Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Sali Berisha ishte i vetem ne mes te gjithe lojtareve, specialiste te PS-se.
    Ja edhe sot kesaj dite jane po keta specialiste qe zihen vetem per Para.
    Sali Berisha ishte simbol i rilindjes se demokracise shqipetare, ishte simbol i respektimit te moralit, te karakterit, personalitetit dhe cilesive te mira dhe te dhunuara shqipetare.
    Dite me te mira do te vijene per ata qe e duan Shqiperine dhe shqipetaret.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazeta Shqiptare
    --------

    -------------


    DOSSIER

    Historia e dhimbshme e intelektualit nga Gjirokastra dhe e gjashtė kolegėve tė tij qė ishin diplomuar nė Poloni. Si u dėnuan ata me burgime tė gjata si agjentė tė Varshavės

    Sofokli Lulo: "Unė pjestari i grupit tė agjentėve polakė"


    ------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Qė kur ishim me studime nė Poloni nė vitet 1950-tė, unė sė bashku me shokun tim tė ngushtė Spiro Nikollėn, filluam tė shfaqnim pakėnaqėsitė e para ndaj regjimit komunist nė Shqipėri dhe kėto biseda i bėnim kur dilnim nė shėtitje nė kohėn e lirė. Ne e shihnim fare mirė gjendjen ekonomike tejet tė mjeruar ku ndodheshim dhe bėnim krahasimin me Poloninė e vėndet e tjera tė Lindjes qė ndryshonin me ne si nata me ditėn. Nisur nga kjo, gjatė njė takimi qė Pilo Peristeri bėri me ne studentėt e Polonisė qė studionim nė atė kohė nė Varshavė, unė u ngrita dhe i thashė se ne nuk na dilte dieta dhe me atė kuotė qė na jepte shteti shqiptar, nuk plotėsonim dot as nevojat mė elemnetare qė i duheshin njė studenti pėr tė vazhduar universitetin. Kėto biseda ne i vazhduam edhe pas kthimit nga Polonia, ndonėse Spiro ishte nė detyrėn e kryeinxhinierit tė Parkut tė Tregtisė nė Tiranė, kurse unė isha pedagog nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės." Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 69-vjeēari Sofokli Lulo, ish-pedagog i Universitetit Bujqėsor tė Kamzės, i cili rrėfen gjithė historinė se si nė fundin e vitit 19?3, ai sė bashku me gjashtė persona qė kishin mbaruar studimet nė Poloni, u arrestuan dhe u dėnuan me burgime tė rėnda si agjentė tė polakėve. Po kush ėshtė Sofokli Lula, nga ē'familje rrjedh dhe cila ėshtė e kaluara e tij?


    Cilėt ishin funksionarėt e lartė tė shtetit shqiptarė qė vizitonin nė atė kohė Poloninė dhe ēfarė problemesh i ngriti Sofokli Lulo, Pilo Persiterit gjatė takimit tė tij me studentėt shqiptarė? A ekzistonte vėrtet njė grup intelektualėsh shqiptarė qė ishin vėnė nė shėrbim tė agjenturės polake, cilat ishin ata dhe si ra nė gjurmėt e tyre Sigurimi i Shtetit shqiptar? Ēfarė i kėrkonin nė hetuesi Sofokli Lulos dhe a ishte e vėrtetė se ai i kishte dhėnė dokumente tepėr sekrete tė ushtrisė shqiptare Spiro Nikollės, pėr t'ia dhėnė shėrbimeve sekrete polake me anė tė njė shoferi qė punonte nė Parkun e Eksportit nė Tiranė? Sa u dėnuan pjestarėt e atij grupi dhe a kishte lidhje dėnimi i tyre me atė ēka i kishte thėnė Enver Hoxhės, Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Polonisė nė mbledhjen e 81 partive nė Moskė? Lidhur me kėto ngjarje tė panjohura na njeh dėshmia ekskluzive e Sofokli Lulos, i cili prej disa vitesh jeton nė kryeqytetin helen sė bashku me familjen e tij.

    Sofokliu, student nė Poloni
    Sofokliu u lind nė vitin 1933 nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Duke qenė se Sofokliu ishte i madhi nga vėllezėrit e motrat e tij, pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė qytetin e lindjes, ai kishte dėshirė qė tė vazhdonte studimet e larta dhe tė punonte pėr t'i ardhur nė ndihmė familjes. Lidhur me kėtė Sofokliu dėshmon: "Pas mbarimit tė gjimnazit nė Gjirokastėr, nė tetorin e vitit 1953 fitova njė bursė shtetėrore pėr tė vazhduar studimet e larta nė Poloni. Nė fillim mua mė dėrguan nė qytetin e Krakovit ku ndodhej Fakulteti i Inxhinierisė Minerare, por meqense mua mė kishin premtuar se do tė mė dėrgonin pėr Inxhinieri Ndėrtimi, i bėra njė letėr ambasadorit shqiptar nė Varshavė, Petro Papit. Pas asaj letre mua mė erdhi pėrgjigjia pozitive dhe mė tėrhoqėn qė andej e mė dėrguan nė Universitetin e Varshavės ku fillova studimet nė Fakultetin e Pėrmirsimeve Ujore. Nė atė fakultet unė studjova pėr shtatė vjet me rradhė dhe nė vitin 1961 mora titullin Magistėr nė Inxhinjeri. Gjatė asaj periudhe kohe, unė pėr njė vit drejtova dhe organizatėn bazė tė partisė tė studentėve shqiptarė qė ishin nė Poloni, pėr arsye se unė isha antar partie qė nė Gjirokastėr. Nė atė kohė qė ishim nė Poloni, ne na vinin pėr tė na vizituar e bėnin takime me ne edhe funksionarė tė lartė tė shtetit shqiptar, si Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Mihallaq Ziēishti, Pilo Peristeri etj", kujton Sofokli Lulo lidhur me periudhėn qė ai u diplomua nė Poloni.

    Ankesa te Peristeri pėr kushtet
    Po cilat ishin kushtet ekonomike tė studentėve shqiptarė qė studjuan nė atė periudhė nė Poloni dhe a kishte ankesa prej tyre? Lidhur me kėtė Sofokliu dėshmon: "Kur shkuam nė fillim nė Varshavė, ne studentėt shqiptarė u gjendėm pėrballė njė situate tė vėshtirė, sepse dieta qė nė kishte akorduar shteti shqiptar ishte mjaft e ulėt dhe nuk plotėsonte as nevojat mė elementare qė i duheshin njė studenti pėr tė vazhduar fakultetin. Nisur nga ky fakt, disa prej studentėve filluan tė flisnin me njėri-tjetrin dhe tė ankoheshin pėr pamundėsinė e vazhdimit tė studimeve nė ato kushte. Nė kėtė kontekst fillova tė flisja edhe unė me shokun tim Spiro Nikolla, i cili nė atė kohė vazhdonte studimet pėr inxhinieri mekanike po nė Varshavė. Spiron e kisha shok tė ngushtė dhe ne bisedonim me njėri-tjetrin si vėllezėr. Ne kishim shumė rezerva ndaj regjimit komunist nė Shqipėri, ku puntorėt dhe fshatarėsia nuk kishin as bukė pėr tė ngrėnė, ku nuk po shikohej as njė shenjė perspektive pėr tė ardhmen dhe njerzit dėnoheshin vetėm pėr njė fjalė goje. Ne bėnim krahasimin e Polonisė dhe vėndeve tė tjera tė Lindjes me Shqipėrinė dhe shikonim se ndryshimi ishte si nata me ditėn. Kėto biseda unė me Spiron i bėnim gjatė kohės sė lirė duke dalė nė shėtitje rrugėve tė Varshavės, sepse ishim tė sigurtė qė pėr ato fjalė mund tė pėrfundoje nė burg, apo tė paktėn i pėrjashtuar nga fakulteti. Nė atė kohė na erdhi nė Varshavė Pilo Peristeri dhe gjatė njė takimi qė ai bėri me ne studentėt shqiptarė tė Polonisė, unė pėrfitofa nga rasti dhe ia bėrė prezent gjėndjen tonė tė vėshtirė, duke i thėnė se ne nuk na dilte dieta dhe me aq para sa na jepnin nuk mund tė shkonim dot nė Fakultet njėlloj si studentėt e tjerė tė veshur dhe tė hekurosur. Pas meje u ngitėn dhe disa sudentė tė tjerė tė cilėt parashtruan tė njejtat probleme dhe nė fund tė takimit Pilo Peristeri premtoi se ato do t'i bėnte prezent sapo tė kthehej nė Tiranė. Ndonėse pas atij takimi ne na i ngritėn kuotėn mujore tė dietės, dy studentė shqiptarė qė kishin ngritur tė tilla probleme, u pėrjashtuan nga Fakulteti dhe i kthyen nė Shqipėri. Njėri prej tyre vazhdonte fakultetin pėr Arkitekturė dhe ai gjatė bisedave me shokėt e tij, kishte lavdėruar arkitekturėn perendimore e kishte shprehur rezerva pėr arkitekturėn qė aplikohej nė vėndet e Lindjes", dėshmon 69-vjeēari Sofokli Lulo, pėr kushtet e vėshtira ekonomike tė shqiptarėve qė studjonin asokohe nė Poloni.

    Arrestimi i "grupit agjenturor"
    Pas diplomimit nė vitin 1961 nė Varshavė, Sofokli Lulo u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua nė Kantierin e Ujrave tė Mamurrasit nė rrethin e Krujės, ku asokohe kryeshin punimet pėr bonifikikimin e fushės sė Thumanės. Lidhur me kėtė Sofokliu kujton: "Atje nė kantierin e Thumanės punova deri nė vitin 1964 dhe mė pas mė emėruan si pedagog nė Institutin e Lartė Bujqėsore tė Kamzės. Gjatė asaj kohe qė punoja nė atė Institut, vazhdoja shoqėrinė me shokun tim Spiro Nikollėn qė punonte si kryeinxhiner i Parkut tė Tregtisė nė Tiranė. Pėrsėri tema e bisedave tona ishte gjėndja e vėshtirė ekonomike dhe politika e izolimit tė vėndit qė po ndiqej nga regjimi komunist nė fuqi. Spiro kishte mė shumė mllefe se unė ndaj regjimit komunist, sepse ai qė gjatė kohės qė ndiqte studimet nė Poloni, ishte martuar me njė vajzė polake dhe shteti jonė nuk e lejoi atė qė tė martohej e ta sillte nusen e tij nė Shqipėri. Kjo gjė Spiros i ngeli peng i madh dhe pas kthimit nė Shqipėri ai herė pas here i bėnte lutje Kuendit Popullor qė t'ia lejonin nusen e tij polake pėr tė ardhuir nė Tiranė. Por edhe pas gjithė atyre kėrkesave tė Spiros, Kuvendi Popullor i solli vetėm pėrgjigjie negative. Aty nga vera e vitit 1974 kur unė vazhdoja tė jepja mėsim si pedagog nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės, Sigurimi i Shtetit e arrestoi Spiro Nikollėn dhe qė nga ajo ditė dy punonjės tė Sigurimit mė ndiqnin edhe mua nga pas nė ēdo hap qė bėja. Survejimi im nga Sigurimi i Shtetit nuk vonoi shumė dhe mė 15 dhjetor tė vitit 1974 mė arrestuan edhe mua. Akuza ndaj meje ishte: agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor dhe pėrhapje informatash qė pėrbėjnė sekret shteėror. Akuza pėr pėrhapje tė informatave qė pėrbėnin sekret shetėror, kishte tė bėnte me kohėn qė isha student nė Poloni, pasi nė momentin e ndarjes me disa nga shokėt e mi tė ngushtė, u kisha thėnė atyre tė kishin kujdes e tė mbyllnin gojėn, se pėr ndryshe do tė pėrfundonin nė burg. Teksa unė dhe Spiro Nikolla ndodheshim tė izoluar nė hetuesinė e Tiranės, (rep 313) Sigurimi i Shtetit kishte arrestuar dhe disa persona tė tjerė qė kishin mbaruar studimet e larta nė Poloni", kujton Sofokli Lulo lidhur me arrestimin e tij dhe shokut tė ngushtė Spiro Nikollės, i cili nė atė kohė punonte si kryeinxhiner i Parkut tė Tregtisė nė Tiranė.

    Dėnimi i "grupit agjenturor"
    Po cilėt ishin personat e tjerė qė u arrestuan pas Spiro Nikollės e Sofokli Lulos dhe pėr ēfarė akuzoheshin ata? Lidhur me kėtė Sofokliu kujton: "Personat e tjerė qė u arrestuan nga Sigurimi, ishin Vedat Buzi, Adem Nurja, Faik Gojani dhe vėllezėrit Ylli e Xhevat Alibali, si dhe dy kushėrinj tė Spiro Nikollės nga Vlora. Tė gjithė pjestarėt e kėtij grupi kishin mbaruar studimet e larta nė Poloni dhe disa prej tyre mbanin funksione tė larta, si Vedat Buzi qė ishte Drejtor i Kombinatit Ushqimor "Ali Kelmendi" nė Tiranė. Sigurimi i Shtetit na etiketoi ne si grup armiqėsor qė ishim vėnė nė shėrbim tė agjenturės polake. Pėr ta bėrė sa mė tė besueshme kėtė akuzė, hetuesit donin tė mė implikonin mua duke thėnė se i kisha dhėnė shėrbimeve sekrete tė Polonisė, informaacione rreth ushtrisė shqiptare. Sipas tyre, kėtė informata unė ia kisha dhėnė Spiro Nikollės dhe ai me anė tė njė shoferi qė punonte nė parkun e Eksportit nė Tiranė, do t'i ēonte ato nė Poloni. Pas disa muaj hetuesie, nė muajin gusht tė vitit 1975 filloi procesi gjyqsor ndaj nesh, i cili u zhvillua nė Tiranė nga Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė dhe pėr tė dėgjuar atė ishin ftuar disa persona tė zgjedhur. Akuza ndaj nesh ishte formuar nė atė mėnyrė pėr tė na paraqitur si grup agjenturor qė ishim vėnė nė shėrbim tė agjenturės polake. Si kryetar tė "grupit tonė", Sigurimi i Shtetit quante Spiro Nikollėn, kurse si nėnkryetar mė konsideronin mua. Gjatė ballafaqimit qė u bė nė njė nga seancat gjyqėsore, shoferi i Parkut tė Eksportit, nuk pranoi tė kishte marrė informata sekrete nga unė dhe Spiro Nikolla, por ai tha se Spiro i kishte dhėnė vetėm shtatė dollarė pėr t'i blerė njė orė dore nė Poloni. Gjatė gjyqit qė zgjati tre ditė me rradhė, me pėrjashtim tė Ylli dhe Xhevat Alibalit, tė gjithė ne tė tjerėt e pranuam qė kishim bėrė agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor dhe e mohuam nė mėnyrė kategorike vėnien nė shėrbim tė agjenturės polake. Ndonėse akuza ndaj nesh pėr veprimtari agjenturore nuk u vėrtetua qoftė dhe pjesėrisht, trupi gjykues dha dėnime tė ashpėra pėr tė gjithė ne. Kėshtu Spiro Nikolla u dėnua me 22 vjet, unė me 15, Vedati po me 15, kurse Adem Nurja, Faik Gojani e Ylli me Xhevatin, me nga dhjetė vjet burg. Pas dhėnies sė vendimeve ne nuk na lanė fare tė flisnim dhe kur unė protestova pėr kėtė gjė, ata na thanė tė mbroheshim vetė. Pas kėsaj unė iu drejtova trupit gjykues duke u thėnė: Na mbroni ju se ne nuk ka kush tė na mbrojė", kujton Sofokli Lulo lidhur me dėnimin e tij dhe e shokėve tė tjerė qė kishin studiuar nė Poloni, tė cilėt Sigurimi i Shtetit i akuzoi si agjentė tė polakėve.

    Inati i Enverit me Poloninė
    Pas dhėnies sė dėnimeve tepėr tė rėnda pėr tė ashtuquajturin grup agjenturor nė shėrbim tė polakėve, tė gjithė pjestarėt e tij u dėrguan pėr tė vuajtur dėnimet nė kampet e burgjet e ndryshme qė kishte asokohe nė Shqipėri. Lidhur me kėtė Sofokliu kujton: "Pas dhėnies sė dėnimit, mua dhe disa nga pjestarėt e tė ashtuquajturit grup agjenturor, na dėrguan nė kampin e Ballshit dhe mė vonė nė atė tė Qafė-Barit. Pas dėnimit tim si armik i popullit, pati konsekuenca edhe familja ime. Kėshtu bashkėshortja ime Irini qė ishte arsimtare nė Yzberish dhe Kamėz, u hoq nga puna dhe pėr dy vjet me rradhė ajo u la pa punė. Gjatė asaj kohe ajo mundi qė t'i ushqente dy fėmijėt e vegjėl, vetėm nė sajė tė ndihmės qė i jepte nėna e saj Ollga Nako, e cila ndante pesnionin e pakėt tė saj. Unė e vuajta pothuaj tė gjithė dėnimin dhe munda tė lirohesha nga burgu vetėm nė marsin e vitit 1987. Nga tė gjithė pjestarėt e grupit tonė, vetėm Vedat Buzi nuk mundi ta shijonte mė lirinė, pasi vdiq nė burg. Pas shėmbjes sė regjimit komunist, nė vitin 1995, unė bėra njė vizitė nė Poloni, pas njė ftese qė mė bėri ish miku im polak, Jozef Ostrovski. Ai u habit sė tepėrmi kur mėsoi mbi dėnimin e grupit tonė, pasi tė gjithė ne kishim qenė antarė tė Partisė sė Punės qė kur studjonim nė Poloni", e pėrfundon dėshminė e tij 69-vjeēari Sofokli Lulo, duke shtuar se shoku i tij polak i kishte thėnė: "I gjithė inati i Enver Hoxhės ndaj Polonisė, ndoshta ka ardhur pėr shkak se nė Mbledhjen e 81 partivė nė Moskė, Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Polonisė e quajti atė huligan".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-11-2003 mė 16:12

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •