Do te thote patriot te GJERGJ KASTERJOTIT(SKENDERBEUT)
Do te thote patriot te GJERGJ KASTERJOTIT(SKENDERBEUT)
Proud To Be Rreshens
Jame krenar qe jam shqiptar per gjithe historine tone dhe jame i lumtur qe po jetoj ne nje kohe kur kombi yne po rilind
RESPEKT SHQIPTAREVE
Nuk jam aspak e çuditur nga reagimi, por te them te verteten kur shkrova ato fjali, u mundova te shpjegohem mire, qe te kishte sa me pak keqkuptime dhe shpresova se dikush mund te me kuptonte. Nuk eshte ABSOLUTISHT E LEHTE TE KESH DURIM TE DEGJOSH DHE TE KUPTOSH TE TJERET, duhet te kete shume zemergjeresi, durim, dashuri per te tjeret etj d.m.th virtute qe njerezit me me shume vlera aspirojne t'i kene, por pesosmeria eshte shume larg nesh, ne kemi lindur bashke me mekatin dhe eshte e veshtire te largohemi nga natyra jone. Zoti paste meshire per ne! Duke qene se ne jeten e perditshme takohemi me njerez qe dhe na perplasen interesat, ndaj egoizmi dhe gjithe cilesite e tjera te pjeses sone negative ( te githsecilit) dalin me lehte ne pah, per te qetesuar shpirtin i thashe vetes qe mes jush mund te gjeja vend per te folur sinqerisht dhe kushedi mund edhe te me kuptonit. Nuk ndodhi keshtu, me vjen keq (megjithese kam pare edhe me keq se kaq), se nuk e merrni as mundimin te kuptoni, por kaloni direkt ne sulme dhe ofendime. Une ju admiroj per krenarine tuaj, do doja edhe une ta kisha. Do me ndihmonte shume. Por ja qe i shikoj ndryshe disa gjera, edhe pse e njoh mire "historine mira vjeçare te kombit tim" dhe jo vetem te kombit tim. Te siguroj Jamarber qe nuk me mungon dashuria per njerezit dhe as per kombin tim. Tregojne nje histori te vjeter, per nje djale qe e donte fort nenen e tij(si pjesa me e madhe e njerezve normale), por ajo ishte nje grua e pandershme, me te gjitha te keqijat. Ai fliste me krenari per nenen e tij midis miqve dhe kudo qe ndodhej. Te gjithe kthenin koken nga ana tjeter per te mos e ofenduar kur fliste per te jemen. Nje dite ne mes te rruges, kur ishin nje grup shokesh, shohin nenen e djalit ne mes te nje grupi rrugaçesh ne gjendje skandaloze dhe dikush (gjendet gjithmone dikush, qe nuk pyet se ti mbetesh keq dhe pa piken e problemit te ofendon) kthehet nga djali dhe i thote: Ajo atje eshte nena jote? -Jo, i thote djali, ajo vetem ngjan pak nga pamja me nenen time, ajo eshte ne shtepi, po me pergatit dreken. Keshtu i ose e dashur. Une jam si ai djali edhe PSE NUK DUA TE THEM ASPAK SE SHQIPERIA JONE ESHTE SI NENA E TIJ, por edhe kaq shume per t'u mburrur nuk me duket. Jamarber shkruan: "sepse po ti referohesh fakteve ne kombet e tjera kjo perqindje e njeresve te kqinje ,eshte disa fishe me e madhe". Nuk i di keto fakte,se statistikave qe shkruhen andej-ketej nuk ju besoj, por sigurisht eshte mese e drejte qe ne çdo popull ka nje pjese te tille. Por popujt, ehe populli yne, thone "Ku ka ze s'eshte pa gje.". Italianet njihen per "mafiose" ne bote, qe s'do te thote absolutisht qe çdo italian eshte mafios, po qe ka diçka te vertete ne kete konkluzion kush jeton ne Itali, besoj e kupton mire, megjithese kjo nuk mohon absolutisht vlerat e historise se Italise dhe te njerezve te mrekullueshem qe ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre ky popull. Qe te mos zgjatem, se po zgjatem vertet shume, çdo popull ka nje "perkufizim" i pare nga syte e botes dhe me sa di une asnjehere nuk eshte i gabuar, por i pare si nje popull dhe jo individet e veçante, qe sigurisht çdo familje ka larmi dhe jo me nje popull sado i vogel qofte. Populli yne ishte "harruar" per ca kohe fale izolimit komunist, filloi te "prezantohet" me anije, gomone etj dhe deri ketu O.K. Pastaj kaloi pjesa e çudise te komunizmit te poshter qe na kishte marre shpirtin, bota na dha doren dhe na tha bujrum ne boten kapitaliste, ku ka vend per te gjithe dhe zgjedje per te gjithe, ku Enver Hoxha nuk te merr me lirine e shtrenjte. Ky ishte momenti te tregonim veten. Dhe e treguam. Per çdo popull te lindjes, rishtaz te prezantuar ne boten e lire, pas nje fare kohe filluan "perkufizimet". Keto jane percaktime te nje grupi te madh njerezish, nuk dalin rastesisht, jane te bazuara ne ndodhi nga jeta reale. Dhe kur thuhet "shqiptaret nuk kane edukaten e punes, nuk e dine qe gjerat nuk arrihen lehte, po duan te arrijne gjithshka dhe menjehere, ndaj kane perfunduar tek droga, prostituzioni etj ", mua me duket shume afer te vertetes. Kam punuar per shume vjet ne zona te ndryshme te Shqiperise dhe kam njohur shume njerez, nga te gjitha llojet. Mua me duket shume afer te vertetes ky percaktim, megjithese populli yne ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre njerez te medhej, te talentuar, koka te medha etj. Sipas pikepamjes time : me perpara jemi njerez (e tani qe po shetisim dhe botem po kuptojme se pjesa me normale e shoqerise, pavaresisht se ç'kombesie i perket, ka te njejtat shqetesime te perditshme, probleme, parime morale, etj) , pastaj vjen kombesia e te tjerat. Njeriu vertert i mençur, duhet te dije te pranoje edhe te metat e tij. Dhe kjo vlen edhe per popujt. Sikur te mendoheni ca me shume, do me jepte kenaqesi vazhdimi i diskutimit, por jo me nje fjali te vetme 'Une jam krenare, jam sternipe e Skenderbeut" e ku di une, apo me keq akoma me ofendime "tek ky njeri sundon injoranca si rrjedhoje i mungon totalishte dashuria per vendin e tij dhe per njerezit e tij". Shume e ekzagjeruar. Mbahu pak. Ndoshta nuk ke te drejte apo i nxjerr kaq sakte dhe kaq shpejt te gjitha konluzionet? Une lodhem shume me teper per t'i kuptuar gjerat dhe sinqerisht, kam shume dyshime, pyetje etj. Megjithate per kenaqesine time dhe te gjithe bashkeatdhetareve te mij une e dua jashtezakonisht shume vendin tim, me mungon çdo gje. Shpesh me dalin perpara copeza te jetes time ne Shqiperi, me merr malli per njerezit, vendet, per te gjitha. Kjo nuk d.m.th qe populli im eshte i persosur. ESHTE THJESHT POPULLI IM DHE UNE E DUA ASHTU SI ESHTE. Eshte e vertete megjithate, qe fakti qe jam shqiptare me ka veshtiresuar dhe vazhdon te me veshtiresoje jeten. Per ju do jete ndryshe ose e perballoni ndryshe. Le te flasim, me me shume llogjike dhe me me shume fakte. Ndoshta do ma ndryshoni mendimin ...
Anonima52
ju lutem shume do keni parasyshe se shqipetare neper bote dhe pikerishte ne itali jane perballuare me raste me ekstreme nga bashkepatriotet e tyre shqipetare,kane arriture edhe tju kercenohen apo tju humin jeten edhe pjestare te familjese pore kurre jane deklaruar anti shqiptare,krizen e rracizmit e vuajne te gjithe emigrante kudo qe jane ne bote,pore ne permasa te ndryeshme,nuke e shohe te udhes qe ju te vazhdoni kete lloje ofensive antishqipetare nuke kame arriture te kuptoj qellimin tuaje,do te ishte mire te shpiegoheshi me qarte ose te konsultoheni me stafin e forumit per arsye se deri tani nuke po shohe ndoj perkrahes ne anen tuaj.
megjithate keto jane mendimet e mija private dhe mund te hidhen poshte nga njerez qe kane me shume fakte e njohuri per kete problem
Anonima !E lexova te gjithe mesazhin tend me vemendje te madhe . E kuptoj situaten tende ,te tilla situate kane shume shqiptar te ndershem dhe qe jetojne ne Emigracion , nje situate te tille kemi pas dhe ne ketu ne Gjermani .
Por une mendoj dhe arsyetoj qe nuk kemi pse mohojm origjinen tone. Dihet se cdo popull ka kriminela , dhe ketyre do ti vi koha qe te marin ate qe meritojne .
Edhe Nene Tereza ishte nje elite per boten ,por kurr nuk e mohoj origjinen e saj . Ne jemi nje popull bujar , besnik dhe trim ,qe shume pak popuj ne bote i kan keto cilesi.
Une per vete krenohem qe jam Shqiptare , por dhe krimin qe kryejn shqiptaret e denoj .
Pershendetje
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Nuk mund te rri pa shkruar dicka per fenomeninin "Anonima"
Personalisht nuk e di nese do e provoj ndonjehere qe te mohoj origjinen per hir te egove te mia personale dhe per hir te te kenaqurit te disa injoranteve ne nje iks fshat te ndonje iks shteti ne bote.
Te lutem Anonima, nuk eshte se po te gjykoj, por ti moj vajze, ne vend qe te humbesh ne mendimet e tua te turbullta, veri njehere e mire pikat mbi i, dhe mos vuaj me. Nga mesazhet e tua une kuptoj se ti vuan dhe me e keqja eshte se TI VUAN KOT. Askush nuk ka te drejte te te gjykoje ty per fajet apo krimet e te tjereve. Kete ti e ke kuptuar shume mire dhe nuk e di pse nuk e ve ne praktike. A e kupton qe po e shnderron veten tende ne nje forme te tejpelqyer nga ata banoret pseudo intelektuale qe te rrethojne? Pse duhet te te gjykoje ty ajo shitesja e bukeve atje ne ate fshatin tend? Me cfare te mburret ajo? A di dicka me shume se ty ajo per etrusket? Per lashtesine? Per boten? Per galaktikat? Pse duhet qe personaliteti yt te futet ne lloj e soj maskash qe ata njerez kane pergatitur per ty?
Moj vajze e mbare, kjo jete eshte kaq e shkurter sa nuk ia vlen te fshihesh e as te kesh frike.
RIDENTEM DICERE VERITAS - THUAJE TE VERTETEN DUKE QESHUR kjo eshte fjala e urte latine qe na shpon veshet ende sot. Sepse e verteta qendron tek e bukura. Dhe ti je aq e bukur sa te jesh e vertete.
Me fal per moralin sepse e di qe eshte i pamoralshem ngaqe eshte moralizues, por kujdesu per veten dhe duaje e respektoje si qytetare e lire e kesaj bote. Askush spo te thote te mbrohesh me Skenderneun a me Nene Terezen. Mbrohu me veten tende!
Qofsh mire!
Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
perplasen në detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
I rilexova ato qe shkruani per mua, me keni quajtur "antishqiptare", "fenomen", "me qellime te errta", qe u dashka edhe te konsultohem me stafin e forumit ?????!!!!! Ore jeni ne terezi juve? Doja vetem t'ju thoja se si shume me mendjemadhesi dhe teperim e permendni kete krenarine kombetare, pse m'u duk i arsyeshem nje shkrim i Minoritet, qe s'jemi kombi i vetem qe kemi kaq shume vlera. Se ju kujtohet e kam nisur shkrimin duke cituar nje pjese te Minoritet. Ky eshte mendimi im: Jemi nje popull si gjithe te tjeret, madje prezantimi yne me boten me se 10 vjet me pare le shume per te deshiruar. Qe une "antishqiptare" e ku di une sa me epitete e mllef keni shkruar mohoj origjinen time, nuk eshte e vertete. Me ndonje pjese te gjerave qe me kane ndodhur kam dashur t'u tregoj (ashtu si edhe shume prej jush) qe emri shqiptar me se nje here me ka krijuar probleme. Per konseguence ndodh qe hezitoj ta them. Po ketu behet fjale per ambjente te panjohurish, qe nuk ja u kam ngene t'ua sqaroj gjerat dhe ata nuk kane nge te me degjojne e kuptojne. Ne pune, ne shkollat e femijeve, me komshijte dhe tere njerezit me te cilet jetoj, as qe me dridhet qerpiku te them origjinen time, se dikush kish shkruar dy fjale te mençura, s'kam pse te kem turp per turpet e te tjereve, qofshin keta edhe shqiptare. Une mbrohem me veten time Puhiza rri e qete, nuk i kerkova ndihme njeriu. Doja vetem t'ju thoja me me kembe ne toke te dashur, se asnje ekstrem nuk eshte i mire. N.q.s ju kam dhene idene e nje ekstremisteje antishqiptare dijeni se jeni gabuar. Nuk e kuptoj pse keto sulme karshi meje, ne faqen nr. 2 lexova sulme e parolaccie per shqiptaret extreme dhe s'u permend ndonjehere epiteti antishqiptar. E mendoni qe mund edhe t'i ofendoni e lendoni njerezit? Boll se po me vjen per te qare...
Anonima52
anonima
ju ne radhe te pare duhet te gjeni forca,te dilni nga veshtiresite(ekonomike,shpirterore,natyroreetj)etj ,nuke ja kame idene ne
qfare veshtiresishe jeni,dhe tek nje njeri i zgjuare si ju duhet te gjenden forcat dhe kurajo,per te ecur perpara,kerko te harroshe te gjithe te kqijat qe te kane ndodhure,dhe mendo te nderrosh per mire gjithcka ne jete,gjej forma te thjeshta pore rezultative per ta rindertuare jeten,dhe mundesishte te shkoni shume shpejt drejt ni jete te lumtur,ne s mundemi t ju japim shembuj konkrete,sepse nuke dime asgje konkrete per ju.
une te siguroj qe te gjithe ata qe kane shkruare te duan te miren dhe po t ju jepet mundesia edhe ju ndihmojne.
mendoj qe dikuj nga ne qe te duket me i arsyeshmi ty,me mesazhe private shpjegoj te gjitha veshtiresite,do ishte veprim i mire dhe do ju ndihmonte shume
ju pershendese
te jeshe shqipetare do te thonte
te mose jeshe antishqiptare
Jamarber, ajo qe ka postuar Ledina thjesht tregon se paraja nuk ka vlere mbi gjera te tjera si shendeti, respekti, dashuria, dituria, etj...
Besoj se te tere kemi te njejtin mendim dhe nuk ja vlen te argumentohet kot.
Sinqerisht
Veshtrusja![]()
Krijoni Kontakt