Nuk kam besuar dhe nuk do te besoj asnjehere tek propaganda e planifikuar, jo se ajo nuk mund te japi fryte per momentin, por se ajo eshte e genjeshtert dhe shume shpejt me kohen do te zbehet, nenvleresohet, bile do te krijoje edhe nje kunderefekt ndaj nesh.
Propaganden me te mire Shqiperise ia bejne shqiptaret e suksesshem, te gjithe ata qe punojne e vazhdojne shkollen e larte njekohesisht ne Perendim, te gjithe ata qe krijojne imazhin e mire ne komunitetet ku jetojne, punojne e studiojne, te gjithe ata shkencetare, njerez te artit, muzikes, fese qe arrijne nje shkalle boterore njohje. Te gjitha ato momente ne histori ku shqiptaret manifestojne virtytet e tyre me te larta, sic ishte pritja qe shqiptaret ne RSH u rezervuan vellezerve te tyre te nje gjaku nga Kosova ne 1999. Nje popull i varfer qe e ndau varferine e tij me refugjatet nga Kosova duke mos i lene ne rruge te pastrehe e te pangrene.
Investimi me i madh qe do ti behej ceshtjes sone kombetare edhe vete te ardhmes se shqiptareve eshte ndergjegjesimi i shqiptareve ne ate shkalle qe keta te kthehen jo vetem ne propagandiste te rendomte por ne ambasadore te trashegimise sone te pafund historike, kulturore dhe artistike. Une nuk e harxhoj kohen time ne ndergjegjesimin e nje serbi se Kosova eshte toke shqiptare, por ne ndergjegjesimin e nje shqiptari qe Kosova eshte toke shqiptare, qe do te thote nuk duhet te jete preokupim vetem i atyre 2.5 milion shqiptareve ne Kosove, por i gjithe shqiptareve ne bote.
Vetem keshtu avancojne interesat tona kombetare.
Krijoni Kontakt