Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ua c'ma hoqi mallin e Verit Ahmeti mua.
    A i lexojne ata idhetaret e Zogut keto gjera para se te flasin per Zogun sikur te ishte ndonje engjell?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #22
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shqiperia ka qen dhe eshte larg nga nje drejtim prej engjejve (tani per tani). Megjithate te pakten ne kohen e Zogut fatkeqesira kane ndodhur sepse skishin as shume eksperience as shume njohuri. Ndersa tani ndodhin sepse ashtu ja do qejfi.

  3. #23
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Qeverija kishte marre frike dhe vendosi me shfarue krejt opoziten e hapet ose te meshefte. Me qindra njerez u arrestuen dhe nji atmosfere terrori mbretnoi anembane Shqipnis. Te arrestuemit perbanin nji tufe te perzieme: mesues komuniste, oficere te ushteris, nepunes te shtetit, intelektuale liberal, pronare konservatore. Shum prej tyne u futen ne burg vetem pse ishin ne listen e zeze te Musa Jukes. Disa si Riza Cerova, qi nuk u shtine ne dore, u ndoqen gjurma-gjurmes dhe u vrane ne arrati e siper. Ata qi u pandehen si shefat e nji organizate te gjane per te ba revolucion ne mbare Shqipnin, u munduen dhe u torturuen derisa bane pohimet per te cilat kishte nevoje Musa Juka. Mbas disa javesh te “hetimeve paraprake” te ketij lloji, Musa Juka ishte gati me nxjerre para Gjyqit Politik te pendehunit, numri I te cilve keperencte njiqind vet. Gjyqi u ba ne Fier ne kopshtin e shtepis se Qemal Vrionit, I cili ishte nji nga kandidatet per me u denue. Ne ket rast Fieri ishte kthye ne nji kamp ushtarak me bajonetat qi xixellonin ne driten e shkelqyeshme te diellit. Burgu I qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndertesa te tjera, si hotel “Lirija” dhe shkolla Bishanakut ishin mbushe me te burgosun. Prap edhe atje vendi mungonte. Ne nji dhome te Bishanakut, ishin mbylle 27 vet. “Hetimet” vazhduen edhe ne Fier. Te pandehunit shoqnoheshin naten nji nga nji ne zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin ne oret e para te mengjezit, tue kalzue tmerrin qi kishin pa ose pesue.

    Diten qi u cel gjyqi, gati 120 te pandehun, te lidhun me pranga gjashte vet ne nji radhe, u vune me ndeje mbi karrige ne kopshtin e shtepis ku do te kryhej formaliteti I denimit te tyne, qi ishte caktue ma pare. Kryetar I gjyqit ishte Ali Riza Topalli nga Kosova dhe prokurori nji Grekofon nga Dropulli. Ushtaret me pushke dhe bajoneta perbanin nji gardh te dendun perqark grupit te viktimve te kesaj komedije gjyqesore. (…to be continued)



    Thjesht per ceshtje parimore ti Veshtruese, se na merziten shpirtin kta monarkistat.
    Sa do doja te vinte ALbo ose ndonje tjeter nga idhtaret e Zogut e te me thonte se ku qendron ndryshimi midis ketyre gjyqeve dhe atyre te Enver Hoxhes?


    Nejse me fal, se nuk dua te te prish temen.
    Te kerkoj falje dhe nje here, vazhdo shkruaj se shume interesante
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ndryshimi ketu eshte se Musa Juka nuk ishte mbreti ndersa Enver Hoxha ishte diktatori (Zogu nuk e mbylli Shqiptarin nga tere bota).

    PS: nuk e prishe aspak temen, biles me pelqejn komentet dhe do vazhdoj te shkruaj akoma nga libri i Zavalanit sepse eshte me te vertete shume i paanshem kur shkruan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 26-11-2003 mė 13:55

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim nga kapitulli 9

    Tė pandehunit u thirrėn me folė dhe, gati tė gjith, pėrsėritėn pohimet qi kishin ba ndėn torturė gjatė «hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta tė shkrojtuna pėr tė provue kėt komplot «kolosal», disa nga tė pandehunit patėn guximin me tėrheqė ato qi kishin thanė para gjykatėsit hetues, dhe disa tė tjerė u munduen me paksue randėsin e komplotil, tue shpallė se puna ishte kufizue me bisedime. Asnji avokat nuk kishte pėr me I mbnojtė. Publiku ishte pėrfaqėsue nga nji a dy reporterė fletoresh, tė cilėt duhej tė paraqitshin shkrimet e tyne pėr cenzurė. Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhė nga burgu nė gjyq dhe anasjelltas dhe ma nė fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarė Shqipnin: dyzet vet ishin dėnue me vdekje, shumica tjetėr me burgim tė pėrjetėshėm, dhe nji numur i vogėl ishin gjetė tė pafajshėm. Por kėt herė Musa Juka kishte shkue tepėr larg. Drama juridike e Fierit pat nji jehonė tė papritun nė Europė. Lidhja pėr tė Drejtat e Njeriut nė Paris dhe organizata tė tjera liberale protestuen pranė qeveris sė Tiranės. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve, qi ishte mbledhė nė at kohė nė Gjenevė, bani presion mbi delegacionin shqiptar qi tė mos ekzekutohej ky masakrim i legalizuem. Nji breshėr telegramesh nga Gjeneva vuni nė dukje nė shum mėnyra damin e madh qi do t'i vinte emnit tė Shqipnis nė botėn e qytetnueme, dhe ma nė fund kto kėshilla urtėsije patėn efektin e tyne. Dėnimet me vdekje u kthyen nė burgim tė pėrjetėshmė dhe vetėm nji nga tė dėnunemit, nji karakter i dyshimtė nga Ēamėrija, i cili kishte pėrfitue nga situata pėr tė krye vjedhje, u vue nė litar. Nji atmosferė e zymėt kishte randue mbi Shqipnin ndėrsa pritej ekzekutimi i dyzet burrave. Tė ggjithve iu hoq nji barrė e rande prej zemret kur u dha lajmi se vendimi i Gjyqit Politik nuk do tė vihej nė zbatim. Derisa viktimat shpėtuen gjall ishte gjithmonė shpresa qi tė mos kalbeshin nė burg pėr ggjith jetėn. Mbas tmerrit qi kishte shkaktue «Lėvizja e Fierit», populli priste nji ndryshim. Mbreti Zog u bind se duhej me krijue nė popull pėrshtypjen se diēka kishte ndryshue. Nji dit prej ditve qeverija dha dorėheqjen dhe Mbreti ngarkoi Mehdi Frashėrin me formue qeverin e re. Pėr herė tė parė mbas kaq vjetve, fytyra tė reja okupuen ofiqet ministeriale: Dhimitėr Berati, minister i ekonomis kombėtare; Fuad Asllani, ministur i punve tė jashtme; Ethem Toto, ministėr i mbrendėshėm; Rnok Gera, ministėr i financave; etj. Kabineti Mehdi Frashėri, me pjestarė tė regjun nė kulturėn oksidentale, u brohoritė si nji qeveri liberale dhe ngjalli shpresa tė mėdha. Mehdi Frashėri, i cili ishte pregatitė gjatė kohės qi kryesonte Kėshillin e Shtetit, i pėrveshė punės pėr me hartue projektligjet qi do tė ndrronin faqen e Shqipnis, tue ēdukė mbeturinat e sundimit turk nė administratėn dhe nė ekonomin e vėndi^. Por puna ma urggjente ishte ndreqja e marrėdhanieve me Italin, qi kishin shkue keq tash disa kohė. Ndihmat financiare nga Roma ishin pre dhe kriza ekonomike nė Shqipni kishte mbėrritė nė pikėn e fundit. Mehdi Frashėri, i shoqnuem nga Fuad Asllani, shkuen n'Itali pėr me lidhė marrėveshtje tė reja tė bazueme nė respektin e pamvarėsis dhe tė dinjitetit nga tė dy anėt. Negociatat pėrfunduen me sukses dhe nji varg marrėveshtjesh tė reja u nėnshkruen nė Romė. Sa pėr reformat e mbrendėshme u duk shum shpejt se nė mendjen e Mbretit Zog nuk kishte ardhė koha me zbatue reformat radikale qi synonte kryeministri Mehdi Fnashėri. Me urdhėn tė Pallatit u provokue nji konflikt nė mes tė qeveris dhe parlamentit, i cili i refuzoi votbesimin nė lidhja me nji ligjė tė dorės sė dytė mbi zavendėsimin e punimit tė detyrueshėm shtat dit nė vit nė rrugėt e shtetit me nji taksė nė tė holla. Deputetėt qi kislnin votue njizanit pėn Mehdi Frashėrin nji mot ma parė votuen kundėn tij po me at unanimitet. Abdurrahman Krosi, deputet i Dibrės, kishte veprue si kasnec i vullnetit tė Sovranit nė tė dy rastet. Rrėzimi i qeveris sė Mehdi Frashdrit pat nji rrjedhim tragjik. Nji dit tė qershorit 1937 nji shpallje zvrtare njoftoi popullin shqiptar se Ethem Toto, ish-minister i mbrendėshėm nė kabinetin Frashėri, kishte fillue nji krvengritje me armė dhe ishte vra nė luftė me forcat qeveritare. Vėllaj i tij Ismet Toto, nji shkrimtar i ri me talent, kishte ra viktim i po kėsaj traggjedije. Musa Juka nuk humbi rastin edhe kėt herė me kapė e me burgosė kundrėshtarė tė regjirnit, tue i akuzue si bashkėfajtorė. Misteri i kėtij epizodi tė pėrgjakun pret tė ndriēohet nga historishkruesit e avenirit, qi do tė mund tė konsultojnė arqivat e Tiranės pa mbikėqyrjen e Komisarve te partis. Ajo qi mund tė thuhet sotpėrsot asht se Ethem Toto, i cili mbahej ndėn vėrejtje tė rreptė nė Vlonė, jetonte ndėn hijen e vdekjes dhe, nji dit prej ditve, vendosi me dalė nga kjo gjendje me nji gjest dishpėrimi qi ishte dėnue tė dėshtonte. ...to be continued
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 26-11-2003 mė 17:59

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Veshtruese, pergezime per shancin qe na jep per te mesuar Historine e vertete te Shqiperise.

    Sa e kam kerkuar kte liber te Zavalanit dhe ja tani mund ta lexojme me vemendje ne saje te mundit tend qe po e shkruan ketu per ne..

    thankjuuu..

    Vazhdo..

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    "Ndryshimi ketu eshte se Musa Juka nuk ishte mbreti ndersa Enver Hoxha ishte diktatori (Zogu nuk e mbylli Shqiptarin nga tere bota)."

    Eshte ajo fjala e urte popullore qe thote "Po hic po Habili", ja edhe kjo puna e Hoxhes me Zogun..... njeri domate, tjetri domute, dmth ndryshon vetem menyra e interpretimit.

    Zogu ne cdo shkrim historik del ta kete perdorur shqiperine si nje karte per pushtet me shume me pasion sesa Hoxha e cdokush tjeter. Por ky ishte realiteti i kohes, dhe do jete gabim qe Zogu te gjykohej sot me realitetin apo botekuptimin e tanishem. Duhet pare mire fakti se per ate kohe konsolidimi i nje figure udheheqese, i nje idhulli, apo masteri per te gjithe shqiptaret ishte vital per organizimin e shqiptareve ne shtet. Zogu u perpoq shume, dhe jo pa arritje per kete.

    Por sigurisht punen e mbaroi Hoxha. Jaques dhe Fisher, e pershkruan shume bukur se si Hoxha kishte perpara nje shembull te gjalle dhe teper domethenes deshtimi dhe arritjesh sic ishte figura e Zogut. Dhe Hoxha absotulizoi te verteten e komb dhe hhtet formimit per shqiptaret.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moderatoreve...


    Mendoj qe ne kte Teme qe po shkruan Veshtrusja te jete vetem Historia e Zavalanit e asnji koment tjeter qe te kemi keshtu nje kapitull te plote te kesaj historie e ne se do bejme komente per pika te kesaj historie mund ti bejm ne tema tjera.

    Pra te dihet qe ktu eshte komplet Historia e Shqiperise e Tajar Zavalanit e qe kush te doje te vi e te lexoje pa u hutuar ne komentet tona.

    Cdo te mire..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Pune e lavderueshme Veshtruesja,
    duhet patjeter nje falenderim nga ana e te gjithe atyre qe po lexojne postimet e tua, perfshi ketu dhe nga ana ime. kam lexuar pjeserisht deri tani fragmentet mbi Iliret dhe shpresoj te gjej kohe te lexoj dhe pjesen tjeter sa me shpejt, sepse vertet qe historine e Shqiperise e kemi mesuar te cunguar nga shume drejtime ne qe kemi studiuar ne Shqiperi deri ne shkollen e mesme. Sa gje e cuditshme qe eshte te mesosh me shume per rrenjet e kombit tend kur nuk je ne vendlindje!!!
    Sidoqofte urime
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Flm Brari dhe Mtrx, eshte kenaqesia ime qe te postoj nje veper te vlefshme per te tere ne.

    Leshator : Zogu (ashtu si do te bente cdo mbret apo udheheqes tjeter) arrestoj ata qe u ngriten kundra tije dhe qe tentonin ta vrisnin. Enver Hoxha nuk donte te bashkohesh me vllezerit e tije por donte ti vriste ne vend qe te ishte ai i plotefuqishmi (edhe pse ata vllezer kishin parime demokratike). Per mua, nuk mund te krahesosh kurre Zogun me Hoxhen. Megjithate cdo njeri ka opinionet e tij.

    Shpresoj se mbasi te keni lexuar me teper nga fjalet e Zavalanit do te arrini ca konkluzione me te arsyeshme.

    Sinqerisht, Veshtrusja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 29-11-2003 mė 13:34

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •