po na qahej me lot nė sy pėr incidentin fatkeq qė i ndėrpreu nė mes karrierėn "brilante" tė ministrit tė Rendit, i cili paskėsh patur arritje tė rėndėsishme nė detyrėn e tij, tė cilėn e dorėzoi me turp pas presionit tė gazetarėve.

    Deklarata e ambasadorit amerikan vjen nė njė kohė qė vendi ėshtė zhytur nė njė krizė tė thellė institucionale, pėr shkak tė paranojės sė kryeministrit Nano, i cili nuk do tė pranojė kurrėsesi vullnetin e Parlamentit, qė e ka rrėzuar dy herė rresht qeverinė e tij. Pavarėsisht se zoti Xhefri nuk ka shprehur ndonjė lidhje mes kėsaj situate absurde dhe rrezikut qė vjen nga revanshi i krimit, ėshtė fare e lehtė pėr tė kuptuar se ato janė rrjedhojė tė njėra-tjetrės.

    Nė tė dy rastet, nė qendėr tė problemit ėshtė kryeministri Fatos Nano, i cili nga njėra anė nuk qeveris dhe nuk lufton krimin qė po i zė frymėn vendit, dhe nga ana tjetėr kėrkon tė kacavirret me ēdo ēmim pas pushtetit tė humbur me vota. Nė rast se do t'i referohemi rivalit tė Nanos nė Partinė Socialiste, Ilir Metės, kryeministrin nuk e lė krimi tė tėrhiqet, madje ėshtė ai qė i ka grisur dorėheqjen menjėherė, pasi Parlamenti i rrėzoi ministrat. Kjo do tė thotė se, pavarėsisht se duken dy apo mė shumė ēėshtje tė koklavitura pėr t'u zgjidhur, problemi ėshtė njė dhe i vetėm, Fatos Nano.

    Ėshtė pikėrisht ky emėr qė inkurajon banditėt e tė gjitha llojeve, qė nga padrinot e karteleve tė Tiranės e Durrėsit e deri tek hajdutėt e xhepave, qė nga hajdutėt e votave dhe masakruesit e listave tė zgjedhėsve e deri tek hajdutėt e vegjėl tė ministrive, qė rrjepin ndonjė ryshfet modest, pas gostisė sė shefave tė mėdhenj qė kullufisin tenderat e majmė. Ndaj edhe ikja e tij ėshtė njė shpėtim pėr Shqipėrinė. Nė radhė tė parė, pėr tė pėrmbushur atė vullnet tė institucionit qė pėrfaqėson sovranitetin e vendit, pėr tė vėnė nė vend poshtėrimin qė po i bėhet kushtetutės dhe pastaj pėr tė dekurajuar mafian vendase dhe tė huaj, qė shohin tek kjo qeveri partneren e vet nė ndarjen e milionave tė zeza.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ambasada Amerikane eshte pjese e Administrates amerikane e cila ka merite qe dergon ushtaret trima amerikane ne Vende ku sunduan Diktatura te ndyra si Iraku, Somalia e afganistani..por kjo Administrate ka treguar pa aftesi te rregulloje gjendjen atje ku ka shkuar me ushtare ose eksperte.

    Shembull eshte Vietnami te cilin e dogji me napalm dhe e la nen diktaturen e oriz-stalinistave te Ho shi M-utit..
    Shembull eshte Koreja Jugut ku Amerika harxhon miliarda ta mbroje nga ai krokodili i Veriut dhe perseri opinioni Koreano jugor dashuron Enverin e Veriut..
    Shembull eshte Afganistani ku akoma sundon ferexheja skllaveruese dhe ligjin e rruges e bejne Al-Kaedistet.. talibaniste ..ata qe shkaterruan me dinamit nje nga kryeveprat e Njerzimit.. te famshmen statuje gjigande te BUDES..
    Shembull eshte IRAKU qe u shker-dhue 40 vjet nga nje m-ut m-uti si Sadami dhe perseri edhe se herojte ushtar amerikan dhan jeten te shpetojne ate popull perseri ata po vriten perdite nga agjentura e Sadamit..
    Shembull eshte Shqiperia ku Ambasadorja Amerikane Mariz Lino..me urdher te kushedi kujt (???) ..perkrahu pa ekuivoke banden e Rexhep Mejdan-Gjinushve qe te bejne katastrofen e 1997-tes..
    Shembull eshte Xhefri i cili hapur mbron Mafien Socialiste e kjo u pa ne perkrahjen e turpshme qe ai dhe Limprejti u dhane Ed Rames i cili ne menyre demonstrative injoroi themelin e demokracise duke u tallur 6 muaj rresht me te drejten e Parlamentit te kontrolloje nje zyre te Shtetit..
    Shembull eshte dhe nje fakt i vogel qe ish ministri bllokmeno- socialist i Policise Ilir Gjoni..i cili ishte bashk-Vjedhes ne milionat e tenderit te Pasaportave u shpetua duke ju dhene Burs e Vize amerikane e sot pjek geshtenja ne USA.

    Me fjale Ambasada Amerikane denon Krimin por me VEPRA eshte bi-th e breke me MAFIEN socialisto-Bllokmene.

    Per hir te Kosoves ne do heshtim dhe do jemi mirenjohes per jete Amerikes sepse eshte Klintoni e Bleri qe shpetuan 3 milion Njerez nga kasapi Milloshevic.. por per hir te se vertetes duhet te themi se Ambasada Amerikane eshte nje QEN ROJE i mafies Socialiste.

    Kjo eshte e verteta..

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Paska fol dhe Doktori per revanshin e krimit?
    A e ka pyetur vehten doktori, se c'beri ai per te shtypur krimin sa ishte ne fuqi?
    Pa pyeteni doktorrin, kur filloi krimi i organizuar ne Shqiperi?
    Kur filluan skafet?
    Kur filloi kontrabanda e cigareve?
    Kur filloi evazioni fiskal?
    Kur filloi korrupsioni ne gjykata?
    Kur filloi vjedhja e tokave?
    Kur filloi shitja e bregdetit?
    Kur filloi korrupsioni ne dogana?
    Kur filloi kontrabanda e naftes?
    Kur filloi trafiku i qenieve njerezore?
    Kur filloi prostitucioni?
    Kur filloi "zhveshja" nga pusetat per tu shitur si hekur ne Greqi?
    Para se Sala te flase, te shohe nje here, a ka te drejten morale per te folur per krimin dhe korrupsionin?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Fringo, kur te pyesin, te thone si je dhe jo si ishe?

    Lerini propaganden e njerezve te vegjel qe problemet e tyre te histerise se brendshme ia veshin gjithe popullit shqiptar. Shqiptaret nuk kane nevoje te degjojne as nga mua e as nga ty se kush ishte "pushteti i Berishes" apo "pushteti i Nanos" pasi ata i jetuan vete te dy pushtetet dhe dine ta bejne shume mire dallimin.

    Vota e tyre ne 12 tetor e tregoi se edhe bastionet e PS ne jug te vendit voten e tyre po ia japin opozites, aq i thelle eshte kriza ne besim ne rradhet e elektoratit te majte.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Mos ja keputni kot me "thashetheme" dhe me oh ahh se edhe kur i bejne njeriut nje inxheksion ne prapanice, do bertase.
    Merruni me gjera me serioze se kaq.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiperia ka 2 vjet qe eshte nen vemendjen dhe monitorimin e rrepte te sherbimeve sekrete italiane dhe amerikane qe kane bere te mundur dokumentimin dhe asgjesimin e nje pjese te mire te trafikut tranzitor apo kriminal qe buron nga Shqiperia. Njerez me pushtet jane te implikuar ne te dhe dosjet e tyre ruhen ne prokurorite e vendeve fqinje, per tu bere publike ne momentin e duhur kur shteti ligjor te jete kthyer ne Shqiperi.

    Vrasjet e vitit te fundit ne Shqiperi jane nje perpjekje e "peshqve te medhenj" qe te humbin gjurmet e tyre, por sic e thote edhe ambasadori amerikan, jane te kota perpjekjet per te humbur gjurmet e krimit pasi keto gjurme jane te dokumentuara tashme.

    Ata qe kujtojne se do te gezojne pasurine e jashteligjishme qe kane vene ne kurriz te shqiptareve ne keto vite, une u them qe do te jete pikerisht ajo pasuri qe do tu haje koken. Kreret e krimit te organizuar ne Shqiperi do te behen shembull nga drejtesia shqiptare dhe ajo nderkombetare per te gjithe krimin e organizuar ne Europen Juglindore.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  4. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •