Ne qofte se ia thua ndonje fshehtesi mikut tend, mendo se edhe ai e ka mikun e vet
Ne qofte se ia thua ndonje fshehtesi mikut tend, mendo se edhe ai e ka mikun e vet
Life is not measured by the number of breaths we take, but by the moments that take our breath away.
zor te iua besoj te tjereve sekretet e mia, ama te te tjereve i ruaj me fanatizem![]()
"Miqve te mire" thuaji sekretet sepse kjo jua shton shoqerine, besueshmerine dhe respektin ndaj njeri tjetrit.
Pershendetje parafolesve,
Menyre me efikase per te mbajtur nje sekret tendin, sic u tha me siper, eshte te mos ja thuash njeriu. Megjithate njeriu ka nevoje te shprehet tek dikush, qofte prind, moter/vella, shok/shoqe, burre/grua, te dashur apo te dashures pasi te lehteson disi peshen e brenges.
Jam ne kundershtim te disa mendimeve te mesiperme qe sekreti do te dali heret a vone. Eshte e vertete qe kemi pesuar zhgenjime shoqerore por perseri vazhdojme te shoqerohemi me te tjere te bejme njohje te reja deri sa te gjejmi nje mik te vertete ku ndjenjat e skepticizmit veniten.
Njeriu pas nje kohe njohjeje arrin te ndaje se me ke ja vlen te shoqerohet me teper, kush do te gjindet prane ne gezime e hidherime, kush do te dije te te respektoje mendimet e tua dhe te kuptoje rendesine(ne kete rast) e ruajtjes se nje sekreti. Kjo eshte reciproke pasi dhe ti do jesh dhenese ashtu si dhe marrese.
E si do dilka sekreti kur ti ja thua njeriut me te afert qe ke?kur ti ate person e konsideron, e vlereson dhe e beson pak me shume se te tjeret?kur me ate njeri te lidh dicka me shume se thjeshte muhabetet pergjithesuese, por te lidh mirkuptimi dhe sinqeriteti plote shoqeror?kur e di qe ai njeri nuk do i shkele rregullat e nje shoqerie te paster?
Une personalisht kam nje mikeshe te tille. Gjate dites si une dhe ajo shoqerohemi me njerez te ndryshem pasi vemi ne shkolla te ndryshme dhe punojme ne pune te ndryshme. Qeshim, gezojme, mund dhe te ndajme ndonje hidherim momental me njerez te tjere por perseri per keshilla te kulluara ne pasterti, per nje shprehim te parezervuar dhe nje mirkuptim te plote te paparagjykuar, kthehemi tek njera tjetra.
Normalisht qe di te ruaj sekretet e saja sic di ajo te ruaj te miat. Dhe eshte pikerisht kjo besueshmeri fanatike si te thuash ky solidaritet fetar ndaj njera tjetres qe e ben shoqerine tone te patundeshme.
Vazhdim te mbare,
Kaltersi
Ndryshuar për herë të fundit nga KaLTerSi : 30-11-2003 më 18:51
Toleranca, eleksiri i lirisë.
Pse është kaq e vështirë të mbajmë një sekret?
Oscar Wilde pohonte se mënyra më e mirë për të përhapur një lajm është që të thuash se bëhet fjalë për një sekret. E përforcon këtë ide dramaturgu William Cangreve, i cili, duke bërë shaka thoshte: “E di që është sekret, sepse e kam dëgjuar të pëshpëritet ngado”. Bëhet fjalë për një paradoks, por që gjithsesi e ka një shpjegim. “Sekreti është si një zjarr që djeg ndërgjegjen tonë”, pohon Ferro, një psiko-analist i famshëm. Duke reflektuar rreth atij informacioni që ne e kemi quajtur sekret, kuptojmë se bëhet fjalë për një lajm që ka një identitet jo social. Mund të jetë diçka e qortueshme, apo një informacion që nxjerr në pah brishtësinë tonë, por mund të jetë edhe një mashtrim ose në rastin më të keq edhe një krim. Ta rrëfesh apo jo, kjo është një zgjedhje. Në rastin që dikush të zgjedh për të të thënë diçka të fshehtë, patjetër që do të ndjehesh i përkëdhelur në sedër, i rëndësishëm, i denjë për besimin e rrëfimtarit. Dhe pikërisht për këtë arsye fillon e ngre krye narcizmi ynë, kështu e ndjejmë të nevojshme t’u tregojmë të tjerëve se jemi ne të zgjedhurit për të mësuar lajmet pikante. Sa më interesant dhe ekskluziv të jetë ky lajm, aq më shumë ndez kuriozitetin dhe tërheq vëmendjen tonë. Pra, duket sikur të gjitha sekretet kanë të njëjtin fat, janë të destinuara të shëtisin gojë më gojë, duke u transformuar në thashethem. Në momentin që bëhemi pjesë e të fshehtës së tjetrit, fillon një kapitull i ri i marrëdhënieve me të. Që nga ky moment, miqësia ose do të konsolidohet, ose do të shkatërrohet. Sekreti i shpërndarë apo i mbajtur për vete shënon fatin e marrëdhënieve tona me njerëzit. Le të flasim pra në forumin tonë për këtë dukuri aspak sporadike… Fundja kujt nuk i ka qëlluar që të rrëfejë, apo t’ia rrëfejnë një sekret!
Kij kujdes, ta kam thënë vetëm ty!
Në përgjithësi kështu mbaron një rrëfim delikat. Dhe nga ky moment fillon një kapitull i ri marrëdhëniesh mes atij që e merr lajmin dhe atij që e jep. Por çfarë ndodh tek të dy këta individë në momentin që dinë të fshehta për njëri-tjetrin. Lexoni më poshtë:
Kur të thonë një sekret
Ndjehesh i kënaqur. Nga njëra anë je mirënjohës e nga ana tjetër ndjehesh disi i fuqishëm kundrejt atij që po të tregon një sekret. Tjetri kërkon mendimin tonë dhe në një farë mënyre tashmë ai është në dorën tonë.
Frikësohesh
A jemi të gatshëm të mbajmë një peshë kaq të rëndë siç është ajo e një sekreti? Eshtë e drejta jonë që të trembemi dhe të tërhiqemi përballë kësaj ngjarjeje, sidomos kur kemi të bëjmë me tema delikate, siç është tradhtia, kërcënimi, korrupsioni. “Nuk jam në gjendje të flas për këtë argument”. Kjo mund të ishte një frazë që mund të na shpëtonte nga ky moment delikat dhe ndonjëherë kompromentues. Natyrisht që ne e falënderojmë tjetrin që na zgjodhi ne për të na besuar, por megjithatë ne nuk kemi pse të mos e fshehim “impotencën” tonë në këtë rast.
Vë në lojë empatinë
“Mos u mërzit, një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua, një shoqja ime ka arritur të gjejë zgjidhje”. Këto janë fjalët që do të donte të dëgjonte ai që ka ardhur për t’u rrëfyer tek ne. Të kesh aftësinë që të gjesh çelësin e sekretit për ta ndihmuar një njeri që është në hall, është një gjë mjaft pozitive.
Kur thua një sekret. E pastron nga ndjenjat negative
Sa më shumë një mendim apo një fakt mbahet i fshehur, aq më shumë merr formë dhe ushqehet. Një antipati e fortë e parrëfyer ndaj dikujt p.sh. mund të zgjojë një kuriozitet të madh, apo të stimulojë ndjenja agresive. Dhe kur i thuhet një miku merr vlerën e një thashethemi dhe ridimensionohet.
Deklaron besimin tënd
T’i rrëfesh një sekret një miku, tregon stimë dhe afeksion për personin që ia thua. Eshtë njëlloj si të thuash: “Të konsideroj një njeri të besueshëm dhe mendoj se ti mund të më gjesh një zgjidhje.”
E lidh mikun mbas vetes
Psikologët e quajnë sekret manipulues. Njeriu që i tregon tjetrit një sekret, bën një lloj pakti me të: “Unë dhe ti jemi lidhur nga një konfidencë e veçantë. Miqësia jonë është më ekskluzive sesa ajo që mund të kesh me të tjerët”.
My silence doesn't mean I am gone!
kur lexoj gazeta marr vesh shum sekrete.
shkruesi ndoshta as qe e mendon se po nxjerr sekrete por sa me shume te mbulohen sekretet aq me shpejt dalin..
kur pash ne mengjez gazeten ZP nji dit para votimeve.. u tmerrova..
kta do vrasin thash..
ngjyrat e format qe i kishin dhene ate dite gazetes ZP ata mjeshtrat ishin paralajmerim i vdekjes..
sigurisht qe regjisoret nuk kan menduar se padashje po e dekonspirojne planin per masakra..
dhe ndodhi vrasja..
nji dit tjeter ne nje shkrim si gjysem humoristik per 8 marsin.. se si grate blejne burra.. perseri nje sekret doli padashje..
gazetari permend vipat qe morren pjese ne ate fare feste.. dhe un si lexues i rregullt gazetash vura re dicka shum interesante.. disa nga pjesmarrsit aty nuk ishin rastesisht.. ata njiheshin prej kohesh dhe se ato njohje nu jane ashtu kot.. njohje vipash per nji kafe apo nji flirt.. hmm.. mafi e cfar mafie aty..
se cfar spo e them tani..
degjoja dikur zerin e amerikes..
ishin 96-97-ta .. ditet kur dicka po ziente ne shpellat e ps-se dhe dicka po pergatisnin ata ne bashkpunim me shtete dhe agjensi te huaja..
degjoj nje nate elez biberajn..
menyra se si ai i ujdisi fjalet.. ne lidhje me situaten ne shqiperi.. me beri shum pershtypje..
ne ate koh nuk njihja kompjuterin e as kisha lidhje me internetin.. por kisha nje nr telefoni te zerit te amerikes qe e kisha shenuar kur ata e jepnin per degjuesit qe donin keshilla nga mjeku .. dhe i bie.. del elez biberi.. me ate zerin karakteristik..
biber i thash kemi pasur shum respekt per ty kur te degjonim ne vitet envero ramizoiste.. ishe si uj burimi..
pse cka tha tani..dhe ju drodh zeri..
tani thah te paskan blere.. dhe me ckuptoj i thash ja paski dhene driten jeshile xhelatve .. dhe do ta bekan shqiperine shkrumb e hi..
jo tha cesht ajo fjal..
e di mir ti thash cesht ajo fjale..por ti je vec porta voce se tjer mbi ty e paskan vulosur qe shqiptaret te shkojn prap nen sundimin e stalinistave..
turp te kini thash.. dhe mbylla telin..
skaluan as 1-2 muaj dhe u be m.uti shqiperise.. qe e dini te gjithe.. m.ut qe ska me i dal era kurre..
pra gjerat kuptohen edhe kur jan bere pesh pesh ne zyrat me sekrete te botes..
pra shum sekrete lexohen ne gazetat e perditshme por leximi behet mes rreshtash se.. ashtu.. tull fare.. nuk i nxjerr kush sekretet..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-03-2007 më 20:10
bese dhe fe sot nuk i ze as robes qe ke veshur dhe jo me tjetrit qe mund te te shesi per nje thesh "grosh".
VISI!
"Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"
une di t'ruj fshehtesit (sekretet= nga italishtja SEGRETI...nuk o mire t'kopjohet) e mija dhe ato t'shoqnis teme...ai njeri qe nuk di ti ruj fshehtesit o i papajekur...paqe e dashni people!!!!!!!
Kohet e fundit jam bo si prifti vine e mi tregojne mua te gjitha sekretet se e am bo aq veten sa te kene besim tek une,...gjeja e fundit qe do beje do sihte te nxirrja nje sekret nga historit e treguara nga shoket e shoqet
GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!
Krijoni Kontakt