Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 115
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    4
    Postuar më parë nga Albo
    Po ju percjell mendimin tim te shprehur 1 vit me pare ne kete forum.



    Cfare permban ne vetvete identiteti kombetar shqiptar?

    - Gjaku
    - Toka
    - Gjuha
    - Historia
    - Tradita

    Gjaku eshte mbartesi i shpirtit i cdo qenie te gjalle, ashtu sic eshte mbartesi i shpirtit te nje kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, qe kaq shume veta e kalojne pa i kushtuar rendesine e duhur. Ne mesin e shqiptareve ka shume shqipfoles, qe edhe pse mund te flasin shqip, edhe pse mund te hiqen patriote e nacionaliste, ata nuk kane gjak e prejardhje shqiptari. Ne mesin e shqiptareve ka turq, greke, rome, rumune, malazeze, maqedonas, serbe qe nuk perbejne me pakica, por kane penetruar ndjeshem dhe maskuar bukur ne shoqerine shqiptare. E theksoj fort kete pike, se sado te perpiqen keta njerez te "behen shqiptare", ata asnjehere nuk do te mund te fitojne ate qe shqiptaret me gjak shqiptari kane, Shpirtin e Shqiptarit.

    Nuk do te me duhej te citohesha ne shume pika qe ti them JO KOMENT ketij shkrimi.

    Akoma me mentalitete te tilla ne Shqiperi?

    Se pari, une shoh nje supersticion te mahnitshem mbi idene e gjakut edhe shpirtit shqiptar.
    Ndoshta nga padituria e ketij pasazhi burojne edhe theniet e tjera qe une i kam theksuar me poshte.


    A nuk mendoni ne fakt se nje forumilim i tille eshte shume shume ofendues e racist, ne nje kohe qe shqiptaret po ankohen shume se jane viktima te racizmit edhe te perbuzjes, edhe po ashtu, kur ne realitet, ne te vertete, "jo shqiptaret" e Shqiperise kane luajtur nje rol jetik ne ekzistencen e shqiperise deri ne ditet e sotme?

    Nje perkufizim i tille shqiptaresk per Shqiptarine ofendon vete Heroin kombetar, vellezerit Frasheri, pararojen e rilindjes Shqipetare, ofendon Princin e flaket patriot, Leka, mos te them se ofendon vete faren e Sali Berishes, e sa e sa raste te tjera.

    Se fundmi; Megjithese, jo nje nga, por vendi me i prapambetur ne dekada, qe para LIIB, ne te gjithe kontinentin, si ne aspektet shoqerore, kulturore, shkencore, ekonomike, e po ashtu edhe ne aspketin ne identitetin real historik, serish shohim nje mentalitet kaq arrogant e agresive e jo real.

    Cfare do te ndodhte sikur me te vertete shqiperia te ish nje vend me emer?

    Kush e di, ndoshta ne ate rast keta te rinj do shpreheshin edhe me te civilizuar, ndoshta.

    flm

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    4
    me lejoni tu sqaroj, nese per habi nuk e dini, se Burreria, Besa edhe Nderi, jane karakteristika shoqerore jo vetem te te gjithe kombeve Ballkanas, qe para se te formoheshin koncepte si te qenit shqiptar etj, por po ashtu ato kane vlera universale e permbahen ne cdo komb, deri ne Azine e larget.


    A nuk mendoni juve se duke theksuar se ato qe dallojne shqiptarin nga kombet e tjera, qe sic thoni ju qenkan burreria, besa e nderi, diskriminoni drejtpersedrejti te gjithe kombet e tjera, me edhe jo te famshem?

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-04-2003
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    9
    pershendetje te gjitheve..
    cdo te thote te jesh shqiptare?do ju kerkoj falje per faljet dhe shprehjet qe mund te perdor.nuk jane ato fjale qe do perdorja me deshire.po ka dhe raste te vecanta,dhe ky eshte rast i vecante.....patjeter qe eshte...cdo te thote te jesh shqiptare?
    race muti do te thote te jesh..
    nga nje shkrim i nje vajze me pseudonim alba lexova qe besa,burreria jae dallesa e shquar qe na karakterizon ...
    ju dhjefsha besen dhe burrerine...akoma me keto gjepura dhe perralla.i kam mesuar dikur neper shkolla keto virtyte..trim dhe i paepur eshte shqiptari,besnik,mikprites,bujar,vigjilente.nuk me kujtohet ndonje virtyt tjeter.me plotesoni ju lutempo tju bie ne mendje ndonje gje qe mund te kem harruar.
    e lexova me vemendje shkrimin e shkodranit.besoj se ishin fjale zemre or mik nga italia.nuk mund te te jap ndonje keshille,te jap vetem ate qe mundohem ti jap vetes time.bej me te miren nga situata ku ndodhesh...te kalojme dhe nje here tekpyetja se cdo te thote te jesh shqiptare?une personalisht jam dhe do te jem...nuk me ka shkuar ndermend ta mohoj.por e marrte djalli nuk shoh shume arsyse per te qene krenar.thone qe nuk ka pyll pa derra...po ne paskemi pas ca si shume me duket.shkodrani thoshte qe atdheu me perzuri.te perzuri ty,mua dhe nje numer te pafund njerzish.dikujt nuk i jepte atdheu,njerzit politika buke,shkolle,pune,qetesi,te ardhme.me vjen keq per shqiptarin,me vjen keq per shkodranin,me vjen keq per veten.qe mu desh te largohem.iki me deshire ne tirane,po ato dy klube dhe dy metra rruge nuk jane ndryshime.ndryshimi me i madh eshte tek njerzit,jane bere me krokodila se ckane qene.cdo te thote te jesh shqiptare?para ca vitesh po beja nje prove ne nje ekip ketu ne gjermani.ekip futbolli qe thoni ju.vinin shume shikues per te pare stervitjen dhe dikush pyeti se nga ishte i ky i riu.i thane qe isha shqiptare dhe pergjigjja e tij ishte qe te me pyesnin a mbaja ne brez nje thike.isha i veshur me kepuce,mbathje dhe bluze sporti.na ja,kjo ka te beje dhe me injorancen dhe tolerancen qe kane nje pjese e ketyre ne keto vende ku jetojme.
    qe thoni ju kam deshire te kthehem,tek prinderit e mi,tek ato dy miq qe me kane ngelur.tek ajo shtepi qe me ka ngelur.nuk kisha shkruajtur ndonjehere kaq shume.dhe jun kerkoj ndjese ne se ju besdis me te shkruajturen time.
    te mira ju uroj...
    imagine

  4. #24
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Albo, urime per temen, mendoj se eshte nder me te bukurat qe kam pare deri me sot. Sa i perket pyetjeve te propozuara ne fillim:

    1) Cfare na dallon na popujt e tjere? Kokefortesia dhe ironia. (Kam pershtypjen se kemi thumba kur flasim)

    2) Ajo qe na bashkon eshte atdhe-dashuria. Jemi patriot te flakt.

    3) Historia jone eshte per te ardhur gjynah.

    4) Heronje? Ka shume. Ne hapat e cilit do te doja te eci? Ndoshta ne hapat e Fan Nolit apo Faik Konices.

    5) Si e shpreh dashurine per vendin? Duke u munduar te mesoj gjithmon mbi te, duke u interesuar gjithmon per te, duke patur shpresa per dicka te mire atje ne vend qe te kthehem nje dite...

    6) Si e shprehim dashurine per njeri-tjetrin? Mendoj se shume shqiptar e dine mire se cfare do te thot "emigracioni" dhe kam pershtypjen se ne qoftese dikush na ne do te kishte nevoj per ndihme, nje njeri qe e ka mundesin e ndihmon vellain e tij shqiptar.

    7) Fakti qe jam Shqiptare me ben te ndihem e forte.

  5. #25
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Te them te drejten per mua vetem nje gje e karakterizon dike si Shqiptar dhe ajo eshte GJUHA SHQIPE. Se cfare duam ti shtojme ne vetes virtyte te tjera ajo eshte tjeter mesele.
    Gjak SHQIPTAR nuk ekziston, por eshte simbol i krijuar mga kombetaristet e fundshekullit te XIX.
    Zakonet pak a shume i kemi Ballkanike me perzierje nga te llojllojshmet.
    Historine e kemi per te deshiruar.
    Bujaria besa e trimeria jane vitryte qe vleresohen prej gjithe njerezimit e jo vetem prej nesh, ndaj nuk mund ti bejme tonat.
    GJUHA eshte ajo qe na lidh dhe qe na dallon prej gjithe te tjereve.

    Nqs une e dalloj nje njeri qe eshte Shqiptar mund ta arrij ta bej ate vetem me ane te GJUHES, nuk mund ti hap venat e ti marr gjak ta dalloj eshte a s'eshte "i kuq Shqiptar", as zakonet nuk mun ti marr per baze pasi i kemi te peraferta me fqinjet.
    GJUHA eshte ajo qe eshte e shenjte dhe qe duhet jo vetem ta ruajme me fanatizem por edhe ta pasurojme. Po ne po e percudnojme edhe te vetmen veti qe e kemi purro Shqiptare.
    Titujt e gazetave jane shembull i perkryer i ketij krimi "Lideri Socialist Starton Konferencen" ne kete titull nuk ka asnje fjale Shqipe.
    Fjalet Prijes, Fillon dhe Mbledhje jane jashte mode per gazetaret tane te paditur.
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #26
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Te jesh SHQIPETAR do te thote te jesh punetor, dashamires, i mencur, i shkadhet, finok, sexy fare, dhe sh. e rendesishme kjo... te shijosh jeten pa uje e drita... dhe te kesh celular me te cilin ti besh zile shoqerise.... O SHQIPNIA IMEEEEEE!!! :-)
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  7. #27
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    JAME KRENARE QE JAME SHQIPETARE
    PERE TE GJITHE TE MIRATE QE ALDO PERMENI
    PORE ME QANE ZEMRA SHUME PER SHQIPTARE
    KURRE S PO MERRNA VESHE NERE VEDI

    JU BAJ THIRRJE UNE SI VELLA
    TOLERANCE MA SHUME ME BA
    E QDO GJA QE NA PERQANE
    ME LANE TE GJITHE PAKSA ME NJANE ANE

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-11-2003
    Vendndodhja
    roma
    Postime
    13
    A nuk mendoni ne fakt se nje formulim i tille eshte shume shume ofendues e racist, ne nje kohe qe shqiptaret po ankohen shume se jane viktima te racizmit edhe te perbuzjes, edhe po ashtu, kur ne realitet, ne te vertete, 'jo shqiptaret' e Shqiperise kane luajtur nje rol jetik ne ekzistencen e shqiperise deri ne ditet e sotme?

    Nje perkufizim i tille shqiptaresk per Shqiptarine ofendon vete Heroin kombetar, vellezerit Frasheri, pararojen e rilindjes Shqipetare, ofendon Princin e flaket patriot, Leka, mos te them se ofendon vete faren e Sali Berishes, e sa e sa raste te tjera.

    Se fundmi; Megjithese, jo nje nga, por vendi me i prapambetur ne dekada, qe para LIIB, ne te gjithe kontinentin, si ne aspektet shoqerore, kulturore, shkencore, ekonomike, e po ashtu edhe ne aspketin ne identitetin real historik, serish shohim nje mentalitet kaq arrogant e agresive e jo real.

    Cfare do te ndodhte sikur me te vertete shqiperia te ish nje vend me emer?


    S'ke ç'te shtosh! Po lexoja e po lexoja, duke shpresuar te gjeja nje person qe ta mendonte si une dhe afer fundit gjeta Minoritet e ndonje tjeter.
    N.q.s. nuk do kisha gjetur kete kthese te diskutimit nga kjo pike veshtrimi, nuk do kisha patur guximin ta hapja une dhe per konseguence nuk do shkruaja fare
    (kujt ju prish puna se nuk shkruan ti, mendon me shume se gjysma juaj; ja nje nga karakteristikat e shqiptarit!).
    Me dy fjale dua t'ju tregoj se si dje m'u perserit per te mijten here nje ndjenje e forte ose me qarte nje mix ndjenjash: mungese guximi,frike,turp etj per te
    deklaruar qe jam shqiptar ne nje forum te ngjashem me tonin,por ne nje province te Italise. Gjendem ne nje province te Romes prej gati shtate vjetesh, per te
    njejtat arsye qe gjendemi te gjithe jashte vendit tone. Zona ku banoj eshte afer Romes dhe une punoj ne Rome. Eshte problem i madh trafiku dhe ka shume kohe
    qe diskutohet mundesia e permiresimit te lidhjes te zones tone me Romen. Forumi qe po lexoja ishte nje nga zerat e nje siti lokal te zones ku banoj, ku njerezit qajne
    hallet e tyre, duke shpresuar qe dikush t'i degjoje. Une kam vite qe banoj ne kete qytet, dhe tani po kerkoj te blej edhe apartament ketu, por per fat te keq nuk e ndjej
    veten njelloj si qytetaret e tjere. Kur bisedoj me koleget ne pune ose me bashkeqytetare e justifikoj "indiferencen" time me veshtiresine e integrimit ne nje vend te
    huaj dhe me nostalgjine per vendin tim. Kjo eshte e vertete, por vetem pjeserisht. E verteta e hidhur eshte qe mua me vjen turp qe jam shqiptare. Pres reagime nga
    me te ashprat nga ju (nga nje pjese,shpresoj jo shume e madhe). Por perpiquni te me kuptoni dhe shikojeni te verteten ne sy! Ne kohet e para qe jam gjendur ne Itali,
    per arsye pune, me nje grup shqiptaresh "intelektuale",siç quhet ne Shqiperi kjo kategori, kam luftuar "me shpate ne dore" kunder "burracakeve" qe nuk kishin guxim
    te luftonin per te mbrojtur emrin e tyre. Duhet te pranoj qe, megjithese vazhdoj ta bej ne dukje thuajse me te njejtin entusiasem, tani nuk i besoj me dokrrat qe llomotis.
    Ne ambjentin e punes, me njerezit qe me njohin problemet jane me te vogla (nuk dua te them qe jam njeri i veçante, jam nje njeri normal per ta, nuk kam asgje te perbashket me imazhin qe ata kane per shqiptaret). Une perpiqem t' ju shpjegoj "fenomin e veçante" qe ka ndodhur me vendin tone, qe ne nje moment te caktuar ne
    duhet te perballoheshim me boten e ndaluar per gjysem shekulli, boten e lire qe e enderruan prinderit tane, por qe po e perballojme ne. Kush do merrte guximin i pari?
    Ata qe s'kishin per te humbur asgje, po them dolcemente. Dhe ngjarjet rrodhen te tilla qe akoma ne syte e botes ne perfaqesohemi nga kjo pjese e guximshme njerezish etj, etj.Une dua ta besoj kete pralle, por ajo eshte vetem pjeserisht e vertete, se nuk eshte absolutisht nje rastesi qe ne jemi vendi me i prapambetur ne mes te Evropes
    dhe me "krenaret". Mos qesh po te qeshet, thoshte im ate. Dhe keshtu mua me perseritet vazhdimisht situata qe nuk kam guximin te them qe jam shqiptare, se sa here
    e kam thene nder njerez te panjohur kane buzeqeshur dhe jane larguar. Ne kete sit lokal te provinces ku jetoj, kam nevoje dhe deshire te marr pjese, por pasi lexoj nje
    seri lajmesh per "bemat" e shqiptareve, ku permende fjalet : droge, perdhunim, prostitucion, mungese dokumentash, falsifikim, vrasje e te tjera nuk kam guximin te them:
    Miremengjes te dashur, jam shqiptare! Fjalia duhet te ndiqet nga nje roman sqarimesh qe pjesa me e madhe e tyre nuk do t'i kuptoje ose do nuk do t'i lexoje fare, ose po
    te perpiqesh seriozisht mund te arrish t'u mbushesh mendjen qe ti je ndryshe nga shqiptaret e tjere (nuk eshte se e thua ti kete, eshte resultati me i mire qe mund te
    arrish). Sigurisht qe po te vija, ku di une nga Franca p.sh nuk do me duhej te lodhesha kaq shume per t'u ingranuar normalisht ne jeten e vendit ku jetoj. Sipas jush
    kjo ka te beje me "vlerat tona te veçanta" si shqiptare, apo jemi te pafat apo...
    Ja ç'do te thote te jesh shqiptar per mua, nje veshtiresi me teper per te jetuar, qofte jashte qofte brenda Shqiperise.
    Anonima52

  9. #29
    yep thats me Maska e Lumturie_100
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    28
    te ruash traditat shqiptare lol
    @@@linda@@@@

  10. #30
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    kushe e ka per turpe qe eshte shqiptare,mendoj ose duhete te mesoje mire historine mira vjeqare te kombit te tij,e te verifikoje mire qendrimin e tij.ose tek ky njeri sundon injoranca si rrjedhoje i mungon totalishte dashuria per vendin e tij dhe per njerezit e tij,dhe aj nuke eshte me te vertete shqiptare.ne qofte se jane nje perqind e shqiptareve,kriminele,hajduta,mashtrues imorale etj,kjo nuke do te thote fare se shqiperia dhe shqipetaret jane te kqinj,dhe aqe me keqe kure arrine ta thote goja e nje shqipetari,sepse po ti referohesh fakteve ne kombet e tjera kjo perqindje e njeresve te kqinje ,eshte disa fishe me e madhe.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •