Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 115
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Po ju percjell mendimin tim te shprehur 1 vit me pare ne kete forum.

    I. C'DO TE THOTE TE JESH SHQIPTAR?

    Kjo eshte pyetja e pare dhe me themeltare qe shume nga ne e marim si te fituar me lindjen, kur ne fakt nuk eshte ashtu. Me poshte po postoj te plote nje shkrim para disa muajsh ne forumin e ceshtjes kombetare qe fliste per identitetin shqiptar. Nuk dua te perserit te njejtat fjale.

    Pike se pari nuk egziston "identiteti kosovar", ata njerez qe te tjeret i quajne "Kosovare", pasi jetojne ne krahinen me emrin Kosove, JANE SHQIPTARE. Shqiptaret mund te therrasin njeri-tjetrin pa te keq me emerime krahinash, si vlonjat, permetar, kuksian, tirans, kosovar, shkupjan por keto nuk ngrihen ne baze "identitetesh" ngrihen ne baze krahinash.

    Cfare permban ne vetvete identiteti kombetar shqiptar?

    - Gjaku
    - Toka
    - Gjuha
    - Historia
    - Tradita

    Gjaku eshte mbartesi i shpirtit i cdo qenie te gjalle, ashtu sic eshte mbartesi i shpirtit te nje kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, qe kaq shume veta e kalojne pa i kushtuar rendesine e duhur. Ne mesin e shqiptareve ka shume shqipfoles, qe edhe pse mund te flasin shqip, edhe pse mund te hiqen patriote e nacionaliste, ata nuk kane gjak e prejardhje shqiptari. Ne mesin e shqiptareve ka turq, greke, rome, rumune, malazeze, maqedonas, serbe qe nuk perbejne me pakica, por kane penetruar ndjeshem dhe maskuar bukur ne shoqerine shqiptare. E theksoj fort kete pike, se sado te perpiqen keta njerez te "behen shqiptare", ata asnjehere nuk do te mund te fitojne ate qe shqiptaret me gjak shqiptari kane, Shpirtin e Shqiptarit.

    Toka eshte trupi i nje kombi. Nje trup i cunguar, do te thote nje komb i cunguar. Per gati 1 shekull, shqiptaret u ndane, pushtuan, robtuan duke punuar per te tjere. Kalvari i vuajtjeve eshte i gjate dhe pasoja me e rende e tij, ishte goditja ne ndergjegjen kombetare: vellezer qe ndihen si te huaj ne pranine e njeri-tjetrit. Pa nje trup te shendoshe, shqiptaret nuk do te mund te bejne qofte e nje hap ne rrugen e aspiratave te tyre kombetare.

    Gjuha eshte zeri i shpirtit te nje kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhen qe flasin, dhe gjuha jone shqipe eshte nje nder gjuhet me te lashta te vete njerezimit. Pasuria me e madhe qe prindi shqiptar i le femijve te vet, eshte gjuha shqipe pasi ajo gjuhe eshte gjuha qe foli babai, gjyshi, stergjyshi .... e me dhjetra breza para. Kjo gjuhe na vecon nga popujt e tjere dhe flet per madheshtine e Shpirtit te Shqiptarit. Pa te, do te ishim nje popull me nje te shkuar te panjohur, dhe me nje te ardhme te pasigurt.

    Historia eshte testamenti i nje kombi. Historia shqiptare i perngjan shume historise se vuajtjeve biblike pasi kalvari i vuajtjeve i popullit shqiptar ka qene i gjate. Por ne vend qe keto vuajtje te dobesonin aspiratat e shqiptareve, ato jane rritur e lartesuar. Dhimbja te burreron. Vetem pas gati nje shekulli te ndare, Kosova sot eshte e lire duke vene keshtu ne vend nje padrejtesi shekullore qe rendote mbi ne shqiptaret. Nje popull qe nuk e di nga vjen, nuk mund te shikoje rrugen e drejte qe duhet te ndjeki.

    Tradita eshte bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita meshirohet ne sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, lufte, dasma, vaje, nga nje krahine ne tjetren. Duke qene nje popull i mocem, shqiptaret kane akumuluar ne vitet e egzistences se tyre nje tradite sa origjinale edhe te pasur. Tradita zbukuron karakteret e cdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh, dhe na fal hijeshi ne syte e popujve te tjere. Ky eshte ai thesari qe popujt e tjere na e lakmojne, kurse ne shqiptaret shume pak e vleresojme. Trashegimia jone kombetare perbehet pikerisht nga keto tradita qe brezat aktual duhet tua kalojne brezave te rinj.


    II. FORMAT E NDJENJES KOMBETARE

    Dashuria ndaj gjithckaje dhe ndaj kedo nuk shprehet vetem me fjale por me vepra. Ne kete pike dua te flas pak pasi egziston nje mentalitet paksa konfuz persa i perket patriotizmit dhe nacionalizmit qe jane bij te Ndjenjes Kombetare. Eshte kjo ndjenje qe te ben patriot e nacionalist. Te jesh patriot nuk eshte e njejta gje me te qenit nacionalist. Pavaresisht se kane nje nene midis te dyjave ka dallime te medha.


    Nacionalizmi

    Nacionalizmi ndertohet mbi trimerine, sakrificen dhe veteflijimin e jetes per te mbrojtur interesat kombetare. Sa here qe interesat kombetare qe une zura ne goje me siper preken nga interesa te huaja, ne vend zgjohet ndjenja nacionaliste qe te ben te rembesh armet e te dalesh ne mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit ne historine tone eshte lufta ne Kosove ku shqiptaret rrembyen armet per te fituar lirine e tyre te neperkembur e shkelet nga agresori serb. Luften askush nuk e do, por kur gjithcka tjeter deshton, ajo eshte mjeti i fundit per te mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr ne pah trimerine dhe ndenjen liridashese te nje kombi. Ne shqiptaret jemi nje popull shume krenar pasi asnjehere ne historine tone mijra vjecare nuk na kane munguar strateget dhe heronjte qe kthehen ne figura kombetare.

    Nacionalizmi gjithashtu eshte i verber pasi lufta gjithmone ne themel te saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt te saj ka shkaterrimin. Jo pak here nacionalizmi eshte perdorur nga njerez te vecante per te mashtruar dhe perdorur nje popull per qendrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, kujtoni E. Hoxhen dhe luften nacional-clirimtare. Partizanet shqiptare luftuan e derdhen gjak per clirimin e Shqiperise, mbrojtjen e lirise dhe identitetit shqiptar. Enver Hoxha luftoi per te dale ne krye te atij populli, per te vendosur nje rend diktatorial, per te shfarrosur te gjithe ata qe mendonin ndryshe packa se mund te ishin elite e atij vendi. Ajo qe dua te them eshte se nacionalizmi duhet gjithmone mbajtur ne frere.


    Patriotizmi

    Patriotizmi eshte ndjenja me e kulluar qe lind si pasoje e shkrirjes se ndjenjes se dashurise dhe urtesise qe egziston ne nje popull. Kjo ndjenje te ben te vuash shpirterisht sa here qe populli tend vuan, te gezosh me gjithe shpirt sa here qe populli yt gezon paqe dhe prosperitet. Te ben te vrasesh mendjen se si tu vish ne ndihme sa me mire vellezerve te nje gjaku. Te sheron e lehteson dhimbjen ashtu sic te fal edhe optimizem atehere kur e ardhmja e nje kombi eshte me e erret dhe e pasigurt se kurre.

    Populli shqiptar eshte nje popull i vuajtur qe ka sakrifikuar shume jo vetem per vetveten por edhe per mbare njerezimin. Vuajtja te lodh trupin por te larteson shpirtin dhe eshte pikerisht ky SHPIRT SHQIPTARI qe secili nga ne mbart e ushqen. Eshte pikerisht ky shpirt qe na ben te duam njeri-tjetrin packa se vijme nga krahina te ndryshme te Shqiperise, packa se kemi fe te ndryshme, packa se flasim shqipen ne dialekte te ndryshme, packa se historia me padrejtesite e saj na ka ndare nga njeri-tjetri per nje kohe te gjate. Por sic thote nje fjale e urte popullore: "Gjaku uje nuk behet!" dhe ne gjakun e cdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmone nxjerr ne pah virtytet me te larta te nje kombi.


    III. RRJEDHA E NDJENJES KOMBETARE

    1. Familja

    Familja eshte ajo qe mbjell e ndihmon te zere rrenje ndjenja kombetare ne shpirtin e mendjen e femijeve te vet. Kete e ben ne nje menyre shume indirekte dhe gati te pavetedijshme. Nena i meson femijes shqip; baba dhe roli i tij ne familje eshte imazhi qe femija mbart gjate gjithe jetes se tij, gjyshi me gojedhenat e historite e tij i ngjall femijes ndjenjen e krenarise dhe sakrifices; gjyshja me dhembshurine dhe perkushtimin e saj zgjon tek femija ndjenjen e dashurise se pakushtezuar per popullin tend.

    2. Historia

    Nese familja i jep jete ndjenjes kombetare, njohja e historise se popullit te tij i fal femijes identitetin kombetar. Kur femija arrin te njohi se nga ka ardhur, kujt populli i perket, sa vuajtje e sakrifica jane bere, cilet popuj na kane ardhur ne ndihme e cilet jo, cilet shqiptare kane punuar per Shqiperine dhe cilet kane vrare e masakruar popullin e vet, atehere ai arrin te hedhi mbi supe baren e historise kombetare, te shkuaren tone. Kjo ka per ta ndihmuar ate qe te shikoje me mire te ardhmen.


    3. Realiteti

    Nese deri me lart ndjenja kombetare ishte e mbarsue me plot idealizem, femija i rritur tashme duhet te perballet me realitetin e popullit te tij. Ky realitet mund te jete krejt depresionues, i pashprese dhe shpesh njerezit arrijne deri ne nje krize identiteti ku fajesojne vetveten. Mirepo brezat e rinj jane gjithmone me te gatshem dhe me energjike per te mos pranuar realitete te tilla, por te perpiqen ti ndryshojne ato duke ofruar vizione te reja qe ne vetevete jane nje realitet i ri ndryshe. Ne kete pike secili nga ne ka nje njohje te plote te atij realiteti qe e rrethon. Kjo na revolton, na deshperon, na depresionon, por ky eshte realiteti yne.


    4. Misioni

    Te mos pranosh te behesh rob i realitetit ne te cilin jeton eshte nje hap i pare. Hapi i dyte eshte gjetja e rrugeve dhe strategjive per te sjelle ndryshimin e ketij realiteti. Deshira per te bere dicka per te ndryshuar per mire realitetin e shoqerise te ciles i perket, buron pikerisht nga ndjenja kombetare. Tani ka ardhur koha qe familja dhe shoqeria te vjelin frutet e kesaj ndjenje qe do te duken tek perkushtimi dhe puna e brezave te rinj. Syte te gjithe njerezit ne nje shoqeri i kane pikerisht tek rinia qe eshte edhe grupi me energjik i cili mund te mundesoje nje ndryshim pozitiv. Secili ne kete pike nderrmer nje hap/mision/rruge me te cilen ai mendon se po i vjen ne ndihme popullit te tij dhe vendit te tij. Ky eshte pikerisht momenti kyc ku njerezit ndahen ne dy grupe: ata qe vene interesat e tyre personale mbi gjithcka dhe ata qe sakrifikojne interesat e tyre personale per te hir te interesave te perbashketa kombetare.


    IV . AKTIVIZMI KOMBETAR

    Pasi shpreha me lart botekuptimin tim me pak fjale mbi kete teme, tani dua ti meshoj veprave qe lindin pikerisht mbi ndenjen kombetare. Do te mundohem qe te jem sa me praktik dhe aktual qe ato qe thashe me lart te mos ngelen vetem fjale te bukura por burim inspirimi per te shprehur me vepra perkushtimin e secilit prej nesh karshi popullit dhe kombit shqiptar.

    Te gjithe ata qe kane gjak shqiptari dhe qe kane kaluar ne stadet e mesiperme vuajne shpirterisht kur e shohin Shqiperine si komb ne ate gjendje. Kjo vuajtje manifestohet ne shume forma, sic jane pesimizmi i tepruar per moshat e vjetra, dhe optimizmi i tepruar per moshat e reja. Kete mund ta vereni edhe ne kete forum ne komentet qe bejne anetare te grupmoshave te ndryshme.

    1. Mentaliteti aktual shqiptar

    Egziston nje mentalitet bolshevik ne lidhje me vleresimin e ndjenjes kombetare tek ne shqiptaret. Ky mentalitet manifestohet ne nje forme agresive nga njerez te papergjegjshem te cilet:

    - pretendojne te jene zedhenes te veteshpallur te ceshtjes kombetare, edhe pse ne arteriet e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari.

    - ka individe apo grupime qe perpiqen te marrin persiper edhe clirimin e trojeve shqiptare, sic beri dikur Enver Hoxha ne 1944. Kjo ben qe ne te na degjojne veshet e te na shohin syte e degjojne veshet atentate dhe vellavrasje te njerezve me te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare.

    - nacionalizmi apo patriotizmi i secilit matet me shkallen e sulmeve bajate karshi shqiptareve te tjere. Sot ne rrethet shqiptare egziston nje ambient mbytes i krijuar pikerisht nga individe qe sulmojne kedo dhe gjithcka, pa marre parasysh se kush jane dhe cfare kontributi kane dhene ceshtjes kombetare.

    - ka njerez qe mundohen ti veshin ngjyrime fetare ceshtjes kombetare duke sulmuar figurat e njeres fe ne Shqiperi, me shprese se ne kete menyre ai qe sulmon te ndihet me "shqiptar". Kjo eshte fryme anti-shqiptare.

    - sot shqiptaret kujtojne se ceshtja kombetare eshte ne duart e politikaneve, dhe zgjidhjen e problemeve e shohin vetem ne rruge politike. Egziston mendimi se ne menyre qe te sjellesh ndryshim ne nje shoqeri, duhet te jesh njeri i zgjedhur politikan, komandat ushtrie, president etj. Ky eshte mentalitet i gabuar per mua.

    2. Vleresimi i kontributit te secilit

    Ceshtja kombetare eshte aq madhore per ne shqiptaret sa nuk mund te zgjidhet me kontributin e 1 njeriu, 1 milion njerezve apo 1 brezi. Ajo kerkon perkushtimin e gjithe shqiptareve sot dhe atyre brezave te rinj qe do te lindin neser. Secili nga ne ka sec ti jape ceshtjes kombetare qe merr formen e nje stafete brezash.

    Qe te shikoni kontributin e shqiptareve(frutet e ndjenjes kombetare) duhet qe te tregoheni largpames. Ai emigranti qe roptohet ne Itali e Greqi per te mbajtur familjen e tij ne Shqiperi eshte me atdhetar se ai shqiptari qe e shtun diten nga njera kafe ne tjetren. Te gjithe ata breza te rinj qe po shkollohen ne Perendim, jane nje investim i madh qe behet per te ardhmen e atij vendi. Nje dite keta do ti kthehen Shqiperise per te dhene kontributin e tyre ne ate fushe ku jane eksperte. Me vete keta njerez nuk do te sjellin vetem $$$ por edhe nje mentalitet e kulture pune ndryshe qe aktualisht mungon ne shoqerine shqiptare.

    Shume njerez duan ta shohin Shqiperine mire, dhe kujtojne se ndryshimi per mire ka per te ardhur sa hap e mbull syte. Kjo nuk ka per te ndodhur kurre per aq kohe sa gjithsecili nuk e kupton qe ndryshimi per mire vjen nga ai ndryshimi i vogel fale perkushtimit qe gjithsecili prej nesh tregon dite per dite. Deshira per te mesuar mbi te lajmet qe vijne nga vendi yt, deshira per te qene prane shqiptareve duke marre pjese ne forume, chat, manifestime e festa, deshira per te mesuar sa me shume mbi historine/traditen/kulturen e vendit tend, ruajtja e tradites shqiptare edhe ne emigrim, shprehja e mendimit tuaj mbi ceshtje qe shqetesojne mbare shqiptaret jane pikerisht shenjat qe tregojne shkallen e ndergjegjes kombetare tek secili prej nesh.

    Menyra e vetme per te vleresuar kontributin qe secili prej nesh jep per ceshtjen kombetare eshte vleresimi i punes dhe perkushtimit tone pa marre parasysh, perkatesine fetare, krahinore, partiake.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (29-12-2021)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e edi72
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane - Albania
    Postime
    190
    Jo me shume se mbreme ne nje emision televiziv ketu ne Greqi diskutohej problemi i nje shqiptari qe duhet ta ngreje apo jo flamurin grek ne parakalimin e shkolles se tij.Mbas shume e shume debatesh te te ftuareve,mbasi disa na bene dhe bashkepunetor me Italine fashiste te 1940 me ne fund arriten dhe ata te thonin qe ajo qe e karakterizon shqiptarin eshte besa.
    Keto pra per mendimin tim me bejne te jem krenar te te qenit shqiptar besa(qe dhe ai qe s'te do e pranon)bujaria,krenaria e shume virtyte te tjera.Besoj se duhet te jete nga vendet e pakta ne bote qe rrine bashke njerez me fe te ndryshme.Vete lordi Bajron shkruante per udhetimin e tij nepermjet Shqiperise qe i kishte bere pershtypje se si jetojne bashke muslymani me katolikun.
    Por qe te arrish ti zbatosh keto virtyte te shqiptaret perpara duhet ti dish dhe jo te degjosh medjat e vendeve ku jeton qe pervec se kriminel dhe hajdut nuk dine gje tjeter te thojne dhe te arrish te mos e duash shqiptarin qe ke prane por ta shohesh edhe ate si te tille.Edhe pak na duhet qe te besojme qe edhe vetja eshte e tille.

    "DUAJE SHQIPERINE SI SHQIPERIA AMERIKEN''e ke ne mengjes tek topi
    mos bej ate qe nuk don te bejne te tjeret tek ty.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar edi72 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Te jesh shqiptar do te thote qe seshte e lehte. Shum nga ne jemi te shperndare neper bote, te shperndare ne tri religjione e pese shtete.Kjo na brengos te gjithevet, por njekosishte eshte edhe sfide qe te lufojme qe te ribashkohemi. Te jesh shqiptar duhet te kuptosh te kaluaren e popullit tone dhe te jesh objektiv dhe krenar, te mendosh per te arthmen dhe te jesh europian. Kete europian e them per arsye se jemi populli me i vjeter ne keto vende.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 24-10-2003 më 14:18
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Eterit e Kombit e Dine se KUSH JEMI NE!

    Postuar më parë nga iliria e para
    Te jesh shqiptar do te thote qe seshte e lehte. Shum nga ne jemi te shperndare neper bote, te shperndare ne tri religjione e pese shtete.Kjo na brengos te gjithevet, por njekosishte eshte edhe sfide qe te lufojme qe te ribashkohemi. Te jesh shqiptar duhet te kuptosh te kaluaren e popullit tone dhe te jesh objektiv dhe krenar, te mendosh per te arthmen dhe te jesh europian. Kete europian e them per arsye se jemi populli me i vjeter ne keto vende.
    Bukur e ke thene Iliria e Para. Ajo qe do te shtoja une eshte nje thenie qe e kam sajuar vete, qe mendoj se ndihmon ne 'mirekuptimin' ndermjet nacionaliteteve fqinje ne Ballkan: "Ne Ballkan askush nuk eshte me mire se dikush tjeter. Te gjithe jane po aq te keqinj."

    Mbi te gjitha per te perkufizuar Shqiptarin duhet mbajtur parasysh vizioni i 'Eterve te Kombit', perkatesisht vellezerit Frasheri. Shtoni ndonje AT tjeter nqs jeni ne gjendje t'a argumentoni futjen e tij/saj ne kete klub ekskluziv.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 25-03-2004 më 02:14

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #15
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Postuar më parë nga Albo
    Po ju percjell mendimin tim te shprehur 1 vit me pare ne kete forum.

    I. C'DO TE THOTE TE JESH SHQIPTAR?


    Cfare permban ne vetvete identiteti kombetar shqiptar?

    - Gjaku
    - Toka
    - Gjuha
    - Historia
    - Tradita

    Historia-- e Ortodoksit Shqiptar eshte ndryshe nga ajo e Myslimanit dhe Katolikut. Psh historia e Suljoteve dhe Mirditoreve. Te dy keto grupime shqiptare ishin pale luftuese, kundershtare, ne fushaten qe Ali Pashe Tepelane ndermori kunder Sulit.(ka edhe plot shembuj te tjere, po ky me vjen nder mend tani)

    Gjaku---gjenetikisht eshte e pamundur te ket nje gjen te fenotipit "Shqiptar". Une vetem per Cifutet kam degjuar qe e kane nje gjen te tille te fenotipit "Kohanim" qe u perket fisit Hebre te Leviteve.

    Tradita--te gjithe ne Ballkan kane te njejten tradite fisnore, gjaksore, etc etc

    Toka---ec e provoje ku eshte toka Shqiptare me saktesi

    GJUHA GJUHA GJUHA. Eshte i vetmi 'vinovil' qe mban te bashkuar Shqiptarin. Pikerisht tek gjuha insistuan "eterit e kombit" per te 'zgjuar' (ndonse une them 'krijuar') identitetin kombetar perkunder atij Grek, Sllav, dhe pse jo Osman.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 25-03-2004 më 02:15

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #16
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Jam shume e sigurte qe te gjithe ne, kemi arsyet tona vetjake qe apo te perbashketa, te cilat na bejne te quhemi shqiptare ashtu si dhe une kam te miat qe pak a shume perkojne me ato te Albos megjithe komentet perkatese.

    Ajo qe me shqeteson se tepermi ne te qenit shqiptar eshte se ne, pavaresisht nga fakti se e duam Shqiperine, dalengadale po fillojme te humbasim mitin e shqiptarit, ate qe eshte me e rendesishme ne ekzistencen e nje kombi, shume here me e rendesishme se gjaku, gjuha, etj etj elemente keto perberese te nje shteti: ne po humbasim deshiren per te jetuar ne bashkesi ne kete vend.

    Pse e them kete?!

    Sepse tek pallati ku jetoj une ne Tirane ka vetem balte rreth e rrotull dhe shkalla mezi fshihet nje here ne vit. Sepse ajo qe deri dikur quhej vlere : te pershendesje banoret e pallatit, sot quhet antivlere dhe madje provokim (pse me foli kjo mua?) Sepse ngjitur me pallatin tim eshte nje vile superlluksoze dhe prane saj eshte vendi i plehrave ku shumicen e tyre e perbejne qente e ngordhur; pas saj nje rruge e mundimshme plot gropa qe te con gjoja ne rruge kryesore!!!!
    Sepse deri dje ne qender dhe sot ende ne periferi u shkaterrua gjithcka qe ishte publike dhe gjithesecili demtonte sa mundte dhe trotuari ishte prone private e atij qe kishte dyqanin apo kiosken.
    Sepse deri dje prinderit e mi degjonin sazet e Laver Bariut, kurse mua sot me duhet te degjoj gjithe percudnimet komerciale te BBF-se.
    Sepse deri dje prinderit e mi lexonin kolloset e letersise, kurse sot neper librari ka vetem libra boshe te Daniele Steel.
    Sepse deri dje une degjoja rrefimet e gjyshes time dhe endesha neper boten e kombit tim, kurse sot, niperit e mi shohin harry potterin e tomin e xherrin madje dhe Palomat e telenovelave.
    Sepse deri dje moshataret e mia qendisnin dhe punonin mrekullisht me grep kurse sot duhet te terbohen ne trafikun e cmendur te Tiranes dhe ne bilbilin barbar te policeve.
    Ne fakt ka shume sepse, nje shumesi e pafundme sepsesh qe te gjitha perfundojne me trishtim ne fytyre.

    Gjithesesi, deshiroj te them se une ndihem shume mire nen emrin shqiptare. E dua kete vend dhe keta njerez dhe historine dhe traditen ( qe nuk ka fare lidhje me ballkanasit sic e tha dikush me lart), vdes per muziken qe kemi dhe per larmine e natyres, e dua qiellin blu dhe rete e bardha bashke me diellin. E dua dhe fjalen miremengjes te thene ne shqip. E nderoj fatin dhe historine bilike qe ka Shqiperia te ciles ne rast se do t'i beja nje krahasim me hebrenjte do te thoja se ne per hir te tokes ku na ka rene koka, kemi nderruar fe, kurse ata, per hir te fese kane lene token e sot e mijra vjet lengojne per te. Mund te them se kemi qene pak me me fat atehere.
    E dua dhe dhembshurine e nenave tona qe nuk ka dashuri tjeter ta zevendesoje ne kete bote.
    *******
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Puhiza për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #17
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Puhiza, duke lexuar shkrimin tend une pata fatin te rikujtoja edhe njehere "live"ku jetoj dhe ku kam jetuar. Pavaresisht se jetoj ne nje shtet ku nuk me mungon energjia elektrike apo shumellojshmeria e ushqimeve apo mundesite e arsimimit, perseri e ndej nje boshllek ne vetvete, mendoj se me mungon dicka me teper se c'ka permenda me lart.
    Ndonese shkrimi yt tingellon pesimist ne fillim, dicka qe eshte e natyrshme prej njeriun ne nje teme kaq domethenese si kjo, perseri ti u mundove t'i mbyllesh komentet e tua me nje ndejnje optimizmi.E vleresoj mjaft kete. Pavaresisht se nje pjese e shqiptareve kane deshire te degjojne apo te ndjekin muziken apo filmat e huaj, nuk do te thote se ata po perpiqen te minojne kulturen shqiptare. besoj se ata nepermjet botes se huaj muzikore perpiqen te imitojne apo te adaptojne apo edhe te zgjerojne horizontin e tyre duke i shtuar ngjyrat e huaja (por ne gjuhen shqip ) muzikes dhe kinematografise shqiptare.
    une per veten time temes se shtruar do i pergjigjesha me intonacionin e nje shqiptari qe do te mbetet shqiptar: flas ne shqip, dashuroj ne shqip, rroj shqiptar dhe do te vdes si i tille

  14. #18
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Oo"ZOT"e tera, me lot i lexova keto vargje !!..Njeren mbas tjetres..Duke "URUA"qe sa me shum ti bashkangjitemi,,kesaj dukurie shpirterore"Shqiptare"per nje Shqiperi te Ribashkuar!!
    dhe keto troje etnike te "HISTORIS"te mos e mbetet!!(sikur jetimat neper kembet e huaja)[apo thjesht ne duart e huaja..Ka ardhe nje dit ..Qe vet Shqipetari te mbi "ZOTRON"ne token e vet ..dhe ne shtepin e vet..Traditore qe shekuj me radh ..LUFTUAM..PER ATEDHEUN PER SHPIRTIN E PASTER SHQIPETAR.>>Ne perjashtim me ironi dhe krimet qe ende,jan tue thith ate(arom famkeqe)--e kujt ti drejtohesh sot!?..me ironi e ti dalish perball qe ti thuhet se ti je "Tradhetar -ose -ti po e tradhton ..Shqiptarin..jemi ne nje loj shum te eger e fam keqe!!???????se'p,s,e kurkush s' po e merr fajin mbi vete!?..e faji po mbetet jetim..Mendimi im asht ,qe te merren hapat ma "Konkrete"per pa u deklarua si te njeanshem.. Per rrugen e drejt te "Demokratizimit"duke u privatizua me nje "Energji"me nje Rrym.Demokrate..do te thot drejt**Rrezeve te Liris**e mos ta lem prap ne (folen)-- e pa ngroht-- kam frik qe po merr malin e se din ku te strehohet !!!!!!?????????vall q' po ndodh me keta Shqiptar(virtual)-- te nje gjuhe te nje "KOMBI"TE NJE(BIME)--==ME RRANJE TE COPTUARA!!!????????E kush duhet ti bashkoj e kush ,,gjejeni po pritni (Ambasador e Kryetar te huajt te vendeve te ndryshme neper "BOT"ATA TE JAU SHTROJN **SOFREN**NE SHTEPIN E JUAJ!!!!!!!!!?????????Eeeee mor Shqiptari..hekni maskat e qitne doren ne "ZEMER"se ai qe pendohet,per vepra te keqija apo rrug te gabuar .. do i falen dhe prej "ALLAHUT"GJELESHANEHU..Se ai asht nja qe ka boten ne dor e ai te fal e ai te qon ne "djall "ku nuk mund ti kthehesh drites,tjeter .>(punen e sodit mos e len per neser )---(bije kumana ..per me ndije delet..kur fryn stuhija ushtojn bjeshket..FRYN MURLANI ME STUHI QILLI GURGULLONTE..
    ME FLAMURIN KUQ E ZI **SKENDERBEU LUFTONTE**
    "HEJ TRIMO **SKENDERBE**KRENARI SHQIPTARE**ME SHLIRO ATEDHE NE LUFT KE QEN I PAR..
    DYZET(40)et.. TRIMA SI SHQIPONJA,MALIT..
    FUSHES SHKOJN BASHK ME TRIMIN **SKENDERBE**
    VENDIN E SHLIROJN..HEJ TRIMO **SKENDERBE**OO KRENARIJA JON ,qeta ta keni parasysh q'far do te thot ????!!!!!!!!!
    Pra si e trajtoni ket ??/!!..DYZET TRIMA VENDIN E SHLIROJN..Po tash jan ba (200-000)trima--dhe si dalin dot per se mbarit >.po se kush ta nxen at karrik..pa patur fare merit ..e as aftesi,,e per shkatrrime te vendit po dhe duan ti fshehin gjurmet..por kot se heret a von i shkruan q' do kuj "historia"qoft per mir qoft per keq ..kaq me falni..se lamshit kur i lidhet nyja zor qe zhvillohet ..zoti ishalla per hir te femijve na shperblen edhe neve ,,por molla nder moll e dardhe nder dardh pik..keshtu e kan than te paret tann"Stergjyshet"
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hajla për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #19
    do te thote qe je nga shqiperia
    Baby_girl

  17. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    3
    Komplimente shkodrano.Me pelqeu shume.Une jam nje shqiptar italie dhe ndihem shpesh si ty.Jetoj edhe une ne nordestin lokomotiv te italise ne ekonomi, por jo ne shoqeri. Te jesh albanez ne Itali tani eshte e veshtire por jo e pamundur.Dije se ti qe shkruan keshtu je formuar ne nje toke familje shoqeri shqiptare.Ke emer e mbiemer shqiptar. Ja nje motiv per te qene krenar, per ta qene shqiptar.Mos e harro shqiperine, por merr dhe jepi edhe italise. Ne u beme patriote e demokrate kur erdhem ketu, kjo s'duhet harruar.Dil nga izolimi bej shoqeri ec perpara thuaj qe jam shqiptar pa frike. Vetem keshtu do ndihesh me mire dhe ti dhe Shqiperia.Ti je "albanez" por je i zoti.Ne fund italianeve kjo ju mbetet.Jep respekt dhe kerkoje ate.E para ne punen tende,pastaj ne shoqeri.Mendoj se ne na bashkojne shume gjeraoka gjaku gjuha, por edhe ne nuk jemi as me shume e as me pak se kombet e tjere.Me virtytet e veset tona.Le te behemi njehere nje mendje te pakten ketu ne mergim.Te mblidhemi e te shikohemi ne sy.Shqiperia tani per tani eshte ne kerkim te vetes,pa koke, por akoma me zemer te forte.Dhe ketu ne mergim ne mund ta ndihmojme shume.Faleminderit per keto mendime qe ja shpreh edhe vetes time.Urimi yt eshte shume i bukur, keshtu qe po e perseris: rrofte Shqiperia etnike, mgjs mendoj se eshte vone tashme. Gjithe te mirat te gjitheve

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •