Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23

Tema: Meditime

  1. #1

    Meditime

    Po shihja mbreme ne TV deri ne 4 te mengjesit ne kanalin C-Span nje emision teper interesant. Eshte nje cikel me titullin "Students and Leadres". Ketu ne USA shpesh organizojne takime midis lieresh dhe studentesh te cilat u japin mundesi studenteve te shohin nga afer ate qe synojne te kapin nje dite. Sa per Lideret nuk e gjej dot se c'mundesi u jep ky lloj aktiviteti.
    Nejse, mbreme kishin te ftuar Bill Clinton. Qendronte me ore te tera para nje auditori te mbushur me studente dhe u pergjigjej pyetjeve te tyre...
    Ne fillim e ndoqa me vemendje, pastaj po perfytyrioja se cfare pyetjesh mund t'i beja po te isha dhe une atje, pastaj po imagjinoja pergjigjet deri sa e humba fare... E gjeta mendjen te me vritej duke menduar po sikur te organizoheshin te tilla dhe ne Shqiperi?
    Po vrisja mendjen vertet e arrita ne perfundimin qe vendi yne nuk ka nevoje per takime te tilla por per te anasjellten.
    Me erdh t'i marr te gjithe lideret e t'i ul ne nje auditor, te ve ca kamera televizive perqark e nje here ne jave t'u sjell nga nje student... Pse jo.
    Po e imagjinoj e s'me duket keq "Lidere dhe student".
    E te fillojne pyetjet nga salla:
    - Si ndihesh?
    - Ate duhet ta dini me mire ju...
    - Te pelqejme?
    - Jo!
    - Si? Nuk ndihesh krenar per ne?
    - E pse u dashka te ndihem krenar per dicka qe nuk eshte veper e imja? Oh... me falni, s'me kish shkuar ndermend qe ju zgjidheni me voten e popullit.

    E pyetjet e Lidereve ndaj Studentit do te vazhdojne, nga cdo fushe, cdo jave... Keshtu dhe lideret tane do te kene mundesine te zgjerojne dijet e tyre... Pastaj do te vije nje dite kur emisioni televiziv te behet rutionr e bajat. E ne vend te studentit pastaj po marr e po sjell ndonje punonjes komunaleje ashtu si e perfytyroj gjithmone me ato cizmet e gjata kineze e nje kazme te ndryshkur ne dore. Po e marr e po e ul mbi nje kapak pusete para auditorit te kollarisur... Pastaj do sjell ndonje pensionist, ndonje emigrant, ndonje cigareshites, ndonje te burgosur ordiner e me rradhe… Alamet emisioni do te dale per bese. Ne fund fare do t'u sjell ndonje lider te vdekur me fame boterore... T'a pyesin sa te ngopen se si ndihet ne boten e pertejme per ato qe beri ne kete bote... Titulli do ndryshoje padyshim "Lidere dhe Lidere te vdekur"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 24-05-2003 mė 14:34
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ARB71
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    3
    Meditim i arrire!
    Mendoj se eshte interesante dhe per komercin e mediave...por dhe per t'i gjetur politikaneve tane-lidere me ēfare te merren. Se merziten te shkretet duke i rene fyellit gjithmone ne nje vrime(sidomos deputetet qe u lodhen gjithe diten duke fjetur apo duke u share(per ata me aktivet)!
    Mos i duaj askujt te keqen, perndryshe ajo bjen mbi ty!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Sokol, ide fantastike. Edhe une humbas shpesh ne mendime te tilla, sa here qe perballem me fakte te ndryshme qe do te deshiroja ti shikoja ne fitim te vendit tim, por eshte vetem humbje kohe. Do te duhen vite qe te sharrojme kalliret bosh dhe perseri toka nuk ka per te qene me vlere.
    Nese do kesh mendje qe te organizosh dicka te tille, te lutem me prano edhe mua perkrah meqenese kam pak eksperience ne fushen e televizionit.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  4. #4

    Nevojtaret e nevojtoreve

    Termi qe me ka vene ne mejtime te thella kohet e fundit eshte emertimi “nevojtore”. Nese ambjenti ku njeriu kryen nevojat e veta quhet nevojtore ka dy mundesi: ose njeriu ka vetem nje lloj nevoje (pasi vetem nje lloj ambjenti emertojme nevojtore), ate te depozitimit te Mbeturinave Ushqimore Trupore dhe asnje tjeter, ose qe shume ambjente te shoqerise sone duhej te emertoheshin nevojtore por emertohen ndryshe pa te drejte.
    Nese eshte e vertete qe njevojat e qenieve njerzore ndahen ne tre kategori kryesore : shpirterore, mendore dhe trupore (te treja te barazvlefshme) at’here versioni i egzistences se nje nevoje te vetme bie poshte menjehere. Po cilat jane nevojat e njeriut? Ne c’ambjente i kryen ai ato?

    Shpirti eshte pjese e pandashme e individit e cila teorikisht duhet ta shoqeroje ate deri ne castet e fundit te jetes. Pavarsisht se supozohet qe individet e kane ate me vete ne c’do hap te jetes ndonje prej nesh mund te kete konstatuar dhe raste te mungeses se tij. Kuptohet qe rastet e tilla jane evidentuar ne persona te tjere pasi si njerez qe jemi e kemi te ngulur thelle ne themelet e natyres tone gjykimin ndaj gjithckaje pervec vetes. Disa nga nevojat me te njohura shpirterore jane nevoja per afinitet, per te socializuar, per t’u shprehur, per drejtesi, mirkuptim, siguri etj. Disa nga ambjentet me te perhapura ku shoqeria jone realizon nevoja si afiniteti apo nevoja per te socializuar ne ditet e sotme jane baret, klubet, kinemate e te tilla. Nese individi kompleton nevoja ne keto ambjente emertimet e tyre aktuale me duken te komplet te padrejta. Aq me teper dhe vendi qe i kane bere ato vetes ne nje menyre apo ne tjetren mes elementeve te tjera traditore e kulturore. Kjo eshte nje hipkorizi e madhe po aq sa dhe numri i banoreve te ketij planeti. Nese eshte kaq e nevojshme per t’i evidentuar ato le t’i evdinetojme me numra te pakten. Psh: VC – nevojtorja Nr.1, bari – nevojtorja Nr.2, kinemaja - nevojtorja Nr.3 e me radhe. Po ashtu edhe nevojtoret e ku kryhen nevoja te tipit te drejtesise. Psh. Ndertesat lokale te organeve te drejtesise le te quhen nevojtore te drejtesise lokale, ato qendrore – nevojtorja qendrore e drejtesise etj. Fare mire edhe godinat e rajoneve te policise, bastione te permbarimit te nevojave te njerezve per siguri te emertohen Nevojtoret e Rendit. E njejta gje mund te ndodhe edhe me nevojat e te shprehurit apo mirkuptimit. E ku e shpreh opinionin individi i sotem me mire se ne votime? Diten e votimeve dalin te gjithe e shkojne permbarojne nevojat shprehese neper nevojtoret e votimit. Nevoja per vetqeverisje? Padyshim qe me mire se parlamenti i dale nga nevojtoret e votimeve nuk ka kush t’a simbolizoje tjeter. Ne parlament permbushen nevojat vetqeverisese te popullit dhe ne funksion te kesaj edhe godina parlamentare duhet emertuar nevojtorja parlamentare. Po ashtu dhe ato qeveritare e c'te kete tjeter...
    Individi padyshim qe ka edhe nevoja mendore. Nevoja kryesore mendore eshte dija. Individi fillon t’i kryeje nevojat e dijes qysh ne bankat e para shkollore. Aty neper godinat nevojtore te dijes individi fillon e brumoset mire me gjithe arritjet e shoqerise qe behet gati ta torturoje. Po ashu edhe mediat jane keqemertuar pasi permbushin nevojat e publikut per informacion. Pra nevojtoret e informacionit do te ish emertim me i sakte per to.
    Nje rikonsiderim te emertimit te dhomes se gjumit u rekomandoj te gjithe atyre personave qe e konsiderojne seksin si nevoje qofte shpirterore apo trupore. Nese kam te drejte i bie qe seks duhet te bejne vetem ata qe nuk ia ndiejne nevojen. (paradoks? Jo, essay me vete) Nese individi i kryen nevojat seksuale dhe ne ambjente te tjera si parqe, makina, zyra, ashensore etj. at’here me te drejte duhet te emertohen dhe ato nevojtore pasi shnderrohen ne te tilla.

    Jo me kot e kam lene memen e nevojave, lirine per te fundit, pasi eshte me e madhja dhe hyn ne te tre kategorite njeheresh. Liria eshte nevoje mendore, trupore dhe shpirterore se bashku. Meqenese kudo qe shkojme ne shumicen e rasteve i kemi te treja me vete (mendjen, trupin e shpirtin) dhe nevojat e tyre per liri jane te pareshtura i bie qe nevojen per liri ne e kryejme ne cdo hap te jetes, kudo qe ndodhemi. Nese kjo e fundit eshte e vertete at’here i bie qe gjithe ambjenti ku jetojme duhet te emertohet nje nevojtore e stermadhe gjigande.
    Kjo puna e nevojtores po del me e thelle se vete nevojtorja e tani qe po e mendoj, keshtu qe po e le me kaq.
    Me sa kam vezhguar njerzit bejne perpjekje nga me c’njerzoret e deri tek me qesharaket per te qene eficente (objektivat jane meditim me vete). Gjithashtu, maksimumi i eficenses po ne kete bote nenkuptohet me permbushujen e sa me shume funksioneve ne funksion te sa me pak nevojave te jete e mundur. Kur shoh verdalle e konstatoj qe njerzit jane te mbytur ne nevoja e nuk mjaftohen me to por shnderrojne ne nevoja dhe shume prej deshirave rezulton qe individi te jete komplet i mbytur ne nevojat e tij.

    Mos valle vete misioni i njeriut eshte te dale nga natyra e tij nevojtare?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 29-05-2003 mė 20:23
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me kete ke tejkaluar veten Sokol!
    Me i miri krijim qe kam lexuar prej teje.

    Urime!

    Perpunoje edhe me tej dhe do ta kthesh ne dicka te mrekullueshme.

    Shendet!

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me thuaj te drejten, ke qene gje bark kete jave qe kaloi?

    mire, me mire se c'e prisja. I like!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    Engjellushe, lol.

    Dita po e mbusha kete skeletin me mish e ta rregulloj ca do e botoj se po me pelqen dhe mua.

    Ore Kulle po c'paske qene. Sidoqofte, shpesh shkrime te tilla jane me shume rezultat kapslliku... abstraktet po, ato jane heqje barku. lol
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8
    Thx. dhe ti Arb, s'te harrova.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #9
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Ne fakt, sipas kendveshtrimit tim, keto meditime nuk kane nevoje vetem per nje nevojtore komplimentash dhe falenderimesh. sepse po te ishte ndryshe, ashtu si fatkeqesisht rendom ndodh gjithmone, kjo teme nuk do te qe gje tjeter vecse nje hale publike me pagese, e hapur nga autori me qellime bamiresie.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Albioni

    Ne fakt, sipas kendveshtrimit tim, keto meditime nuk kane nevoje vetem per nje nevojtore komplimentash dhe falenderimesh. sepse po te ishte ndryshe, ashtu si fatkeqesisht rendom ndodh gjithmone, kjo teme nuk do te qe gje tjeter vecse nje hale publike me pagese, e hapur nga autori me qellime bamiresie.

    Sheh ti Sokol, Albioni e vuri teorine menjehere ne praktike

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Meditime...mes vetes, pėr veten.
    Nga FLOWER nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 13:36
  2. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  3. Meditime mbi te qenit
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 01:42
  4. Meditime mbi kuptimin e vdekjes
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 13:52
  5. Meditime te fatos lubonjes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 02:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •