Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Sot Shkodranet Ne Shesh Per Dritat

    Shkoder-Shkodra ne oren 12.00 te se henes do te hidhet ne proteste. Shkaku: energjia elektrike. Per shkodranet energjia mungon prej kohesh, ndersa protesta vetem kesaj here merr nje forme disi me te prere, me te qarte dhe me te organizuar. Organizatorja e rradhes eshte PD. Nje gje e tille eshte bere e ditur vetem te dielen ne dreke. Ne fakt prej tre ditesh ne rruget e Shkodres qene perhapur ca afishe qe ftonin qytetaret te protestonin ne sheshin para prefektures. (Qytetare te Shkodres, te rinj, studente, pensioniste, punetore, intelektuale, mblidhuni te gjithe diten e hene ne ora 12.00 ne sheshin para prefektures te protestojme dhe te tregojme deshirat dhe aspiratat tona per demokraci evropiane. Mungesa e dritave eshte fenomeni me shqetesues(, thuhet keshtu ne afishet e shperndara ne Shkoder, ne te cilat nuk kishte kurre fare vulosje apo firmimi se kush qene organizatoret e protestes te se henes. Nderkohe qe rreth mesdites te se dieles kreu i PD ne Shkoder Lorenc Luka ka dhene nje konference per shtyp ku ka bere te ditur se organizatoria eshte PD. Ne fakt protesta nuk pritet te kete ngjyrime politike. Eshte nje kerkese e ligjshme, ngritje zeri ne radhe te pare e keshilltareve te keshillit bashkiak qe i perkasin PD, por edhe nje grupi qytetaresh te Shkodres per me shume energji elektrike. Sipas asaj qe ka shprehur z.Luka, protesta eshte e disata, por deri tani asnje pergjigje pozitive nuk eshte dhene. (Here pas here ne kemi organizuar protesta ne menyra nga me te ndryshmet.Shkodra vuan nga erresira e thelle. Nga kerkesat tona me te ligjshme jane furnizimi pa nderprerje me energji elektrike, vendosja e matesave ne shtepite e konsumatoreve, gje qe ishte premtuar nga KESH dhe deri tani nuk eshte realizuar, subvencionimi nga shteti i familjeve qe jetojne me ndihme ekonomike ne lidhje me likujdimin e faturave te energjise elektrike dhe marrja e masave lehtesuese per biznesin e vogel dhe te mesem. Ne kemi protestuar disa here, por asnjehere me ndonje permiresim te vogel te perkohshem nuk kemi pare nje rezultat pozitiv. Tashme ne do te nisim rrugen e protestave si i vetmi mjet demokratik dhe i ligjshem(, ka thene z.Luka. Nderkohe pritet qe pjesemarrja e qytetareve te jete e madhe. Sipas asaj qe kane menduar organizatoret do te dilet me parulla, pankarta, kandile, qirinj te ndezur e te pandezur dhe do te kerkohet vetem ajo qe qytetit i mungon prej kohesh, energjia elektrike.

    Rudina Llazari
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Protestė pėr dritat, mijėra qytetarė nė shesh .

    Mijėra shkodranė kanė protestuar dje kundėr territ qė ka mbuluar qytetin verior. Ndėrkohė, anėtarė tė kėshillit tė ri bashkiak, tė cilėt janė edhe organizatorė tė kėsaj proteste, pohojnė se tubimi do tė vijojė nėse KESH-i nuk merr masa.

    LAJMI

    SHKODER

    Njė protestė pa tribunė. Tė gjithė njėsoj. Tė gjithė banorė tė persekutuar nga njė terr mesjetar i pajustifikueshėm. Kėshtu, tė paktėn, e kanė ndier veten shkodranėt nė protestėn e djeshme. Rreth orės 12, mijėra banorė janė mbledhur pėrpara Prefekturės dhe kanė protestuar pėr t'i thėnė stop orėve tė errėsirės. Jo vetėm organizatorėt e tubimit, por edhe qytetarėt e thjeshtė kanė folur jo nga tribuna, por aty nė shesh. Ndėrkohė protesta nė fjalė ėshtė organizuar nga njė grup kėshilltarėsh bashkiakė tė PD-sė sė Shkodrės. Kėta tė fundit dhe protestues tė irrituar kanė pohuar se situata nė qytet ėshtė katastrofike. Sipas tyre, prej vitesh qyteti verior ėshtė kthyer nė njė lodėr tė pushtetarėve, tė cilėt me ēelėsin e dritave nė dorė tallen me tė. "Ju mė keni besuar votėn, ndaj jam kėtu bashkė me ju pėr tė denoncuar diskriminimin qė i bėhet Shkodrės nga qeveria. Fėmijėt shkodranė po rriten tė stresuar. Ata nuk kanė kushte pėr tė mėsuar. Ndėrkaq, biznesi shkodran ėshtė shkatėrruar. Nuk dihet se ēfarė mund tė bėhet mė shumė pėr tė persekutuar njė qytet". Kėshtu ka deklaruar dje kreu i ri i bashkisė sė qytetit verior, Artan Haxhi. Sipas protestuesve, KESH-i asnjėherė nuk ka reflektuar ndaj kėrkesės sė shkodranėve pėr drita. Pėrkundrazi, situata sa vjen dhe pėrkeqėsohet akoma mė shumė. Shtimi i orėve tė errėsirės, sipas pjesėmarrėsve nė tubim, bėhet nė njė kohė kur rreshjet po pėrmbytin Shkodrėn. Protestuesit shkodranė kanė kėrkuar qė KESH-i tė vendosė matėsa tė energjisė elektrike, tė heqė faturat afrofe dhe tė mos praktikojė dėnimin kolektiv. Nė rast se KESH-i nuk do tė pėrmbushė kėrkesat nė fjalė, protesta e dritave do tė vazhdojė. Protesta pėr dritat nė Shkodėr ka pasuar me reagimin e krerėve tė KESH-it. Ndėrkaq, i pyetur nga Gazeta, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, thotė: "Ne jemi kundėr dėnimit kolektiv, por, gjithashtu, jemi pėr atė qė ēdo qytetar tė zbatojė ligjin". Megjithėse shiu nuk ka pushuar as edhe pėr njė minutė, protestuesit shkodranė kanė ndenjur nė shesh pėr 45 minuta.


    Harasani: Paguani faturat qė tė keni drita

    SHKODER - "Furnizimi me energji elektrike i qytetit tė Shkodrės (dhe jo vetėm i tij) do tė varet vetėm nga niveli i arkėtimeve dhe humbjeve e nuk do tė influencohet nga ndėrhyrjet e ndryshme politike". Kėshtu ka deklaruar dje drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Andis Harasani. Burime zyrtare nga KESH-i pohojnė se kuota e furnizimit me energji elektrike i qytetit tė Shkodrės ėshtė mė i lartė ose i njėjtė me atė tė qytetit tė Durrėsit, Korēės, Fierit dhe Elbasanit. Ndėrkohė, Shkodra ėshtė njė nga qytetet qė ka nivele arkėtimi shumė tė ulėta nė krahasim me rrethe tė tjera tė vendit.


    Ende tė bllokuara rrugėt nė Shllak e Dukagjin

    SHKODER - Tėrėsisht tė harruar nga qeveria dhe nėn mėshirėn e tekave tė natyrės. Banorėt e zonave tė thella tė Shkodrės qė prej disa ditėsh kanė mbetur tė izoluar. Rreshjet e ditėve tė fundit kanė pasuar me bllokimin e rrugėve Shkodėr-Shllak dhe Shkodėr-Dukagjin. Megjithėse ky fakt ėshtė bėrė i ditur qė para disa ditėve, nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr zhbllokimin e kėtyre akseve rrugore. Ndėrkohė, situata ėshtė bėrė edhe mė e vėshtirė nga shembja e urės sė Barēit dhe Pejės. Dhjetėra e dhjetėra banorė tė fshatrave tė Temalit e tė zonave tė tjera nuk mund tė lidhen me qendrat e komunave. Jo vetėm kaq, era e fortė ka dėnuar me erėsirė banorėt e kėsaj zone. Nisur nga fakti qė askush nuk po interesohet pėr fatin e kėtyre banorėve, drejtuesit e komunave tė bllokuara kanė dalė nė terren dhe po filmojnė. Pamjet filmike do t'i pėrcillen qeverisė pėr t'i kujtuar se njerėzit nuk duhen harruar, aq mė tepėr nė kėtė periudhė pragdimri.

  3. #3
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Me thane te drejten u banen disa kohe larg shkodres dhe kur degjon njeriu se atje hala vuajne per drita te duket si nje tragji-komedi qe nuk dihet se kur po i vjen fundi...! Problemet me themeltare per krijimin e nje shteti modern , duket sikur jane bere nje boomerang te cilin zor se do e kapercej ndonjehere ai vend ! Te mos jetosh atje dhe te degjosh se njerezit vuajn per drita , uje etj etj , te duket pak qesharake , por ta jetosh vete eshte nje torture ! Problemet fillojn qysh prej infrastruktures tejet te amortizuar dhe deri tek koncepti i njerezve per te cilet eshte budallallek te paguash dritat ! Nuk besoj se do zgjidhin gje protestat apo mitingjet , pasi zgjidhja e ketij problemi eshte me i thelle se sa duket . Premtimet e njeres pale apo te tjetres nuk jane gje tjeter vecse kerkese per marrje votash te cilat do bien ne vesh te shurdher sapo organizuesit te arrijn aty ku dojne ! Mjere ai popull qe jeton pa kushtet minimale te jeteses...!
    ...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Hallall Fatos Nanos per politiken hakmarrese qe e ka trasheguar nga ish-babai i kombit tone.

    Per votimet e ardhshme i keshilloj shkodraneve te hapin puse per uje nqs e kane ndermend me votu prap per demokratiken.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    --------------------------------------------------------------------------------

    Priten dritat dhe uji, aty ku ka fituar Partia Demokratike

    Kėtė radhe, nuk e ka fajin, as KESH, as ndėrmarrja e ujėsjellėsit, por e ka fajin vota e lirė dhe vullneti i shqiptarėve. Kjo ėshtė rezumeja qė mund t'i bėhet pa frikė zonavė tė shumta tė vendit. Pasi socialistėt kanė dalė me njė tabelė rezultatesh nė kėto zgjedhje, tani po hakmerren ndaj Shkodrės, Sarandės, Konispolit, Milotit, dhe mjaft rretheve tė tjera tė Shqipėrisė, qė vuajnė nė errėsirė dėnimin qė po u jep qeveria socialiste. Nė njė kohė qė hidrocentralet shėnojne kuota tė kėnaqshme pėr prodhimin e energjisė, dritat nuk mund t'i ketė ēdokush nėpėr shtėpi, pasi ky ėshtė marifeti, jo i fundit, por qė po pėrhapet nė tė gjithė vendin. Atyre qė votuan "kundėr" socialistėve, duhet t'u pritet energjia elektrike. Kushdo qė nuk voton Fatos Nanon, duhet tė vuajė pasojat e ndėshkimit tė tij. Pasi ka zbuluar dhe armiqtė e tij nė radhet e Partisė Socialiste, Nano fillon tė krijojė dhe pėrēarje nė shtresat e popullsisė, duke e ndarė vendin nė zona me drita dhe zona pa drita. Ndėrkohė qė kryeministri feston nė qendėr te Tiranės anėtarėsimin e tij nė Internacionalen Socialiste, mijėra qytetarė tė Shqipėrisė kanė dalė nėper protesta pėr tė kėrkuar drita, ujė dhe shkolla pėr fėmijėt e tyre. Nė njė kohė qė familje tė tėra flenė nėpėr ēadra dhe tė kėrcenuara nga pėrmbytjet e lumenjve, Nano krijon situata destabilizuese nė politikėn e vendit dhe pėrgjegjėsia i ngelet kushteve atmosferike. Shkodra, e cila u bė fli, e para, e inatit tė Nanos, tani e ka pėr herė tė dytė tė paguajė kėtė haraē tė caktuar nga kryeministri. Ndėrkohė qė po e pasojnė dhe qytetet e tjera tė vendit. Nuk i dihet, deri kur Fatos Nano do tė kuptojė qė vota e lire e shqiptarėve, nuk mund tė jetė gijotina qė i shėrben pėr tė ndėrshkuar ata qė i janė kundėr.

    gazeta 55
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Ehh moj Alba , Shkodra gjithmone ka marre levdata per shpirtin e saj demokratik , i jane thurur kange , i jane dhane medalje , eshte etiketuar me emra te fryre si "djepi i demokracise , i kultures , i humorit , nder qytetet me te lashte dhe me me tradite ne shqiperi etj etj" dhe gjithmone ka qene viktime e pushteteve ne fuqi....Shkodra gjithmone ka qene e para per ndryshimet e sistemeve , per ndryshimet ne Shqiperi te cfare do lloji qofshin , dhe sigurisht qe si shperblim ka marre hakmarrjen e qeverive ne renie duke e paguar me injorim , lenie mbas dore , eksperimente te ndryshme ndeshkimi etj etj...Ata me te zgjuarit zbatojne formulen..as me te paret , as me te fundit , kurse Shkodra sigurosht qe ka egon dhe krenarine per te prire e para cdo kund dhe ja si e paguan...Ehh Shkodra e shkrete , ku ishte dhe ku ka perfundu...!
    ...

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Komunitetet fetare thirrje Moisiut e Nanos pėr dritat

    SHKODER

    Na lejoni, o burra e gra qė qeverisni, qė t'ju thėrrasim tė gjithėve, qė tė merrni seriozisht pėr zemėr shtresat mė tė varfra tė Shkodrės dhe tė gjithė Shqipėrisė sė Veriut. Kėto janė zonat mė tė braktisura, tė lėna pas dore qė nga fillimi i demokracisė". Kėshtu shkruhet ndėr tė tjera, nė thirrjen drejtuar dje presidentit tė vendit, Alfred Moisiu, kryeministrit Fatos Nano, pėrfaqėsuesve tė Komunitetit Europian dhe pėrfaqėsuesve tė Trupit Diplomatik nė Shqipėri, tė firmosur nga kreu i komunitetit musliman, Haxhi Bajraktari, i kishės katolike, imzot Angelo Massafra dhe kreu i kishės ortodokse, atė Aleksandėr Petani. Sipas pėrfaqėsuesve tė tre komuniteteve fetare nė Shkodėr, nė Veri mbizotėron njė situatė e vėshtirė. Varfėria, papunėsia dhe mungesa e energjisė elektrike nė kėto zona, prej kohėsh po vė nė krizė bashkėsinė civile. Situata pohohet tė jetė pėrkeqėsuar mė shumė kohėt e fundit. Veēanėrisht preokupuese ėshtė bėrė mungesa e energjisė elektrike. Aktualisht nė qytetin verior dhe nė tė gjitha fshatrat ka kufizime drastike tė energjisė elektrike. Ndėrkohė, nė thirrjen drejtuar autoriteteve mė tė larta tė vendit, drejtuesit fetarė nė Shkodėr citojnė: "Nė secilin besim fetar, janė tė pranishme thirrja dhe detyrimi pėr t'u kujdesur pėr ata qė pėsojnė mė shumė pasojat negative tė situatave tė vėshtira dhe tė padrejta. Ndėrsa ankohemi ndaj autoriteteve publike tė nivelit vendor dhe shtetėror pėr shkak tė mungesės sė energjisė elektrike, u bėjmė thirrje gjithė qytetarėve qė tė paguajnė dritat". Nė thirrjen e tyre pėrfaqėsuesit e tre besimeve fetare nė Shkodėr theksojnė gjithashtu se pa drita nuk mund tė ketė zhvillim ekonomik, nuk mund tė rriten tė sapolindurit dhe tė shėrohen tė sėmurėt. Pėr herė tė parė komuniteti fetar nė Shkodėr bėn apel njėzėri qė shteti tė bėjė detyrėn e tij, tė kujtohet pėr mė tė varfrit nė Veri.


    Errėsira, sot nė protestė edhe intelektualėt

    SHKODER - Pas qytetarėve dhe studentėve tė Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė protestė pėr dritat do tė hidhen edhe intelektualėt shkodranė. Dje, gjatė njė takimi, forumi i intelektualėve shkodranė ka vendosur qė sot nė orėn 11 tė hidhen nė protestė pėr tė kėrkuar nga qeveria qė tė marrė masa pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė qytetin verior. Sipas pjesėmarrėsve nė takimin nė fjalė, Shkodra ėshtė persekutuar nga shteti, pasi prej vitesh ėshtė mbuluar nga errėsira. Intelektualėt kanė pohuar se nuk mund tė vazhdohet kėshtu, se qytetarėt ndjehen tė diskriminuar dhe se ekonomia e biznesi janė shkatėrruar.

  8. #8
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Merkure, 05 Nentor 2003


    DODA: "FURNIZIMI NE BAZE TE ARKETIMEVE"

    Kohet e fundit verehet nje perkeqesim i ndjeshem i furnizimit te Korces me energji elektrike. Care kriteresh po ndjek dikasteri juaj dhe KESH-i per nderprerjet, a i qendron fjales "kush paguan furnizohet me energji"?

    -Situata elektroenergjitike e vendit per vitin 2003 ka qene relativisht e mire, si rezultat i perpjekjeve per respektimin rigoroz te vlerave te planifikuara te furnizimit me energji elektrike dhe te nje kombinimi te mire te mbulimit te nevojave te vendit me burimet tona elektroenergjitike dhe me importin. Ruajtja ne menyre rigoroze e kuotave te planifikuara eshte e domosdoshme per te bere nje shfrytezim optimal te burimeve te energjise elektrike dhe per te garantuar nje furnizim ne vijueshmeri te konsumatoreve, per te shmangur keshtu konsumin e plote te rezerves elektroenergjitike, qe do te na conte ne nje krize ne furnizimin me energji elektrike. Ne kete kuader, edhe per furnizimin me energji elektrike te Korces, Sh.a. KESH-i ka planifikuar energjine e konsumuar per cdo muaj, ne funksion te kerkeses per energji elektrike dhe mundesive konkrete per ta mbuluar ate me prodhimin nga burimet e vendit dhe me importin. Gjithashtu, ndarja e kuotes se furnizimit me energji elektrike, per rrethet e prefektures se Korces, si dhe per te gjithe rrethet e Shqiperise, merr parasysh edhe nivelin e faturimit dhe te arketimit te energjise elektrike te cdo rrethi. Arketimet e faturave korente per periudhen 9-mujore, per kete zone paraqiten si me poshte: Nr Emertimi Gjithsej familjare private 1 Zona Korce 97,5 perqind 80,7 perqind, 88 perqind. Sic duket de nga te dhenat e mesiperme rrethet e kesaj prefekture kane nje nivel te mire te pageses se energjise elektrike.

    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Defekti ne Fier, edhe Durresi 48 ore pa drita
    Qytetet e Durresit dhe te Fierit, qe prej dy ditesh, po perjetojne nje erresire edhe me te theksuar se zakonisht. Shkak eshte bere nje defekt ne linjat e tensionit te larte ne afersi te Fierit. Durresi nuk ndikohet drejtpersedrejti, por defekti ka lene Kavajen pa energji elektrike dhe, deri ne riparimin e tij, Kavaja do te furnizohet nga rrjeti i Durresit. Kjo ka bere qe qytetit bregdetar t'i shtohen oret e kufizimeve per shkak te ngarkeses qe krijohet tek autotransformatoret. Banoret e qytetit te Durresit kane nje nivel pagese 75 per qind te energjise elektrike te faturuar. Ne baze te ketij niveli pagese, eshte realizuar edhe grafiku i kufizimeve. Ne qytet energjia elektrike mungon per kater deri ne tete ore ne dite. Por, ne lagjet periferike, si: Spitalla, Shkozeti, Plazhi, etj., mungesat jane deri ne dhjete ore. Nderkohe, per zonat rurale kufizimet jane edhe me te theksuara. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise Rajonale te Korporates ElektroEnergjitike Shqiptare (KESH), ka qene defekti i ndodhur ne Fier qe ka crregulluar sistemin e kufizimeve qe vendosur prej muajsh. Pritet qe brenda 48 oreve defekti ne Fier te riparohet dhe kufizimet t'i kthehen normalitetit.

  10. #10
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    He he he, spagujne asi lek per drita shkodront ene e bojn gojen corape masnej tu u anku pse ska drita. Ajde qesh ene shkriu tani. Pse ne ne tiron qe pagujm budallenj jena e?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur dritat ikin nga Tirana
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 10-09-2009, 09:05
  2. Shkodranet, nuse nė Serbi
    Nga murat_j nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 19:19
  3. Banorėt e Kombinatit nė Tiranė protestojnė pėr dritat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 13:55
  4. KESH u pret dritat 44000 debitorėve qė nuk paguajnė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •