Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67

    Ligji me vdekje, shpetim apo...?

    Duke pasur parasysh rastet e shumta te vrasjeve dhe krimeve te ndryshme ne Shqiperi, mendoj se do te ishte shume me rendesi qe, ky Ligj te praktikohej nga Shteti shqiptar. Po qe se ky Ligj futet ne funksion, atehere,une mendoj se 95 % e rasteve te krimeve do te zhdukeshin. S'po flasim per Kosoven, pasi qe e njejta vlen edhe per ne kosovaret, por qe, nje gje e ketille nuk varet nga ne. Ka disa shtete ne bote, qe e kane kete Ligj, ne mesin e tyre edhe SHBA, vendi me demokracine me te theksuar ne bote. Ne raste se Ligji me vdekje do futej ne Shqiperi, sigurisht se shume te pafajshem do shpetonin nga kthetrat e krimkryresve te shumet qe ka ne te dy anet e kufirit.

    Suksese!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėri : 29-10-2003 mė 09:28

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Une jam pro ligjit me vdekje.

    Duhet te pesoj njeriu ne vend qe te mesoj.

    Por problemi ne Shqiperi qendron te fakti se nuk ka ligj e jo me te zbatohet ne menyr te rregullt....fatkeqesi...

  3. #3
    Djal Shkodran Maska e Andisi
    Anėtarėsuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    39
    Ligji me vdekje me sa di une egziston ne Shqiperi por eshte i ngrire si pasoje i presioneve nga BE , te cilet duan ta zhdukin kete ligj nga Europa !
    Ligji me vdekje duhet te ekzistoje dhe te funksionoje per mendimin tim pasi krimi ne Shqiperi nuk njeh gjuhe tjeter pervec se pergjigjes me te njejten menyre nga shteti (ketu e kam fjalen per krimet makabre qe jane jo te pakta...)
    Boys Don't Cry...!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Per ju qe jetoni ne Amerike.
    Ligji i vdekjes eksiston por kjo nuk e ndalon krimin.
    Biles ne raste jo te rralla kane denuar edhe personin e gabuar.
    Nuk eshte aspak e vertete qe jane dy gjera te lidhura me njera tjetren.
    jam kunder ligjit me vdekje.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    [B]Ligji me vdekje me sa di une egziston ne Shqiperi por eshte i ngrire si pasoje i presioneve nga BE , te cilet duan ta zhdukin kete ligj nga Europa !
    Ligji me vdekje duhet te ekzistoje ...

    Une e di se Ligji me vdekje nuk ekziston ne Shqiperi, por eshte tentuar per ta vendosur ate, mirepo, kjo nisme e disa personaliteteve shqiptare, u nderpre dhe tashti qendron ashtu, e ngrire. Eshte e vertet se shteteve evropianu s'do t'u konvenonte ky Ligj, duke pasur parasysh se asnjera nga keto shtete(tashme me shkallen me te larte te zhvillimit), nuk e kane te njejtin edhe pse ne vendet e tyre ka krime ndoshta edhe me te tmerrshme, por qe, per ne jane te panjohura(per cudi, ngjarjet tona e ndezin boten mbare), keshtu qe, keto shtette nuk duan qe ne Shqiperi, ne Evrope ta kene Ligjin me vdekje. Evropianet, sikur s'duan dicka qe ka Amerika, te kete edhe ndonjeri prej shteteve evropiane,sepse mendojne se keto raste po ia rrisin forcen Amerikes. Ne shume shtete te Evropes, ekziston ligji me burg te perjetshem, me gjoba ne te holla, mirepo, te ne shqiptaret, keto gjera s'kane pasur sukses, sepse, kur ne na avullon koka, ne s'mendojme me per burgun as per te hollat, ne duhet ta dergojme ne vend misionin e djallit, pra ta bejme krimin. E, sikur te ishte ne fuqi, ligji me vdekje, atehere, ai qe do planifikonte te kryente nje krim, do mendohej shume mire, se ku ta bente pastaj birucin per veten.
    Nje thenie kineze thote: "Kur dikush planifikon ta vrase dikend, se pari ta hape varrin e vet".

    Pershendetje nga Prishtina me dielle !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    __________________________________________________ __
    Ligji i vdekjes eksiston por kjo nuk e ndalon krimin.
    -----------------------------------------------------------------------------------
    Une mendoj se Ligji me vdekje do te ishte mjafte efektiv dhe, vertet do shpetonin njerezit e ndershem. Paramendoje veten tende, ne nje pozite te veshtire, ku para vetes do kishe vetem dy rruge: ta besh krimin( dhe nese e kryen ate, do ta dije se gjithsesi do vdesesh), apo te mos e besh ate( natyrisht te jesh i lire?
    __________________________________________________ __
    jam kunder ligjit me vdekje. [/B
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Ti shume thjesht mund te thuash se jam kunder nje gjeje, mirepo duhesh dhe ta argumentosh ate, se perse je kunder. E gjithe njerezimi besojne ne Zotin, ne ekzistencen e tij, derisa nga fundi i botes del nje njeri dhe thote: une jam kunder tij, une s'besoj ne ekzistencen e tij. Ne fakt, eshte e drejte e tij te shpreh mendimin e vet, por esenca eshte se sa e ka qelluar?!
    __________________________________________________ __
    Biles ne raste jo te rralla kane denuar edhe personin e gabuar.
    -----------------------------------------------------------------------------------
    Edhe une pajtohem me ty, ne kete rast, sepse kam degjuar per te tilla rastesh, mirepo, duhesh ta kesh parasysh se ne shqiptaret jemi vetem 7 milion dhe jemi vend i vogel dhe krimberesi s'ka ku te iken, ndersa Amerika ka nje numer te madhe te banoreve dhe ka siperfaqe, gjithashtu te madhe te tokes.

    Shendet !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėri : 30-10-2003 mė 05:01

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ka me shume argumentime ne dy rrjeshta qe shqruajta une se sa ne te gjithe hartimin qe shkruajte ti...nejse
    Ti beson ne zot?
    ne diēka qe nuk sheh..
    Une nuk besoj ne zot sepse nuk e shoh.Argument i forte apo jo?
    E shprehura mbi diēka eshte thjesht posicion i shikimit.
    Por mos humbasim me fjale te bera...
    Ligji me vdekje mund ta zhduke krimin?...JO
    Thjesht mund ta pakesoje..ne rregull?
    Frika nuk ndalon krimin..
    gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga leci : 30-10-2003 mė 08:10
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga leci
    Per ju qe jetoni ne Amerike.
    Ligji i vdekjes eksiston por kjo nuk e ndalon krimin.
    Biles ne raste jo te rralla kane denuar edhe personin e gabuar.
    Nuk eshte aspak e vertete qe jane dy gjera te lidhura me njera tjetren.
    jam kunder ligjit me vdekje.
    O Lec
    Po ta shtroj (jo per te te mbushur mendjen) nga dy kendveshtrime.
    Ti miku im, nje dite te bukur dashurohesh me nje vajze qe e don dhe te do.
    Martoheni, ndertoni nje shtepi te bukur, beni dhe tre femije te bukur si dhe ti e jot shoqe. Tre vajza qe ti i do si driten e syve.
    Nje dite te bukur, ndersa ti je ne pune, nje manjak seksual, apo nje hajdut ordiner, hyn ne shtepine tende ku ndohet drita e syve te tu, pra jot shoqe dhe 3 vajzat e tua, dhe ai meqe kapet, ose se eshte manjak, jo vetem i perdhunon (largqofte) po dhe i vret, e ua pret mishin cika cika. A do flisje me per qenie kundra denimit me vdekje?

    Kendveshtrimi i dyte, un tani, si taksapagues, ate kriminelin qe vrau femijet e Lecit (largqofte) me duhet ta mbaj me buke, ti paguaj dhe Tv, e ai te rrije ne burg e te ngreje pesha, te lexoje libra, e ti paguaj doktorrin sa here i dhemb koka, megjithese un mendohem 2 here para se te shof doktorrin vete, se s'kena pare, ndersa ai krimineli i ka te gjitha falas.

    Si mendon ti, me mire ti paguaje shteti (dmth ti e un, se dhe ti paguan per ate doktorrin e atij qe te vrau familjen) apo 1 plumb, 150 lek, dhe ne te s'emes shkofte?


    Nuk po ti them me tendence Lec, po mendohu pak pergjate ketyre vijave te mendimit, dhe mu pergjigj, me ndonje argument ama.
    Faleminderit!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Ka me shume argumentime ne dy rrjeshta qe shqruajta une se sa ne te gjithe hartimin qe shkruajte ti...nejse
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Secilit i duket se me se mire di te shkruaj apo te flase, dhe ti qenke ne mesin e ketyre qe i bekan qefin vetes. Une nuk pash dicka te vertet ose te argumentuar, sepse edhe po te doja,s'do ta menjanoja dot nje gje te tille, pra e verteta eshte e vertet dhe s'mund ta mohoj une dhe askush. Nejse.
    __________________________________________________
    Ti beson ne zot? ne diēka qe nuk e sheh.. Une nuk besoj ne zot sepse nuk e shoh.
    -------------------------------------------------------------------------------
    Edhe pse ketu nuk do doja ta fusja kete teme,pasi qe ketu nuk eshte vendi per kete, megjithate dua t'i them vetem disa fjale rreth atij mohimit tend absurd. Une mund te flas deri ne mengjes po qe se ti je vertet ateist-komunist dhe me kot se s'do t'ia dal te te bind ty, mirepo, nje gje shume te thjeshte dua te te them; sipas teje i tere njerezimi na qenka ne derjtim te gabuar, sepse na besoka ne nje gje qe nuk shihet?! Jo cdohere eshte e nevojshme te shihet dicka per t'u bindur dhe, dua te them se bindje me te forte s'ka se vetja jote si krijese. Mendoje vetem pak organizmin e njeriut e ngjallesave te tjera dhe pastaj fol me pergjegjesi, jo me injorance, se kush do e bente nje ndertim kaq te sofistikuar .

    __________________________________________________
    Ligji me vdekje mund ta zhduke krimin?...JO
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne 50 vjetet ne komunizem, pse s'u vrane njerez sikur sot? Me thuaj, cfare paska qene atehere, qe njerezit nuk mbyteshin dhe nuk ndodhnin krime te ndryshme? Kane qene po keta njerez apo ndoshta tjere?!
    ________________________________________________
    Frika nuk ndalon krimin..
    ------------------------------------------------------------------------------
    Jam i bindur se cdo njeri ne bote, po te mos ekzistonte frika nga dicka, apo nga dikush, ai do te bente krimet me te tmerrshme dhe te papara ne historine e njerezimit. Jam i bindur thelle se edhe ti edhe une edhe te tjeret do vepronin ne te njejten menyre. Njeriu eshte kafsha me e persosur ne toke, keshtu qe, dihet se cfare bejne kafshet.

    Paē fat !

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Une nuk besoj ne zot sepse nuk e shoh.Argument i forte apo jo?
    Ky nuk eshte argument i mire. A beson te shpirti ti? A beson te nje "ideal"? A mund ta shohesh shpiritin? A mund ta shohesh idealin?

    Frika nuk ndalon krimin..
    Kjo eshte "relative". Varet te njeriu, vete historia tregon se frika "mund" ta ndaloj krimin (duke u bazuar te njeriu).

    Por edhe sikur mos ta ndalonte Frika krimin, prandaj ekziston ligji. Sa me i fort te jete ligji, sa me shume mund te minimosh krimet.

    Gjithe te mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 30-10-2003 mė 11:15

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpėtim Xhyheri
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 12:05
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •