Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Gjykata K.: Antikushtetues komisioni parlamentar hetimor ndaj pasurisë së shtetarëve

    "Kuvendi të hetojë Berishën"

    Braçe: Komision nga e para me më shumë fakte



    Kryeministri Sali Berisha humb betejën përballë opozitës. Gjykata Kushtetuese dje ka shpallur si jo të ligjshëm vendimin e Kuvendit, për të mos e lejuar ngritjen e komisionit hetimor për familjen e kreut të qeverisë. Ashtu sikurse ka cilësuar antikushtetues komisionin e ngritur nga mazhoranca për hetimin e të gjithë krerëve të shtetit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila ka premtuar se do zgjerojë tanimë objektin e hetimit me prova të reja. Duke mos u tërhequr nga kërkesa e cilësuar si tërësisht e drejtë prej organit më suprem ligjor në vendin tonë. Deklarimet e reja të pasurisë do jenë pjesë e materialeve shtesë, që opozitarët do të debatojnë në komisionin hetimor.

    Vendimi

    Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim një ankimim të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimet e Kuvendit. Objekti i diskutimit mes anëtarëve të gjykatës ishte zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes shumicës dhe pakicës në Parlament. Pasi ka analizuar kushtetueshmërinë e vendimeve, gjykata ka dalë me një konkluzion. Sipas tij, vendimi numër 59 i Kuvendit i marrë në shtator si propozim i shumicës, me objekt ngritjen e komisionit hetimor për pasuritë e shtetarëve, është në shkelje me Kushtetutën. Ndërsa vendimi numër 60, ku Kuvendi rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të Partisë Socialiste për të hetuar pasuritë dhe lidhjet nepotike të familjes Berisha, ka rezultuar me shkelje ligjore. Vendimi i hap rrugën miratimit tanimë të komisionit hetimor për Kryeministrin si kërkesë e ligjshme e pakicës parlamentare. I vetmi kusht për Gjykatën Kushtetuese është mjaftueshmëria e provave dhe dyshimeve për të ndërmarrë nismën.

    Reagimi

    Një prej iniciatorëve të komisionit hetimor, deputeti Erion Braçe, reagoi dje menjëherë pas vendimit të Kushtetueses. Sipas tij, ajo çka u vendos ishte më se e drejtë, duke vënë në vend drejtësinë. Braçe, në prononcimin për "Shqip", konfirmoi se opozita tanimë ka një detyrim kushtetues, të çojë deri në fund nismën. Ai siguroi se shumë shpejt do të konkretizohet sërish kërkesa për komisionin hetimor. Braçe shtoi se objekti i hetimit, pas deklarimeve të reja të pasurive, është zgjeruar. "Janë shtuar flakareshat e Berishës me miliona euro, deklaratat e pasurisë së mbesës, kunatës dhe vajzës Argita Malltezi", konstatoi Braçe.

    Përplasjet

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shumë muaj më parë kërkoi publikisht ngritjen e një komisioni hetimor për lidhjet nepotike dhe konfliktin e interesit në familjen kryeministrore. Ndërsa paraqiten shumë prova, mes të cilave edhe mosdeklarimi, sipas tyre, nga Kryeministri i një apartamenti të ri në të cilin banon. Mazhoranca nxitoi menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur kësaj nisme të deklaruar nga pakica. Të djathtët depozituan pak orë para socialistëve në zyrën e Topallit një kërkesë për një komision hetimor për gjithë drejtuesit e shtetit, përfshirë këtu edhe kreun e qeverisë. Kjo nuk u pranua nga pakica, e cila insistoi në Kuvend që të miratoheshin të dyja komisionet hetimore. Me shumicë kartonësh Kuvendi rrëzoi kërkesën e të majtëve dhe miratoi komisionin e kërkuar nga shumica.

    Dështimi

    Komisioni hetimor për pasuritë e shtetarëve, i iniciuar nga shumica në pushtet dhe i miratuar nga Kuvendi, rezultoi një dështim i plotë. Që në fillim, deputetët e opozitës deklaruan bojkotin, duke zgjedhur të mos marrin pjesë në këto mbledhje. Kjo, për aq kohë sa shumica nuk kishte miratuar hetimin e familjes së Kryeministrit. Pavarësisht kësaj, komisioni në fjalë realizoi pak mbledhje, mes të cilave i kërkoi Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të gjithë formularët e deklarimit. Përveç kësaj, komisioni nuk arriti të konkludonte në asnjë hetim konkret dhe shkoi drejt dështimit, duke treguar në një farë mënyre se e gjithë nisma ishte pasojë e luftës politike mes shumicës dhe opozitës për komisionet hetimore.

    Berisha

    Shifrat e pasurisë për vitin 2006

    Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në formularin për vitin 2006 një depozitë bankare kursimi në emër të gruas Liri Berisha në masën 44774 lekë. Ai ka shënuar edhe një tjetër llogari rrjedhëse në bankë në emër të gruas në shumën 6593 lekë, një tjetër depozitë në emrin e tij në masën 191 lekë dhe një llogari rrjedhëse në masën 5137 lekë. Në një tjetër bankë, Liri Berisha ka deklaruar për vitin 2006 një shumë prej 351672 lekësh. Gjendja në kesh është e ndarë në dy pjesë: e para 800000 mijë lekë dhe tjetra 150000 mijë lekë. Të ardhurat vjetore nga paga si Kryeministër janë në masën 2469960 lekë, të ardhurat nga dietat me jashtë 3680 euro dhe të ardhurat nga paga e gruas, 401616 lekë. Kryeministri, në mbështetje të asaj çka është deklaruar prej tij, rezulton të mos ketë kryer asnjë transaksion bankar të madh apo ndonjë blerje e shitje kapitalesh të patundshme.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    dmth do hetohet pasuria e Argites dhe e dajkos se argites?
    Mjer Berisha

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Do hetohet, por mendoj se do dali shum keq jo vetem ai po dhe shume te tjere..

    Shpresoj qe drejtesia te rivihet ne vend..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pasi ka analizuar kushtetueshmërinë e vendimeve, gjykata ka dalë me një konkluzion. Sipas tij, vendimi numër 59 i Kuvendit i marrë në shtator si propozim i shumicës, me objekt ngritjen e komisionit hetimor për pasuritë e shtetarëve, është në shkelje me Kushtetutën. Ndërsa vendimi numër 60, ku Kuvendi rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të Partisë Socialiste për të hetuar pasuritë dhe lidhjet nepotike të familjes Berisha, ka rezultuar me shkelje ligjore.
    Mjafton të lexosh kete perfundim te Gjykates Kushtetuese per te kuptuar se Shqiperia nuk paska nje Gjykate Kushtetuese por paska një sërë majmunësh te veshur me roben e zeze të gjyqtarit qe nuk kane arritur akoma stadin e duhur te evolucionit per te menduar si njerez.

    Pra qenka kushtetuese per kuvendin qe te ngreje nje komision hetimor per familjaret e nje kryeministri, edhe pse keta familjare nuk jane aspak figura publike dhe politikane apo njerez te veshur me pushtet, por nga ana tjeter na qenkerka anti-kushtetuese per Kuvendin e Shqiperise qe te hetoje pasurite e njerezve te qeverise e administrates shteterore?!

    Keta lloj gjyqtaresh qe aplikojne kete lloj llogjike nuk e kane vendin ne gjykaten me te larte te vendit, e kane vendin ne kafazet e Kopshtit Zoollogjik ne Tirane.

    Ky eshte nje nga lajmet me te cmendura qe kam lexuar ndonjehere ne jeten time.

    Albo

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Cudia me e madhe tre dit zgjat..

    Nuk me duket aspak cudi. Fakti qe eshte abuzuar me shume ceshtje me le te kuptoj se ka shume pika ne te cilet jo vetem Berisha po dhe shum pushtetare te tjere te te majtes apo te te djathes kane bere veprime te paligjshme. Te behet nje verifikim, nuk do te thote se eshte akuzuar per vjedhje apo jo? Thjesht nje verifikim mbase do te ishte i nevojshem. S'ka asgje te keqe. Ku e shef te keqen ti? Nese ai eshte aq i paster, s'ka pse te merzitet..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Zemrushe:

    Kryeministrin Berisha dhe pasurine e tij le tia hetojne jo 1 here por 100 here po te duan dhe kjo eshte mese normale kur ke te besh me nje burre shteti qe udheheq qeverine e vendit. Ajo qe nuk eshte normale, bile une do ta quaja cmenduri me brire eshte per Gjykaten Kushtetuese te thote qe eshte normale per nje Kuvend te hetoje vajzen, djalin, vjehrrin, kunatin apo baxhanakun e nje kryeministri, kur te gjithe keta jane ne moshe madhore e kane familjet e tyre e nuk i lidh asgje me pushtetin e votes se shqiptareve. Shqiptaret ia dhane voten Berishes dhe jo gruas, apo vajzes se Berishes pasi Berisha merret me politike, ata nuk merren me politike. Por kjo eshte cmenduria e vogel, cmenduria e madhe eshte ajo me poshte.

    Duke thene se eshte antikushtetuese per Kuvendin e Shqiperise qe te ngreje nje komision hetimor mbi pasurine e burrave te shtetit qe kane udhehequr ekzekutivin shqiptar ne keto 2 dekadat e fundit, do te thote qe Gjykata Kushtetuese shkel me kembe pushtetin legjislativ dhe i heq nje prej kompetencave kryesore cdo parlamenti te botes: te hetoje pushtetin ekzekutiv e te beje transparencen publike para zgjedhesve.

    Po i hoqe kuvendit te drejten per te hetuar, atehere duhet ti ndryshosh edhe emrin nga Kuvendi i Shqiperise ne Kafeneja e Shqiperise.

    Albo

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Pikerisht..

    Ti ke te drejte me kete qe thua por.. jane disa aspekte te tjera besoj qe kane arritur te cojne Gjykaten Kushtetuse ne keto vendime..

    Fakti qe jane zhdukur parate qe ndodheshin ne arken e shtetit te firmave piramidale.. (flas per ato qe jane te dokumentuara) nuk te ben te mendosh se jane zhdukur nga pushtetaret ato? Madje mendoj se kane gisht te dyja partite. Qe te kete kaq shume "egersi" ne publik mes pushtetareve mua me ben te dyshoj se marredheniet reale te tyre nuk jane ato qe shprehin ne publik, por jane thjesht "Gjeste Aktrimi". Ky eshte mendimi im, i gabuar apo i drejte, eshte thjesht nje hipotez..

    Nga ana tjeter, mendoj se nuk eshte gabim. Pse? Sepse eshte mese normale te vertetohet pasuria e dikujt qofte pushtetar apo jo. Me thuaj sa shtetas te thjeshte jane gjykuar ne Amerike sepse ne bilancin e asaj qe kane marre me ate qe kane deklaruar eshte gjetur nje mosperputhje. Te verifikosh nuk do te thote te akuzosh. Ky eshte mendimi im Albo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 06-05-2007 më 03:13
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    ..................................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 06-05-2007 më 03:12
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menjfjale ..gjykatat shqiptare urdherohen nga erion bracja.. ki eshte perfundimi..

    po e dinim kete neve ..

    gjykata moisiu sallaku e krejt jan leva te partise se punes..

    meqe erioni tani eshte si nje pun ramizo hysniu i edvin enverit.. eshte krejt e qarte se dhe aranitet dhe rrap minot dhe haxhi lleshet.. e sotshem marrin direktivat nga zira e selise roze..

    e mor 3 korrik qe u lodhe kot..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne Gjykaten Kushtetuese ben pjese Fehmi Abdiu. Ne vitin 1988-te gjykatesi FEHMI ABDIU, denoj me varje ne litar poetin HAFZI NELA.....................(populli i Kukesit u detyrua ME FORCE TE SHIKONTE TE VARUR NE SHESH POETIN)..........Ja ç'fare shkruante poeti Hafzi Nela ne vitin 1981, i mbushur me shprese nga ngjarjet ne Kosove, ne poezine.....

    -NUSJA E FLAMURIT-

    Lavdi çikes Kosovare
    Si nje shqerke, si nje manare
    I del tankut, i thote "Ndal"
    Rritet, ngrihet sa nje mal........

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •