Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Pesė Minuta

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Pesė Minuta

    PESĖ MINUTA


    Duan tė mė trasferojnė nė njė dhomė tjetėr, nė godinėn pėrballė, brenda tė njėjtės “Shtėpi Studenti”. Mė lajmėruan pa shumė ceremoni. Dy tė portinerisė trokitėn, e pa me lėnė kohėn t’iu hap deren, mė komunikuan tė zbrazja dhomėn.
    Kur e hapa, ishin zhdukur, si dy lajmėtarė qė ndillnin keq, kishin lėnė pas vetes njė shirit tymi ngyrė gri. Thashė mos mė kishin bėrė veshėt. Mos ishte e gjitha fryt i mendjes sime. Mė duket sikur po ndodh dicka e fshehtė, pas krahėve tė mi, kam dėshirė ta mėsoj se c’ėshtė, por nuk luaj vendit.
    Ul grillėn, lė vetėm njė shteg drite, prej katit tė tretė ku jam arrij tė shoh kush hyn e kush del nga konvikti « De Lolis ».
    Nėse mė kanė thėnė tė vėrtetėn, unė do marr dhomėn e njė tjetri, e njė tjetėr do futet nė dhomėn time. Pres, me durim, tė futet njė student i ri, qė s’e njoh, nė konvikt, tė cojė kokėn lart, te kerkoje dhomen, eshte Ai, e une do zbres poshte, do ta ndal. S’kam per ta lene te hyje brenda, te firmose shkresat e te marre celesat qe duhet t’i dorezoj ne mbremje.
    Dy tre here luaj vendit, me duket idiote te kem degjuar urdhrin e portiereve, nderkohe kam nisur te heq fotografite nga muri, iu vjen rradha posterave, heq kujtime dhe kartolinat e dites qe isha ne Venecia.
    -C’po ben, budalla ?-peshperis, sikur te jem perballe nje mashtrimi te vetes. Kjo dhoma ime, kujtimet e mia, dita e pare qe shkela ne universitet, sa here me jane marre kembet kur i dehur gjeja force te mbahesha lart e poshte, derisa rrezohesha e ne mengjes e gjeja hunden e derrmuar ne dysheme. Tre vjet ne kete hapsire te ngushte, e tani s’ma ben zemra te dal.
    -Nuk e kishin, jo, nuk e kishin me mua,-perseris, e me duket sikur kam te drejte.
    Bie telefoni i dhomes. E coj receptorin ne vesh, e nje urdher i gjate nje fjali, me shpjegon dhomen ku te shkoj. Ne nje godine tjeter, dhome e sapondertuar, e re, me e madhe, e ndricuar, me nje ballkon te vogel, qe sheh perpara nje park qyteti dhe nje shkolle femijesh.
    -Nuk leviz!-perseris me guximin e atij qe e ndjen padrejtesine. –Me lini ku jam!
    -Eris Rusi?!...Jane listat! E ke bere kerkesen ta mbash te njejten dhome kete vit? Me mire te trasferohesh sic po ta kerkojme. S’ka per te te munguar gje ne banesen e re.
    -Une...
    -Ora gjashte !
    -Protestoj!
    -…!
    Rregulla, rregulla, rregulla! …Perse nuk cohem te vesh xhaketen, te dal jashte, te kerkoj, te ngul kembe, te perseris nje kerkese te drejte. Kam kete e kete gje qe duhet ta trasportoj, nuk mund te luaj vendit kuti te mbushura me libra. Pastaj sende, orendi, kujtime, gjera te renda, qe mezi i leviz, do duhen dite, jave, muaj, te mund te organizoj gjithcka.
    Ku po me cojne? Perse nuk vendos dot per gje? Burokraci njerez te vegjel buburrece vetem te dua e mund t’i shkel me kembe Akoma nuk e dine kush jam nuk e dine qe mund te semurem S’iu kane thene sa i lidhur jam me boten time, sa shume qe i vuaj gjerat? S’arrij as te flas, dreqi ta haje, tani!
    Kjo qe po me ndodh eshte e re e papritur nuk e dija s’me lajmeruan Po me cojne ne tjeter vend [[[ perse nuk po ngul kembe?
    Akoma s’me duket sikur nuk jam une ai qe po e trasferojne? [[[[[[[[[[[[[[[[[[nuk e meritoj? Eshte per me mire]]]]]]]
    Po dal, ka akoma kohe te shkoje ora gjashte. Le te bej nje operacion zbulimi, te marr vesh ku po me futin. Kur te me shohin, qe po ec i keputur, i vrare, i plagosur, do t’iu vije keq. E marrin vesh qe edhe keto gjera te vogla, pa rendesi, si nje tumor beninj, mua me vrasin, me trishtojne, s’ dua te nderroj dimension, i ulur vetem ne tavolinen time.
    Po te mos shkoj, ama, do behet skandal. Do thone qe kam luajtur mendsh. Do te me trasferojne, do te me heqin per fare nga kjo shtepi studentesh? Mundet ta bejne? Mund te bejne cdo gje. Edhe une. Po e bej me vone shetitjen e zbulimit. Duhet te mbush kutite. Po vuaj. Asnje s’e di se sa. Po me vrasin. Sa e padrejte eshte kjo. Tronditen ekuilibrin tim. Me lane te lekundem mbi nje ure qe i ka kembet buze gremines. Me hodhen poshte.
    Kutite e tjera ku jane? S’po i kerkoj ndihme njeriu. S’dua te marrin vesh c’po heq. Pastaj eshte dhoma ime. E mbushur me gjera te shkuara, dua te jem i fundit dhe i vetmi qe po iu le lamtumiren.
    Ka akoma kohe te shkoje ora gjashte. Po mbaroj punet, pastaj, te shoh, nese jam i lodhur, te fle.
    Dhoma qe po le duket e zhveshur, sikur mos kete jetuar nje njeri gjate gjithe asaj kohe por vetem heshtja dhe harresa.
    Po mbledh sendet e fundit te mbetura. Ngarkohem, nuk dua te bej rruge tjeter, dal, e me duket sikur shoh studente te tjere, miq te dhomave ngjitur, qe perkulin dorezen, e di qe duan te dalin, te me takojne, por iu vjen keq. Nuk duan te me rendojne. Me mire keshtu.
    Ora gjashte
    -Erdha te dorezoj celesat
    ne dhomen e re nuk e kam ndezur akoma driten elektrike
    I vendosa ne erresire, njera mbi tjetren, te gjitha kutite, e tani po zbres poshte. Ne oborrin e konviktit. Me duart ne koke, duke menduar. Njerez kalojne dhe me rrahin supat. Ata qe flasin, e bejne duke me pare ne menyre tinzare. Dikush qesh nen buze. Sikur te panjohur me tregojne me gisht, duan te thone qe e pesova dhe une. Po c’ka ndodhur? Akoma nuk po ngjitem ne dhomen e re?
    T’i sistemoj gjerat? T’i nxjerr nga kutia?
    Te shoh dhomen qe me lane. Ne katin e dyte, korridor i gjate, i heshtur, asnje levizje, sikur s’merr fryme njeri. Shikoj prapa, me friken mos me ndjekin, mos me bien ne qafe, mos me rrahin, me bejne cope cope e me lene te vdes i vetem ne kete kat te panjohur.
    Asnje s’e merr mundimin te perleshet me mua.
    Hap dhomen e re. Grila e ballkonit e ngritur lart, hyn nje drite misteriose, rrekem te bej levizje te shpejta, ndez nje neon qe perpin ne cast hijet misteriose dhe mbushem me fryme. Nje dhome e madhe, e bollshme, e fresket. Mundohem ta bind veten te me pelqeje. Me duket indiferente.
    I cel te gjitha kutite, i permbys ne toke, libra, disqe, rroba, dy cadra te prishura, bishti i fsheses, foto, ngjitesa, i kam sjelle te gjitha, pasqyra e lavamanit.
    E paskam shkulur pa dashje nga dhoma e vjeter ? Po shkoj ta coj. Te jem edhe njehere tek dhoma e zbrazet, e vjeter. Zbres shkallet, kapercej korridore, nuk mund te mbaj dot teshtima malli qe me vijne natyrshem, sa me shume i afrohem.
    Nderroj godine, therras ashensorin, ngjitem ne katin e trete e vetem kur jam para deres e fut doren ne xhep te nxjerr celesat, i bie mendjes e ndjej dhimbjen qe behet njesh me mua. I dorezova ne portineri!
    -Ec perpara!
    Kush foli? Leviz i trembur, me duket sikur dikush me foli, kthej koken pas, korridori i zbrazet, i mbuluar nga nje tis i erret, qe me ngjall dyshim, nga dhomat e tjera asnje pipetime. Pastaj dera e dhomes sime te vjeter, qe nis te hapet ngadale. Kush te jete brenda ? E kap me te dyja duart pasqyren, nje goditje me te e pastaj «lamtumire », shoku im, mjere ti po te zuri ne koke....
    - Futu brenda !-s’kam kohe te them dot gje, nje burre i madh ne moshe, (te jete akoma student ?!) me heq brenda dhomes dhe duke me peshuar me sy, thote :
    -Edhe une kam nje te njejte me te! Eshte aty, - dhe ben me koke nga vendi ku duhej te ishte pasqyra e lavamanit.
    Si kjo qe po mbaj ne dore. Nuk e paskam hequr?! Aty eshte…
    Nuk ka levizur asgje nga dhoma e vjeter. Posterat jane te gjithe neper mure, fotografite, frigoriferi, televizor, pantoflat qe dalin poshte krevatit tendat e erreta lampadari i zi stofa e vogel e nxehte ku po zjejne geshtenjat, sa une luaj prapa, buzet me thahen dhe nuk arrij dot te flas. Si eshte e mundur?
    Shtrati nuk eshte i rregulluar, me bisht te syrit shoh mbulesen e kalter, me duket sikur leviz gje, si eshte e mundur, them, kur bera gjithe ato rruge me kutite e mbushura plot dhe ne perfundim dorezova celesat e nje dhome te zbrazet? Mos nje shaka fati i kishte futur brenda, nga e para, gjerat e mia, kur une kisha dale ne kopshtin e konviktit? Por sa kohe qe kishte kaluar atehere? Mua m’u deshen ore t’i leviz te gjitha, e jashte dhomes se re une s’ndenja me shume se nje grusht minutash.
    Vazhdova te rreshkas per mbrapa, deri sa e gjeta veten te sigurte, me shpatulla pas muri. Pastaj nisa ta mat me sy distancen nga i panjohuri, qe e vuri re shqetesimin tim, buzeqeshi e tha:
    -I ka lene ketu, te gjitha, paraardhesi im,-ngre supat sikur te kerkoje ndjese, pa me njohur dot kush jam. E megjithate fotografite…Duhet t’i shohe e ta marre vesh me ke po flet, une duhet te kem nje shpjegim, c’bejne akoma ketu sendet e mia.
    S’e kam dot perqendrimin, kur e humb nga syte dhe e shoh qe vjen si ere drejt meje, me shtyn, sikur te jem duke i penguar rrugen, e une duke humbur ekuilibrin, e shoh qe shkel me kembe dicka ne dysheme, degjohet nje piskame e dobet, klithma e nje vrasjeje, nje pafff ne ajer dhe asgje tjeter.
    Ngrihem i tronditur, perpara eshte rafti i eneve, kam nje thike te madhe, ta kercenoj, ta pyes, c’po ben ky njeri, kush eshte?
    -Me fal,-thote sikur ta kete kuptuar qe e shkeli me mua,-por nuk mundem, qe kur kam erdhur qe dalin nga vrima, brenda dhomes, levizin gjithandej e me bejne zhurme e rremuje. Duhet t’i mbyll te carat, nuk behet keshtu…
    -Te dalin insekte nga dhoma?
    -Jo, jo, e sheh,e kam fjalen per keto...,-hap duart, e me duket sikur shoh dicka te vogel, gati te tejdukshme, qe fluturon ne ajer, vjen drejt meje, te kerkoje ndihme. Pafffff, perseri. Duart e te panjohurit mbyllen njehere e pergjithmone, i gjori ose e gjora nuk ekziston me. Cohet dhe shpelahet ne lavaman. Me kurrizin e kthyer, me thote:
    -Me ndihmon, tani?
    Nuk di c’te them. Marr nje karrige dhe e afroj tek vendi ku isha me pare, me shpatulla murit. E shoh.
    -S’besoj te kthehet pas, t’i marre gjerat qe la ketu,-me thote, tund koken i bindur per c’thote, e une s’dua, s’di, s’mundem, t’i them ja ku jam, te marr gjerat e mia, ato qe i kam lene, me duket ne dhomen e re.
    Ky shkul fotografite, njera pas tjetres, merr nje gershere te madhe e nis i ben fije-fije, copa te vogla, ku s’arrin te duket gje.
    Ja ku po i shket duarsh nje copez ne miniature e hundes sime. Fotografi e Venecias. Sa me qejf e kisha ate poze.
    Po perse nuk luaj vendit? Ta ndaloj, te deboj jashte dhome? Po pres te thyhet brenda meje nje mikrokozmos, te ndiej dhimbje, te me ngjallet shemti per krimin qe po ben i panjohuri me fotografite e mia ? nuk po ndiej, nuk po ndiej gje. Vetem e shoh. Tani sapo ka prere koken e nje mikut tim, nje dore te Beles, tim ati ia hoqi kembet me nje te goditur gershere. Qesh, apo nenqesh, nuk e di c’po ndodh por buzet e mia levizin. Kete e kupton i panjohuri, qe merr me shume guxim, tani i ka mbaruar forografite, ka bere nje pirg te vogel me kufoma fotosh ne kembet e kevatit. Merret me posterat. Valentino Rossin, Shumaker, Ashanti, Eminem, Keit Moss, asnje s’i shpeton kirurgjise se tij.
    -Me ndihmo, me ndihmo,-me jep kurajo, e sheh qe une lekundem, e kam me qejf levizjen e shkathet te gersheres.
    Faqet e murit zhvishen, dalin te gjitha, edhe vrima mbi koken e krevatit qe e kisha zene me nje fotografi te madhe nga ato te reklamave te kinemase.
    Shenjat e ngjitesit e bejne kete dhome te duket me vraga, me rrudha, nje fytyre orror, dicka qe as i afrohet dhomes ku une jetoja deri dje.
    -Do ngjitesh te tuat tani?-e pyes me shpresen mos e ben sa me shpejt kete pune, qe te arrij te largoj nga syte kete pamje te mjere te dhomes sime te vjeter.
    -Do ta le sic eshte. Kete ka jetuar nje tjeter, me pare, s’kam c’te ngjit dot mbi keta mure, do mbeten te zbehte, te zhveshur, te shemtuar, s’i ndih me dot asnjeri tashme.
    -Edhe ate gropen, edhe ate, qe eshte mbi shtrat, nuk do ta fshehesh me gje ? po ta lesh ashtu, do te vije nje dite ushtria e shumekembeshave qe po vrisje aty para, i mjeri ti, pastaj.
    -Thua ?- me flet sikur te dije me shume e me shume se mua.
    -I gjori, i gjori njeri ! s’ka per te gjetur me paqe ne bote.
    -Kush, cili?-pyes, me nje parandjenje kobzese ne shpirt.
    -I gjori, ai,… qe jetonte ne kete dhome.
    -C’thua,-i them e me del nje ngerdheshje per te zbuar nga koka ime rene e zeze te dyshimit. –Nga e njeh ti? E di apo jo kush jam une? Fotografite, shikoji me vemendje, shihi dhe do ta kuptosh!
    –Nuk i shoh dot, me ndihmo, ma pershkruaj, me trego! Eshte problem i shpirtit tim. U tha i gjithi, e shpirti qe shnderrohet ne shkretetire eshte i verber, e dielli i nxehte i jetes, qe rreh token e kraharorit tim, than edhe ajrin brenda, me ben te me pervelojne globet e kafkes, i shikoj gjerat, pa arritur t’i kuptoj dot ose jo.
    -Nje djall e gjysem. Je apo jo student o burre?
    -Une?! Student?!!!!-dhe qesh, sic nuk e kishte bere prej kohesh. Vete tek rrafti i nderresave, e si nje mjeshter ne kete pune, shkul kanaten me nje te goditur, e perplas ne toke, cope-cope, e mua me duket sikur ne cast po me lehtesohet nje dhimbje e larget, nuk e ndiej me ne koke te caren qe bera dikur duke u perplasur pas asaj kanate. Edhe vraga ne kafken time qenka mbyllur tashme.
    -Atehere c’dreqin do ne kete shtepi studentesh? Ne kete dhome te vogel, te zhveshur, studenti?
    -Shtepi studentesh? E ke idene ku jemi ketu?
    „Kjo eshte dhoma ime, dhoma ime e vjeter“, matem te ulerij, por i panjohuri me ben me shenje, me nxit te shkoj tek dritarja dhe o zot: e mbyt klithmen qe behet te dale prej meje duke i vene te dyja duart ne goje. Jam i ngritur lart, lart, ne qiell, e muret qe me mbajne brenda qenkan nje keshtjelle e larte, e erret, e erret.
    -C’behet keshtu? C’pune kam ketu?
    -Te thashe te vije brenda dhe ti u fute. I ndjeva hapat tend ne korridor, ke muaj e muaj te tere qe po vertitesh lart e poshte, pa e vendosur ne duhet te hysh, apo te dalesh nga kjo keshtjelle. Une u merzita i vetem, duke shkaterruar gjithe kete thes gjerash te paraardhesit te dhomes. Ku i ka gjetur, te tera keto?! M’u desh te bej njemije e ca beteja.
    -Lufte? Brenda kater muresh?
    -Lufte e ashper, e eger, i shkaterrova kolose, gjigande, vigane, pastaj njerez, endrra, vegime, tani kam arritur tek insektet, ca buburrece te vegjel, me fytyre njeriu, qe gjejne akoma strehe e fshihen ne vende ku s’me arrin dora. I gjori njeri, s’gjen dot me paqe ne bote!
    -C’po i ndodh, c’do t’i ndodhe?-e pyes dhe i shtrengoj doren gjtihe ankth.
    -I mbaroi afati. Njerezit, para se te behen si une, jane qenie me te lumtura ne bote, te bekuarit e zotit, me te pastrat, me te dlirat, vetem era e shpreses se mire fryn ne skajet e shpirtit te tyre.
    E gjithe kjo zgjat pese minuta, kaq pak, e mendon, e ne ato pese minuta, pese caste, njerezit ndertojne e ngarkohen aq shume, lidhen e kapen me vargonj, me pranga, me kujtime, e dine qe minutat po kalojne, bejne akoma me teper, kur afrohet fundi, s’e marrin dot vesh, vetem vertiten, kuturu, nga nje vend te tjetri, pa e ditur ku te ndalen me pare.
    -Pastaj?
    -Pastaj parajsa e tyre behet nje qiell i erret, i erret, qe sa vjen e ulet, ulet, t’iu marre frymen e te vdesin. S’ka me prehje ne bote per ta. Nisin ta mendojne veten si deshtake, mbaroi entuziasmi, iken premtimet, telashe, varferi, si te lindur te pafat, nuk kane me kohe te bejne gje me endrrat e tyre. E shohin veten ne pasqyre dhe ndjejne krupe per fytyren e lodhur, qe mplaket, rrudhet, s’e merr me mend sa kohe kalon, e ata gjithmone e me shume hedhin rrotull themelet e nje keshtjelle si kjo, me nje dhome teke, duan ta ndertojne e te fusin brenda njerez te verber shpirti si une.
    -Perse, perse e gjithe kjo ?
    -Qe une t’iu shkaterroj te bukuren. T’iu vras pergjithnje ato pese minuta, te jetura ne liri, pa pranga, ku krijuan aq shume, e enderruan. E une ja ku jam, i bej betajatper ta, po ia vras njera pas tjetres paraardhesit te kesaj dhome, shpresat dhe kujtimet, qe ne fund te diteve te jete i qete, te vdese ne paqe, pa brerje ndergjegjie mbi qerpiket e vulosur nga heshtja.
    Ul syte, kam akoma te shtrenguar, ne dore, pasqyren e lavamanit, qe reflekton, hera e pare qe shoh, imazhin e nje burri, te nje plaku, te lodhur, te rrudhur, pa deshire per jete. Jam une. E pa mundur t’i them dot gje, te panjohurit tim, i pergjigjem ne heshtje kerkeses per ndihme te tij. Ulemi te dy, ne gjunje, prane nje vrime te vogel, ne pritje te insekteve, e kur shohim te dale njeri prej tyre, ja ku eshte, me fytyre njeriu, cilin me kujton s’e di, paffff, godas i pari, me shkathtesi, e pa i lene shpetim, kafshes se gjore, e le ne vend, me kembet e kthyera permbys, te ngordhur, mbi dysheme.
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eris..

    shkruan bukur..

    Tani presim nje tregim me me diell e me me dashuricka me te natyrshme..
    Ne itali je..
    nga an anes vijn aty mileti qe tu ngjallet geni i dashurise..

    Suksese..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-12-2005 mė 05:13

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti mbi monitorimin e medias,kusha jane TV afer PD dhe TV afer PS?
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 16:10
  2. Flisni me Gjermanine 100 minuta, pa paguar.
    Nga Tironci_boy nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:35
  3. AC Milani, shembulli i punės sportive
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 15:59
  4. 20 minuta pushim
    Nga Ermali-AL..... nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 11:12
  5. T’kanė ngelur edhe pesė minuta!
    Nga Mjellma nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 23:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •