Shkoder-Shkodra ne oren 12.00 te se henes do te hidhet ne proteste. Shkaku: energjia elektrike. Per shkodranet energjia mungon prej kohesh, ndersa protesta vetem kesaj here merr nje forme disi me te prere, me te qarte dhe me te organizuar. Organizatorja e rradhes eshte PD. Nje gje e tille eshte bere e ditur vetem te dielen ne dreke. Ne fakt prej tre ditesh ne rruget e Shkodres qene perhapur ca afishe qe ftonin qytetaret te protestonin ne sheshin para prefektures. (Qytetare te Shkodres, te rinj, studente, pensioniste, punetore, intelektuale, mblidhuni te gjithe diten e hene ne ora 12.00 ne sheshin para prefektures te protestojme dhe te tregojme deshirat dhe aspiratat tona per demokraci evropiane. Mungesa e dritave eshte fenomeni me shqetesues(, thuhet keshtu ne afishet e shperndara ne Shkoder, ne te cilat nuk kishte kurre fare vulosje apo firmimi se kush qene organizatoret e protestes te se henes. Nderkohe qe rreth mesdites te se dieles kreu i PD ne Shkoder Lorenc Luka ka dhene nje konference per shtyp ku ka bere te ditur se organizatoria eshte PD. Ne fakt protesta nuk pritet te kete ngjyrime politike. Eshte nje kerkese e ligjshme, ngritje zeri ne radhe te pare e keshilltareve te keshillit bashkiak qe i perkasin PD, por edhe nje grupi qytetaresh te Shkodres per me shume energji elektrike. Sipas asaj qe ka shprehur z.Luka, protesta eshte e disata, por deri tani asnje pergjigje pozitive nuk eshte dhene. (Here pas here ne kemi organizuar protesta ne menyra nga me te ndryshmet.Shkodra vuan nga erresira e thelle. Nga kerkesat tona me te ligjshme jane furnizimi pa nderprerje me energji elektrike, vendosja e matesave ne shtepite e konsumatoreve, gje qe ishte premtuar nga KESH dhe deri tani nuk eshte realizuar, subvencionimi nga shteti i familjeve qe jetojne me ndihme ekonomike ne lidhje me likujdimin e faturave te energjise elektrike dhe marrja e masave lehtesuese per biznesin e vogel dhe te mesem. Ne kemi protestuar disa here, por asnjehere me ndonje permiresim te vogel te perkohshem nuk kemi pare nje rezultat pozitiv. Tashme ne do te nisim rrugen e protestave si i vetmi mjet demokratik dhe i ligjshem(, ka thene z.Luka. Nderkohe pritet qe pjesemarrja e qytetareve te jete e madhe. Sipas asaj qe kane menduar organizatoret do te dilet me parulla, pankarta, kandile, qirinj te ndezur e te pandezur dhe do te kerkohet vetem ajo qe qytetit i mungon prej kohesh, energjia elektrike.
Rudina Llazari
Krijoni Kontakt