Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TEMA:

    --------------

    RAJONI

    Sekreti i parrėfyer i shqiptares Xheni

    E dėshiruar pėr t'u larguar prej jetės sė dhunshme nė Shqipėri, Xheni ikėn nė mėnyrė klandestine nė Britani. Por menjėherė kėtu adoleshentja rrihet, dhunohet dhe detyrohet tė prostituojė. Ndėrsa historia e saj ėshtė mjaft e njohur nga policia shqiptare qė po pėrpiqet tė pėrmbajė shpėrthimin e trafikut tė qenieve njerėzore.

    Sophie Arie, The Guardian

    Xheni ėshtė njė vajzė trupvogėl, e kėndshme, 20 vjeēare, me sy tė shndritshėm, me xhinse tė shtrėnguara fort dhe me njė rrip pėrreth belit me njė tokėz tė dukshme. I pėlqen shoqėria deri ku nuk mban mė. Por asaj nuk i ka rėnė rasti tė dalė kėto kohėt e fundit. Nė tė vėrtetė asaj i ėshtė dashur tė qėndrojė e mbyllur nė qytetin e saj tė ndyrė nė Shqipėri larg prej detit dhe qyteteve tė tjera, ndarė prej maleve tė ashpra. Ndėrsa njė fashė drite bie mbi dhomėn e qetė e familjare, ajo ndez pafundėsisht cigare dhe bubrron me mua nė anglisht me njė theks tė rėndė, pėrballė mamasė me fytyrė tė hequr nga lodhja. "Nuk mundem tė dal jashtė. Nuk kam mundėsi", thotė ajo ndėrsa motra e saj drejton gotat me raki nga miqtė anglezė. "Njerėzit tė shikojnė. Ata mund tė thonė se kam qėnė jashtė. Ata e dinė se ēfarė kam bėrė."

    Qė kur u kthye nga Britania nė fillim tė kėtij viti pa asnjė dokument, Xheni (kėshtu i pėlqen asaj ta quajnė) nuk ka guxuar t'i thotė familjes sė saj se ajo ka qenė e detyruar tė punojė si prostitutė. "Ata do tė turpėroheshin. Ata do tė mė pėrzinin", tregon ajo e sigurt se mamaja dhe motrat e saj tė strukura ndanė nesh nė divan, nuk kuptonin qoftė dhe njė fjalė. Ata vazhdojnė tė mendojnė se ajo pati fat duke fituar afro 45 dollarė nė ditė nė njė bar kafe si kamariere nė Londėr, punė qė nė tė vėrtetė ajo e kishte bėrė pasi iu arratis kodoshit. Familja e saj krenohet. Ėshtė e vetmja e afėrt qė ia ka arritur. Xheni ėshtė njė prej qindra vajzave shqiptare tė ēoroditura, tė traumatizuara qė i janė rikthyer vendit tė tyre tė ashpėr, pasi janė detyruar t'iu shėrbejnė qindra burrave nė Perėndim pėrpara se tė kthehen mbrapsht. Mė vonė duart e saj dridhen ndėrsa sytė i lėngėzohen kur mė tregon larg prej syve kureshtarė tė familjes sė saj dhe e ndihmuar nga njė gotė verė shqiptare, atė qė i kishte ndodhur nė tė vėrtetė.

    Nė moshėn 15 vjeēare, Xheni, njėra prej shtatė fėmijėve tė njė babai tė vrarė nga fqinji pas njė sherri pėr njė rrip toke, iku me mamanė e saj tek shtėpia e motrės mė tė madhe. Por burri i motrės i shtrėnguar prej shumė gojėve qė i duhej pėr tė ushqyer, filloi tė rrihte vajzėn e re. Fqinjėt mund tė shikonin sherrin dhe shpesh asaj i duhej tė mos shkonte nė shkollė ngaqė ishte shumė e rrahur. Njė pėrpjekje e dėshtuar pėr tė marrė njė overdozė e rriti mė shumė zemėrimin e kunatit tė saj. Por njė ditė njė fqinj erdhi nė shtėpinė e shpėtimtarit tė saj, i tha se kishte rėnė nė dashuuri me tė dhe dėshironte ta ndihmonte. Ai pagoi "taksinė" qė i nxori ata kontrabandė nėpėrmjet kufirit me Greqinė ku ai i kishte premtuar asaj se do tė gjenin punė dhe njė jetė mė tė mirė. "Ai mė tha se do tė martoheshim. Por sapo hymė nė Greqi ai nuk e pėrmendi mė njė gjė tė tillė," tha ajo. "Ne morėm pasaporta false dhe i hypėm tragetit pėr nė Itali". Nė Itali "i dashuri" i Xhenit - tė cilit ajo ka frikė t'ia pėrmendė emrin se mos ndonjė ditė ai mund ta zbulojė - u lidh me ca shokė tė tij nė njė apartament nė Torino. Ata filluan tė rrihnin adoleshenten e tmerruar, derisa ajo ra dakord tė punonte nė rrugė. Ajo u mbyll nė njė apartament pa mundėsi komunikimi me telefon dhe e kėrcėnuar me vdekje, nėse nuk do tė dorėzonte fitimet e pėrditshme. "Gjithė kohės iu thoja se doja tė kthehesha tek mamaja ime. Por ata mė kėrkonin vazhdimisht qė tė punoja. Isha kaq e frikėsuar. Mė kishte ardhur shpirti nė majė tė hundės", thotė ajo. "Doja vetėm tė vdisja". Biznesi filloi tė bjerė dhe kodoshėt ishin tė shqetėsuar se kishin dėgjuar pėr rritjen e efektivitetit tė aksioneve tė policisė. "Na duhet tė lėvizim pėr nė Angli. Atje ėshtė mė lehtė," tha 'i dashuri' i saj njė ditė. "Ka sauna dhe masazhiste, ndėrsa klientėt kanė mė shumė parą".

    Xhenin e rrasėn nė njė veturė qė u nis nė drejtim tė njė tjetėr apartamenti-burg nė Bruksel. Atje, thotė ajo, "i dashuri" e rrahu aq keq sa policia dėgjoi ulurimat, gjeti ēiftin dhe arrestoi kodoshin. Xhenit iu dha strehim si azilkėrkuese, por, - tha ajo, - ishte e frikėsuar tė shkonte nė shtėpi nga frika se prindėrit e saj do ta pėrbuznin atė. Nė vend tė kėsaj ajo u drejtua pėr nė Britani, e fshehur, pa dijeninė e shoferit, nė njė kamion sė bashku me 15 tė tjerė. Ajo u kap nga policia sapo kamioni zbarkoi nė tokė ndėrsa shėrbimi social i dha asaj strehim nė pritje tė statusit tė saj. Ndėrsa punonte nė njė kafe "djemtė shqiptarė vinin rrotull" thotė ajo duke i kėrkuar tė kthehej nė apartamentin e tyre. "Shqiptarėt mė vendosėn nė njė shtėpi nė Paddington," thotė ajo duke mbajtur frymėn nė ēdo fjali qė shqipton.

    "Ishin pleq. Klientėt ishin pleq. Ne ishim tre. Na duhej tė vishnim T-shirts tė gjata dhe tė bardha. Vetėm kaq. Ngjante si njė uniformė infermieresh". Pėr afro tre muaj Xheni punoi nė bordellin e zymtė nė Paddington, duke u rraskapitur nė mė shumė se 16 orė seksi nė ditė, ndėrsa njerėzit vetėm disa rrugė mė tutje shkonin e vinin nė punė tė tyre. Klientėt paguanin nga 30 deri nė 50 stėrlina pėr ēdo gjysėm ore "varej nga ēfarė ata donin". Ata tė gjithė pėrdornin profilaktikė, thotė ajo e bindur se nuk kishte marrė asnjė sėmundje. "Njė natė kam patur 26 klientė," thotė ajo duke ngulur vėshtrimin mbi mbulesėn e tavolinės. "Do tė doja tė bėja seks njė ditė me atė qė dashuroj. Por nuk ma merr mendja se do tė arrij tė bėj njė gjė tė tillė, pa mė shkuar mendja tek gjithė ata burra." Pas pune kodoshėt mund ta pėrdhunonin atė njėri pas tjetrit duke e lidhur dhe duke pėrdorur mesin e saj tė zhveshur pėr tė thithur kokainė. Njė ditė, njė prej vajzave qė qau shumė duke larguar klientėt, i thyen gishtėrinjtė e dorės me derė, ndėrsa ia rruan edhe flokėt si dėnim. "Nuk kishim njeri me kė tė kėmbenim dy fjalė. Nuk kishim ku tė shkonim. Njeri pa njeri. Nuk kishim kujt t'i besonim", thotė ajo. Xheni u gjet disa herė e rrahur ndanė rrugėve nga patrullat policore gjatė natės, por pėr tė mbrojtur kodoshėt qė e kishin kėrcėnuar me vdekje, ajo kurrė nuk e hapi gojėn pėr tė thėnė se ishte e detyruar tė prostituonte. Ajo ia arriti tė largohej nga bordelli pas njė aksioni tė policisė duke u zhdukur pėr ca kohė nė turmėn masive tė kryeqytetit, teksa gjeti punė nė njė kafene londineze. Ajo u kthye nė fillim tė kėtij viti. Me tė mbėrritur nė Shqipėri, Xheni ia tregoi gjithė historinė e saj, pėr herė tė parė, policisė sė qytetit tė saj. Ajo thotė se nuk e di ēfarė ka ndodhur me "tė dashurin" e saj dhe jeton me frikėn se ai do tė kthehet e do ta gjejė. Me aq sa di ajo, kodoshėt e saj nė Londėr kanė skllavėruar vajza tė tjera. "Ndihem fajtore", thotė ajo e kthyer nė qytetin e saj. "U miklova nė moshėn 15 vjeēare. Kisha nevojė pėr dikė tė kujdesej pėr mua. Por duhej tė kisha qendruar dhe tė duroja kunatin tim tė mė rrihte. Nuk ma merr mendja se do tė kishte qenė mė keq se kaq".

    Xheni ėshtė njė rast klasik i njė brezi vajzash pak tė arsimuara tė Shqipėrisė sė varfėr qė pėrbėjnė lėndėn e parė pėr trafikantėt pėr tė ushqyer shpėrthimin e industrisė sė seksit nė Evropė sa mė shumė tė jetė e mundur. Pėrfitimet nga skllavėria e seksit janė shumė mė tė mėdha dhe rreziqet tejet mė tė ulėta se trafikimi i drogės apo i armėve. Qeveria amerikane llogarit se janė mė shumė se 700 mijė njerėz tė trafikuar pėr qėllime shfrytėzimi nė tė gjithė botėn gjatė vitit.

    Dhe ndėrsa Italia ka vėnė pėrposhtė me sukses vėrshimin e gomoneve nėpėrmjet Adriatikut, kodoshėt shqiptarė janė drejtuar pėr nė veri, duke synuar Britaninė dhe vendet e tjera evropiane. "Rruga italiane tashmė ėshtė ndėrprerė. Dhjetėra gangsterė kanė lėvizur nė drejtim tė Britanisė sė Madhe, Hollandės, Suedisė dhe Norvegjisė", thotė Avni Jasharllari, qė drejton njėsinė qeveritare antitrafik, e krijuar dy vjet mė parė. "Ne kemi dijeni pėr 330 kriminelė tė fshehur nė Britani. Ata janė mė tė lirshėm tė merren me aktivitetet e tyre atje". Ka filluar bashkėpunimi midis policisė shqiptare dhe asaj britanike, por mesazhet ėshtė e vėshtirė tė transmetohen shpejt, pėr shkak tė linjave telefonike mjaft tė dobėta dhe fakseve qė mungojnė. Policia shqiptare ndjen se pėrpjekjet e saj "nė luftėn kundėr trafikut" janė tė rrudhura pėr shkak se Britania thonė ata "e ka injoruar industrinė e seksit". Ndėrsa klubet e Londrės po pėrballen me ēėshtjet e trafikut gjithkund nė Britani problemi kuptohet fare pak. Kodoshėt shqiptarė po "zotėrojnė arenėn evropiane" tė trafikut tė qenieve njerėzore sipas Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), pjesėrisht sepse ata po punojnė nė grupe tė vogla familjare dhe vėnė nė lojė emocionet pėr t'iu mbushur mendjen vajzave tė largohen njėherė e mirė. Vajzat e trafikuara shumica prej Evropės Lindore, Afrikės Perėndimore dhe Azisė tashmė gjenden qė nga Napoli nė Nottingham dhe afro 65 pėr qind e atyre qė kanė ardhur nga Shqipėria, janė nėn moshėn 18 vjeē. Ministria e Brendshme numėron 1,420 ēėshtje mė 1998, por ekspertėt nė terren tė thonė se kjo "ėshtė maja e ajsbergut" pėrderisa biznesi po shkulmon dhe pjesa mė e madhe e vajzave tė skllavėruara janė aq tė tmeruara sa nuk shkėputen dot. Shumica e vendeve evropiane edhe sot nuk kanė ligjin pėr tė ndaluar kėtė formė moderne tė skllavėrisė. Nė Britani projektligji pėr shfrytėzimin seksual ėshtė ende nė parlament dhe duhet tė aprovohet pėrpara mbarimit tė vitit qė do tė thotė se trafikantėt do tė pėrballen me njė dėnim qė shkon deri nė 14 vjet heqje lirie. Ndėrkohė Shqipėria po lufton tė rregullojė vėrshimin e vajzave qė kanė dalė apo kanė rrėshqitur nė industrinė e trafikut. Ato postohen nėpėr shtėpira kur ka vende bosh nėpėr linjat ajrore, por kur ato arrijnė atje, nuk ėshtė se gjejnė familjarėt e tyre qė mezi i presin krahėhapur nė aeroport. Prostituimi ėshtė krimi mė i rėndė qė mund tė bėjė njė grua nė kėtė vend musliman me madhėsinė e Uellsit.

    3.1 pothuaj e njohin njeri tjetrin ndėrsa nė zonat rurale sipas kodeve sociale tė lashta vetėm gjaku i hasmit mund ta paguajė shkeljen nė nder. Kthimi nė njė jetė normale pėr njė ish prostitutė ėshtė pothuaj e pamundur. Nė veriun e pashtet e tė drobitur, agjencitė e ndihmave iu mėsojnė nėnave si tė mbrojnė vajzat e tyre nga miklimi i trafikantėve, ndėrsa tė tjerė afrojnė strehim pėr gratė qė nuk duan tė dalin nė publik dhe refuzojnė shtėpi apo punė pėr shkak tė turpėrimit tė tyre nė tė kaluarėn. Shumė prej tyre e gjejnė njė shteg nė ndonjė qytet tjetėr, disa largohen sėrish nė ndonjė vend tjetėr tė huaj dhe shumica bien sėrish nė duart e kodoshėve tė tyre. "Opinioni publik ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr kėto vajza", thotė Krenar Kasi, skuadra antitrafik e tė cilit nė qytetin e Beratit ka pritur mė shumė se 200 vajza tė trafikuara nėpėr Evropė gjatė 18 muajve tė fundit. "Shumica e tyre e gjejnė njė zgjidhje. Ato vendosen nė njė qytet tjetėr ku nuk i njeh kush. Ose dhe ndoshta largohen nė ndonjė vend tjetėr tė huaj sėrish. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė gjetur atė qė iu mungon kėtu- normalitetin".

    Policia shqiptare ia ka arritur tė bindė gjithmonė e mė shumė vajzat e kthyera tė tregojnė emrat e kodoshėve duke i ruajtur vetė ato fillimisht dhe mė pas duke ia dorėzuar IOM dhe shėrbimeve tė tjera mbėshtetėse me kalimin e muajve. Rojet iu rrinė gati kodoshėve qė vėrdallosen nėpėr strehėzat e vogla tė IOM-it pėr ish prostituta nė Tiranė, qė shpresojnė tė bindin apo tė tmerrojnė ish skllavet e tyre pėr tė tėrhequr denoncimet.

    "Njė vajzė qė denoncoi kodoshin e saj, na u desh ta shoqėronim atė nė disa qytete tė ndryshme me truproja dhe me dritare tė qarkuara me hekura", thotė Spartak Guma, shef i policisė sė antitrafikut nė Tiranė. "Kur ajo u kthye mė sė fundi nė qytetin e saj tė lindjes nė Fier, mbi derėn e shtėpisė sė saj qe shkruar njė parrullė e madhe nė mur "prostitutė".

    Ndėrsa trafikimi ėshtė njė plagė pėr Moldavinė, Rumaninė dhe Bullgarinė, pėr Shqipėrinė ajo ėshtė krejt gjė tjetėr. Nė fundin e regjimit gjysėm shekullor stalinist, kriminelėt shpėrthyen ndėrsa policia vetėm tashmė ka filluar tė merret me ta. Pothuaj gjysma e numrit tė viktimave tė identifikuara nė rajon janė shqiptare, thuhet nė njė raport tė botuar nė muajin korrik nga IOM-i dhe Komisioni Ndėrkombėtar i Migracionit Katolik. Qė nga janari 2000, janė numėruar 2.241, por ekspertėt thonė se tė dhėnat e vėrteta janė shumė mė tė mėdha. Me thėnė tė drejtėn Xheni tashmė ėshtė shumė mė e zgjuar - pasi ka mėsuar si tė merret vesh me tė gjithė llojet e burrave - por ajo ėshtė gjithashtu me njė fėmijėri tė lėnė pėrgjysėm qė i gėzohej ėndrrės se njė ditė do tė bėhej njė modele apo njė yll opera, kur u kthye nė Britani.

    "Tashmė Anglia ėshtė shtėpia ime", thotė ajo pasi ka kaluar disa ditė nė pritje tė njė vize nė konsullatėn britanike nė Tiranė. "Njė minutė pasi mbėrrita kėtu u ndjeva e drobitur. Mė merr malli pėr EastEnders. Mezi mė zė gjumi gjatė natės.






    -------------

  2. #12
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    E ca pret nga dukagjini?

  3. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Juliana Gropa 23 vjec, i dha fund jetes me 22 dhjetor te vitit te kaluar, nje vit pas marteses, duke refuzuar kerkesen e te shoqit Artur Gropa, per te prostituuar ne Itali, pasi bente prej kohesh prostituten, ne Fier. Ne motivimin e arrestimit, policia i tha te dyshuarit se ka detyruar bashkeshorten te vetesakrifikohet, per te mos prostituuar ne Fier dhe jashte shtetit. Duke mos gjetur rrugedalje tjeter vec detyrimit per te prostituuar dhe vetevrasjes, Juliana Gropa nje grua 23 vjecare, i dha fund jetes duke pire tre kokrra fotoksine. Artur Gropa, ose sic e therrisnin, "Vesho", ka qene nje here i denuar ne Greqi ne burgun e Koridhalose, per vjedhje banese. Po ne kete burg, ne godinen e femrave, per mungese dokumentesh emigrimi dhe pune te paligjshme ne vendin fqinje, ndodhej Juljana Muka nga Bilishti i Korces. Te dy jane njohur duke shkembyer letra dhe fotografi. Sipas rrefimit te nje shoku te tij, Arturi ka arritur nepermjet avokateve, te fitoje lirine bashke me vajzen dhe, pas daljes nga burgu jane kthyer ne Patos, per te bashkejetuar ne Shqiperi. Nderkohe, sipas te afermve te vajzes, 23 vjecarja veren e vitit 2001, ishte martuar me Arturin banor i fshatit Dukas. Sipas burimeve te policise vendore, Arturi kishte gjashte muaj qe e perdorte gruan e tij Julianen si prostitute, neper motelet e Fierit dhe se fundi, kishte vendosur ta dergonte per te prostituuar edhe ne trotuaret e Italise.

  4. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    "Martohemi", e perdhunon dhe ben prostitute


    Nje e mitur nga Korca, ka provuar dite te tmerrshme dhune seksuale dhe detyrimi per te prostituuar, nga "njeriu i zemres", qe i premtoi martese. Altin Latollari, 25-vjecari nga Maliqi, eshte arrestuar dje, si i dyshuari i trafikimit te 15-vjecares A.T. Deshmite rrenqethese te viktimes se perdorur fillimisht ne Maqedoni dhe me tej, ne Greqi. I ndaluari: "Jam i pafajshem"

    I premton martese, e merr me vete per ne Greqi dhe e perdhunon ne Maqedoni. Per te perfunduar ne vendin helen, si vajze trotuaresh, ne Selanik. Keshtu akuzohet te kete vepruar nje 25 vjecar nga qyteti i Maliqit, me nje vajze te mitur nga qyteti i Korces. Viktima e dyshuar e dhunes seksuale dhe detyrimit per te prostituuar, ka denoncuar disda dite me pare, pretendentin e saj per bashkeshort, duke bere qe ai te bjere dje, ne prangat e policise se Korces. Burime zyrtare te policise vendore, thane per "Korrieri"-n, se Altin Latollari, 25 vjec, banues ne Maliq, u arrestua pasi ka perdorur dhe trafikuar per qellime fitimi, 15-vjecaren A.T., lindur dhe banuese ne Korce. Para dy ditesh policia greke ka i ka kapur te dy, ne qytetin e Selanikut. Pasi eshte konstatuar se dy te lartpermendurit, kane qene te papajisur me dokumentet e duhura gje qe i ka detyruar t'i kthejne ne Shqiperi. Me te mberritur ne Korce, 15 vjecarja ka denoncuar se Latollari e ka detyruar te bente prostituten. Mbas ketij denoncimi 25 vjecari ka rene ne pranga ndersa gjate hetimeve nuk ka pranuar akuzen, duke thene se e donte vajzen e mitur dhe do te martohej me te. Nderkohe, nga qelite e paraburgimit, ku ndodhet i dyshuari i prangosur, nuk ka pranuar te kete kryer vepra te tilla penale. Ai ka thene dje pas arrestimit, se e donte te mituren dhe se kishte ndermend te martohej me te, sikurse edhe i kishet premtuar kohe me pare. Policia tha se vajza fillimisht ishte derguar ne Maqedoni, nga burri i saj virtual, 25-vjecari nga Maliqi, Altin Latollari. Atje sipas te njejtave burime, dyshohet qe vajza te jete perdhunuar nga i arrestuari dhe me pas, eshte derguar ne Greqi, nepermjet shtetit tjeter fqinje, Maqedoni. Burimet e mesiperme te policise, bejne te ditur se vajza e mitur, eshte riatdhesuar vetem dy dite me pare, se bashku me tutorin e saj, premtues i marteses. Vajza sipas deshmive te mbledhura ne policine vendore, ishte perdorur nga "i shoqi" per rreth nje muaj, si prostitute ne Selanik te Greqise. Por me kthimin e tyre ne token ame, per shkak te kapjes nga policia greke, Altini, dyshohet se nuk e ka prezantuar vajzen 15-vjecare si gruan e tij, e per rrjedhoje me mbiemrin e tij, (Latollari). Kjo mesohet ta kete revoltuar 15-vjecaren e cila duke i kujtuar se nuk kishte qene burri i saj, por tutori shfrytezues per nje muaj ne Selanik, ka "detyruar" policine ta vere ne pranga. Irena Vreto

  5. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ja si donim ta ēonim nė Greqi 15-vjeēaren"

    SHKODER

    I kanė prerė flokėt, ia kanė lyer me bojė dhe i kanė vėnė syze qė tė mos njihej nga policia. Kėshtu me luk tė ndryshuar e kanė mbajtur plot njė javė tek ish-hotel "Peza" nė kryeqytet 15-vjeēaren nga Hani i Hotit. Katėr tutorėt shkodranė ishin nė tratativa pėr ta trafikuar nė Greqi tė miturėn. E keqtrajtuar dhe e trembur, Dorela Pepaj ka bėrė sikur ka pranuar ofertėn pėr tė shkuar nė vendin fqinj, derisa tė shtunėn qė shkoi, ajo ka mundur tė largohet nga tė rinjtė trafikantė. E ndėrsa vajza ėshtė kthyer nė shtėpinė e saj, policia ka mundur tė verė nė pranga tre shtetasit: Gj.V (18 vjeē), B.D(17 vjeē) dhe S.S (17 vjeē) dhe kushėrirėn e saj 17-vjeēare, banuese nė lagjen "Skėndėrbeg" nė qytetin verior. Ndėrkohė, burime nga dikasteri i rendit bėjnė tė ditur se katėr tė rinjtė e arrestuar kanė mashtruar Pepajn, me qėllim trafikimi nė Greqi (kjo ėshtė dhe akuza atashur atyre). Sipas bluve, si "karrem" ka shėrbyer kushėrira e viktimės. Dy javė mė parė, 17-vjeēarja e ka ftuar nė shtėpinė e saj nė Shkodėr, Dorelėn. Kursantja e italishtes tė shtunėn ishte nė shtėpinė e saj, nė Han tė Hotit, pasi ishte ditė pushimi. E trembur se prindėrit nuk do t'i jepnin leje, pasi ajo vetėm pėr fundjavė kthehej nė shtėpi, ka vendosur tė ikė fshehurazi. Gjithsesi kushėrira e saj ėshtė treguar shumė "xhentile". Ajo bashkė me njė prej tre shokėve tė saj, me tė cilėt kishte bėrė planin pėr tė ikur nė Greqi, ka shkuar pėr ta marrė Dorelėn me makinė. E ndėrsa dy tė rinjtė kanė marrė me vete 15-vjeēaren, nė qytetin e Shkodrės nė makinė kanė hipur dhe dy tė tjerė. Kėshtu tė katėr tutorėt pa humbur kohė janė nisur nė drejtim tė Tiranės. Kanė zėnė njė dhomė te ish-hotel "Peza" dhe aty kanė ndenjur njė javė pa ndėrruar vend. Kjo pėr faktin se prindėrit e tė miturės kanė dhėnė alarmin dhe policia e Shkodrės kishte dėrguar foton e saj nė rajonet e policisė nė tė gjithė vendin. Sipas bluve, tė katėr tė rinjtė kanė tentuar tė gjejnė njė person qė do t'i niste nė Greqi. Ndėrkaq e mitura ka mėsuar qėllimin e vėrtetė tė udhėtimit tė saj. Ajo ėshtė kėrcėnuar dhe keqtrajtuar. Vetėm dredhia, njė OK fals, e ka shpėtuar vajzėn. Tė shtunėn qė shkoi ka mundur tė ikė e tė kthehet nė shtėpi tė saj. Ndėrkohė policia e Shkodrės ka zbuluar vendqėndrimin e mashtruesve tė tė miturės, tė cilėt i ka prangosur menjėherė.


    Tutorėt: Tė miturėn e mashtruam para 1 jave

    Lajmi se ishte rrėmbyer njė 15-vjeēare nga Shkodra mori dhenė. Tė katėr mashtruesit e sė miturės, megjithė pėrpjekjet pėr tė ikur nė vendin fqinj, dėshtuan. Tė shtunėn ata u prangosėn. Fillimisht tė rinjtė (tre djem e kushėrira e sė miturės) nuk kanė pranuar qė tė flasin. "Kėrkojmė njė avokat", kanė deklaruar ata. Vetėm pas kėmbėnguljes sė ekspertėve dhe pėrballjes me faktet e provat e mbledhura prej tyre, katėr tė rinjtė kanė pranuar se e kanė mashtruar 15-vjeēaren nga Hani i Hotit dhe se kanė dashur ta trafikojnė atė nė Greqi. Burime nga dikasteri i rendit pohojnė se katėr shtetasit nė fjalė akuzohen "pėr mashtrim tė njė tė miture me qėllimin trafikimin e saj jashtė shtetit". Materialet nė ngarkim tė tė pandehurve i janė pėrcjellur organit tė Prokurorisė sė Shkodrės. Dosja pothuajse ėshtė e kompletuar me prova.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfimi dhe Kungimi i duhur
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2012, 23:27
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 18:39
  3. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2003, 12:35
  5. Rrėfimi: Ėndrra ime ishte tė bėhesha prostitutė
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •