Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Gezuar diten e veres, 14 Marsin

    Dita e Verės quhet e tillė sepse mė 14 Mars bimėsia zgjohet nga gjumi dimėror. Nė kėtė ditė bimėsia fillon tė thithė lėngjet nga toka dhe kėshtu tė rritet.

    Ndonėse festimi i kėsaj date ka mbijetuar nė Skampa (Elbasan), ajo i pėrket tė gjithė arbėrėsve-arbanasve (arbėreshėve). Shenjat e festimit tė kėtij zakoni arbėresh janė:

    1) Marrja datėn 13 Mars tė njė tufe tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrenjėt dhe dheun, me qėllim qė tė gjendet mėngjezin e datės 14 Mars nė shtėpi.

    2) Gatimi i ballakumeve, qė gatuhen njė ose dy ditė pėrpara datės 14 Mars, me qėllim qė mėngjezi i datės 14 Mars t’i gjejė ballakumet nė shtėpi.

    GATIMI I BALLAKUMEVE

    MASAT
    1 kg sheqer, 0.4 kg tėlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri,
    1 fixhan kafeje qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.

    GATIMI
    Tretet tėlyni dhe lihet te fundėrrojnė kripėrat e tij. Pastaj tėlyni i vakėt dhe pa kripėrat e rėna nė fund rrihet me sheqerin deri sa tė bėhet njė masė e bardhė. E mira ėshtė qė rrahja e masės tė bėhet me dorė, sepse pėrfundimi i pėrzjerjes ndjehet kur tė duket se prek fije me dorėn qė po pėrzien masėn e krijuar. Ndėrkohė vezėt janė pėrzjerė me qumėshtin mė parė dhe shtohen dalėngadalė tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar pėrzjerjen e kėtij tė fundit.

    Pastaj hidhet mielli dalėngadalė duke vazhduar perzjerjen me dorė. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepėrt i bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi ėshtė harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta nė qetėsi pavarėsisht se ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e miellit tė thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Nėse shihet se brumi ka mbetur pėrsėri si i qullėt, atėhere atij mund t'i shtohet edhe njė dorė miell. Kėshtu me kėtė brume ballakumet nuk do tė shtrihen gjatė pjekjes.

    PJEKJA
    Tepsiat lyhen me pak tėlyn dhe spėrkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmė i gatuar, formohen me dorė gurabiet me madhėsi jo tė vogėl dhe vendosen mbi tepsi tė larguara nga njėra tjetra. Paraprakisht furra ėshtė nxehur nė 170oC. Futet tepsia nė furrė dhe lihet aty derisa ballkumet tė formojnė pak kore (jo tė skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet tė ftohet, me qėllim qė ballakumet tė shkėputen lehtėsisht nga ajo.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    ...larg, diellit Maska e AsgjeSikurHena
    Anėtarėsuar
    03-03-2004
    Vendndodhja
    On the way to My Sun
    Postime
    94
    ...Gezuar Diten e Veres te gjitheve..!!!

    Priten evenimente sot si ne Tirane edhe ne Elbasan me kenge,valle,sport,ekspozita,mbremje Gala per kete feste ..
    Mije ballokume ne diten e veres ne Elbasan.Ballokumet njihen si embelsira e kesaj feste ..ato gatuhen me gjalpe,miell misri,veze,sheqer dhe qumesht per me shume ju ka shkruar Albo


    Gezuar !!!
    ...Tintarella Di Luna !!!

  3. #3
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Re: Gezuar diten e veres, 14 Marsin

    Postuar mė parė nga Albo

    GATIMI I BALLAKUMEVE

    MASAT
    1 kg sheqer, 0.4 kg tėlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri,
    1 fixhan kafeje qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.

    Hihihihihihihi albo si amvis po me dukesh vallaj po ke bere ca gabime ne masat e ballokumeve ma mire ne e kishe lane neve elbasanllinjve ne dore se na e kan mesu qe sa kemi lind si bahen

    Masat.

    1kg sheqer (preferohet ai me kokra se ka edhe te bluar por nuk arrin te lidhen mire)

    0.5 kg tlyn i fresket
    veze 6-7 kokrra (jo te tera me te verdhen vetem 3-4)
    0.5 kg miell misri i situr me sit te imet
    Nje ene qe mos gerryhet (ne kete rast qelqi eshte ideal)

    Pergatija

    hidhet sheqeri ne enen e qelqit
    shkrihet tlyni (ska krip se eshte i fresket) dhe i hidhet sheqerit ne ene (ena duhet te kete forme U qe te perzihet mire) dhe rrihet mire e mire sheqeri me gjalpin deri sa te krijohet nje mase e lengshme (prova: mbush doren me masen dhe ngrije nqs se te rreshqet eshte gati )
    me pas shtohet mielli(pjes pjes) dhe vazhdimisht rrihet me dore masa.

    Me pas merret nje tepsi e lyer me tlyn dhe merret masa e bere ne forme kulacesh dhe shtrohet ne tepsi

    Furra duhet te jete ne 200°c (sepse krjon menjehere shkrirjen e tlynit dhe ballokumet hapen dhe bajet te medha)
    Pjekja me emire do ishte sa te forcohen
    Me pas nxirren nga furra dhe lihen te ftohen.
    Pasi te keni ba keto futjuni me koke se nuk rezitohet me vallaj

    Edhe nje kryezytet per qytetin e elbasanit.
    Pas berjes se ballokumeve te tere familjet (miq shok komshij etj etj) shkembejn ballokume dhe te tere shikojn kush i ka me te mirat.(fitonte gjithmone nan hancja te lagja ime se kishte 60 vjet qe i bante)

    Gezuar te tereve kete dite te bukur dhe shume te dashur per ne elbasanllinjte.

    Me leng ne goje per ballokumet klodi

  4. #4
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Re: Gezuar diten e veres, 14 Marsin

    Postuar mė parė nga Albo
    MASAT
    1 kg sheqer, 0.4 kg tėlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri,
    1 fixhan kafeje qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.
    Nje korigjim per masat Albo

    Masat jane per 1 kg sheqer
    0.5 kg tlyn te fresket (tlyn katnaresh dmth)
    6-7 kokrra veze
    0.5 kg miell misri i situr ne sit te imet
    pak uje me hi (max nje filxhan)

    teknika gati gati eshte e tille po ska nevoje per qumesht dhe miell gruni.

    Per me teper po patet nai pytje me thoni te pyes plakes se smaj mend shume u ban 2 vjet qe nuk i kam pa ballokumet si bahen

  5. #5
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Kur kam qene e vogel mezi e prisja Diten e Veres...
    Pervec gjerave qe beheshin per te ngrene per ne femijet pjesa me e bukur ishte kur ndizeshin zjarret..
    Nje jave para fillonim duke mbledhur dellinja i vendosnim ne nje koder qe zjarri te shihej ..
    Kishte raste qe na ndihmonin dhe te rriturit...
    Kur vinte darka cdo lagje fillonte te ndizte zjarrin e vet dhe aty zhvillohej gara se kush e kishte bere zjarrin me te madh..
    Ishte me te vertete dicka e vecante...Ne cdo koder kishte nje zjarr dhe keshtu te gjithe pershendetnin njeri tjetrin..
    Mendoj se ndezja e zjarreve ka ardhur nga koha e Skenderbeut qe sherbente si sinjal kur turqit sulmonin

    Pastaj te mos harrojme vezet e zjera, arrat, fiqte e thate, gurabijet e gjera te tjera qe merrnim kur iknim ne shkolle per mesuesit apo shoket e klases..

    Jam shume kurioze te di nese ka menyra te tjera festimi te kesaj dite...
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  6. #6
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    elisabeta marove
    mos me kujto gjera te tilla se te betohem me vjen te qaj

  7. #7

    Pershendetje

    Duke qene banon i Elbasanit po ju tregoj si kaloi dita e veres ne qytetin tim:
    Festa nisi me naten e 13 marsit ku tere qyteti doli ne bulevardin kryesor dhe festuan me fishekzjarre muzike e party live deri ne oren 23 te mbremjes.Pastaj ishte zor te gjeje nje vend bosh ne pubet dhe restorantet e qytetit mbas asaj ore,festa vazhdoi ne kto ambjente deri ne oren 5 te mengjezit te dates 14 mars.
    ne mengjez sipas tradites cdo familje shkembente vizita me dashamiret e fqinjet rreth ores 8 te mengjezit,pastaj tere qyteti doli perseri ne bulevardin kryesor per te pare ate qe kishte organizuar bashkia elbasan per kte feste:karnavalet, parada e qenve me te bukur,dhe nje Deltaplan dhe balona te shumta te ngritura ne qiell.Ishte gje e bukur te shihje 100 mij banore te elbasanit dhe afersisht 200 mij te tjere te ardhur nga qytetet e tjera te shqiperise enkas per kte feste,te leviznin te tere ne rruget e elbasanit shumica me tufa me lule ne dore.
    mbas ksaj te tere u drejtuan per te ngrene dreken e dites se veres.Duke filluar nga qafa e krrabes ne afersi te elbasanit,ullishtat e elbasanit,dhe deri ne afersi te librazhdit nuk kishte lendine me bar ose ambjent te lire ne natyre qe nuk ishte i pushtuar nga familjet elbasanase dhe ato te ardhura te cilet me ushqimin e pergatitur ne shtepite e tyre shijuan kte dreke na qetesine e natyres.eshte tradite qe gjithmone dreka e dites se veres te shijohet ne natyre.Mbas kesaj rreth ores 5 mbasdite qyteti ra ne qetesine e zakonshme dhe gjithesecili u largua drejt shtepise me urimin e perhershem `Na gjette dita e veres,mot ma mire ishalla`

  8. #8
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    hakel pse mi thu re bab kto amon

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2003
    Postime
    30
    E kishit pershkruar shume bukur diten e veres dhe se si u zhvillua ajo ne Elbasan, eshte e vertete qe dita e veres ne Elbasan kaloj shume bukur dhe se koha mbajti per mrekulli.Elbasanllinjte e treguan dhe nje here veten qe jane njerez te qyteteruar dhe dine te presim miq dhe ti respektojn ata,pavaresisht neglizhences se shteti qe u mundua qe tja vidhte kete feste pagane qe ka qindra vjet qe festohet ne kete qytet po besoj se dhe ata e moren ate qe meritonin me pritjen qe u beri populli qe tek stadiumi dhe deri kur iken... Ne nuk jemi xheloz qe u festua ne Tirane se dita e veres eshte per te gjithe po menyra se si u servir kjo feste prej tyre na ka indinjuar dhe revoltuar shume.. une ju pershendes te gjitheve dhe ju uroj GEZUAR TE GJITHEVE DITEN E VERES

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte per te ardhur keq qe populli yne akoma feston festa pagane dhe adhuron, ndoshta pa e kuptuar as vete, perendira te kotesise.

    Sot Shqiperia nuk e njeh Zotin e vet, ndaj eshte e mjere.

    Kthehuni tek Zoti i vertete dhe mos adhuroni perendite e sketerres. Albo, me vjen shume keq qe ti qe e deklaron veten i krishter te besh keto urime, ne emer te nje ekumenizmi abstrakt.

    Lavdi Jezus Krishtit.

    Ja erdhi Drita ne bote dhe u shemb erresira njehere e pergjithmone!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ja Na Erdhi Viti I Ri
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 14:13
  2. Gezuar 2005!
    Nga Kryeplaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •