Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kur nuk kuptove ndergjegjesimin ti Albo qe tere diten e kalon ne forumin shqipetar duke lexuar artikuj te ndryshem, si mund te kuptoje nje popull qe eshte bere telef nga te gjitha anet.
    Vetem dicka nuk mund te ju besoj juve
    Jeni apo nuk jeni Enri? (qe eshte student ne universitetet greke ne Greqi sepse edhe vendndodhjen e ka hequr dhe si duket merr pjese me ndonje nick tjeter)
    Demagogjia e Enrit ne nje shkrim te tij te botuar kohe me pare ne kete forum, nderkohe qe ai po na diplomohet, me la nje pershtypje shume te rende dhe anti berishe si dhe nje pershtypje Pro klanit qe mundesoi klimen e sotshme te demshme dhe shume te rrezikshme ne Shqiperi.
    I druhem ketij forumi sinqerisht, se mund te ndodhe qe te jete forum i sponzorizuar nga greket ose nga shqipfolesit.
    Te pakten do te ishte mire te ju njihnim nese kemi te bejme me shqipetare ose me shqipfoles.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #12
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Lis hipokrizia jote eshte e veshur me petkun e atdhetarit te flakte.E kuptoj se me fjale je ne istikamin e pare po me vepra,diku i fshehur mes ferrave,me nje qiri ne dore,e nje fletore ,duke shkruar e qare hallet e atdheut qe vetem ti e dashkedhe jo shqipfolesit e ketij foreumi.
    Nese vertet i druhesh ketij forumi se besoj se as Albo dhe as kush nga stafi drejtues ti ka mbyllur dyert.
    Do kisha edhe une deshire te njifja se kush fshihet pas ketij atdhetari te frontit te pare.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    28
    quote:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Politikat antishqiptare greke nuk luftohen as me protesta shqiptaresh drejtuar grekerve dhe serbeve, lufton vetem duke ndergjegjesuar shqiptaret ne ate pike qe te kuptojne qe pergjegjese per mbrojtjen e sovranitetit te vendit jane institucionet e shtetit shqiptar. Vetem atehere kur institucionet heshtin perballe provokimeve te tilla, atehere interesat kombetare te shqiptareve mbeten jetime dhe biresohen sa nga mediat me nje histori anti-shqiptare dhe sa nga pseudo-nacionalistet shqiptare.

    Ceshtja kombetare ka nevoje per perfaqesim institucional, kjo eshte arsyeja perse greket hedhin valle ne toke shqiptare
    --------------------------------------------------------------------------------


    Perderisa institucionet shqiptare nuk egzistojne apo punojne per fqinjet tane histerike, atehere ngelet qe nacionalizmi shqiptar te perfaqesohet nga instiktet vetmbrojtes.
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

  4. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Komisioni i perhershem Parlamentar i Rendit dhe SHISH, ka diskutuar ne mbledhjen e djeshme rreth situates se krijuar mbremjen e 12 tetorit, diten e zgjedhjeve lokale ne Himare. Komisioneret kane degjuar raportime ne lidhje me incidentet e Himares nga Drejtori i Pergjithshem i Policise, Bajram Ibraj dhe zv/drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Informativ Shteteror, Ylli Alushi, te cilet mesohet se paraqiten nje pasqyre te veprimeve te forcave te rendit diten e zgjedhjeve ne bashkine jugore te vendit. Sipas komisionerit socialist, Ndre Legisi, anetaret e ketij komisioni kerkuan nga drejtuesit e larte te policise dhe rendit qe "personat pergjegjes per incidentet e ndodhura ne Himare diten e votimeve, te pergjigjen para drejtesise". Legisi u shpreh se "permes informacioneve te marra, deputetet me konsensus arriten ne konkluzionin se strukturat e policise, gjate procesit zgjedhor, kane funksionuar ne menyre te shkelqyer". Ndersa, deputeti demokrat, Shaban Memia, theksoi se "qeveria te kete nje strategji te caktuar per ato zona, sic qe incidenti i Himares". Nderkohe, mungesen e ministrit te Rendit, Memia e ka cilesuar si "nje situate absurde dhe antikushtetuese". Nderkohe, Komisioni ka vleresuar rolin dhe qendrimin e forcave te policise gjate procesit per zgjedhjet vendore.

    Mbremjen e 12 tetorit ne Himare, sipas prokurorise, ka patur veprimtari dhe thirrje antishqiptare, ndersa tashme gjykata e Vlores ka lene ne burg pa afat ne mungese 5 persona.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Cuna, se kush tha ktu qe ca pet nga pirro dhima qe gjith jeten e ka shtyre duke ngrit pesh, e di q kishe tedrejte timiku im, ja nje shkrim tjeter

    SHQIPERIA DHE GREQIA JANE TEK YNE NE HARMONI

    Flet per "KJ", Odise Cenaj

    Odise Cenaj vjen para 5 vjeteve bashke me prinderit e tij "Zamirin dhe Aspasine" nga Shkodra, si emigrant ne Greqi. Perveteson gjuhen greke dhe brenda nje kohe te shkurter arrin te jete nxenesi me i mire i klases. Sipas "normes" i takon te ngreje flamurin grek ne paraden shkollore qe organizohet cdo vit. Por flamuri grek ne duart e nje nxenesi Shqiptar shkakton reagime te papara ne shoqerine e Nea Mihaniones, nje qyteze prane Selanikut. Rezultati? Odisea jep doreheqjen. Por njekohesisht debatet qe ngjall nje ngjarje e tille e ben Odisea Cenaj - ose Odi sic e therrasin miqte tij te ngushte - emigrantin me te njohur ne Greqi. Eshte pa dyshim personazhi i vitit ne Greqi. Mediat flasin me shume per te se sa per Kryeministrin grek... Cfare mund te bente me shume se kaq? Zgjoi - edhe pse pa dashje - pasionet e politikaneve, te medias, te njerezve te thjeshte. Per te folen me jave te tera politikanet me te njohur, artistet me te njohur, gazetaret me te njohur. Per te u fol ne Parlamentin grek. Per `hater' te tij hyn ne sherr politikanet dhe Partite politike greke.

    Ka emrin e nje personazhi mitik. Dhe nuk e teprojme po te themi se Odisea Cenaj nga Shkodra eshte bere pothuajse nje mit... Ne nje moshe shume me te vogel se sa Odisea nga Itaka... Por cfare eshte "fenomeni Odisea Cenaj"? Nje "produkt" i mediave apo "sindrome" e nje shoqerie e cila ndodhet perballe nje zgjedhje kritike per sa i perket qendrimit ndaj emgiranteve? Apo mos ndoshta nje para-rendes i problemeve akute me te cilat do ndeshet brezi i dyte i emigranteve ne Greqi? Sido qe te jete Odisea Cenaj ka `meriten' qe shkaktoi debatin me te madh publik per emigracionin ne Greqi. Duke hapur deri edhe tema qe deri me sot ishin tabu: sic ishte ajo e nenshtetesise. Pro tij u pozicionua shumica e botes politike dhe akademike e Greqise.

    Por kush eshte ne te vertet Odisea Cenaj? Megjithese shume folen per te, vete Odisean rralle here e degjuam. Deklaratat e tij ne te shumtat e rasteve jane lakonike. Prandaj do kishte interes te degjonim dicka me shume nga ai vete. Si i sheh dhe si i ndjen ato qe ndodhen? Cfare konkluzionesh ka nxjerre dhe si e sheh te ardhmen e tij?

    Zhurma rreth flamurit mund te ishte nje "koincidence" mediatike apo nje ngjarje e rastesishme. Megjithate kushdo qe flet me Odisean e kupton se behet fjale per nje djalosh aspak te rastesishem. Nje adoleshent qe disponon nje pjekuri qe i tejkalon caqet e moshes se tij. Kete e tregon edhe vete fakti - te cilin shume pak e njohin - qe para dy vjetesh ne nje konkurs mbarekombetar per nxenesin me te mire ne Greqi Odisea zuri vendin e dyte. Ne cdo rast, publiciteti ne nje moshe te tille eshte nje barre e rende. Nuk eshte e lehte te ecesh rruges dhe te te ndaljne ne cdo moment. Nuk eshte e lehte ne moshen 17 vjecare te kesh mbi vehte dritat - shpesh verbuese - te mediave. Eshte nje sfide tjeter e Odiseas. Te dale fitimtar nga efekti konsumues i publicitetit. Ashtu sic doli fitimtar Uliksi i Homerit nga zerat shurdhuese te sirenave...

    -Para tre vjetesh mbaj mend qe bashke-nxenesit e tu ishin pro teje. Tani ndodhi krejtesisht e kunderta. Si e shpjegon ndryshimin e sjelljes se bashke-nxenesve te tu?

    E- verteta eshte se edhe para tre viteve ka patur reagime te ndryshme nga bashke-nxenesit e mi, por kesaj radhe ato ishin me te dukshme e me serioze. Dua gjithashtu te theksoj se vetem nje pjese e tyre ishte kunder meje. Personalisht dalloj dy variante qe shpjegojne ndryshimin e sjelljes se tyre. E para eshte inkurajimi nga ana e prinderve dhe e dyta mendimet personale te disa bashkemoshatareve te mi greke ne shkolle. Megjithate, keto jane vleresime personale dhe nuk eshte e mundur te them me siguri se cfare ndodhi. As te interpretoje me siguri psikologjine e bashke-nxenesve te mi, aq me teper kur behet fjale per nje grup njerezish.

    -Ti nga ana jote a u perpoqe te dialogoje me bashke-nxenesit qe ishin kunder teje?

    -Dialogu me menyra demokratike dhe pa ekstreme eshte i nevojshem ne keto raste. Kam diskutuar disa here me bashke-nxenesit qe ishin kunder meje por duhet t'a pohoj se nuk kemi arritur ne nje pike te perbashket. Mbase disa ide nuk ndryshojne lehte...

    -Ne nje deklarate tende ne median greke u shprehe "se ne se flamur-mbajtesi do te ishte Italjan nuk do kishte asnje reagim". Mendon se "mekati" yt eshte qe nuk perputhesh me stereotipin qe ekziston ne Greqi per Shqiptaret?

    -E kam thene edhe here te tjera se elementin kyc ne gjithe kete histori, nga i cili burojne te gjitha kontradiktat, eshte fakti se ai qe mban simbolin grek eshte nje Shqiptar. Me pak fjale, "njolla ne biografine time". Pra duket se eshte prejardhja ime.

    Nje nga argumentet qe perdornin ata qe ishin kunder teje ishte "ai eshte Shqiptar, nuk ka pune te ngaterrohet me flamurin tone".

    -Cila eshte pergjigjia jote ndaj tyre?

    -Ky eshte nje argument qe perdoret shpesh dhe pergjigjja eshte e thjeshte. Nuk kercenohet, nuk ofendohet flamuri, jo vetem i Greqise por i cdo vendi te botes, kur nje i "huaj" pranon t'a mbeshtese dhe t'a nderoje ate me nje akt simbolik sic eshte parakalimi ne nje feste kombetare. Perkundrazi - te pakten mendimi im eshte ky - vendasit duhet t'a quajne dicka te tille si hap drejt mirekuptimit dhe paqes midis dy popujve. Mandej eshte problemi i ligjit, i cili duhet respektuar nga te gjithe. Ligji e parashikon kete akt. Ne kete menyre e drejta ime mbeshtetet si nga ana morale ashtu edhe nga ana ligjore. Dua te them gjithashtu qe une nuk e shoh vendin e flamurtarit thjesht si shperblim apo cmim per arritjet e mia ne shkolle, por edhe si nje akt mirenjohjeje nga ana ime e te gjithe atyre qe dhane jeten per virtytin me te larte te njeriut, lirine.

    -Prefekti i Selanikut z. Psomiadhis tha se "grek lind nuk behesh"...

    -Atehere, sipas kesaj logjike emigrantet greke ne Amerike qe sot jane qytetare Amerikane kane tradhtuar origjinen e tyre...

    Mentalitete te ketij lloji besoj se i perkasin te kaluares qe aktulisht ndodhet ne grahmat e fundit te eksiztences se saj... Ky lloj arsyetimi bazohet ne "dogmen" e dallimit te njerezve nga raca dhe nga gjaku duke i renditur ata ne kategori te ndryshme. Qe ketu vijne diskriminimi, paragjykimet e deri tek luftrat e pergjakshme, gjenocidet, spastrimet etnike, shuarjet me dhune te identitetit kombetar...

    Le t'a zeme se nje njeri lind ne vend te huaj dhe menjehere izolohet nga prinderit e tij dhe ne pergjithesi nga atdheu i prinderve te tij. Pa dyshim qe ky njeri do rritet ne ate vend te huaj, do mesoje gjuhen e atij vendi, do behet vazhdues i traditave dhe do krijoje nje mentalitet perafersisht te njejte me ate te grupit shoqeror ne mes te cilit rritet. Me pak fjale, ai do e quante ate vend atdheun e tij. Ne qofte se ai arrin dikur te njohe atdheun e prinderve te tij, sipas teorise se " races " ai detyrimisht duhet te mohoje vendin ku u rrit dhe te njohe si atdhe ate te prinderve. Teoria e "races' eshte kunder bashke-ekzistences se njerezve dhe kulturave. Kunder lirise se individit, kunder njeriut.

    -Disa benin pyetjen "me ke do jesh ne se behet lufte mes Greqise dhe Shqiperise?". Si ndjehesh kur te bejne kete pyetje?

    -Personalisht kam mendimin se pyetje te tilla behen nga njerez qe duan t'i shohin individet jo si qytetare por si ushtare. Jo si njerez qe punojne per te kultivuar paqen por urrejtjen.

    Per mendimin tim, keto thenie nuk jane gje tjeter pervec se falsitete te atyre qe kerkojne nje vend ne politike dhe te cilet, per t'a realizuar kete qellim shfaqen me deklarata alarmante per "rrezikun e jashtem " dhe " armikun fqinj ". Keshtu sigurojne mbeshtetjen e atyre qe bien lehte viktime e demagogjise. Shume prej tyre jane viktima te keqinformimit dhe miteve. Merrni per shembull burimet historike qe prezantojne popullin shqiptar si armik dhe aleat te fashizmit ne rastin konkret, duke fshehur me qellim qe populli shqiptar kurre nuk ka pasur marredhenie armiqesore te hapta me ate grek; qe ka pasur 28.000 te rene ne rezistencen kunder fashizmit dhe nazizmit. Disa qarqeve ekstremiste dhe supernacionaliste, qe here kane influence ne pushtet e here jo, u leverdis t'i japin historise te ketilla permasa dhe ngjyra qe te krijojne atmosfere te elektrizuar mes dy vendeve dhe shteteve sa here qe behen perpjekje per permiresimin e marredhenieve. Keto ide duhen luftuar me arsim, duke luftuar mitet ne se nuk duam qe historia e pesedhjete vjeteve me pare te mos perseritet me.

    Ne fund te fundit, le te marrim pak shembull nga Franca dhe Gjermania te cilat ne Luften e Pare dhe te Dyte boterore i shkaktuan njera-tjetres miliona kufoma. Tani jane aleate te ngushta. Sot Greqia eshte aleate ne Europe me Italine dhe Gjermanine ndersa bente lufte para pesedhjetevjeteve. Dhe neser pjesetare e Europes do jete edhe Shqiperia. Historia ndryshon. Njerezit shkojne perpara. Prandaj mendoj se ata qe bejne pyetje te tilla kane per qellim t'i pengojne njerezit te shohin dhe te shkojne perpara. Keta lloj njerezish nuk jetojne dot pa krijuar armiq dhe pa idene e luftes...

    -Megjithate dua te me thuash sinqerisht se cfare ndjehesh me shume Shqiptar apo Grek?

    Ne Shqiperi kam kaluar dymbedhjete vjete te jetes sime. Eshte e logjikshme qe nje pjese te madhe te ndjenjave dhe te mbresave t'i kem trasheguar nga vendlindja, atje ku kalova f`mijerine. Kjo me krijon nje nostalgji te pashtershme dhe sic e kam thene shpesh jam krenar per origjinen time, jam krenar qe jam Shqiptar. Nga ana tjeter ne Greqi kam bere shkollen, kam formuar karakterin tim, jam familjarizuar me menyren e jeteses dhe te mendimit ketu. Mbi te gjitha perdor gjuhen greke ne baze te perditshme gje kjo qe te ben te ndihesh vendas. Une besoj se nje pyetje e tille eshte absurde per vete faktin se nuk mund te masesh "sa perqind je Grek apo Shqiptar ", sepse keto jane gjera shpirterore e jo materiale apo formale te cilave nuk u gjendet njesi matese. Elementi shqiptar dhe grek, Shqiperia dhe Greqia ekzistojne tek une ne harmoni, jo njeri ne dem te tjetrit. Gjithashtu, besoj se nje njeri qe njeh nga afer nje qyteterim apo mentalitet tjeter nga ai i tij, del i fituar sepse clirohet nga stereotipet, meson te respektoje te ndryshmen, te huajen.

    -Si e sheh te ardhmen tende ne Greqi?

    -Te ardhmen ne Greqi e shoh po aq te mundur sa edhe te ardhmen ne Shqiperi. Jetojme ne nje shoqeri te hapur dhe kemi te drejte t'a ndertojme te ardhmen aty ku deshiron seicili

  6. #16
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Fragment nga gazeta "Rimekembja" mbi zgjedhjet lokale ne Himare.

    "...Greqia i ka vėnė gjithė shqiptarėt para njė provimi tė madh e tė vėshtirė

    Turbullirat nė Himarė treguan se grekėt e stėrholluan metodėn e ndėrhyrjes, por nuk hoqėn dorė nga ndėrhyrja siē siguronte zėdhėnsi i Papandreut nė vigjilje tė 12 tetorit. Pastaj ditėn e votimeve e pamė nė Himarė se nuk munguan edhe tani nė vitin 2003 emisarėt politikė e mercenarėt nga Greqia, as agjentėt provokatorė, as terroristėt.
    Pas tre vitesh tė tjera me siguri do tė dėgjojmė zėdhėnėsin e MPJ tė Greqisė tė deklarojė se u bėnė gabime nė vitin 2003, por nuk do tė pėrsėriten mė. Ndėrkohė grekėt deri atėherė do tė kenė sajuar marifete tė tjera pėr tė ndėrhyrė. Kurse shqiptarėt ka shumė tė ngjarė qė edhe atėherė tė jenė po kaq tė vonuar sa sot nė nxjerrjen e pėrfundimeve tė duhura nga pėrsėritja pa pushim e kėtyrė dukurive antishqiptare me frymėzim, burim e organizim nga Greqia. Pra gjithė shqiptarėt pushtetarė, zyrtarė, intelektualė, studiues, qytetarė tė thjeshtė janė vėnė para provimit tė madh qė tė mos zihen edhe njė herė nė befasi, tė mos gjenden edhe njė herė tė papėrgatitur nga intrigat e ndėrlikimet qė do tė kurdisin grekėt.
    Tani pėr tani jemi tė etur e duhet tė hapim sytė mirė tė shohim si do tė kryejnė detyrėn e tyre prokuroria e Vlorės, prakuroria e pėrgjitėhsheme, gjykata shqiptare. Do tė ēojnė deri nė fund ndjekjen penale tė organizatorėve dhe tė ekzekutuesve tė veprave penale qė u kryen nė Himarė, ēka nėnkupton sigurisht edhe ndėshkimin e nxitėsve, qė janė politikanė, apo do tė lėnė ēdo gjė nė mes tė rrugės, do tė bėhen mbėshtetėse tė makinacioneve politikee diplomatike pėr t’i vėnė kapak kėsaj pune me po ato metoda e arsyetime qė prokuroritė e gjykatat shqiptare kanė liruar kontrabandistė grekė dhe lanė tė lirė spiunėt grekė qė organizanoin kryengritje tė armatosur qysh nė fillium tė viteve 1990.
    Prokuroria nė Tiranė ka arrestuar shtetasin fyromas me kombėsi shqiptare Gafurr Adili dhe njė shokun e tij nėn akuzėn se nė Shqipėri paskan nxitur urrejtje etnike. Ėshtė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar Idajet Beqiri, kryetar i Partisė sė Unitetit Kombėtar nė Shqipėri, nėn tė njėjtėn akuzė sepse bėn nė Internet propagandėn e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar. Veprimet e paligjėshme qė u atribuohen Adilit e Beqirit ngjajnė si punė lojrash pėr fėmijė nė krahasim me ato qė ndodhėn e qė pamė nė Himarė, me atė rol qė ka luajtur Vangjel Dule pėr frymėzimin e organizimin e ngjarjeve nė Himarė, me atė bashkėpunin qė i ka dhėnė Dules Sali Berisha. Tani do tė shohim se sa zbatohet parimi se qytetarėt janė tė barabartė para ligjit. Vetėm nėse dhe kur ligji zbatohet njėsoj pėr tė gjithė atėherė mund tė pranohet se njerėzit janė tė barabartė para ligjit. Po a do tė zbatohet ligji edhe pėr Dulen e Berishėn njėsoj si pėr Idajet Beqirin?! A do tė zbatohet ligji pėr tė gjithė ata qė tundėn flamujt grekė e lėshuan parrulla antishqiptare nė Himarė ose pėrgatitėn kėto veprime njėsoj si pėr Gafurr Adilin qė ende nuk e kemi marrė vesh se ēfarė veprimesh konkrete paska kryer?! Madje veprimet e pėr tė cilat mbahet nė burg prej muajsh Gafurr Adili mund tė mos i marrim vesh fare se ėshtė thėnė qė gjykimi mud tė bėhet me dyer tė mbyllura pasi ka sekrete shtetėrore (!). Pakėz e ēuditshme!
    Pra para provimit tė madh janė politika, drejtėsia, vetėdija kombėtare, ndėrgjėgja qytetare, aftėsitė profesionale, pėrkushtimi kombėtar e atdhetar dhe ndershmėria njerėzore
    Nė kėtė betėjė kaq tė egėr politiko-etnike Sali Berisha e radhiti PD-nė nė tė njėjtėn vijė fronti pėrkrah greqizmės sė Dules, mercenarizmit grek tė njė numri himariotėsh, sidomos tė atyre qė kanė emigruar nė Greqi, pėrkrah bandave terroriste tė MAVI-t. Kėtu i ka rreshtuar Berisha pasuesit e tij fanatikė. Edhe pse Berisha nuk ishte nė Himarė mbėmjen e 12 tetorit, edhe pse nuk pamė portretin real tė Berishės tė shpėrfytyrohej si portreti i Niko Kolilės dhe nuk ishin duart reale tė Saliut qė tundnin flamurėt grekė duhet tė themi se ishin pikėrisht duart politike berishiane qė po i valėvisnin flamujt grekė Ky ėshtė “suksesi”i shėmtuar qė ka arritur Sali Berisha duke u radhitur pranė Vangjel Dules pėr ta fituar pushtetin vendor nė Himarė..."
    .

  7. #17
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Historia e Himarės.

    I ndertuar ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar, qyteti i Himares ka qene gjithmone qender e nje zone qe ka perfshire jo vetem fshatrat e jugut, por edhe laberine e Kuveleshin. Ajo permendet qe ne kohet e lashta, por historia moderne duket se fillon ne 1199, kur ne qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tane veriore nuk munden ta mbenin per shume kohe dhe ne shekullin e XIII zona e Himares u perfshi nga Karli i Anzhuve ne ate qe ai e quajti Mbreteria e Arberise. Zona ka qene gjithmone me nje popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjine nga ajo qe sot njihet si zona e laberise dhe duke filluar qe nga shekulli i XV edhe me te ardhur nga zonat e Mirdites dhe Krujes. Me 1431 Himara u perfshi si nje nahije e Sanxhakut te Shqiperise. Duke filluar qe nga shekulli i XVI, si pasoje e disa kryengritjeve, Himara siguroi nje sere privilegjesh dhe nje lloj autonomie, qe e lejoi te ruante fene dhe flamurin. Fatkeqesisht, mugesa e rrugeve dhe zona malore krijoi veshtiresi ne komunikimin e saj me zonat e brendshme te vendit. Duke shfrytezuar detin ata vendosen lidhje tregtare me Greqine e kryesisht me Korfuzin dhe si pasoje e ketyre lidhjeve sollen ne qytet edhe gjuhen greke. Duke ruajtur sidoqofte kenget dhe vajet qe gjithmone i thone ne shqip. Ne mars te vitit 1914, nje bregdetas i shkolluar ne Greqi, i quajtur Spiro Spiromilo, shpalli Autonomine e Himares, nje akt politik i mbeshtetur nga bajonetat e ushtrise greke qe kishte zbarkuar atje. Por kjo autonomi u kundershtua dhe nuk u njoh kurre nga forcat nacionaliste vendase. Qe me 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavaresise dhe kishte derguar perfaqesine e saj ne Vlore.

  8. #18
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Pėllumbat vėrtiten me qindra nė sheshin pėrpara Parlamentit tė Greqisė nė Athinė. Kodrat afėr Akropolit sjellin aromė ullinjsh. Sheshi vjen erė paqe. Turistėt mbajnė radhė pėr tė fotografuar spektaklin e pėrditshėm tė ndėrrimit piktoresk tė rojeve para godinės. Dy ushtarė shtatlartė me fustanella tė shkurtra dhe me hapat e ndėrlikuar tė njė valleje popullore greke i lėnė turnin dy rojeve tė tjerė. Skena ngjan idilike si e dėrguar direkt e nga teatri antik. Por nė sfond qėndron njė mur i mermertė, ku me gėrma stil i vjetėr greqisht, radhiten njė numėr emrash qytetesh, fshatrash a toponimesh tė tjera, qė pėrbėjnė nderin e helenizmit dhe pėr tė cilat thuhet se ėshtė derdhur gjak grek. Klisura [Kėlcyra], Argjirokastro [Gjirokastra], Korica [Korēa], Premeti [Pėrmeti], Saranda, Tomoros [Tomorri]. E vendosur nė qendėr, pėrtej tė panjohurės sė njė iksi - greqisht H-ja shkruhet X - shfaqet Himara.
    Emri i qytezės shqiptare ka qenė pėrherė aty, i shpallur faqeza pėr sytė e kujtdo. Politikanė, ambasadorė, gazetarė, studiues, vizitorė tė rastit. Askush nuk mund tė bėjė tė habiturin sot sesi mund tė na vihet nė diskutim papritur shqiptariteti i Himarės dhe sovraniteti i Shqipėrisė mbi tė. Kur nuk bėhet rezistencė ndaj premisės, smund tė shpresosh tė kursehesh nga pasojat. Ndonėse askush nuk ėshtė ndier, tė gjithė kanė patur mundėsi ta shohin emrin e saj tė shkruar publikisht nė tė njėjtin rresht me njė numėr qytetesh e vendbanimesh tė tjera shqiptare tė cilat pėrmenden midis disa rivendikimeve territoriale tė Athinės, njė politikė kjo dikur shtetėrore, ndėrsa tani e nėndheshme.
    Sytė e athiniotėve janė mėsuar ta shohin Himarėn nė murin e parlamentit tė tyre gjithmonė, si atėherė kur dy vendet ishin de fakto nė gjendje lufte edhe tani qė nė luftė ato janė vetėm de jure dhe midis tyre ėshtė nėnshkruar madje edhe njė traktat miqėsie. Mediat greke, pėrherė njė hap mė tė avancuara se qeveria, kanė treguar mė shumė se njė herė zell patriotik nė kėto vite pėr ta velur opinionin vendas me realitetet e dhimbshme himariote. Reportazhet nga qyteza pėrhapin jashtė, vuajtjet e popullit grek tė Himarės dhe skenat mbyllen pėrherė me tingujt e njė kambane kishe, qė kumbon si njė thirrje e largėt mallėngjyese pėr zemrat e miliona grekėve qė vetėm ata e dinė sesi durojnė qė njė pjesė e kombit dhe e ortodoksisė tė vuajė nėn thundrėn e islamit. Pėr kėtė arsye, nuk ishte njė shfaqje e pazakontė histerie antishqiptare ajo qė u pa nė ekranet e natės sė 12 tetorit midis mizėrisė sė flamujve grekė nė duart e vullnetarėve tė ardhur nė eufori e sipėr me autobuzė e tragete nga Greqia pėr ti dhėnė votat kandidatit tė Omonias nėn lėkurėn e PBDNJ-sė. Himara si njė ishull grek pėrbėn njė pėrjashtim midis detit etnik shqiptar nė zemėr tė Labėrisė. E pėrsėritur dalėngadalė vit pas viti nė mijėra emisione televizive, artikuj gazetash, histori emigrantėsh qė shesin tė shkuarėn pėr tė blerė njė tė ardhme, priftėrinjsh pa famulli dhe deklaratash tė paverifikueshme politikanėsh, ky pėrjashtim ėshtė bėrė tashmė njė rregull. Pėrsėritja e shndėrron gjithmonė njė pėrjashtim jo vetėm nė rregull, por edhe nė njė mėnyrė tė jetuari.
    Prej disa vitesh Himara ka nisur tė shndėrrohet nė njė skenė ku shfaqet i njėjti repertor. Zgjedhjet politike kėtu prej disa vitesh kanė marrė ngjyrat e njė kompeticioni midis dy kombėsive qė pėrbėjnė popullsinė e kėsaj zone. Ishin pėrsėri njė palė zgjedhje sivjet, kėsaj radhe ato vendore, tė cilat e rikthyen Himarėn kėtė qytetth me afro 8 mijė banorė shumica e tė cilėve nė emigracion, tė zerė faqet e para tė gazetave tė Tiranės dhe Athinės, tė pėrbėjė lajm pėr edicionet qendrore informative nė TV dhe tė shkaktojė njė trazim tė tillė nė politikė sa tė provokojė njė numėr deklaratash tė ashpra e madje tė rrezikojė edhe ndryshime nė qeveri.

    Vangjel Dule, kryetari i ri dhe energjik i cili i ka dhėnė njė sens mjaft pragmatik Partisė sė Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut [PBDNJ] fill pas vdekjes sė liderit tė saj historik Vasil Melo, lexon nervoz disa artikuj gazetash. Shesin sensacione pėr tė fituar para, thotė teksa pėrplas pėr tė fundit herė majėn e stilolapsit mbi tavolinė. E ka me shtypin. Gazetat kanė disa ditė qė shkruajnė pėr njė miting nė qendėr tė Himarės ku janė valėvitur flamuj grekė dhe ku Shqipėria ėshtė sharė mbarė e prapė. Nuk i njoh ata njerėz, por ajo qė kanė bėrė ėshtė e turpshme dhe e dėnueshme. Nuk ka qenė PBDNJ ajo qė i ka organizuar, siē nuk kemi qenė ne ata qė i vumė tritolin njė qendre votimi. Vihuni nė vendin tonė. Do ta shkatėrronit njė proces zgjedhor qė ju ka nxjerrė fitimtarė?, thotė Dule. Logjika e tij ėshtė e ftohtė. Faktet, tė nxehta.
    Fushata ka mbaruar, votimet gjithashtu, por nė lojė ėshtė lulja e triumfit tė partisė sė tij. Bashkia e Himarės, e vetmja e kėtij rangu, krahas disa komunave dhe dy bashkive tė tjera mė tė parėndėsishme dhe simbolike, ka ngacmuar aq shumė emocione saqė sipas tij dikush tė cilit nuk i intereson humbja e subjektit tė vet politik atje, po i pėrdor kėto emocione me mjeshtėri. Natėn e 12 tetorit pėr herė tė parė nė histori nė Himarė nuk fitoi asnjė nga partitė e mėdha pastėrtisht shqiptare, por PBDNJ, njė parti qė ndonėse thuhet se mbron tė drejtat e njeriut, pėrfaqėson mė shumė se gjithēka interesat e minoritetit grek nė Shqipėri, mė tė madhit nė numėr dhe mė tė fortit ekonomikisht. Nuk ka asgjė tė keqe, por nė politikėn midis Shqipėrisė dhe Greqisė ky ėshtė njė fakt domethėnės. Me njė popullsi tėrėsisht ortodokse por vetėm pjesėrisht shqipfolėse, rajoni i Himarės i pėrbėrė nga shtatė fshatra nga tė cilat tri [Himarė, Palasė e Dhėrmi] tė dominuara nga greqishtfolėsit, nuk pėrfshihet nė zonat e njohura tė minoritetit grek tė pėrqendruar kryesisht nė Dropull dhe Sarandė. Nėse PBDNJ arkėtoi disfata aspak interesante nė tė gjitha zonat tradicionale tė minoritetit, ajo korri njė fitore mjaft tė bujshme pikėrisht nė Himarė, zonė e diskutueshme kjo e cila ndonėse rivendikohet prej organizatės Omonia si zonė minoritetit, nuk ėshtė pranuar kurrė si e tillė nga qeveritė e Tiranės dhe opinioni vendas, i ndėrgjegjshėm pėr historinė e saj thellėsisht shqiptare. Nė aleancė qeverisėse me Partinė Socialiste, Vangjel Dule i PBDNJ-sė ndjehet i tradhėtuar prej aleatėve nė betejėn qė u zhvillua pėr Himarėn. Ka qėndruar pėr tre vjet nė tė njėjtin koalicion me PS, ndonėse asnjėherė nuk ka reshtur sė akuzuari kolegėt rozė pėr imponimin me forcė nė zgjedhjet vendore tė 2000-ės dhe ato parlamentare tė 2001-shit. Mė 2000 socialistėt dhe demokratėt krijuan njė aleancė tėrėsisht tė papranueshme dhe pasi manipuluan dhe ushtruan dhunė fituan nė Himarė. E dinim se edhe kėsaj radhe mund tė kishte tensione dhe i kėrkuam Partisė Socialiste tė bėnim njė moratorium pėr njė fushatė pa tubime masive, pa postera, shpallje dhe mitingje. Ne e respektuam, ata e shkelėn, thotė i indinjuar Dule. Ai thotė se ishte i detyruar tė bėnte aleancė me Partinė Demokratike e njohur pėr praktikat e saj tė dikurshme radikale kundėr aspiratave greke nė Shqipėri. Nė tė kundėrt, sipas kodit zgjedhor nuk do tė kishim asnjė mundėsi tė mbronim votat nė komisione, thotė Dule. E megjithatė ai rreshton njė numėr incidentesh sipas tij me protagonistė socialistėt himariotė tė instruktuar pėr tė shkėputur me ēdo kusht njė fitore mbi PBDNJ-nė. Nė njėrin nga fshatrat e Bregut, aktivistė socialistė kanė plaēkitur vulėn, sipas Dules. Pas ankesės sė PBDNJ-sė, policia ka dorėzuar vulėn por jo grabitėsin. Nė njė fshat tjetėr me predominancė shqiptare, komisioneri socialist ka marrė kutinė e votimit, i ka shtuar disa fletėvotimi fshehurazi dhe pa i numėruar ka dorėzuar nė KZQV njė rezultat tė rrumbullakosur nė favor tė PS-sė. Nė mes tė Himarės, njė shashkė ka pėrgjakur njė polic pranė qendrės sė votimit dhe ka lėnduar njė qytetar tjetėr. Kozma Pelo u akuzua pėr kėtė akt dhe u identifikua menjėherė nga Ministria e Rendit dhe PS si njė anėtar i PBDNJ. Unė do tė tregohesha mė i matur nė pėrcaktimin e tij politik. Nė zgjedhjet e vitit 2000 ai ka qenė komisioner socialist, thotė Dule.
    Nė rezultatin ende jodefinitiv tė zgjedhjeve, duket se kanė ndikuar jo pak, disa qindra vota tė dėrguara me porosi nga Greqia. Jam nė dijeni tė emigrantėve qė u kthyen nė Himarė, nė qytetin e tyre tė lindjes pėr tė votuar, por PBDNJ nuk ka qenė nė zanafillė tė ndonjė organizimi autobuzėsh a tragetesh. Por edhe nėse do tė ishte, ētė keqe ka. Mund tju tregoj njė rast, sesi vetėm nė njė fshat tė Sarandės PS ka organizuar mbėrritjen e tetė autobuzėve me simpatizantė, emigrantė nė Greqi, thotė Dule. Ai gjithashtu mohon nė mėnyrė kategorike ndonjė lidhje midis tij ose partisė sė tij me Organizatėn e Rinisė Vorioepirote e cila ėshtė pėrfolur si organizatore e vullnetarėve himariotė dhe dėrgatės sė rreth 15 autobuzėve dhe njė trageti pėr tė votuar PBDNJ-nė nė Himarė. Di se disa prej autobuzėve kishin postera tė kandidatit tonė nė Himarė, Vasil Bollano, thotė Dule i cili kundėrshton qė nė radhėt e emigrantėve tė jetė shfaqur qoftė edhe njė fotografi e vetme e tė pėrfolurit Karathano, lider i rinisė Vorioepirote.
    Si Dule, edhe vetė Bollano, refuzojnė tė ketė pasur ndonjė lidhje midis fitores sė tyre dhe vullnetarėve tė financuar nga Greqia, por ka shumė tė ngjarė qė njė pjesė e madhe e kėsaj fitoreje eventuale ti dedikohet pikėrisht votave tė ithtarėve tė Karathanos. PBDNJ mund tė mos ketė inkurajuar njė gjė tė tillė, por sidoqoftė ajo nuk ka kundėrshtuar qė kjo tė ndodhė. Referuar mitingut spontan me flamuj grekė pas shpalljes sė rezultatit paraprak qė nxirrte fitues Bollanon, Dule thotė se nuk mund tė njohė fytyrė pėr fytyrė tė gjithė anėtarėt dhe simpatizantėt e partisė sė tij, por megjithatė ai i beson maturisė sė PBDNJ-istėve. Ata nuk do tė kryenin kurrė akte tė tilla.

    Nga ana e tij Vasil Bollano ndonėse nuk shprehet nėse flamurvalėvitėsit ishin anėtarė tė PBDNJ-sė apo jo, thotė se njė pjesė e tyre janė banorė tė Himarės tė ardhur me rastin e zgjedhjeve nga Greqia. Bollano, nėnkryetar i OMONIA-s, organizatė politike e minoritetit grek, ėshtė njėkohėsisht edhe njė nga sekretarėt e PBDNJ-sė dhe njė nga figurat e reja tė kėsaj partie, mjaft i diskutuar qė nga viti 2000 kur Melo e pranoi atė si kandidat tė PBDNJ-sė nė Himarė pas presioneve tė Athinės zyrtare, shfaq njė optimizėm tė pėrmbajtur. Mos mė quani kryetar tė Bashkisė. Po pres rezultatet zyrtare, thotė ai. Nė vitin 2000 kandidati socialist fitoi ndaj tij falė Aleancės pėr Kombin qė u shpall nga tė gjitha partitė e spektrit politik shqiptar pėrkundrejt PBDNJ-sė sė minoritarėve. Rreth 1200 votave pro Bollanos atė vit, iu kundėrvunė 1100 vota socialiste, 600 demokrate, 500 socialdemokrate dhe disa tė tjerė mė minorė. Dule thotė se ky ishte njė rezultat kallp qė nuk u njoh as nga kongresi i autoriteteve vendore dhe rajonale. Bollano ėshtė ndier edhe mė i prekur. E akuzuan pėr pėrhapės fryme nacionaliste, se kishte tentuar tė blinte vota me premtimin e vizave dhe investimeve greke. A mendon ai kėsaj radhe tė zėvendėsojė njė frenim eventual tė investimeve nga buxheti i shtetit me investime greke? Nuk kemi ndonjė premtim hė pėr hė, por sbesoj se qeveria do ti mohojė Himarės atė qė i takon vetėm sepse fitoi njė kandidat i PBDNJ-sė, thotė Bollano. A ėshtė Himara sipas tij minoritet? Zoti Bollano shmanget duke thėnė se dihet kush bėn pjesė nė minoritetin grek, ndonėse njė shkollė greke e mbyllur nė kėtė zonė mė 1946 duhet tė rihapet atje, sipas tij. Fundja a ėshtė ai, Vasil Bollano njė nacionalist grek? Jo. Pėrkundrazi nė mbledhjet e partisė mė kritikojnė pse jam kaq i moderuar, thotė ai.
    Nėse kishte nė zgjedhjet e fundit tė Himarės doza nacionalizmi dhe gara force mes dy komuniteteve tė zonės, ngjan nė tė vėrtetė si njė fakt dytėsor pėrpara manovrave tė forcave politike tė Tiranės dhe pėrpjekjeve tė tyre mė shumė pėr ti hequr terrenin nga kėmbėt njėra tjetrės nė rang kombėtar, ku Himara luan njė rol pėrqindjesh. Nga ana tjetėr, gjithēka ngjan me njė pėrputhje fatkeqe rrethanash. Nė luftė pėr tė theksuar edhe mė shumė dobėsimin e pėrgjithshėm tė PS-sė nė kėto zgjedhje, PD i blaton PBDNJ-sė njė aleancė nė Himarė. Njė dhuratė qiellore kjo, por e paarritshme me shifra nėse do tė luhet me telat patriotikė tė shqiptarėve tė cilėt numerikisht mund tė dominojnė nė qendrat e votimit tė Bregut. PS bėn pikėrisht kėtė dhe shkel moratoriumin. PBDNJ rrezikon humbjen e radhės nė Himarė kur emigrantė tė indoktrinuar dhe tė instruktuar himariotė shfaqen me autobuzė tė financuar nė mėnyrė tė dyshimtė. PBDNJ fiton, por nuk mundet tė frenojė dot diskretitimin e imazhit tė saj me anė tė pamjeve festive tė votuesve- mall importi grek, tė cilėt me njė zell tė tepėruar pasi fitoja ėshtė siguruar, sfidojnė shqiptarėt pikėrisht nė atė mėnyrė siē nuk donte PBDNJ tė ndodhte. Nė njė deklaratė tė pėrgėnjeshtruar menjėherė mė vonė, ministria e jashtme greke e ēon deri nė fund sfidėn, kur kėrkon shpalljen e Himarės si zonė minoritare greke. Zemėrata shqiptare merr atėherė nė mėnyrė tė menjėhershme formėn e njė numri autobuzėsh dhe makinash tė nisur nga Vlora me flamuj shqiptarė qė tentojnė dy ditė rresht Himarėn, nė njė orvatje thuajse tė hapur pėr shpagim. Prokuroria e Vlorės hap njė hetim pėr personat qė nė mitingun e 12 tetorit fyejnė Shqipėrinė duke quajtur fitoren e PBDNJ-sė nė Himarė njė triumf mbi njė vend turqish, fashistėsh dhe ēerdheje tė Al Kaidės. A mund tė shmangej e gjithė kjo? Eshtė njė pyetje qė pėrgjigjen zor se mund ta gjejė thjesht nė Himarė, arenėn ku u luajt melodrama. Interesa partish, qejfmbetje liderėsh, pikėpyetje tė vėna mbi karriera politike nė Tiranė e Athinė. Secila nga kėto ka rrezik tė ketė qenė strukur kėsaj nėn ambalazhin gjakndezės tė nacionalizmit. Njė mėnyrė efikase kjo pėr tė krijuar fitimtarė dhe heronj. Por njė mėnyrė e rrezikshme ama.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    "Surpriza e mnershme ėshtė heshtja e institucioneve evropiane para pėrndjekjeve tė pafshehura greke kundėr shqiptarėve. Organizata pėr Siguri e Bashkėpunim nė Evropė, Kėshilli i Evropės dhe Unjėsimi Evropian, tri institucionet kyēe evropiane qė p.sh. e ngrisin zėrin pėrditė pėr mbrojtjen e 40 mijė romėve tė Kosovės, lozin tre majmunat qė mbyllin sytė, veshėt e gojėn para nėpėrkėmbjes brutale – sipas OJQ-sė greke ”Greek Helsinki Monitor” – tė mėse 300 mijė emigrantėve nga Shqipėria, e tė mė se 200 000 shqiptarėve vendas nė Greqi (le t’i quajmė me emrin e tyre tė vėrtetė, shqiptarė, e jo me termin e urryer ”arvanitė”)."

    Lexo krejt artikullin tim te www.pasqyra.com

  10. #20
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Dosja e trazirave te Himares shkon ne gjykate
    Shkon ne gjykaten e Faktit te Vlores, dosja e shumeperfolur penale, e trazirave paszgjedhroe ne Himare. Diten e djeshme ne Prokurorine e Vlores eshte mbyllur perfundimisht hetimi i ceshtjes "Himara". Kjo dosje e perfunduar nga ana hetimore nga Prokuroria e Vlores, iu dorezua Gjykates se rrethit te Vlores me te njejten akuze qe ka qene ne fillim te hetimit. Avokatet e vendosur nga Prokuroria e Vlores, per te mbrojtur ne mungese te pandehurit, u njohen me dosjen, me procesverbalet dhe me konkluzionin perfundimtar. Burimet e ketij institucioni ligjor bejne te ditur per "Korrieri"-n, se avokatet e ceshtjes, pasi u njohen me akuzen dhe me konkluzionin perfundimtar firmosen per gjykimin e ceshtjes "Himara". Ne kete proces, gjykohen, vellezerit Vangjel, Kleanthi dhe Edmond Kolila si dhe Koco Llazari, Sotir (Spiro) Karofano.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pirro Dhima: Ju rrėfej gjithė historinė time shqiptaro-greke
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 294
    Postimi i Fundit: 23-04-2024, 16:58
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Shumė zhurmė..., shumė zhurmė...
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 21:18
  4. Zhurma
    Nga Post-it nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 04:52
  5. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •