Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Aborti Dhe Kontraceptivet Dhe Mbaresimi Artificial

    KONTRACEPCIONI
    S'ka dyshim se mbrojtja e rrjedhės njerėzore ėshtė prej qėllimeve parėsore tė martesės. Mbrojtja e rrjedhės varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtė dhe i bekon fėmijėt qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes nė qoftė se ekzistojnė shkaqe dhe nevoja tė rėndėsishme. Mėnyra mė e njohur nė kohėn e Pejgamberit a.s. pėr kontracepcion ishte a'zli ose derdhja e spermės jashtė vaginės (coitus interruptus). Nė dy sahihėt transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabėt e aplikonin mėnyrėn e tillė nė kohėn e pejgamberisė dhe tė shpalljes:

    "Nė kohėn e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur'ani, ne e aplikonim
    largimin (coitus interruptus)."
    Nė Sahihun e Muslimit thuhet:
    "E aplikonim largimin (coitus interruptus) nė kohėn e Pejgamberit, dhe kur dėgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Njė njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O Pejgamber i Zotit! Kam njė robėreshė. Dėshiroj atė qė dėshirojnė burrat! Nuk dėshiroj qė ajo tė mbetet me barrė dhe pėr kėtė shkak e aplikoj coitus interruptus-in me tė. Hebrenjtė thonė se nė kėtė mėnyrė varrosen fėmijėt tė gjallė". Pejgamberi a.s. i tha: "Hebrenjtė gabojnė! Nėse Zoti dėshiron tė krijojė fėmijė, ti nuk mund ta pengosh!"(Transmetimi i autorėve tė suneneve)
    Qėllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatė aplikimit tė largimit mund tė ndodhė qė ndonjė pikė e spermės sė burrit tė depėrtojė e tė bėhet mbarėsimi pa dijen e tij.
    Nė mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe njė njeri tha: "Ata mendojnė se kėshtu varrosen fėmijėt tė gjallė!" Aliu thotė: "Nuk mund tė ketė varrosje tė gjallė pėrderisa fėmija nuk kalon shtatė faza: prej njė ajke e njė balte nė ujė, nė copė gjaku, nė gjak tė ngurtė, nė copė mishi, nė eshtra e nė mish dhe pastaj nė krijesė tjetėr".
    Nė atė rast Umeri i thotė: "Ke tė drejtė, Zoti tė dhashtė jetė!"

    SHKAQET PĖR KONTRACEPCION

    Shkaku i parė qė lejon kontracepcionin ėshtė frika pėr jetėn ose shėndetin e nėnės nga shtatzėnia ose lindja, por me kusht qė kėtė ta vendosė mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhėruar thotė:
    "Mos u shkatėrroni me duart tuaja!"
    "Mos e mbytni veten tuaj! Zoti ėshtė mėshirues i juaj!
    Shkaku tjetėr ėshtė frika nga vėshtirėsimi i rrethanave me lindjen e fėmijėve saqė mund tė obligohet ndokush tė bėjė diēka haram me qėllim qė t'i plotėsojė nevojat familjare. Zoti i Madhėruar thotė:
    "All-Ilahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju! " (El-Bekare, 185).
    "All-Ilahu s'dėshiron t'u sjellė ndonjė vėshtirėsi". (Māide, 6).
    Gjithashtu si shkak mund tė jetė edhe frika nga keqėsimi i shėndetit
    tė fėmijėve dhe nga pengesat nė rritjen e tyre. Nė Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se njė njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė:
    "O i dėrguari i Zotit, unė largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!" Kur e ka pyetur Pejgamberi pėr shkakun, ai i ka thėnė: "Frikohem pėr fėmijėn e saj", ose "pėr fėmijėt e saj", pastaj Pejgamberi a.s. i ka thėnė: "Sikur tė ishte i dėmshėm, do tė ishte, i dėmshėm pėr persianėt dhe romakėt". (Transmetim i Muslimit.)
    Siē duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla tė rralla nuk ndikojnė nė ummetin, ngase nė tė kundėrtėn do t'i dėmtonin persianėt dhe romakėt tė cilėt atėherė ishin mė tė fuqishmit mbi sipėrfaqen e tokės.
    Shkaku tjetėr i arsyeshėm ėshtė frika se mos vallė ndikon shtatzėnia ose lindja e re nė shėndetin e fėmijės qė thithė. Pejgamberi a.s. e quante "gilė" marrėdhėnien seksuale me nėnėn qė i jep gji fėmijės ose thėnė mė mirė, marrėdhėnien qė shkakton shtatzėni pėrderisa nėna ende i jep gji fėmijės. Ai e quan me kėtė term ngase shtatzėnia e tillė e dobėson qumėshtin e nėnės dhe e dėmton fėmijėn qė thithė. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atė qė ishte e dėmshme. Prej pėrpjekjeve tė tij pėr ummetin e vet, ėshtė thėnia e tij:
    "Mos i mbytni fėmijėt tuaj fshehurazi ngase "gile-ja " e zė kalorėsin dhe e gjuan prej kalit ." (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi kėtė formė pėr ta bėrė haram, ngase i shihte popujt e fuqishėm tė kohės sė tij, tė cilėt e aplikonin pa pėsuar dėme. Ai frikohej se do tė jetė shumė vėshtirė pėr burrat tė abstenojnė nga gratė e tyre gjatė periudhės sė gjidhėnies e cila mund tė zgjasė edhe dy vjet. Ai thotė:
    "Mendoja ta ndaloj "gile-nė" mirėpo pashė se persianėt dhe romakėt e aplikonin pa i dėmtuar fėmijėt e tyre." (Transmetim i Muslimit.)
    Kur flet Ibn Kajjimi pėr lidhjen mes kėtij hadithi dhe hadithit "Mos i mbytni fėmijėt tuaj fshehurazi", thotė: "Pejgamberi a.s. ka vėrejtur se shtatzėnia e dėmton fėmijėn qė thithė ashtu siē dėmtohet kalorėsi nga rrėzimi prej kalit. Kjo mėnyrė dėmton por jo deri nė mbytjen e fėmijės. Ai i kėshillonte burrat tė largohen nga marrėdhėniet seksuale qė shkaktojnė shtatzėninė me gruan qė i jep gji fėmijės, por nuk i ndalonte. Ai dėshironte ta ndalojė me qėllim qė ta mbrojė shėndetin e fėmijės qė thithė gji, por gjithashtu e dinte se burrat do tė pėrjetojnė vėshtirėsi tė mėdha e posaēėrisht tė rinjtė, dhe kėshtu mė tepėr do ta dėmtonte shoqėrinė. Pas njė harmonizimi tė kėtyre gjėrave, ai vendosi qė mos ta ndalojė, ngase gratė e dy popujve mė tė fuqishėm tė kohės sė tij u jepnin gji fėmijėve tė tyre gjatė shtatėzanisė pa ndikuar fare nė fuqinė apo nė numrin e tyre.
    Pra, pėr kėtė shkak ai nuk e ndaloi "gile-nė". (Miftahu daris-se'ade, f. 620 dhe Zadul-me'ad, vėll, 4. f. 16.)
    Nė kohėn tonė janė zbuluar metoda tė reja kontraceptive qė realizojnė interesin pėr tė cilin pėrpiqej Pejgamberi a.s. gjegjėsisht mbrojtjen e fėmjės qė thithė nga dėmet qė mund tė ndodhin gjatė shtatzėnisė sė nėnės sė tij nė njė anė dhe nė anėn tjetėr, mėnjanimin e vėshtirėsive pėr burrat nga abstenimi ndaj grave gjatė shtatzėnisė. Nga e tėrė kjo konkludojmė se intervali ideal mes dy fėmijėve, sipas Islamit, duhet tė jetė 30 ose 33 muaj pėr atė qė dėshiron tė plotėsojė fazėn e periudhės sė gjidhėnies.
    Imam Ahmedi dhe tė tjerėt lejojnė njė gjė tė tillė nė qoftė se e lejon gruaja, ngase ajo duhet tė japė pėlqimin e saj se a do tė pranojė tė pėrjetojė kėnaqėsinė seksuale dhe se a dėshiron fėmijė tjetėr apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pėlqimin e gruas.
    Ky ishte njė vendim i rėndėsishėm i Islamit pėr mbrojtjen e tė drejtės sė gruas nė kohėn kur nuk respektohej asnjė e drejtė e saj.

    ABORTI


    Islami lejon muslimanen tė ndėrmarrė masa preventive kontraceptive por nuk lejon tė kryhet krim mbi shtatzėninė kur tė paraqitet realisht.
    Fukahatė janė tė mendirnit se aborti pas formirnit tė fetusit dhe frymėzimit tė shpirtit ėshtė i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase nė kėtė rast ai bėn krim mbi tė gjallin qė ka krijim tė plotė dhe formė tė gjallė.
    Nėse bėhet aborti dhe fėmija del i gjallė e pastaj vdes, atėherė duhet tė paguhet kompensim (dijeti), ose mė sė paku tė dėnohet materialisht nėse del i vdekur. Nėse vėrtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fėmijės nė bark rrezikon jetėn e nėnės, atėherė sheriati lejon dėnim mė tė lehtė. Nėse nė kėtė rast duhet tė kryhet aborti atėherė lejohet, ngase nuk duhet qė nėna tė sakrifikohet sepse ajo ėshtė origjina e fetusit. Ajo ka tė drejtė nė jetė, ka fat tė pavarur nė jetė si dhe ka tė drejta tė cilat i takojnė dhe pėrgjigjet pėr to. Pėrveē kėsaj, ajo ėshtė shtylla e familjes dhe pėr kėtė shkak nuk ėshtė e logjikshme qė jeta e saj tė sakrifikohet pėr fetusin qė nuk ka ende personalitet tė vetin, si dhe ėshtė pa obligime e pėrgjegjėsi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)
    Imam Gazaliu bėn dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotė: "Kontracepcioni nuk ėshtė si aborti, ngase aborti ėshtė krim mbi gjallesėn e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e parė ėshtė depėrtimi i spermės nė mitrėn e gruas dhe pėrzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj pėrgatitet pėr pranimin e jetės. Shkatėrrimi i kėtij proēesi konsiderohet krim. Nėse fetusi arrin njė madhėsi tė konsiderueshme, atėherė aborti konsiderohet edhe mė i keq ndėrsa krimi shtohet edhe mė tepėr nė qoftė se fetusi frymėzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallė (nga nėna)." (El-Ih



    MOS I VRITNI FĖMIJĖT TUAJ


    Meqė Islami e mbron nė kėtė mėnyrė rrjedhėn, gjithashtu cakton edhe tė drejtat prindėrore dhe birėrore pėr fėmijėn dhe prindin. Fėmija ka tė drejtė jete dhe asnjė baba ose nėnė nuk ka tė drejtė ta vrasė fėmijėn ose ta mbysė tė gjallė, ashtu siē vepronin arabėt nė periudhėn paraislame, ngase si djal. ashtu edhe vajza kanė trajtim tė njėjtė. Zoti i Madhėruar thotė:

    "Mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin tuaj, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh". (Isrā, 31)
    "Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati janė mbytur?" (Tekvīr, 8, 9)
    Islami e ndalon kėtė akt barbar nė mėnyrė kategrike ngase ėshtė krim i qėllimtė dhe armiqėsi kundėr qenies sė dobėt pa marrė para sysh faktorin shtytės, qoftė ekonomik si psh. frika nga varfėria e furnzimit, ose joekonomik, si p.sh. vrasja e vajzės prej frikės nga nderi. Kur ėshtė pyetur Pejgamberi a.s. se cili mėkat ėshtė mė i madh, ai ėshtė pėrgjigjur:
    "T'i pėrshkruhet hyjnia ndokujt tjetėr pėrveē All-llahut, i cili tė krijoi!" Kur vazhdojnė dhe e pyesin pėrsėri pėr mėkatin tjetėr mė tė madh, ai u thotė: "Tė vrasėsh fėmijėn tėnd nga frika se do ta ndashė ushqimin tėnd me tė". (Transmetim unanim.)
    Pejgamberi kėrkonte premtimin e grave dhe tė burrave se nuk do tė bėjnė njė krim tė tillė:

    "Se nuk do t'i shoqėrojnė asnjė send All-Ilahut, se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do t'i mbysin fėmijėt e tyre." (Mumtehine, 12)

    E drejta e prindit ndaj fėmijės ėshtė qė ta emėrojė me emėr tė mirė, e jo me ndonjė emėr qė do ta dėmtojė kur tė rritet. I ndalohet ta quaj me ndonjė emėr qė prezenton robėrinė ndaj ndokujt tjetėr pėrveē All-Ilahut, si p.sh. Abdun-nebi (robi i Pejgamberit) ose Abdul-mesih (robi i Isait) etj.
    Fėmija gėzon tė drejtėn e rritjes, zhvillimit, edukirnit dhe fumizimit. Pra, prindėrve nuk u lejohet t'i lėnė pasdore ose t'i abrogojnė tė drejtat e tilla tė fėmijėve.
    Pejgamberi a.s. thotė: "Tė gjithė jeni baritij dhe tė gjithė pėrgjigjeni pėr kopetė tuaja!". (Transmetim unanim.)
    "Pėr njeriun ėshtė mėkat tė humbė kujdesin ndaj atij qė varet prej tij." (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)
    "Zoti do ta marrė nė pėrgjegjėsi ēdo bari pėr kopenė e tij, tė mbrojtur apo tė humbur, derisa do ta pyesė edhe njeriun pėr anėtarėt e familjes sė tij". (Transmetim i Muslimit, Ahmedit dhe Ebu Davudit.)

    MBARĖSIMI ARTIFICIAL
    Islami ndalon kurvėrinė dhe adoptimin pėr ta mbrojtur rrjedhėn ashtu siē ndalon edhe mbarėsim artificial nė rast se realizohet me spermėn e huaj. Profesori i njohur Shejh Sholtuti thotė: "Nė kėtė rast bėhet krim i madh dhe mėkat i papėrshkruar, si dhe akti i tillė i ngjanė kurvėrisė ngase kanė esencė tė barabartė dhe rezultat tė pėrbashkėt; kryesisht merret sperma e njeriut tė huaj dhe futet nė trupin e gruas pa patur lidhje ligjore e kurorėzim, qė i mbron ligji natyror dhe sheriti qiellor. Sikur tė mos ishte shkalla e kėtij krimi pak mė e ulėt do tė aplikohej dėnimi pėr kurvėrinė, ashtu siē e pėrshkruan sheriati i inspiruar hyjnor.
    Nėse mbarėsimi bėhet me spermė tė njeriut tė huaj, atėherė, pa dyshim ky akt konsiderohet krim mė i madh dhe mė i keq se adoptimi. Fėmija nga mbarėsimi artificial ėshtė sikur adoptimi i cili fut element tė huaj nė rrjedhė. Mbarėsimi i tillė gjithashtu barbarėzohet me kurvėri, tė cilėn e refuzojnė ligjet hyjnore dhe ndėrgjegjja e njeriut tė virtytshėm, ngase nė kėtė mėnyrė njeriu bie nė nivel tė shtazėve ku nuk ka ndjenja pėr lidhje fisnike shoqėrore". (Shiko Fetave, Shejh Sheltut, f. 300.)

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    komplimente per kete ... vertet ky eshte spjegim prej botes se ndershmeve,andaj kush praktikon keto keshilla eshte prej te shpetuarve dhe prej te lumturve .

    "njeriu ka nevoj gjithmone per edukim por edhe nese gjendet ne prag te vdekjes"

  3. #3
    une mendoj se aborti eshte i keq ngase eshte si te vrasesh nje njeri

  4. #4
    Pėr njė Shqipėri ETNIKE Maska e Ylber_Experti
    Anėtarėsuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Nė Enciklopedinė: alb.exp@hotmail.com
    Postime
    25
    Allahu te shperblefte per keto sqarime qe ke sjell o vlla. Mire ben te na tregosh se kush eshte autori.

    Vella, a mund te i pergjigjesh pyetjes time?:

    "Nese nje burr ben planifikim familjar, dhe kete e bene duke u konsultuar me gruan e tij, dhe mirren vesh te dy, atehere a lejohet nje gje e tille, nese shkaku eshte, se prindi frikesohet se nuk do te ket shume kohe te kujdeset per femijet, dhe e ka qef qe te kam 3-4 femij e jo me shume. Dhe a lejohet nese prindi, ka nje aktivitet te davedit, dhe nuk ka kohe te punoje per familjen, a lejohet qe ky te beje planifikim familjar, duke bere 3-4 femije??

    Allahu te shperblefte
    ues-selamu alejkum
    Personaliteti i njeriut vishet me moral, ndėrgjegje, sinqeritet dhe karakter tė fortė. © Ylberi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    klevis , flm qe ke sjelle kete material te shkruar, shume interesant
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Studenti 2006
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    51
    Ju lumte djema per keto kellisha te vlefshme, ju pergezoj!
    JETA ESHTE NJE LIBER.
    KAPAKET E TE CILIT JANE LINDJA DHE VDEKJA
    NDERSA FLETET DITET
    JETOJENI SA ME SHUME

  7. #7
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Nėse bėhet aborti dhe fėmija del i gjallė e pastaj vdes, atėherė duhet tė paguhet kompensim (dijeti), ose mė sė paku tė dėnohet materialisht nėse del i vdekur. Nėse vėrtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fėmijės nė bark rrezikon jetėn e nėnės, atėherė sheriati lejon dėnim mė tė lehtė. Nėse nė kėtė rast duhet tė kryhet aborti atėherė lejohet, ngase nuk duhet qė nėna tė sakrifikohet sepse ajo ėshtė origjina e fetusit. Ajo ka tė drejtė nė jetė, ka fat tė pavarur nė jetė si dhe ka tė drejta tė cilat i takojnė dhe pėrgjigjet pėr to. Pėrveē kėsaj, ajo ėshtė shtylla e familjes dhe pėr kėtė shkak nuk ėshtė e logjikshme qė jeta e saj tė sakrifikohet pėr fetusin qė nuk ka ende personalitet tė vetin, si dhe ėshtė pa obligime e pėrgjegjėsi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)

    Cfare do te thote fjalia ne bold??????
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Postime
    65
    Edhe pse nena dhe babai i femijes jane shkaku i sjelljes ne jete ta femijes ata nuk jane pronare te tij dhe femija ka te drejtat e tij si edhe obligimet etij dhe Allahu ka caktuar per te te drejta mbi prinderit dhe obligime ndaj prinderve. Keshtu as prinderit e tij nuk jane qe nuk merren ne pergjegjesi per abortin e femijes keshtu ata duhet te kompensojne dhe eshte lirimi i nje skllavi apo agjerimi dy muaj rrjesht pa nderprerje dhe kjo eshte ajo qe kompensim kihet per qellim ne fjalet me bold.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Postime
    65
    Dy fjale ne lidhje me shtatezanine artificjale dhe gjykimi mbi te:

    Sot ne mjekesi ka menyra te ndryshme ne lidhje me shtatezanine artificjale dhe ceshtja qendron nese lejohen apo jo keto menyra te perdoren sipas islamit. Me poshte do te listoj rastet me te njohura dhe shkurt do te permend dy fjale rreth seciles.

    1) Marrja e spermes se nje burri tjeter nga burri yt dhe injeksioni i saj ne mirten tende. Kjo eshte haram dhe nuk ka dyshim per kete. Jo vetem qe dijetaret e kane cilesuar kete si nje lloj zinaje por ka edhe hadithe qe e ndalojne kete dhe njeri nga keta eshte edhe hadithi i sakte qe thote se "Pas shirkut, mekati me i rende eshte derdhja e spermes ne mitren haram". Pra ne kete hadith eshte permendur derdhja e spermes ne mitren e tjeter vec gruas tende. Dhe nuk eshte permendur ketu mardhenia.

    2) Marrja e vezeve te nje gruaje tjeter dhe te spermes se burrit tend dhe injeksioni ne mitren tende. edhe kjo eshte haram dhe njelloj si rasti i pare pasi gruaja tjeter nuk ka lidhje me burrin tend.

    3) Marrja e vezeve te tua dhe e spermes se burrit tend dhe injeksioni ne mitren e nje femre tjeter. Edhe kjo eshte haram dhe njelloj si rastet e siperpermendura.

    4) marrja e vezeve te tua dhe e spermes se burrit tend dhe injeksioni ne mitren e gruas tjeter te burrit tend. Edhe kjo eshte haram ngase nuk dihet se kush eshte nena e vertete dhe ketu ngaterrohet dega familjare dhe ne ceshtjet e trashegimise krijohet konfuzion dhe padrejtesi.

    5) Marrja e vezeve te tua dhe e spermes se burrit tend dhe berja e mbarsjes ne laborator dhe injeksioni pastaj ne mitren tende. Kjo lejohet dhe nuk ka asnje problem.

    Raste te tjera jane te ngjashme me keto dhe rasti i peste eshte rasti me i qarte qe eshte hallall. Pra per aq kohe sa vezet e tua dhe sperma e burrit tend injektohen tek ti nuk ka problem. Po qe se dicka tjeter perzihet me to nga sperma apo vezet e dikujt tjeter atehere nuk lejohet.

    Gjeneologjia eshte dicka qe nuk mund te anashkalohet ne islam apo edhe ne Kristjanizem dhe ne fene Jehude. Nuk mund te pretendoje dikush se ketu nuk ka problem pasi vete lidhjet e gjakut ngaterrohen dhe jo vetem qe krijohet padrejtesi ne ndarjen e trashegimise por edhe ne lidhjet martesore keshtu ose perfundon qe te martohen me njeri-tjetrin ata qe nuk duhet te martohen ose mbeten pa martuar ata qe mund te martoheshin por si rrjedhim i dyshimit te ngritur mbeten pa u martuar.

    Edhe nese nuk je fetar dhe fillon te mendosh rreth kesaj qe eshte permendur do te shohesh se keshtu eshte e drejta dhe askush nuk mund te kerkoje te drejtat qe mbase jane te tjetrit. Islami ua pret rruget mosmarrveshjeve dhe padrejtesise qe ne fillim. Dhe sikurse njihet nga te gjithe: "Parandalimi eshte me i mire se kurimi".

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-04-2006
    Postime
    31
    bravo per temen. mu be qejfi qe lejohet planifikimi familjar po u habita per argumentat mbi fekondimin artificial dhe adoptimin e femijeve. Kam mendu se kush adopton nje femij ban sevap. tema te tilla sqaruese jan shum te nevojshme. flm

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fekondimi artificial, lindin pėr herė tė parė katėrnjakė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 08:05
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-11-2015, 07:25
  3. Lufta ndaj mjedisit nė Shqipėri
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 409
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 21:23
  4. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  5. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •