"Tė ulet akciza e duhanit"
Alarmi i prodhuesve: Po familentojmė
--------------------------------------------------------------------------------
Mirvjena Dizdari
Pėrfaqėsues tė biznesit qė merren me aktivitetin e prodhimit tė duhanit i kanė kėrkuar qeverisė uljen e akcizės nga 20 lekė/paketa, nė 4 lekė/paketa, pėr cigaret e vendit. Sipas burimeve nga Shoqata e Prodhuesve tė Duhanit, industria vendėse e duhan-cigareve ėshtė nė prag tė falimentimit pėr shkak tė ligjit tė ri tė akcizave, i cili ka hyrė nė fuqi me 1 Korrik tė kėtij viti, duke pėrcaktuar pėr cigaren e vendit akcizėn 20 lekė/paketa. Sipas tyre, aktualisht katėr fabrikat vendėse tė cigareve kanė ndaluar prodhimin e tyre qė nga momenti i hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, pasi biznesi nuk e pėrballon dot nivelin e lartė tė akcizės. "Rritja e nivelit tė akcizės dhe barazimi i saj me akcizėn e cigareve tė importit, e cila zė 10-20 pėr qind tė vlerės sė mallit, ka goditur rėndė prodhuesit vendės tė cigareve", kanė deklaruar pėrfaqėsuesit e Shoqatės sė Prodhuesve tė Duhanit. Grumbullimi i duhanit nė vend bėhej kryesisht nga tri ndėrmarrje tė pėrbashkėta dhe konkretisht "Mika Korēė", "Mika Berat", dhe "Kavex-Elbasan", tė krijuara gjatė viteve 1992-1994. Kėto ndėrmarrje tė pėrbashkėta me investitorė grekė grumbullojnė pėrpunojnė dhe eksportojnė rreth 80 pėr qind tė prodhimit tė duhanit nė vend dhe pjesa tjetėr grumbullohet e pėrpunohet nga "Albania Tabak" Librazhd, si dhe nga fabrikat e Duhan-Cigareve nė Shkodėr, Durrės e Pogradec, tė cilat sot e kanė ndėrprerė prodhimin.
Ndėrkohė, shoqata e prodhuesve tė duhanit ka mbėshtetur kėrkesat e paraqitrua nga shoqatat e tjera tė biznesit pėr ulje tė pėrshkallėzuar tė taksave. Pak kohė mė parė pėrfaqėsuesit e biznesit kanė kėrkuar tė bėhen ndryshime nė ligjet: "Pėr TVSH-nė", "Pėr akcizat", "Pėr sistemin e taksave"," Pėr tatimin mbi tė ardhurat", "Pėr procedurat tatimore" dhe "Pėr tatimin mbi biznesin e vogėl". Ndėrsa Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė shprehur kundėr uljes sė taksave. Sipas pėrfaqėsuesit tė pėrhershėm tė FMN-sė, Jan Peter Olters, miratimi i kėtyre propozimeve do tė kishte ēuar nė dobėsim tė institucioneve publike dhe nė njė erozion tė mėtejshėm tė disiplinės sė taksave, e cila edhe kėshtu ėshtė nė shkallė tė ulėt.
Krijoni Kontakt