Sa me shume ai plaket aq me shume mendoj per vdekjen e tij.
Pritja eshte e rende, ndersa ai mengjeseve ngrihet me nje shprehje te lodhur ne fytyre sikur ta kete mbartur mbi shpine edhe ne gjume. Pastaj me shikon me nje veshtrim te qete, e fillon te me pyese per gjera te parendesishme.
Me gjithe dashurine qe kam per te, kjo gje me nervozon pa mase. Nuk dua te flase per gjera te kota.
Ne nuk shihemi shpesh.
Une jam gjithmone larg.
Vij ta shikoj vetem fundjavave.
Ne takohemi jo me shume mall.
Mua gjithmone me ben pershtypje dora e tij e madhe e ngrohte dhe butesia e saj.
Mengjeseve, ai vishet ngadal, dhe e ben kete gjithmone perpara pasqyres. Shtrendon kollaren, i hedh nje shikim te shpejte vetes nga koka tek kembet, dhe i kenaqur me rregullsine e tij del per te pire kafene.
Une nuk kam shume kohe te mendoj. E shikoj dhe kenaqem me pranine e tij. Jo rralle ai ndihet aq i lodhur sa nuk del nga shtepia. E pi kafene ne shtrat. Une i ulem tek kembet e krevatit, e perpiqem ti terheq vemendjen me biseda. Ai buzeqesh, dhe habitet me mua.
Ti je i cuditshem me thote.
Gjithmone kontradiktore me veten.
Kjo eshte e vertete. Sjellja ime eshte mjafte kontradiktore me mendimet e mia. Pastaj une dua ta perqaf, por ai refuzon plot bezdi. Nuk i pelqen dashuria e tepruar. Mbremjeve ulemi te gjithe per te ngrene darken. Ai ben komente rreth ushqimit, permend emra gatimesh, vererash qe jane gjithmone te reja per veshet e mi. Shpesh edhe ankohet se mishi duhet te ishte pjekur edhe pak, ose se gjella ka shume kripe.
Eshte e veshtire ta kenaqesh, por me e veshtire ta bindesh se eshte gabim.
Ai eshte kokeforte, dhe kjo e ben edhe me te cmuar ne syte e mij. Pastaj ai ndez nje cigare. E thith plot epsh filtrin e saj.
Ne keto caste duket shume i menduar. Nje djall e di se cfare ka ne koke.
Pastaj me shikon me nje shikim te thelle depertues e qete me pyet. Ti do ikesh neser apo jo. Une tund koken ne shenje pohimi, ndersa ai hesht serish. Pastaj hap nje liber dhe shfleton deri ne dremitje. Ne keto caste eshte kaq i embel, a thua nuk e ka prekur azgje e poshter nga kjo bote.
Vetem frika se mos e zgjoj ma vret deshiren qe kam per ti puthur doren e madhe qe i varet shkujdesur mbi liber.
Ne mengjes une iki gjithmone heret.
Nuk pershendetemi thuajse kurre aq sa shpesh mendoj se ai i shmang me qellim shtrengimet e duarve.
Une do te kthehem fundjaven tjeter.
Deri atehere te gjitha keto do te marrin nje tjeter kuptim, nje tjeter vlere.
Pritja sigurisht nuk di te hesht.
Krijoni Kontakt