Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime

    Mbi Kastriot Myftarajn dhe debatin Myftaraj-Baleta, Ferraj.

    Ka kohe qe ka filluar nje debat ne ceshtje politike e historike kombetare midis studiuesit Kastriot Myftaraj dhe dyshes Baleta-Ferraj.

    Para ca ditesh prokuroria e Tiranes i vuri byzylyqet ne dore z Kastriot Myftaraj ne baze te nje motivacioni se Kastrioti ne nje liber ka cenuar unitetin dhe ndjenjat fetare etj..

    Sot e paskan liruar nga burgu dhe gazeta shekulli paska nje shkrim:

    Le ta lexojme e diskutojme..

    ----------------


    Myftaraj: Jam thjesht studiues qė mendoj se rrėnjėt tona janė tek krishtėrimi dhe se myslimanizmi e ka lėnė Shqipėrinė pas

    Autori i librave anti-islam: S'jam terrorist

    Gjykata lė tė lirė tė akuzuarin pėr nxitje tė urrejtjes fetare. Avokati: U interesua edhe ambasada e USA

    Alma Ēuka

    TIRANĖ – Lirohet nga burgu Kastriot Myftaraj, shkrimtari i akuzuar pėr nxitje tė urrejtjes fetare. Dje gjyqtarja Anila Kristani, e cila njė javė mė parė kishte vendosur burgosjen e Myftarit, e la tė lirė atė me detyrimin qė tė paraqitet tek oficerėt e policisė gjyqėsore njė herė nė javė. Vetė Myftari mungonte (pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė transportit tė togės sė shoqėrimit) dhe u pėrfaqėsua nga avokati Marash Ibraja. Arsyet e ndryshimit tė masės sė arrestit pėr Kastriot Myftarajn, sipas gjykatės janė “shkalla e ulėt e rrezikshmėrisė dhe siguria pėr qėndrimin e tij nė vend duke qenė i gatshėm pėr t’u hetuar nga prokuroria”. Akuza pėr tė pandehurin nuk ėshtė pushuar, por ai do tė hetohet dhe mė pas do tė gjykohet nė gjendje tė lirė. Prokurori Granit Shahu pranoi gjithashtu lirimin e autorit tė dy librave kundėr islamit. Avokati Marash Ibraj, deklaroi pas vendimit se “i interesuar pėr lirimin e Myftaraj ishte edhe ambasadori amerikan nė Tiranė”. Ndėrmjet diplomatit tė huaj dhe avokatit Ibraj ka patur pėr kėtė ēėshtje edhe njė takim.

    Zoti Myftaraj, akuzoheni pėr nxitje tė urrejtjes fetare. Besoni se e keni kryer veprėn pėr tė cilėn jeni arrestuar?
    Unė arrestimin tim e prita me indinjatė tė thellė. Jam arrestuar nė bazė tė nenit 265 tė Kodit Penal, i cili ėshtė pothuajse i njėjtė me tė gjithė kodet evropiane. Nė bazė tė kėtij neni nė vende tė ndryshme tė botės janė arrestuar persona tė cilėt bėjnė pjesė nė organizata terroriste. Ky nen nuk ėshtė pėrdorur pėr libra, por pėr trakte tė cilat janė pėrdorur pėr tė rrėzuar njė pushtet. Me kėtė nen janė dėnuar anėtarė tė organizatave terroriste si “ETA” nė Spanjė dhe “IRA” nė Britaninė e Madhe. Po me kėtė nen tre ditė mė parė filloi gjykimi pėr anėtarėt e AKSH-sė nė Gjykatėn e Tiranės”.


    Librat e botuar prej jush kanė qenė shkaku i arrestimit. Ēfarė ju ka shtyrė pėr tė bėrė kėto botime?

    “Nė vitin 1998 kam nxjerrė botimin tim tė parė “Njė shenjtore pėr rekonkuista”. Me kėtė libėr kam dashur tė tregoj se si islamizmi duhet tė kthehet nė kristianizėm. Unė kam dashur tė tregoj gjithmonė se shqiptarėt duhet tė kthehen nė fenė e tyre tė parė qė ėshtė kristianizmi, fe e cila u ėshtė hequr me forcė. Nė lidhje me kėtė problem ka patur njė debat tė gjerė. Unė thjesht bėj pjesė nė krahun e studiuesve qė besojnė se islamizmi e ka penguar Shqipėrinė tė ecė pėrpara, por nuk jamė iniciuesi i parė pėr kėtė ide. Njė debat tė tillė ka bėrė edhe Ismail Kadare nė 3 mars 1992 nė “Lė figaro”. Kadare thotė nė kėtė debat se “Islamizmi ėshtė fatkeqėsi kombėtare e shqiptarėve”. Nė lidhje me kėtė, shqiptarėt nė Nju Jork, kėrkuan qė Kadareja tė shpallej njė “Selman Ruzhdie”. Pati edhe ndjekės tė tjerė tė kėtij problemi, unė mendoj se jam i fundit. Por i vetmi studim i plotė me referenca ėshtė libri im”.

    Vazhdoni t’i pėrmbaheni ideve tuaja?

    “Jam plotėsisht i bindur se nuk kam bėrė asnjė gabim. Unė nė librin tim vė nė dyshim dhe vetė shqiptarizmin. Sipas mendimit tim, shqiptarizmi ėshtė pasardhės i albanizmit. Por kur shqiptarėt u myslimanizuan ata u zhdukėn si tė tillė”.

    Kush mendon se ka ndikuar nė lirimin tuaj vetėm njė javė pasi gjykata ju la nė arrest?

    “Unė di qė ēėshtja ime ka kaluar nė shumė organizata ndėrkombėtare duke filluar qė nga OSBE dhe shumė organizata tė tjera tė interesuara pėr kėtė gjė. Edhe Ambasada Amerikane ėshtė interesuar pėr kėtė gjė. Unė ia thashė edhe prokurorit nė seancė gjyqėsore se ata qė nisėn ēėshtjen nuk e menduan se ēfarė reagimesh do tė kishin mė pas. Ata qė u interesuan pėr mua nuk kanė thjesht interes por edhe detyrim. Unė jam i vetmi autor nė Europė qė jam penalizuar pėr kėtė problem. Ky ėshtė njė paradoks nė rast se do ta krahasonim me botimet e Hitlerit “5 dollarėshe” tė cilat janė nė internet dhe nė duart e lexuesit edhe pse dihet se Hitleri bėri barbarizma. Bota e bėn diferencimin mes paraqitjes sė idesė me formėn e njė libri. Unė besoj se gjithė ky presion i bėrė ka patur interesin e vet”.

    Cili ėshtė personi qė ju kallėzoi drejtėpėrdrejt nė prokurori?

    “Kallėzimi ėshtė bėrė nga njė qytetar i thjeshtė tė cilit unė nuk ia mbaj mend emrin. Por unė besoj
    se nė kėtė ēėshtje ka shumė elementė tė ēuditshėm. Nė njė shtet ligjor prokuroria duhet tė ngrejė akuza mbi fakte dhe jo mbi denoncime vetjake”.

    Mendoni se ka diēka personale nė arrestim?
    “Unė nuk mendoj se prokuroria ka diēka personale me mua. Ne jetojmė nė njė shtet ku ndodhin shumė absurditete, ku kryeministri akuzon vartėsit e tij si kriminelė. Por kėtu veprojnė edhe shumė lobe tė huaja. Mendoj se arrestimi im pėr njė vepėr tė tillė ėshtė bėrė nga njerėz tė cilėt duan tė denigrojnė shtetin shqiptar. Unė jam arrestuar vetėm katėr ditė pas ngjarjeve tė Himarės. Jam i mendimit se segmente tė huaja veprojnė nė Shqipėri.

    Do tė vazhdoni tė shpėrndani idetė tuaja?
    “Sigurisht. Unė do vazhdoj tė thelloj me prova historike, teologjike, politike, gjeografike, se islamizmi nė Shqipėri ėshtė pengesa kryesore qė Shqipėria tė integrohet nė Perėndim”.

    Avokati tha se Ambasada Amerikane ka ndikuar nė lirimin tuaj. Keni dijeni?
    Nė datė 27 korrik i jam drejtuar me njė letėr tė gjitha organizatave ndėrkombėtare nė Shqipėri. Unė besoj se Departamenti Amerikan i Shtetit i cili nxjerr njė raport pėr tė drejtat e njeriut ka dhėnė njė ndikim tė madh nė ēėshtjen time. Dhe jam i bindur nė besimin tim se ėshtė detyrė e tyre tė vėzhgojnė nė lidhje me kėto probleme qė kanė tė bėjnė me shkeljen e tė drejtave tė njeriut. Besoj se departamenti amerikan ka patur pjesėn e vet nė lirimin tim.”.




    25/10/2003

    -------------------------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    Korrieri shkruan:

    ------------

    Nje idiotizem fetar dhe nje idiotizem penal.


    Nga Bashkim Shehu

    Para do kohe, u vu ne levizje procedura e ndalimit te librit "Nacional-islamizmi shqiptar" dhe e hapjes se ceshtjes penale ndaj autorit, i akuzuar si nxites i urrejtjes fetare nepermjet pohimit se feja islame qenka poshteruese per njeriun, sikurse u dukerka ne te renet permbys te besimtareve. Mendoj se ky veprim i organeve te drejtesise eshte po aq idiot sa dhe thenia e atij libri. Sqaroj se fjalen "idiot" po e perdor jo ne kuptimin fyes, "budalla" ose "hajvan" pak a shume, porse ne kuptimin etimologjik te greqishtes se lashte, qe do te mund te perkthehej, pak a shume, "njeri mendjembyllur". Eshte sinonime edhe me "ignoramus", fjale e latinishtes qe ka hyre ne anglishte nepermjet emrit te personazhit te nje juristi ne nje pjese teatrore homonime te shekullit XVII. Po i shqyrtoj keto dy idiotizma njeri pas tjetrit.

    Nga thenia e censuruar sic e citojne gazetat, ngjan se autori i librit e vecon fene islame nga fete e tjera ne aspektin e poshterimit te dinjitetit njerezor. Nderkaq, ne menyre analoge feja e krishtere ka gjunjezimin. Mirepo autori yne mund te pretendoje se gjunjezimi nuk eshte poshterues, perderisa djaloshi i dashuruar (normalisht, duke perjashtuar homoseksualitetin) bie me gjunje romantikisht para vajzes qe dashuron. Pra, Zoti i te krishtereve qenka Zot i dashurise. E ai i myslimaneve? A nuk biem permbys, shtrire fare madje, tek bejme dicka pa te cilen dashuria s'mund te jete e plote, pa njecike seks, pra? Se paku keshtu ndodh ne nje nga pozicionet klasike, shtrire te dashuruarit rrafsh, dystuar mire, me te vetmin ndryshim nga riti islamik se nuk shtrihen para njeri-tjetrit, porse permbi njeri-tjetrin. Megjithate, mund te kete edhe seks pa dashuri, do te pretendonte me njefare te drejte autori yne, denigruesi i islamit. Sidoqofte, verehet se ne dashurine romantike vetem mashkulli bie me gjunje (me perjashtim, ndoshta, te lesbianeve), sikurse edhe ne pozicionin klasik eshte mashkulli ai qe bie "barkas-shtrihu" persiper nje femre. Dhe eshte interesante se, ne kundershtim me te shembellyerit e dashurise (perjashto, normalisht, gay-t dhe lesbianet), edhe feja islame, edhe ajo e krishtere e perfytyrojne si mashkull Perendine, para te cilit bien permbys apo me gjunje perkatesisht - para nje mashkulli teper te moshuar e mjekerbardhe (edhe ketu, gerontofilia e skajshme perjashtohet, e denueshme nepermjet konsensusit nderfetar si perversion po aq sa edhe homoseksualiteti). Vertet, autori yne mund te ngulmoje ne te tijen, duke u gjegjur se feja e krishtere eshte mbrujtur fort nga elementi femeror, fale adhurimit te Virgjereshes Shen Meri (ndonese jo tek protestantet). Vecse perpara Saj, sipas rregullit te dashurise, vetem Shpirtit te Shenjte, qe e mbarsi, mund t'i lejohej te binte me gjunje. Me ane tjeter, autori yne do te na derrmonte me argumentin se konvertimi nga i krishtere ne mysliman, perkatesisht kalimi perfundimtar nga pozicioni romantik i gjunjezimit ne pozicionin e herepashershem realist apo materialist shtrire permbys, shpie sadokudo ne bjerrje te spiritualitetit.

    Nuk desha te lendoj ndjenjat e sinqerta te besimtareve duke blasfemuar. U perpoqa vetem te coja deri ne fund logjiken e autorit te librit te ndaluar dhe, paralelisht, gjithe duke ndjekur idiotizmin e tij ne menyre logjike, i mbyllur ne mendjen time- se vetem me ane te imitacionit mund t'i kuptojme njerezit mendjembyllur- te dialogoja duke perfytyruar argumentet e kunderta. Ne kete debat brenda mendjes sime, ngadhnjeu idioti i librit. Domosdo, perderisa ndoqa logjiken e tij. Dhe deshiroj te theksoj - perkunder kesaj logjike idiote, dhe duke perifrazuar Klod Levi-Strosin, sipas te cilit barbare jane vetem ata qe besojne ne ekzistencen e barbareve- se asnje fe nuk e poshteron dinjitetin njerezor, dhe se poshteruese per njeriun eshte stigmatizimi i Tjetrit te pergjithesuar, thjesht ngaqe eshte ndryshe.

    Idiotizmi i dyte, ai me karakter penal, ngjan te jete me serioz. Ne asnje demokraci te perparuar nuk denohet shprehja e qendrimeve dhe opinioneve anti- fetare, madje as edhe anti- klerikale, deri te talljet me simbolet dhe me institucionet e me vete Papen. Ne Shqiperi, ku nen diktaturen komuniste propaganda fetare konsiderohej krim kunder shtetit dhe kleri martirizohej burgjeve ose nen plumbat e skuadres se pushkatimit, nuk duhet te mburremi se garantohet liria e ndergjegjes nese tani eshte opinioni anti- fetar ai qe vihet nen goditje penale.

    Mund te thuhet se nuk kemi te bejme ne rastin konkret thjesht me pikepamje ateiste, te cilat, sikurse ne asnje demokraci, as shteti shqiptar nuk i ndeshkon, porse eshte fjala per denigrimin e nje feje te caktuar, e kjo qenka me keq se po t'i shash te gjitha fete, aq me teper qe behet nga pozitat e nje feje tjeter, gje qe sjell urrejtje fetare, e prandaj demton interesat e kombit. Kjo perligjje do te mund te qendronte vetem po te ishte autori i librit te ndaluar nje perfaqesues i larte i ndonje komuniteti fetar. Ai perfaqeson vetem veten. Dhe urrejtja qe mund te zgjoje tek besimtaret e ndershem, por jo te marrosur nga fanatizmi, nuk ka pse te jete urrejtje ndaj ndokujt tjeter pervecse atij vete. Por ketu nuk hyn ligji. Dhe ka pasur ne Shqiperi mjaft akuza publike ndaj te krishtereve si te tille ne emer te islamit, por jo nga autoritetet e fese myslimane- d.m.th., raste te peraferta me kete te librit te ndaluar, e ligji nuk ka vepruar, dhe me mire keshtu, sado te shemtuara ne egersine e tyre edhe ato shprehje opinioni.

    Shtrohet pyetja, perse ndodh tani nje interpretim kaq idiot i ligjit? Mos valle ngaqe myslimanet, apo me sakte njerezit me prejardhje myslimane, perbejne shumicen ne Shqiperi? Mua me duket se eshte dicka tjeter, perderisa ne Shqiperine plurale nuk ka kurrefare hegjemonie myslimane, as politike, as edhe kulturore. Me duket se eshte presioni i nje pakice fondamentaliste apo haxhiqamiliste, te ngushte, po teper agresive, se ciles i pelqen te paraqitet si viktime ngaqe nuk ka nje hegjemoni e tille, e pushteti gjyqsor thjesht genjen veten se po i qeteson. Sipas reflekseve te kushtezuara te nje tradite te shendoshe kombetare, pushteti gjyqsor nenshtrohet - me gjunje ose duke rene permbys - ndaj atyre qe me shume bertasin e hakerrohen.

    Bashkim Shehu

    P.S. Shpresoj se per kete shkrim nuk do te kem pasoja penale.



    --------- marre nga korrieri ---------

  3. #3
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    bravo te qofte o brar edhe ti u bere gazetar
    tani cfare do ti te bie une theniet e baletes
    Po mire o brar ato paguhen qe bejne keto libra
    kurse ti po i ben falas.
    megjithate vazhdo se po e hudh kanditaturen per gazetar forumi edhe ti .se Ju kam qejf juve qe bini shkrime copy paste te cilat mund te prekin ndjenjat e anetareve te forumit dhe te njerzve ne pergjithesi.Sepse ai kastriot myftaraj ka nje kohe te gjat qe shkruan kunder islamit sepse per kete paguhet nga duar te fshehta dhe nga gazetat e sherbimeve sekrete te huaja i japin emer qe populli te thote kush eshte ky kastrioti e tia lexojme librin qe ka shkruar.Lere pastaj pa ate prostituten tjeter oriana falacin qe nga tre fjale qe ka shkruar neper libra dy i ka banale.Prandaj i dashur brar mua sme pelqejne keto lloj temash qe hapni ti endonje tjeter si puna jote ne lidhje me disa artikuj gazetash te disa njerzve te shitur agjenturave te ndryshme sicc eke theksuar dhe ti ne shkrimin tend lart.
    Avokati Marash Ibraj, deklaroi pas vendimit se “i interesuar pėr lirimin e Myftaraj ishte edhe ambasadori amerikan nė Tiranė”. Ndėrmjet diplomatit tė huaj dhe avokatit Ibraj ka patur pėr kėtė ēėshtje edhe njė takim.
    Unė di qė ēėshtja ime ka kaluar nė shumė organizata ndėrkombėtare duke filluar qė nga OSBE dhe shumė organizata tė tjera tė interesuara pėr kėtė gjė. Edhe Ambasada Amerikane ėshtė interesuar pėr kėtė gjė. Unė ia thashė edhe prokurorit nė seancė gjyqėsore se ata qė nisėn ēėshtjen nuk e menduan se ēfarė reagimesh do tė kishin mė pas. Ata qė u interesuan pėr mua nuk kanė thjesht interes por edhe detyrim.
    Pra sic e shikon vete kete shprehje te nxjerre nga goja e kastriotit eshte se ate e kane per detyre ta ndihmojne struktura te cilave iu sherben.Une di shume njerez te cilet nuk dalin vete perballe po gjejne ndonje budalla dhe i japin disa dollare ne dore dha pastaj ai punon per to pa e ditur se cpo ben mjafton te kryeje detyren e caktuar nga qarkori .Por me vjen keq qe ti behesh bashkepunetor ne kete mesele pa marre asnje pagese.
    Pastaj do te ishte mire ti kishe lexuar te dy librat e baletes dhe kastriotit para se te bie kete artikull.Edhe degjo ti dhe shume prej anetareve te forumit Ne e madhshtojme Zoti me zemer dhe e nderojme fene familjen atdheun te gjitha keto per neve jane te shenjat dhe ne nuk lejojme njeri te na preki ne ndjenjat hde ne ate qe zemrat tona i duan .Por juve siu ben pershtypje sot se shaheni me njeri tjetrin me loj lafesh shajne Zotin ne forum dhe asnje se ven ujin ne zjarr dhe e quan veten besimtar kristian ose musliman.PRqa per te na kuptuar neve duhet te ndjesh ate qe ndiejme ne.
    Ja kush eshte kastriot myftaraj
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    E lexova me vemendje kete mesazh ,dhe me pelqeu shume shkrimi qe ka bere Bashkim shehu mbi kete ceshtje , dhe me nje here mu kujtuan fjalet e poetit tim te proferuar ; Kreshnik Ndreut ku thote;

    S’dua t’i dėgjoj mendimet e tua,

    Botėn siē ėshtė, e dua !

    ………

    Lėre Diellin tė ndriēojė

    Lėr mėngjesin tė agojė !



    Lėre shiun tė bjerė

    Lėre erėn tė fryjė

    Lėr qiellin tė bubullijė !



    Lėri zogjtė tė kėndojnė

    Lėr kuajt tė vrapojnė

    Lėri artistėt tė krijojnė

    Tė burgosurit tė ėndėrrojnė !

    Lėri fluturat tė fluturojnė

    Lėr rrufetė tė gjėmojnė

    Lėri tė gjallėt tė guxojnė

    Lėr tė vdekurit tė pushojnė !



    Lėr delfinėt tė notojnė

    Bixhosēinjtė tė fitojnė !

    Lėri vullkanet tė shpėrthejnė

    Lėr racistėt tė urrejnė

    Politikanėt tė gėnjejnė !



    Lėri lumejtė tė rrjedhin

    Lėri pleqtė tė pjerdhin !



    Lėr fėmijėt tė lodrojnė

    Lėri studentėt tė studiojnė

    Lėr mėsuesit tė mėsojnė

    Klerikėt tė predikojnė !



    Lėri ushtarėt tė luftojnė

    Patriotėt,atdheun tė mbrojnė

    Lėr doktorėt tė mjekojnė !



    Lėr trimat tė vdesin

    Lėri frikacakėt tė dhjesin !



    Lėr turistėt tė shėtisin

    Lėr gjumashėt tė dremisin

    Lėri kopracėt tė sodisin !



    Lėr tė zgjuarit tė mendojnė

    Lėri punėtorėt tė punojnė

    Lėri pėrtacet tė pushojnė

    Lėri tė varfėrit tė jetojnė

    Lėr tė pasurit tė shijojnė !



    Lėri duhanxhijtė tė tymosin

    Lėr pijanecėt tė dreqosin

    Lėri frutat tė piqen

    Lėr virgjėreshat tė digjen !



    Lėre barin tė rritet

    Komshiun tė habitet

    Dashnorin tė vuaj

    Lėre poetin tė shkruaj …

    …………

    S’dua ti dėgjoj, mendimet e tua

    Botėn siē ėshtė, e dua !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 30-11-2003 mė 08:40
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Puna eshte se ai bashkim shehu ngatarron seksin romantik me teologjine dhe artin e te perulurit ndaj Zotit.Per kete nje sqarim te shkurter.

    Adhurimi qe bejne muslimanet dhe qe eka prekur kastrioti ne librin etij qe keto as ekane lexuar eshte se ai e quan poshteruese per njeriun qe ti perulet Zotit sic perulen muslimanet ne toke.Sepse sipas kastriotit me shoke qe e kane shpallur veten Zot dhe nuk duan ta ndiejne madheshtine e Zotit Njeriu duhet ti perulet krijesave dhe jo Zotit ose femrave .Dhe Se Zotit i perulen cka ne qeij dhe ne toke dhe vet kastrioti me hijen e tij por kete nuk e kuptojne.
    Adhurimi dhe renia me koke ne toke ndaj Zotit ka nje filozofi ne vete.
    Pra me dy pjeset qe njeriu i konsideron me te larta ne qenien e tij dhe me to shprehen ndjenjat e mendjemadhsise Balle larte ose hund perpjete keto te dy pjese muslimani i nderuar i ve ne toke ne piken me te ulet te perkuljes per te treguar madheshtine dhe respektin qe ka ai ndaj Zotit.Per te treguar se ai sinqerisht eshte i nenshtruar Zotit dhe e adhruon ate me perkuljen me te madhe.Dhe ndalohet kjo perkulje ndaj mbreterve zullumqare dhe krijesave te tjera.Po keshtu eshte lutur dhe jezusi dhe profete te tjere duke u permendur ne bibel
    Dhe si shkoi pak perpara jezusi ra me fytyre ne toke[mateu ]
    po keshtu ne shume pjese biblike tergohet perkulja e profeteve ndaj Zotit .Pra perkulja eshte nderim qe njeriu i ben vetes se tij duke ia nenshtruar krijuesit te tij dhe shejtaneve si kastriot myftari me shoke e shoqe.

  6. #6
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Edhe sme pelqen hipokrizia dhe urretja qe fshehin disa njerez ne forum te cilet ketej predikojne bashkim fetar ne forum dhe ketej perkrahin kastriotin dhe bashkim shehun qe perhapin urretje fetare dhe poshterim ndaj nje klase te caktuar njerzish.Po prape Njeriu eshte armik e asaj gjeje qe nuk e di
    Epo ta kishin lexuar librin hajde me por pa lexuar asnje liber.
    Pastaj bota ka brenda saj dhe njerez te keqij dhe njerez te mire dhe ska se si nje njeri ta pranoje boten me te keqia vetem se po qe i keq vete dhe e do te keqen sidomos kur do ta pranoj boten me padrejtesi dhe korupsion me kembet etua bie brenda po do ta qendis nje vjershe ty me emrin hipokrezi e ke emrin ti..


    thote Allahu ne kuran
    "O ju besimtare mbani drejtesi qofte ajo edhe kunder deshirave tuaja dhe te afermeve tuaj ....."
    Prandaj meqe brarin e kam mik dhe ty armik te mbaj pak krahun e brarit.As ma ndien fare qe egziston ne kete toke.Secili njeri ia ben vetes mua skane cte me bjen me mjafton kenaqesia e Zotit tim per perpjekjen ndaj largimit te keqes dhe triumfimit te mires.
    Dy rruge ka ose do ta arrije ne kete bote ose do te pergezohem me punen time ne xhenetet e tij .Pra ska humbje per mua ashtu sic nuk ka pas humbje per profetet te cilet u vrane u poshteruan vetem se predikonin drejtesine hyjnore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    degjo AHMED ..ceshtjet fetare mos i ngatrro me interesat hegjemoniste..

    Nji dit bleva ne nje dyqan arabesh..

    Ne cante futa nje kolinoz dhe ne fatur arabi kishte shkruar dy..une futa ne cant nje kile sheqer e arabi kish fut ne fatur 2 kile etj etj..
    I thash pse mashtron..a shkon ne xhami e falesh..apo shkon me la gjynahet qe ben gjat dites me ndergjegje..

    Feja eshte dicka shpirterore dhe i vjen natyrshem njeriut..
    Natyrisht se dhe mesime fetare duhet te kete por jo sikurse i mesojne ne ca vende muslimane femijet qe te din permenc syret e Kuranit e i rrahin ose i bertasin deri ne trembje..

    Te vleresojme Boten e sotme me mendimet e sotme dhe jo me fraza te vjetra duke i maskuar kuptimet per interesa SADAMESh e Bin Ladenash..

    Mund te jemi kunder shume cfaqjesh te shoqerise perendimore por jo te edukojme urrejtjen per Perendimin sepse po vem perball dy Pjese te Globit e kjo sjell luftra e tragjedi..
    Cdo behen ata mijra femije qe me bark bosh mesojne nen kerbacin e mesusve te mjere Kuranin si papagaj ne tufe ??
    A do jen ata Njerez me sy te hapur e mendje te fresket qe te dallojne ngjyrat e ksaj Bote ashtu si Natyra na i fal e te shijojne vlerat e njerzimit te cilat krijohen dhe ne lindje dhe ne Perendim apo do jene kontigjent Robot per Bin-Ladenizmin?

    Shikoni perpa o Ahmedat tone..e mendoni thelle..

    Dje e shanit Qosjen se nuk falet e sot e citoni kur ai shan Rugoven pse nuk paska shku shpesh ne Xhami e se po simpatizon Papen..

    Une e postova shkrimin e Bashkim Shehut qe te kemi ktu shum pikpamje e te diskutojme pastaj per kto probleme..

    Mos e shiko me sy te keq pse XHEFRI u interesua per Kastriot Myrtajn..
    Aty Xhefri ka bere nji akt njerzor qyteterues sepse ne Shqiperi nuk eshte e hijshme te arrestojme dike per libra..

    Kastrioti mendon ashtu ti keshtu e tjetri ashtu-keshtu..

    Para Muhamedit ka thene KONFUCI-usi..i Kines se lashte:


    Le te lulezojne 100 lule e le te konkurrojne 100 shkolla..

    Vet Natyra na ka dhene mijra lule e lloje bimesh..miljona insekte e lloje peshqish..mijra bakterie e mikrobesh e miljona lloje mendjesh..

    Kapak i duhet vene Vrasjeve e jo pikpamjeve.. Ato duhen lene te lodrojne si rete ne qiell e ne ti kundrojme e ti kuptojme..

    PSh ne Kosov duhen arrestuar e denuar vrasesit qe vran Sabadeten..motren tone..e te cilat ti Ahmed Fetari i perkrah meqe shikon ne kto vrasje se Autoret jane te dirigjuar nga dikush qe nuk do Rugov Katolikun..

    Jo Ahmed jo..

    Alb ti e di se te kam xhan por ne kto ceshtjet fetare mos hyr se jan shum te thella e Poetet tone si ai qe sjell ti nuk din kurgja..

    Kastrioti o Ahmed nuk merr para nga askush e mos shpif..sepse as une nuk them se Baleta merr para nga Arabia..
    Duhet te rezervohemi..

    Baleta duhet te pranoj si burre nji gje se Kundershtimi qe ai ka bere ne OKB athere per NAN Terezen ishte direktiv e Enver Stalinismit e jo si Protest atdhetari nga Abdiu..

    Nuk i themi gje Abdiut pse ne ate kohe hidhte at Valle por sot ai nuk ka arsye te hedhi balt mbi Nan Terezen..

    Kombi yne eshte ne nji rrug te gjat e te Veshtire dhe ska pse futet aspirata e tije ne asnji KLLAp a Zinxhir fetar ..
    Rugova duhet te jete i liruar nga cfaqja e fanatizmave qofte Kristiane apo Muslimane e per kte duhet mirkuptuar..
    Nje musliman atdhetar ska pse i permend Rugoves pse ai feston krishtlindjet.. ashtu sikurse nje Katolik e ortodoks Shqiptar ska pse ti thote pse ti Rugov pershendet Bajramin..

    Toleranc..Gjenesi e mirkuptim duhet AHMEd sepse ashtu jan punet tona kombetare e sociale.. te pa mbaruara...e ne pik te hallit.

    Rugova po ben nji luft dhe kjo luft ka nji qellim.. Kosov pa sundim nga Shkjau Barbar i cili na mbyti krejt para 5 vjetesh..
    eperderisa NATo e Krishtere na Shpetoi nga Shkjau i "krishtere" ne duhet te jemi mirnjohes..
    E RUGOVA din mire cka ban sepse ka pas mesues Fehmi Aganin ..kupton ajo..


    E din kush ka qen Fehmi AGANI??????

    Njeriu ma i mencur i KOSOVES..ka qen i ngrati e i miri Fehmi. te cilet para se ta vrasin SERBET..e kishin vu ne list per ta vra Hashimat e Qoses..

  8. #8
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    kosova per mua nje burre ka pas e ai ka qene Adem Jashari burrat etjere te kosoves ti si njef sepse jane pa emra por i di une se ikam taku vete ne kampet qe une i shrbeja kosovareve dhe i mbaja femijet i tregoja per fene dhe sesi duhet ta mbrojne token e tyre.E ne keto kapmpe kur kam pas taku shume kosovare kam taku dhe ato rambot qe ti i sheh neper filma sot dhe ato ishin ne realitet rambo.Njeri prej tyre nga mitrovica ishte plagosur dhe kishte ardhe ne kamp tek familja dhe me tha teksualisht se kane qene 12 vete dhe i kane ren kampit serb me 2000 ushtare brenda dhe ta shikoje ti dhe uck se cdo te thote musliman i ndershem qe e do atdheun.Pra per kukulla politike mos me fol mua por foli njeriu tjeter.edhe feja nuk perfaqesohet nga bin laden dhe sadame dhe arabe por nga kurani.Prandaj nese nje arab shet droge nuk eshte faji i fese o brarrrrrrrrr por e ka fajin njeriu Sa per sjhoqerine perendimore mos me trego mua por tergoji ndonje tjetri se une i di mire vlerat e saj e shikon si eshte bere sot kosova mbushur me prostituta dhe droge.Apo jeton ne hene ti zotrote.Per mua qose e me shoke e rugove nuk kane rendesi sepse nuk shkoj drejt njerzve por drejt Zotit dhe mundohem mos behem tifoz i politikes kurve kur duart te fshehta vene dhe heqin here pas here.Po ti seke idene per shume gjera o brar ti se di kush e pruri 97 ne shqiperi do ta lexosh nga nje reviste boshnjake citimin e Sali berishes se kush i ndertoi fjadet .Qe te mbushte mendje sa na duan ne .pastaj mos me fol per politike spse une jam asnjanes mirepo argumentat e njerit ose tjetrit qe mund te bie ty patjeter do te me fusesh ne ndonje klan.Prandaj une di shume gjera qe ti se ke marre mundimin ti mesosh e di dhe per minireren e Trepces pse ju la e di dhe per takset loder ne kosove qe nato bombardonte dhe per spiunlluqet brenda natos ne favor te serbeve.Ohu ska kohe te citoj se seshte dhe tema ketu prandaj mos u be gazetar pa para dhe te biesh artikuj qe se ke idene se per cfare flasin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    Ahmed !

    Kur Shqiptaret e perzan nga Serbia ja msyn kufirit ne Han te Elezit e dolen ne kampet e Stankovacit te derrmuar e sakatuar e te uritur e te tronditur kam pare disa djem shqiptar te ilirides te cillet me perkushtim e heroizem kan shperdare buk uje e veshje per ata te Kosoves..
    Ne se i njeh ata djem pershendeti se jan vertet heronj..
    Sa per ate Rambon..mos beso se ska ndodhur asnjihere qe 12 rambo tonet te ken sulmu ndoj kamp me 2000 ushtar serb..


    Po thue se nuk je me asnji Parti por ne disa shkrime ke qen shum partiak.

    Adem Jashari nuk asht i vetmi burre i Kosoves por nje burre i Kosoves.
    Ai ishte nji fshatar pa kultur ushtarake e te tille ka plot Kosova.
    Ai pranoi te filmohej nga ca pisa te LPK-s gje qenuk duhej ta bente se kjo bie ndesh me principet ma te thjeshta te ushtarakut ose luftarit.
    Ata qe lavderojne Ademin dhe e ngrejne ne qiell nuk e duan Ademin por kan qellime te ulta politike.
    Ademi duhej te kuptonte se kur merr pushken me luftue SERBINE duhet konspiracion i madh qe armiku sa me pak te ket dijeni per luftaret e cilesite e forcen e tyre.
    Ademi eshte tradhetuar nga LPK istet enveriste te cilve u interesonte jo nje lufte burrnore kunder Serbise por nji loje "lufte".
    Ademi ishte luftar qe nuk i interesonte Partia por idea se Shkau do plumb.
    Kjo ide ngelet ide ne se luftaret mbeten vec nji grusht Komitash e nuk bahen mijra e mijra.
    Vetem nji ushtri e madhe e forte mundet ta mund Serbine e kjo Ushtri kerkon Ushtarake te kulturuar e don Strategji, fshehtesi gjat pergatitjes e befasi ne Goditje kunder armikut.
    Prandaj filmimi i Ademit nga kamerat e Aventuristeve te LPK dhe cfaqja e videos neper Tv me ceten e Ademit ishte dekonspirim i asaj pergatitjeje te vogel te deri athershme dhe nje sabotazh i madh mbi fatin e vet idese se Luftes.
    Naiviteti i Ademit qe pranoi te dekonspirohej duke u filmuar dhe djallezia e Filmuesve qe ta reklamojne Ademin ne ekranet e Lajmeve te Botes solli Masakren e Prekazit.
    Serbia natyrisht qe i mbante sy e vesh hapur me dit cka po luan ne Drenic e Kosov dhe natyrisht do gjente rastin te bente Goditjen vdekje prurese..
    Luftari Vizionar kupton se ARMIKU mundet me luftar te gjalle se vetem i gjalli luan gishtin e pushkes..
    Ademi nuk u mbrojt nga ata far shokesh te cillet "hupen" per cudi ato dite dhe beri gjithashtu nje gabim te pafalshem qe ne veprimet e tij luftarake nuk llogariti se Forca e Gjalle e Popullit nuk duhet ti ekspozohet bajonetes e plumbit Serb por duhet mbrojtur per sot e mot.
    Ademi duhej te mos afrohej fshatrave me banor por me ceten e tij te ishte dikund ne pika strategjike e jo i mbyllur ne Shtepi mes 40-50 grave, fmive e te rijve..
    Serbia nuk i kursen plumbat per burrat e grat Shqiptare per pleqt e femijet Shqiptare e kte duhej ta dinte Ademi.
    Serbia ka plot fabrika qe prodhojn plumba e arme e kjo do te thote se nuk kursehet ne municion kur eshte fjala me cfaros Shqiptaret e kte duhej ta dinte Ademi..
    Por ngjarjet jan te tilla qe dhe ne se ka dit dicka nga Lufta Ademi ato ngjarje jan sjelle ne at menyre qe Ademi ka qen vetem objekt i nje loje qe nga te tjere kaqen e kurdisur.
    Ata qe e kan kurdisur ngjarjen nji dit do dalin por eshte vone...30-40 femij e gra u masakruan..
    Pra Ademi eshte zbuluar qofte si nji far komandosi qe ban aksione e qofte si vendodhje e une besoj se kjo eshte bere me qellime te caktuara nga LPK me ane te videos se cfaqur ne Ekranet e TV ose direkt ne forma spiunazhi..por kjo tashma iku se fakti eshte seSERBIA erdhi...e mbajti ne rrethim e gjat ktij Rrethimi asnji njesit luftaresh nuk ju gjend pran Ademit ose qe ti godiste Serbet ne Shpine e te lehtesohej Ademi ose te pakten femijet te shpetonin..
    Policia Serbe kru punen pa asnji veshtirsi dhe ne rrenojat e Jasharajve mbeten 40-50 shqiptar te vrare e kjo quhet humbje..e jo fitore..

    Sot Familja Jasharajve mbahet nen nji rrethim e izolim te hekurt prej PDK-LPK-istave qe nga te mbeturit gjalle te kesaj familjeje te mos ndihet asnji ze proteste e asnji akuz mbi de-konspiruesit qe derdhen lot krokodili per Jasharajt e mbushen xhepat me euro -dojc markat e Videokasetave te Shitura ne Diaspore..

    Enveristet e PDK LPK dine se si izolohet dikush qe te mos guxoj te baj Ciu sepse kan mesuar nga ustallaret e Tiranes..

    Shembull eshte Sabaetja e cila u vra pikerisht se dicka mesoi mbi vrasjet e vrasesit..

    Kaq per sot..

  10. #10
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Sa per ate Rambon..mos beso se ska ndodhur asnjihere qe 12 rambo tonet te ken sulmu ndoj kamp me 2000 ushtar serb..
    Po kur nuk rri me burra nuk ke si ti njohesh se kush jane po te mjafton haracina si shembull apo dhe kete se pranon.


    Policia Serbe kru punen pa asnji veshtirsi dhe ne rrenojat e Jasharajve mbeten 40-50 shqiptar te vrare e kjo quhet humbje..e jo fitore..
    Brar me vjen keq por nese ti mendon se kur vritesh per lirine dhe mbrojtjen e nderit tend eshte humbje mos dialogo me mua.Se per mua keto jane deshmore dhe jane me te mire se ato qe jane gjalle e rrine neper kafe e bejne llap-llap kot.Spo e zgjas me me koment se sme interesojne lpk e uck e tanishme e as ato politikanet e kosoves dhe shqiperise .As du tia di a jetojne apo jo .Me shume me intereson populli i thjeshte i cili duhet kultivuar me ideale dhe parime hyjnore pastaj do ta shikosh se kush e mertion te udheheqi popullin.
    Hajt tung

  11. #11
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    A dhe dicka qe se ske pas mundesi me e dijte ,Prandaj mos me thuaj qe ishte humbje vrasja e shqiptareve ne lufte me serbin.
    Feja liria, drejtesia dhe nderi Jane si nje anije qe lundron ne nje det me gjak nese pushon gjaku i derdhur per ruajtjen e ketyre atehere anija do te shkatarrohet neper shkembinj.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 12 postime
    Interesi, interesi, dhe vetem interesi zoterinj.UTILITARIANISM eshte fjala kyce. Mendimi praktik, larg emocioneve apo bindjeve pasionante pa brum.

    Fitojme gje nga islami? JO. Kemi ndonje te mire prej tij ne cdo fushe qofte? JO. A na sherben ky besim ne ne ndonje menyre? JO. A jemi ne shoqeri natyra e se ciles pranon normat dhe rregullat e kultures islame ....JOOO.

    Atehere per cfare e duam kete kulture apo moral? Pse te mos te mendojme si amerikan, nqs s'na hyn ne pune HIDHE POSHTE, mos humb kohe, energji dhe vullnet per te rregulluar dicka qe eshte pertej shpreses, kalo tek tjetra.

    Ja keshtu edhe ne po harxhojme kohe, energji dhe vullnet per ta rregulluar islamin me synimet tona perendimore, dy gjera qe nuk shkojne, qe nuk mpleksen, qe nuk puqen. Jemi bere nje shoqeri qe sillet si nje specie e ndermjetme, si i thone llafit, as mish as peshk, edhe europiane edhe aziatik, me mbrapa se i pari pro me perpara se i dyti, qenie hibride, e mediokre, qe pendohet kur ecen drejt perendimit per ti bere qejfin bishtit te vet ne lindje. Dhe kjo e gjitha ne emer te nje kulture arabo-evgjite. Ec e merre vesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 02-12-2003 mė 15:23

  13. #13
    .
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,012
    Faleminderit
    0
    64 falenderime nė 55 postime
    Ne mbeshtetje te shkrimit te mesiperm, do te kujtoja nje shprehje qe eshte thene shpesh me perpara; se "Shqiperia eshte ura e kalimit nga lindja ne perendim". Po shqiptaret vete ku jane? Dihet qe mbi ure nuk jetohet dot (nen ure edhe mbase )dhe nuk ndertohet shtepia. Me sa dime shqiptaret e kane bere zgjedhjen e tyre - perendimin.

  14. #14
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    288
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kuptohet, qe shqiptaret do te dine ta beine vet zgjedhjen, dhe pa u "shtyre" nga nje morral dhe arsye( pavarsishte se i drejte)ku shquhen nota urreitje dhe rracismi karshi popujve dhe besimeve te tyre.

    shendet..........

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Mosha
    45
    Postime
    738
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Perendimi osh e ardhmja jon. Se kuptoj ca pune kena ne me arabt, callmat, ferexhet e ku di un. Ne jemi liberale e tolerante dhe sna lidh asigjo me arabt. E ka beku zoti Evropen Perendimore dhe do zoti i bashkohena sa me shpejt.

Tema tė Ngjashme

  1. Kastriot Myftaraj dhe fryma qė nxit urrejtje fetare
    Nga AIPR nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 349
    Postimi i Fundit: 01-03-2012, 13:40
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 10:54
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Kastriot MYFTARAJ per Dosjet..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 09:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •