Haxhi: "Gjendja ne Shkoder, katastrofale"
Intervista me kryetarin e Bashkise Artan Haxhi eshte bere ne Rektoratin e Universitetit "Luigj Gurakuqi", ku ai jep disa lende gjuhesie. Kryetari i sapozgjedhur i Shkodres nuk eshte ulur ende ne Bashki, por "perpara gjendjes katastrofale", ka parashikuar punen e tij. Nga punet e para, ne emer te qytetareve qe paguajne energjine, do te hedhe KESH-in ne gjyq
Nga Shkodra, Ben Andoni
Artan Haxhi, kryebashkiaku i ri i Shkodres, jep aktualisht "Gramatiken Historike", "Historine e Gjuhes se Shkruar" dhe "Sociolinguistike". Nuk dihet tamam se kush jane motivet, qe e shtyne, te shkeputet pak nga ky intensitet shkencor, per te drejtuar qytetaret e tij, te kryeqytetit te veriut. Nje gje dihet mire, qe ai per te dy krahet politike ishte zgjidhja me oportune per qytetin. Por qe tani, Haxhi, si nje njohes i mire i psikologjise kombetare dhe lokale ka vendosur: Ai nuk do te kandidoje me. "Ne menyre absolute jo", thote ai prere. "Dua te kthehem perseri ne Universitet full-time", kembengul, ndersa me pare i duket se mund te jape edhe ai nje kontribut te vlefshem per qytetin e tij, qe ne periudhen e demokracise po jeton agonine e tij te thelle. I martuar me dy vajza, ai ben nje qete te qete ne qytetin e tij, gjendjen e te cilit e emerton pa asnje medyshje katastrofike. Gjen force per te thene se do te hedhe ne gjyq KESH-in, sepse nuk ka kompensuar qytetaret shkodrane qe kane paguar energjine per nje shume qe nuk u takon. Ne emer te atyre qe nuk paguajne, ka gati dhe zgjidhjen: Duam matesa dhe na merrni leke aq sa na jepni energji. Eshte bir i nje familje te shquar sportistesh, ndersa vete kete pasion i ka shtuar edhe artin. Me trup mesatar dhe simpatik, bashkebiseduesi i kendshem nuk fluturon ne utopi per qytetin e tij. Gjithsesi, ne momentet qe drejton syte ne dritaret e zyres se tij ne katin e trete te Rektoratit, i duket se sheh nje infrastrukture me te mire dhe me pak te papune. Enderron qe te degjoje banden e qytetit neper rruge, e mbi te gjitha "Te Munguarit e Medhenj", Filarmonine dhe Korin e qytetit. Kjo der sa mbaron orarin dhe perzihet ne rruge me qytetaret e tjere, qe shkojne jeten ne qytetin ndjella-vrare te Shkodres.
Kryetar, si eshte ballafaqimi i pare me bashkine e qytetit te Shkodres?
"Me thene te verteten, kam pasur kontakte me persona te ndryshem te Institucionit, por me Bashkine aktualisht nuk kam filluar pune, sepse pritet konstituimi dhe perderisa nuk eshte bere konstituimi dhe kontaktet e mia me Bashkine kane munguar. Por, gjithsesi, kam filluar qe te mendoj per te ardhmen e Bashkise, kryesisht per sa i perket ndertimit te administrates te ardhshme, sipas parametrave, qe une i kam percaktuar me pare. Shtyllat kryesore jane aftesia dhe ndershmeria".
Mbas vendosjes ne Bashki, cili mendon se do te jete prioriteti i pare per qytetin e Shkodres, apo do te mbeteni ne funksionin njohes edhe per disa kohe te tjera?
"Keto muajt e fundit te vitit, apo muaji i fundit i vitit, do te jete ne funksion te njohjes. Mbasi dhe te ardhurat e Bashkise, per muajin e fundit, kuptohet qe jane te mbyllura, nga ana financiare. Ne vitin ne vijim, une do te vendos disa prioritete, te cilat une i kam prezantuar dhe me pare, kryesisht ne drejtim te zbutjes se papunesise dhe ne drejtim te permiresimit te infrastruktures se qytetit te Shkodres".
Te thena keshtu, keto ngjajne teorike. Meqe ne Shkoder mungojne investimet, e ka nje lloj indiference per qytetin me te madh te veriut, si do t'i realizoni ju premtimet?
"Tre jane burimet, ne te cilat une do te mbeshtetem: Buxheti i shtetit, i cili sado i vogel do te vihet ne kete funksion; se dyti do te jete te ardhurat e Bashkise. E kam theksuar qe une do te kerkoj nga Keshilli Bashkiak, qe te ulen taksat dhe tatimet per tregtaret dhe qytetaret e Shkodres dhe do te rritet gama e taksapaguesve. Ne kete menyre, ne do te kemi nje rruge qe te thithim sa me shume te ardhura per Bashkine dhe se treti do te jene donatoret e huaj, per te cilet ne do te tregojme kujdes per te thithur sa me shume investime per qytetin e Shkodres".
Intelektualet e Shkodres ne pergjithesi, gjithmone ankohen per qytetin. Ju vete, si nje njeri i dale nga bota akademike, do te beni dicka per te hequr kete mentalitet nga vete shkodranet?
"Natyrisht, eshte nje mentalitet qe ka nje fare baze, sepse shihet, qe ne keto vite qeverisja qendrore ne drejtim te Shkodres nuk po tregohet, (po e tregoj me nje term te zbutur: Nuk po tregohet e kujdesshme). Por, gjithsesi, gjate kesaj periudhe, une do te mundohem qe te tregohem i hapur per bashkepunim me qeverisjen qendrore. Une do te jem i hapur per cdo lloj konsensusi me qeverisjen qendrore, ne menyre qe te thithim sa me shume qe te jete e mundur per Shkodren dhe per qytetaret e saj, ne menyre qe te permiresohet gjendja qe eshte katastrofike. Keshtu, papunesia eshte ne shifra rekord dhe infrastrukturen e shikoni vete, qe eshte teper e renduar. Thjesht, une do te isha shume i hapur ne bashkepunim me kedo qe mendon per te miren e Shkodres. Sigurisht, kur ai eshte bashkepunim institucional dhe luajal".
E quani ogur te mire qe autostrada do te vije shpejt ne qytetin e Shkodres, e perkon me marrjen e mandatit tuaj?
"Te them te drejten, keto jane projekte qe jane nisur qe ne qeverisjen demokratike dhe natyrisht nuk kishte se ku te shkonte ndryshe: Ajo do te vinte nje dite. Une quaj ogur te mire, nese do te fillonin punimet per Unazen e qytetit; per uren e Bunes; nese do te fillonin puna per rrugen e Muriqanit, qe te lidh me Malin e Zi. Keto do te ishin nje ogur i mire. Une besoj, se kete ogur te mire, qeverisja qendrore do ta jape me fillimin e vitit ne vijim. Natyrisht, qe ogur te mire, do te quaja dhe permiresimin e situates energjitike te qytetit te Shkodres. Keto do te ishin per mua ogure te mira per Shkodren".
Jeni perpara nje problemi te madh, qe nuk dihet sesi mund te zgjidhet me pozicionin tuaj te ri: Mospagesa qytetare e energjise, paralel me kerkesat per energji te Shkodres qe rriten?
"Lidhur me kete problem, une do ta quaja nje "Nyje Gordiane". Sepse zgjidhja e ketij problemi eshte e lidhur me KESH-in dhe me qeverisjen qendrore, e cila duhet te gjeje rruget sesi mund te dalim nga ky qorrsokak, qe jemi futur. Qeveria qendrore pretendon qe Shkodra te paguaje dhe pastaj ti jape drita, pa kufizime. Nderkohe, shkodranet duan qe te paguajne aq sa harxhojne dhe mos te paguajne fatura aforfe. Kete zgjidhje duhet ta jape qeverisja qendrore, e cila duhet te vendose matesat ne cdo shtepi te shkodraneve dhe duhet te kerkoje qe te vjele, aq sa harxhojne shkodranet, jo me teper".
E mendoni Ju, si te mundshme, vendosjen e matesve?
"Natyrisht, eshte nje nga prioritetet e mia dhe une kam thene gjate fushates, se do te jem nje nga avokatet e deshirave te popullit. Nderkohe, ne emer te qytetareve shkodrane, qe paguajne dritat do te hedhe ne gjyq KESH-in me qellim, qe shkodranet qe kane paguar dritat te demshperblehen per demet qe u ka sjelle KESH-i. Kete jo vetem ne demtimin e pajisjeve elektroshtepiake, me rradhe, por edhe ne demin, qe nuk jane furnizuar me energjine, sipas kontrates qe kane. Eshte e pamundur qe nje shkodran te kete vetem gjashte ore drite dhe te paguaje aforfe 38 mije leke. Ashtu si nje qytetar i nje qyteti X, qe paguan 36 mije leke, per te mos thene dhe me pak dhe ka drita 24 ore, ose te pakten 20 ore ne dite. Eshte nje lloj, si te shkohet ne dyqan dhe te kerkohet qe te blehet nje artikull ushqimor dhe njerit t'i japin 3 kile sheqer dhe tjetrit vetem gjysme kile sheqer me te njejtin cmim".
Shkodra te indukton pak nga pamja e zymte e saj. Si do ta zbusni kete me jeten kulturore dhe me aktivitetet sportive. Keni nje platforme per kete qellim?
"Nje nga prioritetet e mia eshte edhe gjallerimi i jetes kulturore dhe artistike. Por, para se ta gjalleroje, duhet qe te zgjidhim problemet financiare, sepse kulture dhe art pa nje mbeshtetje financiare nuk mund te kete. Prandaj, une kam theksuar, qe do te zbatojme Ligjin per Artin te vitit 2002 dhe natyrisht bashkia do te krijoje hapesirat e mundshme me mbeshtetjen e nevojshme per zhvillimin e metejshem te kultures, ne menyre qe arti dhe kultura te kthehen ne eliten shqiptare si kane qene me pare. Natyrisht, une kam dhene disa premtime, si eshte pershembull organizimi i Festivalit te Teatrove te Drames shqipe. I takon qytetit te drames se pare, qe te kete nje organizim te tille dhe une do te insistoj, qe nje aktivitet i tille te organizohet ne Shkoder. Natyrisht do te mbeshtes te gjitha iniciativat edhe per Filarmonine e qytetit; per ecurine e metejshme te bandes se qytetit, sepse eshte qyteti i bandes se pare dhe sot nuk ka bande (te mos kete aktivitet sot, banda e qytetit me duket si e pamundur). Per fat, ekziston elementi. Ka shume artiste, ka nje kor te mrekullueshem, qe mbahet nga prurja e Zorbes dhe Shllakut. Pra, elementi nuk mungon, ndersa mundesite financiare deri me sot kane munguar. Ne do t'i veme ne eficense te gjitha keto burime. Po ashtu do te kene prioritet dhe sportet elitare, por edhe sportet e tradites, qe sot ne Shkoder: O nuk ekzistojne, o jane ne nivel te ulet. Ato do te mbeshteten nga Bashkia me projekte duke bere dhe nje politike liberale per afrimin e bisnesmeneve duke afruar ata, ne mbeshtetjen fiannciare te sporteve. Une kam theksuar qe eshte turp, qe sportistet e Shkodres jane shperndare neper Shqiperi. Keshtu, p.sh. me basketbollistet shkodrane fitojne kampionatin qytetet e tjera, sepse Shkodra ka pasur skuadra elitare te basketbollit dhe volejbollit te femrave dhe notit etj, dhe keto sot jane ne faze embrionale, ose nuk ekzistojne fare. Prandaj, une do te mbeshtes cdo inisiative per rivenien e tyre e ketyre sporteve ne Shkoder".
Eshte modeli i Edi Rames, model i mire per bashkine e Shkodres?
"Natyrisht une nuk e njoh eksperiencen e Edi Rames dhe nuk mund ta vleresoj. Une e thashe qe do te bashkepunoj me kedo, qe mundohet te punoje per te miren e Shkodres. Natyrisht, bashkia e Tiranes, nuk ka sesi te punoj per Shkodren, por une jam i hapur per te gjitha bashkepunimet. Megjithate, shpresoj dhe besoj, qe Bashkia e Tiranes do te udhehiqet nga demokrati Ngjela, te cilit i takon qe ta marre kete bashki, duke u nisur nga fallsifikimet e fundit, nga ngjarjet e fundit ne KQZ apo ne KQZV".
Do me thoni, si e shikoni Shkodren, ne fundin e mandatit tuaj?
"S'kam qejf, qe te fantazoj shume. Dua qe te jem me kembet ne toke. E shikoj ndryshe Shkodren: Te pakten me unaze te perfunduar; me akset kryesore te rrugeve te riparuara dhe te bera sipas te gjitha standarteve; e shoh me administrim rrugor te perfunduar dhe me fasada te lyera. Por, natyrisht, keto jane deshira te miat dhe asgje tjeter. Une dua qe ta shikoj Shkodren qytet evropian. Por, per tre vjet, eshte e pamundur qe ta kthesh boten 180 grade. Gjithsesi, une shpresoj ta shikoj lule".
Do te shkeputeni nga jeta akademike?
"Une do te vazhdoj te jap mesim me orar te reduktuar, si pedagog i jashtem, sepse sfera akademike per mua perben gjithshka. Kesaj fushe i kam kushtuar pjesen me te madhe te jetes dhe eshte veshtire qe te shkeputem me prej saj. Natyrisht dhe pas tre viteve, do t'i rikthehem fushes akademike."
Krijoni Kontakt