Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Post Ja perse behet kaq zhurme per Himaren

    E Enjte, 23 Tetor 2003


    CESHTJA "HIMARA"

    Nga Agim PIPA

    1

    Ceshtja "Himara" tashme eshte ceshtja, padiskutim, me e diskutuar ne trojet brenda dhe jashte Shqiperise, ndermjet vete shqiptareve. Por edhe ndermjet grekeve, qe prej shekujsh, enderrojne te shtrihen deri lart, ne viset dhe ultesirat veriore shqiptare. Per autoktonet dhe burrat e mencur nga krahina e Himares, nuk ka diskutim qe gjithe kjo zhurme buron dhe vjen nga jugu. Vjen pra nga kokat jermike te njerezve qe, tradicionalisht, vazhdojne te kene nje temperature te larte, qe i mban pacientet e vet ne gjendje halucinante, duke i kthyer epokat per se prapthi. Mesjeta gjeneron te sotmen dhe anasjelltas, e sotmja, permes halucinacioneve, gjeneron mesjeten. Aty pastaj perzihen bashke: humbja e ekuilibrit, sulmet alasllavo-maqedone dhe ala jenicerce, humbja e arsyes, ndarja me historine e lashte dhe mitike dhe dashuria me sllavo-maqedonet e etur per troje "pazot", humbja e identitetit, pergojimi nga elita vendase dhe ajo europiane. Cfare po ndodh keshtu?,- thoshte ne vitin 2000 gazetari i njohur helen, Makis Triandafilopulos i kanalit "ALPHA", ne kohen e zgjedhjeve te kaluara vendore ne Himare, kur 13 europarlamentare greke u kthyen nga fushebeteja e Himares dhe zbarkuan baterite ne median e shkruar dhe elektronike greke. Ne ate kohe ne emisionin e tij famoz "Xhungla" hyne ne studio europarlamentare, sociologe, prifterinj, politikane te majte dhe te djathte, arvanitas, minoritare me banim ne Gjirokaster dhe Sarande, banore nga Himara, banore nga Vlora, qe jetojne atje si emigrante. Dhe konkluzioni: larg duart nga fqinjet. Ishte elita greke ajo qe, me arsye, larg pasioneve dhe halucinacioneve, i tha ndal histerise atavike te atyre qe shetisnin kanal me kanal televiziv me hartat e sajuara per vorioepirin.

    Mirepo ndergjegjja e kalbur, arsyeja e verbuar e halucinanteve, ja tek u shfaq perseri. Me te njejten gjuhe. Me te njejtin qendrim. Madje, kesaj radhe me arrogante. Dhjetera flamuj te kalter ardhur nga Athina e larget, me kryqin e kishes ortodokse e shnderruan Himaren ne nje "Troje te vogel" te koheve moderne. Ku kaloresit e rinj te krishterimit dhe te enderrimeve vorioepiriote, mes ulerimash dhe histerise, ngjiten ne zenith Eladhen dhe zhyten ne terrin e nates Himaren e pafajshme dhe bujare, qe i priti mysafiret nga Greqia si miq, per te marre pjese ne aktin demokratik te votimit per pushtetin vendr atje, sipas rregullave te reja rregulluar ne nje Kod te ri Zgjedhor, miratuar dhe pelqyer edhe nga faktori nderkombetar ne Europe dhe pertej Atlantikut.

    2

    Ndryshe nga e shkuara dhe ndryshe nga te semuret me temperature atavike, greket e mencur dhe me laps ne dore, nuk e lakmojne shtrirjen ne Shqiperi thjesht per motive nacionaliste, per ceshtje gjuhe dhe flamuri, per ceshtje kufijsh dhe besimi fetar. Ne planet e oligarkise financiare greke, endrrat per te ashtuquajturin vorioepir mbeten ne nje plan te rrafshit emocional. Per ta rendesi ka agresioni ekonomik, zenia e tregut, qarkullimi i parase greke neper bankat e shumta dhe me te fuqishme tani per tani ne Ballkan, permes zenies se hartave ekonomike. Dhe deri me tash, kane qene te suksesshem. Ne fillim investitoret e vegjel dhe te mesem ne jug te Shqiperise. "Koha e qeverisjes se te djathteve) Me pas, pertej vellavrasjes se shqiptareve ne vitet "96-97, me ardhjen ne pushtet te te majteve, agresioni u be permes parave, permes bankave te shumta greke, me honorare te majme per qeveritaret e rinj, dikur te varfer dhe te etur per karriere dhe pasuri. Te cilet, pa as me te voglen veshtiresi, lane peng tek biznesmenet dhe bankieret fqinj disa prej pasurive me te medha kombetare te mbetura jashte procesit te privatizimit nga regjimi i Berishes. Bankat pra, duke spekulluar me injorancen e shqiptareve ne fushen e informacionit ekonomik, per shkak te humbjeve tragjike ne firmat piramidale, nisen grumbullimin dhe depozitimin e parave ne kasat e tyre, duke e paraqitur kete akt si nje shpetim nga flaket e zjarrit te luftes civile te asaj kohe per shkak te humbjes se parave ne pseudobankat e firmave piramidale shqiptare. Sot "Banka Kombetare Greke", Banka ALPHA-PISTEOS e Pireut, Banka e Athines, Banka Ndertregtare Greke, si dhe disa filiale te tjera, thithin miliona leke te individeve, bizneseve te vogla, te mesme dhe te medha te shqiptareve. Duke qene shpesh ato qe vendosin ne tregun e parase ne qendrat e medha te banimit dhe sidomos, ne tregun e zonave kufitare ne jug te vendit. Por edhe ne qarkullimin e parase ne valute per nevoja te ndryshme te ekonomise se varfer shqiptare. Pas bankave, erdhi uzurpimi i tregut te naftes dhe ai i telefonise celulare. Ndersa pergatiten edhe rrafshe te tjera te industrise se menaxhuar keq nga shqiptaret, ku qarkullimi i parave eshte teper i ngadalshem dhe kerkon domosdoshmerisht shtytjen permes kapitaleve fillestare te investitoreve te huaj. Per shkak te indiferences se kapitalisteve italiane dhe investitoreve te tjere nga Europa per arsye tashme te njohura gjeopolitike dhe gjeoekonomike, kapitalistet greke e shohin veten e tyre sot per sot, zot ne tregun ekonomik shqiptar. Kjo, pra, eshte politika e mencur e ekonomisteve dhe bankiereve helene. Pikerisht per kete elita greke qendron larg zjarrit te nacionalizmit, larg ulerimave atavike per "vorioepirin" dhe halucinacioneve te tjera te vellezerve te nje gjaku. Te cilet, ka raste, sipas ekonomisteve te mencur, sa ndreqin, aq edhe prishin pune. Sepse normalisht, pas ketyre sherreve, hqiptaret fillojne te bejne llogarite dhe ata qe do te dalin te humbur nga keto sherre jane pikerisht greket dhe jo shqiptaret.

    3

    Po shqiptaret vete, cfare mendojne per shuarjen njehere e pergjithmone te ketij sherri absurd, te kurdisur ore pas ore, vit pas viti dhe kohe pas kohe nga fqinjet helene? A duhet te vazhdojne lojen halucinante te heleneve te rinj? Cila do te jete ketej e tutje gjuha qe do flitet me ultranacionalistet greke: urtesia apo arroganca. Pse u dashka mbajtur hapur nate-dite porta per hileqaret, grindavecet dhe njerezit e rrezikshem, qe, diten per diell, bejne te zotin e shtepise ne vatren e lashte te njerezve te urte? Pse u dashkan toleruar dhe pritur si miq ata qe vrasin diten per diell femijet e uritur shqiptare ne kufijte e pergjakur, qe sipas legjendave dhe historise i takojne pikerisht epiroteve "para ardhesit e cameve) dhe jo heleneve?

    Le t'u pergjigjemi me kujdes disa prej pyetjeve te shumta, qe vijne nga perplasjet e vazhdueshme me greket, te pakten gjate 10 vjeteve te fundit.

    Kur turmat e crregullta te shqiptareve mesyne kufijte e Greqise, duke fantazuar te jetojne parajsen ne nje nga 12 vendet e BE-se, greket sa nuk harbuan prej gezimit. Bashkejetesa permes punes dhe lidhja e interesave, ku rolin e pushtetmbajtesit ekonomik ne keto marredhenie do ta luanin vete greket, ndersa ate te te nenshtruarit per mbijetese shqiptaret, do te sillte detyrimisht dhe realizimin e endrres se fshehur prej qindra vjetesh: helenizimin e shqiptareve. Dhe keshtu, te gjithe shqiptareve qe kerkonin pune dhe shtepi me qira, qe kerkonin te fusnin femijet ne shkollat e tyre, qe kerkonin nje dokument legalizimi dhe nje karte identiteti, qe kerkonin qofte edhe nje numer telefoni shtepiak, apo nje mikrokredi per te nisur nje pune te nje biznesi te vogel, greket i parashtruan si kusht dy prej gjerave me poshteruese, si rralle ne historine e njerezimit: nderrimin e fese dhe nderrimin e emrave. Dhe keshtu Gjergji u kthye ne Jorgo, Ilirjani ne Jani, Agimi ne Argjiri, Jeta ne Zoi, Mira ne Marie, etj. Myslimanet e kahershem nga Vlora, nga Burreli, Fieri dhe Berati, ulen kokat dhe u njomen me ujin e bekuar te kishave ortodokse greke ne ritin e pagezimit, duke kryer ne heshtje nje akt te paprecedent kunder deshires dhe gjuhes se zemrave te tyre te renduara nga detyrimi. Ne cilin vend te botes greket e nderruan fene dhe emrat kur emigruan ne vitet "60-"70-te? Ne cilin vend te botes ua kerkuan kete gje shqiptareve? Ne Itali? Ne Gjerman? Ne Amerike apo Kanada? Absurd dhe katrahure, cinizem dhe arrogance, racizem dhe loje e pandershme. Shqiptaret jane emigrantet qe jetojne me djersen e ballit, padiskutim, ankthet me te medha ne Greqi. As ruset, as polaket, as rumunet, madje as afrikanet e larget, filipinezet dhe kurdet, nuk heqin detyrime te tilla te tmerrshme te nderrimit te emrit, te fese, te imponimit per te mos folur gjuhen e nenes, kur gjenden qofte edhe me nje helen te vetem, ne vendin e punes ose ne nje mjedis tjeter shoqeror. Dhe se fundi, ne cilin vend te botes ndaj grekeve eshte ushtruar gjuetia e shtrigave, deri ne vrasje me paramendime te liga, ashtu sic bejne vete greket me shqiptaret e pambrojtur nga shteti i tyre gjysmak dhe cullak? Sipas te dhenave te shtypit grek referuar nje raporti pune te ish Ministrit te Rendit grek Krisohoidis, deri ne vitin 1999, numeroheshin reth 200 viktima shqiptare, shkaktuar nga policia vendase atje. Informatore nga policia helene qe nuk duan te identifikohen, njoftojne se ne Gjirokaster ekziston nje parcele me varre emigrantesh te paidentifikuar, kjo arritur permes nje marreveshjeje dyshteterore qysh ne kohen e regjimit te Berishes. Ndersa nje emigrant shqiptar nga Elbasani, kthyer rreth nje muaj me pare nga kufiri grek deshmon te njejten gje per kanalin televiziv Top Chanel, vecse ai pohon se ka pare nje tjeter vendvarrim masiv emigrantesh shqiptare ne afersi te kufirit Kapshtice. Keto jane fakte tronditese dhe te tmerrshme, qe ralle ndodhin ne kohen e civilizimit modern neper bote. Do te vije nje dite, qe pushtetaret shqiptare te pasvitit "90 do te jene personazhe te "Epokes para gjyqit". Koha nuk fal.

    Burimi: Gazeta "Koha Jone"

  2. #2
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    I lumte gazetes "Koha Jone" per sensibilizmin qe i ben opinionit shqipetar si ne Shqiperi ashtu dhe Diaspore per paturpesine e qeveritareve shqipfoles.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Lexoni me vemendje dhe mos ja kepusni kot me diskutimet


    E Premte, 24 Tetor 2003


    HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB

    Prof.Dr.Mehdi Hyseni

    Rasti i Himares, nuk ka per pasoje mohimin e te drejtave dhe lirive te minoritet grek ne Shqiperi. Gjithashtu, nuk ka per pretekst rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Shqiperi, as ferkimet nderpartiake te PD-se dhe PS-se, por procesin e vazhdimesise se vampirizimit direkt dhe indirekt te politikes koloniale grekomane per te shkeputur edhe Himaren sikurse Janinen dhe amerine nga trungu i Shqiperise Etnike.

    Rasti i Himares nuk eshte vetem (skandal( i dy-tre ose me shume shovinisteve grekomane, te tipit (Sotir (Spiro) Karofano, i cili nga Prokuroria e Vlores eshte zbuluar si organizatori i incidenteve te dhunshme paszgjedhore ne Himare(((dhe vepron, duke organizuar dhe kryesuar mitingje edhe ne Kosove, kunder shkeljes se te drejtave te serbeve((Korrieri,17/10/2003) te cilet e kane keqperdorur 12 Tetorin-diten e votimit te zgjedhjeve vendore, duke brohoritur parulla antishqiptare: (Shqiperia-Al Kaida, Himara eshte Greqi, rrofte Greqia, Himara eshte e kryqit grek, valviten flamujt greke, kendohet himni helen(((Korrieri(,16/10/2003), por eshte i pergatitur dhe i planifikuar ne detaje nga qarqe te caktuara ne Greqi. Kjo deshmon se politika zyrtare e Greqise asnjehere ne historine e saj nuk ka hequr dore nga (megalideja( per ta gllaberuar dhe jetersuar territorin etnik shqiptar brenda kufijve te bizantit greko-serb.

    Gjeneza e konfliktit greko-shqiptar daton qysh nga formimi i Ekzarhatit Bullgar (1870), kur borgjezia greke luftonte me cdo kusht, qe te formonte Greqine e Madhe. Perpos territoreve te pushtuara donte te okuponte edhe Selanikun, Kavallen dhe pjeset Jugore te Shqiperise, te cilat per fat te keq te shqiptareve, edhe sot gjenden edhe sot nen sundimin neokolonialist te Greqise se (evropianizuar(. Po ashtu, edhe ne Kongresin e Berlinit (1878) para se te krijohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia ne vijimesi e kane bashkerenduar dhe harmonizuar politiken e tyre pushtuese dhe hegjemoniste per ta copetuar Shqiperine Etnike, e se kendejmi edhe Ballkanin.

    Edhe pse tani ne eren e globalizmit te fillmshekullit XXI (pas perfundimit te luftes se ftohte, me 1989) jane ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet dhe pikepamjet e fuqive te medha evropiane ne dimensione nderkombetare, kur eshte fjala per fatin e Ballkanit (sikunder qe ishte fati i Lindjes se Afert dhe asaj Qendore, para dyzet vitesh), kjo nuk nenkupton (pavaresisht nga ndryshimi i aktoreve, i mjeteve dhe i interesave kompelementare dhe divergjente) se keto kane hequr dore nga sfera e dikurshme e interesi te tyre ne Ballkan, pavaresisht nga perqafimi i doktrines dhe i praktikes se globalizmit politiko-ekonomik dhe integrues i tyre. Ne kete prizem, duhet te veshtrohet edhe harta e sotme gjeopolitike e Shqiperise Etnike, (statusi ekzistues i Mitrovices, i shqiptareve ne Anamorave, ne Iliride dhe ne Mal te Zi, pastrimi etnik i amerise), si dhe (incidenti( provokues antishqiptar ne Himare, i shkaktuar nga grekomanet e ndersyere dhe te (eksportuar( nga politika zyrtare e Greqise ne territorin e Republikes se Shqiperise.

    E vlen te thkesojme faktin se, edhe pas normalizimit te marredhenieve ndermjet Greqise dhe Shqiperise (pas ndryshimit te sistemit politik ne Shqiperi, me 1990), Greqia nuk ka hequr dore nga pretendimet territoriale ndaj Shqiperise. Kete e dokumenton edhe rasti i Organizates greke (Omonia(, me 1994, si dhe tani, edhe rasti i Himares, me 12 Tetor 2003. Keto dy provokime serioze, si dhe rastet e tjera brenda ketij 13-vjecari (1990-2003), na apostrofojne, duke na terhqur verejtjen e fundit, sepolitika as populli shqiptar nuk guxojne te shterohen, duke u marre me veteveten, dhe kunder vetevetes (negativizem ky, i trasheguar ne shekuj nga sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi kurrizin e Shqiperise dhe te shqiptareve), duke sakrifikuar interesin e pergjithshem nacioan dhe shteteror per hir te ndonje avancimi te (biznisit personal a grupor( me grekomanet dhe me serbomedhenjte, nen parullen e ndonje integrimi rajonal: (Shqiperia pa kufije(. Kjo strategji afatgjate, e imponuar nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia e vjeter e Fuqive te Medha te Evropes, (e cila ne Ballkan favorizon vetem reliktet dhe aspiratat shekullore te hegjemonizmit serbo-grekosllav mbi shqiptaret dhe tokat shqiptare) per interesin nacional gjitheshqiptar dhe Shqiperine, eshte vetem nje enderr e bukur e castit, dhe iluzion afatshkurter, sepse koncepti i Ballkanit pa kufije nuk mund te realizohet as ne shekullin XXI, sepse kete e pengojne dy faktore kryesore: Unioni i SMZ-se dhe Greqia. S'ka rendesi, se Greqia eshte anetare e BE-se, dhe Serbia e Mali i Zi, te cilat po (sterviten( (ne llogari te huaj, qe para bote ta murkullojne statusin kolonial te territoreve te ankesuara shqiptare), qe te aderojne sa me pare ne (familjen( e Bashkimit Evropian(BE), por jo me vone se deri me 2007, sic parashikojne arkitektet dhe strateget e Bashkimit Evropian me prirje proserbe.

    Kush po luan me fatin e Ballkanit?

    Programi nacional shovinist grekomadh ne gjysmen e dyte te shekullit XIX ne vazhdimesine historike bazohej ne idene e perteritjes se kufijve te Bizantit, i cili edhe sot esht i pranishem ne politiken dhe strategjine kolonialiste pushtuese te bizantit greko-serb te Ballkanit. Mirepo, si duket, ende per ne shqiptaret e copetuar ne kater shtete fqinje sllave, keto te dhena relevante historike nuk jane paresore per te nxjerre ne shesh, jo vetem shkaktarin e njemendte te infektimit te marredhenieve shqiptare-greke, por edhe te destabilizimit te paqes dhe te sigurise ne Ballkan.

    Se ne cfare stadi ishte i bashkeednuar veprimi i politikes grekomane dhe asaj serbomadhe ne shekuj per te pushtuar dhe kolonizuar toka te huaja, dhe per te nenshtruar popujt, pikespari shqiptaret, provon edhe lidhja e Marreveshjes se Greqise me Ilia Garashanin, qe kishte per objekt pushtimin e trojeve te Shqiperise Etnike, e jo te Bullgarise, sepse sipas Manifestit nacionalshovinist, te njohur me emrin (Nacertanie((1844) te Garashaninit, bullgaret nuk ishin ata, te cilet i rrezikonin interesat e sllaveve ne Ballkan, por vete shqiptaret autoktone. Obsesion patologjik ky, i politikes paranoide serbo-greke, qe karakterizon edhe marredheniet e sotme greko-serbo-shqiptare ne Ballkan.

    Po ashtu, edhe gjate periudhes historike te lufterave ballkanike Serbia, Greqia dhe Mali Zi kane vepruar ne menyre te koordinuar dhe me te intensifikuar per ta copetuar Shqiperine Etnike. Kete e provon edhe Deklarata (teper sekrete) mbi Shqiperine, si shtojce e Traktatit mbi aleancen greko-serbe (maj 1913). Mepastaj, Traktati i fshehte i Londres(26.IV.1915, Pika VII), me c'rast Italise iu njoh e drejta e aneksimit te ishullit Sazan te Vlores, te Sarandes, e ne veri deri ne Lumin Vjosa. Ne perputhje me dispozitat e ketij Traktati, soldateska e qeverise serbe e Nikola Pashiqit, i okupoi pjeset veriore te Shqiperise (Tiranen dhe Elabasanin, kurse ushtria malazeze okupoi Shkodren).

    Politika e bashkerenduar greko-serbe ndaj Shqiperise Etnike, ne vazhdimesi ka pasur karakter pushtues. Kete ne kohen me te re(dekada e fundme e shekullit XX, viti 1994), e provoi edhe gjykimi i (peseshes( se minoritetit grek ne Tirane, i cili ishte (viktime( e drejtperdrejte e politikes dhe e propagandes se nendheshme te sherbimeve te zbulimit sekret te Greqise dhe te Serbise. Pikerisht, per shkak te renies ne gjurme te akitivitetit dhe te aksioneve te tyre politiko-propagandistike dhe subversive, te orientuara ne permbysjen e pushtetit aktual ne Shqiperi, ne menyren me te vrazhde (pa kurrfare takti diplomatik) pat reaguar ish-shefi i diplomacise greke, Karolos Papulias, me c'rast e akuzoi qeverine shqiptare, se ajo ne fakt nuk ishte duke e gjykuar (Omonine(, por tere Greqine, sepse (sipas konstatimit te tij te paqendrueshem) pjesetaret e asaj partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis Papakristos, Panajotis Martos, Kostas Kirijakis dhe Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfare (misioni( spiunimi grek ne Shqiperi, por perkundrazi ata luftonin per realizimin e te drejtave dhe lirive te njeriut te minoritet grek ne Shqiperi. Nje konstatim i ketille i qarqeve te politikes zyrtare greke nuk ishte gje tjeter, vecse nje farse dhe hipokrizi, qe eshte karakteristike vetem per aktoret e diploamcise sekrete te shtetit grek, sepse ne rastin konkret te (Omonise( dhe ne rastin e Himares me 12 Tetor 2003, diten e votimit te zgjedhjeve vendore, nuk kemi te bejme me kurrfare cenimi te drejtash dhe lirive te njeriut te minoritetit grek, por me perzierjen e drejteperdrejte ne ceshtje te brendshme te Shqiperise sovrane dhe te pavarur.

    (Incidenti( ne Himare, i shkaktuar nga mbeturinat e nacionalizmit dhe shovinzmit grek, te prira nga Sotir (Spiro) Karofano, sekretar i (Rinise Vorio Epirot( kategorikisht nuk mund t'i atribuohet ne asnje menyre Partise Socialiste te Shqiperise, as kryeministrit te Shqiperise, Fatos Nano, kinse ata (kane gisht dhe, (jane te nderlikuar( ne prapavijen e tij. Kualifikime te ketilla (profesionale analitiko-politike(, mund te japin vetem politika propagandistike dhe sherbimet e zbulimit grekoman, por jo edhe buimet e masmediave shqiptare te Tiranes apo te hapesirave te tjera te Shqiperise Etnike. Keto konstatime tendencioze, subjektive dhe qellimkeqia kunder pushtetit shteteror te sotem shqiptar, prerazi i hudhin poshte, edhe deklaratat imediate te institucioneve zyrtare me kompetence te Shqiperise. Ne favor te konkluzionit tone, jane shprehur: drejtori i Policise se Vlores, Xhevahir Karaj, (duke pohuar se policia e Vlores ka identifikuar kater persona , te cilet kane qene kryeorganizatore te (incidentit( politik anitshqiptar ne Himare: Vangjel, Kleanthi, dhe Edmond Kolila, si dhe Koco Llazarit.(; kryeprokurori i Vlores, Petrit Qano, duke thene se ( Trazirat ne Himare kane qene te planifikuara, te organizuara, dhe me orientim antishqiptar, te organizuara nga jashte.(; sekretari i Pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci, i cili nenvizoi se: (incidentet jane nje precedent i keq per keto zgjedhje, te shkaktuara nga shteti fqinje, ku Sotir (Spiro) Karofano (i cili vepron lirshem, duke agjituar dhe propaganduar virusin e shovinzmit greko-serb here ne Kosove, e here ne Shqiperi) nje qytetar, madje funksionar, sekretar i Rinise Vorioepirote ishte menaxher, dirigjenti qe krijoi te gjitha ato precedente te papjatueshme per nje vend demokratik sic eshte Greqia anetare BE-se(.(Korrieri,17.10.2003).

    Edhe Himara na apelon te gjitheve (te mos merremi me strategjine e deritashme te veteshkaterrimit, duke e shpifur dhe akuzuar njeri-tjetrin pa asnje arsye per favorizimin e interesave te huaja grabitcare, por njehere e pergjithmone te rivetedijesohemi kombetarisht dhe politikisht, te mobilizohemi, e te veprojme si nje trup i vetem ne sherbim te interesit te pergjithshem te kombit dhe te atdheut. Te mos e vrasim veteveten, se mjaft jemi te vrare, te (sakatosur dhe te syrgjynosur(, sic i mallkonte dhe i stigmatizonte Fan S. Noli (larot dhe sterniperit e kainit( nga te tjeret, dhe sundimet e huaja tiranike te imperializmit shekullor greko-serbosllav), qe te mos jetojme ne iluzione te shkreta (se armiqte e huaj na e duan te miren, luftojne per lirine dhe pavaresine e Shqiperise Etnike, e shqiptaret, (e bejne te kunderten(. Kjo teze eshte e huaja, dhe e papranueshme, e cila eshte e identifikuar dhe e demaskuar qe nga periudha e Rilindjes Kombetare Shqiptare. Ne kete kuptim, po perkujtojme Vaso Pashe Shkodranin me vargjet e tij patriotike-antologjike, se (feja e shqiptarit eshte shqiptaria(, dhe vargjet e poezise se Andon Z.ajupit (Roberia(: (O, shqiptare te mjere, q'u ka marre koka ere, e luftoni per te tjere(), se politika nenshtruese dhe e varesise na ndihmon ne zgjidhjen e problemeve serioze me baze koloniale greko-serbe. Perkundrazi, ne duhet te mbeshtetemi ne realizmin dhe racionalen e argumenteve te se drejtes historike dhe te vetevendosjes, qe perbejne fundamentin e se drejtes pozitive nderkombetare, qe pa dyshim eshte ne anen e mbrojtjes se vertetes mbi shqiptaret dhe Shqiperine.

    *Autori eshte bashkepunetor shkencor i (American Diplomacy(, SHBA

    Burimi: Gazeta "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #4
    Me behet qejfi qe "Koha Jone" boton artikuj me permbajtje te tilla. Ne keto kohe tranzite, iluzjonistat shqiptar duhet t'a kuptojne qe e folura ne gjuhen greke nuk eshte vetem "mode e kohes" dhe se monopolimi i biznesmeneve grek ne tregjet shqiptare nuk eshte zgjidhje e krizes. Pas tyre fshihet nje politike dinake kolonizuese greke e urritur per tokat etnike shqiptare.

    Do shtoja qe s'ka si shfjasohet qeveria e socme ne krye me Nanon, per situaten qe gjendet sot Shqiperia, me konkretisht jugu i saj, (.. Himara). Keto jane pikerisht stimulativi i shofinizmit te socem grek ndaj trojeve dhe kombit shqiptar.

    Lis, faleminderit per artikujt.


    StterollA

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ... Per autoktonet dhe burrat e mencur nga krahina e Himares, nuk ka diskutim qe gjithe kjo zhurme buron dhe vjen nga jugu. Vjen pra nga kokat jermike te njerezve qe, tradicionalisht, vazhdojne te kene nje temperature te larte, qe i mban pacientet e vet ne gjendje halucinante, duke i kthyer epokat per se prapthi. Mesjeta gjeneron te sotmen dhe anasjelltas, e sotmja, permes halucinacioneve, gjeneron mesjeten. Aty pastaj perzihen bashke: humbja e ekuilibrit, sulmet alasllavo-maqedone dhe ala jenicerce, humbja e arsyes, ndarja me historine e lashte dhe mitike dhe dashuria me sllavo-maqedonet e etur per troje "pazot", humbja e identitetit, pergojimi nga elita vendase dhe ajo europiane. Cfare po ndodh keshtu?,- thoshte ne vitin 2000 gazetari i njohur helen, Makis Triandafilopulos i kanalit "ALPHA", ne kohen e zgjedhjeve te kaluara vendore ne Himare, kur 13 europarlamentare greke u kthyen nga fushebeteja e Himares dhe zbarkuan baterite ne median e shkruar dhe elektronike greke. Ne ate kohe ne emisionin e tij famoz "Xhungla" hyne ne studio europarlamentare, sociologe, prifterinj, politikane te majte dhe te djathte, arvanitas, minoritare me banim ne Gjirokaster dhe Sarande, banore nga Himara, banore nga Vlora, qe jetojne atje si emigrante. Dhe konkluzioni: larg duart nga fqinjet. Ishte elita greke ajo qe, me arsye, larg pasioneve dhe halucinacioneve, i tha ndal histerise atavike te atyre qe shetisnin kanal me kanal televiziv me hartat e sajuara per vorioepirin.
    E vlen te thkesojme faktin se, edhe pas normalizimit te marredhenieve ndermjet Greqise dhe Shqiperise (pas ndryshimit te sistemit politik ne Shqiperi, me 1990), Greqia nuk ka hequr dore nga pretendimet territoriale ndaj Shqiperise. Kete e dokumenton edhe rasti i Organizates greke (Omonia(, me 1994, si dhe tani, edhe rasti i Himares, me 12 Tetor 2003. Keto dy provokime serioze, si dhe rastet e tjera brenda ketij 13-vjecari (1990-2003), na apostrofojne, duke na terhqur verejtjen e fundit, se politika as populli shqiptar nuk guxojne te shterohen, duke u marre me veteveten, dhe kunder vetevetes (negativizem ky, i trasheguar ne shekuj nga sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi kurrizin e Shqiperise dhe te shqiptareve), duke sakrifikuar interesin e pergjithshem nacioan dhe shteteror per hir te ndonje avancimi te biznisit personal a grupor me grekomanet dhe me serbomedhenjte, nen parullen e ndonje integrimi rajonal: "Shqiperia pa kufije"
    Edhe Himara na apelon te gjitheve (te mos merremi me strategjine e deritashme te veteshkaterrimit, duke e shpifur dhe akuzuar njeri-tjetrin pa asnje arsye per favorizimin e interesave te huaja grabitcare, por njehere e pergjithmone te rivetedijesohemi kombetarisht dhe politikisht, te mobilizohemi, e te veprojme si nje trup i vetem ne sherbim te interesit te pergjithshem te kombit dhe te atdheut.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Me duket se ju lis i pari duhet te lexoni kete artikull pasi mendimet qe ju keni shprehur ne kete forum nuk perkojne me konkluzionet e autorit.

    Artikulli nuk eshte merite e KJ qe ne 1997 raportonte me gaz hyrjen e perfaqesuesve te ministrise se jashtme ne jug te Shqiperise per tu takuar me komitetet e shkaterrimit, por eshte merite e zotit Agim Pipa.

    Mendimet e autorit ravijezohen edhe me mendimet e mia, me ndryshimin e vetem qe une bej me faj qeverine shqiptare, parlamentin, presidencen, SHISH, per lejimin e infiltrimeve te tilla dhe shtypin shqiptar per ekzagjerim te situates qe kishin per qellim terheqjen e vemendjes se opinionit publik nga manipulimet dhe zgjedhjet. Kurse autori mendon se pergjigjia e nje kryetari policie dhe nje prokurori nga Vlora, pasi incidenti kishte ndodhur, e shfajeson qeverine shqiptare dhe SHISH nga bara e pergjegjesive.

    Politikat antishqiptare greke nuk luftohen as me protesta shqiptaresh drejtuar grekerve dhe serbeve, lufton vetem duke ndergjegjesuar shqiptaret ne ate pike qe te kuptojne qe pergjegjese per mbrojtjen e sovranitetit te vendit jane institucionet e shtetit shqiptar. Vetem atehere kur institucionet heshtin perballe provokimeve te tilla, atehere interesat kombetare te shqiptareve mbeten jetime dhe biresohen sa nga mediat me nje histori anti-shqiptare dhe sa nga pseudo-nacionalistet shqiptare.

    Ceshtja kombetare ka nevoje per perfaqesim institucional, kjo eshte arsyeja perse greket hedhin valle ne toke shqiptare.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Konflikti nė Himarė

    Enea Kumi

    Jam banor i zonės sė Himarės dhe mendoj qė mė takon tė shpreh mendimin tim mbi ngjarjet qė lidhen me votimet nė Himarė. Pėrsa u pėrket ngjarjeve qė ndodhėn nė natėn e 12 tetorit pėrpara KQZV-sė sė Himarės, mendoj se ato nuk u paraqitėn nė mėnyrė reale, veēanėrisht nga shtypi pro PS-sė; tė shqetėsuar nga humbja e parashikuar nga koalicioni mes PD-sė dhe PBDNJ ata bėnė ē'ėshtė e mundur pėr tė krjiura incidente dhe pėr t'ua lėnė "kopilin" subjekteve tė tjera konkuruese. Gjithashtu pėr mendimin tim ato ngjarje nuk pėrfaqėsojnė qėndrimin e popullit tė Himarės qė ėshtė njė pjesė e rėndėsishme Shqipėrie dhe qė ka njė veēanti qė nuk mund ta gjesh nė krahina tė tjera. Populli i Himarės ka respektuar dhe respekton gjithmonė ligjet e shtetit, normat morale e shtetėrore si dhe Kushtetutėn e Repulikės Shqiptare. Gjatė pėrpjekjes pėr tė ndihmuar kandidatin e PS-sė, i cili me sa duket humbi zgjedhjet, disa media shqiptare kaluan nė ekstremin nacionalist disa herė pa vetėdije dhe disa herė me qėllime. Fryt i kėtij qendrimi ishin dhe ngjarjet qė ndodhėn nė urėn e Orikumit dhe mė pas nė Llogara ku policia u detyrua tė ndalonte njė turmė tė dehurish qoftė nga alkooli (siē deklarua dhe vetė: po shikonin lajmet nė kafene!!!) ose nga nacionalizmi, qė iu drejtuan Himarės pėr tė ngritur atje flamurin shqiptar!! Pėrse kjo shfaqje e ēmendur qė nuk zgjidh asgjė. Kush ishin autorėt e vėrtetė e kėsaj maskarade?

    Populli i krahinės sė Himarės nuk e ka kundėrshtuar Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe nuk ka vėnė nė dyshime sovranitetin e Shqipėrisė. Shqipėria dhe shqiptarėt kanė qenė viktima tė nacionalizmit fqinjė qoftė ai Serb, Grek apo Maqedonas. Shqipėria deri tani ėshtė njė republikė ku maxhoranca shqiptare po jetojn nė paqe me minoritetet qė banojnė nė tė, grekė, maqedonas, roman, ēoban, etj.. Shqiptarėt jashtė kufijve janė dhe sot e kėsoj dite viktima tė nacionalizmit. Nė qoftė se duam nga Organizatat Ndėrkombėtare dhe vendet e tjera tė na japin atė qė na takon, atėherė ne duhet tė bėhemi shembull i demokracisė etnike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Politikat antishqiptare greke nuk luftohen as me protesta shqiptaresh drejtuar grekerve dhe serbeve, lufton vetem duke ndergjegjesuar shqiptaret ne ate pike qe te kuptojne qe pergjegjese per mbrojtjen e sovranitetit te vendit jane institucionet e shtetit shqiptar. Vetem atehere kur institucionet heshtin perballe provokimeve te tilla, atehere interesat kombetare te shqiptareve mbeten jetime dhe biresohen sa nga mediat me nje histori anti-shqiptare dhe sa nga pseudo-nacionalistet shqiptare.

    Ceshtja kombetare ka nevoje per perfaqesim institucional, kjo eshte arsyeja perse greket hedhin valle ne toke shqiptare


    Bashkohem me kete mendim, dhe me te vertete pergjegjesia bie vetem dhe vetem mbi qeverine Shqiptare e cila Institucionet dhe pushtetin ne duart e saj duhet ta drejtonte nga demaskimi dhe unifikimi i zerit kundrejt ketyre politikave lehtesisht te kuptueshme ne Provokimin dhe Qellimin e tyre.
    Dhe jo te perdorte "gabimin" e kundershtarit per qellime elektorale te parendesishme duke u krahasuar me ceshtjen kombetare te cilat rendojne mbi kurrizin e Kombit.
    Keto jane gabime te pafalshme te cilat s'kan vend per justifikime...
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Farsat dhe komedite e aktoreve sharlatane,ne skenen e madhe te quajtur ATDHE,kurre nuk na bene te qeshim.por vetem te vjellim vrer kunder tyre.
    Eshte turp,qellimet e caktuara te nje partie apo disa politikaneve te ndertohen mbi sovranitetin e nje kombi qe nje jete te tere vuajti nga ata qe e udhehoqen.
    Deri kurre do vazhdojme te duartrokasim ne heshtje,keta hipokrite politikante qe menduan vec per karriget e tyre shekullore,por asnjehere per popullin dhe aq me teper per atdheun.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #10
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo
    Shkrimet e ketyre analisteve dhe historianeve , flasin per nje rikthim te kohes se Bisantit si dhe shfaqin ne menyre esenciale problemet me te cilat ndeshet kombi shqipetar.
    Ceshtja e Himares nuk interpretohet nga media e shkruar dhe ajo elektronike ashtu sic pretendoni ju, sepse vetem naivet nuk arrijne te kuptojne esencialisht nje proteste, nje pakenaqesi, nje problem tejet te mprehte, sensitiv kombetar.
    Sa per dijeni, meqe ju treguat naivitetin tuaj(ne koinfidence shprehem)Media e shkruar dhe ajo elektronike ka disa vite qe boton artikuj dhe dokumenton para ketij populli fatekqesisht analfabet, ku padrejtesisht si dhe paturpesisht, qeveria e sotshme me ne krye Fatos Nanon, ka arritur ne kete pike ose mund te lexoni me poshte dhe me kujdes ate cfare shkruhet nga zoti Pipa.
    Ndryshe nga e shkuara dhe ndryshe nga te semuret me temperature atavike, greket e mencur dhe me laps ne dore, nuk e lakmojne shtrirjen ne Shqiperi thjesht per motive nacionaliste, per ceshtje gjuhe dhe flamuri, per ceshtje kufijsh dhe besimi fetar. Ne planet e oligarkise financiare greke, endrrat per te ashtuquajturin vorioepir mbeten ne nje plan te rrafshit emocional. Per ta rendesi ka agresioni ekonomik, zenia e tregut, qarkullimi i parase greke neper bankat e shumta dhe me te fuqishme tani per tani ne Ballkan, permes zenies se hartave ekonomike. Dhe deri me tash, kane qene te suksesshem. Ne fillim investitoret e vegjel dhe te mesem ne jug te Shqiperise. "Koha e qeverisjes se te djathteve) Me pas, pertej vellavrasjes se shqiptareve ne vitet "96-97, me ardhjen ne pushtet te te majteve, agresioni u be permes parave, permes bankave te shumta greke, me honorare te majme per qeveritaret e rinj, dikur te varfer dhe te etur per karriere dhe pasuri. Te cilet, pa as me te voglen veshtiresi, lane peng tek biznesmenet dhe bankieret fqinj disa prej pasurive me te medha kombetare te mbetura jashte procesit te privatizimit nga regjimi i Berishes. Bankat pra, duke spekulluar me injorancen e shqiptareve ne fushen e informacionit ekonomik, per shkak te humbjeve tragjike ne firmat piramidale, nisen grumbullimin dhe depozitimin e parave ne kasat e tyre, duke e paraqitur kete akt si nje shpetim nga flaket e zjarrit te luftes civile te asaj kohe per shkak te humbjes se parave ne pseudobankat e firmave piramidale shqiptare. Sot "Banka Kombetare Greke", Banka ALPHA-PISTEOS e Pireut, Banka e Athines, Banka Ndertregtare Greke, si dhe disa filiale te tjera, thithin miliona leke te individeve, bizneseve te vogla, te mesme dhe te medha te shqiptareve. Duke qene shpesh ato qe vendosin ne tregun e parase ne qendrat e medha te banimit dhe sidomos, ne tregun e zonave kufitare ne jug te vendit. Por edhe ne qarkullimin e parase ne valute per nevoja te ndryshme te ekonomise se varfer shqiptare. Pas bankave, erdhi uzurpimi i tregut te naftes dhe ai i telefonise celulare. Ndersa pergatiten edhe rrafshe te tjera te industrise se menaxhuar keq nga shqiptaret, ku qarkullimi i parave eshte teper i ngadalshem dhe kerkon domosdoshmerisht shtytjen permes kapitaleve fillestare te investitoreve te huaj. Per shkak te indiferences se kapitalisteve italiane dhe investitoreve te tjere nga Europa per arsye tashme te njohura gjeopolitike dhe gjeoekonomike, kapitalistet greke e shohin veten e tyre sot per sot, zot ne tregun ekonomik shqiptar. Kjo, pra, eshte politika e mencur e ekonomisteve dhe bankiereve helene. Pikerisht per kete elita greke qendron larg zjarrit te nacionalizmit, larg ulerimave atavike per "vorioepirin" dhe halucinacioneve te tjera te vellezerve te nje gjaku. Te cilet, ka raste, sipas ekonomisteve te mencur, sa ndreqin, aq edhe prishin pune. Sepse normalisht, pas ketyre sherreve, hqiptaret fillojne te bejne llogarite dhe ata qe do te dalin te humbur nga keto sherre jane pikerisht greket dhe jo shqiptaret.

    Pra ju duke keqkuptuar ngjarjet ne Himare, ju nuk arritet te shtjelloni ose koncentroheni ne konkluzionin e paraqitur me lart.
    Nuk e mohoj rolin qe ka luajtur Himara duke terhequr vemendjen e manipulimit te zgjedhjeve por i dashur Albo, problemi i sotshme shqipetar nuk eshte Himara.
    Himara eshte sebepi.
    Ndergjegjesimi i popullit shqipetar per historine e tij te mohuar nga rregjimi komunist antishqipetar, per te njohur fqinjet e boten ka filluar nga mediat e pavaruara shume kohe me pare, pra mund te them vite me pare qe ne kohen e rregjimit berishjan.
    1997 ishte goditja e dyte bisantine dhe populli ngrit tre gishtat.
    Mbas 1997 deri me sot populli shqipetar goditet pa meshire me ane te ekspansionit ekonomik, kulturor edhe sepse nuk kemi shume analfabete ne Shqiperi, nuk arrijne te kuptojne se greket perfaqesojne politiken tone shqipetare, jane drejtues te ekonomise shqipetare, rendit dhe shish etj.
    Sot shtypi ben kaq zhurme per Himaren, botojne artikuj bombastike per sensibilizim rasti i ketyre dy shkrimeve reale, patriotike dhe nacionaliste, Populli eshte bageti fare, nuk merr vesh.
    Besoj u shpjegova qarte dhe ju keni arritur te kuptoni shume kesaj rradhe duke cituar edhe ty ne kete moment'
    Politikat antishqiptare greke nuk luftohen as me protesta shqiptaresh drejtuar grekerve dhe serbeve, lufton vetem duke ndergjegjesuar shqiptaret ne ate pike qe te kuptojne qe pergjegjese per mbrojtjen e sovranitetit te vendit jane institucionet e shtetit shqiptar. Vetem atehere kur institucionet heshtin perballe provokimeve te tilla, atehere interesat kombetare te shqiptareve mbeten jetime dhe biresohen sa nga mediat me nje histori anti-shqiptare dhe sa nga pseudo-nacionalistet shqiptare.
    Gjithe te mirat
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pirro Dhima: Ju rrėfej gjithė historinė time shqiptaro-greke
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 294
    Postimi i Fundit: 23-04-2024, 16:58
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Shumė zhurmė..., shumė zhurmė...
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 21:18
  4. Zhurma
    Nga Post-it nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 04:52
  5. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •