Hej!E di qe eshte bere kohe pa medituar sado pak,per keto dite qe rreshqasin si pika shiu ne xham.Per zhurmat e dites te lidhura me ato te nates.Per te qeshurat,te ngerdheshurat,ofshamat e tejlodhura.Per tragjedite....ketu e kam fjalen per me te shemtuarat ne thjeshtesine e jetes.Ah po pse jo dhe per pafatesine,megjithese dikush ka thene se ne kete jete nuk ekziston pafatesia.Dikur fatin e ka bere vete njeriu.Jemi ne qenia me ose (pa) vlera ,qe neglizhojme qofte dhe nje buzeqeshje ftuese apo nje skermitje fyese.E kam fjalen tek perqendrimi i ndjenjave dhe mendimeve tek hici.Ah po dhe tek boshlleku,i cili zoteron kohe e pa kohe ne pritje te nje shkelmi.Eshte si te ulesh ne nje salle boshe ne pritje te sonates hyjnore.
Ndersa violinat ne jeten e perditshem te shurdhojne me tingujt ironik.Ja pra dhe kjo rubrike sportive mbyllet per sot ,per te vazhduar me nje tjeter stafete qe zhvillohet ne stadiumin e karaktereve.Kush do fitoje ?
Presim telefonatat ne studio!
P.s. Bastaxhinjte ta menojne mire!
Krijoni Kontakt