Close

Rezultati i Sondazhit: Cila është zgjidhja e krizës shqiptare?

Votues
93. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Dorëheqja & zëvëndësimi i kryeministrit Nano

    18 19.35%
  • Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

    20 21.51%
  • Krijimi i një qeverie teknike gjithëpërfshirëse

    8 8.60%
  • Të gjitha alternativat më lart

    24 25.81%
  • Kriza nuk ka zgjidhje

    4 4.30%
  • Shqipëria nuk është në krizë

    13 13.98%
  • Nuk e di

    6 6.45%
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #-9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Cila eshte zgjidhja e krizes qeveritare ne Shqiperi?

    Sic mund te jeni ne dijeni, situata politike ne Shqiperi eshte pershtjelluar ndjeshem pas zgjedhjeve lokale te 12 tetorit qe ishin premtuese por u mbyllen me kontestime dhe verejtje te mprehta te vezhguesve nderkombetare.

    Krahas kontestimeve zgjedhore, situata politike ne vend eshte pushtuar edhe nga kriza politike brenda partise socialiste qe dje coi ne rrezimin e dy dekreteve presidenciale ne parlament per zevendesimin e dy posteve ministrore boshe ne qeverine Nano.

    Ne nje situate te tille, ne po hapim nje sondazh per tu njohur me mendimin tuaj mbi gjendjen e krijuar, ke fajesoni per krizen, cila mendoni se eshte zgjidhja prej daljes nga kriza.

    Ju ftojme qe te votoni dhe shoqeroni voten tuaj edhe me nje koment ne kete teme ku pasqyroni mendimin tuaj per krizen ne vend.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #-8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Votova, "Të gjitha alternativat më lart" sepse e shoh dhe mesa lexoj larg prej Shqipërisë se PS-ja ka hyrë në një rreth vicjoz në të cilën të dyja palët e saj janë të vendosura ta shtypin njëra tjetërën.

    Është në mentalitetin e shqiptarit kokëfortësia, dhe sidomos dëshira për të qënë i pari dhe për të patur pushtetin, ndaj siç duket... PS jo se po vetvritet pa asnjë arsye, jo kot së koti thjeshtë sepse metistët dhe nanoistët duan pushtet...

    ... por nuk është mirë e bukur sepse të dyja palët (Meta-Nano) akuzojnë njëra-tjetër për korrupsion, por nga asnjëra forcë, qoftë edhe Prokuroria si institucion i pavarur nuk shikojmë që korrupsioni të goditet.

    Tani nga kahu tjetër shofim forcën e popullit që kësaj here po përfason fuqinë e drejtësisë, e cila rregullisht duhet të punoj në Prokurori për të gjithë popullin. Por ajo po punon në saj të votës që duket se PS-ja po e humbet anëmbanë Shqipërisë. Është një përgjigje e qartë kjo, jo kot së koti e popullit të lodhur nga emisionet Live të akuzave që bëhen në KLD-në e PS-së për korrupsion dhe trafiqe. Votat sot janë në vëzhgim më të rreptë të OHDIR-it dhe këta komisionerë janë të përgatitur për të kapur manipulime. Pra vjedhja e votave nuk fshihet dot më!

    Unë parashikoj se qeveria do të bjerë, mbase rreth një harku kohor dy mujorsh. Do jetë një mësim i mirë për PS-në por edhe për PD-në dhe gjithë Shqipërinë.

    Shpresoj që në zgjedhjet e parakohshme mbarvatja të shkoj më mirë se në kto zgjedhjet lokale të 12 Tetorit, dhe gjithashtu që PD-ja të gjej njërëz të aftë që ta drejtojnë R.SH.-në

    Sidomos, mos të joshet me korrupsion!

    Drini.

  3. #-7
    ABC Maska e bicjani
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    mondoj se zgjidhja e krizes eshte e carte .ps po pregatit terrenin per te krijuar ne poull imazhin se nje pjese e ceverise eshte korruptuar .CE NJERA PALE TJA DOREZOJ PUSHTETIN TJETRES DHE POPULLI TE FAJESOJE NJE PJESE TE PS .MEKETE LOJE AJO DON TE MBAJE PERSERI PUSHTETIN
    PRA AJOPO E PREGATIT VETE TERRENIN PER TE PATUR TE TILLA MOSMARRVESHJE PRA NUK ESHTE KRIZE
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Moderatori ka harruar qellimisht nje zgjedhje, tipike pe PS gjithe keto vitet e fundit:sheshimi i mosmarreveshjeve ne te ardhmen duke krijuar nje kabinet te ri socialist. Nuk e dorezojne pushtetin aq lehte socialistet se jane mjeshtra te unitetit, sado falls qofte ai.

  5. #-5
    i/e larguar Maska e ardi
    Anëtarësuar
    27-09-2002
    Postime
    28
    ky eshte nje nga "show"-t e zakonshme te politikes shqiptare qe drejton syte a publikut ku ti doje qefi. politika shqiptare eshte si wrestling ketu ne Amerike (WWE) ... vetem nje show ku qe te gjithe tregojn muskujt po asnje nuk vritet asnjehere. Shiko politikanet shqiptar menjeher pas ndryshimit te rregjimit, 95% per te mos thene me shume jane akoma ne skenen e politikes shqiptare. Kane ndyshuar parti, kan ndryshuar krahe, kan ndryshuar platforma dhe "principe" po prap ata jane. Po ta shikosh me kujdes mund te gjesh shume paralelizma midis politikes Shqiptare dhe WWE.

    Persa i perket Nanos ai ka mundesi qe te jete bere tamam multi- bilioner me kuptim e plot te fjales, flasim me $ ose euro, dhe kohet e fundit duket sikur nuk po i ushqen disa nga kelyshat e tij por prap cdo gje do zgjidhet nga brenda. Ose cdo gje mund te jete pjese e "show"-it. Por ne fund te fundit cfare rendesie ka?

    Shqiperia ka per tu rregulluar vetem kur te doje Amerika e Europa.

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Me krejt shqiptaret e shqiperise qe kam folur, ata jane shume kunder komunizmit dhe diktatorit E.Hoxha. Por tani e shof se ende ata jane ne pushtet?? Socialistet jane ata te njejtit bre. Dhe ky Fatos Nano i juaj me duket mua ma shume grek se shqiptar. Hiqni be komunistat dhe greket prej shtetit...se socialistet asnjeher nuk mund te jetojn ne nje shtet demokratik, dhe mendoj se ju duani te jeni demokrat dhe shqiptar???

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Mendoj se zgjidja e krizes, jo vetem qeveritare, por edhe e identitetit te shtetit ne Shqiperi, do te ishte se pari doreheqja e Z.Nano. Se dyti duhet te behen zgjedhje te lira demokratike! Kur them te lira nenkuptoj te lira nga mashtrimet e keqperdorimi i medimit e mirebesimit te njerezve.Por gjeja me e rendesishme eshte qe kombi shqipetar te ndergjegjesohet se pari ti garantohet qe eshte ai qe me voten e tij qeveris, e jo qe perfundimet e zgjedhjeve te vendosen ne Athine, Strassburg apo edhe Washington D.C..Se dyti kombi shqipetar te pergjrgjesohet perballe sfidave historike qe ai ka perballe, e te marre pjese aktivisht ne to, sepse duke heqer dore , duke u vetemenjanuar, nuk bejme gje tjeter vetem i leme dore te lire bile nxisim njerz te paskrupullt te marrin ne dore,ne menyre te padrejte,e te cojne drejt humneres te ardhme tone e te brezave qe do te vjine. Ne duhet te vendosim vete ne menyre largpamese per te tashmen e te ardhmen tone.
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  8. #-2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Besoj qe kesaj rradhe nuk kemi te bejme vetem me lojerat e PS-se, te cilet e kane perdorur prej kohesh kete lloj shfaqje e cila ka qene ne favor te tyre, me kot nuk themi "nuk ka parti socialiste, por parti specialiste".
    Megjithate kete here perveç perçarjes mbrenda PS-se, kemi te bejme dhe me nje reagim te ashper te vezhguesve evropiane rreth parregullsive te zgjedhjeve te tetorit. Kjo tregon qe kemi te bejme me nje krize.
    Personalisht mendoj qe duhen te behen zgjedhje te reja te parakohshme, duhet ndryshuar qeveria Nano sa me shpejt. Ky do te ishte hapi i pare. Gjithashtu ne keto zgjedhje te parkohshme duhet qe i gjithe populli te marre pjese masivisht. Eshte me te vertete e çuditshme kur shikon qe ne 24 ore te dites, tema kryesore ne shoqerine Shqiptare eshte politika. Politike, ne kafe, ne shtepi, ne rruge, ne pune, ne televizor, pra kudo, dhe kur vjen puna per te votuar pjesmarrja eshte teper e ulet. Njerez votoni per te ardhmen tuaj, votoni per te miren e shtetit tuaj, dikush do thote qe u be disa vjet qe votojme por me kot, nuk po shikojme asnje ndryshim. Kjo eshte mese e vertete, qe ne 97 e deri tani votat jane fituar (me manipulime te shemtuara) nga forcat e majta, nga PS-ja, nga Zoti Nano me konkretisht. Dhe kjo force e majte nuk po ben asgje ne te mire te atij vendi. Nuk kerkoj te bej propagande ketu, por faktet jame me se te qarta: varferi ne kulm, siguri inekzistente, mungese dritash dhe uji, rroga te ulta, emigrimi sa vjen e rritet, pra avash avash po arrijme Afriken e Afganistanin. Ky eshte aktualisht realiteti i hidhur Shqiptar.
    Atehere e para qe gje qe duhet bere eshte ndryshimi i kesaj qeverie nje here e me pare.
    Faleminderit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2003
    Vendndodhja
    tiron
    Postime
    1
    Zgjidhja eshte te iki edhe sala edhe tosi

  10. #0
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nuk mund te pretendohet zgjidhja pa zhdukjen nga skena politike e dyshes Nano-Berisha dhe skotes te tyre intelektualo-politikane. Personalisht, deri ne daljen e nje force te trete politike edhe mund ta toleroj nje PS nen drejtimin e Ilir Metes.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •