Kapitulli 13
Me Bllokun Sovjetik
Tue fillue prej vitit 1949, sunduesit komunist lidhen fatin e Shqipnis me Bllokun sovjetik dhe siguruen perkrahjen e Stalinit per te vazhdue diktaturen e tyne kunder vullnetit te popullit shqiptar. Direktiva e Kremlinit ishte me ndertue socializmin mbas modelit sovjetik. Me fjale te tjera, bujqesija do te kolektivizohej per me sigurue kontrollin e shtetit mbi masat fshatare, do te zbatohej nji program industrializimi te shpejte me qellim qi me krijue nji klase punetore per te sherbye si baze e regjimit komunist. Viktimat e terrorit policor ne kampet e perqendrimit te perdoren si fuqi krahu te pakushtueshme per te ndertue monumentet e socializmit, rinia te edukohet simbas kallepit te dkotrines marksiste-leniniste, dhe ma ne fund te krijohet shoqnija pa klasa e ardhmenis.
Statuti I ri I Republikes popullore qi u shpall me 1950 riprodhon ne shkalle ma te vogel strukturen e sistemit sovjetik tue ndryshue vetem disa emna: keshilla popullore ne vend te sovjeteve, asamble nacionale ne vend te sovjetit suprem, parti e punes ne vend te partis komuniste, Fronti Demokratik ne vend te bllokut ne mes te komunisteve dhe turmave pa parti. Statuti ban fjale edhe per lirit personale dhe te drejtat politike. Por kjo asht nji tallje e hidhun kur dijme se qytetari shqiptar nuk mund te lueje asnji gisht pa urdhen te Partis Komuniste. Me vret ndergjegjja me u zgjat mbi ket aspekt te regjimit komunist tue dijte se lexuesit e merguem te kesaj historie I kane pesue mbi kurriz te tyne mashtrimet dhe torturat e regjimit komunist. Kto pak fjale qi po shkruej jane ma teper per brezat e ardheshem, te cilet lusim dhe shpresojme se do te jetojne ne nji Shqipni te lire dhe te bashkueme.
Industrija nden komunizmin
Burimet natyrale te Shqipnis, po te shfrytezoheshin ne interes te popullit, do te kishin sigurue mjaft te ardhuna sa me importue mjetet e nevojshme per te modernizue bujqesin ne menyre qi me shtue prodhimin e tokes. Kesisoj Shqipnija do te kishte shpetue nga barra e rande e importit te drithit per buken e popullit dhe mund te tepronte dicka per eksportim. Programi industrial duhej te kishte si qellim kryesor me krijue industrina per te vleresue produktet e tokes: peme dhe perime, duhan, rrepe sheqeri, ullinj, etj. Por komunistet u frymezuen nga qellime politike dhe deshen me krijue disa keshtjella te proletariatit qi te brohoritshin veprimet e tyne, pa marre parasysh se ishin ne dam te interesit kombetar.
Porsa Shqipnija u ba satelit I Rusis ne Bllokun Sovjetik me 1949, filluen me ardhe prej Moske inxhinjere, eksperte dhe keshilltare sovjetik per te zane vendin e njeresve te Titos qi paten lane Shqipnin ne nji gjendje kaotike. U hartue plani i pare pesjvecar qi perfshinte periudhen 1950-1955. Para se te fillonte zbatimi I planit u deshen dy vjet per te dale nga kriza e rande ekonomike dhe administrative qi kishte lane mrapa aleanca me Jugosllavin. Qellimi I planit te pare pesvjecar, si dhe I dy te tjerve qi u shpallen ma vone, ishte me e ba Shqipnin, mbas formules se propagandes komuniste, nji shtet industrialo-agrar, domethane qi industrija te zinte vendin e bujqesis, si dega ma me randesi e ekonomis kombetare.
Tue ndjeke, si gjithmone, shembullin e Stalinit, objektivat e prodhimit ne planin e pare pesvjecar, ashtu dhe ne dy te tjeret, u caktuen teper nalt dhe populli shqiptar u detyrue te jetonte ne nji tension nervash te vazhdueshme, tue punue teper rande dhe tue mos pase ushqimin, banesat dhe veshmbathjen e pershtatun, ose ma mire me thane, tue jetue ne piken e fundit te vorfnis. Keshtu qi plani shtetnuer, ne vend qi me sherbye si nji baze shvillimi ekonomik te rrgullt dhe pa kriza, u perdor per te shtrydhe piken e fundit te energjis trupore dhe mendore te puntorit shqiptar. Sa per robet e kampeve te perqendrimit, qi perdoreshin dhe perdoren si puntore te detyrueshem ne projekte ambicioze, si tharja e Liqenit te Maliqit dhe kenetave te Myzeqes, konditat e jeteses se tyne nuk mund te pershkruhen me fjale. Vetem ata qi kane kalue neper at sketerre e dijne se casht.
Ne 15 vjet industrializimi me plan, komunistet kane perqendrue orvatjet e tyne ne shvillimin e industris se rande, gjithmone simbas modelit sovjetik. Ne rastin e Shqipnis industrija e rande permblidhet ne nxjerrjen e metaleve dhe te tjera lande te para nga thellesia e tokes. Interesi I industris sovjetike lypte qi Shqipnija te prodhoje sa ma shum mineral bakri, kromi, nikeli, asfalt dhe vojguri te papunuem. Per te shvillue industrin e minjerave duheshin ndertue centrale elektriku dhe mjete transporti. Ktu pikerisht u perdoren puntoret e detyrueshem qi llogaritet se kapin disa dhjetmije vet. U shfrytezue enthuziasmi I vullnetarve te huej qI besuen propagandes komuniste dhe shkuen me marre pjese ne ndertimin e hekurudhes Tirane-Durres-Elbasan. Prova ma e mire se programi I industrializimit ne Shqipni u hartue sidomos tue pase parasysh nevojat e industris sovjetike asht kjo: Shqipnija, sikur e pame ma nalt ka burime te konsiderueshme minerali te hekurit, por ekspertet sovjetik nuk u interesuen me e shfrytezue, mbasi Rusija ka burimet e saj dhe nk I leverdiste me transportue pirite (mineral hekuri) nga Durresi ne Odese.
Sa per industrin e lehte qi prodhon artikuj perdorimi personal dhe shtepijak, monumenti me te cilin mburren komunistet asht kombinati I tekstilit qi mban emnin e Stalinit. Mbas kallzimit te nji emigranti, stofa leshit qi prodhon kombinati duket se asht ma e vrazhde se shajaku qi endin zejtaret e Korces, ne asht se ka ngele ndonji. Prandaj njerzija preferojne me shkue posht e perpjete me petka te arnueme mbasi stofa e socializmit te cjerr lekuren. Ndoshta shqerin e godisin ma mire. Sa per llokumet e tyne, nuk I hane as macet. Kjo shpjegohet mbasi ne Kine nuk hane llokume dhe ekspertet e ardhun prej atij vendit nuk kane eksperience ne at dege te prodhimit.
Derisa ishte Stalini gjalle dhe bile disa vjet ma pastaj, ekonomistet e Partis se Punes kishin mesue nga mjeshtrit e tyne sovjetik me ba akrobacina me perqindjet per te provue perparimin kolosal qi ka ba Shqipnija nden komunizmin. Marifeti asht me krahasue shifrat e vitit 1938, qi dijen vetem ekspertet komunist, me shifrat e periudhes komuniste. Ky asht nji mashtrim trashanik per qellime propagande. Ne Shqipni para luftes se dyte botnore ishte vue per fije prodhimi ne shkalle industriale vetem I vojgurit dhe I asfaltit. Mineralet e tjere ishin ne fazen e kerkimeve dhe punimeve pregatitore, prandaj nuk figuronin ne statistikat e vitit 1938. Shum artikuj te konsumit, si kepuce, mobilje, kusi dhe tenxhere, prodhoheshin nga zejtaret e vendit dhe nuk mbahej asnji shenim statistikor mbi sasinat qi nxirrshin ne treg. Pra, tue ba nji krahasim qi nuk kishte asnji baze...
Krijoni Kontakt