Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 115
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e agim77
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    10
    hej albo me vjen shkresa tuaj nuk me bindin sa ke kendribu ti per ceshtjen shqipare ku ishin ju kur shqiptaret e kosoves dhe shqiptaret e maqedonis jun fantosoni
    dhe si kuptova une jeni nje fare klubi te kishis orthodokse dhe kontribo aty
    ceshtjen shqiptare lena neva ti sa po me duke gja serbi ti e vlet shqipen amo rrenjet i ke slaveve

  2. #62
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anëtarësuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    Çfarë do të thotë të jesh shqiptar?

    ps. Te ndjehemi krenar -- (Kledi Kadiu)
    seriozisht:
    mund ta them me plote gojen se ndjehem krenar, per nje popull trim, liridashes, paqedashes, shume tolerant, dhe patriotik.
    kane folur shume pararendesit me siper per te shtuar fjale boshe, eshte e kote
    kto tema me ngjallin gjithmone nje ndjenje krenarie patriotike.
    all u need is love

  3. #63
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja nje shkrim per ate qe na karkterizon ne shqiptaret.

    Viti 1997, apo gjullurdia e pritur e radhës

    Nuk është se ka ndodhur njëherë të vetme në historinë e shqiptarëve dhe se besohet se do jetë e fundit. Për fat të keq, një shpirt demoniak…i merr shqiptarët dhe i çon në shtigjet, ku është e pamundur të shkohet normalisht

    Një grup shqiptarësh nga Mokra, në ato kohëra pa kohë… nisen të kërkojnë luftë. Sapo ishte bërë shtet vendi i tyre…dhe atyre u duhej një luftë. Kishin me vete një vulë, shenjë e shtetit të tyre…dhe asgjë më tjetër. Ikin dhe ikin, po luftën nuk e gjejnë asgjëkundi?! Në fakt, vendi i tyre zien dhe era e barutit të tyrli kombeve shpon hundët e luftëtarëve tanë që dreqin e luftës… nuk e hasin dot gjëkundi. E hamendësojnë, por më kot. Aventurat e tyre, të denja për një film të animuar fëmijësh, Kadare, shkrimtari emblematik shqiptar i përshkruan thjeshtë. Të duken realë në çdo kohë, sepse në të vërtetë, ai është shpirti i zakonshëm i aventurës së shqiptarëve. Një rrugë “e bukur”, por kuptohet se në shtigje, ku arsyeja nuk ka vend. Dhe, kjo dhiare i grish shqiptarët. Ndaj, të duket… se do të mjaftojë që të prekësh me dorë librin e Kadaresë dhe fap… ata do t’i kesh diku pranë teje. Grotesku i dhimbshëm i tyre s’ka përmasa te “Viti i mbrapshtë”. Një prifti, që vdes në krahët e luftëtarëve hipotetikë,…që i sajojnë në agoni rënien e këmbanave për t’i treguar që kanë marrë kryeqytetin…Por nuk ka luftë ose më saktë, lufta ikën, dhe ajo është gjithkund, sepse luftëtarët tanë ngopen me zallamahi. Me pak fjalë, dhe pak a shumë…kështu ka mbetur edhe shpirti i shqiptarit… ngaherë, në kërkim të luftërave pa protagonistë.
    Duket se kjo luzmë e shpartalluar shqiptarësh nuk e mbaroi misionin në histori atje. Ndër vite më vonë, shqiptarët u përballën me histori të tjera, ku protagonistë janë përsëri vetë ata dhe budallallëku i tyre i pashoq për të shkatërruar dhe për të mposhtur gjithçka. Një e tillë, e cila na ka mbetur si një stoli në historinë tonë patetikë është historia e Haxhi Qamilit, këtij injoranti patetik, që donte të shkatërronte gjithçka për të sjellë në fuqi Babën. Ato që shkruhen nga koha, tregojnë se një tmerr i madh jetonte tek të gjithë njerëzit. Por 40- vjeçarit, nuk i bënte shumë dritë syri dhe vazhdimisht në historinë e mëvonshme u bë me të drejtë, si burimi i vërtetë i referimit të amullisë shqiptare. Deri në vitet ’70, kur Enver Hoxha i kushtoi një artikull, që u botua dhe në veprën e tij me Numër 23. Pas kësaj, shtëpia e varfër e tij do të shndërrohej në muze dhe ylli i tij do të shndriste fort. Një histori e bukur kjo e përdorjes së njerëzve, dhe që u përsërit pastaj, kohë më parë, në variante të ndryshme nga Esat Toptani, apo nga mbrapësitë e shqiptarëve në periudha të ndryshme në shekullin e shkuar. Ku çudive syresh, nuk i shpëtoi dhe burri, që më vonë do thurte ëndrrën e monarkisë shqiptare. Ndaj nuk stepemi, kur në historinë tonë kalojnë personazhe, kallauzë, aventurierë dhe mbi të gjitha, shumë “të çuditshëm”. Në kohën e duhur, ata, ashtu si pa u ndjerë, u kanë lënë në derë shqiptarëve katrahurën e madhe…Kur e shikon më qartë, bindesh se shqiptarët, të ekspozuar para fatit të tyre të keq, janë të gjithë të pafuqishëm para dëshirës së djallit. Historia tregoi shumë më tepër. Në luftëra dhe në paqe, shqiptarët do të kujtohen si një vend ku Fuqitë e Mëdha, fqinjët etj. manifestuan të gjithë arsenalin e tyre të mundshëm të eksperimenteve.



    Për vitin 1997
    Pas një qetësie relative, që e mbajti komunizmi i Hoxhës, duhet thënë se Shqipërisë i mungonte nga historia, kthimi i mbrapshtirës. Ajo vigjëlonte diku, por nuk i mbërrinte dekiku. Nuk mënoi. Ashtu si pritej, ndryshimi i regjimit u bë me pasoja jo shumë të mira ndër shqiptarët e Shqipërisë. Që nga varfëria ekonomike, varfërinë e ndrydhur sociale e demonstruan me gjithçka, që mundeshin, duke prishur të gjitha gjërat që merreshin me mend. Me një zell, të importuar nga mungesa e gjatë, ata në një farë mënyre i bënë vend demonit të tyre që të dilte. Kishte fjetur gjatë në fakt. U fashit pak me një gënjeshtër të madhe me krijimin e sistemit të fajdeve dhe më pas do të vinte…vetë me emrin Trazirat 1997. Si një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria, është shpërbërë në një anarki të pashoqe, por jo të paparë për sytë e saj. Një revoltë e armatosur pasoi rënien e atyre që u pagëzuan si skema piramidale, që përfundimisht kanë rënë në fillim të vitit 1997. Të përfolura për pastrim lekësh dhe kontrabandë armësh, ato nuk do të mund t’u ktheheshin më kurrë 100% investitorëve qyqarë shqiptarë, që kujtonin se kishin prekur parajsën pa punuar. Si dikur, kishte ardhur vërtetë fundi dhe ajo e mirëpritura… katrahura. E duke filluar nga shkurti i atij viti, të mbledhur për ditë, banorët protestonin dhe protestonin duke kërkuar më kot një rimbursim nga qeveria, për të cilën ishin të bindur në kot, se kishte përfituar tmerrësisht nga këto skema. Vlora, kryeqyteti i zallamahisë në këto kohë, filloi që të çlironte të pabërën. Mori armë duke shpërthyer depot dhe i ktheu pushkën qeverisë. Kaq do të mjaftonte që, edhe pse me vonesë, Berisha më 2 mars të vitit 1977 të shpallte ngado Gjendjen e Jashtëzakonshme, një term, që shqiptarët e kishin harruar prej vitesh. Nuk mjaftonte. Në mesin e marsit, banorët kishin marrë të gjithë Jugun e vendit. Një frikë e madhe se do të shpërthenin të gjithë kufijtë e Shqipërisë dhe një valë e re refugjatësh do të pllakoste kontinentin…trembte shumë. Mbase dhe arkitektët e saj…që tashmë kanë lloj-lloj epitetesh. Ishte ky momenti, që si zakonisht, ATA VENDOSËN. Tashmë me një emër tjetër, më 28 mars, OKB-ja autorizoi një forcë me 7000 vetë për të drejtuar përpjekjet dhe për të rivendosur rendin e humbur të shqiptarëve. Epilogu ishte se më qershor dhe korrik 1997, Berisha dhe partia e tij ikën nga fuqia, ndërsa më 11 gusht ikën dhe forcat e fundit paqeruajtëse. Kronika e kohës shkruan më thjeshtë se Berisha në mars 1997 zëvendësoi kryeministrin Aleksandër Meksi me socialistin Bashkim Fino, që duket se pati një impakt të madh dhe nga jashtë. (Bashkë me të, disa ministra socialistë erdhën në pushtet dhe kjo zgjidhi pak edhe hegjemoninë e një partie, që kishte dominuar që nga viti 1992). I kësaj kohe ishte dhe lirimi i Fatos Nanos nga burgu, dhe ëndrra mori fund kur forca shumëkombëshe, nën lidershipin italian që u dërgua në vitin 1997 me emrin “Operacioni Alba”, ashtu si dikur paraardhësit e tyre, mbaroi misionin për korrigjimin e shqiptarëve.
    Sikur të ishte një vend tjetër, pa asnjë dyshim, mes të pakënaqurve u gjendën njerëzit e opozitës që kishin pritur me shumë padurim këtë situatë. Nga fotot e kohës, shumë syresh duken të kënaqur dhe me shumë pathos rrinë në mes të grupeve të njerëzve me shumë lesh dhe me armë ngjeshur, në forma deri nga më ekzotiket. Me pak fjalë, ky pastabilitet ishte një nga shkatërrimet më të mëdha, që nga rënia e komunizmit dhe një ndjesi që i mungonte shqiptarëve.



    Për krimin shqiptar
    Shumëkush do të gjente argumente të pafundmë politikë dhe të sajonte personazhe ku futen Fuqitë e Mëdha, fqinjët etj. Në fakt është e vërtetë deri diku. Në atë kohë, një ministër grek futej si pa të keq në vend, ndërsa më tej kronika regjistron ardhjen e një njeriu big të CIA-s në vend. Por, në asnjë moment, ne nuk mund të përjashtojmë sot me kalimin e kohës se një dorë boll të mirë e ka pasur, pse jo, edhe MAFIA. Një vend i brishtë si Shqipëria, përgjatë të gjithë historisë së saj shërben shumë mirë dhe si një trampolinë nga mund të nisesh lehtë drejt aventurës. Kjo ishte arsyeja që muaj më parë Kris Sueker, asistent drejtori i ri i FBI-së për Hetimet Kriminale, jepte alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Kurse CNN-i, pas goditjes se viteve te fundit ndaj familjeve mafioze në Evropë, tregonte se shqiptarët kërcënojnë zëvendësimin e ‘La Cosa Nostra’, si kryemafiozë të SHBA. Ishte dhe një përkufizim interesant atëhere për kriminelët shqiptarë…Duke vepruar në Nju Jork dhe qytetet lindore të SHBA, ‘Mafia e re’ konsiderohet më pak e sofistikuar dhe më e dhunshme se mafia ruse. Për ne, nuk është e rrallë dhe nuk mund të çuditesh, kur dëgjon akuzat e ndërkryera të politikanëve shqiptarë për njëri-tjetrin dhe përmendjet e vazhdueshme mesveti të tyre, të aktorëve të ndryshëm politikë për subjekte si të përfshirë në të. “Për fatin e keq të këtij vendi, ka munguar vullneti politik i maxhorancës për të vënë në eficencë të plotë ligjin dhe strukturat e ngarkuara me ligj për luftën ndaj krimit të organizuar. Dhe, ky është shkaku kryesor, që është peng i krimit të organizuar dhe trafiqeve qoftë të narkotikëve, të trafikut njerëzor dhe të elementëve të tjerë të lidhur me krimin e organizuar”, do të thoshte kohë më parë, Shaban Memia, një nga njerëzit tashmë të pozitës, shumë i përfolur në fillim vitet ’90 dhe një nga politikanët e njohur të vendit.
    Duke iu kthyer shkrimit të CNN-it, thuhet se shqiptarë janë disi të etur për të zenë vendin që u takon në krimin e organizuar. “Një dukuri që mafiologët e shpjegojnë me së shumti, me faktin se shqiptarët duke qenë të varfër dhe grupe të reja të krimit të tipit mafioz, janë të etur për të zënë me çdo mjet, vendin e tyre në piramidën e botës së krimit të organizuar”. E gjitha kjo të bën të mendosh se shqiptarët, pavarësisht atributeve, që i japin vetes, nuk janë më aq të pafajshëm, se sa na prezantojnë disa nga politikanët shqiptarë dhe strukturat e tjera të lidhura me to…Më shumë të etur për t’i shkuar me këmbë aventurës, atëhere kur nuk duhet. Nuk është se ka ndodhur njëherë në historinë e shqiptarëve dhe që besohet se do jetë e fundit. Për fat të keq, një shpirt demoniak…i merr shqiptarët dhe i çon në shtigjet ku është e pamundur të shkohet normalisht.



    Zgjimi si epilog
    Ndaj, në Shqipëri zallamahia nuk përbën më ndonjë risi. Përveçse faktit që shqiptarët presin ende që të ndryshojë diçka. Por, viti 1997, nuk do të harrohet lehtë. Ajo është rruga nga ku shkuan shqiptarët drejt paradoksit të tyre të zakonshëm. Shifrat flasin vetë: Ishin marrë 656.000 armë nga marsi i vitit 1997, bashkë me 1.5 milionë fishekë, 3.5 milionë granata dhe plot 1 milion mina. Ministri i atëhershëm i Brendshëm, Neritan Ceka e pranoi që vetëm rreth 10% e armëve të vjedhura do të ktheheshin. Ndërkaq që qeveria e kishte të vështirë që të ndërtonte ushtrinë e saj...për vite me radhë.
    Millosheviçi, në një nga daljet e tij të pakta, para gjykatës dukej i mirinformuar për këtë situatë dhe e qesëndisi gjatë gjykatësin e tij, kur i tha se ai e dinte mirë vitin 1997 të shqiptarëve, dhe gjykatësi duhet që ta dinte më mirë... “Ajo nuk ishte sajuar më kot”, sipas tij. Por për shqiptarët e ngratë mbetet një mësim, që nuk duhet të përdoren më kështu. Kjo për të ardhmen e tyre dhe, mbi të gjitha, mbijetesën. Sa kanë nxënë shqiptarët? Po të vazhdosh me logjikën e personazheve të Vitit të Mbrapshtë, që kërkonin luftën në një vend të nxirë nga lufta…aspak…A do kthehet më 1997, kjo mbase është dilema e vërtetë e orëve tona të liga?!...


    ABC nr.29-Ben Andoni

  4. #64
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    shqiptar eshte biri i shqiponjes, sa e forte eshte shqiponja, sa e lire, sa e paster, sa e mencur aq jane edhe shqiptaret.

    Rrofte shqiptarismi.

    Lyco Jay

  5. #65
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56
    Thjeshte do te thote te jesh shpirt Mirditori
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Çfarë do të thotë të jesh shqiptar?

    Do te thote qe pike se pari te flasesh shqip dhe te ndihesh shqiptar, pastaj vijne shume e shume te tjera me radhe.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #67
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Për tani 26,

    Këtu pajtohem katërcipshi me ty,gjuha dhe ndjenja e përkatësisë janë elemente bazë,pastaj vijnë kuptohet:doket, zakonet,kultura,teritori etj...

  8. #68
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Te mbrosh dhe te pranosh me dinjitet:

    Gjuhen

    Zakonet

    Traditen

    Kombesin

    Dhe gjithcka tjter KUQ e ZI.
    Feel the pump √

  9. #69
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    [QUOTE=maratonomak]faik konica dikur tha [[[[shqiptaret jane shume te zgjuar por e keqja asht se zgjuarsine e tyre e perdorin kunder vetes se tyre ]]]]

    Faik Konica ka thene gjithashtu : Shqiperi te kam dhjere, sme kuptove asnjehere....
    .....dhe ka pasur plotesisht te drejte

  10. #70
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    [QUOTE=Antipatrea]
    Citim Postuar më parë nga maratonomak
    faik konica dikur tha [[[[shqiptaret jane shume te zgjuar por e keqja asht se zgjuarsine e tyre e perdorin kunder vetes se tyre ]]]]

    Faik Konica ka thene gjithashtu : Shqiperi te kam dhjere, sme kuptove asnjehere....
    .....dhe ka pasur plotesisht te drejte
    Eshte klithma e perjetshme e idealistit per sa kohe qe eshte gjalle e merr fryme. Eshte frustracioni i kuptimit te realitetit 100 vjet perpara bashkekohesve fshatareske.

    E keqja eshte se idealizmi te izolon nga vulgu qe ne fund te fundit do te nxjerre ata 'trima' qe do ta vene idealin tend ne jete. Sidoqofte, F. Konica ka dhene arsye te forta per te qene krenar qe i perket rraces Shqiptare. Mjafton qe te pranohet qe ekziston dicka e tille si konstruksion gjenetik/psikologjik. Dikur mendoja se perandorite shumekombeshe kishin sjelle kolone e na kishin holluar gjakun. Por tashme e shoh qe kam qene i gabuar dhe se vertet paska 'gjak e shpirt' Shqiptari. Nje arsye me teper per te qene krenar.

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •