Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Cekja i shkrete ne qeli ca ore.

    gazeta shekulli:

    -----------

    Aktori i njohur i humorit shoqėrohet nė polici. Aksidentoi pėr vdekje Minella Kumarakun

    Cekja nė qeli, shtyp me makinė njė 55-vjeēar


    Sulo Gozhina

    BERAT - Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur me emrin Cekja, ka aksidentuar dje pėr vdekje, njė 55-vjeēar. Aksidenti i rėndė me protagonist humoristin e njohur, ka ndodhur rreth orės 17:30 tė ditės sė djeshme nė aksin rrugor Berat-Lushnjė. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se Cekja i Beratit ishte duke drejtuar njė automjet tip Benz kur ka pėrplasur pėr vdekje 55-vjeēarin Minella Kumaraku, banor i Komunės sė Poshnjes. Fill pas aksidentit tragjik aktori i njohur ėshtė shoqėruar nė qelitė e komisiariatit tė Beratit ku sipas burimeve do tė qėndrojė deri nė zbardhjen e plotė tė rrethanave tė ngjarjes.


    Aksidenti
    I vetėm nė automjetin tip Benz me targė KO 73 96 A, Cekja i Beratit po udhėtonte drejt Tiranės pėr njė punė urgjente. Pikėrisht nė vendin pranė njė fabrike vaji, e quajtur “Dimali”, nė rrugėn kur hyn pėr nė komunėn e Poshnjės sė rrethit tė Beratit ka ndodhur dhe aksidenti tragjik. Viktima, 55-vjeēari Kumaraku ishte duke ecur me biēikletė, drejt shtėpisė sė tij. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se viktima kishte ngarkuar nė biēikletė disa materiale pėr tė mbuluar shtėpinė, pasi ajo pikonte. Shiu i pasdites sė djeshme kishte depėrtuar nė banesėn e Kumarakut qė jetonte i vetėm me gruan, pasi 5 fėmijėt i kishte nė emigrim, thanė pėr gazetėn tė njohur tė viktimės, qė u gjendėn menjėherė nė vendngjarje. Kėshtu duke pasur frikė nga koha e keqe babai i 5 fėmijėve u nis pasdite vonė pėr tė marrė disa tjegulla, por gjatė rrugės ai ėshtė pėrplasur me mjetin qė drejtohej nga Cekja. Sipas dėshmitarėve okularė mjeti qė drejtohej nga aktori i njohur ishte duke ecur me shpejtėsi. Po sipas kėtyre burimeve, si pasojė automjeti ku udhėtonte Cekja e ka pėrplasur Kumarakun disa herė ndėrsa makina pėr tė shmangur pėrplasjen ka pėrfunduar nė kanal, duke iu thyer xhami i parė. 55-vjeēari i dėmtuar rėndė ka gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrkohė qė kalimtarėt e rastėsishėm, midis tė cilėve dhe banorė tė Poshnjes kanė identifikuar bashkėfshatarin e tyre dhe kanė lajmėruar policinė.


    Policia

    Uniformat blu tė shoqėruara nga shefi i komisariatit Fatos Hasani dhe kryeprokurori Kozma Ziu kanė shkuar nė vendngjarje dhe kanė nisur hetimet e menjėhershme. Policia ka bllokuar automjetin qė shkaktoi aksidentin tragjik, ndėrkohė qė drejtuesi i mjetit, Cekja, ėshtė shoqėruar nė komisariatin e Beratit. Ende nuk bėhen tė ditura rrethanat e aksidentit me pasojė vdekjen e 55- vjeēarit Minella Kumaraku, por burimet thanė se po hetohet intensivisht lidhur me kėtė ngjarje. Po ashtu aktorit tė njohur tė humorit i duhet tė qėndrojė 24 orė nė qeli, nė pritje tė masės qė do tė vendosė ndaj tij prokuroria e rrethit. Po ashtu mėsohet se Cekja ėshtė marrė nė pyetje dhe mėsohet tė ketė deklaruar se “nuk e di ē’ka ndodhur. Kuptova se kishte ndodhur diēka kur e pashė veten nė kanal”. Ndėrkohė shumė dashamirės tė artit tė Cekes, por edhe miq e kolegė tė tij kanė qėnė dje nė mjediset e jashtme tė komisiariatit tė Beratit. Sipas policisė, ky ėshtė aksidenti i 5 qė ndodh nė rrethin e Beratit brenda 2 muajsh.

    --------------------




    Gazeta thot mes tjerash:

    .....

    Ndėrkohė shumė dashamirės tė artit tė Cekes, por edhe miq e kolegė tė tij kanė qėnė dje nė mjediset e jashtme tė komisiariatit tė Beratit.
    ......

    Te ai Burri qe vdiq skan vajtur Dashamiret e Artit beratas e te gjithe kan vetem nje hall...Cekja mos te na merzitet ne Polici..pa c q temen atij fukarait qe iku..

    Popull i Keq..

    Edhe ne koh te PPSH-se..
    Te tere vraponin kur binte ne burg ndonje hajdut ose shofer qe shtypte dike me makine..e me vrap gjenin mikun prokuror a hetues dhe pa mbush 24 ore dilte keqberesi megjithse denimet per hajduto-banditet e pijanecet kriminele ishte vec pun muajsh...

    Kur futej ne burg dikush per politik...askush nuk guxonte te tregonte interes per te lehtesuar qyqarin megjithse e dinin se per dy fjale ai i mjere te pakten 7-8 vjet burg Spaci i kishte te sigurta.

    Ky eshte populli Shqiptar..Le koken per Rrugacet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-10-2003 mė 04:22

  2. #2
    raku
    i/e ftuar
    tani sapo e lexova shekullin...
    me vjen keq per ceken dhe shpresoj qe te rregullohet kjo pune dhe te shpallet i pafajshem.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po per ate fshatarin qe vdiq ste vjen keq..

    Eh bij baballaresh ee.

    Sa keq te jesh bashkombas me vampire.

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E pse te shpallet i pafajshem Cekja? Si i kemi keta njerez , ca te nenes, ca te njerkes?
    Cekja te dali ne gjyq si gjithe te tjeret. DHe ta gjykoje gjyqi , jo ta "shpallim" te pafajshem...Te sqarohen rrethanat, si u be aksidenti, a kishte pire Cekja apo ishte esell ne timon etj etj.
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Ne nje faqe interneti kam marre vesh se cekja mbahet si nje nga artistet me te pasur ne Shqiperi, dhe se eshte i famshem per te bere para me gjera qe s'kane te bejne me artin, por me trafiqen e kesi gjerash. te jete e vertete thua? Apo pune interneti, si puna e Koco Devoles, me ate nipin me makine.

  6. #6
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Postuar mė parė nga rakku
    tani sapo e lexova shekullin...
    me vjen keq per ceken dhe shpresoj qe te rregullohet kjo pune dhe te shpallet i pafajshem.....
    Pse eshte i pafajshem ai... Te vrasi nje njeri ?
    Une them se duhet ta trajtojne ate sic i trajtojne gjithe te tjeret, po asnje dallim, edhe cfare se eshte i njohur dhe i famshem ne Shqiperi ai, te denohet per gabim qe ka bere. Na vjen keq te gjitheve ne, po ai duhet te mesojne nga gabimi, apo jo? ....
    Cuteness !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Postime
    6
    jeni sklerotizuar te gjithe me brarin ne krye.gjynah te dy jane,ai qe iku dhe cekja.fundi i fundit nuk me besohet qe cekja ta kete bere me dashje.kushedi si ka qene puna?!

    po brari gjetke e ka fjalen....Ah qeveri e poshter qeveri e poshter!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    heidi sklerozen tregoja babit e mamit tend.
    Gjynaf nuk jan te dy.
    Njeri maj Benzit me shpejtesi e tjetri maj bicikletes ne hallin e tije..smund te jene njesoj gjynaf..
    Se njeri Vret e tjetri vritet.
    Llogjik kanibali paske e flet per skleroz surrati yt.

  9. #9
    raku
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Brari
    heidi sklerozen tregoja babit e mamit tend.
    Gjynaf nuk jan te dy.
    Njeri maj Benzit me shpejtesi e tjetri maj bicikletes ne hallin e tije..smund te jene njesoj gjynaf..
    Se njeri Vret e tjetri vritet.
    Llogjik kanibali paske e flet per skleroz surrati yt.

    ku e shikon llogjiken e kanibalit ti o braro?
    mua me vjen vertet keq per fshatarin qe vdiq ...
    nuk eshte e thene se ishte faji i cekes.por perkundrazi,mund te kete qene faji i vete fshatarit te shkrete...
    te shikojme konkluzionin qe do japin hetimet e policise edhe pasta te flasim....


    hajt shnet!!!!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet nė Bllog
    22
    Prandaj ne boten qe qyteteruar fjalen e fundit e thone gjykatat dhe jo turmat apo gazetaret.

    Lerini gjykatat te thone fjalen e tyre nese aksidenti ishte i qellimshem, ishte pakujdesi e Cekes apo pakujdesi e viktimes.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. AC MILAN kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 19:07
  2. Te Genjej O shpirti Im.....
    Nga LoveLyBruneTT nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 18:53
  3. Red Sox-Red Passion
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 327
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 10:36
  4. Heinrich Von KLEIST
    Nga korēar nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 11:39
  5. artani i shkrete :p
    Nga bukuroshe vogel nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •