Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26

Tema: Pritja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Pritja

    Sa me shume ai plaket aq me shume mendoj per vdekjen e tij.
    Pritja eshte e rende, ndersa ai mengjeseve ngrihet me nje shprehje te lodhur ne fytyre sikur ta kete mbartur mbi shpine edhe ne gjume. Pastaj me shikon me nje veshtrim te qete, e fillon te me pyese per gjera te parendesishme.
    Me gjithe dashurine qe kam per te, kjo gje me nervozon pa mase. Nuk dua te flase per gjera te kota.
    Ne nuk shihemi shpesh.
    Une jam gjithmone larg.
    Vij ta shikoj vetem fundjavave.
    Ne takohemi jo me shume mall.
    Mua gjithmone me ben pershtypje dora e tij e madhe e ngrohte dhe butesia e saj.
    Mengjeseve, ai vishet ngadal, dhe e ben kete gjithmone perpara pasqyres. Shtrendon kollaren, i hedh nje shikim te shpejte vetes nga koka tek kembet, dhe i kenaqur me rregullsine e tij del per te pire kafene.
    Une nuk kam shume kohe te mendoj. E shikoj dhe kenaqem me pranine e tij. Jo rralle ai ndihet aq i lodhur sa nuk del nga shtepia. E pi kafene ne shtrat. Une i ulem tek kembet e krevatit, e perpiqem ti terheq vemendjen me biseda. Ai buzeqesh, dhe habitet me mua.
    Ti je i cuditshem me thote.
    Gjithmone kontradiktore me veten.
    Kjo eshte e vertete. Sjellja ime eshte mjafte kontradiktore me mendimet e mia. Pastaj une dua ta perqaf, por ai refuzon plot bezdi. Nuk i pelqen dashuria e tepruar. Mbremjeve ulemi te gjithe per te ngrene darken. Ai ben komente rreth ushqimit, permend emra gatimesh, vererash qe jane gjithmone te reja per veshet e mi. Shpesh edhe ankohet se mishi duhet te ishte pjekur edhe pak, ose se gjella ka shume kripe.
    Eshte e veshtire ta kenaqesh, por me e veshtire ta bindesh se eshte gabim.
    Ai eshte kokeforte, dhe kjo e ben edhe me te cmuar ne syte e mij. Pastaj ai ndez nje cigare. E thith plot epsh filtrin e saj.
    Ne keto caste duket shume i menduar. Nje djall e di se cfare ka ne koke.
    Pastaj me shikon me nje shikim te thelle depertues e qete me pyet. Ti do ikesh neser apo jo. Une tund koken ne shenje pohimi, ndersa ai hesht serish. Pastaj hap nje liber dhe shfleton deri ne dremitje. Ne keto caste eshte kaq i embel, a thua nuk e ka prekur azgje e poshter nga kjo bote.
    Vetem frika se mos e zgjoj ma vret deshiren qe kam per ti puthur doren e madhe qe i varet shkujdesur mbi liber.
    Ne mengjes une iki gjithmone heret.
    Nuk pershendetemi thuajse kurre aq sa shpesh mendoj se ai i shmang me qellim shtrengimet e duarve.
    Une do te kthehem fundjaven tjeter.
    Deri atehere te gjitha keto do te marrin nje tjeter kuptim, nje tjeter vlere.
    Pritja sigurisht nuk di te hesht.

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Thjesht, bukur, saktė.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    oh shume bukur! ke talent. Urime!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    Aspak e bukur, aq me teper e thjeshte
    vec nje DHIMBJE saktesisht e milimetruar...

    Nuk di nese pritja e pritjes se tij eshte miniature e pritjes tende apo e anasjellta?

    I zilepsem pritjes tende (qe mbaron cdo weekend e rinis cdo fillim jave) kur vėrej pritje te tjera, pa fund e krye qe mbeten peng receptoresh.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Femra

    Une punoj deri vone.
    Ne qetesine e nates punohet me mire.
    Ajo mbeshtet barkun e saj mbi shpinen time.
    Ndiej ngrohtesine e barkut , dhe ashpersine e qimeve te pubisit.
    Filloj ta puth kafsherisht.
    Ajo vetem hungerin si kafshez e vogel.
    Me shikon me syte e medhenj dhe me ben te mendoj 100 gjera.
    C’te bej me te ???
    Ta vras
    Ta mbaj ne duar
    Ta dua
    Ta braktis
    Ajo dhemb.
    Ajo te shikon ne sy, dhe qesh. Nuk kupton azgje nga mendimet e mia. As une nuk I kuptoj mendimet e mia.
    Ato jane te huaja.
    Pastaj ajo shtrihet ne brinje.
    Ovale te deformuara, kapricoze, e bejne edhe me te deshirueshme. Buzet e trasha, te fryra shperthejne ne buzeqeshje.
    Une I kthje kurrizin, edhe pse te luash indiferentin me te nuk eshte e lehte.
    E di qe do te thyhem.
    Ajo mermerine dhe shikon fluturat qe sillen rreth drites se ambazhurit.
    Pastaj kendon nje kenge.
    Me pelqen ta shtyj sa mundem heshtjen time.
    Ajo thote “hej, ti”
    Une kthej koken, dhe e shikoj tek qesh.
    Ajo me shikon ngultaz.
    Fjalet jane shume.
    Nata edhe me shume se fjalet.
    Ajo hesht.
    Ajo qesh.
    Ajo mermerine.
    Ajo me veshtron.
    Ajo dhemb.
    Kete mund ta them me ze te larte.

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė gjuhėn shqipe midis i/e bukur, i/e thjeshtė dhe pėrkatėsisht bukur dhe thjesht ėshtė njė det i tėrė nė mes. Dy tė parėt janė mbiemra, dy tė dytat janė ndajfolje.
    Bukur (i, e) mb. 1. Qė ka tipare tė rregullta, vija a lėvizje tė harmonishme, gėrshetim tė kėndshėm ngjyrash, brendi tėrheqse, pėrmbajtje tė lartė, veti tė mira morale, ndjenja fisnike etj,...; kund. E shėmtuar.
    Bukur ndajf. 1. Nė mėnyrė tė bukur.
    Thjesht ndajf. 1. Jo me tjetėr gjė, pa asnjė pėrzierje me lėndė tė tjera, vetėm. Thjesht lesh. (si shkrimi i dytė i nitROSHIT) ... 3. Pa shtuar a ndryshuar asgjė, pa u thelluar mė tej, pa dhėnė asgjė tė re, vetėm. ... Pa u mburrur e pa u lėvduar, pa u mbajtur me tė madh, nė mėnyrė tė ēiltėr e tė ngrohtė; miqėsisht, shoqėrisht.
    Thjeshtė (i, e) mb 2. libr. Qė pėrbėhet nga njė pjesė, nga njė njėsi ose qė i ka lidhjet midis pjesėve qė e pėrbėjnė jo tė ngatėrruara, qė nuk ka pėrbėrje a ndėrtim tė ngatėrruar...
    kund. i pėrbėrė; i ndėrlikurar.
    Sipas meje ėshtė shkruar thjesht qė nė fjalinė e parė “Sa me shume ai plaket aq me shume mendoj per vdekjen e tij.” Duke vazhduar nė mėnyrė tė ēiltėr e tė ngrohtė deri tek fjalia e fundit qė na ka dhėnė titullin dhe shkrimin e bukur.
    Qė pata thėnė bukur (pra, nė mėnyrė tė bukur) ma miraton fjalia saktėsisht e milimetruar, por le tė ecim mė tej. Tė thuash “aspak e bukur” shkon drejt tė kundėrtės qė nė kėtė rast ėshtė e shėmtuar, fjalė qė ne nuk e pėrdorim as pėr ndarje tė pėrkohshme as pėr ndarje tė pėrhershme.
    Shpresoj tė jem i saktė, Hėna.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    I lagur

    Ketu bie vazhdimisht shi, sidomos ne vjeshte.
    Cdo dite kthehem i lagur ne shtepi.
    Une mbaj cader te madhe.
    Vesh cizme llastiku dhe nje gazhup lekure qe me mbulon deri tek gjunjet.
    Shtepia eshte e ngrohte.
    Shtrati edhe me i ngrohte.
    Ajo eshte duke bere dush.
    Une hyj ne dush me gjithe rroba. Jam aq i lagur sa nuk ka asnje ndryshim nese zhvishem ose jo. Ajo qesh me mua. Une ulem tek kembet e saj. Uji i dushit me perplaset ne fytyre.
    Ajo ulet bashke me mua.
    - Me ler te te nuhas gjinjte.
    Ajo afrohet edhe me.
    - "Shiko se si jane fryre" thote dhe qesh.
    Rrenqethem.
    - Dua te te strukem nen brinjen tende, te ngrohem me trupin me tend.
    - Pse nuk zhvishesh edhe ti?
    Une nuk pergjigjem. Nuhas trupin e saj.
    - Trupi jot merr fryme nepermjet poreve.
    Une i prek me majen e hundes hapesiren midis gjinjve.Ata jane me te vertete te fryre.
    Yji rreshket neper rroba, dhe ftohet gjate rruges per ne fund te kembeve.
    Une rrenqethem. Ajo ma mbashtjell fytyren me duar, me ngre koken lart, e me shikon drejt e ne sy.
    Pastaj me perqafon embel.
    Ajo thote "Zemer".
    Hesht dhe flet me frymarrje.
    Ninulle dashurie, nen dush, keshtu me pelqen ta quaj kete moment pergjumes.
    Me mollezat e gishtave i skanoj brinjet. Mbushet me fryme, nen dridhje gjinjsh.
    Brinjet!
    Sa me pelqen ti strukem nen brinje kur uji i dushit me rreh fytyren.
    Ketu bie vazhdimisht shi, sidomos ne vjeshte.
    Cdo dite kthehem i lagur ne shtepi.
    Une mbaj cader te madhe te cilen harroj gjithmone ta hap.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ..."mbaj cader te madhe, te cilen harroj gjithmone ta hap"
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Kanarina

    Une nuk kam patur kurre kanarine, e megjithate sot vrava kanarinen.
    Tani jetoj vetem.
    Kishim kohe qe nuk shkonim mire me njeri tjetrin.
    Nje lufte e pashpallur kurre midis meje e saj.
    Ajo nuk kendonte ne pranine time.
    Une nuk ja pastroja kafazin.
    Ne sy nuk shiheshim prej javesh.
    Sot e vrava, ate krijese te zbehte sy-trishte.
    U ula ne karrigen e kashtes dhe e pashe aq gjate sa ngordhi.
    Ajo nuk duroi dot veshtrimin tim.
    U plandos ne fund te kafazit.
    U plandos sqephapur.
    Atehere e kuptova se e kisha pare me gjate sec duhej.
    U vesha dhe dola te blej nje tjeter.
    Vajza me floke te grunjte ne dyqanin e kafsheve me pyeti se me cfare mund te me ndihmonte kete here.
    Isha klient i rregullt.
    - Keni kanarina- pyeta.
    - Po- tha ajo prere.
    - Atehere me jepni nje kone, mace, hipopotam...... cte jete vetem kanarine jo.
    - Pse i keni kaq zet kanarinat, ju gjithmone pyesni per kanarina, por asnjehere nuk blini.
    - Sepse per te 13 here vrava nje kanarine qe nuk e kam patur kurre- thashe, dhe pashe se si u pikellua edhe ajo.
    Kur vret nje kanarine qe nuk e ke, nuk mund te mos e mendosh vdekjen e asaj qe mund te kesh, fola dhe dola me nje mace ne duar.
    Kisha vrare per te 13 here nje kanarinen qe nuk e kisha.
    Per te 13 here blija nje mace.
    Sa me mungonte kanarina qe s'kisha.
    Sa me mungonte kanarina qe vrava.

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    .....Te pakten s'te mungojne macet!!!!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Plagė jete!
    Nga Poeti nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 29-05-2007, 18:35
  2. Sa prisni para se tė flini me njė person?
    Nga @ngel_EyEs nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 18:20
  3. Dashuria nė dy kohė
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Kur do tė kthehen eshtrat e tė ndjerit Llapushnikit?
    Nga kallajxhi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 15:31
  5. Pritja!!!!!!!!
    Nga denku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-04-2003, 21:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •