Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Bëni propagande pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët!

    Të dashur miq:

    Më duket se shqiptarët gjithmonë janë pakez mbrapa përsa i përket propagandës pozitive për vendlindjen dhe popullin e tyre. Unë besoj se një informim i mirë është shumë me vend. Shqiptarët duhet të përdorin më shumë mjetet moderne për këtë, dhe kjo vlen sidomos për ata që zotërojnë mirë gjuhë të huaja.
    Shumë herë më duket se shqiptarët vetëm rrinë duke këqyr të metat e shqiptarëve të tjerë, më mirë të përhapni njohuri për gjërat pozitive që prapë se prapë ekzistojnë në vendlindjen tuaj dhe në jetën tuaj jashtë atdheut.

    Këtu në Suedi kemi Komitetin Suedezo-Shqiptar, jemi pak anëtar dhe shumica e tyre janë shqiptarë. Kjo më duket pozitive, sepse në mesin tonë shqiptarët mësojnë të argumentojnë edhe në gjuhën suedeze.... Debati i fundit ka të bëjë me dy vajza (arabe në Suedi) të cilat vijnë në shkollë të mbuluar krejt .... me përjashtim të syve.... a do të lejohen tradita të tilla? Kemi pasur mjaft diskutime tjera për temat suedeze dhe shqiptare.

    Nëse ju banoni jashtë atdheut, duhet të merrni kontakt me vendësit të cilët kanë një interesim për shqiptarët. Sigurisht në cdo shtet të Evropës edhe në Amerikë do të gjeni njerëz të tillë. Duke përdorur p.sh. ushqimet më të mira shqiptare si një mjet për shoqërim, me siguri mund të pasuroni marrëdëniet tuaja...

    Unë para dy ditësh botova tekstin e Himnit të Flamurit shqiptar në portalin e grupit "Learning Language Is Fun" (një grup të MSN-it). Dhe sot mora këtë koment prej një gjermani:

    National Anthems - Albania

    Reply
    Reply to Sender Recommend Message 2 in Discussion

    From: janfred


    shume i mire, Verioni, e Skanderbeu eshte i me madhe !

    .........................

    Ai bën disa gabime gjuhësore, por mesazhi është miqësor dhe i kuptueshëm...

    Propagandoni më mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë (dhe pse jo edhe për turizëm në Kosovë?). Shqiptarët jashtë atdheut janë ambasadorë për vendlindjen, e doni a mos e doni!
    Të huajtë do të ju gjykojnë, për të mirë a për të keq.

    Më përshëndetje miqësore nga
    Suedezi shqipfolës
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ullmar pershendetje
    E lexova postimin tuaj me vemendje dhe me keqardhje nuk mund te pranoj plotesisht alternativen tuaj.
    Se pari ne Shqiperi, Kosove dhe trojet e tjera shqipetare te copetuara, shqipetaret kane probleme themelore te zhvillimit, emancipimit, kulturimit dhe perparimit mbarekombetar.
    Formimi i Shqiperise shtet ne vitin 1912 si dhe copetimi i saj me pas nga konventa te ndryshme evropiane gjithashtu propaganda dogmatike qe eshte ushtruar pa perjashtuar dhe shkaterrimin e etnogjezes shqipetare, ka krijuar ne vazhdim te ndryshimit te koherave ose evolimit mbare boteror, probleme te thella armiqesore te shqipetareve kunder shqipetareve dhe shkrimet e postuara nga shume patriote dhe nacionaliste ne kete forum jane nje pasqyrim tejet i tejdukshem i katrahures se stisur nga vete shqipetaret e Shqiperise me ne krye disa shtete fondamentaliste fqinje te Shqiperise.
    Pershembull ne Shqiperi shqipetaret nuk dine historine e tyre te kaluar dhe ate te lashte dhe metodika e lendeve ne shkollat e ndryshme gjoja per progres dhe perparim ishte nje farse me pamje prej verteti.
    Shqipetaret e trojeve te shkeputura padrejtesisht nga konventat dhe vendimet e ndryshme te fuqive evropiane, kane njohuri te historise shqipetare(kjo ka qene nje faktor shume i fuqishem i mosasimilimit te ketyre shqipetareve)por ata kane qene te okupuar nga fqinjet si dhe propaganda qe eshte ushtruar ndaj tyre, i ka detyruar keta shqipetare te ndihen nen trysine e ketyre okupatoreve ballkanike si dhe te krijoje probleme serioze per te ardhmen .
    Ne Shqiperi ashtu sikur ju e dini zoti Ullmar, propaganda diktatoriale(nuk mund ta quajme komuniste dhe besoj filmi shqipetar "Sllogans" eshte nje pasqyrim i perpikte i injorances se klanit despotik qe mbajti shqipetaret te pazhvilluar ) kishte si pikesynim shkaterrimin e cdo lloj lindje demokracie liberale konservatore, fjales se lire, te drejtave qe gezojne sot vete hartuesit autoktone shqipetare per te themeluar nje kushtetute, disa ligje, ndryshime te vazhdueshme ne dobi te popullit shqipetare dhe shume aspekte te ketij lloji.
    Sot shqipetareve te Shqiperise shtet, u duhet te merren me mbetjet e klaneve dikatoriale te rregjimit te kaluar qe akoma mbajne peng te ardhmen e Shqiperise.
    Kosova ka problem jo vetem statusin e saj perfundimtar ose fitimin e pavaresise por ajo ka probleme te brendshme shume te ngaterruara per krijimin e kushteve per fitimin e pavaresise se saj, ndertimin e nje kushtetute demokratike, zbatimin e ligjeve kushtetuese, marrjen ne dore te kompetencave te UMNIKU-t dhe fillimit te zbatimit te tyre me perpikmeri.
    Shqipetaret e Maqedonise perbejne nje tjeter problem mbare kombetar.
    Lufta e shqipetareve ne Maqedoni e para disa viteve per bashkim me Shqiperine, te drejtat e tyre per tu bere si shtetas te dores se pare, perbejne nje problem shume te mprehte per ceshtjen shqipetare te bashkimit mbare kombetar
    Shqipetaret ne Greqi si arvanitasit jane nje problem tejet i madh dhe i rende mbi kurrizin e shqipetare te Shqiperise dhe shtetit shqipetar.
    Greqia ka akoma nje ligj te paabroguar lufte ndaj Shqiperise shtet dhe Shqiperia ka akoma nje problem me te madhe me Camet e vrare, te persekutuar, te internuar ne shekullin e kaluar
    Shqipetaret e Malit te Zi perbejne ne vazhdim odisene e problemeve etnike shqipetare.
    Dhe i dashur Ullmar, problemet tona nuk kane te sosur.
    Ndermjet shqipetareve nuk ka ndergjegjesim, nje unifikim te mendimit, te idese se bashkimit te tyre.
    Shqipetaret jane te zhvilluar ne faza te ndryshme(pershembull, shqipetaret e trojeve te copetuara kane njohuri me te theksuara dhe me te perparuara ne disa aspekte se sa shqipetaret e Shqiperise) te cilat luajne rolin e saj jetik ne shume probleme.
    Atehere si mund te behen shqipetaret e Shqiperise ne vende te ndryshme te botes, ambasadore per vendlindjen?
    Vetem demokracia eshte mjeti i vetem qe krijon keto kushte.
    Evropa duhet te jete e pergjegjshme per problemet qe shqipetaret kalojne ne keto momente.
    Evropa duhet te jete prane nesh ne menyre qe shqipetaret te jene sa me prane Evropes.
    Shqipetaret ne vendet e huaja nuk mund te behen ambasadore ose demagoge te ceshtjes shqipetare ne mergim sepse nuk kemi se cfare ti themi Evropes.
    Evropa i di te gjitha, biles na njeh me rrenje e dhemballe, ajo duhet te na ndihmoje.
    Fjala e shqipetareve ne mergim dhe ne Shqiperine e bashkuar do te vije me vone, atehere kur edhe shqipetaret te kuptojne se Miku i vetem i tyre ose aleati tyre eshte ai qe i ka ndihmuar te kalojne gjendjen e mjerushme shqipetare si ate morale, shpirterore, materiale, emancipuese .
    Deri me tani i vetmi shtet ne bote qe ndihmon shqipetaret eshte Amerika ose shtetet e bashkuara te Amerikes.
    Me ato shtete qe projektuan shkaterrimin e Shqiperise dhe lenie e shqipetareve te pazhvilluar, inkuzicionin ndaj shqipetareve si dhe izolimin shqipetar ndaj botes se qyteteruar, nuk mund te bisdeohet dhe shqipetaret nuk mund te behen "ambasadore"
    te propagandes pozitive per Shqiperine.
    Eshte si te shkosh te doktori te vizitohesh dhe ai ne vend qe te percaktoje diagnosen qe te jape receta me ilace per tu sheruar, te jep nje diagnoze afrikane ,receta me ilace per te te semure dhe me keq.
    Fatkeqesisht shqipetaret kane shume pak besim tek keto shtete dhe te Evropa.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62
    Une nga ana ime do te desha tju falendroj Zoti Qvick qe ju interesoheni per ceshtjen Shqiptare.Shkrimi juaj ishte sa i drejte aq dhe domethenes.Ne Shqiptaret, si te Kosoves ashtu edhe te Shqiperise, e kemi treguar me punen tone ne ato vende ne te cilat ne punojme dhe jetojme, se jemi te afte dhe punetore te ndershem.Me punen tone ne kemi kontribuar jo vetem per vendin ne te cilin jemi duke jetuar, por njekohesisht edhe per familjet dhe vendin tone,Shqiperine apo Kosoven.Per mendimin tim ky eshte nje Mesazh shume i fuqishem "Diplomatik" per ata qe duan ta kuptojne dhe per ato Qeveri apo Shtete qe duan te vleresojne.Une do te thosha pa u nguruar se edhe pse Shqiptaret, ne pergjithesi, kane qene dhe jane nje force e madhe ndertuese dhe fitimprurese per vendet e Evropes ne perseri jemi "Dhia e zeze".Nuk them se jemi pa gabime,nuk them se nuk kemi ne mesin tone bandite dhe mafioze por te tille ka edhe Zviceriane,Italiane,Suedeze,Gjermane,Franceze pra me nje fjale nuk jemi ne aq te keqinj dhe problematike si na ka vene Damken Evropa.
    Une nuk mund te flas me kompetenca se si ndihen Shqiptaret e vendeve te tjera te Evropes por di shume mire, se si ndihen Shqiptaret ne Zvicer dhe mund te them se eshte per te ardhur keq.Une mendoj se shume nga Partite e ketyre vendeve bejne nje Politike antishqiptare per Interesa te caktuara qofte ne planin e brendshem ashtu dhe ne ate te jashtem.Une do te thosha se ne Zvicer per tju shmangur problemeve Kardinale qe kan te bejne me vete Zvicerianet,me gabimet ne Qeverisje,me krizat Ekonomike ne vend, me Konkurset e Firmave dinjitoze per shkak te paaftesise se tyre,me rritjet e vazhdueshme te cmimeve, me humbjet e parave te Pensioneve ne Börse etj. etj ata merren me Shqiptaret, me Turqit me Azilantet e ku di une cfare.Me nje fjale ai i vogli dhe i pambrojturi goditet gjithmone dhe gjithmone mbetet fajtor per te justifikuar problemet e te fortit dhe pse ai i forti mund te jete Budalla.Me kete desha te them e ne vend qe te shkruajne gazetat nje jave rresht per ceshtjen e humbjes se qindra Milionave ne Börse ato merren dhe shkruajne nje muaj rresht se si nje Shqiptar kishte vjedhur nje Radio makine.Dikujt i vjen me mire te degjoje nje muaj rresht per gabimin e tjetrit se sa nje minute per gabimin e tij.
    Nga e gjithe kjo qe une thashe del se gjerat nuk jane kaq te thjeshta ato qendrojne lart , ne ato vende ku ne jemi shume te vegjel per te hyre dhe per tju thene se cilet jemi apo per tjau treguar cilesite dhe aftesite tona te cilet i dine shume mire por qe nuk duan ti thone sepse nuk do te kete me te vogel per ta rrahur pastaj.Neper vendet e Evropes ne nuk kemi nje Media e cila te mbronte Interesat Komunitetit Shqiptar sepse ty nuk te lejohet ose me mire te themi te privohet e drejta qe ti ne nje Gazete Shqiptare e cila del ne ate vend ne te cilin ti jeton te shkruash nje Artikull per nje padrejtesi e cila ty te ka ndodhur ku ne te jane te implikuara Shteti apo Administrata.Une do te desha te me tregoni nje Gazete Shqiptare ne Diaspore qe ka nje Rubrike ku te shkruaje ne lidhje me problemet e Emigracionit ne ate vend.Ne Zvicer nuk ka sepse ajo mbas disa ditesh do te mbyllej.
    Une do te beja vetem nje pyetje si shpjegohet qe vetem ne Shqiptaret e Evropes jemi problematike dhe jo ata te Amerikes?
    A nuk jemi ne te njejte?Pse ata kane ecur kaq perpara dhe ne ketu ne Evrope jo ?
    Pra pergjigjja eshte mese e qarte.
    Do tju desha edhe nje here zoti Qvick tju falenderoj per impenjimin tuaj,per interesimin dhe respektin qe ju keni per ne si popull dhe ceshtjen tone.
    Me respekt Harley

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe unë doja para një kohe që ta hapja një temë të tillë sidomos këto ditët e fundit kur në shtypin e huaj lexova disa intervista të Edi Ramës dhe disa qytetarëve tiranas që i kishin dhënë disa gazetarëve të huaj.
    Së pari, kryebashkiaku tiranas duke u munduar që të tregoj punën e tij bërë në Tiranë, shkonte aq larg sa që fokusohej vetëm në nxjerrjen në pah të vlerave negative tonat e të Tiranës.
    Kështu edhe ata qytetarët e tjerë nxjerrnin vetëm anët negative të shoqërisë shqiptare të pavetdijshëm për efektet negative që mund të kenë deklarata të tilla për turizmin, raportet e biznesit shqiptar me atë të huaj, investimet e huaja etj. kur ato lexohen nga të huajt.
    Është shumë e ditur se çdo shtet e komb ka anët pozitive e anët negative të veta, por seicili mundohet që të eliminoj atë negative e ti theksoj sa më shumë anët pozitive e kështu duhet edhe ne shqiptarët, e veçmas ne shqiptarët që kemi një kulturë kombëtare për tu pasur zili nga të gjithë.
    Të potencosh anët negative tuajat e të mbulosh anët pozitive tuajat me këto është një absurditet shumë i madh, prandaj kjo nuk guxon të bëhet as nga kryebashkiaku e as nga asnjë shqiptar, sepse jemi ne ata që ia shohim sherrin pastaj.
    Shqiptarët siç e cek edhe Ullmar Qwick shqipfolësi e miku i përhershëm i shqiptarëve, si një komb që ka njerëz të vet në çdo cep të botës dhe që flasin shumë gjuhë të huaja duhet të shfrytëzojnë këto për ti bërë reklamë kulturës kombëtare të tyret, por edhe shqiptarët brenda trojeve shqiptare duhet të shkruajnë sa më shumë shkrime pozitive për vendin e kombin tonë në gazeta të ndryshme të huaja për ta bërë vendin e kombin tonë sa më atraktiv tek të huajt, për të bërë sa më shumë të huaj që të vijnë të na vizitojnë sepse kështu jo vetëm që përfitojmë miq por edhe të ardhura materiale, pastaj edhe bizneset tona fitojnë partner të huaj, pastaj kemi edhe më shumë investime të huaja,pra me një fjalë përfitimet janë të gjithanshme.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une jam kategorikisht kunder sensibilizimit qe i duhet bere opinionit boteror per problemet shqipetare
    Perse duhet sensibilizim?
    Pastaj perse duhet shkruajtur neper faqet e shtypit boteror per Shqiperine, shqipetaret, historine e tyre ?
    Une kam mendimin se sapo te shkruajme dicka pozitive per Shqiperine ne nje gazete me tirazh dhe me fame te madhe, atehere gazetat e tjera te njohura boterisht dhe ndonje kanal televiziv i famshem do te na nxijne faqen perseri.
    Pastaj zoti Ullmar, ne Shqiperi dhe trojet e tjera shqipetare njerezit po vdesin per buke dhe me barkun bosh nuk mund te luftosh qofte edhe me pene.
    Keta "ambasadoret" qe jane neper bote i kane thene asaj Shqiperie, farwell(lamtumire) sepse duke qendruar neper forumet shqipetare, duke postuar dicka neper gazeta, ambasadoret shqipetare ne bote, humbin lidhjet me realitetin ne evolim.
    Sikur evropianet te na konsideronin ne shqipetareve si evropiane, sot shkombetarizimi i shqipetareve nuk do te kishte ndodhur kurre ose arritur deri ketu.
    Ne Evrope nuk ka evropiane, por atje ka demagoge, njerez qe kane humbur lidhjet me realitetin, egoiste, te paafte, te patundur ne qendrimet e tyre fikse.
    Shqiperia dhe shqipetaret jane problem i pashmangshem qe zgjidhet ne kete kontinent evropian por kur ky problem nuk merr rrugezgjidhje, atehere te sigurte ne vetevete mendojme dhe besojme se evropianet ndihen te pafat ne sajin tone (te shqipetareve).
    Megjithate nje fjale e urte popullore thote edhe keshtu

    Sa te jete budallai, ha i "mencuri"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Dua të bëj krahasime

    Lis, ti je i patundur si lisi në pesimizmin tënd. Debatuesit e tjerë nuk janë pa shpresë, por ti.... për mua je si një jehonë nga Suedia para 150 vitesh. Ti më flet si mjeku i qytetit ku bëra 17 vite të jetës sime, i cili në raportin e tij konstatoi se punëtoria e qytetit janë burra të degjeneruar, të alkoolizuar, pa ndjenja për familjet e tyre - vetëm me dëshirën për raki në tru...
    Bile bile në atë kohë, kur qanin foshnjet, u futën në gojë një leckë të lagur me raki, për ti rehatuar. E tillë ishte Suedia, një prej shteteve më të prapambetura në Evropë, sot një prej atyre më të përparuara! Lëvizjet popullore bënin punën e tyre - njërezit fitonin shpresë. Suedia në fillim të shekullit XIX ishte një shtet në falimentim - kishte humbur territoret përtej detit baltik, më në fund edhe Finlandën.... Mbretëroi varfëria, demoralizimi. Lëvizjet popullore - kundër keqpërdorimit të alkoolit, kundër shtypjes fetare (sundimit të kishës suedeze) dhe sidomos lëvizja punëtore - bashkë me të mirat materiale për eksport, hekurin dhe drurin, krijuan një bazë për përparim, për begati materiale dhe shpirtërore.
    Aman, a mos është i mundur një zhvillim i njëjtë në Shqipëri? Dhe ju, shqiptarët jashtë atdheut, së paku disa prej jush, do të kuptoni rolin tuaj si ambasadorë për vendlindjen tuaj. A mos vepronin Rilindasit në shumicën e rasteve jashtë Shqipërisë? A ishin të përfshirë të gjithë mërgimtarët shqiptarë në atë levizje patriotike? Sigurisht se jo, prapë pa lëvizjen e Rilindjes shqiptare nuk do të ekzistonte as ajo Shqipëri të gjymtuar që kemi edhe sot!
    Po pajtohem me ty, Lis, se parakushtet janë të dobëta, se njerëzit kanë hallet e tyre për të fituar minimumin për kafshatën e gojës. Kjo dihet. Por një gjë është e qartë: Me parafytyrimet tona kriijojmë një realitet! Me terror Enver Hoxha krijoi atë realitet që dëshiroi ai në Shqipëri, ishte një shtet sipas dëshirës së tij, në të cilin ai dinte të ushtronte pushtetin. Dhe dihet se realiteti ekonomik është faktori vendimtar (faktori që rrëzoi edhe diktaturat komuniste) por dëshirat, shpresat, përpjekjet tona kanë rëndësi vendimtare edhe për ekonominë dhe për zhvillimin e vendit. Duhet një gërshetim të lëvizjeve popullore brenda Shqipërisë dhe Kosovës (dhe për zhvillim ekonomik-shoqëror-kulturor do jo për një politizim të dëmshëm!) dhe përpjekje për të shtuar turizmin, industrinë e vogël etj në territoret shqiptare. Natyrisht gati 50 vite me një mentalitet shtypës totalitar ka krijuar një apati, një lloj bllokimi mendor, por duke krahasuar me Suedinë e skamjes para 150 vitesh, më duket se rruga drejt përparimit ekziston edhe për shqiptarët! Mund të gaboj, por jam nga natyra optimist.
    Ullmar Qvick

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Suedia para 150 vitesh dhe Gramshi sot

    Mjerimi dhe demoralizimi i Suedisë dikur më ra ndër mend kur lexova raportin e udhëtimit nga Gramshi në portalin e Komitetit Suedezo-Shqipar. Raportin e ka shkruar një anëtare e cila viziton vendlindjen:

    "Në parkun e vogël natyror para pallatit tim i cili kishte shumë driza, plepa dhe shelgje jane tani 5 kafe dhe njerëzit e papunë të cilët janë të shumtë e gjejnë shumë kollaj ngushëllimin te rakija e cila në Gramsh ka tradita të vjetra dhe bëhet si nga dellinja, marja meni, kumbulla dhe mbreti i rakisë rrushi. Bëhen tre a katër, marrin meze të thjeshta me pak djath të bardhë me pak qepe të njoma me dy tre fela domate dhe nqs kane pak më tepër pare edhe me një copë të vogël sallami, dhe të lumtur në lumturinë e tyre ia fillojnë muhabetit e kengës dhe patjetër që nuk vihet fare në pyetje nëse tavolina përballë apo komshinjtë që janë vetëm pesë metra larg në pallatin tjetër do të shqetësohen.

    Njeri nga ata që është tepër i njohur në Gramsh të cilit ia ka shumë qefin rakisë, doli shumë pa dëshirë nga lokali i cili do mbyllej dhe kur pa që binte shi, ngriti duart nga qielli dhe tha : A pse nuk bie raki por bie shi. Kurse varrmihësi i qyteti i cili është dhe ai nga ata që ia ka qefi rakinë dhe që një ditë bëri aq zhurmë sa komisari i policisë tha ta fusnin në polici derisa ti dilte rakija i tha komisarit: Ti më fut po une dal prapë, por po të futa une atje brenda nuk del më prapë.
    ..........................................
    Edhe në mjerim ka humor....
    Ullmar Qvick

  8. #8
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Neqoftese do botonje nje shkrim ne nje gazete, cfare do pretedonje te sensibilizoje me pare, Ullmar?
    Se jemi bij te Ilireve, dhe ishim pishtare te Kristianizmit(ne Evrope te jemi te sinqerte, sot e kesaj dite njerezit jane distancuar pothuajse fare nga feja dhe parapelqejne te jetojne si hebrenjte, gje e cila nuk korrespondon dhe perputhet me ato cfare ne deshirojme te shprehemi) ?
    Evropes nuk intereson Shqiperia.
    Kesaj Evrope i interesojne mardheniet me xhelatet e Evropes Lindore ,France-Rusi-Greqi-Rusi dhe asgje me shume.
    Ky eshte boshti qe kryqezon Shqiperine drejt per se drejti, gje qe shqipetaret e kane urryer historikisht.
    Shqiperia nuk ka aleate, vetem sepse nuk ka dashur te jete pjese e Evropes Lindore.
    Rruga e shqipetareve gjithmone ka qene rruga e Perendimit dhe per kete shqipetaret kane enderruar historikisht.
    Per sa kohe ne Shqiperi do te kete greke dhe serbe qe te udheheqin, shqipetaret mund te bertasin sa te duan.
    Ata duke bertitur vetem varrin i bejne vetes sepse fqinjet tane tashme i kane varferuar dhe asimiluar shqipetaret ne ate menyre, saqe kur te ju japesh ca para, pa nje pa dy te qellojne ne lule te ballit.
    Pse behet shaka me francezet, ruset, serbet dhe greket?
    "Shteti" shqipetar po i vret shqipetaret e tij ne Shqiperi, jo me qe nuk e can koken per ata shqipetare qe i ka debuar me deshire nga vendlindja.
    Pastaj ti nuk po e sheh fenomenin eksod me drejtim nga Turqia.
    Rruga ilegale per te shkuar drejt perendimit eshte bere kaq e veshtire sa duhet te llogarisesh edhe rrezikun me te madh, ate te jetes.
    Jane merzitur kaq shume me ne perendimoret, sa fatemiresisht ne shohim keto detaje te vogla per te kuptuar se cfare dashurie kane keta per ne dhe se a ja vlen ti ndryshosh imazhin Shqiperise, ne Perendim.
    Ne fund te fundit, edhe Evropa Perendimore na mbyll dyert, atehere kur kemi shansin te shkeputemi nga endrra e keqe bizantine.
    E ke pare ate humorin e Fadil Hases qe i binte gajres?
    Ja keshtu jemi edhe ne shqipetaret.
    Gjithsesi shume faleminderit per keshillat qe i jepni shqipetareve.
    "Miku i vertete te ndihmon kur je ne pike te hallit"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Baleta shkruan:

    ----------

    NUK NGATËRROHEN, POR DUAN TË NGATËRROJNË


    Më 12 tetor në “Gazeta Shqiptare” (f.11) është një shënim i vogël me titull “Kosovari “rrëmben” 24-vjeçaren te “Kanon”.’Bëhet fjalë për një ngjarje në një klub nate në Tiranë ku një djalë shqiptar nga Kosova me emrin Idriz Çovanaj qenka arrestuar nga policia me akuzën se ka dashur të rrëmbejë një vajzë që përmendet vetëm me inicilaet N.O..

    Po më datën 12 tetor për këtë ngjarje të kronikës së zezë ka shkruar edhe gazeta “Koha Jonë” nën titullin “Jugosllavi tenton të rrëmbejë tiranasen”. Për rrëmnbyesin e dyshuar “KJ” shprehte qysh nëfillim “ “Është banor i Tiranës, ndonëse shtetas jugosllav me kombësi shqiptare, lindur në Prizren”. Pra “kosovari” i “Gazetës Shqiptare” e cila ka parapëlqyër të theksojë më shumë identitetin krahinor të shqiptarit Çovanaj me banim në Tiranë deri tek gazeta “Koha Jonë” merr si identifikim kryesor “jugosllav” edhe pse n. kovaçi i “KJ’ që ka bërë shkrimin është i vetëdishëm se bëhet fjalë për një person me kombësi shqiptare, me prejardhje krahoinore nga një krahinë shqiptare dhe që banuaka në kryeqytetin e Shqipërisë. Shkruesi i shkrimit në “KJ” që i di gjithë këto gjëra duhet të dijë se nuk ka më “Jugosllavi”, se nuk ka më identitet individual e kolektiv “jugosllav”, nuk ka më shtetësi “jugosllave”. E dhe skudrat e futbollit e të sporteve të tjera tani qëuhen Serbi-Mal-i- Zi kur përfaqësosjnë “Unionin’ e këtyre vendeve. Por për gazetën “KJ”, Idriz Çovanaj i “Gazetës Shqiptare” është Idriz Çovanovi “ shtetas jugosllav” që ra në prangat e policisë së Tiranës”. “Gafa” të tilla nuk bëhen nga padijenia. Është një mënyrë e ligë për të krijuar sa më shumë çoroditje në mendjet e lexuesve, për të mbajtur të pranishme në propagnadën shqiptare fantazmën e “Jugosllavisë”, e të “jugosllavit”, për të thënë se po të jesh shqiptar nga krahina shqiptare e Kosovës je ende jugosllav, pra je qytetar e banor i Serbisë. Vetëm kështu me hilera të tilla mund t’i shërbehet tani politikës së Serbisë midis shqiptaëve.

    Një provokim edhe më ndyrë ka bërë TV “Klan” që kur dha lajmin dhe kronikën e demonstratës së rinisë e nxënësve të Elbasanit kundër provokimeve greke në Himarë me datën 12 tetor 2003 përmendi si “hollësi” se nxnësve elbasanas u printe një profesor shqiptaro-serb. Në emisionin e lajmeve të orës 19’30 nuk e fiksuam dot në kujtesë emrin e këtij “profesori shqiptaro-serb” që gjithsesi kishste mbimeër që mbaronte me një “viç”. Pritënm emisionin e fundit për të dëgjuar me më shumë përqëndrim. Por në emsionin e fundit ky lajm bashkë me kronikën ishte hequr.

    Marifete si këto janë të shpeshta. Asgjë nga këto nuk bëhet nga paaftësia profesionale, ose gabimi i rastësishëm i gazetarëve. Nuk duhet as përgatitje të madhe profesionale, as zgjuarsi të madhe për të shmangur të tilla ngacmime e gafa. Por këto bëhen qëllimisht për të ndikuar mbi mendjet e njerëzve. Dhe zakonisht janë gazetat e televizionet e dalluara për sulme antishqiptare që i bëjnë këto “gafa”. Janë këto gazeta e televizione që për vet nuk ngatërrohen aspak, por tentojnë të ngatërroijnë lexuesit, shikuesit e dëgjuesit e tyre.

    Abdi Baleta

  10. #10
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Shiko more Brari se mos nuk e njeh mire Baleten ti.
    Ai shpif qe dicka te ngelet.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •