Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Kjo farsta e gjoja procedimit ligjor tė trazirave nė Himarė tė ēon tė vjellat. Haj mė thoni, pash Zotin, sa prej jush mendojnė qė dikush vėrtet do tė gjykohet; e nėse gjykohet, se dikush vėrtet do tė vuajė burg, pėr to!? -Kur majat e shtetit janė unjur katullaq nė prehėr tė Athinės? Kur Saliu lidh krahėt me separatistėt grekė, e Nano e ka trupin nė Shqipėri, e kokėn nė Athinė?

  2. #22
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    HIMARE

    Hidhet nė erė makina e kryeplakut tė fshatit Dhėrmi, Ilia Stevasani, vetėm tri ditė para zgjedhjeve pėr kryetar nė 4 qendra votimi tė Himarės. Ngjarja ka ndodhur dje nė orėn 03.30 nė Dhėrmi, ku do tė jetė edhe njė qendėr votimi pak metra larg shtėpisė sė kryeplakut, i njohur si pėrkrahės i OMONIA-s. Vetė i dėmtuari, Stevasani, duke e lidhur kėtė me politikėn, ka treguar pėr Gazetėn se si ka marrė vesh vendosjen e tritolit nė makinė.

    Si ndodhi shpėrthimi?
    Ishte ora 03.30 kur u dėgjua njė shpėrthim. Ishte i fuqishėm, por kujtuam se ishte bubullimė. Edhe motra qė e kam komshije kėshtu mė tha. Nė orėn 05.30, kur njė i afėrm kishte ardhur me makinėn e tij tek unė, pėr njė punė, e pa makinėn time tė shkatėrruar. Ai mė lajmėroi mua dhe unė policinė.

    Kush mendoni se ua ka bėrė kėtė?
    Mund tė them qė motivi ėshtė politik dhe kjo bėhet pak para zgjedhjeve, nė formė presioni. Unė jam kryeplak i zgjedhur nga fshati dhe mendoj se kjo ka qenė shenjestėr e mirė pėr presion politik.

    Keni pasur njė "keqkuptim" me familjen Marko...
    Nė fakt, ata kanė pasur me mua. Para zgjedhjeve te dera e lokalit tė nipit tė Petro Markos u gjet njė arkivol. Ata mė akuzuan qė ua kisha vėnė unė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr tritolin nė makinėn time unė nuk akuzoj njeri konkret, por jam i bindur qė e kanė bėrė njerėz tė opozitės.

  3. #23
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Enjte, 27 Nentor 2003


    HIMARA, GREKJA NIKI DHE SYNIMI YNE PER INTEGRIM NE BE

    Nga Kico Blushi

    Dosja "Himara 2003"

    Himara e fushates para e vecanerisht paszgjedhore qe, pa asnje dyshim, nje krye-turp, nje maskarade heleno-arnauto-ballkanike qe morri mbi vete nje rendese te zezonte e te pallogariteshme kombetare, e, madje edhe nderkombetare, po ta veshtrojme kete problem te lidhur me optiken jo vetem te Greqise se sotme, po edhe te Brukselit.

    Por "dosja Himare 2003" do te ngelet edhe si nje shembull i spikatur e domosdo edhe i mrekullueshem per te ilustruar shembullin e vetekeqtrajtimit e sidomos i keqsjelljes qe ne, sistematikisht, i bejme njeri-tjetrit, vetes dhe me pas edhe fatit tone, te cilin, me shume lehtesi [per te mos thene me mendjelehtesi} e ciltersi {natyrisht, prej fodulli mendjemadh, tipik anadollo-ballkanik}vazhdojme ta cilesojme kesisoj:

    - Ah, ky Fati yne i Zi! ; ose: - Eh, kush na ka mallkuar keshtu?- etj etj .brockulla te ketijllojta qe spjegojne, ne fund te fundit, edhe dobesine tone, edhe mediokritetin tone, edhe pamjaftueshmerine e reagimit dobisjelles per vete, per familjen, per komunitetin e aq me pak per kombin.

    Pavaresisht se kush eshte fajtori i ngjarjeve te Himares, pavaresisht pse, si dhe qysh ndodhi ajo qe ndodhi, nje gje eshte me se qarte:-Ngjarjet zgjedhore te Himares e demtuan rende imazhin e Shqiperise, pikerisht ne nje kohe kur shqiptaret duan te integrohen realisht ne Europe. Kush do ta paguaje me thjesht kete fature e kete vonese? Natyrisht qe jo politikanet, po ne, qytetaret e thjeshte, ose, ashtu si kemi filluat te quhemi keto kohet e fundit, ne, taksapaguesit.

    Realiteti yne i qerpicit partiak

    Nuk mjaftokan vetem grindjet e sherret e krereve tane te larte, destabiliteti e mungesa e nje qeverisjeje funksionale, seancat e shemtuara parlamentare, vrasjet kanunore, ngujimi i njerezve dhe, jo rralle, edhe i se Vertetes, prostitucioni, kontrabanda, korrupsioni, natyrisht te gjeneruara ne permasa planetare, po e u desh te dilte ne skene edhe "ceshtja Himare" e me pas edhe perkthyesja greke me emrin Niki, si dhe, ne vazhden e cudive qe nuk habisin askend, edhe kercenimi me i fundit i Ngjeles per femijet e CelibashitE, te gjitha keto, si pas zakonit tone te rasheguar, kalojne pa u ndjere, si te mos ndodhe asgje e jashtezakoneshme dhe e rende, teksa ne molloisim, mbllacisim lajme politike{c’tha Nanoja, Berisha, Edi Rama, apo Ndre Legisi} e psheretijme: - Ah, ky Fati yne i Zi!

    Duket se keshtu arsyetojme prej mot motesh, teksa thithim cdo nate nargjilene e lajmeve televizive e freskojme kembet ne vijen e ujit qe na kalon te pragu i halleve e baltes se shtepive tona te ndertuara me qerpic partiakNe kete mjedis tradicional, sa orjental, aq edhe idilik, sherret e ndersjellta kane mbetur e ende jane lemi ku luhet kjo maskarade disashekullore, ndersa kuajt qe e nakatosin baltovinen e sherrnajes e na e servirin per ushqim te perditshem vetem thashetheme e gjera pa vlere, jane kreret tane.

    Ne pertypim lajme e informacion pa vlere dhe kjo na ben edhe te verber, edhe te shurdhet duke na detyruar te mos vleresojme ato qe jane vertet te rendesishme dhe kjo mangesi ne na demton shume si shoqeri. Sepse, ne cilin vend te botes mund te ndodhe qe nje parti e regjistruar si shqiptare {PBDNJ}te rreshtohet hapur pro shoveneve te nje vendi te huaj{ ne rastin tone te atyre greke}, duke e trajtuar Himaren si te ishte teritor i huaj, me popullsi te huaj e me flamur te huaj? A eshte kjo parti shqiptare, parti e te drejtave te Njeriut, apo e minoritetit grek, apo, e thene fare troc: eshte parti greke e instaluar ne Shqiperi e jo vetem greke po e disa perfaqesuesve qe ende aspirojne per vorioepirin?

    Skandali i perkthyeses greke Niki dhe PBDNJ

    Por askush, pergjate ketyre aneve nuk bezan, as per Himaren, as per nderhyrjen arrogante te disahereshme te deputeteve e mediave greke ne teritorin e nje shteti te huaj e sovran, as per keqtrajtimet e vrasjet e shqiptareve nga policia greke e as per superskandalin qe na dha para ca ditesh gazetarja Xhunga per rastin e perkthyeses greke Niki qe dinte vetem fjalet :-vodha, nuk vodha1- e qe, megjithate, kishte sherbyer ne gjykatat greke si perkthyese zyrtare per dhjetra te denuar shqiptare! Askush nuk bezan, sepse ja tek na degjon zoti Papandreu, i cili i mban shenim te gjitha deklaratat e krereve tane, te cilat i con pasketaj ne Athine e pastaj ne Bruksel, ku mund t’ju hiqet viza kolltukofageve tane te dritheruar per pushtet

    Keta shembuj te trishtueshem jane te mjaftueshem per te bere ca pyetje te tilla:-Ne qoftese PBDNJ eshte parti shqiptare, parti e te Drejtave te Njeriut, perse nuk regoi per superskandalin e perkthyeses greke Niki, e cila, edhe pse e pranoi vete qe nuk dinte shqip, prej me se dhjete vjetesh kishte licence perkethyeseje per te punuar prane organeve policore e gjyqesore greke, duke "perkethyer"qindra shqiptare te denuar, natyrisht pa i perkethyer, pasi nuk di shqip?

    Duket sikur nuk ka lidhje "Himara" me perkthyesen e rreme Niki, po nuk eshte aspak keshtu. Sepse, ne qofte se ne zgjedhjet e Himares u bene falcifikime, e duket se ato vertet u bene, duke i vene nje tjeter njolle demokracise sone te quajtur aq shpesh si me perkedhel,e brishte, ceshtja, ne fund te fundit, u shtrua:- kush do te fitonte bashkine e Himares mes rivaleve te dy partive shqiptare,- ne qofte se pranojme se edhe PBDNJ eshte vertet parti shqiptare e jo greke, pra zgjedhjet, ne cilin do rast, ate te falcifikimit, ose ne ate te zgjedhjeve te ndershme, prape so t’i fitonin perfaqesuesit e partive shqiptare, atehere perse ky alarm nga pala greke?A mos valle perfaqesuesit greke qe ngriten e inskenuan tere ate tollovi e histeri antishqiptare e kishin hallin te standartet demokratike te aplikuara a keqaplikuara ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi?E, po qe keshtu, atehere pse u perqendrua vemendja vetem ne Himare, apo mos valle minoritaret meritojne me shume standarte demokratike se ne, shqiptaret?

    Perkthyesja ne krim shteteror

    Po ta shohesh kete ceshtje me nje sy te "standarteve demokratike" ceshtja e perkthyeses Niki, falcifikimi eshte shume me i rende, pasi nepermjet saj jane denuar me nje padrejtesi te pashembullt e te padegjuar ne tere historine e Drejtesise boterore, {pasi kjo perkthyese e rreme eshte perdorur jo pa vetedije per mbi dhjete vjet e ne dhjetra a qindra procese qindra shqiptare, denimi i te cileve nga gjykata greke, pavaresisht nga fajet qe kane bere, ne nje Drejtesi normale, aq me teper ajo e nje vendi anetar te BE-se, ve nen dyshim te patolerueshem Drejtesine greke, madje, duke e penalizuar ate teper rende, si nje precedent i pashembullt e kurre i degjuar, jo vetem ne vendet anetare te BE-se, po ne asnje lloj Drejtesie, qofshin edhe ato diktatoriale, te Hoxhes, apo te Kastros..

    Avokati ish minister dhe standartet demokratike

    Mirepo ketu askush nuk levizi, as qeveria, e cila u terhoq e lau shpejt e shpejt duart nga Himara, pas kercenimit te zotit Papandreu, njelloj si te mos kishte ndodhur gje prej gjeje, as shoqeria civile, as OJQ-te, as Helsinki e as shtypiMjere ne!

    Mjerisht, keshtu kalojne, si pa u ndjere e si pa u vene re gjerat e nje rendesie paresore. Njelloj si kaloi, p.sh. pa u ndjere edhe kercenimi per vajzat qe i beri avukat Ngjela kryetarit Celibashi, edhe pse ky i fundit eshte kryetar i KQZ-se, Nje njeri i zakonte te kishte bere ate kercenim, me siguri do te ishte denuar rende edhe nga nje gjykate e Skraparit! Por avukat Ngjela eshte figure e larte e kush prek ate ka cenuar vete "standartet demokratike"!Fakti qe vete Ngjela eshte ish i perndjekur e i denuar nga ligjet e gjykatat e monizmit, nuk e lehteson, perkundrazi, e rrendon, te pakten moralisht, figuren e tij .Aq me teper qe ate tashme te gjithe e therasin me respect Avukat, po edhe pse eshte ish minister Drejtesie, ish kandidat per kryetari i bashkise se Kryeqytetit dhe nje nga funksionaret me te larte te partise me te madhe te opozites, e ben "lajthitjen"e tij jo dhe aq te zakonte e pa peshe Po ja qe keshtu ndodh ne Shqipoerine tone gjasmedemokratike.

    Kjo be vaki nder ne e prandaj ne i qasemi se Keqes te tjetrit me nje kollajllek te admirueshem, pa asnje vrasje ndergjegjeje, duke mos e kuptuar asnjehere se ne nje bashkejetese qytetare, komunitare dhe, per me teper, kombetare, demi qe i behet tjetrit nepermjet veprimit e sehirllekut mund te te kushtoje ty edhe me teper se atij qe ti vete e ke demtuar.Ka ardhur koha ta kuptojme se kembana e se Keqes qe bie jashte shtepise sone po bie edhe per ne e kjo eshte nje nga kushtet me minimale te nje Demokracie funksionale.

    Mendesia pylltare pas rastit te Himares

    Himara eshte nje kenge me oji qe u kendua edhe greqisht, edhe shqip por qe ne fund te fundit ajo nuk eshte kenge dasme, as kenge per festivalin e Gjirokastres, po eshte nje kenge vaji

    Nga qe ne boten e qyteteruar po hyjme me mendesine e nje njeriu pylltar, te vetmuar e te rrezikuar, ne i bejme haram per hicmosgje gjerat me te rendesishme e me serjoze, sigurisht, pasi u kemi dhene rendesi te dores se pare budalleqeve, marrive, kotesirave, grindjeve, zilive te vockela, perbaltjeve te ndersjellta te fqinjit, pra, gjithekend e shumeckaje pa vlere e pa asnje peshe te moralte, apo edhe materjale.Ne duhet me ne fund ta kuptojme se nuk na falet te qendrojme indiferente e te bejme sehir se si e djegin, si nje lecke, flamurin tone kombetar, dinjitetin dhe emrin toneprej shqiptari, sepse kesisoj do te jemi te humbur e te deshtuar njelloj te gjithe, pavaresisht nga perkatesite partiake, krahinore, apo fetare.

    Retorika e disa pyetjeve

    C’mund te ndodhte ne Greqine e sotme, demokratike e anetare te BE-se , po qe se ne zgjedhjet e ardheshme te shkonin ne Greqi disa deputete shqiptare, te shoqeruar me gazetare shqiptare e te gjithe keta te silleshin me popullsine came, ashtu si u sollen greket ne Himare, e jo vetem ne keto zgjedhje?

    Si shpjegohet qe pikerisht qe edhe pse pati riardhje te deputeteve greke, ne

    Himare nuk pati asnje deputet shqiptar?

    C’do te ndodhte me ne, te gjoret e kollaj te poshteruar e te penalizuar, jo vetem me Drejtesine shqiptare, po me tere imazhin e shqiptarit ne bote, po qe se ndonje mafioz grek, trafikant, ose hajdut grek, te denohej nga nje gjykate shqiptare me nje perkthyes qe nuk di as edhe nje fjale greqisht?

    Si do te sillej ne nje rast te tille qeveria greke?

    E, me ne fund, pse ne nuk nuk beme as edhe nje reagim lidhur me kete ceshtje, edhe pse n- emisionin e Xhunges deshmuan per perkthyesen ne fjale, disa shqiptare e nje perkthyes shqiptar?

    Filozofia karikatureske e qendrimeve tona

    Shqiperise, per t’u integruar ne BE, me te drejte i kerkohet te respektoje standartet demokratike e, shpesh, edhe kur nuk kemi dhe aq faj, ose aspak faj, po vetem se i japim boje te zeze me tepri fytyres sone, duke u veteparaqitur si vendi me i kriminalizuar, me i korruptuar, me i prostituar e me i mafiozuar i planetit, ne penalizohemi dhe ndeshkohemi me nje lehtesi te cuditeshme nga komisioneret e huaj, apo edhe ambasadoret deklarataberesHarrojme se kesisoj penalizohet Shqiperia dhe, per me keq, ajo denohet e ndeshkohet duke u lene larg e prapa dyerve te Europes. Mbjellim imazhin e keq per veten, vetem pse dikush do te rrezoje dike nga pushteti e te vije vete ne karigen e tij, ne hedhim balte me zell prej te marri jo vetem mbi njeri-tjetrin, po mbi emrin e Shqiperise. Duke nxirosur si mosmekeq imazhin e Shqiperise, ne po paguajme nje harac e nje vonese te pamerituar drejt dyerve te Europes.

    Ne menyre figurative, keto ngjarje, si me te shumtat e historise sone te trazuar e te perbashket, mund te ilustrohen me se miri e per bukuri me nje karikature qe kam pare dikur, nuk e di se ku e nga cili autor, po sigurisht jo me origjine shqiptare. Nje njeri i hipur ne peme, prej se larti prźt me sepate trungun e pemes ku qendron hipur vete e kjo do te thote ate qe shumekush prej nesh e kupton pa asnje mundim a sforcim intelektual..

    Nuk e teproj aspak po te them se shume ngjarje e veprime tonat, e konkretisht ngjarja "Himare", mosreagimi i asnje institucioni per "rastin e perkthyeses Niki"e ilustrojne mese qartazi domethenien e kesaj karikature, jo vetem ne rrafshin qytetar, opo edhe ate shteteror..E ilustron pasi, per shkak te ngjarjeve te turpshme zgjedhore ne Himare, imazhit te perkeqte e pasojave te hidheta e tejet poshteruese te saj, ceshtja e imazhit shqiptar u vu nen trysni e me pas edhe nen dyshime zor te riparueshme. U nxiros jo vetem emri i himarjoteve, por i te gjithe shqiptareve, jo vetem autoriteti i domosdoshem i KQZ, po edhe zgjedhjet e 12 tetorit e legjimiteti tyre, e sidomos perpjekjet jo te vogla tonat per t’u afruar sadopak me Brukselin, perpjekje te cilat domosdoshmerisht duhet te shoqerohen me percjelljen e nje imazhi krejt tjeter e sadopak pozitiv.

    Kjo e fundit, nen trysnine e antares se BE-se, Greqise, nepermjet gojes se z.Papandreu e me pas edhe te zotit Kris Paten, e, pas tyre edhe te amabasadorit te ketueshem te BE-se, zotit Saltzman, e tha shkoqur kete lloj kercenimi, i cili se pari u mboll e pastaj edhe u korr nga mediat dhe autoritetet e larta greke, duke na gjetur e duke na lene ne, shqiptaret, ne maje te pemes ku kemi hipur, natyrisht, pa e leshuar sepaten nga dora.Por duket se ne e vecanerisht shefat tane germerites te palodhur ende nuk e kemi kuptuar ku na fle e Keqja e perbashket qe na le historikisht ne fund te zhvillimeve e proceseve demokratike.

    Sidoqofte, kuptimi fgurativ i kesaj karikature jo vetem qe e ilustron imazhin qe ne percjellim neper bote e ne kancelarite e Europes, duke na paraqitur jo vetem si njerez te egjer, po edhe paksa anormale, per te cilet duhen "trajtime e regulla"specifike.., po e ndeshkon me te padrejte ceshtjen dhe aspiraten e Shqiperise drejt strukturave euroatlantike...

    Mungesa e reagimit institucional

    Mosreagimi yne ne kohen e me serjozitetin e duhur, para e pas ngjarjeve te Himares, mungesa e kurajes e perfaqesuesve tane civile, mediatike e zyrtare per te reaguar ashtu si duhet reaguar ne nje vend e shoqeri demokratike, si dhe integriteti i cenuar i Shqiperise pas nderhyrjes brutale te zotit Papandreu, e ka vene e do ta vere synimin tone per t’u integruar ne BE, ne pozita teper te veshtira e te diskutushme.

    Kemi per te pare qe nje seance te parlamentit europjan lobi grek te tunde kemishen e gjakosur qe e pame edhe ne, do te nxjere edhe te plagosurin me thike qe u cua te kurohej ne Athine per te deshmuar e pas tyre do te versulen oratoret greke, opozita jone do te hidhet me siguri perpjete nga gezimi per te provuar edhe ajo se "Himare"nuk ishte vetem Himara, po e gjithe Shqiperia, gje do te vertetohet me shembujt e filmuar qe do te provojne se Shqiperia e shqiptaret e meritojne ndeshkimin e Brukselit e te mbare botes demokratike. me qe nuk i respekton standartet me minimale demokratike .Kurse perfaqesuesit tone as nuk do te kene guximin te permendin rastin e perkthyeses greke e jo me pastaj te kerkojne ta shfaqin deshmine ogurndjellese te saj

    Kujtimi im ne Brukesl me himarioten e ardhur nga Athina

    Kam qene ne cilesine e deputetit ne parlamentin europjan pas zgjedhjeve te 97-tes, kur ca deputete greke, ne bashkepunim me ca deputetete te PBDNJ-se kishin sjelle ne Bruksel nje grua minoritare, me duket me emrin Athina, per te deshmuar per "masakren"zgjedhore qe na qenkesh bere edhe ne ate kohe ne Himare

    Jam ndjere vertet shume keq, jo vetem se aty e kishim shume te kufizuar edhe kohen, edhe mundesine per te thene e mbrojtur te verteten, po edhe pse ajo pak kohe qe ju dha perfaqesuesve shqiptare ju dha perfasqesuesve te PBDNJ "se, dhe opozites qe asokohe kishte bojkotuar "kallash parlamentin"e qe kjo insinuate per falcifikim zgjedhjesh i leverdistePor fati i mire qe "Himara" e asaj kohe i kishte vene ne nje aleance te pashembullt PD dhe PS, po edhe se e sjella me valixhe diplomatike, gruaja me emrin Athina, nuk dinte te artikulonte genjeshtra te besueshme e prandaj deshtoi ne sallen e nderuar te parlamentit europjanKurse kesaj here, per shkak te gabimeve qe vertet u bene ne Himare, provat do te jene me siguri shume me teper ndeshkuesePo dhente Zoti qe ndonje zyrtar i yni , kurajoz e vertet i pavarurr nga ambasada greke ne Tirane, e con paraprakisht ne Bruksel edhe "ceshtjen e perkethyeses Niki"!


    Burimi: "Koha Jone"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 27-11-2003 mė 12:46
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    JORGO PAPANDREU FITOI ZGJEDHJET NĖ HIMARĖ



    NANO IA MORI PĖRSĖRI NĖ KTHESĖ BERISHĖS GARĖN E GREKOSERVILIZMIT



    Mė 20 nėntor 2003 mjetet e informimit nė Tiranė shpallėn se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi kishte shqyrtuar ankesėn e PBDNJ-sė kundėr vendimit tė Komisionit Zonal tė Votimeve nė Himarė qė shpallte fitues kandidatin e Partisė Socialiste, Jorgo Goro, kishte marrė njė vendim tė kundėrt duke shpallur fitues konkurentin e tij, Vasil Bollanon, kandidatin e pėrbashkėt tė PBDNJ-sė dhe tė PD-sė. Kėshtu kandidati i Vangjel Dules dhe i Sali Berishės, qė kishte dalė fitues mė 12 tetor dhe humbės mė 16 nėntor nė Himarė, doli pėrsėri fitues nė KQZ nė Tiranė kundėr kandidatit tė Fatos Nanos.



    Ēfarė dimė e ēfarė nuk dimė pėr katrahurėn zgjedhore nė Himarė



    Nuk mund tė themi me siguri se cili kandidat doli fitues e cili humbės nė zgjedhjet qė u zhvilluan nė dy ture nė bashkinė e Himarės pasi kėshtu si vajtėn punėt as djalli i mallkuar nuk mund ta marrė vesh si janė zhvilluar nė tė vėrtetė votimet. Dimė vetem njė gjė: Greqia kishte mobilizuar tė gjitha forcat e saj pėr tė bėrė fitues Bollanon. Kurse nė Shqipėri ishte krijuar njė front grekofil nga PBDNJ-ja dhe PD-ja pėr tė mposhtur kandidatin e PS dhe pėr tė plotėsuar dėshirėn e Greqisė. Dimė qė grekėt dėrguan nga Athina deputetė, gazetarė, agjentė, votues mercenarė, provokatorė tė tė gjitha kallėpeve pėr tė krijuar tension e kurdisur skandale nė Himarė. Dimė gjithashtu se nė Shqipėri edhe pse njihej ky rrezik nuk u morėn masa tė organizuara shtetėrore e partiake qė tė pengoheshin turbulluesit, qė Himara tė mos bėhej ditėn e zgjedhjeve vend pelegrinazhi pėr elementėt mė tė tėrbuar tė antishqiptarizmit tė ardhur nga Greqia dhe kolonėn e pestė qė vepronte nė vend. Dimė se pas atyre qė
    ngjanė mė 12 tetor policia shqiptare organizoi me shumė kėmbėngulje dhe efikasitet postblloqe tė ndalonte tė rinjtė e Vlorės tė shkonin tė shfaqnin solidaritet me shqiptarėt atdhetarė nė Himraė. Pamė se policia shqiptare pėrsėri nuk mori masa mė 16 nėntor tė pengonte turbulluesit nga Greqia.

    Kėto janė fakte tė njohura pėr publikun e gjėrė. Njerėzit kanė parė skenat irrituese nė ekranet televizive. Ishte e qartė qysh nė fillim se zgjedhjet pėr kryetarin e bashkisė sė Himarės do tė shndėrroheshin nė njė episod tė ri ballafaqimi tė nxehtė politiko-diplomatik dhe agjenturor nė kuadrin e luftės sė ftohtė tė pandėrprerė midis helenizmit e shqiptarizmit nė zonat jugore tė shtetit shqiptar. Kjo luftė e ftohtė thelllohet e acarohet herė pas here me pėrplasje tė forta, megjithėse pushtetarėt e politikanėt nga tė dyja palėt, greke e shqiptare, bėjnė shumė hipokrizi e demagogji mashtruese pėr miqėsinė midis Shqipėrisė e Greqisė.

    Incidentet e shėmtuara qė nxitėn e krijuan grekėt nė Himarė nė ditėt e votimeve, 12 tetor e 16 nėntor 2003, ishin provė e qartė se nė Himarė shovinizmi grek dhe politika zyrtare e shtetit grek po luanin njė lojė tė ndyrė e tė rrezikshme qė nuk do tė kalonte pa rrjedhoja tė rėnda pėr shtetin shqiptar, qė do tė nėpėrkėmbte dinjitetin e sovranitetin e Shqipėrisė.



    Diplomacia greke ndėrkombėtarizoi zgjedhjet nė Himarė si konflikt shqiptaro-grek



    Kjo lojė e ndyrė arriti kulmin e saj me shpėrthimin e shovinizmit grek nė diplomacinė zyrtare tė Greqisė ditėn e votimeve plotėsuese nė katėr qendra votimi (Himarė- fshat, Qeparo, Dhėrmi, Pilur) dhe menjėherė pasi u dhanė lajmet e para se kandidati i mbėshtetur nga Greqia, PBDNJ-ja e Dules dhe PD-ja e Berishės, Vasil Bollano, kishte humbur. Mė 16 nėntor, kur forcat grekofile tentonin tė krijonin me tė gjtha mjetet tension politik nė Himarė e Dhėrmi tė Shqipėrisė, para ambasadės shqiptare nė Athinė bėheshin demonstrata pėr shantazh mbi shtetin shqiptar. Nė tė njėjtėn kohė zėdhėnsi i qeverisė greke Beglitis lėshonte kėrcėnimin diplomatik “ “Do tė pėrdorim BE-nė pėr presion ndaj Shqipėrisė”, sepse, sipas tij “nė Himarė kishin ndodhur incidente kundėr popullsisė greke”. Sipas kėtij Beglitisit “Greqia do tė bėjė ē’ėshtė e mundur qė pala shqiptare tė bindet qė tė sillet ashtu si duhet, siē i takon njė vendi qė do tė avancojė nė rrugėn europiane”. (Gazeta “Ballkan” 18 nėntor 2003).

    Me njė gjuhė tė tillė tė “diplomacisė rrugaēėrore” zėdhėnėsi i qeverisė sė Greqisė i flakte tutje gjithė “sigurimet”e dhėna nga zėdhėnėsi i Papandreut nė fillim tė fushatės zgjedhore se Greqia nuk do tė ndėrhynte nė zgjedhjet nė Shqipėri, se madje dėnonte ato ndėrhyrje qė ishin bėrė para tri vitesh nė Himarė. Tani zėdhėnėsi i qeverisė greke bėnte shantazh tė hapur mbi Shqipėrinė pėr njė ēėshtje ku Greqia nuk ka asnjė tė drejtė tė fusė hundėn e saj ngatėrrestare, pėr zgjedhjet nė njė bashki tė Shqipėrisė.

    Gjuha arrogante e Beglitisit ishte njė plotėsim mburravec i paturpėsisė qė i kishte lejuar vetes ministri i jashtėm i Greqisė, Jorgo Papandreu, nė Bruksel ku kishte ngritur shpatėn e shovinizmit grek kundėr shtetit shqiptar qė ta vringėllinte mė fuqishėm se gjithkush nė Greqi. Ministri i jashtėm i Greqisė, Jorgo Papandreu, shfrytėzoi pikėrisht mbledhjen e ministarve tė jashtėm tė BE pėr tė lėshuar rrufetė mė pėrvėluese greke dhe ultimatume kėrcėnuese ndaj Shqipėrisė nė rast se nuk shpallej fitues nė votimet e Himarės kandidati i greqizmės Bollano. Papandreu nga Brukseli e shpalli Himarėn tokė greke “me popullsi solide greke”, qortoi qeverinė shqiptare tė kryesuar nga Fatos Nano se paska bėrė hapa mbrapa nė pranimin e tezave greke, se kishte lajthitur shumė qė nuk kishte plotėsuar pa llafe dėshirat e Greqisė. Ai parlajmėroi nga kryeqyteti i BE-sė se Shqipėria nuk do tė lejohet tė pėrparojė nė rrugėn e integrimit europian pa plotėsuar dėshirėn e e Greqisė qė Himara tė quhet tokė
    e popullsi greke. Pra, vet Papandreu shpalli hapur ato synime agresive, aneksuese, helenizuese tė Greqisė qė kėtu nė Shqipėri grekoservilėt e grekofilėt janė munduar t’i paraqesin vetėn si teprime tė disa qarqeve anonime tė fandaksura shoviniste greke e jo si politikė zyrtare tė shtetit tė sotėm grek.

    Por, ato qė tha Papandreu nė Bruksel, qė i thanė zyrtarėt grekė ambasadorit shqiptar nė Athinė, qė i shpalli publikisht zėdhėnėsi i qeverisė greke Beglitis nuk ndyshojnė asnjė gėrmė nga ato qė thanė Karathanos e Kolila gjatė turbullirave qė bėnė nė Himarė mė 12 tetor 2003, as nga ato qė kanė shpalllur pa pushim prej afro 200 vitesh pushtetarėt e Greqisė. Pra, edhe njė herė, u provua katėrcipėrisht se politika shtetėrore e Greqisė “europiane” nuk ka ndryshuar aspak nga tradita agresive dhe ekspansioniste e saj nė dėm tė Shqipėrisė. Papandreu shfrytėzoi djallėzisht e poshtėrsisht, si gjithė qeveritarėt grekė tė tė gjitha kohėrave, njė veprimtari ndėrkombėtare qė ta paraqiste agresionin politiko-diplomatik grek kundėr Shqipėrisė edhe si njė verdikt tė Europės.

    Si nė tė kaluarėn e dhe kėsaj radhe diplomacia greke arriti tė bėjė edhe njė herė bashkėfajtore Europėn nė politikėn armiqėsore tė Greqisė kundėr Shqipėrisė. Me gojėn e njėrit nga politikanėt e saj kryesorė, Kris Paten,i cili gjen njė kėnaqėsi tė veēantė sa herė i jepet rasti tė fyejė e tė sulmojė shqiptarėt, e plotėsoi dėshirėn cinike tė Greqisė e tė Papandreut. Duke iu pėrmabajtur gjuhės sė pėrdorur nga Papanadreu Paten nuk vonoi tė shprehej se : “Ne u rikujtojmė autoriteteve shqiptare se nėse duan tė ecin mė afėr Europės, ato duhet tė pranojnė ato qė njihen si standarte tė pranueshme nė Europė” ( gazeta ”Ballkan” 22 nėntor 2003).

    Edhe sikur nė qortimet qė i bėhen zhvillimit tė procesit zgjedhor nė Himarė tė ketė pasur parregullsitė qė pretendon Papandreu pėrsėri kryetarit tė Komisionit tė jashtėm tė BE, Kris Paten, nuk i lejohet tė flasė me atė gjuhė kėrcėnuese ndaj Shqipėrisė. Nuk e kemi dėgjuar ndonjėherė Patenin tė bėjė qortimin mė tė vogėl pėr gjendjen e rėndė qė ekziston nė Greqi nė fushėn e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut apo tė rregullave tė demokracisė. Pse vetėm nė rastin e shqiptarėve ky zotėri kėrkuaka njė “demokraci tė pėrsosur” nė zgjedhje, njė gjė qė tashmė nuk ekziston as nė SHBA?!



    Rezultatin e zgjedhjeve nė Himarė e vendosi Papandreu, e pranoi Nano dhe e bekoi Berisha



    Faktin qė zgjedhjet pėr Bollanon nė Himarė i fitoi ndėrhyrja brutale e shtetit grek dhe veēanėrisht e Jorgo Papandreut si dhe pjesėmarrjen e shėmtuar tė BE nė kėtė akt tė rėndė shantazhi tė ndyrė ndėrkombėtar kundėr Shqipėrisė i ka vulosur shėmtueshėm edhe deklarata e ngazėllyer e Sali Berishės se “ se ka qenė urdhėri i Brukselit qė ka detyruar KQZ ( nė Shqipėri) tė hapte kutitė e votimit tė ardhura nga tri qendrat e votimit nė Himarė “ ( gazeta “Panorama” 22 nėntor 2003). Gazeta “Koha Jonė”, qė tani po mban qėndrime tė njė gazete tė mirėfilltė berishiane, e ka paraqitur edhe mė hollėsisht kėtė qėndrim tė ngazėlluar tė Berishės nė shkrimin e datės 22 nėntor 2003 nėn titullin “ Berisha: Qeveria greke ndikoi pėr Himarėn”. Nė kėte shkrim theksohet se PD e ēmon qė presioni i Athinės u bė shkak qė KQZ tė japė vendim nė favor tė Bollanos nė Himarė. PD nė vend qė tė protestojė kundėr njė ndėrhyrje tė tillė nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė nga Greqia e pėrdor kėtė ndodhi pėr tė kėrkuar
    qė si nė Himarė tė bėhet dhe nė zona tė tjera tė Shqipėrisė ku PD-ja ka mbetur e pakėnaqur.

    Tani qė kėto “zgjedhje” pėrfunduan, ashtu siē dėshironin grekėt dhe sikurse urdhėroi ministri i jashtėm i Greqisė , Jorgo Papandreu, nuk mbetet mė fije dyshimi se nė Himarė nuk u bėnė zgjedhje, por njė luftė politike, agjenturore e diplomatike e shtetit grek kundėr shtetit shqiptar dhe se kjo betejė greke pėr Himarėn ishte pėrgatitur me kohė.

    Pėr ēėshtjen e zgjedhjeve nė Himarė jemi shprehur gjėrėsisht nė numra tė mėparėshėm tė “Rimė kėmbjes”. E vlen t’u rikujtojmė lexuesve shkrimet e gjata “Shqiptarė himariotė,. votoni pėr kandidatin e Partisė Socialiste. Berisha e PD u bėnė ortakė zgjedhorė me omonistėt” ( 7 tetor 2003); “Geixho-janullatisti Berisha valėviti flamuj grekė nė Himarė” ( 21 tetor 2003).; “A ėshtė PBDNJ, parti shqiptare?”, “Mafia greke e fuqishme nė Shqipėri” ( 28 tetor 2003) etj. Nė kėto shkrime janė analizuar pėrpjekjet e pėqėndruara tė grekėve e tė grekofilisė shqiptare nė synimin pėr tė vėrtetuar se Himara ėshtė pjesė e minoritetit grek nė Shqipėri. Janė analizuar qėndrimet tradhtare tė PD-sė e tė Sali Berishės pėr t’u bėrė aleatė me PBDNJ-nė e Vangjel Dules nė arritjen e kėtij qėllimi. Pavarėsisht se u bėnim thirrje votuesve shqiptarė nė tėrė Shqipėrinė qė tė bojkotonin votimet, nė rastin specifik tė Himarės ne u kemi bėrė thirrjen njerėzve tė votonin pėr kandidatin e Partisė Socialiste, sepse i
    mbeti kėsaj partie tė mbante qėndrimin mė kombėtar. Nė shkrimin e datės 21 tetor 2003 me titull “Geixho-janullatisti Berisha valėvit flamuj grekė nė Himarė” janė trajtuar si subjekte tė veēantė : “Berisha e PD ua rrėmbejnė Nanos e PS-sė stafetėn e grekoservilizmit nė politikė”, “Aleanca me Dulen pėr Himarėn ėshtė haraē politik qė i paguan Berisha Nikolas Geixhit” , “Pėrgatitjet pėr turbullirat nė Himarė janė bėrė edhe nė Amerikė e Greqi” etj.



    Nė Himarė nuk ishte garė zgjedhore por betejė politike midis shqiptarizmės e greqizmės



    Kur kemi trajtuar kėto ēėshtje ende nuk ishim nė dijeni tė fakteve shumė domethėnėse qė zbulon gazeta “Ballkan “ nė Tiranė nė datėn 21 nėntor 2003 lidhur me pėrgatitjet qė janė bėrė nė SHBA nga Nikolas Geixh e tė tjerė pėr tė shfrytėzuar rastin e zgjedhjeve pėr pushtetin vendor nė Shqipėri mė 12 tetor 2003 qė tė vulosnin “karakterin grek” tė Himarės. Gazeta “Ballkan” mė datėn 21 nėntor 2003 ka vėnė nė krye tė faqes sė parė titullin e madh “SHBA, mbledhja sekrete qė rebeloi Himarėn”. Gazeta ka botuar fotot e takimit tė Federatės sė Eipirit tė Veriut nė SHBA, zhvilluar nė Florida nė muajin shkurt 2003. Ai qė tani shpallet fitues i zgjedhjeve nė Himarė, Vasil Bollano, nė kėtė takim tė kėsaj organizate egėrsisht antishqiptare ka qenė nė tryezėn e punės me Nikolas Geixhin dhe me Harallambos Karathanos, i cili ishte njė nga organizatorėt e turbullirave tė 12 tetorit nė Himarė dhe ėshtė shpallur madje person nė kėrkim nga drejtėsia e Shqipėrisė.

    Karathanos njė ditė para votimeve tė 12 tetorit 2003 nė gazetėn “Himara” ka lėshuar njė thirrje provokuese se “beteja mė e madhe pėr helenizimin e Epirit tė Veriut do tė jetė nė Himarė”, pėr tė kundėrshtuar “ēhelenizimin e hapur “ qė paskan bėrė Berisha dhe nacionalistėt shqiptarė “ dhe “ēhelenizimin e maskuar” qė bėka Fatos Nano. Karathanos ka klithur : “ “Nė Himarė ka rėndėsi forca e himariotėve qė tė deklarojnė kombėsinė e tyre greke dhe pretendimin e tyre qė Himara tė njihet zonė minoritare...Nė Himarė s’ka rėndėsi as Bollano, as Goro por kas rėndėsi helenizmi kundėr shqiptarizmit...Nė kėto zgjedhje nuk votojmė pėr Bollanon votojmė pėr helenizmin”.

    Ja cilat direktiva politike pėrqafuan me zellim mė tė madh PD-ja dhe Berisha kur u bėnė aleatė tė hapur me partinė greke tė Shqipėrisė pėr tė shlyer ”mėkatin” pėr tė cilin krejt padrejtėsisht i kishte akuzuar Karathano. Kurse Partia Socialiste, duhet thėnė pėr hir tė tė vėrtetės, u mbajt shumė mė mirė nė kėtė ēast delikat pėr Shqipėrinė. Socialistėt shfrytėzuan mirė rastin dhe ngritėn flamurin e mbrojtjes sė tė drejtave dhe tė dinjitetit kombėtar shqiptar nė Himarė. Madje nė ēaste tė caktuara e bėnė kėtė gjė me frymė tė admirueshme kombėtare, siē ishte qėndrimi i funksionarėve e veprimtarėve socialistė qė luftuan fort nė terren, apo dhe rasti kur sekretari i pėrgjithėshėm i PS-sė , Gramoz Ruēi, u dha pėrgjigjen e duhur, tė vendosur e tė argumentuar deklaratave agresive tė zėdhėnėsit tė qeverisė greke, duke ia bėrė tė qartė se Himara ėshtė tokė shqiptare dhe himariotėt janė shqiptarė sikurse krahina e Labėrisė dhe duke ia kujtuar diplomacisė sė BE-sė se mbėshtetja pėr deklaratat e
    Papandreut do tė ballkanizonte Europėn nė vend qė tė europianizonte Balkanin (shih “Himara, kryeqendra e Labėrisė”,“ZP”, 19 nėntor 2003 dhe “OJQ vlonjate: Himara tė bėhet nėnprefekturė e Vlorės siē ka qenė mė parė”, pra bashkė me 45 fshatrat e Labėrisė, “ZP”, 22 nėntor 2003).



    Kur Papandreu doli nė ballė tė ofensivės greke Nano u gjunjėzua



    Por pėr fat tė keq edhe qėndrimi i PS-sė u lėkund dhe u zbeh shpejt kur nė lojė u fut haptas dhe me shumė arrogancė vet ministri i jashtėm i Greqisė, Jorgo Papandreu, i cili nė mbledhjen e ministrave tė jashtėm tė BE luajti atė rol qė kishte luajtur Karathano nė Himarė. Pas deklaratave tė Papandreut nė Bruksel iu ligėshtuan kėllqet dhe iu mek fryma Fatos Nanos, ndonėse nė atė kohė ishte jashtė Shqipėrisė duke bėrė vizita nėpėr shtete ish-socialiste.

    Ende pa e shijuar mirė entuziazmin qė na krijuan deklaratat e forta tė Gramoz Ruēit u pėrballėm me lajmin tjetėr se ambasadori shqiptar nė Athinė, Bashkim Zeneli, kishte shkuar nė MPJ tė Greqisė tė do rėzonte mesazhin e Nanos se nuk donte tė prishej niveli i shkėlqyer i marrėdhėnieve shqiptaro-greke. Kjo formulė nė vetvete mund tė mos thoshte shumė, por ajo u pasua nga njė deklaratė e ministrit plotėsues tė punėve tė jashtėme tė Greqisė, Loverdos. i cili me dinakėrinė e shpėlarė greke thoshte se marrėdhėniet nuk do tė cėnoheshin, se gjėrat po sqaroheshin. Kjo ishte e mjaftueshme pėr tė nuhatur se Nano u kishte dhėnė garanci grekėve se do tė bėhej si donin ata. Prandaj Nano qė nga Sofia kishte lėshuar porosinė tė analizohej mirė puna , tė ndėshkoheshin ata qė kishin bėrė ngatėrresėn, sepse ai Fatos Nano, nuk donte rezultate votimesh tė padrejta. Nė Tiranė ishin zėvendėsministri i jashtėm Hajdaraga dhe ai i sapo emėruari nga Nano nė Ministrinė e Rendit, Igli Toska, qė dhanė shenjat
    se duhej shpallur fitues Bollano, gjė qė e bėri fėt e fėt KQZ nėn kryesinė e Celibashit.Gazeta e re berishiane “Koha Jonė” nė shkrimin e saj tė datės 22 nėtor 2003 tė titulluar “Si e shiti Nano Himarėn” ka bėrė disa vėrejtje me vend : “Si ka mundėsi qė kėsaj radhe Kryeministri Nano nuk urdhėroi pesėvotėshin ( 5 anėtarėt e KQZ qė i binden Nanos) qė tė fliste pėr ngjyrat rozė?...Por dihet se fitorja e PBDNJ-sė do tė ishte shumė e paarritshme nėse kryemninistri Nano nuk do tė donte tė vendosej kėshtu...Pas betejės nė terren trofeu dorėzohet nė tryezė. Kėshtu qė kostumi i atdhetarit qė veshi kryeministri shumė shpejt i u bė i zbardhulėt dhe i doli boja”.



    Rėnia pėrmbys e Berishės dhe e Zogajt mė e neveritshme se gjunjėzimi i Nanos



    Pėr fat tė keq me Nanon e me PS-nė ka ndodhur ashtu siē shkruan “Koha Jonė”. Por, pėr fatin e zi tė Shqipėrisė para se tė ndodhte kėshtu me PS-nė kishte ndodhur diēka mė e keqe dhe mė e shėmtuar me PD-nė e me Sali Berishėn. Aq keq ia punuan Shqipėrisė PD-ja me Berishėn qysh nga fillimi i fushatės zgjedhore, duke zbatuar porositė e Greqisė e direktivat e Karathanos pėr helenizimin e Himarės, sa nė mungesė tė pulės u detyruam tė hanim sorrėn dhe iu gėzuam asaj qė po bėnte PS-ja, duke pasur gjithmonė dyshimin se edhe Nano mund ta dridhte nė fund.

    Por, nėse Nanos nė kėtė fushatė zgjedhore pėr Himarėn iu zbardhul kostumi i atdhetarit nė ēastet e shpalljes sė rezultateve tė fundit, Sali Berishės i kishin rėnė brekėt me kohė dhe kishte dalė qysh nė fillim tė fushatės lakuriq si njė manekine e helenizmit nė vitrinėn e propagandės e tė politikės zgjedhore omoniste nė Shqipėri. Prandja “KJ” duhej tė tregohej mė e drejtė nė komentet e e saj. Mirėpo gazeta e demokristianėve, e ngjyrosur fort me berishizėm, nuk e ka hallin tek mungesa e atdhetarizmit nė veprimin e fundit tė Nanos, por e ka hallin tė pėrfitojė qė nėn presionin grek tė bėhen lėshime si nė Himarė edhe nė Tiranė e Durrės. Kėtė e tregon shkrimi i Preē Zogajt “Papandreu i Tiranės kush ėshtė”, botuar po nė “KJ” me 22 nėntor 2003.

    Preēi i tė gjitha qeverive qė janė krijuar nė Shqipėri nga viti 1992 dhe i shumė partive tani ka edhe statusin e tė pėrkėdhelurit tė Sali Berishės pasi ėshtė “ biri plangprishės i penduar” i PD-sė. Ky Preē kalon nė ekstazė gėzimi nga efektet qė pati mbi Nanon ndėrhyrja brutale e Papandreut tė Athinės dhe kėrkon “Papandreun e Tiranės”. Preēi shkruan : “ I informuar rrufeshėm pėr batėrdinė zjedhore nė bashkinė e vogėl por tė ēmuar tė rivierės shqiptare, zoti Papandreu ia doli tė ngrinte nė kėmbė po aq rrufeshėm Brukselin dhe Strasburgun, duke tronditur sakaq kupolėn rozė tė votėvrasjes nė Shqipėri. Kėtu zuri fill dorėzimi i fitores sė fabrikuar tė kandidatit socialist dhe kthimi i fitores sė merituar tė kandidatit Vasil Bollano. Nė kėtė pėrmbysje besoj se rolin pėrcaktues e pati zhurma e ministrit tė jashtėm grek, i cili pavarėsisht nga motivet e ndėrhyrjes, meriton mirėnjohje sepse ndihmoi tė bėhet drejtėsia nė njė prej bashkive tė Shqipėrisė”.

    Kėtu Preēi na del si njė “presh i greqizmės” i hidhėruar nga kalbėzimi nė kopshtin e shkelur me kėmbė tė zgjedhjeve nė Shqipėri. Tė mos harrojnė se ky Preē para disa kohėsh na hiqej si flamurtar i kundvėshtrimit tė ndikmit tė Greqisė nė ekonominė shqiptare, si njė zyrtar i lartė i pushtetit socialist qė po sakrifikonte postin dhe interesat e tij politike dhe ekonomike vetėm qė tė ndėrgjegjėsonte shqiptarėt pėr revanin qė kishte marrė kolonizimi grek nė Shqipėri. Kurse tani nga pozita e shqytarit zgjedhor tė Spartak Ngjelės i gėzohet pa masė ndėrhyrjes sė Greqisė nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė sepse Papandreu i Athinės paska ndihmuar qė tė vendoset “drejtėsi zgjedhore greke” nė njė bashki tė vogėl shqiptare. Kur Preēi dalldis nė kėtė farė (anti)feje pas ndėrhyrjes brutale tė Papandreut, edhe pse e di qė kjo ndėrhyrje bėhet pėr qėllime antishqiptare, ėshtė pėr tė njė turp qė nuk lahet kurrė. Asnjė “drejtėsi greke” e tillė qė mahnitka Preēin, nuk duhet pranuar nga ai qė ende e
    quan veten shqiptar. Mė mirė mė pak demokraci tė “kulluar” preē(sh)iane e mė shumė shqiptarizėm se mė shumė “demokraci e drejtėsi greke” nė Shqipėri!

    Kur lexon fjalėt e mėsipėrme tė Preēit, kur dėgjon Sali Berishėn duke uluritur nė favor tė zgjedhjes sė Bollanos pas atyre qė ndodhėn nė Himarė, kur dėgjon se si Berisha flet pėr mafien e trojeve nė Himarė, kur vet Berisha ėshtė kryemafiozi qė u tha grekėve “i gėzofshi tokat e shqiptarėve” pėrsėri tė vjen tė besosh se Fatos Nano gjithsesi edhe nė gjunjėzimin e tij tė fundit para Greqisė e Papandreut ka vepruar me mė shumė logjikė politike e madje me pakėz mė tepėr dinjitet se preshėt e kopshtit salist.



    Nano ia merr pėrsėri nė kthesė Berishės fitoren nė garėn e grekoservilizmit



    Jo vetėm kaq por Nano edhe nė kėtė rast ia hodhi Berishės. Nano la Berishėn tė bėnte tėrė hamallėkun e punės sė ndyrė tė greqizmės dhe vet ndėrhyri nė ēastin e fundit qė Greqia pėrsėri t’ia dijė mė pėr nder ( aq sa mund tė dinė grekėt pėr nder) Fatos Nanos se Sali Berishės apo Preē Zogajt. Fjalori frazeologjik i Gjuhės Shqipe ka shprehje tė urta dhe me fjalė tė pahishme si “pordhė”.

    Nano e la Berishėn qė gjithė kohėn tė tregohej mė progrek seVangjel Dule dhe PS-nė e vuri nė rolin e flamurmbajtėses pėr mbrojtjen e interesave kombėtare. Nano mė nė fund i provoi Greqisė se pa tė nė Shqipėri nuk bėn dot, sepse asnjėherė Berisha nuk mund tė jetė aq i dobishėm pėr politikėn greke sa Nano. Berishės ia kemi thėnė me kohė publikisht se ēfardo tė bėjė pėr tė fituar simpatinė e Greqisė dhe pėr tė spostuar Nanon nga vendi i tė preferuarit tė Greqisė nė politikėn shqiptare nuk do tė ketė sukses. Greqia do tė ketė gjithmonė mė pėrzemėr Fatos Thanas Nanon nga Lunxhėria e Gjirokastrės se Sali Ramė Berishėn nga Viēidolli i Tropojės. Por kryeneēėsia nuk e le Berishėn t’i shohė gjėrat realisht, tė dėgjojė atė qė ėshtė me dobi edhe pėr tė. Berisha u mundua deri sa u bė qepaze nė sytė e shqiptarėve gjatė kėsaj fushate t’i tregonte Greqisė se ėshtė mė grekoservil se Nano. Dhe me sa duket ėshtė e vėrtetė qė Berisha po ia kalon Nanos nė grekoservilizmin e tij tė pamatė e vulgar, por
    jo nė lidhjet e dashurisė politike.

    Greqia po e pėrdor vazhdimisht Berishėn tė bėjė nėpėmjet tij ato punė qė nuk ka dashur t’i bėjė nėpėrmjet Nanos. Kėshtu bėri Greqia kur u krijua PD-ja me njė lob shumė tė fuqishėm grek nė kryesinė e saj e nė kryesitė e disa rretheve. Kėshtu bėri Greqia kur OMONIA u bė subjekt elektoral, kur u miratua ligji 7501 “Pėr tokėn” qė e ka dashur Greqia. Kėshtu ndodhi nė vitin 1992 kur parlamenti shqiptar pėrjashtoi OMONIA-n nga subjektet elektorale dhe Berisha nėpėrmjet Kudret Ēelės ndikoi qė tė hynte menjėherė nė lojė partia greke me emrin Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Edhe nė vitin 1994 Greqia pėrdori Berishėn dhe kurseu Nanon nė tentativėn pėr tė vėnė nė legjislacionin shqiptar dispozitėn qė banorėt e Shqipėrisė tė zgjedhin vetė kombėsinė. Greqia pėrdori pikėrisht Berishėn e jo Nanon pėr tė vėnė uzurpatorin Janullatos nė karrigen e kryepeshkopit tė KOASH. Me ndihmėn e Berishės Greqisė iu mundėsua tė shijonte kėnaqėsinė e veēantė qė kryeministri i parė i Shqipėrisė demokratike tė
    ishte biri i njė oficeri grek. Nė kohėn e Berishės Greqia pėrgatiti kryengritjen e armatosur nė Jug tė Shqipėrisė, e cila mė pas shpėrtheu pėr tė rrėzuar nga pushteti Berishėn e pėr tė sjellė nė pushtet Nanon. Nė kohėn e pushtetit tė Berishės Greqia shpalli pėrballė memecllėkut politik shqiptar “Deklaratėn Micotaqis” dhe mė pas i imponoi Shqipėrisė njė traktat famėkeq tallės tė miqėsisė, shumė i dėmshėm pėr Shqipėrinė. Nėpėrmjet Berishės Greqia ka realizuar shumė e shumė projekte tė saj politike, ekonomike, agjenturore nė Shqipėri, deri sa mė nė fund i dha njė shqelm tė fortė nė prapanicė Berishės dhe solli nė pushtet Fatos Nanon. Edhet mė pas nėpėrmjet Berishės Greqia ka pėrhapur nė Shqipėri tezat e saj, ka kurdisur kombinacionet saj politike.



    Aleanca Nano-Papandreu, manipuluesja kryesore nė marrėdhėniet shqiptaro-greke



    Tani duket edhe mė qartė se si Greqia pėrfiton duke vėnė kundėr njėra tjetėrs partitė politike nė Shqipėri dhe kėto parti pranojnė tė bėjnė lojėn greke. Ėshtė e shėmtuar kur partitė politike shqiptare mburren se po pėrpiqen tė bėjnė nė Shqipėri njė demokraci qė tė lavdėrohet nga Greqia.

    Edhe betejėn e fundit politike nė Himarė Greqia e zhvilloi nėpėrmjet Berishės, por pėrurimin e fitores po e bėn nėpėrmjet Nanos. Berisha u bė lodėr nė duar e klaneve tė politikės greke. Kurse Nano i lidhur me kohė dhe ngushtė me “klanin Papandreu” u tregoi gjuhėn klaneve tė tjera dhe u hoq para shqiptarėve si atdhetar i madh duke lėnė Berishėn nė pamjen e mjeranit tė grekoservilizmit. Pasi Nano e bėri me sukses kėtė lojė hyri nė skenė Jorgo Papandreu, i cili u tregoi dhe klaneve tė tjera politike nė Greqi se vetėm ai ėshtė nė gjendje tė realizojė projektet greke nė Himarė. Nano ia dha menjėherė kėtė mundėsi por duke krijuar dhe pėr vete imazhin e njė politikani tė shkathėt qė di tė tėrheqė perin kur duhet e ta lėshojė kur i leverdis, si njė pragmatist i zoti, jo si Berisha qė e lėshon perin kur duhet mbledhur lėmsh dhe fillion e bėn lėmsh fillin kur ai duhet shtrirė pėr t’u endur.

    Tani Nano e ka fituar tė drejtėn tė kapardiset se ėshtė nga ata politikanė qė di t’ia tundė gishtin edhe fqinjit, edhe mikut kur teprohet me cėnimin e nderit tė Shqipėrisė, por ama nuk e djeg jorganin pėr njė plesht. Ndonėse kur vjen puna pėr ngjarje si ato tė Himarės kundėrshtimi deri nė fund i mėsymjes greke, duke pėrfshirė edhe kėrcėnimet e Papandreut, nuk mund tė quhet se po djeg jorganin pėr njė plesht. Nga Nano nuk mund tė pritej mė shumė. Kurse Berisha e Zogaj me lėvdatat qė po i bėjnė diplomacisė sė Papandreut tregojnė se nuk qėndrojnė as nė nivelin nanoist tė atdhetarizmit e tė pragmatizmit tė pranueshėm politik, pasi kėta janė tė gatshėm jo vetėm tė djegin jorganin e tyre nėse Greqia u thotė se mund tė fshihet ndonjė plesht nė tė, por janė tė gatshėm tė duartrokasin ”demokracinė e drejtėsinė greke” edhe kur Papandreu e Greqia sulen me urė zjarri nė dorė qė tė djegin shtėpinė e shqiptarėvet pėr tė pjekur derrkucin e tyre tė festės.

    Prandaj ėshtė krejt e logjikėshme tė themi se zgjedhjet nė Himarė nuk i fitoi Bollano, as alenaca e PBDNJ-sė me PD-nė, as bashkėpunimi Dule-Berisha, por i fitoi politika zyrtare e shtetit grek, mė konkretisht i fitoi “klani Papandreu” nė politikėn e Greqisė. Vetėm kur nė skenė doli me yrysh Papandreu gjithēka u pėrmbys nė Shqipėri dhe Bollano u shpall fitues. Pra, nuk fituan Dule e Berisha tė mbėshtetur nga partitė e klanet kundėrshtare tė Papandreut nė politikėn greke, por fitoi “klani Papandreu” me tė cilin bashkėpunon ngushtė Nano dhe klani i tij nė PS-nė e Shqipėrisė.

    Kur filloi fushata elektorale nė Shqipėri Papandreu u kujdes tė lėshonte me anė tė njė zėdhėnsi tė tij njė deklaratė se Greqi nuk do tė bėnte asnjė ndėrhyrje nė zgjedhjet shqiptare. Kjo deklaratė krijonte klimė tė qetė pėr Nanon dhe ishte karrem pėr Berishėn Si duket fillimisht aleanca me Berishėn u jepte garanci tė bollshme grekėve se do ta kalonin lumin pa siklet. Por kur mė 12 tetor 2003 ēėshtja mbeti pezull dhe kandidati Bollano nuk siguroi fitoren, atėherė Greqia filloi tė lėvizte mė hapur. Nga Athina u lėshuan sinjale qė nė turin e dytė tė 16 nėntorit PS e Shqipėrisė tė kishte mendjen e tė mos bėnte shumė naze. Lajmet e para pas votimeve tė pjesėshme mė 16 nėntor ishin shqetėsuese pėr Athinėn, sepse Komisioni nė Himraė ishte gati tė shpallte fitoren e Goros. Kėtu pėr grekėt nuk mbante mė ujė pilafi. As Papandreu nuk mund tė qėndronte mė mėnjanė dhe as Nanon mund ta linin mė tej tė pangatėrruar nė kėtė histori.



    Papandreu zbuloi dėshtimin e “Herkulėvet tė antishqiptarizmės” pėrballė “Anteut tė greqizmės”



    Pėr grekėt erdhi ēasti tė zbatohej parrulla “Greqia mbi gjithēka”. Pikėrisht nė kėtė ēast politika zyrtare greke hoqi fare maskėn qė mbante dhe filloi shantazhin diplomatik e propagandistik pėr tė detyruar mekanizmat shtetėrore shqiptare qė ta njihnin patjetėr Bollanon si fitues. Papandreu lėshoi rrufetė e tij nga Brukseli dhe Nano nga vendet qė po vizitonte lėshoi vetėtimat e tij nė drejtim tė KQZ qė ky tė shihte se ēfarė duhej tė bėnte. Rezultati ėshtė “Bollano kryetar bashkie i Himarės”. Papandreu kryearkitekti i fitores sė grekėve nė zgjedhjet e Himarės. Nano shtylla e ndikimit grek nė Shqipėri. Berisha lėpitka e politikės greke nė Shqipėri.

    Nano u tregoi kundėrshtarėve tė tij brenda PS-sė nė prag tė Kongresit tė PS-sė se ai nuk e ka humbur “burimin e forcės” si “Anteu i greqizmės” nė Shqipėri dhe i ka ende tė gjitha mundėsitė tė prekė politikėn greke sa herė i duhet tė mposhtė kundėrshtarėt nė politikėn shqiptare. Kundėrshtarėt e Nanos, brenda e jashtė PS-sė, edhe nė rastin e zgjedhjeve nė Himarė, u munduan kot tė bėnin rolin e Herkulit pėr ta mbytur Nanon nė ajėr duke e shkėputur nga kontakti me politikėn e Greqisė. Berishės, Zogajt e shpurės sė tyre u mbetet tani vetėm tė shesin pallavra pėr demokraci nė dėm tė Shqipėrisė.

    Ndėrsa grekėt treguan se dinė tė veprojnė nė tė njėjtin drejtim pėr interesat e Greqisė, politikanėt shqiptarė dhanė prova tė reja shkurtpamėsie politike qė i bėn tė humbasin rrugėn edhe nė oborrin e shtėpisė sė tyre, ose edhe tė pabesisė ndaj Shqipėrisė.



    23 Nėntor 2003 Abdi Baleta

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pirro Dhima: Ju rrėfej gjithė historinė time shqiptaro-greke
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 294
    Postimi i Fundit: 23-04-2024, 16:58
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Shumė zhurmė..., shumė zhurmė...
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 21:18
  4. Zhurma
    Nga Post-it nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 04:52
  5. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •